STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Violeta Manushi

Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:52 pm

Violeta Manushi
Vetėm pak kohė mė parė regjisori Londo e shndėrroi nė "prostitutė" ndėrsa tani Grabocka nė "fallxhore". U mėrzit nė fillim kur e pa veten brenda kėtij roli. Pastaj kuptoi se edhe pse nuk ishte brenda "ujrave tė saj" duhej tė kėnaqte publikun e saj, kuptoi se brenda atij spektakli gjithēka shkonte pėr mrekulli

Violeta Manushi…si u shndėrrua nė fallxhore

Zefina Hasani

Njė zė i largėt i kėrkonte qė tė bėhej fallxhore. Nuk e kishte njohur nė fillim atė zė kėmbėngulės. Pastaj e kuptoi se nuk kishte se kush tė ishte tjetėr, veēse Vera Grabocka. Nuk i kishte dhėnė asnjė pėrgjigje, pėr sė pari, por regjisoria nuk hiqte dorė nga kėrkesa e saj. E kishte ndarė mendjen qė nė spektaklin e saj tė radhės do ta bėnte fallxhore, Violeta Manushin dhe askėnd tjetėr. Ndaj telefoni tringėlliu pėrsėri…por jo ai i shtėpisė sė aktores. Ishte njė telefonatė e largėt, qė bėhej mes Tiranės dhe Kajros. Nė kohėn kur regjisorja kėrkonte personazhet e spektaklit tė saj "Rokoko", aktorja ishte nė Egjipt, nė festivalin e teatrit eksperimental qė zhvillohej atje, si e ftuar nga aktorėt e Teatrit Kombėtar. Violeta Manushi vetėm pak ditė kishte qė kishte zbritur nė vendin e largėt (ndoshta dy-tre ditė) kur Grabocka ia gjeti menjėherė adresėn dhe nisi ta bindė pak e nga pak (pėrmes telefonit) pėr rolin qė po i propozonte. E ēoroditur nga ai zė kėmbėngulės qė mundohej t'ia shpjegonte me detaje pozicionin qė do tė kishte nė atė spektakėl, Manushi tha "Po e pranoj". Nuk e refuzoi regjisoren, edhe pse nė mendjen e saj nuk e kishte aspak tė qartė se ē'rol do tė luante kėtė herė para kamerave televizive. Pas dhėnies sė asaj pėrgjigjeje, pothuajse "kuturu", Vileta Manushi nuk e kishte mendjen aq nė ditėt dhe netėt e festivalit teatror atje nė Egjipt, sesa nė netėt e spektaklit nė Shqipėri. Ndėrsa dhe telefoni vazhdonte tė tingėllonte nga Tirana nė Egjipt. Kėtė herė Grabocka kėmbėngulte qė aktorja tė nisej sa mė parė drejt Shqipėrisė sepse duhej tė ishte e pranishme qė nė natėn e parė tė spektaklit. Por, kėtė Manushi nuk mund ta bėnte kurrėsesi. I tha "Jo" Grabockės sepse gjithė ēka kėrkonte ajo ishte krejt e pamundur. Kėshtuqė nata e parė e spektaklit, deshi- s'deshi Grabocka, u hap pa praninė e Violeta Manushit.
* * *
Nė tė enjten e dytė tė "Rokoko"-sė, Violeta Manushi u shfaq e ulur pranė tryezės sė mbushur me letrat e saj tė fallit e sajuar si fallxhore, nėn paruken bjonde. Nė fillim, kur kishte parė veten ashtu pėrballė pasqyrės, vetja nuk i kishte pėlqyer aspak. Roli qė kishte pranuar, aq mė pak. Mendimet me veten po shkonin drejt pendimit pse i kishte thėnė "Po" asaj oferte…por mė pas nuk ndodhi kėshtu. Kishte ndjekur me kujdes gjithė spektaklin ishte ndier mirė. "Kuptova menjėherė se ky spektakėl ka marrė pėrsipėr tė transmetojė shumė gjera njeherėsh…kėngėn, humorin, informacionin e nevojshėm pėr teleshikuesit. Pesė persoanazhet e ideuara pėr kėtė spektakėl ishin tė gjetura. U binda pėr kėtė qė nė herėn e tretė tė spektaklit ndaj dhe mėrzitja qė mė kapi nė fillim, mė iku. Ndaj fillova tė punoj me seriozitet qė ta justifikoja sa mė mirė veten brenda atij roli. Me tekstin qė mė pėrkiste mua, isha njohur qė nė Egjipt sepse sapo i dhashė pėrgjigjen pozitive, Grabocka ma dėrgoi menjėherė materialin"-Manushi tregon se asnjėherė mė parė nuk kishte luajtur njė rol tė tillė…tė shtinte fall me letra e tė parashikonte tė ardhmen e tė tjerėvė-"Eh po artisti ku nuk futet e ēfarė nuk bėn. E mua tani nė pleqėri po mė takon tė luaj role tė ēuditshme. Pak kohė mė parė, regjisori Kiēo Londo mė bėri "prostitutė" nė verpėn qė vuri kėto kohėt e fundit nė skenė "Profesioni mė i vjetėr. Ndėrsa tani Vera Grabocka mė bėri fallxhore",-pohon duke qeshur Manushi. Shton mė pas se kur u shndėrrua nė prostitutė, e kishte pasur mė tė lehtė sepse nuk ishte e vetme nė atė skenė. Bashkė me tė "prostitutė" u bėnė edhe Tinka Kurti, Drita Pelingu, Ermira Gjata e Zamira Kita. Ndėrsa tek "Rokoko"-ja, aktorja ishte e vetmja fallxhore, ndaj dhe e pati paksa tė vėshtirė shndėrrimin. Ndoshta sepse e ndiente mungesėn e emocionit qė i jep skena. Ndoshta sepse thellė brenda vetes kėrkonte diēka tjetėr-"Do tė doja tė kisha njė rol karakteri, tė kisha njė dialog. Kėshtu gjithēka bėhet me interesante brenda meje".
Gjithsesi, edhe pse nuk e ndieu veten brenda ujėrave tė saj, roli i ri i hyri nė zemėr. Ndoshta jo aq sa rolet e tjera qė janė shėnuar nė karrierėn e saj artistike. "Megjithatė po mundohem qė teto Ollga t'i pėlqejė popullit edhe kėshtu si fallxhore",-qesh duke e ngatėrruar veten me mėdyshjen nėse ka mundur tė realizojė ashtu si duhet apo jo rolin e fallxhores. "Pėrderisa i hyra kėsaj pune, besoj se kam arritur tė bėj diēka pėr tė qenė". Edhe pak kohė i ka mbetur, pėr t'u shfaqur e tillė, si fallxhore. Pas pak ditėsh, spektakli mbaron kėshtuqė Violeta Manushi do tė heqė paruken bjonde, pėr tė mos e vėnė mė kurrė. Do tė mbyllė kėshtu tė fundit ofertė, pėrgjigjen e sė cilės e dha nė telefon, nga Egjipti i largėt, pa e ditur mire se ē'rol ishte ky i fallxhores.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:52 pm

Dritare
Lodhja e moshės qė mposhtet nga pasioni
Kishte mbetur plot 13 vjet larg skenės dhe kamerės televizive kur regjisori Kiēo Londo i kishte trokitur nė derė e i kishte lėnė nė dorė tekstin e njė komedie. Ndėrsa lexonte "Profesionin e vjetėr", Viloleta Manushi ishte ēoroditur e tėra. E kishte hedhut mėnjanė tekstin me bindjen se nuk do pranonte kurrėsesi tė luante rolin qė ishte nė atė tekst. Nuk donte kurrėsesi qė tė luante rolin e njė prostitute. Pastaj kur regjisori i shpjegoi idetė dhe mesazhet, Manushi u bind qė tė pranonte, me njė kusht…qė tė hiqeshin nga teksi ca fjalė banale. Dhe kėshtu u bė. Manushi u shfaq pas 13 vjetėsh mungese nė skenė e emocionuar dhe e lumtur. E harroi nė ato kohė sėmundjen qė e kishte mbėrthyer nė kolltukun e kuzhinės sė saj pėr ditė e ditė me radhė. Shkonte ēdo ditė nė prova dhe nuk e ndiente mė lodhjen aq sa e ndjente kur lėvizte nėpėr shtėpi, nga njėra dhomė nė tjetrėn. Kėnaqėsia qė i ngjallte skena, e bėri qė tė ndihej edhe njė herė si dikur…kur nuk kishte asnjė thinjė mbi krye.
Kėshtu u ndie edhe kėtė herė, kur ngjiste shkallėt e TVA-sė ēdo tė hėnė e tė martė, pėr tė ndjekur provat e javės sė spektaklit "Rokoko". Po kėshtu edhe tė mėrkurė e tė enjte kur shkonte tek amfiteatri "Calvin" pėr tė realizuar provat gjenerale. "Tė gjitha ditėt e javės kalonin me kėto angazhime dhe tė them tė drejtėn pėr moshėn time ishte pak e lodhshme sidomos kur mė duhej tė rrija me orė tė tėra tek "Calvin" ndėrsa muzika buēiste pa pushim, ndėrsa dhe vajzat e reja qeshnin dhe flisnin me zė tė lartė. Tė gjitha kėto zhurma mė lodhnin dhe kur pėrfundoja nė shtėpi nė orėn 12 ose 1 tė natės nuk i ndieja mė as kėmbėt e as kokėn. Por ē'ti bėsh pasionit. Ai tė qetėson e tė mban gjallė"-tregon Manushi-"Edhe pse lodhesha shumė, pėrsėri ndieja kėnaqėsi qė isha e angazhuar nė tė gjitha ditėt. Tani qė spektakli po mbaron nuk e di se si do tė duken ditėt." Manushi krijon njė pauzė tė shkurtėr nė rrėfimin e saj, e pastaj thotė si me gjysmė zėri-"Do tė dėshiroja shumė njė rol nė teatėr ose nė film fundja"-Vetėm kėshtu ajo do tė mund tė mposhtė plakjen, sėmundjen dhe mėrzitjen.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:53 pm

Njė tjetėr ēmim pėr Violeta Manushin

Violeta Manushi aktorja qė aq shumė i dha skenės shqiptare dhe artit nė tėrėsi, mbushi nė 5 Mars 80 vjeē. Por ditėlindja e saj nuk mbaroi aty, miqtė dhe dashamirėt i kanė premtuar asaj njė ditėlindje tė gjatė kėsaj here. Festimet pėr 80- vjetorin do tė vazhdojnė edhe kėto dy ditė sepse aktores nesėr i akordohet nga Bashkia e Tiranės ēmimi “ Nderi i Qarkut”. Megjithėse u mundua qė kėtė ditėlindje ta kalonte nė fshehtėsi dhe pa praninė e mediave ndoshta pėr tė mos i bezdisur mė miqtė e saj siē shprehet ajo vetė edhe kėtė herė ajo nuk mundi ta festonte vetėnm, por e rrethuar nga tė gjithė ata qė e respektojnė dhe e duan, miq e shokė, nxėnės dhe dashamirė pėr tė festuar njė jetė tė tėrė pėrkushtuar aktrimit.Plot personazhe solli ajo nė ekranin tonė, personazhe qė i vuri nė skenė me mish e me shpirt pėr tju skalitur publikut nė mendje. Nė kėtė ditė tė mbushur plot me gėzim dhe emocion pėr tė ajo ėshtė shumė e emocionuar dhe ulur nė krye tė tavolinės pret urimet e pėrzemėrta qė i dhurojnė miqtė. Dikush i uron pleqėri tė mbarė ndėrsa dikush tjetėr mos u plaksh kurrė apo mos vdeksh kurrė. Pėrveē urimeve Violetės i vijnė shumė falenderime nė emėr tė punės sė saj tė gjatė dhe si njė prej aktorėve tė parė qė bėnė teatrin nė Shqipėri. Falenderime nga nxėnės tė frymės sė saj, qė u ushqyen me dashurinė pėr personazhin qė vunė nė skenė duke e bėrė atė pjesė tė ēdonjėrit prej nesh. Plot dhurata pėr Artisten e Popullit nė kėtė pėrvjetor, dhurata qė ajo i ēmon shumė jo pėr nga madhėsia apo vlera e tyre monetare por nga respekti qė ato mbartin brenda tyre. Nė fakt Violetės po i pėrgatitej njė tjetėr vlerėsim siē ėshtė ai i Nderit tė Kombit por burokracirat qė duhet tė kaloj, do tja sjellin pak me vonesė dhuratėn qė i bėhėt nga shteti nė emėr tė gjithė popullit shqiptar.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:53 pm

Intervista nė 80 vjetorin e lindjes sė Artistes sė Popullit, Violeta Manushi

Hyrja me detyrim nė teatėr

Mė 6 mars Violeta Manushi-Artiste e Popullit mbushi 80 vjeēe. Me kėtė rast ajo nderohet edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Tiranės. Tė gjithė ata qė e kanė ndjekur nė skenė apo nė ekran e urojnė nga zemra pėr gjithēka ajo ka bėrė me artin e saj nė shėrbim tė argėtimit dhe fisnikėrimit tė shpirtit njerėzor.

“Kam Dėshirė tė vdes nė skenė. Unė u lidha me skenėn. Skena ishte shtėpia ime, rolet ishin fėmijėt e mi, ndėrsa kolektivi–familja ime”. Kėshtu ėshtė shprehur herė pas here ajo nėpėr biseda e intervistat qė ka dhėnė.E identifikuar me emra tė ndryshėm personazhesh, jo rrallė atė e thėrrasin Teto Ollga, Zonja Olimbi, Rita, Sofka, Tana e plotė tė tjerė …

Zonja Violeta, si e keni arritur kėtė?

Ndeshja ime me jetėn qė nė moshė shumė tė vogėl mė dha mbresa, tė cilat pastaj i shfrytėzova nėpėr rolet e mi. Qė nė moshėn 12 vjeēare u futa nėpėr dyert e atyre qė mė thėrrisnin pėr ndonjė shėrbim, nėpėr punishte tė ndryshme, duke dhėnė edhe unė kontribut ekonomik nė familjen time shumė tė varfėr. Jo lypse, por tė varfėr.

Ku keni lindur ju?

Kam lindur nė Korēė nė vitin 1926. Ėndrra e babait tim ishte tė mė bėnte mėsuese.

Kur dhe si erdhėt nga Korēa nė Tiranė?

Motra e madhe u martua kėtu nė Tiranė. Pėr tė hequr njė gojė nga sofra e babait, ajo mori me vehte edhe atė motrėn e dytė. Pastaj ata mė gjetėn edhe mua punė. Kishin biseduar me pronarin e shtypshkronjės “Dielli”. Erdha dhe unė tipografe, nė pedalinė.

Deri nė ē’kohė?

Deri nė Ēlirimin e Shqipėrisė, derisa mė urdhėruan tė vete e tė mar pjesė nė njė shfaqe. Mė urdhėruan dhe do ta zbatoja, se unė isha e re komuniste qė nė Korēė. Nė 1945-ėn do tė festohej pėr herė tė parė nė mėnyrė tė organizuar festa e Njė Majit dhe pėrgatitej njė pjesė e V. Eftimiut, “Akimi”. Pjesėn e vinte Sokrat Mio, regjisor i talentuar, i vjetėr e me kulturė. Ato vajzat partizane qė qenė, dikush u largua, dikush tjetėr shkoi me detyra dhe kėta nuk kishin vajza. Meqė dola mirė aty, ngulėn kėmbė pėr tė mė marrė. Nuk desha tė shkoj por mė detyruan.

Po nė Teatrin e Shtetit ose Teatri Kombėtar qė i thonė sot, kur keni filluar?

Ka qenė njė prilli i 1946-ės. Mė pritėn me zemėr tė hapur, se ishte njė kolektiv shumė i vogėl. Nga shoqet gjeta aty Behije Ēelėn, Liza Vorfin, Ana Kēirėn edhe njė Ollga Shuraja, njė ish partizane qė i bėnte mirė rolet e nėnave, por qė kishte njė djalė qė e deshte dhe ky i nxirte pengesa. Edhe pse e la teatrin, ai nuk e mori dhe ajo iku nė Pėrmet ku u martua dhe lindi fėmijė.

Domethėnė, ju keni shkuar nė teatėr me detyrim?

Me urdhėr. Por ėshtė e ēuditėshme. Megjithėse vajta me urdhėr, hėngra edhe dru, pa e ditur se pse, magjia e skenės tė bėn pėr vehte. Pastaj edhe dru tė mė jepnin unė nuk ikja. U lidha shpirtėrisht. Nė 1947-ėn erdhi regjisori i parė. Se Qeveria preokupohej qė tė na arsimonte e tė na kulturonte, se ne s’kishim ardhur asnjėri nga bangat e shkollės. Dikush nga fshati, dikush nga puna. Unė isha me pesė klasė fillore tė kohės sė Zogut. Qenė nja dy-tre me tė mesme, si Prokopi, Sandri, qė erdhi mė vonė mė 1949-ėn. Andon Panua po, ai ishte i arsimuar, ndėrsa tė tjerėt jo. Prandaj sollėn pedagogė, tė cilėt na bėnin teori nė mėngjez dhe praktikė me ato pjesėt qė filluan tė vėnė. I tėrė brezi ynė i asaj kohe e bėri atė kurs, tė cilin mund ta quajmė njė universitet pa diplomė. Unė plotėsova arsimin e mesėm, mėsova shumė gjėra qė nuk i dija. Bėja edhe turnetė e asaj kohe, qė zgjatnin nga njė e nga dy muaj dhe kur tė gjithė pushonin, unė veja jepja provime. Bile merja edhe nota tė mira. Kam qenė nxėnėse e mirė e asaj kohe dhe rrija gjithėnjė nė tabelė tė nderit.

Ju patėt fatin qė punuat me regjisorė tė njohur.

Me regjisorė tė mėdhenj dhe me dramaturgji tė madhe botėrore, klasike dhe kontemporane. Pastaj, ne kemi ushqyer njėri-tjetrin me punė. Ne nuk ndaheshim. Kishim apo s’kishim rol, ne rrinim aty dhe shihnim njėri-tjetrin. Kishim dashuri tė madhe pėr njėri-tjetrin.

Me cilėt aktorė keni qenė mė shumė partnere?

Viktor Gjoka, Naim Frashėri, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Besa Imami, Prokop Mima…me tė tėrė. Edhe me mė tė rinjtė.

Ju ishit si njė ansambėl, qė u rritėt me njėri-tjetrin, u lidhėt, jetonit, madje shkėmbenit edhe vizita me njėri-tjetrin.

Edhe vazhdojmė. Ne qė kemi mbetur gjallė, vazhdojmė. Ndėrgjegja pėr punė ka qenė e madhe dhe ne u bindėm qė fėmijė, se pa punė s’jetohet. Unė s’kam bėrė kurrė fjalė, merja kryerol, merja figurant apo statist, kur duhej, gjithmonė mundohesha qė tė sillja diēka tė re nė skenė, nėpėrmjet asaj figure, me fjalė apo pa fjalė. Pra, ēdo gjėje i jepja rėndėsinė e duhur. Po ju sjell njė shembull. Unė, pothuajse fėmijė, kurse Mihal Popi, baba me njė rreth fėmijėsh. Kur bėnte sakrificė ai ose Loro Kovaēi, qė erdhi mė pas, unė dhe tė tjerėt rrinim sus. Ata kishin njėqind halle dhe atje i prisnin fėmijtė, por pėrpara punės nuk vinin asgjė. Ata, me kėshillat e tyre na edukuan edhe ne me disiplinėn, me dashurinė pėr punėn. Shto kėtu edhe teorinė dhe praktikėn qė bėnim me pedagogėt qė erdhėn mė vonė.

Zonja Violeta, si keni punuar ju pėrgjithėsisht pėr realizimin e njė roli?

Unė s’kam bėrė kurrė fjalė, merja kryerol, merja figurant apo statist, kur duhej, gjithmonė mundohesha qė tė sillja diēka tė re nė skenė, nėpėrmjet asaj figure, me fjalė apo pa fjalė. Pra, ēdo gjėje i jepja rėndėsinė e duhur. Po ju sjell njė shembull. Unė, pothuajse fėmijė, kurse Mihal Popi, baba me njė rreth fėmijėsh. Kur bėnte sakrificė ai ose Loro Kovaēi, qė erdhi mė pas, unė dhe tė tjerėt rrinim sus. Ata kishin njėqind halle dhe atje i prisnin fėmijtė, por pėrpara punės nuk vinin asgjė. Ata, me kėshillat e tyre, na edukuan edhe ne me disiplinėn, me dashurinė pėr punėn. Shto kėtu edhe teorinė dhe praktikėn qė bėnim me pedagogėt qė erdhėn mė vonė.

Sa femra kishte teatri kur vajtėt ju?

U bėmė gjashtė gra, po seicila kishte planin e vetė dhe bukuria e trupės sonė kjo ishte, se qėlluam tė gjithė nė plane tė ndryshme. Rolet e Dritės nuk i bėja dot unė, ashtu si ajo nuk bėnte dot rolet e mija ose tė Marie Logorecit. Dhe seicili kishte ēiftin e vetė, si nė balet. Pėr njė kohė tė gjatė Behija ishte partnere me Mihalin, se ata e kishin filluar punėn qė me lėvizjen amatore. Unė isha me Viktorin. Ai e kapėrxente njė ēikė masėn dhe unė e detyroja tė mė pėrgjigjej direkt, pa e lejuar tė kalonte. Mė vonė, kur erdhi Sula, mbeti ai partneri im. Me Sulėn kemi qenė ēift i mirė, se shkonim edhe si trupa. Ai ishte edhe i humorit, edhe i dramės. Njeri me kulturė, qė shkruante. Ishte njė partner shumė i mirė.

Pra ju u profilizuat, pėr tė luajtur disa karaktere.

U profilizuam. Duheshin luajtur edhe nėnat, edhe gratė, dhe unė kėto i kisha mė kollaj, megjithėse isha 20 vjeēe. Nėnat dhe gratė, por jo vajzat. P.sh. si dashnore kam dalė vetėm njė herė nė skenė dhe atėhere nuk i ngrita sytė kurrė. Qe njė pjesė e Gorkit, “Mikroborgjezėt”, ku kisha Pavlinėn, atė shėrbėtoren, me tė cilėn bie nė dashuri ai djali i adoptuar. Por nuk i bėja dot kėto, kisha shumė siklet. Ndėrsa kėto tė tjerat ishin mė tė lirėshme dhe i bėnin.

Ju keni qenė vazhdimisht aktore kryesore e komedisė. Ajo gjallėria juaj, vitaliteti, potenca aktoreske kanė buruar gaz e mirėsi nė skenė dhe publiku ju ka pristur vazhdimisht me duartrokitje. Ku e keni patur sekretin?

Se unė jam munduar qė pėr seicilin rol tė sjell detaje tė veēanta. Nuk ėshtė vetėm fjala. Atė duhet ta mbushėsh me emocionet e pėrshtatėshme, me detajet e pėrshtatėshme nė rrethanat qė ka dhėnė dramaturgu. Nuk mund tė sjellėsh gjithmonė vetvehten. Duhet ndarė karakteri nga karakteri, se njerėzit mund tė kenė halle tė pėrbashkėta, por reagimet janė tė ndryshme.

Si u ngjit vajza e pa arsimuar Violeta Manushi nė nivelin e Artistes sė Popullit?
Rolet e Nicės, Olimbisė, Ollgės
Zonja Manushi, ju keni interpretuar njė mori rolesh, nga dramaturgjia jonė dhe ajo botėrore. Ku e keni ndjerė vehten me tė vėrtetė rehat?

Mė shumė nė rolet e popullit tim. S’ka kėnaqėsi mė tė madhe se sa kur tė thonė: “E mo, e di qė ke patur parasysh filankėn”. Domethėnė se unė kam sjellė njė figurė reale nė skenė. Unė e njoh Ēajupin nga letėrsia, e dashuroj si poet pėr ato qė ka thėnė:

Burrat nėnė hije, qeshin, kuvendojnė, Pika qė s’u bie, se nga gratė rrojnė…

Kur kam luajtur “14 vjeē dhėndėrr” unė e mendova atė si njė grua tė ngarkuar, me kėpucė tė mėdha, me dy gėrsheta tė hollė, siē i mbajnė ato andej, dhe nxora njė Tanė qė mu pėlqye atėhere, kur e luajta nė skenė. Kishte ardhur njė doktor qė ėshtė andej nga ana e Ēajupit, nga Gjirokastra, edhe mė thotė: - Mė qafsh, ku e njeh ti atė filankėn? - Nuk e njoh,- i thashė. - Jo, po ne e kemi patur nė mėhallė, - tha. - Faleminderit. Domethėnė se paskam sjellė njė figurė tė vėrtetė tė asaj krahine, - i thashė. Po kėshtu edhe me Olimbinė. Me tė gjithė. Pra, bazėn e kam patur gjithmonė te njohja e jetės. Kam nėnė Nicėn (Gjenerali i ushtrisė sė vdekur). Nicėn e halleve tė mėdha, tė cilat i kujtonte pas kaq vjetėsh nė atė gjendje shpirtėrore. Nė skenė Nica ka tingėlluar jashtėzakonisht mirė. Atė e bėnė edhe film. Dhe unė i bėj vėrejtje Vladimir Priftit, se nuk ka punuar me dashuri pėr Nicėn. Nuk ishte e nevojėshme ėndrra e gjeneralit fashist, se si i mendonte ai tė vdekurit. Populli duhej tė shikonte Nicėn se si i zhvarros, i sjell ato dhe ua hedh turinjve atyre. Ajo ėshtė sa pėr njėqind tablo.

Si erdhi ky personazh tek ju?

Kishte kohė qė regjisori Piro Mani mė thoshte: Violeta, tė pret Nica. E kishte dramatizuar vetė ai. Njė herė, dy…I thashė: Ore Piro, ti tallesh me mua, apo?…Se, me sa kam lexuar nė roman, nuk jam unė pėr atė. Ajo ėshtė njė nėnė e mbledhur, e pakėt…E ke gabim, tha. Pamvarėsisht nga romani, ne do ta japim Nicėn me karakter tė fortė, qė e thotė fjalėn e vetė si bombė. Dhe kjo je ti. Kėshtu mu dha Nica. Por mua mė shqetėsonte prishja e dasmės. Ta jepje si tė ikur nga mendja prej fatkeqėsisė, nuk justifikohej. Ishte normale kundėrvėnia, po pse tė prishte dasmėn, ku ishte mysafire? Dhe unė mendova t’ia mar kėngės. Nė duf e sipėr, pasi prish dasmėn, ajo mbledh vehten dhe justifikohet kėnga. Edhe shumė kėngė qė kėndohen atje, nė fillim i kam provuar unė me Nicėn, qė nga “Filloi babai dasmėn” e deri te vallja “O ju vajza shqipėtare”. Unė kam patur miqėsi me njė familje labe dhe ajo e zonja e shtėpisė kishte mbetur shumė e re. I qe vrarė burri nė luftė dhe fėmijtė i thoshin nėn-o. Ai ishte dėshmor, por kjo kishte idenė se sahatin e tė shoqit ia kishte parė dikujt me tė cilin kishin fėrkime. Dhe thoshte: “Duhet ta ketė marė plumbi nga mbrapa, ma ka vrarė hasmi”. Domethėnė kishte dyshime. Kishte mbetur me njė vajzė dy vjeēe dhe me njė djalė tre muajėsh. Nuse e re. I thashė:

- O nėno, sikur tė vinte nė dasmėn e djalit tėnd ai hasmi, qė ti e urren aq shumė, ē’do tė bėje? Do t’i suleshe? Do ta prishje dasmėn?

- Unė tė prishja dasmėn e djalit!? Unė do t’i kėrreja sytė atij me thonj dhe do t’u thosha atyre: Vazhdoni dasmėn, se e mora hakėn. Dhe do tė merja njė kėngė, - tha. Ia tregova Piros kėtė dhe kėshtu e bėmė.

Ju keni luajtur Olimbinė te “Karnavalet e Korēės”, e vėnė nė skenė nė vitin 1946, kur ishit vajzė e re. Keni luajtur edhe Ollgėn te “Zonja nga qyteti”, e shkruar nga Ruzhdi Pulaha dhe e vėnė nė skenė nė vitet ’70? Ku ndryshon Ollga nga Olimbia?

Pėr “Karnavalet e Korēės” mė erdhi Spiro Ēomora aty te klubi, ku ėshtė Bingo sot, edhe mė thotė: “Kam njė komedi, tė lutem lexoma, se kam dėshirė tė ma luash ti”. E lexova dhe mė pėlqeu. Olimbia ėshtė njė grua borgjeze, qė kėrkon ta martojė vajzėn me prikė, me mall, pėr tė ruajtur famėn e familjes. Kurse Ollga ėshtė njė grua e ditėve kur ėshtė shkruar pjesa, e cila ka dhėnė kontributin e saj nė ndėrtimin e kėsaj shoqėrie. Edhe kjo ka njė vajzė, tė cilėn kėrkon ta martojė dhe disa njerėz menduan se kėto do tė ishin tė njėjta, kurse unė nuk mendoja kėshtu. Unė nuk e njihja Ruzhdi Pulahėn kur mė ndali nė rrugė e mė tha: “Kam ēuar njė komedi nė teatėr dhe kam dėshirė tė ma luash ti”. E pashė kėtė djalė tė imėt, tė verdhė, se vuante nga stomaku, edhe i thashė:”Faleminderit more djalė dhe paē fatin qė tė tė aprovohet. Se unė, edhe e njėqinta tė jem, do ta luaj, nėse ti ke menduar vėrtetė pėr mua”. E lexova dhe rash nė dashuri. Mua s’mė ka bėrė vaki nė jetėn time qė, edhe duke interpretuar Olimbinė, tė cilėn e desha shumė dhe qė mė pritej ēdo batutė me duartrokitje, tė mė rrinte mendja te skenat e kėsaj tjetrės. Kurrė s’mė ka bėrė vaki. Kam patur halle, gėzime, unė jam pėrqėndruar tek ajo qė bėja nė skenė. Kurse pėr Ollgėn mė ikte mendja, d.m.th. jetoja me tė nė gjumė, nė rrugė edhe nė skenė.

Mesa duket, Ruzhdiu e kishte shkruar vėrtetė pėr ju atė rol.

Po, po. Bile e thotė Bakua, atje nė njė vend: “Po ti je edhe e shėndoshė, moj Ollgė”. Kishte parasysh edhe fizikun tim.

“Zonja nga qyteti”, pra Ollga mė pas u bė edhe film.Meqė e kishit luajtur nė skenė, ju e kishit tė lehtė edhe pėr ekran, apo jo?

Kur filloi xhirimi, unė pash qė kėta, regjisori me operatorin diēka bisedonin pėr mua. I thash: Mė fal Piro. E mira ėshtė tė ma thoni edhe tė mirėn, edhe tė metėn nė sy. Se qė tė dyja vlejnė. E meta do tė mė bėjė tė mendohem pėr ta rregulluar, kurse e mira do mė verė nė pozita pune pėr tė ecur mė tej.

- Mirė, mirė, - tha Pirua. Piro Milkani ėshtė djalė i mirė, i qetė. – Je pak teatrale, - tha.

- Dėgjo kėtu, - i thashė. – Nėse Ollga nuk mbledh buzėt kur vjen nė fshat (nė fillim), nuk hyn nė valle nė fund. Unė e kam tė ndėrtuar kėtė rol, - i thashė. Edhe aktorėt e tjerė, ata tė Korēės, e kishin gati atė, se e kishin realizuar nė teatėr, dhe hynin lehtė nė planin e vetė. Pra, nuk kishte nevojė pėr shumė plane dhe ai film u bė me kursime shumė tė mėdha. E, nejse, bėra edhe njė plan ashtu, me indiferentizėm.

- Jooo, - tha Pirua. Pastaj m’u dha kartabianka dhe e bėja rolin siē e mendoja unė. Bile, kur xhiruam atje te uji nė fshat, mė vunė njė dėrrasė pėr tė kaluar, ngaqė ishte pak e lartė.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:53 pm

- Pse e keni vėnė? – i pyeta.

- Se mos biesh, - mė thanė.

- Po kjo ėshtė komedia, se unė nuk e njoh terrenin dhe bie,- u thashė. Mirėpo, ata qė mė favorizonin, ishin fshatarėt. Ata punonin natėn, se ishte verė, korrnin grurin, ndėrsa ditėn rrinin si spektatorė. Kur qeshnin ata, merja aprovimin unė.

Xhirimet e atij filmi janė bėrė tė gjitha nė Tushemisht, tė Pogradecit?

Nė Tushemisht.

Ai film ka momente interesante dhe me humor. Sidomos skenat me Koēin tė cilat Vasillaqi i ka realizuar mrekullisht.

Eh, Koēi…Ėshtė mirė si figurė. Dhe ishte njeri qė i pėrshtatej kolektivit Vasillaqi, i kėndėshėm, me humor. Njeri shumė i mirė.

Po skena e hedhjes sė postjerit nė ujė si ėshtė realizuar?

Ajo qe njė shaka, por mbeti nė favor tė rolit. I shkreti Hasan… Ishte kaq i dashuruar me punėn, por nuk fliste dot. Ai e kishte me pasion artin. Por edhe e shfrytėzonin figurėn e tij. Nejse. Tani, ai njė plan qe, dy fjalė kishte.

- Nisu, Violeta, - mė thoshin kėta. Ky bėnte muhabet atje mbrapa dhe nuk mė vinte nė kohė.U thoshte atyre fshatarėve:

- E keni parė filmin? E, mo, atė ballistin qė e hanė qentė…Ai jam unė, - thoshte.

- Ky plan do tė hiqet, - thosha unė, qė ta dėgjonte ky. Se vdiste, po t’i hiqje ndonjė gjė.

- Pse, pse do ta heqin? - pyeste.

- Po ē’mė kap mua ti! Mos mė kap kur tė kėmbehemi te ura, se do tė mbahem unė tek ti, - i thosha, qė tė kisha mundėsi ta hidhja. – Mos mė kap, se do t’u them qė ta heqin fare skenėn…

- E, mirė, mirė, se e bėj unė, - thoshte. I shkreti, ishte me tension dhe mė i moshuar se unė. Kur erdhi aty tek ajo ura e ngushtė, unė njė tė shtyrė i bėra dhe ra. Tė betohem qė u bėra pishman, se qe njė ditė e ftohtė dhe ai me zi i nxori ato fjalėt: Po ē’mė bėre, moj, ē’mė bėre…Hasani i gjorė, qe njeri shumė i bindur, njeri qė mbante shaka. Unė atje kam qeshur me tė madhe, por ata e kanė prerė.

Zonja Violeta, me punėn tuaj ju u bėtė njė ndėr aktoret mė nė zė tė skenės, ekranit dhe mikrofonit tė Radios, njė aktore me individualitet e aftėsi tė veēanta, me fuqi, me zė, me plastikė e temperament tė admirueshėm. Si i keni pėrpunuar kėto cilėsi tė domosdoshme pėr aktorin?

Unė kam bėrė njė jetė tė kufizuar dhe e kam ruajtur ēdo gjė pėr tė bėrė syrprizė nė skenė. Nuk kam abuzuar, as me duhan, as me pije. Se i shoh kėto vajzat e reja, qė sapo hyjnė nė shkollė edhe fillojnė me tualete, me cigare, me gotėn e konjakut pėrpara dhe u prishet zėri qė pa filluar akoma. Unė jam 75 vjeēe, por le tė vijnė tė konkurojnė, po tė duan. Sidomos pėr ato qė i venė detyrė vehtes tė bėhen artiste, unė ndjej dhembje, kur i shoh kėshtu, se dua qė tė jenė tė sakta, ta thonė fjalėn siē duhet nė skenė, siē i takon artistit, e jo tė jenė gjysmake.

Kjo e keqe nuk ėshtė vetėm e kėtyre vajzave tė fushės sė artit.

Po tė ishim nė moshėn e tyre, ndoshta edhe ne mund tė na rrėmbente kjo gjė. Por, nė moshėn tonė, ne nuk u rrėmbyem, edhe pse nė ēdo kohė ka patur degjenerim.

Dhe ju hytė nė art nė njė kohė qė nuk ishte e lehtė, pasi duhej tė ndesheshe me njė opinion konservator e tė pa zhvilluar.

Jo, ai tė duartrokiste, por nuse pėr djalin nuk tė merte. Janė ato tė skenės, thoshte. Bile, mua mė thoshin shoqet. Sa mirė pėr ty qė i ke rolet e ndershme, meqė luaja rolet e nėnave etj. Kurse ato tė shkretat duhej tė luanin edhe ndonjė ēapkėne, edhe ndonjė tė pėrdalė…



-Zonja Violeta, pėr punėn e madhe qė keni bėrė ju keni marė vlerėsimet dhe duartrokitjet e publikut, tė cilat e stimulojnė dhe e mbajnė gjallė artistin. Po, pėrveē kėtyre keni patur vlerėsime tė tjera?

V. Manushi:- Jam dekoruar zyrtarisht me rastin e pesė vjetorit tė Teatrit, me Medaljen e Punės, se kėshtu fillonin atėhere. Mihal Popi, mė duket se mori Urdhėri i Klasit tė Tretė, si mė me eksperiencė qė ishte. Po teatri nuk ka marė shumė dekorata. Pastaj, vonė, kur gjėrat po bėnin “bum”, kam marė Urdhėri ”Naim Frashėri”. Mė 1969-ėn kam marė titullin Artiste e Popullit, direkt. Nga kolektivi isha propozuar Artiste e Merituar, por mė erdhi Artiste e Popullit. Unė, Kadri Roshi dhe Mentor Xhemali jemi bėrė Artista tė Popullit nė njė ditė, me rastin e 25-Vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut. Pastaj kam marė Ēmimi i Parė i Republikės, pėr figurėn e Ollgės.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:54 pm

Flet aktorja e njohur, Violeta Manushi
Manushi: Humori im vjen nga drama

Blerina Goce

Edhe kėtė radhė u shfaq si njė nėnė. Nuk ishte plaka Nicė te "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", as Ollga tek "Zonja nga qyteti", por nėna shqiptare qė vuan pėr fėmijėn e vet. Energjike si dikur, Violeta Manushi, edhe pse nė moshė tė thyer, arriti tė sjellė njė interpretim vital tek "Streha e tė harruarve". " Si asnjėherė tjetėr, nė momentin kur unė u ngjita nė skenė mė rrihte zemra mė fort. Publiku mė ka mbajtur gjallė, ai nuk tė harron, por tė duartroket, tė jep energji dhe emėr", thotė nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", aktorja Manushi. "Nėse do krahasoj emocionet qė kam pasur nė fillimet e mia nė teatėr, pikėrisht atėherė kur unė isha e paformuar profesionalisht, kjo forcė emocionesh u pėrjetua edhe tek "Streha e tė harruarve", shton ajo.
Ēfarė ndjesish provon artistja Violeta Manushi, kur pas kaq vitesh heshtje, ngjitet nė skenė nė Teatrin Kombėtar?
U lidha me skenėn qysh nė moshė tė re dhe nuk mund tė shkėputem dot pa menduar dhe pa vuajtur pėr atė. Gjatė viteve tė tranzicionit u ndjeva e kėputur. Mbas 13 vjetėve, me regjisorin Kiēo Londo mora pjesė nė komedinė "Profesioni mė i vjetėr", nė rolin e njė prostitute qė vdes nė skenė nga varfėria. Mė vonė mora pjesė nė njė dramė, satirė tė shkruar nga Ruzhdi Pulaha, ku rolin e gjyshes e kishte ndėrtuar pėr mua. Ēdo rol qė kam interpretuar ka bėrė qė tė bie nė dashuri me tė. Pėr hir tė roleve kam sakrifikuar edhe nga jeta ime private. Tashmė u angazhova nė pjesėn e Ruzhdi Pulahės "Streha e tė Harruarve", ku pata rolin e njė nėne, tė cilės i ka ikur vajza pa e pyetur me njė shok qė ka njohur, por ai e ka nxjerrė prostitutė. Shfaqja u dha me rastin e 60-vjetorit tė Teatrit Kombėtar dhe vazhdon tė jepet pėrsėri.
Ndonėse ke kaq vite nė skenė dhe nė sheshet e xhirimit, ē'kujton nga fillesat drejt rrugės sė artit?
Kur u ngjita nė skenė kam qenė 20 vjeē. Rinia ime ėshtė nė kohėn e Zogut. Me qenė se punoja tipografe, qė andej u thirra pėr tė luajtur nė teatėr. Por kuptoja se tė punosh nė njė institucion tė tillė duhet tė kesh kulturė. Shumė gjėra mė mungonin, por kishte artistė qė vinin nga lėvizja amatore si Loro Kovaēi e Pjetėr Gjoka, por kishte edhe nga ata qė kishin mbaruar shkollė si Andon Pano. Isha shumė e ndrojtur, se jam rritur me varfėri tė paparė. Ka pasur raste qė kam ngrėnė drekėn me pak lakėr dhe kripė. Ishte viti 1945, kur po festohej 1 Maji. Artisti Gaqo Avrazi drejtonte Ansamblin e Ushtrisė. Do tė luhej njė dramė e shkurtėr "Ankimi" e Viktor Eftimiut. Na morėn nga tipografia 10 vajza. Unė s'ua mbusha syrin fare, sidomos regjisorit Sokrat Mio, i cili kishte mbaruar Akademinė e Arteve jashtė shtetit. Ai ia vuri syrin njėrės prej vajzave, por ajo ishte shumė e ndrojtur. Edhe unė fshihesha prapa vajzave dhe thosha ishallah s'mė provon mua tė luaj…. Por kur dola nė skenė fillon tragjikomedia ime. Skena mu duk si varrezė, sepse skenat atėherė i ndėrtonin origjinale. Dėgjova: "Shpejt profesor se ka ardhur qeveria"?!.. Unė sa dėgjova kėto fjalė ia mbatha me vrap, por mė kapėn dhe mė ulėn me zor. Kur filloi tė hapet perdja duke bėrė kėr..kėr, mė bėrtisnin fillo, fillo, dhe unė hiē. Seit Boshnjaku, i cili luante rolin e Qahjait i thanė: "Vepro". Seiti mė qėllon fort me kamxhik dhe unė u hodha pėrpjetė se filloi tė mė dhembė shumė shpina nga kamxhiku e fillova tė qaj nga dhimbjet. Por pėr ēudinė time salla duartrokiste. Pas mbarimit mė kėrkonin, por unė hodha shaminė e kokės nė qoshe tė skenės dhe dola. Ata mė takuan dhe mė uruan. Njė vit tė tėrė mė kėrkuan pėr nė teatėr. Vėllai im, Llambi Manushi, ma mbushi mendjen. Mė 1 prill tė vitit 1946 fillova punėn nė Teatrin Kombėtar.
Pėrse tė pėlqen humori?
Unė humorin e kam nga jeta. Humori del nga drama e personazhit. Kam luajtur nė shumė drama e tragjedi, pėrveē komedive qė janė tepėr nė natyrėn time. Ka pasur raste qė kam interpretuar tri role nė njė dramė. Drama e parė ka qenė "Nėna e tradhtarit". Them se dramėn e kisha mė tė lehtė se komedinė. Nė drama kam luajtur shumė nėna si: Nicėn apo Sofėn.
Vite mė parė ke luajtur nė komedinė "Zonja nga qyteti". Si e ke pėrjetuar rolin e Ollgės?
Desha tė them se kur shkrimtarėt dhe dramaturgėt shkruajnė pėr artistėt nderojnė veten dhe artistėt. "Zonja nga qyteti" ėshtė shkruar pėr mua. Unė s'e njihja fare Ruzhdi Pulahėn, por njė ditė e pashė tė dilte nga radioja ku punonte si gazetar, ku shkonte nėpėr rrethe e ndiqte edhe problemet e gruas. Kėshtu kishte ndjekur problemin e njė nėne qė shoqėronte vajzėn e vet nė fshatin qė e kishin ēuar me punė. "Kam shkruar njė komedi pėr njė zonjė nga qyteti, por kjo do tė inskenohet po e luajte ti rolin e zonjės", mė thotė Ruzhdiu, "pasi te kjo komedi jam mbėshtetur te ti si figurė", vijoi ai. Unė iu pėrgjigja se do ta punoja me respektin mė tė madh. E mora komedinė, e lexova dhe tė them tė drejtėn, rashė nė dashuri me tė.
A do tė vazhdojė tė luajė nė skenė dhe nė sheshet e xhirimit artistja Manushi?
Me kohė kam shfaqur dėshirėn qė tė vdes nė skenė. Kjo do tė jetė njė nga ėndrrat e mia. Unė iu dedikova skenės kur u lidha me tė qė nė moshė tė vogėl. Mua shtėpi mu bė skena, familje kolektivi, dhe fėmijė mu bėnė rolet e mia. Dua qė shpirti tė mė mbetet nė skenė, pėrpara atij publiku qė mė admiron.

Pasaporta

Emri: Violeta
Mbiemri: Manushi
Ditėlindja: 5 mars 1926
Vendlindja: Korēė

U ngjit nė skenėn e Teatrit Popullor nė vitin 1946, ku ka interpretuar mbi 100 role nė teatėr dhe mbi 30 role nė kinematografi. Ka interpretuar nė rolin episodik nė filmin "Tana", por dhe Ollgėn te filmi "Zonja nga qyteti", ku ka shkėlqyer. Me kėtė rol u nderua me medaljonin e dytė tė filmit shqiptar. Po nė lartėsinė e duhur artistike ka qenė edhe nė interpretimin e filmave tė tjerė si: "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Plagė tė vjetra", "Zemra qė nuk plaken", "Pėrtej mureve tė gurta", "Njė shoqe nga fshati", "Pėrse bien kėto daulle", "Orėt e Kremlinit", "Profesioni mė i vjetėr", "Streha e tė harruarve" etj.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Violeta Manushi Empty Re: Violeta Manushi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi