STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neritan Liēaj

Shko poshtė

Neritan Liēaj Empty Neritan Liēaj

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:49 pm

Neritan Liēaj
Neritan Liēaj, Kur tė mundin djemtė

Shkruar nga Violeta MURATI - Jeta

I duhet tė vrapojė dhe tė mendojė nxitueshėm gjatė gjithė kėsaj kohe. Aktori Neritan Liēaj prej javėsh ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė rolin e Xhim Poterit. Por ajo qė zgjedh ta rrėfejė me shpejtėsi tė jashtėzakonshme ėshtė pėrsėdytja e babait. Ėshtė bėrė baba pak ditė mė parė. Emrin ia ka vėnė ende pa lindur. Njė emėr shqiptar ka njė zė tė fortė pėr tė ta imponuar Jonin e vogėl. Kjo periudhė e ka mbushur me shumė obligime, nxitje pėr rolin nė shfaqjen e re tė regjisorit Mehmet Xhelili, nxitje pas bashkėshortes shtatzėnė deri nė lindje…e megjithatė Neritani e quan si njė nga periudhat mė tė bukura tė jetės sė tij, kur koha mbushet me kaq intensitet.

Modeli i babait nuk i ka dhėnė vrazhdėsinė e tė qenit shtyllė e shtėpisė, por bashkėshortin qė duhet tė vėzhgojė gjithēka e tė kujdeset. Po, e pranon pa kurrfarė droje se ka bėrė dhe punėt e shtėpisė, se ka pastruar, se ka bėrė pazare. Nuk e ul kokėn pėr tė kujtuar dhe mė pas ta shohė veten si zot shtėpie. Neritani thotė se djemve tė tij do t’u ofrojė babain model, pėr t’ju qėndruar si njeriu i tyre mė i afėrt, si shok e mik, dhe jo babai patriarkal pėr t’i bindur fėmijėt tė bėjnė siē do ai. Megjithatė, Xhimi i skenės sė teatrit ia ka zėnė ca frymėn, duke kujtuar vetveten e viteve ’90,

Pėr tė dytėn herė me djalė? Po, pėr tė dytėn herė me djalė. Ėshtė nė emocion i madh. Ishte njė lodhje, por mbi tė gjitha ėshtė njė kėnaqėsi dhe gėzim i madh. Nė fakt kisha dėshirė njė djalė, por jam shumė i kėnaqur me ēfarė mė jep Zoti. Kush ėshtė baba e kupton fare mirė se ēfarė periudhė e lodhshme ėshtė, por qė tė jep njė kėnaqėsi tė pafund lindja e njė fėmije.

Ėshtė njė kohė shumė e zėnė, po tw kemi parasysh edhe rolin e findit nw Teatrin Kombwtar...

Ka qenė kjo periudhė tepėr e vėshtirė pėr mua. Ndėrkohė qė punonim pėr projektin, kėtu flitet sėrish pėr njė marrėdhėnie familjare, njė bashkėshorte shtatzėnė dhe qė presim njė fėmijė tė lindė etj. Pra, ishte njė periudhė intensive dhe tepėr e lodhshme. Por qė u pėrballua me sukses. Dhe pėr mua ėshtė njė kėnaqėsi e madhe tė kesh njė jetė kaq intensive.

Pėr ēfarė ke dėshirė tani tė flasėsh mė parė, pėrsėdytjen e babait, apo rolin e shfaqjes? Mė mirė njė baba, ėshtė mė afėr njeriut.

Atėherė, cili ėshtė modeli i babait tė tė dy djemve, tek aktori?

Ėshtė e vėshtirė tė shpjegohet. Sė pari, tė bėhesh me dy djem ėshtė njė emocion njė obligim, njė pėrqendrim, konsum emocionesh, konsum po ashtu psikologjik. Qė tė gjitha bashkė.

Zakonisht atributet pėr rritjen e njė fėmijė ia japin nėnės… ndėrsa babai ėshtė shtylla e shtėpisė. Kjo marrėdhėnie si ėshtė ndėrmjet jush?

Sigurisht, e pranoj qė nėna ėshtė roli mė i rėndėsishėm nė jetėn e njė fėmije. Por, ashtu si e konceptoj unė marrėdhėnien baba fėmijė, apo grua dhe bashkėshort, edhe babai ka njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm. Sepse ėshtė jo vetėm shtylla e shtėpisė, jo vetėm bashkėshorti, jo vetėm babai, por ėshtė ai njeriu qė duhet tė jetė i kujdesshėm pėr gjithēka. Duke filluar qė nga gjėrat nė dukje banale, tė vogla, si pastėrtia, rregulli tė pasurit nė qendėr tė fėmijės dhe bashkėshortes etj., deri tek ato gjėra mė tė rėndėsishme, qė janė edukimi dhe instruktimi i fėmijės.

Pikėrisht nė kėtė pėrfshirje, cila ėshtė koha juaj e zėnė me fėmijėt, sa merresh me ta? Apo ju duhet tė thyeni nga vetja pėr tė mos qenė njė baba patriarkal?

Merrem jashtėzakonisht shumė me fėmijėt. Nuk jam njė baba patriarkal. Nuk jam baba tipik shqiptar. Ēfarė dua tė them me kėtė? Dua tė them qė presioni ynė ėshtė i tillė qė kur ke njė shfaqje pėr tė bėrė, ėshtė njė periudhė intensive pune aq sa zgjat projekti, njė ose dy muaj. Ndėrsa pjesėn tjetėr je i lirė. Ime shoqe ka orare ditore shumė mė intensive sesa unė. Pėr kėtė arsye kam pasur fat qė tė jem shumė pranė fėmijės, gjatė gjithė periudhės sė lirė. Kam qėndruar shumė mė tė, pra djali i madh, sepse i vogli sa erdhi. Pra, jam pėrpjekur tė jem krah bashkėshortes sime, jo vetėm nė edukimin e fėmijės, por dhe nė mbajtjen e shtėpisė, nė pazare, nė ushqime nė pastrimin e shtėpisė... Jam pėrpjekur tė jem baba i mirė.

A ke dėshirė tė tė bėhen djemtė e tu siē do ti- ėshtė ky njė fakt prej tė cilit ėshtė nxitur dhe regjisori Anagnosti nė filmin e tij, duke e parė si njė mentalitet shqiptar?

Absolutisht jo. Nė radhė tė parė nuk dua tė jem autoritar nė familje. Jo! Me fėmijėt e mi dua tė jem shok, mik mė i afėrti i fėmijėve tė mi. Por jo qė tė kėrkoj tek ata pėr t’i bėrė si veten, tė bėjnė ata atė ēka dua unė. Detyra ime ėshtė qė t’i edukoj, t’i bėj qytetarė tė mirė dhe njerėz tė mirė.

Pėr emrin keni menduar?

Po, vetėm emra shqiptarė, do t’ia vė Jon, ndėrsa djali i parė e ka Mark emrin.

Tė hidhemi tek karriera. Nga babai, qė i mban akoma emocionet e ndezura, nė rolin e Xhimit, njė shfaqje qė po ndiqet prej javėsh nė Teatrin Kombėtar. Atje njė botė psikologjike e brendshme krejt tjetėr e Neritanit nė teatėr…

Tė flasim pėr Xhimin? Pėr Xhimin duhet tė bėjmė pak fare histori. Ai ka shumė elementė autobiografikė nga autori Xhon Osborn, e shkruar rreth viteve ’60, pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe revolucioni demokratik nė Amerikė, koha e lėvizjeve feministe etj. Pra, ėshtė nė frymėn e revolucioneve tė mėdha shpirtėrore. Osborn ėshtė njė nga parardhėsit nė dramaturgji tė kėtyre revolucioneve. Eshtė pikėrisht mishėrim i rregullave strikte qė ka pasur shoqėria e atėhershme dhe njė urė kalimi mes rregullave tė reja njerėzore qė u vunė nė shoqėrinė britanike, evropiane dhe amerikane. Meqė ka elementė autobiografikė, ka brenda esencėn njerėzore, atė ēka e bėn njeriun. Ka shumė pėrafrime mes autorit Xhon Osborn dhe Xhim Poterit, ku mosha e tyre ėshtė pothuaj e njėjtė. Osborn ka mishėruar veten e veten, sidomos nė marrėdhėnien e dashurisė, si esencė njerėzore.

Nėse heqim njė paralele nė trinitet, Xhimi si rol, Xhon Osborn si autor dhe aktorit Neritan Liēaj, ēfarė pėrplaset nė kėtė lidhje?

Po, ekziston njė paralelizėm i vogėl. Kur unė kam pasur kontaktin e parė me kėtė dramaturgji me Osborn dhe Xhimin, pra rolin, ka qenė viti 1991. Pak a shumė ka qenė e njėjta periudhė me vitet ’60 nė Evropė d.m.th kalimi nga njė sistem nė njė tjetėr. Fakti i njė njeriu tė mos realizuar ose e tė mos gjeturit tė vetes brenda njė realiteti, tė cilin atė e revolton, qė do ta ėndėrrojė, por qė ėshtė tepėr e vėshtirė. Pra, ėshtė kjo pėrplasje qė ndodh mes Xhon Osborn, Xhimi Poterit edhe Neritanit tė asaj periudhe. Eshtė kjo edhe tani, por nė njė mėnyrė pak mė tė sofistikuar, ku ne prapė jemi nė periudhė tranzicioni qė iu pėrshtatemi atyre viteve.

Po nėse ngacmojmė pak, kam parasysh qė po na flisni pėr dy njerėz qė u shkruan nė njė histori, njė aktor Neritanin qė ka pėrjetuar nė tė njėjtėn mėnyrė vitet ’90. Mos ėshtė pak e kaluar si histori, kur koha ka nė emergjencė tė tjera aspirate?

Absolutisht jo. Sepse nė radhė tė parė kjo dramė trajton probleme jashtėzakonisht njerėzore dhe nuk trajton Osborn nė kėtė pjesė probleme apokaliptike tė tipit nukleare, a probleme filozofike tė mėdha qė t’i pėrkasin njerėzimit. Kjo dramė merret me gjėra jashtėzakonisht esenciale, qė ėshtė njeriu, dashuria, urrejtja, miqėsia etj., gjėra qė janė tė gjithkohshme a tė gjithbotshme. Kėto janė gjėra qė gjithmonė njerėzimin do ta ndjekin.

Po nė aspektin regjisorial, ėshtė bėrė si fenomen aktualizimi i veprės? Xhelili nuk shquhet pėr eksperimentin nė teatėr, pikėrisht pėr kėtė adaptim tė kohės. Ju ēfarė keni ndikuar mbi shfaqjen, duke pasur parasysh lojėn tuaj aktoriale?

Ėshtė njė gjė qė mė pėlqen shumė tek regjisori Mehmet Xhelili, ashtu sikurse tek disa regjisorė tė tjerė tė teatrit shqiptar. Ka diēka pozitive qė kohėt e fundit nė krijimtarinė e tyre kėmbėngulin dhe kanė filluar shumė tė merrem me njeriun. Ato e kanė lėnė tani dramėn e absurdit apo dramėn e madhe apokaliptike. Nė fund kam punuar me Xhelilin dy pjesė ,qė ėshtė “Art” dhe “Shikoj pas me zemėrim”, tė dyja janė pjesė jashtėzakonisht njerėzore. Gjėja qė mė pėlqen tek Xhelili ėshtė se ai gjithmonė zgjedh njė dramaturgji qė ka tė bėjė me anėn njerėzore, qė ėshtė e prekshme dhe e pėrbotshme. Ai ėshtė i qartė nė atė qė do, dhe tė trysnon, kėmbėngul nė kuptimin profesional.

Po nė marrėdhėniet me dy aktoret e tjera Valbona Imamin dhe Monika Lubonjėn, ēfarė ka mbetur nga Xhimi?

Nė radhė tė parė dua t’i falėnderoj, se ato tė dyja ishin drejtuese tė projektit, pėr faktin qė besuan tek unė rolin e Xhimit. Kemi pasur njė pėrkushtim tė pėrbashkėt nė procesin e punės. Duke ditur ato se barra kryesore ėshtė Xhimi Poter, ato kanė qenė jashtėzakonisht profesionale dhe mikesha, sikurse ka qenė dhe partneri im nė shfaqje aktori Genc Fuga.

Nuk keni qenė i pėrfshirė nė piacėn e aktorėve tė teatrit, atij grupi qė pėrbėnin tharmin e teatrit…Si e keni parė teatrin nga jashtė?

Po ėshtė e vėrtetė. Nuk dua t’ia faturoj kėtė vetėm ish-drejtorit, Kiēos, nuk ėshtė ky i vetmi. Na ka mbajtur larg pėrpara Gėzim Kame, Xhevdet Ferri apo Tonin Ujka etj. Problemi i madh i Teatrit Kombėtar ėshtė politizimi. Unė jam i vetmi nga aktorėt e hyrė tani nė Teatrin Kombėtar qė nuk kam marrė rekomandim politik. Lėnia mėnjanė e imja nuk ndodh pėr shkak tė aftėsive tė mia profesionale, me mua kanė punuar regjisorė anglezė, italianė, gjermanė, maqedonas etj. Kėtu jo. Unė nuk hyj nė klane dhe dėshira tė dikujt qė vjen pėr tė lanēuar klanin e njė rrethi tė caktuar. Kėtu vazhdon teoria enverhoxhiane: tė aftin mbyte, stimulo mediokrit. Ėshtė teori komuniste dhe nuk sundon vetėm nė art, atė e gjen nė tė gjitha strukturat shtetėrore. Tė aftit i mohohet shansi, shtypet, ose lihet dhe i papunė. Stimulohet mediokri, dhe kėtė e ke nė akademi, nė Teatrin Kombėtar, nė film gjithandej.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi