STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Krosaj

Shko poshtė

Anton Krosaj Empty Anton Krosaj

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:47 pm

Anton Krosaj
Intervistė me Anton Krosaj

Aktorin e teatrit tė estradės Shkodėr.

Nga Besi Bekteshi

" Nė kulm tė vorfnise bėhet edhe humori mė i madh"

Anton Krosaj ėshtė i fundit talent i humorit shkodran i dalė nga grupet amatore tė cilat kanė qėnė edhe fabrika e vėrtetė e tė qeshurės nė Shkodėr. Ai e quan veten "I fundit i mohikanėve" dhe me sa duket tashmė nuk ka asnjė rast pėr tė dalė talentet nė kėtė mėnyrė. Me krenari thotė se ėshtė zbuluar nga Gėzim Kruja dhe se idhull tė tij ka Tano Banushin. Ai tashmė ėshtė i gėzuar se luan si profesionist pėr krah gjigandėve Zef Deda, Zyli Miloti dhe Besnik Ēinari. Gjithmonė i gjeshur dhe me biēikletėn e tij i cili ėshtė edhe mjeti mė i mirė pėr tė Krosaj ka origjinalitetin e batutės dhe plastikėn e pėrveēme qė e bėn tė dashur nė Shkodėr duke shkaktuar tė qeshura tė shumta nė "Migjeni" por edhe nė skenat e televizioneve dhe teatrove tė vėndit. Antoni ka role tė shumtė, por duke bėrė shaka thotė se janė kaq shumė "sa numurohen me gishtat e dorės dhe ....kėmbės". Anton Krosaj nė fakt ėshtė i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit tė madh qė ėshtė batuta dhe humori thellėsisht shkodran dhe krahinor.
Anton kur e ke filluar aktivitetin dhe ku?

Anton Krosaj—Po e kam filluar nė fabrikėn e madhe tė humorit shkodran qė ėshtė quajtur "Duhan Cigaria" Imagjinoni se prej saj kanė dalė Tano Banushi, Gėzim Kruja, Muharrem Nurja dhe Besnik Ēinari. Kanė dalė edhe shumė tė tjerė dhe unė jam "I fundit i Mohikanėve". Viti ku kam dalė nė skenė ka qėnė viti 88-tė.

Kush ka qėnė "zbuluesi" i talentit tėnd?

Anton Krosaj - Ka qėnė Gėzim Kruja i cili mė ka dhėnė dorėn i pari pėr tu futur nė botėn e spektaklit nė humor. Unė i jam atij brezi humoristėsh, tepėr mirėnjohės.

Kjo ka qėnė fundi i diktaturės, po nė fillimet e demokracisė?

Anton Krosaj—Me ardhjen e demokracisė sėbashku me Muhamet Ēekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formuam grupin "Thumbi"i cili shumė shpejt u bė i famshėm jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Shqipėri.



Kush ėshtė kulmi i kėtij grupi sipas jush i cili ju bėri me famė?

Anton Krosaj—Patjetėr qė ka qėnė programi televiziv nė TVSH, "Personazhe nė kurth". Pėr kėtė gjė duhen falenderuar producenti Arben Mazi dhe regjizori pėr mua famoz, Arjan Ēuliqi.

Pastaj Krosaj si vazhdoi kariera e juaj?

Anton Krosaj—Po, pastaj unė kam marrė pjesė nė pothuaj tė gjithė filmat e humorit tė regjizorit Ēuliqi dhe kjo ka qėnė eksperienca profesioniste nė humorin e njohur timin edhe nė ekranin e vogėl.

Po nė pėrfaqėsimin tėnd televiziv kush mendon se ka qėnė pjesa mė e arritur dhe e pėlqyer?

Anton Krosaj—Po mendoj se ka qėnė kur kam dalė "me dritare nė krah" ku luaja si i "ftuar" nė emisionin "ditare e hapur" e Rudina Xhungės.

Me ēfarė keni vazhduar pastaj nė pėrfaqėsimin tuaj tė humorit?

Anton Krosaj---Po unė mund tė them se kam rreth 12 shfaqe tė agjensisė Buna 1 dhe patjetėr recitalet e Bujar Qamilit dhe Mond Halilit. Kam shfaqe tė ndryshme me dhjetra dhe tre komedi tė regjizorit Mond Mėhilli nė Shkodėr.

Krosaj po largohemi nga kujtimet dhe po futemi nė tė tashmėn. Ku jeni sot?

Anton Krosaj—Tani jam nė "Teatrin e Estradės" nė Shkodėr dhe mund tė them me plot gojėn "ma mirė vonė se kurrė". Kjo sepse tashmė, jam pėrkrah tė mėdhenjve Zyli Miloti, Zef Deda, Besnik Ēinari dhe Drande Xhai.

Mirė Krosaj po materialet e humorit prej kujt i ke?

Anton Krosaj—Materialet me thanė tė drejtėn i kam prej "axhės" tem Paulin Selimit. I them axhė Paulinit sepse ai vet me thotė nip. Nuk e kuptoj pse, por ai diēka ma "tepėr duhet tė dijė". Mund tė them se materialet e tij si "fejesa" dhe "polici i trafikut" janė kulmet e mia si interpretim dhe skeēe nė skenė.

Kush ėshtė idhulli juaj i homorit Krosaj?

Anton Krosaj—Idhulli im ėshtė i madhi i homorit shkodran dhe shqiptar Tano Banushi.

Kujt i ngjan Anton Krosaj dhe kė ke zėvėndėsuar?

Anton Krosaj—Nuk i ngjaj kėrkujt dhe kam zėvėndėsuar veten.

Sa role ke luajtur dhe kur ėshtė kėnaqėsia jote mė e madhe?

Anton Krosaj—Jam i lumtur se kam luajtur shumė role sa numorohen me gishta.....bashkė me ato tė kambės. Kėnaqėsia ime mė e madhe ėshtė po mora 5-sė nė Shkodėr, sepse kjo do tė thotė se marr 10-tė nė rrethe tė tjera.

Anton , a bėhet humor sot?

Anton Krosaj—Bėhet edhe nė "Portokalli". Edhe aty bėjnė humor. Kush thotė se bėjnė humor banal unė i pėrgjigjem se edhe ky lloj humori ėshtė pjesė e jetės.

Pastaj edhe aty artistėt "vijnė tu ju rritė" dhe gjithsesi prej atje fitohen 3-4 artistė tė mirė nė vit.

Pėr ēfarė ke mbaru Anton?

Anton Krosaj—Unė kam "mbaru me tė tana".

Jo tė pyeta pėr shkollėn?

Anton Krosaj—Kam mbaru tė "mesmen industriale" por ditėn ama.

Po nė Shkodėr kush ban humor Krosaj?

Anton Krosaj—Policėt nė trafik nė rradhė tė parė. Kryetarėt e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnė deputetėt tonė tė nderuar?

Po ju tė estradės?

Anton Krosaj—Ne vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarėt e humorit kanė mbetur shumė pak.

Pse nuk shkon edhe ti nė Tiranė Krosaj?

Anton Krosaj—Kam problem qeranė e shtėpisė. Jo vetėm kjo, por "unė baj humor thellėsisht krahinor" dhe ai ėshtė kryesisht me batutat e shkodranėve i bazuar nė sensin e tyre tė humorit.

Diēka pėr familjen tuaj Anton?

Anton Krosaj----Kam dy fėmijė njė djalė dhe njė vajzė qė i "kam ba tek e tek", por me njė grua. Nuk kam shumė punė

Jam lirshėm, se pazarin ma ban vjehrri.

Si tė duket Shkodra Anton?

Anton Krosaj—Shum kush thotė se Shkodra "asht nė fukarallek". Por prej kėsaj gjėje kam pėrfituar unė. Sepse nė kulmin e fukarallekut "asht edhe humori mė i madh". Ka raste qė artėdashėsit nė Shkodėr janė me lekėt e fundit, por salla ka qėnė gjithmonė plot.

Po rroga Anton a tė del?

Anton Krosaj—Megjithė respektin pėr veten mund tė them se rroga mė del "me pagu dritat se unė i paguj, kopshtin e fėmijve dhe ujin"! Pėr tė tjerat djali i vogėl mė thotė "hangsh vedin".
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi