STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tungjatjeta

2 posters

Shko poshtė

Tungjatjeta Empty Tungjatjeta

Mesazh  Nimfa Fri Jan 30, 2009 4:52 am

Tungjatjeta

The prapė " Tungjatjeta!", fotokopje e sė djeshmes, kafe nė mėngjes,
hėngra drekė e pėrsėri kafe, dy cigare rrjesht, nė tym tė pashė prapė,
tė nxora nga ujėt, tė dhashė frymė, hape sytė, “Jam nė kllapi”- mė the,
buzėt mavi nga tė ftohtėt e dridheshe, tė pėshpėrita njė fjalė nė vesh,
u ngrohe dalėngadalė e nė prehėrin tim tė zuri gjumi, ecja me kujdes,
kalimtarėve u bėja shenja me gishta tė heshtnin, mbylla perdet shpejt, 
rrija anash shtratit tėnd, rrugicė me kalldrėm, plakat ulur mbi gur,
fėmijėt luanin me top, hurmat mbi komodinė e kavanozat e reēelit,
vinte era narkozė aty, hapa velėzat pėr herė tė fundit, po mė thernin,
dikush me njė skufje tė bardhė e fshesė nė dorė hapi derėn, futi kokėn,
e mbylli prapė, mė perzihej, njė aeroplan letre tė kish ngecur ndėr flokė,
dėshirėn e fundit thanė, prifti lexon pasazhe nga darka e fundit,amen,
vishnjet nė oborrin e gjyshes, tavani i drunjtė me hieroglife hijesh
njollat nė mure, ēarku i akrepave kapte edhe njė sekondė tjetėr,
gardalinė e verdhė me pika nė gjoks, nė radio njė kėngė e vjetėr,
ishte e djeshmja, njė kollė e thatė, gjumė nė drekė, gjithshka rritej, 
e midis dy frymėmarrjesh pėrgjigjem si gjithmonė "Tungjatjeta!"...


 

Kujtimi yt

Kujtimi yt kryqėzon tani
pingulen time

Jam nė kėmbė,
Cigaren nė buzė,
Ti shtrirė,
Cigare e pirė, 
Prush mbi hi

Ja edhe pak,
E do dergjem edhe unė
nė kuti,
Do thyejme kryqin
dhe do lozim me cingla
pėrsėri

Nė mes tė reve
pret njė rrufe
urdhėrin tėnd
qė tė kape shkopin
si qen

Atėhere do tė vij,
Linja paralele qė priten
nė pafundėsi
Do mė presėsh besoj
nė stacionin qė veē ti e di...

 

Horizont

Pamje ballore

Filli i horizontit mban lidhur 
foshnjen (ndoshta binjakėt) me nėnėn
Kėrthizė e paprerė e botėve
qe mbajnė tjetrėn nė bark
si koka mendjen, toka hėnen,
Paralelet, shenjat e barazimit,
ulur shalėve tė ekuacionit,
Shilarės zgjimi

Bebėza sysh qė lėvizin sinkron,
Brigje lumenjsh, nė mes rrjedh
fill i bardhė i horizontit
ku mbahet balona e erės,
Kujdes!, mund tė tė marrė me vete,
si litari kovėn e mbushur nė pus,
Stėrkalė djerse nė fije tė flokut,
Tespije mundimesh
qė gishtat e rrudhur tė fatit
prekin njė pėr njė...

E shkon si lajm sipėr,
Mė prisni! Po vij!
Njė kovė borė
nė pus tė ngrirė,
Litar i mendimit
lidh hemisferat e trurit,
Varur teshat tona aty,
Lakuriq lindim,
Merren gėrshėrėt
qė presin kėrthizėn,
Duart mbeten pezull
me njė copė fill,
Tjetri ngjitet lart,
Letėr e hapur,
Mė prisni! Po vij!...

Pamje anėsore

Nė skaj tė mendjes
horizonti ėshtė veē njė pikė
nė fund tė fjalisė,
Tunel qė lidh universet,
Litar i parė nga poshtė
ndėrsa ti hipėn nė stol,
thua tė fundit lamtumirė
e bebėzat zhduken nga ekrani,
Vetėm bardhė,
Mizė nė borė...

Bėj njė vrimė nė vezė
del njė nėpėrkė e zezė...


Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tungjatjeta Empty Re: Tungjatjeta

Mesazh  Orfe Fri Jan 30, 2009 5:27 am

SKLEROZĖ
APO KOHĖ SKLEROTIKE


Tollovi zhurma pyetje ofendime sharje
te kafeneja te chit-chati njė puthje dridhet portali
xhelozi ti je ai ti je ajo gulēime dyll marramendje
vėshtrime anash ngurrim pėrplasje ngulfatje zėra
kapadahinj sehirxhinj dallkaukė kopukė moderatorė
vetėm pse ne duheshim putheshim publikisht forum i ndezur prush tym flakė ēakėrdisje gacash nė dysheme
thirrje tė ējerrura - Bashkim Kombėtar duke belbėzuar
pa ditur asnjė germė tingull zėri atdheut te sofra pshurrė lot gėrvallet ējerret cofur
klyshėt moskovit lehin kam-kumet ushtojnė nė tavantymi shpuar nga krismat e pordhėve staliniste
lehin klyshėt ngėrdhuzen ofrohen deri te kėmbėt e me njė qyp shtien bishtin ndėrkėmbė kthisin ndėrveti
duke ua lėpirė bishtat njeritjetrit kur ujku ulėrinė kapėrdinė po a lidhet mali a lidhet bjeshka a lidhet shkėmbi
Po kush mund t'i zhdukė BUZĖQESHJET E LIRISĖ kush ka zemėr ta bėj atė krim
vetėm pse puthemi symėsy duhemi Omli e Omla ashku shpėrthen gufon maja e vullkanit tė dashurisė thik e n'qiell
dalim lėmė pas guzhvė lamsh turbullirė sketerrė shtėrzime poetike pshurrje nga mungesa e fjalės sė fortė
fener fende fushkaje gungjaje me gjerbė derri mbi shpinė thurrė pordha poetike nė errėsirė forumi vlon nga avujt duhma moskovite
nė emėr tė atdheut nė emėr tė bashkimit kombėtar pshurrin pėrpjetė me xhaxhin nė ballė nėnsqetullė vrap e nė trap
pėrsėri dalim lėmė pas epoken e territ sklerozė qyqesh birave...!
Kohė sklerotike!


shenim momental tash nė kėtė moment direkt origjinal
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi