STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipja Ne Familjen E Gjuheve IE

Shko poshtė

Shqipja Ne Familjen E Gjuheve IE Empty Shqipja Ne Familjen E Gjuheve IE

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 7:21 pm

Hidhet nė qarkullim "Hyrje nė Indoeuropianistikė", njė vepėr-traktat, zanafillė e njė doktrine tė re. Dhe pėr Ēabejn vlen tė thuhet: "Ai po gatitet tė ketė njė jetė tė dytė, e cila do tė gėrshetohet pashmangėsisht me tonėn".




"Hyrje nė Indoeuropianistikė" ndoshta ėshtė libri mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare deri me sot. Pėrmes tij Ēabej ėshtė i pari ndėr gjuhėtarėt shqiptarė qė e harton dhe e ofron tė plotė mendimin mbi shkencėn e Indoeuropianistikės. Duke e krahasuar kėtė tekst me modelet e botuara nė Europė nė gjysmėn e parė tė shek. XX, vihet re se ky shkencėtar luminar, i qartė se metodikat gjuhėsore sui generis po e nxirrnin shqipen jashtė interesit shkencor ndėrkombėtar, i pėrmbahet qėllimisht strukturės sė atyre modeleve tė cilat kishin filluar tė konsideroheshin tė papėrshtatshme nga "shkenca e re" shqiptare. Madje, vėshtruar nė rrafsh tė filozofisė mbi gjuhėn - si produkt historiko-kulturor e social njėherėsh - kjo mendėsie tij paraqet dhe meritėn mė tė madhe tė opusit shkencor tė Ēabejt nė pėrgjithėsi. Pa kėtė fushėpamje tė gjerė tė hartuesit, vepra nė fjalė nuk do mund tė kapėrcente sinorėt provincialė tė njė filologjie thjesht shqiptare, e cila, siē ndodhi mė vonė, pėrsiati kryesisht mbi vetveten dhe me vetveten. Nuk do harruar se nė kohėn kur Ēabej formėsoi qartė teoritė albanistike, dhe i pėrshfaqi ato pėr studentė e studiues, ishin ende gjallė e aktivė indoeuropianistė tė mėdhenj si Rohlfs, Kretschmer, Devoto, Tagliavini, Coseriu, Desnickaja, Pisani etj, me tė cilėt Ēabej vijonte ta ruante komunikimin. Kėsisoj, thuajse krejt i izoluar ne Atdhe, ai mori pėrsipėr mbajtjen me ēdo kusht tė gjuhėsisė shqiptare nė hullinė e arritjeve metodike europiane. Dhe do tė jetė metoda bashkėkohore e kėrkimit, e gėrshetuar me gjenialitetin e tij proverbial, qė do formulojė kumtin filozofik tė kėsaj vepre: se nuk mund tė studiohet historia e njė gjuhe nė njė kontekst vijimisht tė izoluar, por vetėm Historia gjuhėsore e njė bashkėsie integrale folėsish e shkruesish.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi