STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta Krasniqi

Shko poshtė

Teuta Krasniqi Empty Teuta Krasniqi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:46 pm

Teuta Krasniqi
Njė 24-vjeēare nė kėrkim tė botės

Shkruar nga Drita LOSHI - Jeta

Nė kėrkim tė njė roli tė madh. Por plot me oferta, si aktore dhe prezantuese. Kush ėshtė Teuta Krasniqi, vajza qė duket se e ka gjithēka tė lehtė. Sepse... Thjesht tė jesh e bukur nuk mjafton pėr tė prekur suksesin. E megjithatė, tė jesh njė vajzė e bukur ka sigurisht pluset e veta. Nėse kėsaj i shton njė vullnet tė ēeliktė, atėherė po, qė ke nė dorė ēelėsat e duhur pėr tė arritur suksesin e dėshiruar. Kėtė leksion e ka kuptuar me kohė bukuroshja prishtinase Teuta Krasniqi, e cila ndonėse ėshtė vetėm 24 vjeē, radhitet ndėr aktoret dhe prezantueset mė tė kėrkuara nė Kosovė. Ajo ka lindur nė Prishtinė nė njė familje tė emancipuar, ku ėshtė ushqyer me ndjenjėn dhe dashurinė pėr artin. Prandaj edhe vetė nuk kishte sesi tė mos lidhej pikėrisht me artin. Ka mbaruar nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė, degėn e artit dramatik, ndėrkohė qė tani po vazhdon studimet e pasdiplomės. Teuta ka shumė ėndrra dhe dėshira: i pėlqen tė vizitojė vende tė ndryshme dhe tė njihet me kultura tė ndryshme. Ndėr gjėrat qė i pėlqejnė mė shumė janė vallėzimi, stina e verės dhe njerėzit me energji pozitive. Nuk i pėlqen ndėrkaq imponimi nė ēfarėdo aspekti e as filmat horror. Ama i pėlqejnė gjithė filmat e tjerė. Jo mė kot ka zgjedhur aktrimin. Dukeni mjaft e pasionuar pas aktrimit. Cila mund tė quhej shfaqja juaj e parė?

Me aktrim kam filluar tė merrem qė nė bankat e shkollės, me shfaqje tė ndryshme shkollore. Si studente e aktrimit, sė pari jam paraqitur nė shfaqjen “Tė mallkuarit”, ku edhe fitova ēmimin si aktorja mė e mirė nė festivalin mbarėkombėtar “Flaka e Janarit”. Natyrisht si studente e vitit tė parė, ky sukses mė motivoi qė tė vazhdoj tė punoj edhe mė me pėrkushtim. Ndėrsa prezantimin e parė nė televizion e kam bėrė nė emisionin javor “Loto”. Isha 17 vjeē dhe isha e terrorizuar nga qėndrimi pėrpara kamerave, nuk kisha pikėn e pėrvojės. Por kanė qenė pikėrisht emisionet e drejtpėrdrejta ato qė mė mėsuan tė jem mė e lirshme, ēfarė ėshtė thelbėsore nė profesionin tim si aktore.

Kohėt tė fundit po shfaqeni nė rolin e kamerieres sė bukur, por paksa budallaqe, nė serialin humoristik televiziv “Kafeneja jonė”. A tė pėlqen vetja nė kėtė rol?

Rolin e Sarandės e dua shumė dhe kėnaqem shumė me tė. E pranova menjėherė kėtė rol, qė pėr mua ėshtė njė sprovė, sepse Saranda ka disa veti tė veēanta, ekstreme... Mė e rėndėsishmja ėshtė se Saranda ėshtė krejt diēka tjetėr nga Teuta, dhe kisha nevojė qė publiku tė mė shihte ndryshe nė ekran. A mė pėlqen vetja? Mmmm... E kam tė mprehtė sensin e vetėkritikės dhe rrallė mė pėlqen diēka nė tėrėsi, sepse besoj qė gjithmonė ka edhe mė mirė. Por gjithsesi jam shumė e kėnaqur dhe fakti qė seriali ėshtė mjaft i ndjekur publiku ėshtė njė shenjė e mirė.

A nuk pėrbėn kjo njė rrezik pėr karrierėn tuaj tė mėparshme? Domethėnė tė identifikohesh me kėtė personazh dhe tė mos shkėputesh mė dot? Kjo ka ndodhur me shumė aktorė.

Eshtė e vėrtetė qė pas njėfarė kohe publiku tė identifikon me rolin me tė cilin ėshtė mėsuar tė tė shohė. Edhe mua mė ndodh kjo. Emri Saranda nė rrugė mė ėshtė bėrė si emri im i vėrtetė dhe me tė reagoj shumė natyrshėm.

Pėrveē punės me serialin, a ke angazhime tė tjera?

Telefilmi mė merr shumė kohė, por kjo nuk mė ka penguar qė njėkohėsisht nė angazhohem nė Teatrin Kombėtar me shfaqjen “Babai”. Gjithashtu jam ligjėruese e lėndės sė diksionit nė Akademinė e Arteve tė Bukura, dhe vazhdoj magjistraturėn.

E gjendur mes aktrimit dhe prezantimit, madje edhe kėngės, ku ndjehesh mė mirė?

Aktrimin e kam profesion primar, qė e dua me zemėr, ndėrsa prezantimin nuk do ta quaja si hobi, por si profesion dytėsor. Mendoj qė kėto profesione janė shumė tė pėrafėrta dhe deri mė tani gjithmonė i kanė ndihmuar njėri-tjetrit. Njėkohėsisht merrem edhe me muzikė. Kam realizuar disa kėngė, por nuk kam ambicie pėr t’u bėrė edhe kėngėtare. Do tė kėndoj vetėm atėherė kur e kėrkon ndonjė rol imi ose prezantimi, pra kėnga do tė jetė si njė kompletim i punės qė bėj.

Tė pėlqen mė shumė teatri apo televizioni?

Teatri ėshtė i gjallė, i drejtpėrdrejtė dhe tė bėn tė ndjehesh vėrtetė i gjallė dhe tė marrėsh ndjesitė maksimale. E dua teatrin shumė. Por edhe televizionin e dua dhe jam mėsuar me tė. Pastaj nuk duhet harruar qė televizioni tė jep famėn.

Cili mund tė quhej roli i karrierės suaj?

Deri mė tani si roli kompleks dhe me kėrkesa tė mėdha, ai qė e kam bėrė me mė shumė dashuri ėshtė roli i Laurės nė shfaqjen “Babai”. Ndėrsa, nėse flas pėr rolin qė do tė kisha dėshirė ta luaja ndonjėherė dhe qė do ta konsideroja vėrtetė si rolin e karrierės, do tė ishte ai i mbretėreshės ilire Teuta. Njė film ku unė do tė kisha kėtė rol, kjo ėshtė ėndrra ime, edhe pse e di qė ėshtė shumė vėshtirė tė bėhet realitet. Sepse ndoshta qė tė xhirohej njė film i tillė, do tė duhej buxhet shumė i madh.

Ke realizuar ndonjė rol erotik deri tani?

Jo, asnjėherė.

Sikur tė kishit ofertė pėr njė rol tė tillė, a do ta pranonit?

Jo, asnjėherė.

Po nė skenėn e Tiranės, a ke mundur tė shfaqesh?

Kam pasur njė ofertė nga Teatri Kombėtar i Tiranės, por pikėrisht nė atė koha isha e angazhuar nė projektin e shfaqjes “Babai” nė Prishtinė dhe nuk munda assesi t’i koordinoj punėt. Mė erdhi keq, por kjo nuk do tė thotė qė nė tė ardhmen nuk do tė kem njė tjetėr mundėsi.

Tė rritesh nė njė familje ku tė gjithė janė tė njohur, si kjo e jotja, sa tė ndihmon nė karrierė?

Tė ndihmon jashtėzakonisht shumė. Jam rritur nė njė familje ku flitej vetėm pėr art dhe pėr politikė. Pėr mė tepėr qė e pėrkrahim nė mėnyrė tė ndėrsjellė njėri-tjetrin dhe konsultohemi pėr ēdo gjė.

Njė karrierė artisteje, sa kohė tė lė pėr jetėn private?

Ėshtė e vėrtetė qė jam shumė e angazhuar dhe kam fare pak kohė pėr pushim e argėtim, por mundohem qė t’i koordinoj sa mė mirė dhe qė asnjėherė tė mos i pengojnė njėra tjetrės jeta private dhe jeta profesionale. Nė radhė tė parė jemi njerėz e pastaj profesionistė nė ēfarėdo fushe, kėshtu qė e kam shumė tė rėndėsishme jetėn private.

Ndonjė i dashur? Apo mė shumė?

Mmmm....nuk preferoj tė flas shumė pėr jetėn time private, sepse nuk do tė ishte mė private nėse do ta publikoja. Gjithė gjithė qė mund tė them ėshtė se jam e dashuruar. Kam njė tė dashur, qė mė bėn tė ndjehem jashtėzakonisht mirė dhe e plotėsuar.

Cila mund tė quhej rivalja juaj nė skenė?

Nuk kam rivale. Me tė vėrtetė qė nuk do tė mund ta konsideroja asnjė kolege si rivale. Jo, sepse mendoj qė jam mė e mira, por thjesht sepse konkurrencėn e shoh si diēka pozitive dhe si cytje pėr punė.

Nėse do tė ishit ministre e Kulturės, ku do tė pėrqendroheshit nė punėn tuaj?

Nuk do tė bėhesha ministre fare, por do t’i kėshilloja ministrat e Kulturės qė tė fokusohen dhe tė kontribuojnė nė ngjarje tė vėrteta artistike, dhe nė atė qė tė kemi mundėsi qė tė tregojmė punėn tonė edhe jashtė kufijve.

Ēfarė shpresoni tė arrini nė tė ardhmen?

Kam shumė plane, por kam dėshirė qė tė kėrcej e pastaj tė them “hop”, kėshtu qė nuk po flas shumė, vetėm them qė do tė punoj me pėrkushtim nė realizimin e tyre.

Nuk ke ndonjė synim pėr karrierė jashtė kufijve?

Nuk kam ėndrra hollivudiane, sepse e kam pėrballė realitetin dhe nė tė jetoj. Megjithatė, nuk i dihet jetės. Ndoshta mund tė ndodhė qė ndonjė ditė tė mė bėjnė ndonjė ofertė pėr rol nė ndonjė film tė huaj. Atėherė, pse jo? Pse tė mos shpresoj!?
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi