STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Hoxha

Shko poshtė

Muharrem Hoxha Empty Muharrem Hoxha

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:43 pm

Muharrem Hoxha
Nė skenė bėj humor por nė familje jam serioz

Aktori i mirėnjohur i humorit, Muharrem Hoxha njė nga profesionisistėt mė veteranė tė kėtij zhanėri, tregon pėr gazetėn “SOT” fillesat e tij, si edhe kalimin nga njė aktor amator nė njė aktor profesionist. Muharrem Hoxha me origjinė nga Dibra, ka lindur nė Tiranė dhe qė prej 50 vitesh banon nė Durrės, ndaj shumica e fansave dhe dashamirėsve tė tij e njohin si aktorin durrsak. Talenti i tj, tė dhėnat nė zhanrin humoristik u spikatėn tek ai qė fėmijė. Biografia jo e mirė qė kishte, nuk e ka penguar tė nxjerrė nė pah talentin e tij, duke u shkrirė me rolet dhe duke fituar nė kėtė mėnyrė simpatinė e tė gjithė shqiptarėve.Kėshtu qė nė kohėn e diktaturės, e pikėrisht nė vitin 1986 nė qytetin e Lushnjės dhe nė vitin 1989 nė Fushė – Arrėz, Rrema ka fituar dy ēmime laureat, duke u cilėsuar si aktori mė i mirė. Pėr aktorin e humorit kėto aktivitete kanė shėrbyer si trampolinė pėr futjen nė skenėn profesioniste. Kėshtu erdhi koha qė ai tė mos luante mė me trupat amatore, por tė integrohej tek ish- pallati i vjetėr i kulturės nė Durrės dhe tė bashkėpunonte me tė mėdhenjtė e skenės si Adem Gjipali, Fadil Hasa dhe Ramazan Njala. Ndėrsa pas viteve ’90, ai ka kaluar si aktor profesionist nė estradėn e Durrėsit. Muharrem Hoxha ka prekur skenat nė tė gjithė qytetet e vendit, nga ku ruan shumė kujtime tė bukura, ndėrkohė qė ka njohur sukses edhe nė skenat jashtė vendit. Ditėt e fundit aktori i madh i skenės dhe i humorit ėshtė paraqitur nė publik me shfaqjen e regjisorit durrsak Haxhi Rama, e titulluar “DVD 06”. Gjatė stinės sė verės siē thotė ai, ka shumė projekte nė lidhje me shfaqje tė ndryshme si brenda dhe jashtė vendit. Pėr suksesin e tij flet mė sė miri publiku durrsak, i cili e respekton dhe krenohet me tė.
-Kur dhe kush e pikasi talentin tuaj ?
-Shkėndijat e para u dalluan tek unė qė nė fėmijėri. Nė fėmijėri kam qenė pak trazovaē, por i kėndshėm me shoqėrinė, saqė dhe sot qė jemi familjarė kur takohemi mė kujtojnė ato ēapkėnllėqet e viteve tė fėmijėrisė. Megjithatė, edhe pse e kam tepruar nganjėherė me shakatė, kjo e ka ndihnuar talentin tim nė rrugėn e vėshtirė tė artit dhe tė humorit. Ndėrsa nga ana e mėsimeve kam qenė nxėnės mesatar, nuk ishte se mėsoja shumė. Nga prapėsirat e kėndshme qė bėja njė herė nė dy javė mė thėrrisnin prindėrit nė shkollė, saqė babai, kur mė qortonte mė thoshte, lėre se po shkoj unė nė vendin tėnd. Njė shtytje talentit tim i ka dhėnė drejtoresha e shkollės, e cila ka luftuar anėn e biografisė nė emėr tė kėtij talenti. Ajo mė ka mbėshtetur gjithnjė dhe mė ka stimuluar nė punėn time, kėshtu qė nė shtėpinė e pionierit drejtoja grupin teatral. Humori ishte brenda meje nė ēdo moment tė jetės time dhe vazhdon tė jetė akoma.
-Spektatori kėnaqet me humorin tuaj. Por sa e vėshtirė ėshtė tė bėsh humor ?
-Njeriun e bėn puna dhe vetė zotėsia e tij. Si ēdo punė, edhe tė bėsh tė tjerėt pėr tė qeshur ka vėshtirėsitė e veta dhe jo tė pakta, pasi jeta nuk ka qenė shumė zemėrgjėrė me mua. Sidomos po tė kujtoj fėmijėrinė dhe realitetin e ditėve tė sotme. Gjithsesi nuk ankohem, pasi, mund tė quaj tė vėshtirė pėrgatitjen dhe mbrėmjen e vitit tė ri para Byrosė Politike, duke pasur parasysh dhe kusuret e mia biografike. Por, vėshtirėsisė sė tė bėrit humor i ka ardhur nė ndihmė bashkėpunimi me shumė regjisorė nga mė tė spikaturit, si Fadil Hasa dhe Haxhi Rama. Me regjisorin Rama njihem qė nė vitin 1983, vit kur edhe mora ēmimin laureat nė Lushnjė. Vazhdoj tė kem miqėsi e tė bashkėpunoj me tė edhe sot e kėsaj dite. Nga viti 1986 deri nė vitin 1990 kam punuar si amator nė estradėn profesioniste, ku nuk mė ka munguar suksesi, ndėrsa nga viti 1990 e deri mė sot punoj si profesionist krahas aktorėve tė mėdhenj si Fadil Hasa, Aishe Stari, Adem Gjipali, Elibeti Tirana, Sandėr Pepa me tė ndjerin Artistin e Merituar Spiro Strati, Ramazan Njalėn si dhe me Robi Xhoin.
-Ju keni qenė nė njė turne nė Itali e pikėsht nė Bari. Ē’ mbresa sillni me vete nga shfaqjet aty?
-Isha nė njė turne nė Bari sė bashku me Fadil Hasėn, ku patėm shumė sukses, pasi pritja qe shumė e ngrohtė nga publiku. Edhe pse gjithė kėto vite nė skenė emocionet ishin tė mėdha, pasi tė dhurosh buzėqeshje ėshtė njė gjė qė jo gjithkush e ka dhunti. Sė bashku me Fadilin, u paraqitėm me disa nga pjesėt tona mė tė bukura humoristike, gjė qė e treguan dhe duartrokitjet qė morėm nga spektatorėt e shumtė qė ndodheshin nė skenė. Lidhur me turnetė jashtė vendit, dua tė veēoj dy herėt qė kam qenė nė Kanada. Herėn e parė kur kam qenė me Fadil Hasėn, Manjola Nallbanin dhe Kastriot Tushėn dhe herėn e dytė ku shoqėrohesha nga gruaja, e cila vinte pėr qejf dhe unė qė shkoja pėr punė. Shoqėrimi i gruas u ka bėrė tė gjithėve pėrshtypje dhe tė gjithė kujtonin se unė po bėja humor, kur thoja qė ajo ka ardhur pėr qejf, ndėrsa unė pėr punė.
-Meqė dolėm tek gruaja, sa ju ka ndihmuar familja nė punėn tuaj?
-Puna ime ka qenė gjithnjė e mirėkuptuar nga familja ime. Ndoshta nga kjo kam patur dhe shumė sukses. Mund tė them se mbėshtetja nuk mė ka munguar asnjėherė, por as unė nuk e kam lėnė pas dore familjen. Ajo ėshtė gjėja mė e shtrenjtė dhe mė e shenjtė pėr mua. Gruan e kam marrė me shkes, pasi nė atė kohė s’bėhej dot ndryshe. Kisha njohur shumė vajza me estradėn, por s’dilja jashtė kontureve tė kohės. Kėshtu qė mora atė qė mė gjetėn dhe nuk jam penduar pėr kėtė gjė. Kam njė djalė, i cili ka mbaruar studimet nė Itali pėr laborant dentist dhe aktualisht punon nė profesionin e tij. Nė familje jam shumė serioz, gjė tė cilėn pak njerėz e besojnė dhe shpesherė pyesin gruan time pėr tu siguruar pėr kėtė gjė.
-Nga gruaja tek martesa. Si vijnė nė konceptin e humoristit Hoxha nė ditėt e sotme martesat me shkes?
-Tani ka ndryshuar koha se pėrpara ta mblidhnin, ndėrsa sot martesa me shkes do tė ishte njė marrėzi, edhe pse aktualisht nė vendin tonė bėhen ende nga kėto lloj martesash. Ėshtė koha tė zgjedhėsh vetė, tė vendosėsh vetė duke lėnė mėnjanė interesin dhe pasurinė, qė para dashurisė vlejnė zero. Por nuk mė pėlqen as bashkėjetesa. Kėtij fakti i mungon toleranca nga ana ime. Nuk do t’ia lejoja as djalit tim tė bashkėjetonte me njė femėr. Tė respektosh dashurinė nuk do tė thotė lėsh mėnjanė respektin pėr rregullat e jetės. Jam qind pėr qind kundra bashkėjetesės dhe kjo praktikė mė duket ekzagjerim, gjasme se kemi arritur nė modernizim, por jam dhe kundėr martesave me shkes. Mendoj se njerėzit duhet tė martohen, por vetėm me dashuri.
-Projekti i fundit qė keni nė dorė dhe kur do tė ketė kėnaqėsinė publiku ta shikojė Muharremin nė skenė?
-Aktualisht sapo ka pėrfunduar komedia e regjisorit Haxi Rama “DVD 06”, e cila u ngjit nė skenė dhe mund t’ju them se ka patur njė sukses shumė tė madh, pėr njė javė rresht. Pallati i kulturės ėshtė nė fazėn e rikonstrukturimit dhe ndėrtuesit e punimeve na kanė mirėkuptuar pėr realizimin e projekteve tona. Por mund t’ ju them se nuk ka munguar edhe pėrkrahja e Bashkisė, si pėr kėtė projekt qė sapo u realizua, ashtu edhe pėr tė gjitha projektet dhe aktivitetet e tjera qė kemi nė dorė. Nuk dua ta bėj publik projektin e fundit me tė cilin po merremi si grup, pasi dua ta lė suprizė. Por ju garantoj qė ajo shfaqje do tė dhurojė shumė tė qeshura.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi