STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DUARTROKITJET TONA (Poemth)

Shko poshtė

DUARTROKITJET TONA (Poemth) Empty DUARTROKITJET TONA (Poemth)

Mesazh  Orfe Thu Dec 04, 2008 4:37 am

Nga Jorgo S. TELO



1.

Sa herė

Vezullantėt trupa qiellorė

Bujarisht na dhuronin rreze drite,

Aq herė

Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė

Ushqenim nepsmėdhenjtė

Me frenetiket duartrokitje,

Me delirantet brohoritje…



2.

Sa herė

Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė

Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…

Aq herė

Gjithmonė turreshim si tė marrė,

Tė kėnaqnim Prijėsit tanė

Me tė nxehtat duartrokitje

Me tė ēmendurat brohoritje.



3.

Sa herė

Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur

Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,

Aq herė

Ne zorrėthatėt buzėplasur

Nuk reshtnim sė faluri “Cimėdhenjve”

Nga mė tė kolmet duartrokitje,

Nga mė tė sojmet brohoritje.



4.

Sa herė

Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr

E nė gjoks ndienim plasaritje,

Aq herė

Cipėplasurit pa shpirt e zemėr

Tejnginjeshin prej turmės

Me tė pasosurat duartrokitje,

Me tė vrullshmet brohoritje.













5.

Sa herė

Si punėtorė, bujq e blegtorė

Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,

Aq herė

O, sa jemi shfaqur shembullorė,

T’i velnim partiako-pushtetarėt mizorė

Me shpėrthimtaret duartrokitje,

Me gjėmimtaret brohoritje.



6.

Sa herė

Si nxėnės dhe ushtarė

Me drejtqėndrim ndėr rreshtat klasike,

Aq herė

Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė

Tė pandalshmet duartrokitje,

Tė hovshmet brohoritje.



7.

Sa herė

Ne, tė shkelmuarit prej shkelmėtarėve vrastarė

Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje…

Aq herė

Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,

Qė na detyronim t’u falnim duartrokitje,

Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.



8.

Sa herė

Nė aksione rropateshim duke gulēuar

Me kėngė nė gojė… edhe pse nė sfilitje,

Aq herė

Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,

Pa guxuar mė tė voglėn “pėshpėritje”.

Se lypseshin vetėm duartrokitje

Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.



9.

Sa herė

Sajoheshin koncerte e festivale,

E “Profetėt” tanė nuk lejonin”plasaritje”;

Aq herė

Eh, ē’diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!

Veē hymne pėr Epokėn e tė Parin e tė Parėve…

Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,

Domosdo dhe me brohoritje…





10.

Sa herė

Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,

Atė propagandė, ato dėrdėllitje…

Aq herė

Kujtesėn shtrydhim si moskurrė

(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunė)

Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,

Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.



11.

Sa herė

Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,

E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,

Aq herė

Me imagjinatė thyenim pranga, zinxhirė,

Ndiznim greva, protesta, kryengritje.

Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,

Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,

Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.



12.

Kėsohere

Gati menduan se ndryshoi “klima”

E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…

Si gjithherė

Iku mjegulla, por mbeti bryma.

Kemi mbushur sheshet me mitingje

Kur politiksit na kanė mbledhur veē e bashkė,

Kur kemi pritur miq nga jashtė.

Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,

Veē mė sė shumti flamuj tė huaj

e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,

Frymėn po i marrin kombėtarit bajrak

E nėn flamuj veē duartrokitje,

E nėn flamuj veē brohoritje…



13.

Sa herė

Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…

na mungon uji i pijshshėm

e ēmimet njohin veē ngjitje;

Aq herė,

Rendim pas liderėve tė partive politike

Rendim me duartrokitje

Si dikur dhe me brohoritje.







14.

Sa herė

Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,

Korenti dhe puna na mungon;

Aq herė

Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur

pėr mungesat mė jetike,

turremi si tė ēartur nėpėr sheshe e salla,

ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e pėrralla

Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje

Doemos dhe me tė paharruarat brohoritje…



15.

Sa herė

Krimi e maskat na nxijnė jetėn.

e mitmarrjet na pėrthajnė “kuletėn”;

Aq herė

Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,

Si tė dehur nga pije magjike…

Tė etur pėr duartrokitje

Tė etur pėr brohoritje.



16.



Kėsohere

Prisnim:duartrokitjebrohoritjet

t’mbeteshin rudimente.

Mjaft mė…ne dhe rregjimi genjyem vetveten

Na mbetėn nėpėr kėmbė…Po, pse, vallė?

E shpjegon njė thėnie menēurore:

“Nėse ngjyra e qimes ndėrrohet shpejt,

Zakoni nuk harrohet krejt…”

Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,

Ndaj nuk reshtin brohoritjet.



17.



Gjithėherė

Ne kryelartėt e Shqiponjės zemėrfurrė

kemi qenė tė paepurit krenarė nė rritje..

Por shpeshherė

S’merret vesh si tjetėrsohemi si moskurrė

e rikthehemi si me njė joshje magjike

tek tė fantaksurat duartrokitje,

tek tė kotmėkotshmet brohoritje…









18.



Pėrfundherė

As duhet tė shmangim veten nga marrėritė?

As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?

Pėrgjithherė

Le t’i ēlodhim te gjorat shuplaka,

Le t’i ēlirojmė gurmazet e ngrata.

Pa rėnė nė “kurthin” e qetėsisė Olimpike:

Mjaft mė me bajatet duartrokitje!

Mjaft mė me delirantet brohoritje!

Veē…atje e atėherė, kur duhet,

t’i qesim energjike!



Epilog.



E pse tė mos i ruajmė emocionet

pėr tė Shqiponjės fluturime jetike?

Veē, ama..

Vetėm kur tė kemi shėndet, paqe, begati,

Veē, ama,

kur nė tė vuajturėn Shqipėri

tė shohim e njohim vetėm ngjitje

brenda tė sė pranishmes LIRI…



Korrik-gusht 2008
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi