STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirush Kabashi

Shko poshtė

Mirush Kabashi Empty Mirush Kabashi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:41 pm

Mirush Kabashi
Nga punėtor i hekurudhės nė gjigandin e "Apologjisė sė Sokratit"

Ka mbaruar shkollėn e mesme nė Durrės. Ėshtė pjestar i familjes sė njė emigranti kosovar, i vendosur nė Shqipėri qė nė vitet ’20 dhe si tė gjithė kishte dėshirėn e madhe, panvarėsisht nga kushtet ekonomike t’i shkollonte fėmijėt e tij. Babai i tij bėri pėrpjekje tė jashtėzakonshme me gjtihė vėshtirėsitė e mėdha jo vetėm tė aspektit ekonomik, por edhe pak tė atij politik. Ai vetė kishte mbaruar shkollėn amerikane dhe kjo pėrbėnte njė “minus” pėr kohėn. Problemet e natyrės politike kanė qenė njė pengesė pėr mijėra e mijėra familje, qė tek disa lanė gjurmė shumė mė tė thella. Kanė qėnė probleme qė nė njė farė mėnyre kanė bėrė qė tė investojė shumė nė aspektin e punėspėr tė arritur sadopak nė ato tendenca qė kishte familja e tij dhe njė nga kėto tendenca qė ėshtė dhe mė kryesorja ishte shkollimi i fėmijve. Mirush Kabashi ishte fėmija i tretė, pasi familja e tyre pėrbėhej nga katėr djem, dhe kjo ishte njė vėshtirėsi mė tepėr sepse nė atė kohė ka pasur dhe njė ligj absurd qė nė qoftė se nga njė familje njė apo dy pjesėtar tė saj do tė kishin pasur tė drejtėn e studimit, njė tė dyti ose aq mė tepėr njė tė treti i privohej e drejta pėr tė ndjekur shkollėn e lartė, panvarėsisht nga rezultatet e mira qė mund tė kishe gjatė gjimnazit. Edhe Mirushi duke qėnė njė i tretė qė kishte mbaruar shkėlqueshėm shkollėn e mesme e vetmja mundėsi qė j’u dha ishte konkurimi nė shkollėn e aktorėve. Meqėnėse ishte aktivizuar disa herė nė shkollėn 7-vjeēare dhe nė atė tė mesmen gjatė aktiviteteve qė bėnin shkollat kishte vėnė re se kishte nisur ti pėlqente, por ky nuk ishte ndonjė pikėsynim i veēantė i tij apo dhe i familjes pėr tė.. Nuk ishte kjo rruga qė mendonte se do tė merrte nė jetė. Kjo ishte njė zgjedhje e detyruar pėr momentin duke marrė prasysh qė mund tė mbeste dhe pa shkollė. Ato aktivizime modeste nė shkollė mesa duket kishin evidentuar diēka. Dhe tek ai e kishin goditur jo pak dėshirėn dhe sensacionin pėr aktrim. Kishte njė predispozitė tė veēantė pėr filmat.
- Cilat ishin fillimet e karrierės Tuaj?
Kam konkuruar jashtė rradhės, sepse pėr arsye tė kėrkesave tė mia nuk u vendosa nė rradhė siē duhej, por ishte njė insistim i ish drejtorit tė shkollės sė mesme qė pėr fatin tim mė pas u bė shef i seksionit tė arsimit dhe i jam shumė mirėnjohės. Ishte ai qė kėmbėnguli dhe jashtė programit tė merrja pjesė nė njė konkurs dhe pastaj tė isha pjesėtar i kursit tė parė tė vitit ’66. Ky ishte dhe viti i parė i hapjes sė Institutit tė Arteve. Nė atė kurs sė bashku me mua ka patur aktorė qė sot janė me shumė emėr si: Pavlina Mani, Anastas Kristofori, Ahmet Pasha e mjaft tė tjerė. Fati mė i madh i kursit tonė, sigurisht dhe i imi ka qenė se vitin e tretė dhe tė katėrt kemi punuar me Serafin Fankon dhe Pirro Manin. Pirro ishte dhe ėshtė edhe sot regjizori mė i talentuar qė ka teatri shqiptar dhe ėshtė i nevojshėm pėr teatrin edhe sot sepse dihet qė regjizura ėshtė pika mė e dobėt e tij. Kėto janė fillimet e mia. Sapo kam mbaruar shkollėn megjithėse aty nuk arrita tė hapem plotėsisht, ndenja si njė student me diagrama shumė tė ēuditshme. Nė vitin e katėrt ishte njė pjesė ruse e Ostrovskit, e cila u vu nė skenė nga Pirro Mani. Kėtu unė nuk kisha rolin kryesor, por ai rol mė hapi mė tepėr. Gjatė periudhės sė shkollės pata njė lloj ndrydhje dhe njė pjesė e mėsuesve kanė patur idenė se mund tė bėhesha, por edhe mund tė mos bėhesha aktor. Profesor Pirro ka patur njė besim tek unė. Ai thoshte se edhe nėse nuk do tė bėhesha aktor do tė bėhesha njė regjizor shumė i mirė. Unė i jam mirėnjohės njė artisti tė madh siē ishte Pirro Mani. Sapo mbarova shkollėn mua mė caktuan nė teatrin e Durrėsit. Durrėsi ka patur dhe them kėshtu pasi pjesa mė e madhe e atyre artistėve nuk janė mė , njė trup me profesionalizėm tepėr tė madh. Kėtu kishte kollosė tė skenės teatrale siē ishte i madhi Nikolin Xhoja. Nga ai fatėkeqsisht n’a ka mbetur shumė pak, por ne kemi dhe ato filma siē ėshtė filmi “Kapedani” shoku i kapedanit nuk ka njė rol kryesor, por vetėm aftėsia profesionale e Nikolinit atė e ka bėrė, qė ne sot e mbajmė mend shumė mirė sikur roli i tij tė ishte kryesor. Dhe kjo ishte aftėsia e tij pėr t’a gjetur humorin dhe pėr t’a servirur me aq delikatesė dhe elegancė tek spektatori. Si aktorė tė tillė do tė pėrmendja ēiftin Uruni, Lutfi Hoxhėn, Marta Burdėn, Todi Thanasin etj. I pėrmenda kėta pėr tė thėnė se nė Durrės unė gjeta njė shkollė tė dytė. Pra, ika nga njė shkollė teorike dhe shkova nė njė tė tillė, praktike ku kishte shumė se ē’tė mėsoje. Pėr fat tek “Maretsa e Gogolit” njėri prej artistėve ishte sėmurė dhe mua mė caktuan tė dubloja atė rol dhe tė isha nė rrethin e kėtyre artistėve vėrtet tė talentuar. Deri nė vitin ’78 pėr shkak tė problemeve biografike mua nuk mė ėshtė dhėnė e drejta tė futem nė kinematografi. Po nė kėtė vit falė njė opinioni qė ishte krijuar nė teatėr m’u dha njė rol, i cili u cilėsua si negativ nga njerėzit e pushtetit tė asaj kohe dhe kjo bėri qė unė tė luaja rolin tim tė parė nė kinematografi. Nga viti ’74-77 unė jam pėrjashtuar nga teatri dhe kam punuar si punėtor i rėndomtė nė hekurudhė. U bėnė dhe pėrjashtime tė aktorėve tė tjerė nė kėtė teatėr, por vetėm kėtu dhe erdhi si pasojė e disa personave me komplekse. Pas tre vjetėve erdhi nė detyrė njė drejtues i ri dhe ishte ai qė mė ktheu sėrish nė teatėr. Pėr mua pas kėsaj u krijua njė klimė mė shumė e hapur. Ishte pikėrisht Enver Hoxha ai qė shprehu pėlqimin e tij. Ka qėnė prilli i vitit ’99, kur u thanė kėto fjalė dhe ne morėm vesh, qė kjo shprehi e tij na dha njė hapsirė, e cila na kishte munguar dhe kishim nevojė. Mė pas unė kam prezantuar koncerte me raste festash tė ndryshme. Kjo zgjati aq shumė kohė sa mua filloi tė mė mėrzitej dhe vetja dhe po shihja njė nėnvleftėsim tė aftėsive tė mia sepse kisha filluar tė shfrytėzohesha shumė. Njeriu duhet tė ketė njė ndjesi mase nė veprimtarinė e tij artistike. Nuk mund tė futet kudo po aty ku ai ėshtė i aftė dhe mendon se arrin tė japi diēka tė denjė. Mund tė ketė ndonjė gjė, qė artisti nuk e ka thėnė dhe pret pėr ta transmetuar. Nė veprimtarinė time ka patur dhe periudha pauzash dhe jo se nuk kam patur oferta por sepse nuk kam dashur tė merrem mė diēka qė nuk e kam parė tė arsyeshme. Kėto dy role, qė m’u dhanė dhe shėrbyen si hyrėse nė kinematografi mė ndihmuan sė tepėrmi nė zhvillimin e karrierės time. U cilėsuan si negative pėr arsye se njė rol negativ nuk ishte problematik pėr partinė e asaj kohe, por ishin krejtėsisht tė karakterve tė ndryshme.
-Ēfarė raporti ka midis filmit dhe teatrit ?
Nė teatėr ke fatin tė mėsosh profesionin, ndėrsa nė film tė fitosh popullaritetin, pra tregon ēdo gjė , tė cilėn e ke pėrfituar nė shkollė apo dhe nė teatėr. Njohjen mė tė gjerė mua ma kanė dhėnė rolet nėper filma. Njė regjizor e ka cilėsuar teatrin si diēka tė shkruar nė rėrė, sepse njė shfaqje del vala dhe e merr edhe pse ti mund tė bėsh mrekullira, por qė fatkeqėsisht janė vetėm pėr atė publik tė ngushtė tė asaj mbrėmjeje qė shijon shfaqjen. Filmi pėr fat tė mirė mbetet dhe vlerat e vėrteta tė tij mund tė jetojnė nė dekada. Dhe nė kėtė aspekt dua tė them qė kinematografia shqiptare ka patur suksese falė regjive, falė skenareve, por jo pak edhe falė interpretimeve shumė dinjitoze tė aktorėve. Subjekti i tyre dukej nė pamje tė parė se ishte brenda korinizės sė kohės, por qė me shumė inteligjencė dhe me figura shumė tė stėrholluara kishin njė hapsirė shumė tė madhe pėr kohėn.
-Ēmund tė thoni pėr vlerat e artit tė dikurshėm teatral dhe zhvillimit tė atij qė ėshtė sot?
Ti lėmė anėt ideologjike. Pikėsynimi i konjukturave politike pėr tė mos futur eksperienca botėrore, sepse arti ka njė ndikim tė madh tek shikuesit apo dėgjuesit. Ky ngujim dha mundėsinė qė nėpėr Shqipėri tė kishte 10 teatre profesioniste, rreth 15 trupa varieteje dhe arritėm deri nė 15 filma artistik tė prodhuar gjatė njė viti. Dhe kėtė komoditet nuk e kanė as vendet e zhvilluara perėndimore edhe pse kanė buxhete shumė tė mėdha nė dispoziciopn tė artit. Filmi “Lulėkuqet mbi mure” ka patur njė sukses tė jashtėzakonshėm jashtė kufijve. Kėto filma dhanė njė simbiozė te re pėr organikėn europiane qė mbaheshin tė fshehura dhe tė rezervuara. Ne kemi patur njė art tė mirėfilltė . Ėshtė njė mosnjohje pėr ata, qė thonė se nuk ka patur filma apo dramaturgji shqiptare. Dhe kur i dėgjon kėto zėra tė krijohet njė trishtim, aq sa nganjėherė thua sesi mund tė bėhen tė tilla depėrtime. Nganjėherė liria e fjalės e deformon tė vėrtetėn. Ka patur vlera vėrtet tė mirėfillta artstike, por qė u transformuan nė kornizėn e kohės. Gjejmė vlera artistike, qė kapėrcyen edhe konjukturėn e kohės duke mbajtur ato vlera tė fshehta dhe duke i transmetuar me atė mėnyrė, e cila mbėshtetej nė strehėn e atij regjimi dhe me njė guxim tė stėrmadh pėr ne qė kemi jetuar atė kohė. Ne i kemi vlerat shpirtėrore dhe artistike tė denja pėr tė qėnė pjesė e familjes europiane sepse kėto janė kriteret mė kryesore. Ishte njė krijimtari qė tė shkėpuste nevojėn pėr tė parė se ēfarė ndodhte nė eksperiencėn botėrore qė vėrtet solli njė zhvillim tė teatrit, por ama si zhvillim ishte i cunguar. Pas ’90, kur ēdo gjė u bė mė e lirshme ne vumė re, se ne kishim krijuar dhe shtrydhur vetveten nė aspektin e krijimit, por nuk kishim atė eksperiencė tė vendeve tė tjera , tė zhvillimit tė artit tė tyre nė kuadre tė tjera, qė kishin shkuar mė pėrpara me elemente te reja edhe nė artin letrar, nė atė teatror apo edhe nė atė pamor. Kėto elemente tė reja ndihmuan nė kapėrcimin e asaj periudhe tė cunguar dhe shumė tė izoluar panvarėsisht rezervave qė ajo kishte. Spektatori ishte mėsuar me kėtė mėnyrė trajtimi por kur ēdo gjė u hap atėherė ai priste shumė mė tepėr prej nesh. Natyrisht, qė shija e tij u prefeksionua mė shumė dhe kėrkonte diēka tė re dhe mė tė gjerė. Ne ende kemi krizė nė regji, kjo sepse regjizorėt tanė nuk kanė eksperiencėn e duhur pėr shkak tė kėsaj mungese tė marrėdhėnieve me botėn perėndimore. Pra, nė botėn e teatrit nuk u bė njė shdėrrim idesh artistike apo dhe zhvillim i tyre. Tek ne arti qėndroi i mbyllur nė njė bunker, nė kuptimin simbolik tė fjalės. Eksperiencat e huaja ishin krejtėsisht tė ndaluara edhe pse artistėt kishin dėshirė tė ishin nė kontakt me arritjet apo idetė e reja tė artit dhe kulturės nėpėr vende tė ndryshme. Arti pėr spektatorin tonė ėshtė e vetmja dritare ku mund tė pėrfitojė diēka edhe shkarazi apo edhe nga nėnkuptimet e guximet e artistėve pėr tė krijuar njė personalitet, por qoftė kjo dhe pėr t’u argėtuar apo zbavitur sepse arti ka si funksionet argėtusese edhe ato edukuese. Drejtuesit e teatrit vendosen mbi baza politike dhe jo tė vlerave artistike. Teatri tashmė ka njė pikėsynim komercial. Nuk shikohet mė ndjenja e pėrgjegjėsisė artistike dhe njė pjesė e mirė e artistėve po shfrytėzojnė bagazhin e tyre artistik, sesa pikėsynimin pėr tė mėsuar dhe pėr tė ecur mė tej. Hyrja e elementeve tė reja ėshtė neglizhuar tėrėsisht. Ne kemi mbetur me ato gjėra, tė cilat i kemi patur dhe kjo ka kultivuar njė frenim pėr teatrin shqiptarė.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mirush Kabashi Empty Re: Mirush Kabashi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:42 pm

-Mund tė mė pėrmendni disa prej roleve Tuaja si nė teatėr ashtu edhe nė kinematografi?
Kam patur fatin qė tė interpretoj dhe nė regjinė e Mario Ashikut, i cili solli njė frymė mjaft interesante nė teatrin e Durrėsit pas viteve ’85 dhe ndėrmejt tė tjerave ai vuri nė skenė edhe shfaqjen “Ylli pa emėr”, nė tė cilėn edhe kėtu unė kisha njė rol qė mbetet njė nga rolet e mia mė tė dashura nė tė gjithė karrierėn time. Pėr kėtė shfaqje, po me Mario Ashikun kam fituar njė ēmim nė njė pjesė tė Rruzhdi Pulahės “Hija e tjetrit” dhe jam cilėsuar si aktori mė i mirė nė Festivalin e Teatrit. Pjesa qė kam luajtur tek “Ylli pa emėr” do tė mbetet njė nga kujtimet mė tė veēanta sepse ishte njė pjesė tragji-komike, qė kishte dhe tragjedinė dhe komiken, sepse jeta i ka tė dyja kėto dhe kjo pjesė ėshtė mė afėr saj, mė afėr realitetit dhe ėshtė shkruajtur me njė frymė dhe penė tė hollė nga Sebastian. Tjetėr kanė qėnė rolet e Telit dhe tė tjera nė komeditė e famshme tė kartelės sė verdhė qė edhe sot mbahen mend dhe mua mė vjen mirė pėr kėtė. Kam trajtuar edhe rolin e njė gagaēi dhe spektatori qeshte me kėto fenomene. Duhen thėnė ato role qė kanė patur impakt para spektatorit. Roli im i parė ka qėnė nė teatrin e Durrėsit. Dhe deri nė vitet ’93 unė kam punuar nė kėtė teatėr. Mė pas kam patur njė rol goxha interesant nė njė pjesė tė Kujtim Spahivoglit “Shokėt e klasės sime”, kjo u vu edhe nė skenėn e teatrit kombėtar dhe pati shumė sukses. Kam patur rolin e antagonistit, mėsuesin. Nė ’84 jam vlerėsuar nė njė Festival tė Teatrit si aktori i dytė mė i mirė i kėtij festivali tek njė komedi e Haxhi Ramės e vėnė nė skenė prej tij “Elona”. Po nė atė vit, qė ishte edhe 40 vjetori i ēlirimit u hap njė kopnkurs me kėtė rast dhe aty u vlerėsova si aktori i dytė mė i mirė, i pari u vlerėsua Robert Ndrenika. Pas kėtyre pata dhe mundėsinė tė jem nė kineoperetėn e parė shqiptare “Karnavalet” dhe roli i Nikollaqit m’u besua mua. Kam patur pjesė edhe tek “Dora e ngrohtė” apo tek filmi “Gėzhoja e vjetėr” personazhe, tė cilat edhe pse nuk kishin ndonjė volum tė madh nė aspektin artistik unė gjithmonė i gjykoja. Tek filmi “Koha e largėt” unė kam pasur njė personazh qė nuk ka asnjė fjalė e vetėm 10 minutat e fundit nis, le tė themi roli i tij dhe unė vetė kam insistuar pėr t’i hequr kėto komplekse dhe u evidentua shumė dhe unė jam vlerėsuar nė njė Festival Filmi edhe kėtu. Ka njė mori filmash tė tjerė si “Nėntori i parė”, “Zėdhėnėsi i grave”, “Edhe kėshtu edhe ashtu”. Nė ‘95 ėshtė xhiruar filmi i fundit ku kėtu unė kam rolin e babait. Filmi titullohet “Nata”, ku tregon gjithė hiostorinė e asaj kohe komuniste dhe ndaj j’u vu dhe ky emėr dhe nuk ėshtė shfaqur ende nė kinematė tona kjo premierė.
- Si e ka mirėpritur publiku teatrin Shqiptar?
Ndonjėherė ka njė kontraditė midis artistit dhe asaj qė pėlqen publiku. Aktorėt, jo gjithmonė pėrkojnė me publikun. Publiku qė n’a ka ndjekur dhe shoqėruar ka qėnė gjithmonė i pėrmasave tė mėdha. Humori shqiptar ka traditė goxha tė madhe. Problematikat kanė shumė mė tepėr mundėsi trajtimi nė njė mėnyrė komike pėr t’u bėrė objekt i pėrmirėsimit. Trajtohen mbi bazėn e antagonizmit dhe agresivitetit apo edhe tė banalitetit. Njė shoqėri e civilizuar humorin duhet t’a ketė njė nga mėnyrat mė tė pėrdorshme tė komunikimit. Dhe kjo do tė jetė gjithmonė shumė mė e vlefshme. Ajo evidenton me ngjyra mė tė larmishme problematikat e shoqėrisė si dhe pėrmirėsimin e kėtyre fenomeneve. Tendencat qė ka shoqėria pėr tė ecur pėrpara panvarėsisht edhe nga disa forma, qė nganjėherė janė edhe antidemokratike, por qė prapėseprapė shėrbejnė si njė tendecė e egoizmit pėr tė ecur drejt progresit. Ne kemi njė temperament autokton dhe njėkohėsisht qė ėshtė edhe mesdhetar duke krijuar njė simbiozė mė tė gjerė sesa pėr publikun shqiptar. Edhe kur ne kemi marrė pjesė nė aktivitete qė lejoheshin nė atė kohė edhe jashtė kufijve ai publik i ka mirėpritur. Duke zhvilluar njė teatėr, njė kinematografi, njė shkollė vizuale shumė tė vlefshme kėto janė si njė binom i pandashėm qė kultivojnė njėra-tjetrėn. Kultivuan edhe shpirtin e publikut, por edhe kėrkesat e tij pėr tė perfeksionuar artin.
-Puna e artistėve ėshtė shpėrblyer nga shteti?
Motivacion i ecjes tek ne aktorėt pėrpara nuk janė zarfet e lekėve, por ėshtė rezultati moral i punės. Respekti qė kanė njerėzit pėr ne ėshtė njė stimul i jashtėzakonshėm. Dhe kjo na shtyn mė tepėr drejt pėrgjegjėsive tona duke marrė parasysh edhe ata, tė cilėt n’a simpatizojnė sepse presin qė tė shikojnė diēka akoma edhe mė tė mirė. Edhe vlerėsimet qė bėhen nėpėr aktivitete kombėtare janė stimuj pėr ne. Arti ėshtė gjykuar nga politika shqiptare. Nė atė kohė filmat xhiroheshin me njė kosto mė tė ulėt se i tillė ishte dhe niveli dhe aktorėt nuk pagueshin shumė. Ne nuk kemi marrė asnjė shėrblim pėr krijimtarinė tonė artistike. Njė pjesė e filmave tani po bėhen edhe si pronė e regjizorėve. Edhe nė qoftė se nuk pėrfitoj vetė, kur pėrfitojnė kolegėt e mi ndjej njė lloj kėnaqėsie dhe gjithmonė gjykoj se artistėt kanė qėnė jo pak, tė persekutuar. Dhe nė njė farė mase shenjat e kėtij persekutimi janė edhe sot. Do tė ishte shumė mė koherent gjykimi objektiv, qė nė kėto pėrfitime tė ishin edhe artistėt qė nuk kanė pėrfituar nė fillim. Nė botėn perėndimore aktorėt janė mė tė paguarit se regjisorėt apo skenaristėt. Filmi emrin e merr nga aktori kurse vazhdimėsinė nga autorėt. Politika nuk e kupton kėtė tė vėrtetė kaq tė madhe: se nuk janė shifrat ato, tė cilat ne na inkuadrojnė
-Cili ėshtė aktori qė Ju vlerėsoni mė shumė dhe mund tė quhet edhe idhulli Juaj?
Unė kam njė debulesė tė veēantė pėr Kadri Roshin. Kam patur fatin qė nė ’98 tė kem pėr herė tė parė dhe ndoshta pėr herė tė fundit nė jetėn artistike tė tij njė bashkėpunim, nė njė pjesė tė Rruzhdi Pulahės si baba e bir me titull “Kohė e ēmendur”. Kjo marrėdhėnie pėr mua do tė jetė njė moment i veēantė nė krijimtarinė time artistike. Ruaj kujtime nga e gjithė eksperienca e tij, qė jo pak ka ndikuar tek unė. Kjo pjesė pėr fat tė keq nuk ėshtė e filmuar pasi ka njė aktualitet shumė tė madh dhe pėr mua kjo ėshtė njė breng shpirtėrore pasi mesazhet qė sugjeronte janė shumė afėr realitetit tonė.
-Do tė keni njė personazh nė ndonjė film nė tė ardhmen?
Ėshtė filmi, tė cilin na kanė mbetur edhe disa skena pėr tė rixhiruar duke rregulluar disa gjėra tė vogla “Lutje dashurie” me regji tė Minarollit dhe me skenar tė Aliēkajt. Ky ėshtė ende film nė proēes edhe pse xhirimet janė mbaruar, por rregullime tė tjera nuk pėrbėjnė ndonjė problem, pasi kjo ėshtė proēedurė e zakonshme nė krijimtarinė artistike dhe pritet qė kėto ditė tė vijė grupi i xhirimit francez. Kam fatin tė jem nė njė film me skenar tė Rruzhdi Pulahės “ Lulet e vjeshtės” titullohet dhe i Sajmir Kumbaros. Ėshtė njė skenar jashtėzakonisht i bukur. Mė pėlqejnė tema dhe personazhi, qė unė do kem por nė mėnyrė tė veēantė shtjellimi dhe gjithė nderimi artistik qė i bėhet filmit. Unė kur e kam lexuar skenarin para disa ditėsh mė ka prekur shumė dhe do tė thoja se ėshtė nga skenaret e rrallė qė kam parė dhe jo qė kam lexuar. Ai ėshtė kaq afėr realitetit dhe premton se do tė jetė njė vepėr qė do ta nderojė kinematografinė tonė. Sajmir Kumbaro them se do tė ketė ketė sėrish sukses me kėtė pas “Kali i bardhė” dhe “Koncerti 36”.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi