STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

2 posters

Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:25 pm

Nebih BUNJAKU



Nebih Bunjaku u lind me 16 maj 1947 nė Poliqkė tė Dardanės.Nehbiu ėshtė njėri ndėr poetėt mė tė suksesshėm tė poezisė shqipe qė krijohet nė Kosovė.Ėshtė autori i pesė veprave:

"DALJA NGA BALADA"

"GRAMATIKĖ ZEMRE"
"
TERAPIA E DASHURISĖ"

"NJĖ SAMIT PĖR SIMIT"

"PRUSHĖRIMĖ BUZĖSH"

Nebi Bunjaku ėshtė profesor i gjuhės dhe letersisė shqipe nė shkollėn e mesme Eqrem Qabej nė Prishtinė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:26 pm

PROMETEU

Adem Demaēit

Kur liria ishte e ngrirė

nė acar dimri rrezengrirė

Prometeu ynė n zinxhirė

nisi akullin pėr ta shkrirė

prej tė voglit nė burg tė madh

kėmbė e duar lidhur n pranga

vetėm shpirtin e kishte tė lirė

nga qelia i jehonte kėnga

Rrap i kombit n zemrat tona

me lirinė i kurorėzuar

Lulja e parė e kurorės

nė Pranverėn e vonuar

Baca Adem simbol lirie

vepra Jote rreze dielli

e zgjon mendjen e pėrgjumur

Yll Mėngjesi ndrin nga qielli

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:27 pm

REĒAKU

Liria fshihet nė njė pikė gjaku

tė njė fėmije a tė njė plaku.
1

Riza Beqir Reēeku

Fundi i shekullit plot acar

dyfish dimėr nė Reēak

ditė e zezė pesėmbėdhjetė janar

Reēaku i trimave u bė me gjak

ekraneve tė shpirtit nėpėr botė

komunikon vetėm trishtimi

zemra tona grimė dhe copė

veē nga ankthi e pikėllimi

n gjuhėn e dhembjes njerėzore

lajtmotiv vetėm mizoria

mbeti bota e nemitur

vallė u kthyeka barbaria

tok me engjėj Riza Beqiri

ra dėshmor n prag shtėpie

mu pranė tij ra edhe i biri

ku u fshehka ai gjak lirie

n zemrėn time kam njė shpellė

plaga e shpirtit mė kullon gjak

midis dhembjes njė hon i thellė

loti mė rrjedh pėr Ty Reēak

a ka fashė qė ma lidh dhembjen

pėrveē Vokerit Mikut Plak

a ilaē qė shėron brengėn

krimit tė hienės t i vė kapak

1) Martirin Riza Beqiri e njoha nė Banjėn e Kllokotit nė fund tė vitit 1998. Njė javė banuam nė tė njėjtėn dhomė. Pėr lotin tim ndaj masakrimeve barbare, Riza mė qortoi me profecinė e tij qė e shėnova nė fillim tė kėsaj poezie. Dy javė mė vonė, mė 15 janar 1999, tok me tė birin dhe martirėt e tjerė i masakruan nė Reēak.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:28 pm

DIELLI I MESNATĖS

Nė mesnatė lind

nė agim perėndon

qiellin e huaj pėrcėllon

me errėsirė verbon

rrezet e tij me ngjyra

ngjyrat me tre fytyra

kur nga qielli zbret

gėlltit fėmijėt e vet

prapa gurit tė varrit

vritet me dorė tė vet

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:28 pm

LULJA E KOMBIT

Pas fitores drejt nė Hagė

shpirtin e lirė duart n zinxhirė

Lulja e kombit n zemėr plagė

se Ilirinė e donte tė lirė

dorė e djathtė e UĒK-sė

tok me NATO-n ka luftuar

pse i kėputi shpirtit prangat

nė bankė tė zezė i akuzuar

kryelartė shkon nė Hagė

historinė pėr ta lartėsuar

n shpirt i vishen ca akuza

nga Drejtėsia i trishtuar

i pandehur pėrbetohu

sa ushtarė paramilitarė

kur ta dogjėn shpirtin n djep

pa mėshirė m i paske vrarė

u betohem n diell e n hėnė

nė Luftėn tonė Ēlirimtare

vrava veē bisha Karpatevesh

shumė tė zeza e barbare

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Fri Feb 20, 2009 10:29 pm

PAVARĖSIA

Gjatė tė pritėm rreze dielli

me shumė shekuj e dekada

kurorė lulesh midis prilli

tė sfiduan nė barrikada

akulli shesheve tė Dardanisė

i 17 Shkurtit me borė acar

tretej nė zemra tė shqiptarisė

lavė vullkani magmė e zjarr

pėr Ty seē na dogji malli

nuk tė lejonin tė vije dot

kurrė s tė lėmė pėr sė gjalli

pėr Ty derdhėm gjak e lot

me gjithė shpirt na buzėqeshe

Nusja jonė nė Kuvend

ballėlartė rrugėve e nė sheshe

nė zemrat tona zure vend

nė ballė tė valles Nusja e jetės

dasmė tė tillė s ka parė bota

qė nga shekujt e Mesjetės

nė Dardani si luhet shota

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  Orfe Sat Feb 21, 2009 7:05 pm

poet qė premton

poezi tė mira, qė edhe instrumentalisht mund tė pėrjetohen

urime pėr poetin edhe pėr ty cakoll, erdhe pėr dere a dritare, e ke hapur...Wink

URIME NJĖVJETORI I KOSOVĖS SHTET!
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  shaban cakolli Mon Apr 06, 2009 2:02 pm

flm Orfe,sido qe te jete ju jeni kreu i forumeve,une po ndjej zbrazetine,mungesen e kontributeve ne forume,shkak eshte vdekja e babait tim,mi keputi dy duart dhe nuk po gjeje me fuqi.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU Empty Re: POETI YNĖ NEBIH BUNJAKU

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi