STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Terziu SHTUJKA

Shko poshtė

Fatmir Terziu SHTUJKA Empty Fatmir Terziu SHTUJKA

Mesazh  Nimfa Sun Jan 11, 2009 8:00 pm

Fatmir Terziu


SHTUJKA


Nė oborrin e shtėpisė njė degė hardhie, prej kohėsh s'po jepte as edhe njė kokėrr.As edhe njė lastar nuk dukej nė tė, prej kohės qė duhej tė prodhonte.Atė vit nuk e di pse ndodhi aq papritur ndryshe.Hardhia u harbua. Prodhoi aq shumė, sa gati po thyhej e po binte nė tokė e gjitha me atė zhvillim tė madh qė kishte marrė. Im atė, I cili atė vit doli nė pension, u bė si tė thuash shėrbyesi mė I madh I hardhisė nė oborrin e ngushtė tė shtėpisė sonė nė qendėr tė qytetit metalurg.Hardhia na bėri edhe tė tjerėve mė pas pėr vete.Gati-gati ē'do ditė fjala e parė dhe e vetme ishte pėr tė.U harruan tė gjitha bisedat e pėshpėritjet e tjera.U harrua pėrzgjedhja e vendit tė punės pėr mua, si tė vetmin qė mė kishin, u harruan nuset, u harruan shėtitjet, …u lanė pas dore edhe tė tjera gjėra.E ndėrsa hardhia rrezikonte tė shembej, babai rrinte e rrinte dhe shtonte se duheshin tela, duhej beton, duheshin kollona pėr t'a mbajtur atė nė kėmbė me gjithė atė prodhim qė kishte mbi vete.Po ku t'I gjeje, as t'I bleje, as t'i…Tė parėt e Lagjes e kishin nė gojė pėrditė Plenumin e Partisė pėr tė rrafshuar oborret nga prona private.E ē'pronė private ishte ajo degė hardhie nė fakt?! Po ja qė komshiu ishte I pari qė kishte vėnė njė sinjal nė kėshill.Dhe im atė e dinte mirė qė kjo gjė ishte njė haraē mė shumė pėr fisin tonė tė goditur vite mė parė nga lufta e klasave.Nejse, ajo kohė, ishte ajo kohė dhe duhej…
Njė mėngjes herėt s'di ē'I shkrepi sime ėme.Teksa I afroi kafenė e mėngjesit tim eti nėn hijen e hardhisė nė oborr, I foli pėr miqtė e fshatit, tė afėrmit e harruar tė babait.
-”Atje mund tė kishim gjetur njė shtujkė pėr hardhinė dhe pa u ndier.”-tha ajo.
Nė kėtė rast babai, si gjithmonė qė merrte zjarr, gati sa e derdhi kafenė dhe turfulloi.
-“Duhen kujtuar miqtė e vjetėr.Duhet ndėrtuar ēesmja e re, por s'duhet harruar e pėshtyrė e vjetra..!- tha ajo dhe sėrish heshti.
-“Sikur fole , o grua, sikur the gjėsendi prapė…”- ndėrhyri im atė.
-“Hiē, hiē, e kisha fjalėn tek miqtė e vjetėr, por edhe tek tė afėrmit e tu tė gjakut, ata tė fshatit qė I harruam, bre burrė.”- ndėrhyri ajo si me mė takt dhe me njė ton ndikues.
-“Po, po.I harruam.Po ti , moj..Ah ti , qė s,u gdhende njėherė, qė s'u gdhende kurrė, po me kėto prapakthesa, po me kėto…Ah ti, ti…”-shtoi im atė.
-“Unė , unė e kam fajin …Unė jam e keqja.S,ke faj ti kur s'ti shkruaj tė tuat qė thua.Harrove kur thoje, se pėr njė poē rraki qė tė sjedhin tė marrin njė javė jetė…Ė,ė harrove?”-vazhdoi mamaja, por sėrrish e qetė.
-“Ashtu, ashtu.Ė mė tė lumtė.Po ata ishin katundarė na thoshe ti moj, ata ishin me …”- filloi tė inatosej im atė.
Unė ndėrhyra.Ej, ej, ej .Mjaft! Mjaft tani…Nuk ėshtė vonė pėr tė ndrequr, nuk ėshtė.Mos u zini.E rregulloj unė kėtė.M'a lini mua nė dorė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fatmir Terziu SHTUJKA Empty Re: Fatmir Terziu SHTUJKA

Mesazh  Nimfa Sun Jan 11, 2009 8:01 pm

-2-
Tė nesėrmen ra pak shi nė tė gdhirė.Por , koha u hap fill pas orės 7.Unė u pėrshėndeta me prindėrit e dola nė rrugė.Autobusin urban, ose mė saktė tė vetmin qė tė shpinte nė afėrsi tė fshatit tė tim eti e zura nė kohė.Preva biletėn dhe pas disa ēastesh ai ia behu nė stacion.Thuajse ky ishte udhėtimi im I parė pa prindėrit drejt fshatit, qė kur isha femije, por veē disa mendimeve nė kokė, asgjė tjetėr s'mė shqetėsonte mė.Autobuzi linte pas fjolla tymi dhe unė isha gati I pėrhumbur nė mendime e debate mes vetes, pa lidhje nė atė ēast.
“ Kush do tė mė presė?A do tė mė thonė ndonjė gjė?A…”
Sakaq njė frenim dhe mė pas njė spostim I menjėhershėm I autobusit, njė klithmė dhe njė tjetėr ulėrimė.Tė gjithė brofėn nė kėmbė e dolėn jashtė.Shoferi rrinte mbi tymon, dyll I verdhė dhe s'fliste.E pashė atė nė atė gjendje dhe pa I folur dola jashtė.Ē'tė shihje!Nė mes tė rrugės, aty ndanė kthesės sė vėshtirė, njė kal qė jepte e merrte shpirt nė xhade.Mė tutje njė ēantė mushamaje me trėndafila, tre bukė gruri tė blera nė qytet, njė bidon pesėlitėrsh me vaj qė vazhdonte tė derdhej, dy pako makarona spageti tė shkrafanjitura dhe njė sandale plastike ndanė rrugės.Nuk mė kujtohet se ē'pashė mė, teksa njė britmė mė bėri tė rend andej nga dėgjohej.
“Ėshtė gjallė!Ėshtė gjallė!”
“Ja ku ėshtė”.- shtoi njė zė tjetėr.
“Oh, ja , ja mbi atė pemė.E shikoni?”- shtoi njė tjetėr,pak si mė I qartė nė atė ēka shihte.
Nga larg nuk dukej mirė nė fakt ajo pamja e saj e plotė mbi pemė nė greminė.Vetėm kur u afrova pashė se ishte njė vajzė me njė fustan tipik basmaje me degėzime lulesh e dekoracionesh nė fushėn e tij, me flokė gėrshetė.
“E dashka Zoti.”- thashė me vete, teksa shihja pozicionin se si e kishin pritur degėt e rrapit, tamam sikur e kishte pritur dikush me dorė.Se poshtė rrapit gurgudhima e lumit gati-gati tė pėrpintė edhe aty ku ishe e jo mė…
Tre burra e zbritėn me kujdes, ndėrsa gratė si gratė nė tė tila rastė kishin vėnė kujėn.
“Dėgjoni mirė.Nxitoni pėr tek mjeku, ambulanca, urgjenca e s,ėshtė koha pėr…”-thashė unė dhe fillova t,I fshija vajzės sė dėmtuar ca vija gjaku ende nė rrjedhė e sipėr nė tė dy duart.
Dhe pėr ēudi ambulanca erdhi shpejt.Nė tė hypėm tre vetė shoqėrues.Nė kėtė rast s'di as vetė pse e bėra ate veprim miresjelljeje.Unė isha nisur pėr diku tjetėr-fola me vete dhe heshta prape.
-3-
Nė spital natėn e kalova nė stolat e korridorit bashkė me dy tė tjerėt.Ndėrsa vajza ishte pėrmendur pas mesnate dhe te koka I qėndronin dy mjekė dhe njė infermiere.
“Ėshtė jashtė rrezikut”.-foli njė nga bluzat e bardha, qė afrohej e afrohej mė shumė drejt nesh nga fundi I korridorit tė ngushtė e tė gjatė tė spitalit tė zonės.
E nė ēast doja tė mėsoja pėr tė ditur tė paktėn diēka pėr tė.Por sa u bėra gati tė pyesja, burri pranė meje, njėri prej tė dyve qė erdhi me vajzėn, sikur ma kishte lezuar pyetjen time ende nė kokė.
“Paska jetėn e gjatė, paska.Mė shumė pėr prindėrit e saj.Ėshtė vajza e vetme e familjes Xheka, fėmija I tyre I vetėm.U kanė lindur fėmijė tė tjrė atyre, por s'u kanė rrojtur.Vetėm kėtė kanė dritėn e syve.Ajo s'ėshtė dhe…”-fliste e tundte kokėn, ndėrsa unė ia lashė pėrgjysėm.
“Ēėshtė the?”-pyeta unė dhe ndėrkohė bėra mė afėr pėr tė dėgjuar mė shumė pėr tė.S'di pse mė interesonte aq shumė tė dija pėr tė atė ēast.
“Ėshtė farmaciste nė zonėn tonė.Ėshtė vajzė qė s'I ndihet zėri, ėshtė…”-shtoi ai pėr tė mė sqaruar, ndėrsa unė seē isha pėrhumbur mė pas pas fytyrės sė saj nėn gypat e serumeve aty pas xhamave tė reanimacionit.E shihja dhe mė dukej sikur edhe ajo po bėnte tė njėjtėn gjė. Mė dukej se edhe ajo po mė shihte mua.
Mes asaj pėrhumbjeje njė dorė e lehtė mbi shpatullėn time tė djathtė mė detyroi tė kthehem.
“Ne jemi prindėrit e vajzės”- thanė dhe nisėn ritualin e falenderimeve. Nė fakt ashtu siē kishin bėrė edhe me dy tė tjerėt pak mė parė gjatė pėrhumbjes sime pas xhamave tė reanimacionit mbi fytyrėn a vajzės.
“Faleminderit, por unė, u…”- doja tė thoja se s'kisha bėrė ndonjė gjė tė veēantė, ndėrsa edhe dy tė tjerėt po ashtu edhe prindėrit e vajzės vazhdonin tė thoshin edhe mė shumė lėvdata pėr mua, nė njė rrėmujė gjėrash qe ishin ende lėmsh nė kokėn time.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi