STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marjana Kondi

Shko poshtė

Marjana Kondi Empty Marjana Kondi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:49 pm

Marjana Kondi
Kur te sfidon Marjana Kondi

Shkruar nga Arta Ēano - Jeta

Thyerja e madhe e aktores komike. Njė rol dramatik nė filmin e Dhimitėr Anagnostit i ka dhėnė njė tjetėr dimension karrierės sė saj. Aktorja rrėfen qė nuk ėshtė kaq e lehtė: ka dhe luftė dhe bėrryla. Dhe xhelozi. Dhe...

E kishim parė gjithmonė nė role komike. Ėshtė aq mirė brenda atyre petkave, sa askush nuk ka dashur tė qeshė mė pak, pėr ta menduar Marjanėn nė njė rol ndryshe. Ajo ėshtė njė nga ato qė tė shkrin gazit, qė njehsohet me emrat e personazheve e qė i shndėrron nė ikona portrete tė mjeruar, ashtu siē vėshtirė se ia ka arritur njė aktore femėr e kėtyre viteve nė Shqipėri.

Por ja qė, megjithėse me njė sukses 100 karatėsh, ajo tregoi se kufijtė e saj nuk janė aty ku duken, tė paktėn nga vėshtrimet jo tė mprehta.

Drama e Marjanės

Ishin sytė e njė mjeshtri si ato tė Dhimitėr Anagnostit, qė arritėn tė shohin nė kėto karaktere komike pjesėn tragjike qė mbajnė brenda, dhe ajo u bė e besuara e filmit mė tė fundit tė tij "Gjoleka, djali i Abazit". Nafija, Bakushja, gabelja, Pasionare Llapa, tė bėjnė tė gjitha pėr tė qeshur po me ato veēori, pėr tė cilat duhen mėshiruar. "Anagnosti ka meritėn e veēantė qė njė aktore komike e kalon nė dramė, por rolet e mi e kanė pasur kėtė element. U bėnė 23 vjet qė luaj humor dhe brenda meje ka qenė drama. Jam me fat qė kėtė e zbuloi i madhi Anagnosti", -thotė Marjana, e cila njė rol si ky e kishte dashur, por jo mė shumė se veten, sa pėr t'u shtrirė dorėn regjisorėve tė tjerė. Kur Anagnosti e kishte ftuar, ajo as qė dinte gjė pėr filmin. Edhe kur Alemen, gruan e nėnshtruar dhe nėnėn e pafuqishme tė njė familjeje patriarkale, ende nė letėr, regjisori ia la nė duar Marjanės pėr t'i dhėnė jetė, zonja e humorit nuk e priti si diēka tė bujshme. Gjeti me-njėherė vetveten nė atė personazh. "Unė kam nė tė vėrtetė njė Aleme brenda meje. Tė parat vė detyrimet e familjes dhe pastaj bėj art". Ajo tregon se ishte njė tėrheqje e menjėhershme afėrsie dhe njohjeje. Nuk i mbetej tjetėr, vetėm ta niste kėtė pėrvojė tė re, qė do ta largonte nga shtėpia e do ta ēonte drejt e nė Vuno, aty ku pėr xhirimet do sakrifikoheshin ditėt e dimrit tė kaluara pranė familjes. Por ama, pėr tė mbushur disi kėtė boshllėk ishte deti, njė pasion i saj i pėrhershėm. Edhe pse filmi xhirohej nė nėntor- dhjetor, ajo nuk humbiste rastin tė lahej nė det dhe pastaj tė hipte nė pemė pėr tė mbledhur mandarina e portokaj. E nuk ishte e vetme nė aventurat e saj. Shpesh Artur Gorishti dhe Bobi, njė qen qė i kujtonte tė sajin, e shoqėronin. Pėrveē rolit nė kėtė film gjeti dhe djalin e munguar, Enxhin, aktorin e vogėl. Njė fėmijė i zgjuar, me tė cilin u lidh tepėr. Por ishin vetėm ēaste ēlodhjeje, sepse gjithė ē'mbetej pėrmblidhej vetėm nė punė dhe xhirime. "Gjatė xhirimeve tė filmit kishte njė lloj "diktati". Dėgjoheshin vetėm zogjtė, dallgėt e detit dhe blegėrima e deleve. Xhirohej me Dhimitėr Anganostin". Regjisori, i cili, siē thotė ajo, fliste vetėm njė herė, brenda kishte plot nėnkuptime, njėkohėsisht dashuri, profesionalizėm, mirėsi, punė. Nė atė shesh xhirimesh Marjana e vėrtetoi edhe vetė atė qė kishte dėgjuar tė thoshin pėr regjisorin: ai nė kamera arrin tė ndjejė edhe rrahjen e zemrės sė aktorit. "Nga do ta nxjerrėsh batutėn?- mė pyeti njėherė. -Nga goja,- i thashė. Ēfarė goje?! Nga barku!!!- bėrtiti". Gjithsesi, edhe pse i kursyer nė fjalė Marjana, mori prej tij mbėshtetjen dhe sigurinė e njė babai.

Lufta nė sheshin e xhirimeve

Por jo gjithēka ka qenė kaq idilike gjatė xhirimeve tė filmit. Sepse, ndėrsa njohu mė tė mirėn, punėn me atė qė njihet si mjeshtri i kinemasė shqiptare, Mariana mundi tė pėrjetonte edhe anėn tjetėr tė medaljes, atė mė tė keqen, xhelozinė dhe sulmin e dy kolegėve, njėri prej tė cilėve ishte dhe njė nga producentėt e filmit. "Ēifti Ferri u bė ferri im i vėrtetė i atyre ditėve. Nė ēdo ēak mė vinin nė vesh ofendimet e tyre tė thėna nėn zė, se unė isha e paaftė pėr ta luajtur kėtė rol. Nuk mund tė bėja skandal, duke reaguar pėr ato qė i dėgjoja vetėm unė, kėshtu qė mė duhej tė pėrtypja gjithė inatin dhe tė vazhdoja. Por s'ishte e lehtė qė me njė vesh tė dėgjoja kėto fjalė dhe nė tė njėjtėn kohė tė realizoja dublin, i cili para njė regjisori si Anagnosti, nuk pėrsėritej shumė herė".

Xhelozinė e shfaqur kaq haptas ajo sheh me shqetėsim, si pjesė e njė dukurie qė po mbėshtjell gjithė botėn e filmit shqiptar, ku rolet janė shndėrruar nė monopol tė disa aktorėve dhe shtigjet pėr tė rinjtė shfaqen tė mbyllur. "Regjisorėt bėjnė gjithmonė tė njėjtat zgjedhje pėr njė numėr tė vogėl aktorėsh dhe janė pėrherė po ata qė luajnė nė filmat e rinj. Kėshtu, tė rinjtė e kanė tė pamundur pėr tė ēarė dhe pėr t'u afirmuar".

Ka kaluar sigurisht njė periudhė tė vėshtirė, njė betejė psikologjike qė Marjana nuk preferoi ta bluante nė heshtje, siē bėjnė rėndom shumė njerėz kur gjenden pėrballė sulmeve. Por, ajo ka njė karakter tė fortė: preferon tė pėrballet direkt, tė thotė pa rezerva gjithēka qė ndjen dhe pastaj tė tregojė me punėn e vet qė ka pasur tė drejtė. Dhe nė fakt roli ishte i saji dhe jo i Rozeta Ferrit. Nė premierė u pa qė Anagnosti nuk kishte gabuar edhe kėsaj radhe, duke parė tek Marjana dramėn, atė qė ajo e kishte pasur tė pranishme edhe nė humorin e saj.

Nėse ajo tregohet e patrembur nga xhelozitė qė mund tė shfaqin kolegėt, apo moskokėēarėse nga indiferenca e regjisorėve qė angazhojnė vetėm njė grup aktorėsh, ndihet e shqetėsuar pėr ata aktorė tė rinj, tė cilėt tė vetmin shans pėr t'u afirmuar kanė pikėrisht ftesat pėr role. "Unė nuk i jam bėrė urė dikujt dhe nuk do t'u shtrij dorėn ndonjėherė regjisorėve. Asnjėherė nuk kam pasur krahė tė ngrohta si disa aktore tė tjera, por vetėm pėr faktin se i kam ngjitur shkallėt me rend, kam arritur tė krijoj personalitetin tim dhe kam mbėrritur kėtu ku jam sot". Kėtė parim, tė marrė me vete nga familja e saj, ia kanė ushqyer edhe nė familjen e bashkėshortit, Anamali, njė familje shkodrane me taban, tė arsimuar prej disa brezash, ku edhe pse nga mė tė kulturuarit, njerėzit ishin tė thjeshtė. "Unė e kam pasur mundėsinė pėr tė siguruar njė pozitė mė tė mirė qė shumė vite mė parė nė Teatrin Popullor. Vjehrri im ka qenė arkeologu i parė shqiptar dhe kishte shumė njohje, por ai asnjėherė nuk ka dashur tė ndėrhyjė. “Nuk mund tė bėhesh aktore e madhe menjėherė, por shkallė-shkallė. Ti mund tė bėsh humor duke u dhėnė dashuri njerėzve”, mė thoshte ai. Dhe duket se Mariana e ka respektuar kėtė porosi. Ajo e nis dhėnien e dashurisė te vajza dhe bashkėshorti, te familja e saj qė ėshtė para ēdo gjėje dhe pastaj dhe te publiku qė e respekton.

Dashuri me shijen e detit

Nėse nuk do tė ishte bėrė aktore, do tė ishte bėrė padyshim mjeke. Por ishte gjyshja ajo qė kėmbėnguli pėr t'i kthyer mendjen. "Ajo pėlqente aktoret e mėdha si Margarita Xhepa, Roza Anagnosti dhe kur mė shihte tek recitoja nė shtėpi mė thoshte se do tė bėhesha si ato". Gati nuk ka njė shpjegim mė tė fortė pse Marjana vazhdoi studimet e larta pėr aktrim. Rėndėsi ka qė ajo ishte e suksesshme qė nė fillim. Menjėherė pas diplomimit ka luajtur rolin e saj tė parė tė rėndėsishėm, atė tė Fluturės nė komedinė "Tre dhėndurėt" e vėnė nė skenė nga Pirro Mani. Njė ogur i mirė pėr tė gjitha rolet e mėvonshme, sepse nuk ėshtė pak qė rolin e parė tė ta japė njė regjisor si Pirro Mani, i cili thoshte: "Tė ngjitet Marjana nė skenė, se vetėm ajo mė frymėzon". Ky rol erdhi nė tė njėjtėn kohė me njė ngjarje shumė tė rėndėsishme tė jetės sė saj, lindjen e vajzės, qė plotėsoi familjen e re tė Marjanės. Me bashkėshortin ishin njohur nė plazh, njė mjedis shumė i dashur, ku familja kalon stinėn e nxehtė. Ata tė dy janė "qejflinj noti" dhe nuk zgjedhin kurrė malin pėr pushime, ndėrsa bregdetin e shėtisin nga pak, duke u ndalur te i preferuari i tyre, nė Durrės. "Ne nuk zgjedhim plazhe mondanėsh, por Durrėsin, aty ėshtė deti, aty ka rėrė dhe pisha dhe kujtimet janė po aty. Kemi qenė dy herė nė Antalia, por jemi kthyer nė Durrės dhe na ėshtė dukur mė i bukur",- tregon ajo pėr vendin ku kalon pushimet, qė i pėrgjigjet stilit tė saj aspak pompoz, por me kėmbė nė tokė. Marjana rrėfen se nuk preferojnė restorantet dhe jetėn luksoze, por zgjedhin gjithmonė mjedise familjare ku kalojnė ēaste tė bukura, pa folur pėr ushqime tė shtrenjta, udhėtime, veshje e pushime luksoze, por pėr ēka tė bėn tė lumtur, qė nė rastin e Marjanės ėshtė familja dhe dashuria pėr njerėzit. Shoqėria e familjes sė saj ėshtė e njėjtė prej 20 vjetėsh, nė tė ka pak artistė dhe mė tepėr nga fusha e biznesit dhe agjencive turistike, sė cilės i pėrket i shoqi. Kurse dimrin e kalon thuajse plotėsisht nė shtėpinė e saj rreth 60 metėr katrore, ku nė drekė dhe nė darkė, si ka qenė gjithmonė traditė, familja mblidhet rreth tavolinės. "Pėrherė hamė diēka tė sapogatuar, unė asnjėherė nuk e lė pas dore gatimin dhe shtėpinė, ėshtė diēka qė e ndjej dhe me tė cilėn tashmė ata janė mėsuar", thotė Marjana, sipas sė cilės, nėse nė skenė ajo bėn tė qeshė publikun, nė shtėpi janė bashkėshorti dhe vajza qė "tallen" me tė, sepse i ka "tė pėrkėdhelurit" e saj, jo vetėm ata tė dy, por edhe qenin Tėrri, i cili jeton me ta prej tre vjetėsh. "Ai ėshtė i vetmi nė shtėpi qė mė vjen pas edhe kur i bėrtas, se burri dhe vajza nuk tė vijnė nga pas",- thotė ajo duke qeshur dhe kuptohet se kjo zgjedhje, fillimisht e vajzės, ėshtė shndėrruar nė njė dashuri tė madhe pėr tė. Por edhe pse amvisė e pėrkryer dhe shumė e dhėnė pas familjes, pėr Marjanėn bashkėshorti ka vlerė tė padiskutueshme nė familje. "Nė njė ēast tė vėshtirė fjala e tij ėshtė afėr me atė tė Zotit". Edhe pse me njė karrierė si e saj duket se janė lėnė shumė gjėra pas dore, ajo tė tregon se asnjėherė nuk ka qenė kėshtu. "Pėr mua arti ka qenė nė plan tė dytė dhe jam me fat. Edhe pse i kam kushtuar rėndėsinė qė meriton familjes, ajo dhe arti kanė ecur paralelisht". E me gjithė kėtė, ajo tashmė nė moshėn 45-vjeēare, ėshtė njė nga aktoret mė tė kėrkuara. Kapitullin e filmit me Anagnostin tashmė e ka mbyllur, ka marrė komplimentet dhe kėnaqėsinė e njė pune tė bėrė mirė dhe tė njė roli qė e kishte ėndėrruar. Tashmė po bėhet gati pėr projektet e reja. Njė film tjetėr i tillė? Sigurisht qė do t'i pėlqente njė tjetėr rol dramatik. Mė i fundit ėshtė njė provė e qartė se ajo di t'ia dalė mbanė shumė bukur dhe nė atė gjini. "Megjithatė nuk do t'i lutem askujt. Nė rast se do kem ofertė pėr ndonjė rol, mė duhet ta ndiej pėr ta luajtur, nė tė kundėrt do t'i kthehem humorit". Ide shumė tė qarta, por sa u pėrket planeve pėr tė ardhmen, thotė se ka disa, por nuk dėshiron tė flasė para kohe. Ēfarėdo qė tė jenė, publiku s'ėshtė veēse duke i pritur.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi