STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga qė ēon e skthen

Shko poshtė

Rruga qė ēon e skthen Empty Rruga qė ēon e skthen

Mesazh  Nimfa Mon Jan 12, 2009 9:36 am

Rruga qė ēon e s’kthen 

Shkuan pėr njė kohė tė shkurtėr, e vitet po kalojnė. Mbetet e shkuar koha kur vetėm meshkujt e merrnin rrugėn e kurbetit. Femra evropiane merr valixhet dhe niset anekėnd botės pėr pushime dhe rekreacion. Femra shqiptare detyrohet qė nėpėr male me borė edhe me fėmijė ngryk, duke kaluar edhe lumenjtė e rrėmbyeshėm me kėmbė dhe rrėziqe tė tjera qė mund t’i kushtojnė edhe me jetė qė t’i kalojė kufinjt e shumė ilegalisht pėr tė dalė nė Perėndim. Kėtu ėndėrron se do tė sigurojė ekzistencėn me punėn e vet, se do tė ngasė veturėn, se do tė frekuentojė lokale tė bukura dhe qendra rekreacioni ēfarė i ka parė nė televizor. 

Ēka i pret nė Perėndim 

Nga numri i pėrgjithshėm i femrės shqiptare qė e kanė braktisur Kosovėn, gratė e martuara janė numerikisht mė sė shumti. Kuptohet, ato ndodhen sė bashku me familjet e tyre. Ato banojnė nėpėr hajme tė refugjatėve. Kryesisht kanė vetėm nga njė-dy dhoma, varėsisht prej numrit tė anėtarėve tė familjes, d.m.th. nė njė korridor janė tė vendosura deri nė katėr familje, me vetėm njė banjo. Ky grup i femrave shqiptare bėn njė jetė tė vėshtirė. 
Jeta nė ato hajme t’i kujton kampet e pėrqendrimit. Nė dukje tė parė askush s’tė ndalon asgjė, por nė thelb ēdo gjė ėshtė e ndaluar pėr femrat tona. Ato janė tė mbyllura nėpėr ato kampe. Punė nuk gjejnė. Ku tė dalin, janė pa asnjė centi nė xhep. Tė vetmin argėtim i kanė ndejat nėpėr shoqe tė hajmit. Thashethemet, intrigat, zėnkat, zhurmat, mosmbajtja e rendit dhe e qetėsisė, malli pėr atdhe, ua bėjnė jetėn ferr. Ato ėndėrra qė i kanė thurrė nė vendlindje pėr Perėndimin, pėr ēka disa i kanė lėnė edhe fushat e arat, livadhet e bagėtinė, mund t’i realizojnė vetėm duke i parė nė televizion, i cili ėshtė shumė i pasur me programe. Por, shqiptarėt pos fotografive asgjė nuk kuptojnė, spese, me pėrjashtim tė rrallė, askush nuk shfaq fijen e interesimit pėr tė mėsuar gjuhėn e vendit ku ėshtė strehuar. Mu pėr kėtė ato s’mund tė integrohen nė jetėn e vendasve, s’mund t’i edukojnė dhe t’u ndihmojnė fėmijėve tė arsimohen dhe tė gjejnė punė. Njė numėr shumė i vogėl syrėsh kanė gjetur punė dy-tri orė nė javė, rrallė nė ditė si pastruese nėpėr shtėpia, kafene, byro. 

Beqareshat 

Edhe beqareshat bėjnė njė jetė tė vėshtirė. Pjesa dėrmuese e tyre banojnė nėpėr qendra azilantėsh-hajme dhe ballafaqohen me vėshtirėsi tė shumta. Kryesisht punojnė nėpėr hotele, restorane, piceri, fabrika etj. Me tė mbėrrirė janė interesuar vetėm si tė punėsohen. Ato qė kanė pasur fat tė punėsohen “me letra” kanė pasur mundėsi tė marrin banesė, ta rregulllojnė mė mirė mėnyrėn e jetesės dhe tė qėndrojnė nė njė shkallė mė tė mirė sesa ato qė punojnė nė tė “zezė” dhe qė banojnė nėpėr hajme. Pra edhe kėto e kanė vėshtirė tė depėrtojnė nė jetėn e vendasėve. Nė vend qė t’i kryejnė kurset e gjuhės ta shfrytėzojnė moshėn e re tė tyre qė tė rikualifikohen dhe tė punojnė nė njė rang mė tė mirė tė punės, u ka ndodhur e kundėrta. 

Vajzat e punėtorėve 

Mė mirė nė kėtė drejtim qėndrojnė vajzat e punėtorėve tanė me qėndrim tė rregulluar. Ato kanė kryer profile tė ndryshme, si motėr medicinale, kompjuteriste, shitėse, etj. Numerikisht kėto tė fundit janė shumė pak. Komunitetet e tjera nė kėtė drejtim qėndrojnė shumė para nesh. Turqit ndoshta janė mė tė padėshiruarit nė Gjermani, po ata kanė hyrė nė jetėn gjermane. Femrėn e tyre e hasim nė tė gjitha vendet kyēe, edhe nė rolin e udhėheqėses sė emisioneve televizive. Kjo kategori e femrės sonė i ka edhe vėshtirėsitė e natyrės intime. Po t’i pėrcjellim gazetat reviale do ta shohim se nė ēraport janė me moshatarėt e tyre shqiptarė. Akuzat reciproke janė tė pashmangshme. 
Derisa tė parat i akuzojnė djemtė se nuk i pėrfillin duke rendur pas plakave dhe tė huajave pėr interesa personale - rregullim qėndrimi, tė dytėt i akuzojnė vajzat se nuk i duan azilkėrkuesit, po u interesojnė vetėm ata me qėndrim tė rregulluar. Derisa shkėmbehen kėso akuzash, kėndi i njoftimeve shpesh del me mosha tė shtyera, sidomos i femrave. 

Studentet 

Nėpėr qendrat e ndryshme universitare do ta hasim pa dyshim edhe ndonjė studente shqiptare. Sado qė do tė dėshironim qė ky numėr tė jetė mė i madhi ai mjerisht ėshtė mė i vogėl, krahasuar me popujt e tyre ato mund t’i ndjekin rrjedhat kulturore, shoqėrore, zhvillimore etj., tė atij vendi. Pėrmes tyre mund tė dėgjojė dikush se ē’janė dhe ēka duan shqiptarėt. Do tė ishte mirė qė Universiteti ynė ose Ministria e Arsimit t’i paraqitnin drejtimet, profilet deficitare dhe nesėr ato tė inkuadroheshin si kuadėr deficitar nė zhvillimin e shpejtuar tė atdheut. 
Derisa femra shqiptare nė Perėndim nuk mund tė gjejė forma organizimi qė tė bashkėpunojė me shoqata tė grave dhe me ente e institucione ku i drejtojnė gratė pėr tė mirėn e femrės nė Kosovė, do tė ishte mirė qė ato sė paku pėr veten tė bėnin diēka. Nuk ėshtė mirė qė tė presin vetėm ndonjė festė kombėtare e tė takohen. Mund t’i shfrytėzojnė lokalet e shoqatave dhe tė klubeve shqiptare, madje edhe t’i rezervojnė qė sė paku njė apo dy herė nė javė tė takohen. Me siguri kanė nevojė pėr njėratjetrėn. Mė lehtė do ta pėrballonin kurbetin. Tė gjitha kanė menduar se po shkojnė pėr njė kohė tė shkurtėr, por vitet po kalojnė. 

Sherif RAMABAJA, azilant Gjermani
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi