STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TĖ LUMTĖ PĖR QĖNDRESĖN O BURRĖ SHQIPĖRIE!

Shko poshtė

TĖ LUMTĖ PĖR QĖNDRESĖN O BURRĖ SHQIPĖRIE! Empty TĖ LUMTĖ PĖR QĖNDRESĖN O BURRĖ SHQIPĖRIE!

Mesazh  Nimfa Sat Nov 22, 2008 6:55 pm

PA DY KRAHINAT KRYENGRITĖSE VLORĖN NĖ JUG DHE DRENICĖN NĖ VERI,

ZOR SE DO TĖ KISHTE SHQIPĖRI!

(Shefikate Sherolli)

Letėr pėrkrahjeje vėllaut tė idealeve ēlirmtare, Ali Kadriut.

Kur fillova tė shkruaj pėr vėllaun e idealeve tona ēlirimtare, Ali Kadriun, fillimisht mė erdhėn nė mendje dy ide:

E para, m“u kujtua qė kur po bisedoja nė vitin 1992, me vėllaun e tij, Kadri Kadriun, tani dėshmor i kombit; tek ato dy kullat kala, Ay, midis tjerash mė tha: "O Fadil vėllai! Aliu ėshtė trim, Aliu, i merr armikut gjak nė vetull"!

E dyta, m“ u kujtua njė motėr jona atdhetare, Shefikate Sherolli, e cila dikur ka jetuar nė Suedi, kurse tani jeton nė Mitrovicė, nė pjesėn veriore tė qytetit, me njė rast mė kishte thėnė: "pa dy krahina kryengritėse shqiptare, Vlorėn nė jug dhe Drenicėn nė veri, zor se do tė kishte Shqipėri".

Kur po e shiqoja vėllaun tonė tė idealeve, nė rtv, AL-SAT duke u pėrfytur me policinė e UNMIK-ut, vėllaun me tė cilin dikur e kemi ndarė koromanen e thatė, i kemi pėrjetuar gėzimet dhe hidhėrimet sė bashku, natyrisht, se vėrtetė u ndjeva sė tepėrmi i shqetėsuar!…

…Dhe, pėr tė marrė forca kombėtare, e ngrita dorėn grusht dhe thirra: Qėndresė vėlla!...

Vajza ime Yllka, e habitur nga ky reagim imi, papritur, mė pyeti: -ēfarė po ngjanė atje nė Kosovė, baba?!

-Pse janė barrikaduar ata policė, para shtėpive tė Aliut?!
-A janė serbė, ata policė?!
-Atje, po dėgjohen krisma armėsh?!
-Aty, dėgjohen disa policė duke folur edhe shqip, or baba?!
Nga shqetėsimi im, u revoltua ajo dhe e tėrė familja!...

I fola vajzės sime se: Aliun e kam shok, ėshtė vėllai i dėshmorit, Kadri Kadriu, vėllai i atij atdhetari tė madh, i atij artisti tė mrekullueshėm: ishte, piktor dhe poet; por, mbi tė gjitha, vėlla i atij burri qė shqipen letrare e fliste aq bukur; sa qė kur e dėgjoje; mendoje me veten se po ligjėron bilbili nga majat e maleve tė Qyqavicės; -them kėshtu, sepse, vėllezėrit Kadriu kanė zbritur nė Mitrovicė, andej nga katundi Qirez i Drenicės Kreshnike.

Policėt para kullave kala tė Aliut , janė barrikaduar ta pengojė Aliun dhe familjen e vėllait tė tij Kadriut, tė kthehen nė vatrat e tyre.

Policėt, moj bija ime nuk janė serbė por, janė miqtė e tyre evropianė; francezė, rumunė, grekė e tė tjerė, qė u ka marrė koka erė, pėrderisa, i zbatojnė urdhėrat e padronėve tė tyre duke u bėrė vrasės mizorė dhe okupatorė tė shtėpive tė shqiptarėve, e jo ēlirimtarė tė shtėpive tė atyre qė janė autoktonė prej shekujsh nė trojet e veta.

Krismat dėgjohen nga kolonėt serbė, tė cilėt provojnė ta frikėsojnė Aliun, qė tė largohet nga shtėpia e tij.

Ndėrsa, pėr policėt qė po flasin shqip, ata janė shqiptarė moj bijė; ata momentalisht janė nė mes dy zjarresh: urdhėrave tė pushtetit tė pa shtet sovran i cili tani po dirigjohet nga tė huajt, pra, atyre u mungojnė eprorėt, drejtuesit e Kosovės sė pavarur dhe sovrane, por, jam i bindur dhe pėr kėtė jam informuar nga njerėz besnikė, qė nė rast se rrezikohet Aliu nė oborrin e tij , do tė gjenden trima; nga ata qė kanė luftuar nė aradhat e UĒK-sė, ata nuk do ta shkelin luftėn e tyre, pra, do ta mbrojnė vėllaun tonė, deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėrballė hordhive ēetnike.

-Pastaj, po meditoja; sikur qenka shkruar me ngjyrė gjaku nga historia, qė pėr tė fituar pavarėsinė dhe pėr ta mbrojtur pavarėsinė shqiptare, tė parėt pėrballė armiqėve kurdoherė do tė dalin vlonjatėt dhe drenicakėt.

Ah! Sa fjali me peshė tokėsore, paske folur; moj motra jonė, Shefikate.

Rrethina e Mitrovicės, qė po ndeshet dhe po zien tym e barot nga sulmet serbe, pėrbėhet nga lagjet, Kroi i Vitakut, Lagje e Boshnjakėve, e tė tjera dhe nga katundet Suhodoll, Vinarc, Gushavc, Vidimriq e tė tjera katunde tė asaj ane, tani, vėrtetė kanė tė drejtė tė jenė krenarė pėr qėndresėn e tyre dhe ēėshtja e tyre u pasqyrua jo vetėm nė Kosovėn e Shqipėrisė, por, edhe botėrisht, -mė shumė se kurrė, nė veēanti nga QĖNDRESA e paepur e birit tė madh tė Drenicės, Ali Kadriut, nga djersa dhe gjaku i tij, i cili me gjoksin e tij prej graniti, ndeshej me falangat e Evropės, tė dirigjuara nga Beogradi dhe tė bekuara nga aletatėt e tyre tė hapur e tė maskuar, shqipfolės dhe tė huaj!

Ėshtė nė nderin dhe pėrgjegjėsinė e secilit shqiptarė qė t“i del zot truallit tė vet, sepse, prej aty fillon ATDHEU, kėtė provė jetėsore po e bėnė babai i Korabit (Korab, quhet djali i Aliut ) dhe po e bėnė me guxim, xhaxhai i Shpatit,( Shpat, quhet, djali i Kadriut), dhe, kėtė jam thellėsisht i bindur qė kėtė qėndresė, nuk po e bėnė vetėm pėr vete, por edhe pėr ta quar nė vend amanetin e vėllait, dėshmor, i cili ato kulla i kishte pėr zemėr, i kishte simbole qėndrese nė trojet e tij.

Meriton tė theksohet kėtu se, matrapazė e tregtarė tė huaj pėr qėllime politike, e tė tjera, pėr t“i shitur ato dy kulla kala ia kanė ofruar Aliut, hiq mė pak se njė miljon e dyqind mijė euro, mirėpo, ky besnik i trollit shqiptar u ėshtė pėrgjigjur: "kot e keni se edhe po t“mi jepnit edhe dymbėdhjetė miljardė euro, nuk do t“jua japė truallin qė ma ka lėnė vėllai"! -Pastaj, ka deklaruar me krenari nė rtk se: “nuk ka para Serbia pėr t“i blerė kullat e mija!

Nuk shitet plisi!

Ua pėrkujtoj lexuesve kėtu se: kullat i kanė nga tre plisa, si skulpturė nga ēimentoja), prandaj, “Prometheu shqiptar”, ka shtuar; "me gjoks do t“i mbrojė dy kullat”.

-Ndėrsa, pėr tėrheqjen e tij me dhunė Ay, ka thėnė botėrisht: "vetėm kur t“m“i ngulni njė gur tek kėmbėt e njė tek koka , do tė tėrhiqem prej kėtyre kullave, unė po e mbrojė votrėn time, nuk po merrem me politikė, askujt nuk po i bie nė qafė”!....

Kjo, pėr disa mendjelehtė mund tė duket ide jo e qėlluar, por, kėshtu ngapak e ngadalė-dalė, e pa bujė -po rrudhet atdheu: ja, fjala vjen nė Lagjen e Boshnjakėve , janė shitur pėrafėrsisht, 25- 30 shtėpi pra, janė shitur rreth 70% e tokės sonė, aty janė vendosur kolonėt serbė me ndihmėn e qeverive serbe, kėtyre viteve tė pasluftės.

-Ėshtė pėr tė“u pėrshėndetur gjithashtu, respekti dhe pritja qė iu ka bėrė Aliut, dhe pėrgėzimi pėr qėndresėn nga Klubi, "Afrim Zhitia".

-Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur nė veēanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarė terrin informativ tė rtk-sė, pėr kėtė rast, dhe njėkoėshisht i ka dhėnė jehonėn e merituar vendosmėrisė sė Aliut.

-Ėshtė pėr t“ u pėrshėndetur gjithashtu dhe qėndrimi i Lėvizjes Vetėvendosje, rreth zgjidhjes sė Mitrovicės dhe tė viseve tė tjera qė sė shpejti do tė ballafaqohen me thikat e decentralizimit....

O Ali vėllai!

Pas qėndresės tėnde, u zgjuan dhe lėvizėn shumė politikanė tė Kosovės, tė cilėt deri atė ditė, sikur e kishin harruar se ka njė popullatė pa mbrojtje andej urės sė Lumbardhit.

-Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, qėndrimi i drejtė i opozitarėve tė Kosovės, si Ahmet Isufi i AAK-sė, e tė tjerė, tė cilėt dualėn nė vendin e ngjarjes.
Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, nė veēanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarė terrin informativ tė RTK-sė, lidhur me kėtė ngjarje.

Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, zėri i tė gjitha mediave televizive dhe media tė shkruara qė e kanė ngritur zėrin e sė vėrtetės.

Ėshtė pėr t“ u pėrshėndetur, qėndrimi e djeshėm ( 15 nėntor, 2008), i kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i cili e pėrgėzoi pėr QĖNDRESĖN, vėllaun tonė dhe i premtoi njė ndihmė modeste prej 10 mijė euro pėr rregullimin e dy shtėpive, kulla-kala.

Dhe, njėkohėsisht me kėtė rast konsideroj qė do tė ishte tepėr e ngutshme fakti qė njė ndihmė materiale pėr aq sa ėshtė e nevojshme, pėr mė tepėr se kaq; t“i ofrohet edhe familjes sė dėshmorit, Kadri Kadriu, i cili nė vitet 80-ta, qe i ndjekur nga puna dhe i persekutuar i lėnė pa strehė gjatė regjimit serbo-titist. Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur gjthashtu edhe premtimi i Thaēit i cili deklaroi qė:"tė gjitha shtėpitė e uzurpuara ( tė cilat janė njėmijė ) , tė shqiptarėve nga serbėt, do tė lirohen".

Mitrovicės tė gjithė kėrkohet t“i dalim zot, me tė gjitha format dhe mjetet, Mitrovica, ėshtė guri i provės pėr ruajtjen me besnsikėri tė tėrsisė tokėsore tė Kosovės, kėsaj pjese mė veriore tė Shqipėrisė.

Pėrshėndetje shqiptare me grushtin lart, o vėlla Ali Kadriu!
Pėrpara nė rrugėn e qėndresės shqiptare!
Ashtu siē na ka pėrshėndetur kurdoherė vėllai ynė, Kadriu.
Njė dije; nuk je vetėm!

Edhe djali i heroit tė artit dhe shkencės, patriotit tė pėrjetshėm Kadri Kadriut nga diaspora po tė pėrkrah dhe po tė ndihmon pėr t“i ruajtur shtėpitė pėrmendore, apo kullat shqiptate binjake nė trollin e shqiponjave.

Aty, kanė ngrėnė bukė shumė shqiptarė atdhetarė, aty kemi kėmbyer pėrvoja dhe kemi bėrė plane tė shumta, qysh herėt pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin me Shqipėrinė.

Pėr ato dy kulla e meriton secili shqiptar tė sakrifikohet e jo vetėm Ty!

Ata, qė i mbrojnė ato, tani nė kėtė kohė tė ligė, nuk do tė mbesin vetėm kurrė por, do t“u shtohen nė kolona gjithnjė vargane atdhetarėsh tė devotshėm sepse, qėndresa dhe bujaria e shqiptarit nuk do tė soset, (mbarohet) kurrė!

Aliu, ka kėrkuar qė tė zbatohet Kushtetuta e Kosovės andej Lumbardhit, Ay, dhe shqiptarė tė tjerė kanė tė drejtė tė ndėrtojnė shtėpitė e tyre edhe nė Albanik e lėre mė, tė mos u lejohet tė rindertojnė shtėpitė e tyre nė rrethin e Mitrovicės sonė tė bukur.

Me tė drejtė dhe me vendosmėri; Aliu, ka deklaruar se: NUK E NJEH FARE UNMIK-un !

Ėshtė me rėndėsi, tė dinė lexuesit, se: UNMIK-u qysh ditėn e parė kur punėtorėt kanė ardhur tek Aliu, janė spiunuar nga unmikasit, duke iu treguar serbėve se sa veta janė dhe duke mos i penguar pėr t“i sulmuar ndėrtimtarėt por, duke i ndihmuar; edhe duke i ndėrsyer ata pėr ta sulmuar Aliun dhe kullat e tij. Meriton tė theksohet qė: kėshtu UNMIK-u, ka vepruar prej vitit 1999-tė, andej Lumbardhit, (ish-Ibrit).

Ndėrsa, fytyrėn e vėrtetė tė aleatėve tė Serbisė, ia demaskoi QĖNDRESA E vėllaut tonė Aliut.
Jemi me Ty, deri nė fitore!

Suedi, 20 Nėntor, 2008
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi