STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MITOLOGJI - ODISEU

Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:48 pm

ODISEU (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkėshortės sė tij, Antiklesė, mbret i Itakės.

Odiseu ishte njėri prej kreshnikėve mė tė famshėm dhe me tė spikatur tė miteve greke. Trimėria, guxirni, qėndrueshmėria dhe sidomdos dinakėria kanė hyrė nė proverba qė edhe sot janė tė gjalla. "Odiseada" sot e kėsaj dite ėshtė pėr nga kuptimi emėrtim mė i ngarkuar i udhėtimit tė gjatė dhe tė mundimshėm. Meritė mė tė madhe pėr popullaritetin e tij ka Homeri i cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesė sė vet. Si trim pa frikė, ndonėse jo edhe pėrherė pa tė meta, Odiseu jeton nė veprat e shumta tė artistėve grekė, romakė dhe tė atyre tė kohės sė re. Derisa te grekėt gabimet dhe dobėsitė e tij njerėzore e kanė shpetuar qė mos tė bėhet trim nė letėr, te romakėt e kanė shndėrruar nė personazh thjesht negativ. Romakėt tė cilėt konsideroheshin si pasardhės tė trojanėve, nė kėtė mėnyrė i hakmerreshin sepse prej tė gjithė udhėheqėsve akeas ka pasur meritat mė tė mėdha pėr shkatėrrimin e Trojės.

Origjinėn e vet Odiseu, nga babai, e kishte drejtpėrdrejt prej Zeusit, zotit suprem, ndėrsa pėr nga nėna prej zotit Hermes. I ati i tij, Laerti, nė tė vėrtetė, ka qenė me origjinė mbretėrore, por nuk ka sunduar nė Itakė. Mbretėrinė e vet Odiseu e ka fituar pėrmes martesės me Penelopėn, bijėn e Ikariut, mbretit akarnanas dhe bashkėshortes sė tij, Periboes. Mbretėrinė e tij e pėrbėnin ujėdhesat Itaka, Kafalonia, Zakinti dhe viset e afėrta. I menēur sa edhe dinak, sundonte nė mėnyrė tė drejtė, nė pajtim me vendimet e kuvendit dhe me vullnetin e popullit, ndėrsa me mbretėrit fqinj jetonte nė paqe.

Ka pasur merita pėr paqen madje edhe nė dimensione tė pėrgjithshme greke me ēka edhe u bė i famshėm sa edhe mė vonė nė luftė kundėr Trojės. Kur u bė mbret u paraqit rreziku se do tė shpėrthejė konflikti i hapėt ndėrmjet mbretėrve akeas, djemt e tė cilėve ziheshin rreth dorės sė Helenės sė bukur, thjeshtrės sė Tindareut, mbretit spartan. Pėr ta penguar katastrofėn Odiseu u nis pėr nė Spartė dhe Tindareun e kėshilloi me kėshilla jo tė rėndomta, me f jalė tė tjera qė mos t'ua verė veshin konsideratave dinastike dhe t'ia lejojė vajzės qė tė zgjedhė kend ta dojė. Krushqarėt e Helenės i bėri qė tė zotėrohen solemnisht e zgjedhjen e saj do ta pranojnė pa kundėrshtim dhe zgjedhėsit tė saj do t'i ofrojnė ēfarėdo ndihme. Helena pėr burrė e zgjodhi Menelaun, vėllaun e Agamemnonit, mbretin e mėvonshėm tė Mikenės, me tė cilin u martua motra e saj, Klitemnestra dhe ēdo gjė qe nė rregull. Por jo gjatė: vetėm deri nė atė ēast kur Helenėn e rrėmbeu Paridi i bukur dhe gojėmbėl, i biri i Priamit, mbretit trojan.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:49 pm

Rrėmbimi i gruas sė mbretit ėshtė marrė si arsye e pamohueshme dhe e parevukueshme pėr tė shpallur luftėn. Ndėrkaq, Menelaut iu zhduk edhe pasuria dhe kjo poashtu nuk mund tė durohej. Pasi qė lufta ėshtė pėrherė alternativa mė e keqe e zgjidhjes sė konflikteve u nis me Menelaun pėr nė Trojė,pėr tė ndihmuar zgjidhjen nė mėnyrė paqėsore tė konfliktit tė lindur. Mirėpo, Paridi mbeti i pamėshirshėm.Pranoi qė vetėm thesarin ta kthejė, ndėrsa Helenėn vendosmėrisht refuzoi ta kthejė dhe mbreti Priam nė kėtė e pėrkrahte. Andaj Agamemnoni i ftoi tė gjithė mbretėrit akeas qė t'i ndihmojnė Menalaut pėr t'ia kthyer gruan dhe nderin, dhe filloi tė pėrgatitet pėr ekspeditė luftarake kundėr Trojės.

Odiseu nuk reagoi nė kėtė ftesė. Mendoi se pėr Menelaun ka bėrė mjaft dhe nė vend qė tė luftojė pėr gruan e mbretit tjetėr, vendosi qė nė qetėsi tė jetojė pranė asaj tė vetės. Prandaj Agamemnoni ia dėrgoi trimin Palamed pėr ta bindur se krimi i Paridit nė tė vėrtetė ishte fyerje e bėrė tė gjithė mbretėrve akeas dhe vėē kėsaj ekspedita luftarake, nė krye tė sė cilės u vu mbreti i fuqishėm i Mikenės, premton famė tė madhe dhe plaēka tė begatshme.

Mirėpo, ishte vėshtirė tė bindet Odiseu, shtirej si i marrė qė nė rastin konkret pa dyshim ka qenė dėshmi e menēurisė dhe e dinakėrisė dhe pėr ta dėshmuar kėtė, shkoi nė fushė, filloi ta lėvrojė arėn dhe tė mbjellė kripė. Mirėpo, pėr Palamedin ky trik ka qenė mjaft i thjeshtė. Prandaj e merr Telemakun, tė birin e Odiseut, tė mbėshtjellė nė mėnela dhe e lė para kuajve qė e ngrehnin pllugun: kuptohet Odiseu i ndali kuajt. Me kėtė tregoi se nė kokėn e tij ēdo gjė ėshtė nė rregull - dhe ka qene nė rregull gjatė tėrė kohės sė luftės, nė tė cilėn, mė nė fund u nis pėrsėri. Pėr mė tepėr u bė kėshllltari mė i mirė i kryekomandantit dhe njėsoj si nė fushėbetejė u dallua edhe nė aksione tė vėzhgimeve dhe nė misione diplomatike. Ideja e tij ishte edhe "kali i Trojės" i famshėm.

Merita tė mėdha pėr ushtrinė akease kishte para se tė lundronin anijet pėr nė Trojė. Fallxhiu i armatės, Kalkanti, shpalli se Trojėn do tė mund ta pushtojnė vetėm nėse ekspeditės do t'i bashkohet trimi Akil. Vetėm nėna e Akilit, Tetidas, hyjnesha e detit, ka ditur pėr profecinė tjetėr: poqese shkon i biri i saj nė luftė, nėn muret e Trojės do ta arrijė famėn e pavdekshme, por se do ta humb jetėn. Dhe, pasi qė pėr nėnėn jeta e djalit rėndom ėshtė mė e ēmueshme se sa fama e tij, e fshehu Akilin nė ujėdhesėn Skyros, ku ka qenė i detyruar tė jetojė i veshur me rrobe tė femrės nė mesin e vajzave tė mbretit Likomed. Kur Agamemnoni e zbuloi strehimin e Akilit, e dėrgoi Odiseun qė ta sjellė me ēfarėdo kushti. Si pėrcjellės ia caktoi Diomedin, mbretin e Argut. Pasi qė mashtrimi rėndom ėshtė mė i suksesshėm se dhuna, tė dy mbretėrit u shndėrruan nė tregtarė dhe pa vėshtirėsi arritėn deri te pallati i Kikomedit. Nė mesin e floririt, stolisė dhe pėlhurave tė shtrenjta para vajzave tė mbretit si rastėsiht e shtruan edhe shpatėn. Kur pastaj pėrcjellėsit e tyre nė shenjė tė caktuar para pallatit filluan t'i vringėllojnė armėt dhe e lėshuan klithjen luftarake, vajzat ikėn tė frikėsuara ndėrsa vetėm Akili nuk mundi tė frenohet. I hoqi rrobet tė cilat e kishin bėrė tebdil dhe dora e tij e kapi shpatėn. Pas kėsaj Odiseut nuk i ėshtė dashur ta bindin aq shumė. Sė shpejti me mikun e tij, Patrokliun dhe me ushtrinė e babės sė vet iu bashkua armatave tė njėsuara tė mbretėrve akeas dhe me ta lundroi pėr nė luftė kundėr Trojės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:49 pm

Odiseut poashtu i takon merita kryesore pėr suksesin e operacionit tė zbarkimit. Nuk ishte problemi se Agamemnoni kishte manevruar kaq me anijet, madje as qė ushtarėt e tij ishin frikacakė. Mirėpo, dihej pėr profecinė se ai i cili i pari do tė shkelė nė truallin trojan i pari edhe do tė vritet. Andaj tė gjithė luftėtarėt akeas nguronin, asnjėri nuk dėshironte tė shkoknte nė vdekje tė sigurtė. Kur Odiseu pa se kjo zvarritje do t'u bėjė tė mundshme trojanėve pėr t'i formuar radhėt luftarake, vendos qė tė veprojė nė breg e hodhi mburojėn e vet dhe me shkathtėsi kėrceu nė tė. Protesilau i ri i cili mė tepėr se tė gjithė tė tjerėt digjej pėr vepra trimėrie e pa Odiseun nė breg, andaj kėrceu pas tij. E preku tokėn dhe ra i goditur me shigjetė. Pastaj nė tokė shkeli edhe Odiseu dhe me shembullin e vet e tėrhoqi tėrė ushtrinė, e cila pastaj nė betejė tė pėrgjakur i dėboi trojanėt mbrenda mureve tė qytetit.

Brenda dhjetė vjetėve tė gjatė, sa edhe ka zgjatur rrethimi i Trojės, Odiseu bėri shumė vepra trimėrie. Trimėrisht luftoi dhe nuk nguronte kur duhej qė jetėn e vet ta rrezikojė pėr t'i shpėtuar shokėt qė gjendeshin nė rrezikun e vdekjes. Edhe mė tepėr nė radhet luftarake dallohej nė kryerjen e detyrave veēmas tė rėnda dhe tė ndėrlikuara. Me mbretin Diomed u paraqit nė vėzhgim nate tė kampit trojan. Me kėtė rast sė bashku me tė e zuri rob trojanin Dolon prej tė cilit mėsoi tė dhėna tė rėndėsihme luftarake dhe ia mundėsoi Diomedin i cili shtirej si lyps me sėmundje tė gėrditshme, arriti madje deri edhe aksionin e guximshėm - i shkoi pėrdore qė tė depėrtojė nė vetė qendrėn e qytetit tė armikut, qė ka pasur rėndėsi vendimtare pėr fitoren e akeasve. Qė trojanėt mos ta njohin e shėmtoi fytyrėn me frushkull dhe me Diomedin i cili shtirej si lyps me sėmundje tė gėrditshme, arriti madje deri te tempulli kryesor nė qytetin e Trojės nga edhe e merr truporen e shuguruar tė Palada Athenės, e cila sipas premtimit tė Zeusit, zotit suprem, ėshtė dashur ta mbrojė Trojėn nga pushtimi.

Odiseu nuk dėshpėrohej as nė situatat mė tė rėnda. Kur u vra Akili, trimi mė i madh akeas, ishte njėri prej tė parėve i cili e kishte mposhtur tmerrin e vdekjes dhe sė bashku me Ajantin e madh e shpėtoi trupin e ti qė mos tė bie nė duart e trojanėve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:49 pm

Ndonėse ballė pėr ballė me armikun ka dėshmuar se ėshtė i guximshėm dhe i fuqishėm, madje ka pasur trima akeas tė cilėt kanė qenė tė barabartė me tė dhe ndoshta edhe ia kanė tejkaluar, megjithatė, askush nuk ia ka tejkaluar nė mendjemprehtėsinė me tė cilėn ka ditur t'i zgjidhe edhe problemet mė tė ndėrlikuara dhe shkathtėsinė nė situatat mė tė rėnda. Kur nė fillimm e vit tė dhjetė tė luftės Agamemnoni dhe Akili ranė nė konflikt qė lehtė ka mundur tė ketė pėr pasojė edhe shkaterrimin e tėrė ushtrisė akease, Odiseu u nis nė krye tė dėrgates paqesore te Akili. Pėr hirė tė sė vėrtetės duhet thėnė se misioni i tij nuk pat sukses, por pėr shkak tė kokėfortėsisė qė Akili atėbotė e shprehte, kushdo tjetėr qė tė shkonte nė vend tė Odiseut, nuk do ta arrinte rezultat mė tė mirė. Mirėpo, arriti qė ta qetėsojė Kriziun, priftin e Apollonit, i cili, nga hakmarrja pse Agamemnoni e kishte fyer, qe shkaktar i murtajės sė ushtrisė akease. Odiseu poashtu nėn murėt e Trojės e sjell Neoptolemin, djalin e Akilit, tė cilit fati ia kishte pėrcaktuar pushtimin e pallatit mbretėror trojan. I shkoi pėrdore qė nė kampin akeas ta sjellė edhe harkėbartėsin Piloktet pėr tė cilin fshehurazi mėsoi (pasi qė e dėgjoi profecinė e Helenit, magjistarit trojan) se pa qė Troja nuk do tė mund tė bie. Dhe mė nė fund: pikėrisht kėtij i ra nė mend ideja, zbatimi i sė cilės ka vendosur rėnien e Trojės.

Kur qyteti i mbretit Priam tani dhjetė vjet u qėndronte sulmeve akease, Odiseut i ra ndėrmend se ndoshta do tė jetė e mundshme qė me para tė blehet ndonjė njėsi e aleatėve trojanė, tė cilėt ekskluzivisht luftonin pėr para, qė mbrapa shpine ti sulmojnė mbrojtėsit e qytetit dhe akesave t'ua hapė dyert e qytetit. Pasi mendoi gjatė erdhi nė pėrfundim se do tė ishte mė mirė, sikurse nė Trojė fshehurazi tė futet njėsia e zgjedhur akease. Pasi qė kėshilli luftarak e pranoi kėtė plan, Odiseu urdhėroi qė tė ndėrtohet kali i madh prej druri, nė tė cilin pastaj u fshehėn luftėtarėt mė tė mirė akeas. Nė rend tė parė ai vetė, pastaj Neoptolemi i biri i Akilit, Menelau, mbreti spartian, Diomedi, mbreti i Argut, Ajanti, shigjetbartės, Pilokteti, harkėbartės dhe me ta edhe Epeu, ndėrtuesi i kalit. Pastaj kryekomandanti Agamemnon urdhėron qė tė digjet kampi akeas, ushtria tė tėrhiqet nė anije dhe tė lundrojė. Mirėpo, nuk u nis pėr nė shtėpi, siē menduan trojanėt. Nė detin e hapėt i ktheu anijet dhe i fshehu pas ujėdhesės Teneda. Aty e priti muzgun dhe u kthye nė bregdetin trojan.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:50 pm

I tėrė operacioni u zhvillua saktėsisht sipas planit tė Odiseut. Posa trojanėt panė se akeasit e braktisėn kampin e tyre, erdhėn nė bregdet tė kapluar me njė gėzim tė papėrshkrueshėm. Besuan se Agamemnoni e ka braktisur rrethimin. Pas gėrmadhave dhe shkrumbajeve tė kampit akeas e panė kalin e madh dhe u befasuan tepėr. U mblodhėn rreth tij dhe filluan tė kėshillohen ēka tė bėjnė me tė. Shumica donin qė kalin ta shtijnė nė qytet. Nė kėtė moment iu afrua Lakoonti, prifti i Apollonit dhe i kėshilloi qė kalin ta shkatėrrojnė. Para se ta shqyrtonin propozimin e tij, vemendjen e tyre e tėrhoqi vajtimi nė zė i njė njeriu tė lidhur. E sollėn para rnbretit Priam tė cilit i rrėfeu se quhet Sinon dhe se ka ikur nga kampi akeas ku e kanė zgjedhur pėr kurban, pėr kthimin e fatlumt pėr nė atdhe. Priami ia fali lirinė dhe e pyeti pėrse akseasit e kanė ndėrtuar kalin e madh. Kėtė pyetje Sinoni e priste me padurim. I pėrgjegji me fjalėt qė ia kishte mėsuar Odiseu: kalin e kanė ndėrtuar sipas kėshillės sė magjistarit Kalkant qė me tė ta shpėrblejnė vjedhjen e trupores sė shuguruar tė Palada Athenės nga ana e Odiseut dhe e Diomedit nga tempulli kryesor i Trojės. Kali ishte me dimensione tė mėdha qė trojanėt mos tė mund ta fusin nė qytet, dhe qytetin do ta kishte mbrojtur nė vend tė trupores sė Athenės sė vjedhur. Trojanėt u besuan fjalėve tė tij, por vetėm Laokoonti jo. E mori shtizėn dhe e nguli nė ije tė kalit. Nė atė ēast akeasve u arriti ndihma e hyjneshės Athena e cila qė me kohė e dėshironte shkatėrrimin e Trojės: prej detit i dėrgoi dy gjarpėrinj tė cilėt u hodhėn nė Laokoontin dhe dy djemtė e tij duke i mbytur aty pėr aty. Pėr vdekjen e Laokoontit trojanėt e gjetėn vetėm njė shpjegim: hakmarrjen e zotėrave pėr shkak tė profanizimit tė kalit. Pastaj sė bashku e futėn kalin nė qytet. Pasi qė nuk ka mundur tė kalojė as nėpėr dyert kryesore, e rrėzuan njė pjesė tė murit dhe nėpėr rrėnojė e futėn nė qytet. Tė ngazėllyer dhe tė lumtur pėr pėrfundimin ngadhėnjimtar tė luftės, organizuan njė hare tė madhe dhe tė mundur me ngrenie dhe pije, ranė nė gjumė, duke mos parandier se kjo ishte nata e tyre e fundit nė qytetin e tyre.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:50 pm

Kur qetėsia mbisundoi mbi Trojėn, Sinoni e ēon llozin nė barkun e kalit dhe i lėshon nga ky luftėtarėt e fshehur. Pastaj shkoi nė mure dhe me vravashkė e shėnon vendin nė tė cilin trojanėt i kanė rrėnuar muret. Kur Aga memnoni e pa shenjėn e Sinonit i dha urdhėr ushtrisė qė tė zbarkohet prej anijeve dhe depėrtoi nė qytet. Filloi masakri i tmerrshėm, i cili u shndėrrua nė luftė vetėm atėherė kur ngadhėnjimi i akesave ishte punė e kryer. Sikur tė ishin zgjuar nga njė ėndėrr e tmerrshme, trojanėt filluan tė bėjnė rezistencė dhe me kėtė vetėm e shpejtuan shkatėrrimin e vet. U vranė tė gjithė luftėtarėt trojanė, u vra edhe Priami, mbreti plak me tė gjithė djemtė, dhėnduert dhe nipat e vet. Shpėtoi vetėm njė numėr i vogėl burrash dhe grash tė cilėt me Eenenė, udhėheqėsin dardan, arritėn tė dalin nga Troja qė ishte nė flakė. Ndėrkaq, ato gra dhe fėmijė tė cilėt nuk u vranė ose shpėtuan duke ikur u bėnė skllevėr tė akeasve. Nė mėngjes vetem gėrrnadha dhe hiri qė tymoste mbi rrėnojat pėrkujtonte vendin ku shtrihej Troja e famshme.

Pas pushtimit tė Trojės ndėrmjet mbretėrve akeas shpėrthyen mosmarrėveshjet e rėndomta nė mesin e aleatėve qė e fitojnė luftėn. Anijet e tyre tė mbushura me plaēkė, flori, argjend, bronzė, hekur, dhe veēmas me skllave, u nisėn pėr nė atdhe, tė ndara dhe tė shpėrndara nė grupe tė vogla dhe tė grindura. Pak nga trimat kanė pasur atė fat qė me ekipazhe, pa fatkeqėsi, tė arrijnė nė shtėpi. Shumė u vranė nė brigjet shkėmbore, tė tjerėt menjėherė pas zbarkimit nė truallin e tyre, kurse disave fati ua ka pėrcaktuar vitet e gjata tė bredhjeve nėpėr detėra tė panjohura dhe toka tė largėta. Asnjėri prej kreshnikėve akeas nuk ka qenė i detyruar qė tė marrė udhėtim aq tė gjatė dhe tė kalojė vėshtirėsitė e tmerrshme sikur se Odiseu.

Shkak i tė gjitha vuajtjeve tė tij ka qenė hidhėrimi i Poseidonit, zotit tė detit, ose thėnė mė mirė, ngjarja nė tė cilėn Odiseu e shkaktoi hidhėrimin e zotėrave mbi vete. Kuptohet se nuk ishte fjala kėtu pėr dėnimin pėr krimin e kryer, por kjo ishte pasojė e veprės e cila nga aspekti i Odiseut mund tė arsyetohet krejtėsisht. Nė mite gjėrat shpesh zhvillohen sikurse edhe nė jetė: pėr vdekjen e Palamedit, pėr tė cilin fajtor kinse ishte Odiseu, i cili Palamedit i hakmirret pėr arsye se e detyroi qė tė shkojė nė luftė kundėr vullnetit tė vet, nuk e gjeti kurrėfarė denimi i zotėrave, ndėrkaq pėr shkak tė njė sulmi tė paarsyeshėm dhe pėr shkak tė pushtimit tė qytetit Ismar,pas lundrimit nga Troja, Odiseu pagoi vetėm me pagesė tė rėndomtė nė gjak. Por pėr vepėr tė bėrė nė vetėmbrojtje dhe nė interes tė shokėve tė vet ėshtė dashur qė Odiseu tė vuajė tmerrėsisht.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:50 pm

Kjo ndodhi gjatė lundrimit nga ujėdhesa Lotofag, nė tė cilėn Odiseu u ndal pas sulmit tė Ismarės. Era i shtyri anijet e tij kah brigjet e panjohura. Odiseu zbarkoi nė breg pėr tė parė se ēfarė njerėzish jetonin aty. Pas pėrvojės sė pėrfituar nga qėndrimi te Lotofagėt, ku disa prej ushtarėve tė tij aq fort i ka tėrhequr shija e ėmbėl e fryteve tė groshės (lotos) sa qė mė nuk dėshironin tė kthehen nė anije dhe tė vazhdonin udhėtimin, u pėrgatit pėr ēfarėdo rreziku tė mundshem. Ndėrkaq, realiteti e ka tejkaluar edhe ankthin e tij mė tė madh. U zbarkuan nė ujėdhesėn e kiklopėve, viganėve tė tmerrshėm me njė sy te cilėt nuk dinin pėr ligje dhe nuk i respektonin mysafirėt. I pari prej tyre tė cilin Odiseu e vizitoi, Polifemi, e burgos nė shpellėn e tij, duke dashur tė gostitet me te dhe shokėt e tij.Gjashtė njerėz tė tij ia vrau Kiklopi dhe i gėlltiti njėrin pas tjetrit dhe pastaj Odiseu e deh dhe derisa kiklopi flenė ia verboi syrin me njė hu tė ndezur. Polifemi i vėrbuar filloi tė endet nėpėr shpellė duke thirrur nė ndihmė. Kur bashkėvendasit e tij nga shpella fqinje shpejtuan tė shohin se ē'po ndodhte me tė dhe e pyetėn se kush e ka verbuar, Polifemi i pėrgjegji se ky ishte Askushi, siē iu kishte paraqitur mė parė largėpamėsi Odise. Nė mėngjes Odiseu me shokėt qė i kishin mbetur iku prej shpellės nėpėr vrimė tė vogėl nėpėr tė cilėn vigani i lėshonte delet nė kullosė. Mirėpo, kjo nuk ishte aq e thjeshtė, sepse Polifemi ia prekte shpinėn secilės kafshė me qėllim qė asnjėri prej robėrve tė tij mos tė ikte. Por Odiseu shokėt e vet i kishte lidhur pėr bark tė deshėve tė fuqishėm dhe, mė nė fund edhe vetė u kap pėr leshi nėn bark tė dashit mė tė madh. Dhe kur, mė nė fund, arriti nė anije, nuk mundi t'i pėrmbahet tumimit qė mos ta pėrqesh Polifemin. Kiklopi i tėrbuar e theu majen e kodrės mė tė afėrme dhe e rroposi nė detė nga arrinte zėri i Odiseut. Kur nuk i shkoi pėr dore tė qėllojė anijen, e luti babėn e vet Poseidonin, qė t'i hakmirret Odiseut. Zoti i detit e ēoi nė vend lutjen e tė birit, ndėrkaq Odiseu ka mundur t'u falenderohet zotėrave qė njerėzve ua kanė ndalur qė pėrpara ta dinė fatin e vet.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:51 pm

Poseidoni sė pari nuk ia humbi shpresėn Odiseut pėr kthimin fatlum nė shtėpi, e pastaj e pėrmbyti ne vetė fundin e dėshpėrimit. E lejoi qė tė vijė deri te ujdhesa e Eolit, sunduesit tė erėrave, i cili e pranon tejet miqėsisht dhe i jep nė rrugė dhuratė jashtėzakonisht tė dobishme. Ky ishte rrėsheku prej lėkurės sė kaut nė tė cilin ishin tė mbyllura tė gjitha erėrat pėrveē Zefirit, i cili ėshtė dashur qė anijet e Odiseut t'i dėrgojė kah brigjet e Itakės. Kur mė nė fund Odiseu arrin afėr ujėdhesės sė vet, dy burra nga ekuipazhi i tij fshehurazi e zgjidhin rrėshekun, duke menduar se nė tė gjendet ari dhe argjendi i cili si plaēkė do t'u shėrbente aq shumė. Nė atė moment nga rrėsheku u vėrsulėn erėrat dhe, duke iu gėzua lirisė sė vet, e shkaktuan shtėrngatėn e tmerrshme dhe pastaj tė ndėgjueshme u kthyen nė ujėdhesėn e patronit tė tyre.Kjo vetvetiu nuk do tė ishte asgjė e keqe, sikur mos tė kishin tėrhequr pas vetes edhe anijet e Odiseut.

Mė kot Odiseu i gjorė kėrkonte ndjesė prej Eolit qė nuk e ka ruajtur mė mirė dhuratėn e tij, dhe mė kot pėrpiqej qė sėrish ta fitojė hirin e tij. Eoli deklaroi se ai i cili kundėr vetės di ta drejtoj dhuratėn e mikut, me siguri se nuk e duan zotėrat dhe e dėboi Odiseun pa shpresė pėr erė tė mirė.

Nė rrugė prej ujėdhesės sė Eolit Odiseu bredhi nėpėr hapėsira tė panjohura dhe mė nė fund arriti deri te ujėdhesa ku jetonin lestrigonėt. Si u bind sė shpejti kėta ishin viganė tė ngjashėm me kiklopėt, poashtu njerėzngrėnės. Anijet e Odiseut pa kurrėfarė paralajmėrimi i sulmuan me breshėri trungjesh, gurėsh dhe shkėmbinjėsh, kėshtu qė tė gjitha anijet i asgjėsuan pėrveē njėrės e cila kishte lėshuar spirancė afėr ujėdhesės, larg bregdetit. Nė tė pastaj me njė grup shokėsh iu shmang fatit tė shokėve tė vet, prej tė cilėve lestrigonėt ia pėrgatiten vetes gostinė njerėzngrėnėse.

Pas lundrimit tė gjatė anija e Odiseut, e bartur me erėrat kah brigjet e ujėdhesės, qė quhej, Ea, nė tė cilėn jetonte falltorja Kirka, e bija e Heliut, zotit tė diellit. Odiseu zbarkoi nė ujėdhesė duke mos parandier se aty do tė duhej tė jetojė njė vit. Njerezit qė Odiseu i dėrgonte nė vėzhgim Kirka me lėvizjen e shkopit tė vet magjik i shndėrronte nė derra: e fitonin kokėn dhe trupin e derrave, ungėronin dhe gėrmonin tokėn, por u kishte mbetur vetėm arsyeja njerėzore. Mirėpo, Odiseu nuk ia lė fatit tė tyre dhe u nis te Kirka pėr t'i shpėtuar. Guximi i tij i pėlqeu zotit Hermes, i cili ia dha bimėn qė magjitė e Kirkės i bėnte tė paafta dhe e kėshilloi qė me shpatė dhe kėrcėnime se do ta vriste ta detyrojė tė premtojė qė shokėve tė tij t'ua kthejė pamjen njerėzore. Kirka ia premtoi kėtė, por me kusht qė njė vjet tė mbesė nė ujė dhesan e saj dhe qė ta shoqėrojė nė vetminė e saj. Pasi qė nuk pat zgjidhje tjetėr, Odiseu e pranoi kėtė. Te Kirka nuk e pat keq dhe me tė madje edhe u miqasua shumė. Pėrkundėr kesaj, ai me plot kuptimin e fjalės iu gėzua ardhjes sė ditės kur mundi tė kėrkojė prej falltores qė t'i japė leje pėr tė shkuar nė shtėpi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:51 pm

Kirka e plotėsoi premtimin e vet dhe miqėsisht i pėrcolli Odiseun dhe shokėt e tij. Pėrveē dhuratave e kėshilloi qė nė rrugė pėr nė shtėpi tė ndalet nė hyrje tė botės nėntokėsore dhe ta thėrrase shpirtin e Tireziut, magjistarit teban, i cili do t'i thotė se ēka e pret dhe se ēka duhet tė bėjė pėr t'u kthyer me fat nė shtėpi. Ishte kjo detyrė tejet e rėndė, por Odiseu nuk nguroi.U nis pėr nė veriun e largėt, nė atdheun e kimerasve kugjendej hyrja nė botėn nėntokėsore. Nė vendin ku nga shkėmbi i lartė uji derdhet nė Akeront, lumin e botės nėntokėsore, Odiseu u flijoi kurbanin hijeve tė tė vdekurve dhe e thirri Tireziun. Nga ky mėsoi se i kishte vdekur e ėma, por se bashkėshortja e tij, Penelopa, i biri Telemaku dhe babai plak, Learti, e presin ditėn e kthimit tė tij me gjithė shokėt tė cilėt janė me ta, vetėm nė qoftė se dikush prej tyre nuk e fyen Heliun, zotin e diellit. I gėzuar qė mundi ta braktisė perandorinė e zymtė tė Hadit, Odiseu sėrish u kthye nė ujėdhesėn e Kirkės. Dhe sėrish u dridh nga tmerri kur prej saj dėgjoi, se ku do tė jetė i detyruar tė kalojė.

Sė pari ishte i detyruar tė kalojė pranė ujedhesės sė Sirenave, zėrit e magjepsur tė tė cilave njeriu nuk mund t'i pėrballonte dhe kur shkelte nė bregdet i vėrsuleshin nė tė dhe ia thithnin gjakun. Pėr kėtė arsye Odiseu shokėve tė vet ua mbylli veshėt pėr tė mos dėgjuar zjėrin e Sirenave. Vetė urdhėroi qė tė lidhet pėr katart dhe urdhėroi poqese kėrkon dhe lutet qė ta lironin nga litarėt qė e lidhin, le ta shtėrngojnė edhe mė tepėr. Pasi qė lundruan me fat pranė ujėdhesės sė rrezikshme, plot e pėrplot me eshtra tė marinarėve tė ngashnjyer, vėrejtėn dallgėt e forta tė detit dhe dėgjuan bubullimėn e tmerrshme. U gietėn para ngushticės detare nė tė cilėn nė njerėn anė u kanosej pėrbindėshi Scilla dhe nga ana e tjetėr vorbulla e furishme Karibda. Odiesu nuk mund t'u thotė shokėve tė vet se kah tė lundrojnė - por se nga proverbi e kanė pasur tė njohur se ai i cili i shmanget Karibdės do tė bie si viktimė e Scillės. Prandai u ka urdhėruar qė mos tė shikojnė as djathtas as majtas, por se me gjithė fuqitė le t'i lėvizin remat drejt pėrpara. E dėgiuan, por pėrkundėr kėsai gjashtė vetė u vranė: deri sa u pėrpoq qė t'i shmanget Karibdės, nuk i kushtoi kujdes Scillės e cila ia rrėmbeu gjashtė njerėz nga pupa dhe ia pėrbiu. Mė kot shpresonte Odiseu se mė nė fund, u iku tė gjitha tė kėqiave nė botė. Nė horizont u duk ujėdhesa e mrekullueshme. Quhej Trinaki dhe ishte pronė e Heliut, zotit tė diellit. Kirka me seriozitet tė madh ia pat bėrė me dije qė mos tė ndalet nė ujėdhesė. Shokėt e molisur e detyruan Odiseun qė aty tė ndalet pėr t'u shlodhur. Posa zbarkuan i pa zoti Poseidon dhe e lėshoi njė shtrėngatė tė tmerrshme, kėshtu qė u bė e pamundur dalia me anije. Pėr disa ditė nuk mund ta durojnė mė urinė e cila i mundonte, por Odiseu i detyroi qė tė pėrbetohen se nuk do tė prekin nė gjedhėt qė jetonin, nė ujėdhesė pėr arsye se ato janė pronė e zotit Heli. Por njerėzit pritnin deri sa ta zėjė giumi Odiseun dhe pastai, pavarėsisht nga betimi i dhėnė, i therėn disa gjedhe. Lėkurat e rjepura filluan tė rrėshqasin nėpėr tokė, ndėrkaq mishi i ngulur nė heje, buluriste sikur gjedhėt e gjalla. Kur e pa kėtė Heliu prej karrocės sė vet diellore, u hidhėrua shumė. Gjatė shetitjes me karrocė nuk mundi ta lėshonte vendin e vet nė karrocėn diellore dhe tė zbresė nė tokė, prandaj kėrkoi prej Zeusit qė ai t'i hakmerret pėr tė. Zoti suprem ia pranoi lutjen e tij kur anija e Odiseut lundroi nė hapėsirėn e detit, shkaktoi shtrėngatė tė furishme dhe anijen e gjuajti me rrufe. Tė gjithė u mbytėn nė dallgėt e shkumuara. Shpėtoi vetėm Odiseu i cili nuk e fyejti Heliun, duke u kapur pėr njė copė katarte.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:51 pm

Pėrsėri Odiseu u detyrua tė kalojė pranė Scillės dhe Karibdės. Doli me sukses nė saje tė fuqive dhe vullnetit tė vet. Pas nėntė ditė notimi pa ngrėnė dhe pa pirė, dallgėt e hudhėn nė bregdet. Por shpėtimin e vet e pagoi shtrenjtė: ishte kjo ujėdhesa Ogigia, vendi i nimfės sė fuqishme Kalipsa, e cila nuk i lejoi qė tė shkojė nga ujėdhesa plot shtatė vjet. Ndonėse i ofroi tė gjitha tė mirat e kėsaj bote, pėr ēka do t'i kishin zili edhe zotėrat, Odiseu nė thellėsi tė zemrės sė vet ka qenė i pakėnaqur: nė mėnyrė tė flaktė dėshironte qė tė kthehet nė vendin e vet.

Nė atė kohė gjendja nė Itakė ishte tejet e vėshtirė. Atje vinin njerėzit nga vendet e ndryshme pėr ta bindur bashkėshorten e Odiseut, Penelopėn, pėr t'u martuar sėrish, sepse me siguri ėshtė e vejė. Asnjėri nuk kėnaqej me refuzimin e saj tė prerė dhe asnjėri nuk largohej. Me kohė aty u tubuan njėqind e tetė vetė. Sado qė krushqarėt e Penelopės ishin pėr nga mendimi dhe vepra tė ndryshėm nė njė gjė plotsiht pajtoheshin: me gadishmėrinė e e vet qė kohėn e pritjes sė vendimit tė Penelopės ta kalojnė nė ngrėnie dhe pije nė llogari tė Odiseut. Mė nė fund e detyruan Penelopėn qė tė pranojė tė martohet sėrish. I shkoi pėr dore qė vetė ta caktojė ditėn kur do ta shpallė vendimin e vet: do tė jetė atėherė kur babait tė Odiseut t'ia bėnte petkat e vdekjes. Atė qė ditėn e kishte bėrė, natėn e kishte prishur. Kjo i shkon pėr dore brenda tri vjetėve qė tundonjėsit e vet t'i gėnjejė pėr tė fituar nė kohė. Pastaj krushqarėt marrin vesh mashtrimin sepse kėte ua bėri me dije njė shėrbėtore e Penelopės dhe e detyruan qe t'u japė fund rrobave tė funeralit.

Telemaku nuk pati fuqi pėr ta mbrojtur nėnėn prej tunduesve agresivė. Andaj e thirri kuvendin, i cili do tė duhej t'i ftonte krushqarėt qė tė heqin dorė nga kėrkesa dhe tė shkonin. Tunduesit, ndėrkaq, e shpartalluan kuvendin dhe disa nė mesin e tyre, ata mė tė pafytyrėt, deklaruan se Odiseun, poqese pėr ēdo rast paraqitet, do ta vrasin. Pas kėsaj Telemaku vendosi tė shkojė nė botė pėr ta kėrkuar babain. Te Menelau, mbreti i Spartės, mė nė fund, mėsoi se Odiseu ėshtė gjallė dhe se ėshtė i zėnė rob nė ujėdhesėn e nimfės Kalipso qė nuk po e lejonte tė kthehej nė shtėpi. Telemaku menjėherė shkoi te nėna e vet me kėtė lajm, por hyjnesha Athena ia bėri me dije qė mos tė shkojė drejt nė shtėpi, sepse krushqarėt janė duke e ruajtur dhe dėshirojnė ta vrasin.Telemaku andaj zbarkoi nė kepin e parė tė Itakės tė cilėt i afrohej anija e tij dhe shkoi te bariu Eume, shėrbėtori besnik, qė nė shtėpinė e tij ta gjejė strehimin. Aty e ndeshi plakun e panjohur. Siē u tregua sė shpejti, ky plak nuk ishte askush tjetėr, por vetė Odiseu.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:52 pm

Zotėrave mė nė fund iu dhimb Odiseu dhe pas shtatė vjetėve e detyruan nimfėn Kalipsa qė ta lėshojė tė shkojė nė shtėpi. Odiseu e ndėrtoi njė trap dhe e hudhi nė det. Lundroi aq gjatė deri sa nuk e pa Posidoni dhe, nga urrejtja dhe armiqėsia e vjetėr, ia shkatėrroi trapin. I pamposhtur nga goditjet e reja tė fatit, Odiseu notoi plot dy ditė kah bregdeti i largėt deri sa nuk pat sukses tė arrijė deri te buzėderdhja e lumit tė qetė, ku doli nė breg dhe i lodhur ra nė njė gjumė tė rėndė. Kur u zgjua, pranė vetes e pa njė vashė tė bukur e cila atje bashkė me shėrbėtoret e veta erdhi tė lajė tesha. Ishte kjo Nauzikia, e bija e mbretėreshės Areta dhe bashkėshortit tė saj Alkinout, mbretit tė vendit tė lumtur tė feakasve. Nauzakia e ēoi Odiseun nė shtėpi tė babait tė vet i cili e pranoi miqėsisht dhe pėr nderė tė tij shtroi gosti dhe organizoi gara sportive me disiplina tė ngjashme si nė Olimpiadat e mėvonshme. Pastaj i dha dhurata tė begatshme Odiseut dhe ia dha anijen e cila e ka zbarkuar nė bregdėtin nė afėrsi tė shtėpisė sė Eumeut. Qė krushqarėt mos ta vrasin, Athena ia la pamjen e lypsit plak. Nė kėtė pamje Odiseu u takua me tė birin e vet.

Nė Itakė u kthye nė ēastin e fundit: Penelopa i kishte shpenzuar tė gjitha mjetet me tė cilat e vononte vendimin e vet. Prandaj, nėn presionin e krushqarėve, i hapi garat pėr dorėn e saj qė do tė duhej tė mbahen qė nė ditėn e nesėrme. Urdhėroi qė tė sillet harku i rėndė i Odiseut dhe dymbėdhjetė sopata: ai i cili me shigjetė do tė qėllojė vrimat e tė gjitha sopatave tė ngulura njėra pas tjetrės nė tokė, do tė bėhet burri i saj.

Nė vigjilen e garave Telemaku e sjell Odiseun nė pallatin mbretėror. Askush nuk e njohti pėrveē Argut, qeni plak i cili mė nuk ka mundur tė ngritet prej vendit nė tė cilin rrinte i shtrirė. Duke lypur lėmoshė Odiseu i vėshtroi hollėsiht luftėtarėt e pranishėm, prej tė cilėve mori vetėm fyerje. Pėr tė u angazhua vetėm Penelopa e cila me bujarinė e vet nuk lejoi qė nė shtėpinė e saj tė fyhen madje as lypsat dhe i urdhėroi shėrbetores Euriklea qė t'ia lajė kėmbėt dhe t'ia pėrgatisė shtrojėn siē i ka hije musafirit. Euriklea, dada e moēme e Odiseut, sipas vrragės nė kėmbė, e njohu kend e ka pėrpara, por asgjė nuk zbuloi, sepse ia ndali Odiseu. I panjohur prej krushqarėve, madje edhe prej bashkėshortes sė vet, Odiseu pėrherė tė parė pas njėzet vjetėsh e kaloi natėn nė shtėpinė e vet dhe e shfrytėzoi mirė pėr pėrgatitjen e planit pėr ditėn e ardhshme.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:52 pm

Nė mėngjes krushqarėt e shikonin harkun e Odiseut me admirim dhe sė pari ia dhanė Telemakut pėr ta ngrehur. Kur kjo kėtij nuk i shkoi pėr dore provuan secili veē e veē, por u mungonte fuqia. Vendosėn pra, qė tė forcohen me ushqim dhe u nisėn nė odėn e ngrėnies. Atėbotė Odiseu i luti qė t'i lejojnė qė edhe ai ta provojė fatin. Nė vend tė pėrgjegjes krushqarėt e pėrqeshėn. Mė nė fund magjithatė, nė lutje tė Penelopes, ia dhanė. Odiseu pa kurrėfarė mundi e ngrehu harkun, u ul nė prag tė derės sė hyrjes, e ngrehu harkun dhe me tė parėn i goditi tė dymbėdhjetė vrimat e sopatave.

Por kjo nuk qe e vetmja befasi Odiseu u ngrit, i hoqi nga vetja leckat e lypsit dhe u paraqit para krushqėve nė pamjen e vet tė vėrtetė, tė cilėn Athena, nė atė ēast, ia riktheu. E mori shigjetėn nga qesja e vendosi nė hark dhe e drejtoi kah Antinou, mė i paftyri prej tė gjithė krushqarėve dhe me njė shigjetė ia shpoi fytyin, menjėherė pastaj e vrau edhe tjetrin. Kur shėnjoi pėr tė tretėn herė krushqarėt e tmerruar u turrėn kah muri i sallės ku ishin tė varura armėt e tyre - por Odiseu mė parė kishte urdhėruar qė fshehurazi t'i largojnė. Pėr mbrojtje u kishin mbeutr vetėm shpatat e shkurtėra dhe orenditė nė sallė, mirėpo, pėrkundėr kėsaj, nuk u dorėzuan. U zhvillua betejė e ashpėr. Mbarimin e saj nuk e ndryshoi as fakti qė Melanteu, skllavi trathtar i Odiseut mė vonė ua solli krushqarėve armėt e tyre. Odiseu me ndihmėn e Telemakut i vrau deri te i fundit dhe nuk e kurseu asnjėrin prej ndihmėsve tė tyre - me pėrjashtim tė lajmėtarit, Medonti dhe kėngėtarit Femiu, tė cilėt u kanė ndihmuar kundėr vullnetit tė tyre.

Pas kėtij ngadhėnjimi Odiseu ka qenė i detyruar tė japė edhe njė provim. Penelopa, sė cilės gjatė vitėve tė tėra tė mungesės sė tij i kishte ngulitur thellė pabesia ndaj mashkujve, nuk besonte se para vetes e kishte burrin e vet. Kur e kėrkoi shtratin, shėrbėtoreve u urdhėroi qė t'i shtrojnė shtratin mbretėror nė odėn e madhe. "Kush paska qenė ai burrė qė e shkuli shtratin? Njeri mė botė njė gjė tė tillė s'do t'i mundte. Unė vetė e bėra dhe askush tjetėr", pyeti Odiseu i befasuar. „Pastaj kėputa degėt, duke e prerė mbi rrėnjė ullirin, e zdrukthova mirė dhe e limova, mirė me pe e mata dhe me tė bera bazėn ku do tė ngritej shtrati. Por nuk e di e grua, nėse ky shtrat gjendet gjithnjė aty apo ėshtė hequr andej duke prerė trangun sipėr rrėnjėsh".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:52 pm

Penelopa mandej klithi me gėzim: „Mos u zemro me mua, Odise i dashur qė nuk tė pėrqafova sa tė pashė. Sa herė frika m'ka zėnė mos njė shtegtar po vjen e mė gėnjen me fjalė tė bukura. Tani qė m'i tregove qartė ,tė gjitha shenjat e shtratit tonė, qė njeri tjetėr s'i dinte pėrveē nesh".

Odiseut nuk i gjendej mė asgjė nė rrugė pėr tė marrė pushtetin nė shtėpi tė vetėn dhe nė tėrė mbretėrinė e vet. Dhe pėr tė qenė ēdo gjė nė rregull, zoti suprem Zeusi, nė lutjen e bijės sė vet, Athenės, e shleu nga kujtesa e gjithė njerėzve hakmarrjen pėr atė qė dikur Odiseu ua ka bėrė ndonjė tė keqe, duke e gjykuar kėshtu: "Le tė pėrbetohen me besimin e fortė, dhe Odiseu le tė mbetet tek ata mbret, dhe ne ta bėjmė gjakun, qė djemt dhe vellezėrit e vet le t'i harrojnė, le tė duken si edhe mė parė, dhe le tė ketė paqė dhe begati tek ata".

A janė plotėsuar fjalėt e Zeusit nuk dihet. Nga Homeri nuk mėsojmė asgjė pėr pėrjetimet e Odiseut. Gjoja se ka qenė i detyruar qė ta ndėrmarrė edhe njė udhėtim tė gjatė nėpėr viset greke madje me rema nė krah. Kėtė shtegėtim ėshtė dashur ta pėrfundojė kur Odiseu do ta ndeshte njeriun qė do ta pyeste se ēfarė remash tė ēuditshėm po bante - mirėpo, a do tė gjendej nė tokėn greke nė mesin e detit tė gjerė njeriu i cili nuk do tė dinte pėr remin?

Sipas veprave tė mėvonshme poetike Odiseu, kinse, pas shumė viteve u vra nga dora e Telegonit, djalit tė vet tė dytė tė cilin e lindi magjistarja Kirka pas largimit tė tij nga ujėdhesa Eea. Telegoni, gjoja se u pėrlesh me Odiseun nė dyluftimin i cili u shkaktua kur ai po e kėrkonte babanė, arriti nė Itakė, ku shokėt e tij e kishin nxitur zėnkėn. Duke mos menduar se iu ka kundėrvėnė babait tė vet, Telegoni e goditi me shpatė. Pastaj, thonė se trupin e tij e qoi nė ujėdhesėn e magjistarės Kirka, nėnės sė vet, dhe atje ia organizoi funeralin e madhėshtor.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:53 pm

Poqese Odiseut, krahas disa kreshnikėve tė tjere u ėshtė dhėnė pėrpjetėsimisht mė sė shumti vend nė tė njėjtėn kohė i ėshtė kushtuar edhe mė sė paku. Duhet vetėm tė pėrkujtojmė faktin se Odiseja personazhi kryesor i sė cilės ėshtė Odiseu, numėron 12.103 vargje, ndėrsa nė Iliadė Homeri e pėrmend plot 118 herė. Pėrveē kėsaj Odiseu ėshtė njė nga personazhet mė tė pėrpunuara tė epeve tė Homerit dhe tė tragjedive greke, e mos tė pėrmenden veprat mė tė vogla. Nėn emrin Uliks (Ulixes-Ulikises) u ringjall pastaj nė veprat e poetėve romakė. Mbeti trim par excellenca gjatė gjithė kohėrave: gati nuk ėshtė i mundur tė caktohet se sa autorė e kanė trajtuar ose kreativisht e kanė transponuar figurėn e tij, dhe edhe sa do ta bėjnė kėtė - nė veprat e dramės, nė romanet, poezitė, nė film, nė kompozime muzikore dhe nė tė gjitha fushat e arteve figurative.

Vepra figurative me temėn nga Odisea vetėm nė vaza janė ruajtur mė se njė mijė. Nga kėto me pamje nė tė cilėn paraqitet Odiseu janė gati dyqid: Ikja e Odiseut prej Polifemit nė mė se tridhjetė ekzemplarė (prej tyre shumica nga mesi i shek VI para e.s.), Odiseu e verbon Polifemin nė dymbėdhjetė (mė e lashta ėshtė nga mesi shek. VII para e,s., dihe sot gjendet nė Muzeun e Eleuzinės dhe nė Luvėr tė Parisit), Odiseu dhe Kirka nė njėzet e katėr (mė e lashta nga fillimi i shek. VI para es. dhe sot gjenden nė Muzetė nė Boston, Berlin, Tarent dhe Athinė), Odiseu dhe Sirenat ne katėrmbėdhjetė (dy mė tė lashtat janė, siē duket nga mesi i shek. VI para e.s. idhe gjenden nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik nė Athinė dhe nė Muzeun Universitar nė Tubingen (Tybingen), Odiseu me dėrgaten te Akili, poashtu nė katėrmbėdhjetė, ndėrkaq, Odiseu dhe Penelopa, vetėni nė njė ekzemplar dhe ky i kohės mjaft tė vonė (giendet ne Muzeun e vjetėrsirave nė Parmė).
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:53 pm

Paraqitja mė e lashtė e njohur e Odiseut gjendet nė vazė tė stilit gjeometrik, me siguri nga shek. VIII para e.s., dhe gjendet nė Antikvarin e Mynihut. Edhe piktura murale mė pamjen e Odiseut janė ruajtur mjaft: Odiseu te Akili nė Skyros, Odiseu dhe Penelopa, Odiseu dhe Sirenat janė me origjinė nga Pompejėt (rreth vitit 60 tė e.s., dy tė parėt gjenden nė Muzeun Kombėtar nė Napoli, e treta nė Muzeun Britanik nė Londėr). Edhe nė njė varrezė etrure nė Tarkvini ėshtė zbuluar njė pikturė e Odiseut, mjaft e dėmtuar qė e paraqet Odiseun qė e verbon Polifemin (pėrafėrsisht ėshtė e vitit 210 tė e.s.).

Prej veprave tė kohės mė tė re, poashtu tė shumta, po i pėrmendim tė pakten Odiseun te feakėt tė Rubensit (rreth viti 1638, sot gjendet nė Palaco Piti tė Firencės), Odiseun me Nauzakinė tė Lastmanovit (nga viti 1619, sot gjendet nė Pinakotekėn e Mynhiut), Odiseu qe e pėrqesh Polifemin, piktura e Tarnerit (rreth vitit 1829, sot gjendet nė Galerinė Kombėtare tė Londrės dhe pėr shkak tė popullaritetit tė dikurshėm dhe ciklit tė ilustrimieve pėr Odisenė tė Friedrich Preller (Fridrih Preller) nga mesi i shek. XIX, le t'ia bashkangjesinm kėsaj edhe Kthimi e Odiseut nė stilin e kubizmit tė William Robertsit (Villiam Robertsit), nga viti 1913 (sot gjendet nė Galerinė Tate nė Londėr).

Sa u pėrket veprave tė letėrsisė botėrore qė nė ketė vend nuk mund tė mos pėrfshihen, le ta pėrmendim vetėm Odiseun, epin filozofik tė Nikos Kazaritazakisit (Kazanzaēit), prej 33.333 vargjeve (viti 1938), dhe - ndonėse kėtu kemi tė bėjmė me transponimin simbolik - romanin Uliks tė James Joycesit (Xhems Xhojsit), viti 1922. Prej tė tjerave po e pėrmendim filmin e S. Kubrickit 2001: Odiseu nė gjithėsi (1968).
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 5:53 pm

Dhe si kompenzim pėr kėtė pasqyrė jo tė plotė: pėrpjekja pėr t'u pėrgjegjur nė dy pyetje lidhur me Odiseun. Sė pari ka tė bėjė me udhėtimin e tij. Pėrpjekjet qė ky tė rekonstruktohet edhe sot janė njėsoj tė shumta sa edhe tėrheqėse sikurse nė antikė. Ndėrkaq, problemi qėndron nė atė qė Homeri pjesėrisht i pėrshkruan vendeve tė cilat vetė i ka njohur dhe pjesėrisht vendet pėr tė cilat vetem ka dėgjuar. Si tė parat ashtu edhe tė dytat i vendos nė viset tė cilat sipas tė dhėnave mbi kohėn dhe drejtimin e udhėtimit tė Odiseut nuk mund tė pėrcaktohen saktėsisht. Prandaj mund tė konstatohet se udhėtimi i Odiseut nuk u pergjigjet tė dhėnave koherente dhe gjeografike reale tė cilės do pjesė tė botės. Tek e fundit Odisea nuk ėshtė kurrėfarė „udhė pėrshkrimi". Mirėpo, ujėdhesa Itaka, sipas pėrshkrimeve tė Homerit, mundet me plotė besim tė identifikohet me Itakėn e sotme, ujėdhesėn afėr bregdetit veriperėndimor tė Greqisė. Kėrkimet arkeologjike nė tė kanė dėshmuar ekzistimin e njė vendbanimi akeas nga koha para luftės sė Trojės.Ēėshtja tjetėr ėshtė se a janė Odiseja dhe Iliada vepėr e tė njėjtit autor. Ēėshtja ėshtė pjese pėrbėrėse e „problemit homerik" tejet tė ndėrlikuar, qė shkenca nuk e ka zgjedhur, ende bindshėm. Numri mė i madh i hulumtuesve sot mendon (pėr dallim nga shekulli i kaluar) njėsoj si nė antikė: tė dy epėt janė vepėr e tė njėjtit poet i cili nė to e ka shkrirė "xehen e papėrpunuar" tė tregimeve dhe epeve greke nė "flori tė pastėr" tė Iliadės dhe Odisesė. Poashtu njėsoj shkencėtarėt pajtohen me mendimin qė tė dy epet shprehin tė njejtėn shkallė tė zhvillimit tė shoqėrisė greke dhe nė thelb janė tė sė njėjtės kohė. Mbi kėtė kohė, ndėrkaq, ndėr shkencėtarėt nuk ka unitet: dominon mendimi se krijimi i Iliadės dhe i Odisesė vendoset nė shek. IX para e.s; disa hulumtues madje e vendosin edhe nė shek. XII-XI. para e.s., ndėrsa tė tjerėt nė shek. VII-VI para e.s. Nė tė dy epet, ndėrkaq, gjenden elementet madje edhe tė periudhės mikenase, gjegjėsisht tė shek. XVI-XIV. para e.s. Mė e dhėmbshme nga gjithė kjo, ėshtė qė pėr poetin e Iliadės dhe Odisesė, pėr poetin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjithė popujve nuk dimė asgjė. Nuk dimė as ku ka lindur dhe as ku ka vdekur. Nuk dimė asgjė tė sakėt pėr jetėn e tij, dimė vetėm pėr emrin e tij - Homer.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MITOLOGJI - ODISEU Empty Re: MITOLOGJI - ODISEU

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi