STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NĖ KRAH TĖ ERĖS

3 posters

Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Jul 11, 2007 1:09 pm

shkruan: xheladin hamza

NĖ KRAH TĖ ERĖS

Sytė e tu
Me tė cilat
Zemrėn ma therė
Dhe e prishė
Me shikimin tėnd
Shpirtin ma bėnė mė butė
Se mėndafshi

Lėkura jote
Ngjyrė bakri
E but si deti
Nė krah tė erės
Mė bartė
Nė ėndrrat e dashurisė
Qė s’vdesin kurrė!

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Jul 11, 2007 4:14 pm

shkuran: xheladin hamza

STINĖT E JETĖS

Sa e dhembshme ėshtė kjo jetė
Tamam tė duket se linde – ajo iku
I la vragė rrudhat nė fytyrėn e zbehtė
Nėpėr vetullat e zbardhura
Ėshtė mbėshtjell shikimi nė zbrazėti
Terri endet nė shpirt si demon

Engjėjt numėrojnė vepra tė bėra

Jetova - e mė duket se tani linda
E pėrgatitja pėr vdekje vije vetė
Te gabzherri ėshtė ndalur e pret
Ėshtė zbathur pėr tė ecur nėpėr shpirt
Se shpirti s’vdes kurrė!

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Thu Jul 12, 2007 3:44 pm

shkuran: xheladin hamza

SHPRESA E SHUAR

Ėshtė shuar shpresa nė sytė e mi
Qielli rreth meje gjatė, gjatė nxihet
Shpirti mė shkon nė greminė

Dhėmb i kohės la shenjėn e tij
Nė zemrėn time tė ngurtė
Nė kėtė frikė tė tmerrit qė na kaplon
E qyteti ngadalė zhytet nė gjumė tė paqetė

O Zoti im, o shpresa ime e pashuar
Tė kam thurur nė shpirtin tim
Dhe me Ty munda frikėn mbi frikėn
Nga hordhitė ēetnike qė rend vrasin
Njerėz tė pafajshėm, pleq, gra e fėmijė

O loti im kot bien
Si shiu nga qielli i hapur
Guxim nuk kam nė duar tė tė pres
Nė te do ta njohė dhembjen e dhembjes
E shpirti flakė zjarri do tė mė digjej

Mu pėr kėtė bjer nė tokė
Nė kėtė tokė tė pėrgjakur
Dhe ēdo pikė loti me vete le ta merr
Shpresėn e shuar nga sytė e mi...

Rahovec, mė 19. 07. 1998.

Poezi e botuar nė librin tim PSE TRĖNDAFILAT ĒELIN

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Mon Jul 16, 2007 12:47 pm

shkkuran: xheladin hamza

NĖ BRENDINĖ E SHPIRTIT

Sot hyra nė brendinė
E shpirtit tėnd
Ti mblodha
Tė gjitha ndjenjat
Qė i kishe pėr mua

Hyra nė brendinė
E zemrės sate
Dhe aty pash vetėn
Tė strukur nė njė qoshe
Nė errėsirė

Jam apo je
Lule e vyshkur?

Poezi nga libri im PSE TRĖNDAFILAT ĒELIN

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Tue Jul 17, 2007 9:48 am

shkruan: xheladin hamza

ELEGJI PĖR DRININ E BARDHĖ

O Dri i Bardhė
Vajin tėnd tė zėshėm
E ndiej thell nė tim shpirt
Qetėsinė ta prishėn ata tė pashpirt

Bukurinė idilike kishe dikur
Tė dhuruar nga i Madhi Zot
E tė ruajtur nga Zana lumi
Tė URĖS SĖ SHENJTĖ

E muruar nė muret tuaja
Ku rehatshm fle nė djepin e saj
E nganjėherė qumsht pikon
Pėr fėmiun e vogėl nė shtėpi qė e la

O Dri i Bardh
Pamėshirshėm tė shėmtuan
Nuk tė lėnė tė qetė qė edhe tani
Gjumin nė vazhdimsi ta vazhdosh
Nė shtratin tėnd hyjnor
Ku ninullat mė tė bukura zana ta kėndonin

Sot ato janė zėnvedėsuar
Me zėrin trishtues tė makinave shkatruese
Tė shndėrruan nė varreza tė thella

E Ti, Ti nuk fle vetėm gjėmon
Zėri i dhimbjes tė shkon nė kupė tė qiellit
E ata, ata nuk tė dėgjojnė fare
Akoma tė gropojnė nė shpirt e nė zemėr

O Dri i Bardhė
Buzėqeshja tė humbi nė rrugėn pa mbarim
Lejlekėt tė habitur filluan tė blbėzojnė
Nga frika u zhdukėn nga ti
Korba i zėvendėsuan ata

Lahutės iu kėputėn tela
Biblilit kėnga i mbeti nė fyt
Nuk ka kush tė kėndoj mė
Kėngėn pėr ty e mbi ty
O DRI I BARDHĖ


Elegji e botuar nė librin tim PSE TRĖNDAFILAT ĒELIN

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  lepurushja_01 Fri Jul 20, 2007 4:35 pm

Shume te bukura poezite, jeni vertet i zoti.
Sh suksese.

lepurushja_01
Administator
Administator

Numri i postimeve : 118
Age : 33
Localisation : Italia
Registration date : 13/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Aug 15, 2007 4:44 pm

lepurushja_01, kam kėnaqėsi qė pėlqeni poezi qė unė shkruaj. Besoj, se edhe nė tė ardhmėn do tė gjeni vetėn nė tekstet e tyre.

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  lepurushja_01 Thu Aug 16, 2007 12:27 pm

xheladin shkruajti:lepurushja_01, kam kėnaqėsi qė pėlqeni poezi qė unė shkruaj. Besoj, se edhe nė tė ardhmėn do tė gjeni vetėn nė tekstet e tyre.


Eshte e vertete...
Mgjth edhe une shkruaj poezi sepse e dashuroj poetiken...

lepurushja_01
Administator
Administator

Numri i postimeve : 118
Age : 33
Localisation : Italia
Registration date : 13/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Jan 23, 2008 9:55 pm

shkruan: xheladin hamza

DRITĖ E PALODHSHME
(Kėtė poezi i kam kushtuar miqėve tė mi
Agim Metbalės dhe Qamil Bugarit)

Nė errėsirėn e qytetit tim
Dritė tė palodhshme
Ēdo mbrėmje bėjnė dy qirinj
Agim Metbala e Qamil Bugari

Nga njė gotė tė mbushur
Me ujė tė pastėr e tė bekuar
Ndritin kopshtin e Edenit
Nga mbrėmja gjerė nė agim

Aty pranė shoqėri u bėnė
Njė bletė bukuroshe
Fluturon prej njė lule nė tjetėr
Nektarin me kėnaqėsi mbledhė
Bilbilave ushqim amanet ua le

Karshi kopshtit tė Edenit
Ku djajtė trurin shpėrlajnė
Ndihet zhurma e xhehenemit
Edhe guri ėshtė mbushur nė vaj

I vdekuri nė varr rrokulliset
Britmėn e tė cilit nuk e ndiejnė
Se shpirt nuk kanė, eh

Dhe kėshtu ēdo natė
Qyteti im ri i mbėshtjellur
Nė vellon e errėsirės sė dendur
Pandėrprerė jetojnė dy botėra

E Edenit dhe e xhehenemit!

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Jan 30, 2008 7:15 pm

shkruan: xheladin hamza

NĖNĖS SIME

Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...

Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...

Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht

Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...

Mbi mollėzat e faqeve
M’u rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  xheladin Wed Jul 15, 2009 2:45 pm

MBI GJOKSIN TĖND

Emri yt gėrryhet
Nėpėr damarėt
E shpirtit tim

I strukur
Nėn hijen
E sė kaluarės qė e mbulon

Shtriji duart kah unė
Tė pėrqafohemi
Me afsh e me mall

Tamam aty nė horizontin
Ku nė tė njėjtėn kohė
Takohet e puthitet ditėnata

Ėndrra e rinisė sonė
Aty mbi re tė arta
Syhapur fle

Bilbili kėngėn e tij mė tė bukur
Aty e shndėrron nė vaj
Mbi gjoksin tėnd si dikur
Edhe njėherė me lot dua tė qaj

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  Nimfa Sat Jul 31, 2010 1:28 am

Suksese zotri Xheladin !
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  Nimfa Sat Jul 31, 2010 1:29 am

xheladin shkruajti:shkuran: xheladin hamza

STINĖT E JETĖS

Sa e dhembshme ėshtė kjo jetė
Tamam tė duket se linde – ajo iku
I la vragė rrudhat nė fytyrėn e zbehtė
Nėpėr vetullat e zbardhura
Ėshtė mbėshtjell shikimi nė zbrazėti
Terri endet nė shpirt si demon

Engjėjt numėrojnė vepra tė bėra

Jetova - e mė duket se tani linda
E pėrgatitja pėr vdekje vije vetė
Te gabzherri ėshtė ndalur e pret
Ėshtė zbathur pėr tė ecur nėpėr shpirt
Se shpirti s’vdes kurrė!
E bukur i paske kushtuar forumit tone ! flm.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

NĖ KRAH TĖ ERĖS Empty Re: NĖ KRAH TĖ ERĖS

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi