STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zamira Kita

Shko poshtė

Zamira Kita Empty Zamira Kita

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:46 pm

Zamira Kita
Nė tė ardhmen, ndoshta do tė merrem me politikė

Zamira Kita ka lindur nė qytetin e Korēės nė 2 prill tė vitit 1963. Ka mbaruar Akademinė e Arteve tė Bukura nė vitin 1985. Qė nga ky vit ka debutuar si aktore pranė teatrit "A,Z.Ēajupi". Nė fillim pranė trupės sė estradės dhe mė pas ka realizuar role nė komedi dhe dramė. Janė tė shumta bashkėpunimet me TVSH-nė nė koncerte e spektakle ,kryesisht ato tė Vitit tė Ri. Nė vitin 1997 ajo merr ēmimin "Aktorja mė e mirė" nė festivalin mbarkombėtar tė teatrit tė zhvilluar nė Tiranė. Por nė politikė humoristja do tė futet pasi tė realizoj njė ėndėrr tė sajėn ,ngritjen e njė shtėpie tė re.Njė nga aktoret qė mundohet tė mbajė gjallė humorin nė qytetin e Korēės ėshtė Zamira Kita. Pėr Zamirėn humori i ditėve tė sotme ka njė prirje drejt banalitetit e vulgaritetit. Humori i sotėm po bėhet pėr humor. Asaj i pėlqen njė humor i pastėr, pa harruar tė preken ato fenomene qė na dhembin ne si shoqėri .Pėr Zamira Kitėn humori i mirė ėshtė ai qė zhvillohet tek dialogu Endri dhe Todi, tė portokallisė. Humori mbėshtetet mbi njė penė tė mirė, nė ditėt e sotme janė tė paktė ata qė shkruajnė humor tė pastėr. Kjo varfėri shoqėrohet dhe nė skenė. Sot dhe regjisorėt e mirėfilltė tė humorit janė tė paktė. Pėr korēaren e ardhmja shikohet qė ajo dhe tė merret me politikė. Ajo shpreson qė tė restaurohet godina e teatrit "Ēajupi"qė tė punojnė nė kushte artistike. Njė kėnaqėsi kohėt e fundit aktores po i japin organizimi i spektakleve dhe koncerteve tė ndryshme ,ku vetė ajo ka shėrbyer si menaxhere dhe regjisore e tyre. Kohėt e fundit e kemi parė Zamirėn qė tė mbledh tė rinjtė e tė drejtojė spektaklet qė ka organizuar LSI-ja.

-Mos vallė tė ardhmen e keni zgjedhur mes politikanėve tė LSI-sė se u kemi parė shpesh?
- E kam mirėpritur ftesėn e tyre, pėr tė ardhmen se ku do tė futem nė politikė ende se kam ndarė mendjen.
-Si e nisėt rrugėn e humorit, ishte zgjedhja juaj, apo rastėsisht mbetėt nė skenė?
-Ka qėnė zgjedhja ime e nxitur nga babai. Kur isha e vogėl kam luajtur nė krah tė tij. Babai ka qėnė njė aktor amator me talent e pasion. Duket se babait i kam ngjarė sot qė mė mungon.
-Po ta nisnit dhe njė herė jetėn nga fėmijėria juaj, ēfarė do tė korigjonit?
-Shumė pak gjėra do t’i ndryshoja. Kam parasysh gabime qė i kam bėrė pa i menduar mirė. Po pėrsėri do tė bėhesha aktore.
-Cilat realizime u kanė dhėnė mė tepėr kėnaqėsi?
-Unė do ta filloj nga fundi. Bashkėpunimi me Teatrin Kombėtar tek "Karnavalet". Ėshtė bukur tė punosh me Roland Trebickėn. Filmi "Yllka" bashkėpunim shqiptaro-zvicerian, ku unė kam patur rolin e Mirės, njė rol karakter, shumė i bukur. Xhirimet janė realizuar nė Gjenevė tė Zvicrės dhe nė Tiranė. Pėr mua ka qėnė bukur gjithshka. Kujtoj "Jovan Bregu refugjat" njė komedi qė me rolin e Eftit mė dha ēmimin "Aktorja mė e mirė" me partner Arben Dervishin. Tjetėr, e ja po tė kujtoj "Vajzat me valutė" nė tė cilėn kam interpretuar rolin e Tanjės, rol kryesor ky, dhe njėkohėsisht roli im i parė i plotė dhe mė i bukuri. Por pėr mua "Zonjusha 39 vjeē" do tė mbetet si njė shenjė qė s’do tė mė shqitet lehtė nga mendja. Kjo komedi mė vuri nė krah tė tė madhit e tė paharruarit Aleko Prodanin, me tė cilin kam patur fatin tė interpretoj disa herė. Madje dhe tek pjesa e fundit "3 burra pėr njė grua" ishim bashkė, por qė fatkeqėsisht nuk e vazhduam dot. Lekon nuk do ta harroj kurrė, e kisha mik tė vėrtetė. Mė merr malli. Kėnaqėsi tė madhe mė kanė dhėnė rolet e estradės dhe bashkėpunimi me artistėt e ftuar nė Korēė si Luftar Paja, Fadil Hasa, Fadil Kujofska, Muharrem Hoxha dhe parneri im i pėrhershėm Petrit Kotibelli.
-Film apo teatėr, kė do tė zgjidhje?
-Filmi mė pėlqen shumė por pėr shumė arsye do tė zgjidhja teatrin.
Sa ju ndihmon bashkėshorti i cili ėshtė njė artist muzikant?
Ah… aq sa ndihmojnė e kuptojnė gjithė burrat. Nė tė vėrtetė ai ėshtė shumė i ngarkuar me punė, kėshtu qė mė duhet mua tė kujdesem pėr familjen dhe vajzėn.
-Keni pasur njė dashuri tė gjatė, gati 15 vjeēare, nuk u lodhėt prej saj?
-Ju, po thoni dashuri…Kur njeriu dashuron, nuk lodhet prej saj. Sigurisht, unė besoj tek dashuria e pėrjetshme dhe shpresoj, por martesa i ndryshon pak gjėrat. Ka mjaft probleme, mosmarrėveshje, kundėrshti. Veē tė gjitha kalohen nėse ēifti vazhdon ta dashuroj njėri-tjetrin si para saj.
-Nga martesa keni sjellė nė jetė njė vajzė?
-Ajo ėshtė e gjithė jeta qė kam jetuar mė parė dhe ēdo gjė qė do jetoj mė pas. Quhet Enira, ka njė bashkim tė emrave tanė dhe mė jep njė kėnaqėsi. Ajo mė detyron qė ndonjėherė jetėn time ta bėj ashtu si nuk do doja veē qė ajo tė jetė e lumtur. Qė prej katėr vitesh jeta ime ka marrė njė kuptim tė ri "Enira".
-A ėshtė vėshtirė tė jesh aktore?
-Padyshim qė po.Tė qėnit aktore tė bėn tė pėrballesh me mentalitete tė ndryshme nė shoqėri e pse jo dhe nė familje. Dhe me njė kuptim tjetėr tė jesh aktore duhet tė sakrifikosh, tė japėsh shpirtin e zemrėn. Nuk ėshtė aspak e lehtė tė mbijetosh si aktore, sidomos nė kėtė tranzicion tė trazuar. Nė det jo tė gjitha viktimat pas njė aksidenti dalin tė gjalla nė breg.
-A urren Zamira Kita?
Tek njė njeri urrej mė shumė mosmirėnjohjen.
-Ku i kalon pushimet nė verė?
-Pushimet i kaloj nė Greqi, nė Kalkidiki. Ka katėr vjet, qysh kur ka lindur vajza, pushimet i kaloj nė tė njėjtin vend dhe jemi tė kėnaqur. Do tė kisha qejf ti kaloja nė plazhet tona, por mė duken tepėr larg asaj tė qėnit pėr pushime.
-Keni miq, si e vlerėsoni miqėsinė?
-Kur ėshtė e sinqertė e vlerėsoj tepėr tė vyer. Kam miq tė mirė qė e plotėsojnė vėrtet jetėn time. Njė nga mikeshat e mia mė tė dashura ėshtė gazetarja Anila Jole e cila jeton nė Tiranė. E ndjej mungesėn e saj, pavarėsisht se takohemi shpesh.
-Sa kohė i kushtoni lukut tuaj?
-Nuk kam ndonjė kėrkesė tė veēantė pėr lukun dhe nuk e ndryshoj shpesh atė, mė pėlqen kėshtu siē jam. Nė raste tė veēanta, spektakle, inervista dhe emisione televizive, kujdesem pėr veten me dėshirėn pėr tė respektuar ata qė mė shohin.
-Cili ėshtė gabimi i jetės suaj?
-Nuk duhet tė isha vonuar aq shumė pėr tė sjell nė jetė vajzėn time.
-Si e kaloni kohėn e lirė?
-Kur mė mbetet kohė e lirė, mė pėlqen tė lexoj, por jo gjithmonė mė lejon vajza. Realizoj emisione radiofonike dhe televizive. Bėj punėdore me shumė dėshirė. Por rrallė mė takon tė kem kohė tė lirė, pas martesės dhe lindjes sė vajzės si ju thashė. Nuk na lė skena aq kohė tė lirė.
Ēfarė pije preferoni?
-Kafe e vetėm kafe, ekspres e preferoj shumė. Disa kafe nė ditė pi e nuk mė ėshtė mėrzitur.
-A ka ndonjė ėndėrr tė parealizuar Zamira?
-Po. Dua tė ndėrtoj njė shtėpi, tė cilėn e kam blerė para njė viti, truallin, por s’po mundim qė ta ngremė dot. Ėshtė vertet ėndėrr. Po ėndrrat e trembura dalin pėr hajėr. Kur ta ngre shtėpinė, atėhere them t’i futem politikės, por pa hequr dorė nga humori e nga skena.
-A mbėshteten talentet e reja nė qytetin e Korēės?
-Korēa prodhon talente nė ēdo fushė, por talentet mbillen nė Korēė e korren nė Tiranė e jashtė shtetit. Tė shikosh mjediset e teatrit ku ne bejmė prova e japim shfaqe, ka 25 vite qė s’ėshtė vėnė dorė. Artisti do dhe njė mjedis artistik ku tė punoj. Tani nė verė nuk ka njė freskuese dhe nė dimėr nuk ndez dot njė stuf se tė zė frika se po tė bjerė njė shkėndijė i vė zjarrin godinės. Godina e teatrit me emėr ėshtė konsumuar dhe nuk po vihet dorė. Do ti largohen artistėt dhe spektatorėt.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi