STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALBANIA E KAUKAZIT

Shko poshtė

ALBANIA E KAUKAZIT Empty ALBANIA E KAUKAZIT

Mesazh  Orfe Fri Dec 05, 2008 8:25 am

Nezir Myrta / ONOMASTIKA E KAUKAZIT ĖSHTĖ ILLIRO-PELLGAZGJIKE




Albania e Kaukazit, nuk u ka siellė aspak sherr shqiptarėve dhe servėt, e rusėt kot janė pėrpjekur ta lidhin edhe historikisht, prejardhjen shqiptare nga kaukazi, pikėrisht nga Ajo Albania atje, pėr pėrfitime strategjike, kolonialiste, dalje nė katėr detrat: Egje, Jon, Adriatik e Mesdhe (Mediterran) dhe pėr ta zhbirė farėn shqiptare, duke e bėrė ardhacake nė Ballkanin tonė, qė me milleniuse ėshtė quajt Hilliria, Ballkani Hillirik.

Sherret histerike nė dėm tė Historisė Hillire, janė me rrėnjė shumė ma tė thella nė parahistori, me diegien e Farit tė Aleksandrisė, Librarisė (bibliotekes) ma tė pasur, e ma tė lashtė tė Antikuitit, ku vet Leka i Madh pas ndėrtimit tė Aleksandrisė (Egjypti i sotėm), grumbulloi njė mori librash, papiruse, dokumente tė lashta, dhe vendosi mu nė Atė qytet edhe ia dha emrin e tij. Me diegien e Farit Tė Aleksandrisė, humbi dhe u zhduken tė gjitha dokumentet ma tė lashtat botėrore, ku ishte vet illirishtja, atllantishtja e stėrlashtė, gjuha dominante nė Botėn illire. Mu atje nė kthizėn e botės, pas apokalipses se madhe, pėrmbytjes tash e 12.800 vite ma parė, tė gjitha thesaret antike, ku bėhej fjalė pėr paraardhsen e Shqipes sonė, u dogjen, zhduken dhe pushtimet e para fetare, sollen ndryshime historiografike, linguistike, gjeohistorike tek fenikasit, paraegjyptasit, deri nė Periudhen e THOTIT, krijuesit tė alfabeteve tė para! Luftėrat se kush po bėhej zotbote, ngjallen perandoritė e hershme, e iu mbeti si hutit nė zgurė, orthodoksisė, duke manipuluar e deri tek grekėt falsifikatorėt ma tė mėdhenj nė histori - duke pėrvehtėsuar gjithēka illiro-pellgazgjike, gjith njė botė illire, e duke e shėndrruar nė njė 'botė greke', prej sė cilės pėrfituan shumė vonė edhe sllavėt. Dhe pėr tė gjitha anėt shfarosen edhe ma tė voglin dokument illirik, pėr tė ardhė nė skenė botėrore, dy kulturat e hershme greke e romake, e bizantino-sllave!

As me spanjollėt, portugezėt, nuk mund tė bėjnė matutje falsifikime e spekullime, ngase edhe ata janė tė formuar nga fise illire Baskėt, Iberia, ku qėllimisht, Spanja nuk guxoi ta njohė pavarėsinė e Kosovės (2008), duke pretenduar nė ndarjen baske, iberike, sepse i dieg miza pasveshi edhe duke e shfrytėzuar rastin si thikė me dy teha, gjoja po mbanė anėn e krahun lindor politik servo-rus, e qė asgjė nuk bėn veēse ligė, e dobėson marrėdhėniet perėndimore e amerikane nė Europė!

Albania nė kaukaz shtrihet rreth bregut perėndimor tė detit Kaspik dhe pikėrisht mė kujtohet njė shkrim, kur Enver Hoxha ishte nė njė vizitė tek Stalini, i pyetur nga Stalini se mund tė thot historikun e Shqipėrisė (Albanisė), nė tė njejten kohė i thot se edhe na e kemi njė vend qė quhet Albania. Por ngulen kėmbė se nuk gjindet nė Rusi njė emėr i tillė dhe Stalini thirri disa historian e historiograf edhe erdhi njeri e deklaroi se po ėshtė republika Albania nė Kaukaz duke ia hapur edhe hartėn, duke ua treguar emrin e vendin gjeografik.

Sipas disa burimeve qė bėjnė hije ma shumė se dritė mbi historikun e emrit Albania (Shqipėria jonė), qenkan shpėrngulur njė fis albanėsh, po nga ai vend kaukazian dhe qenka vendosur nė Ballkan, ku paskan pruar me vete emrin - alban, por qė me kohė ai fis ishte shuar - kurse ekzistonte nė hartat e vjetra... Pėr atė mund tė ngjajnė dyndje fisesh por nuk mund tė ngjaj tė dyndet njė popull i tėrė, nga Kaukazi e tė vij nė Shqipėri.

Mendoj, se kėta dy emra Albania e Ballkanit dhe Albania e Kaukazit kanė ekzistuar prej kohesh, qe nga antika edhe vet emri Ballkan ekziston poashtu nė Kaukaz, janė bjeshkė tė larta, ku mund t'i shohesh edhe direkt me googleearth.com edhe i kam studjuar disa kohė, qė ka diēka tė pėrbashkėt. Por si ka tė pėrbashkėt se?

- Toponomet e njohura: Ballkan, Ballkaria, Bjeshkėt Ballkanike, Albania, shtrihet gjeografikisht afėr Armenisė edhe disa toponome tjera - e tė gjitha kėto toponome i kemi edhe nė Ballkanin tonė. Kjo ngjashmėri si identitet topografik ka njė histori shumė tė lashtė, parahistori qė ėshtė fshehur nga dijetarėt e historiografėt edhe linguistėt rus e sllav, duke e shprehur e shpallur tė kundėrten e tė vėrtetes parahistorike!

Sepse sipas disa burimeve antike illirėt ishin tė shtrirė deri nė Kaukaz, gjatė pėrhapjeve tė tyre nė tokat e lashta tė tė parėve edhe ma vonė pas ndarjes se fisit illirian - thrrakas, u dobėsua perandoria illire e kohės dhe gjatė pushtimeve aziatike tė hunėve, mongolėve etj., u bėnė pushtime edhe nė Kaukaz dhe gjatė historisė ndodhi edhe njė pėrzierja rracash aziatike me illiro-thrrakase, pėrzierje gjuhėsore, kulturore, zakonore dhe iu ndryshua tradita. Deri me formimin e fiseve armene, albane, tė illirisė sė vonė pasantike, dihet se edhe shqipja ka ngjashmėri me armenishten dhe historiku armen me kėtė shqiptar kanė shenja homogjenizimi, si dy popuj tė afėrt gjenetikisht...

Kėshtuqė, mendoj se ėshtė e kundėrta e sprovave fallso tė dijetarėve rus, e bullgar, se e vėrteta qėndron ndryshe, ku Kaukazi dhe onomasiologjia tok me onomastikėn - topografinė, toponominė dhe antroponominė - krejt janė me origjinė nga illirishtja, qe nga vet emri Kaukaz!

Historikisht dihet, qe nga koha e Zojsit - Zeusit, rundi i vonė i mythologjisė illire, qė ishte realitet, 12 perėnditė olympik janė emra krejt shqip, e assesi greqisht - Dardhanėt e lashtė tė antikuitit, tė cilėt emėrtuan Grykėn e Dardhanelleve, nė Bosfor - kishin pėrhapje edhe deri tej Kaukazit. E tash sipas njė burimi amerikan, tė kanalit Historik, Zojsi - Zeusi ka edhe biografinė e tij, i lindur mė 2690 PK, e jetoi deri mė 2615 PK, nė vitin kalendarik kur vitet vinin teposhtė deri nė 168 PK, kur u ndrrua kalendari i Gregorit.

Atėherė ishte kalendari illirik, me vitin 10 muajsh, e javen 10 ditėshe, ku e kopjuan disa fise europiane, kryesisht nė Francė por nuk u pranua, anipse, nuk mund ta ndrronin terėsisht, po duke ndrruar disa emra muajsh, e duke ndrruar numrin e muajve tė vitit nė 12, por edhe duke mos mundur ta ndrrojnė emėrtimin e muajit tė fundit 10, dhjetor, qė tash ėshtė muaji i 12. Ky ishte njė pėrjashtim theme, tė kuptohet koha parahistorike illiro-pellgazgjike, ku pėrhapjet e tyre kishin shtrirje tejkaukaziane edhe ishin ata illirėt tanė, qė emėrtuan dhe formuan onomasiologjinė kaukaziane dhe jo sllavėt, pėrmes emėrtimit tė hershėm armen-alban, tė dy fiseve illire - ta bijnė nė ballkanin tonė tė sotėm illirik onomasiologjinė sllave - kur ajo ishte dhe ėshtė vet onomasiologji illire e antikuitit!

Prova tjetėr ėshtė se vendbanimet ma tė hershme botėrore tė njerėzimit, shoqėritė e para njerėzore ishin tė shtrira rreth lumenjve Eufrat e Tiger, nė Mesopotaminė e lashtė, ku vet emri Mesopotamia, tregon shqip, vendin n= mes Tigrit e Eufratit, pastaj nė Babilloni, Hillion (Troja e lashtė), Hisari i sotėm turk perėndimor dhe brigjet e Egjeut antik nė dy anėt e tij, deri tek Dardhanellet edhe krejt ma vonė u pėrhapėn illiro-pellgazėt deri nė zonat rurale e ma tė ftofta kaukaziane nga drejtimi i Lindjes edhe deri tek latinėt (etrurėt e lashtė) qė formuan Apeninet, e deri keltet, saksonėt, allamanėt e nordikėt nė perėndim e veri europian.

Pra bazat e para tė jetesave, banimet e hershme ishin, brigjet e Egjeut, Jonit, Mesdheut, lumenjve tropikal e krejt ma vonė pėrhapjet deri edhe nė kaukaz, kah zonat e ftofta! Sepse nuk ka mundsi tė vijnė tė lashtit, nga zonat e ftofta nė ato tė nxehta, por pėrkundrazi me zhvillimin e tyre dhe rritjen e forcimet politiko-ushtarake, u bėnė pėrhapjet illire, u bėn nė tre drejtime europiane: Lindje, Perėndim e Veri.

Po ta studjojmė mirė, onomastika e kaukazit ėshtė krejt kjo ballkanike e jona! Shqipja e Vjetėr ka mundėsi spjegimi tė gjithfuqishėm, e assesi asnjė gjuhė tjetėr greko-sllave. Duke mos hyrė nė zonar rurale, hitite, frike, perse, afgane e deri tek Hindi, qe e shkeli Leka i Madh, po e ndėrpres kėtu!
Pėrmes googleearth.com e wikipedisė, mund tė gjurmohen disa burime antike, nė historik botėror, ku onomasiologjia kaukaziane, ėshtė me burim illirik, mund tė shpjegohet shqip, e nė asnjė gjuhė tjetėr. Sikurse disa shqiptarzinj, gjoja intelektual, janė tė bindur kryekėput, se edhe emri ballkan ėshtė fjalė turke, qė po dojka tė thotė: male inatesh, kėshtu duke forcuar thezat sllave, qė tė largohemi sa ma largė tė vėrtetes historike, tė spjegimit shqip! Nuk e kuptoj si mund tė shkruajnė nė dobi sllavo-turke se, qysh mund tė mohojnė fuqinė spjeguese shqipe-illire - vetėmpse lexojnė pseudo-shkencė servo-ruso-bullgare!

Tash: kur na qenka puna e spjegimit sllav tė emrit - kosovė (mėllenje), e tė emrit ballkan, nga turqishtja (male inatesh), sipas pseudo-dijetarėve sllav, e vetmohuesve tonė shqiptarė, drugėzat e tyre, e kam pyetjen madhore - po toponomet kaukaziane emrat e hershėm: kaukaz, Ballkan, ballkaria, Bjeshkėt ballkanike, albania, armenia, azerbejxhan - azjarr=ashtzjarr, shqip dhe veē sifiksi turk bejgjan=bej=beg etj., si ka mundėsi tė gjitha kėto toponome tė jenė me origjinė e ethymologji turke edhe vet emri kaukaz - kur nė kohėrat parahistorike, as qė ka ekzistuar turqishtja, por krejt vonė nė histori, u formua nga dialektet illirishte - hititte, frige etj., bile jo as nga turqit, po nga vet Sami Frashėri, qė njihet si babai i gjuhės e kulturės turke, ashtu sikundėr themeluesi i shtetit turk shqiptari Kemal Atahi, me sufiksin e mriemrit tė tij - Ataturku (Kemal Ataturku). Ashtu sikundėr arkitekt Sinani, shqiptari gjenial i arkitekturės turke... Si paska mundėsi turqishtja, t'i spjegoi kėto emėrtime, kur rrėnjet e toponomeve janė krejt shqipe?

nezir myrta 28 mars.08
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALBANIA E KAUKAZIT Empty Re: ALBANIA E KAUKAZIT

Mesazh  Orfe Fri Dec 05, 2008 8:27 am

ONOMASTIKA EDHE TEJ KAUKAZIT ĖSHTĖ ILLIRO-PELLGAZGJIKE

-vijim

Tronditjet ma tė mėdha historike qė shemben gjoja pėrjetėsiht parahistorine, apo siē e quaj unė, Historia e Vėrtetė Hillire, qė nuk mund tė mbetet matutje si njė parahistori, si njė histori vetėm imagjinare, fantazmė e njerėzimit, duke mbuluar, pėr tu harruar dhe mos t'i bie askujt ndėrmend nga bota edhe se lere ma shqiptarėt as qė do tė mund ta arrijnė ndriēimin historik tė paraardhėsve tė tyre - u zhduk njė kulturė tė tėrė botėrore tė kohės si epoka hillire - kjo ndodhi pikėrisht me shkatrrimin e diegien me qėllim, tė Librarisė se Aleksandrisė, Farit tė Aleksandrisė.

Mendoj se, pikėrisht nė Librarinė, Farin e Aleksandrisė, themeluar nga leka i Madh (Alexander the Great), ishin mijėra libra e papiruse tė lashta, pikėrisht nė gjuhėn illire, kur vet Leka i Madh, duke parė rrezikun e mundshėm, nė Makedhoninė illire (qė shtrihej kjo pjesa qendrore e jugore maqedone e sotme, deri tek Athena - Ethanna, nė pjesėn veriore greke, ku sot kanė konflikt emėrtimi tė toponomit). Dhe Leka i Madh duke parė ndonjė rrezik eventual, tė luftėrave nė Ballkan, atdheun e tij, si parandjenjė bėri, qė tė bėhet ruajtja e gjuhės e kultures hillire, atje larg detrave, duke vendosur njė civilizim tė ri tė kohės atje.

Poashtu mendoj, se nė farin e Aleksandrisė, gjindej abeceja illirike, e disa abece dialektesh illire, tok me historikun linguistik illirik - ku duhej tė ishin vepra shumė e tepėr tė lashta, qė diftonin edhe vet pėrjetėsimin e botės, pas kataklizmes se madhe, siē quhet Pėrmbytja e Madhe - ku erdhi grupi i shpėtuar i atllantėve, me Nujin (Noan, Shėn Ndoun) ku vie origjina e emrit - n'uji, ai qė erdhi nga uji, pasa pėrmbytjes. Veprat e lashta u dogjen tė humbin gjurmėt historike hillire, ku ishte edhe njė film mbi Aleksandrin e Madh, ku vonė nė histori ekspeditat ruse, shkuan nė Aleksandri, dogjėn materiale e dokumente antike dhe nė tė njejtėn kohė shkuan edhe ekspedita amerikane, ku moren statujen e Lekės dhe pas njė atakimi nė ajėr, tė dy helikopterėt, u tranden dhe nga helikopteri ra statuja e Lekės sė Madh nė ujė oqeanik edhe u zhduk krejtėsisht si statuja origjinale antike!

E Pikėrisht, rusėt, mesiguri, gjetėn edhe harta tė Ptolemeut shek.II dhe dyshoj se edhe e lanė qėllimisht, apo falsifikuan e spekulluan me vet Ptolemeun antik, qė kishte shenuar, nė njė hartė tė vjetėr tė tij, emrin Albanoi, si fis illirian, gjeografikisht, nė pozitėn e Shqipėrisė Qendrore tė sotme. Dhe ai fis albanoi, kishte njė qendėr tregtare, industriale tė kohės, me emrin Albanopolis, qyteti, apo polisi i Albanoit. Kėshtu, pas zhdukjes dokumentare illire, e deri nė formimin e shteteve ballkanike, u propozua si dokument i mundshėm, emri i Ptolemeut, nė hartėn e tij, si gjeograf e hartograf antik - qė emėrtimi pėr Shqipėrinė, tė mbetej - Albania!

taktikat politike tė kohės bėn qė, tė mbetet pėr njė kohė si nėn plaf, e padukshme ēėshtja albane. Edhe ashtu as qė dihet historiku i saktė, vetėm nė aspektin gjeografik e hartografik, se nuk kemi nė histori njė emėr princ tė albanėve si fis illirian, si hero i albanėve... Por, dihet si fis, i formuar pas thaullantve e henhellejve (enkelejve), si fise tė mahershme. Pra rrėnja - alb=bardh, e jo alp=alb, ku p=b, qė do tė thot malcor (malėsor), rrfen bardhėsi, nė periodikun historiografik illirian, nė rrafshin trekontinental: europ-afrikė-azii - nė pėrmasa madhore deri tek Albania e Kaukazit. tė gjitha pretendimet dekadente pėr prejardhjen e shqiptarėve nga kaukazi deshtojnė, me historiografinė illire dhe si gjurmė gjuhe illirishte, duke frekuentuar paradoksalisht dhe realisht me realitetitn linguistik tė Shqipes sė lashtė.

Kurthat pėr zenien ngusht tė gjenezes shqiptare ballkanike, do tė zhgrehen edhe matutje dhe llama illire, drita antike, duhet tė ndriēojė botėn dhe tė gjinden e tė lidhen tė gjitha hallkat historike tė kėputura, gjat epokave historike, gjatė shkatėrrimeve nė masė nga luftėrat perandorake tė botės!

Shqipja e folur, me dialektet e saj, ka thesare tė tejēmueshme, rrėnjesh tė fjalėve e kompozitave deri edhe parahistorike, ku nuk hetohen direkt, pa u zhvilluar mirė linguistika shqiptare, albanistika e re dhe tė studjohen e tė dalin nė sprovė shkencore ato pjesė fonetike historike, e morfologjike, si sentimente fonetike, e sintaksore, qė pėrbejnė pjesė athazmash, shenja tė thena tė illirishtes sė lashtė, si gjuha botėrore e kohės!

Kemi thesare mythologjike, legjendare, gojdhanore, zakonore e kulturale nė dialektet tona, e nėndialektet e Shqipes, ku na nevojiten si mjete shpėrthyese nė spjegime ethymologjike deri nė antikuit. Por, fatkeqėsisht, qe sa kohė, mbi 50 vite apo njė shekull tė shkuar, kishim shprehje gjigante nė tė folmet popullore, nga tė vjetrit tanė, nė biseda e spjegime historike, ashtu sipas aftėsive tė tyre vetėm, nė tė folur edhe askush apo krejt pak, kemi shenime tė sakta: leksikore, fonetike, morfologjike, sintaksore e gjeomorfologjike, sidomos nga linguistika sociologjike - ku kemi pasė thesare fjalėsh tė vjetra edhe nuk ajnė tė shenuara pakkund. Psh. vetėm nė Kosovė, e pjesen veriore shqiptare, Luginen e pollogut e deri nė Dibėr e Prespė - kemi disa kampe dialektesh, a nendialektesh, ku pretendojnė tė jenė tkurrje e disa regjioneve illire, e mbetje si substrat illirian i disa shteteve tė tėra, e qė janė zvogėluar duke shpėtuar e mbijetuar tmerreve pushtuese...

Gati asnjė film dokumentar, nuk e kemi pėr kėto 50 vitet e fundit, nga tė folurit e nendialekteve, nga pleqtė tanė qė sot pushojnė nėndhe, tok me ato thesare, qė zoti e din kah mund t'i gjejmė tash, atykėtu, tė mbetura nga gojėt e brezave tė tyre edhe pyetja ėshtė se - a i kanė mbajtur mend se - ngase na shumė pak i kemi kushtuar kujdes thithjes sė nėndialekteve, po as dialekteve kryesore tp shqipe, qė shummė rrallė gjejmė intelektual tė mirėfilltė qė pėrdorin e ruajnė nė shkrime tė tyre... Sa pleq e pleqnarė kishim, e krejt pak i shfrytėzuam pėr t'iu marrė thesaret e gjuhės sė lashtė, qė i kanė pėrciellė brez-pasbrezit, nė gjenerata...e sot duhet gjurmuar tek foprmat ma tė ndryshme, tė shprehje e fjalėve tė rralla, tek doket e zakonet e lashta, tek mjetet arkitekturale, tek emrat e veglave tė punės (emrat e lashtė), tek emrat e veglave bujqėsore, e tek emrat e mjeteve ushqimore, emrat e bimeve, pemėve e perimeve etj., e sidomos tė mjeteve tė kuzinės shqiptare (kuzhina, jo por kuzina, vendi ku zihet, ku zina gjellėn, kuzina-kuzinjeri), e lamė fjalėn e bukur shqipe - kuzina dhe i thomė keq kuzhina, kuzhinjeri...kurse francezėt e kanė ma shqip se na - la cousine (kuzine) vendi ku zinė gratė gjellėn, ashtu sikur fjalėn pėr kerr - veture, ku ėshtė krejt shqip - veturė, vetura - kerri qė veton, prefton shpejt, veton si vetetima - e na i thomė, makinė e automobil...

Duhet vjelur tė vjetrit nė fjalė e shprehje tė rralla, se gjuha ndryshon, evoluon dhe humbin e zhduken thesaret tok me tė parėt tanė!

Ky shkrim nė dy pjesė ėshtė krejtsisht i ri origjinal.

Mars. 28.08.
nezir myrta
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALBANIA E KAUKAZIT Empty Re: ALBANIA E KAUKAZIT

Mesazh  Orfe Fri Dec 05, 2008 8:28 am

Albania e Kaukazit
apo
Albania Shqiptare?

Fisi alban ishte njeri nga shumė fise tjera illire, qė jetoi nė Shqipėrinė e sotme, me qėnder Albanopolisin dhe historia nuk njeh ndonjė princ nga fisi alban, as ndonjė princ udhėheqės tė Albanopolisit dhe cili qytet ėshtė sot Albanopolisi, apo nė cilin vend vėrtet, gjindej ekzistonte - a ka mundėsi tė ketė spekulime me hartėn e vjetėr tė gjeografit Ptolemeu shek.II PK, qė Shqipėria tė njihet botėrisht - Albania?
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALBANIA E KAUKAZIT Empty Re: ALBANIA E KAUKAZIT

Mesazh  Orfe Fri Dec 05, 2008 8:38 am

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1e/Caucasus03.png/300px-Caucasus03.png


Pays de l'antiquité dans le Caucase: Arménie, Ibérie, Colchis et Albanie


L'Aghbanie, Aghouanie, Aluanie ou Albanie du Caucase est un royaume antique couvrant le territoire actuel de la république d'Azerbaļdjan et le sud du Daguestan. Son nom est dérivé de l'arménien Աղվանք (Aghvank).


Population antique de l'Albanie


Aran était l'ancźtre légendaire et éponyme des Albaniens (Aghvan). L'Albanie du Caucase était alors peuplée par des peuples ibéro-caucasiens, qui sont la population indigčne du Daghestan et de l'Azerbaļdjan. Les Mannéens ont formé un des états parmi les plus anciens dans la région, ayant ses limites ą la rivičre Kura vers 800 av. J.-C. Ils étaient des rivaux de Urartu et de l'Assyrie, mais ils sont plus tard tombés sous le joug d'Urartu, jusqu'ą źtre détruits et assimilés par les Mčdes sous Cyaxare en 616 av. J.-C.
Pendant l'antiquité, les Albaniens ont été fortement mźlés avec les Persans qui se sont installés dans la région aux époques Achéménide, Parthe et Sassanide. Au début des conquźtes d'Alexandre, la région était connue sous le nom de Médie Atropatčne (d'aprčs le nom d'un de ses généraux, Atropate).
Le royaume d'Albanie du Caucase (ou Aghbanie, Aghvanie) a été fondé ą la fin du IVe sičcle av. J.-C. - début du IIIe sičcle av. J.-C.. La capitale initiale du royaume était Kabalaka (aussi prononcé Shabala, Tabala, aujourd'hui: Gabala). Plus tard, la capitale s'est déplacée vers le sud ą Partaw (aujourd'hui Barda).

Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALBANIA E KAUKAZIT Empty Re: ALBANIA E KAUKAZIT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi