STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qirjako Sava

Shko poshtė

Qirjako Sava Empty Qirjako Sava

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:41 pm

Qirjako Sava
Njė jetė me humorin, nė skenė dhe jashtė saj

Ai nuk ta jep aspak pėrshtypjen pėr vitet qė ka mbi shpatulla qė nė vėshtrimin e parė dhe aq mė tepėr, kur ulesh dhe bisedon shtruar. Akoma edhe sot ka lėvizjet e njė aktori qė luan me shpirt. Ėshtė larguar vetėm tre vjeē nga Borshi ku lindi, por njeh edhe “ gurėt e sokakut aty”. Nė ēdo pėrgjigje, ai e fillon frazėn me shprehjen “unė dhe shokėt e mi”. Sepse sipas tij, nė kohėn e tyre shfaqja ishte njė sukses i pėrbashkėt, siē bashkarisht diskutonin pėr ēdo gjė qė lidhej me estradėn. Ai ka provuar tė bėjė edhe gazetashitėsin, edhe boksierin, edhe futbollistin dhe kur ėndėrr kishte teatrin, shkėlqeu nė estradė.Nuk e shkėput asnjėherė nga goja tė vėllanė e madh, aktorin tjetėr qė nuk jeton mė, Pirron, prej tė cilit ka mėsuar shumė, por me tė cilin ēuditėrisht nuk luajti kurrė nė tė njėjtėn skenė. Kujton plot respekt regjisorin Kujtim Spahivogli, qė sipas tij, mė parė se tė tė vlerėsonte si artist, tė peshonte si njeri me personalitet. Po ashtu, ai dėshiron tė flasė edhe pėr Kadri Roshin e Sulejman Pitarkėn dhe pėr tė gjithė kolegėt e estradave tė tjera, me tė cilėt ka kaluar njė jetė tė tėrė. Ka njė memorie pėr ta patur zili dhe pėrmes nostalgjisė, nuk harron tė tė tregojė se pėrpos faktit qė bėnin humor nė skenė, po aq tė qeshur dhe spektakolarė kanė qenė edhe nė jetėn e pėrditshme. Nuk dėshiron tė zgjatet shumė nė krahasimin e nivelit tė estradės sė kohės sė tij dhe asaj tė sotmes, por dėshiron tė pohojė se punonin shumė dhe nuk kishin zili pėr njėri tjetrin. Ai u bė aktor falė talentit dhe pėrkushtimit, por edhe kur ja kishte arritur qė tė ishte profesionist, nuk ngurroi tė vazhdonte filialin, sepse sipas tij “shkolla tė kompleton si artist”. Ja ēfarė ka treguar aktori Qirjako Sava nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn:

-Tė gjithė e fillojnė me vendin e lindjes. Kėshtu edhe Qiriako Sava?
-Padyshim qė ėshtė kėshtu. Sepse, ja mė thuaj ti mua, do tė kishte sot Qiriako pa Borshin e vitit 1934?
-Nė fakt unė ju dija vlonjat safi?
-Vetėm tre vjet ndenja nė Borsh, por do ti qė i njoh edhe gurėt e sokakut aty. Sepse ngaqė babai im merrej me tregti, nė vitin 1937 erdhėm dhe u ngulėm nė Vlorė.
-Ku vazhduat edhe shkollėn...
-Po. Vazhdonim shkollėn dhe nė ato vite mė ėshtė zgjuar dėshira pėr teatėr. Mė sė shumti nė vitin 1943. Nuk e harroj kurrė, sepse pėrveē dėshirės pėr teatėr, ai vit mė ėshtė fiksuar edhe si viti qė nguliti respektin pėr tim vėlla, Pirron, qė u bė aktor i madh por qė fatkeqėsisht tani nuk jeton mė. Ashtu si fėmijėt e tjerė, edhe ne donim tė ndiqnim filmat qė jepeshin nė atė kohė nė kinemanė e vetme tė qytetit. Lekėt qė na jenin ata tė shtėpisė i bėnim vetėm bileta. Mirėpo aq shumė u dhamė pas kinemasė, saqė arriti njė kohė qė nisėm tė mungonim edhe nė shtėpi, nė orėt qė babai ishte i lirė nga tregtia qė bėnte. Njė ditė, ai pyet time mė se ku ishin fėmijėt pasi e kishte marrė malli qė tė na shihte. Dhe ajo i tregoi pėr kinemanė dhe obsesionin tonė pėr filmat. Na pret njė ditė dhe sapo hymė nė shtėpi, na kėrkoi qė ti tregonim se ēfarė filmash shikonim. M’a kėrkoi mua tė parit dhe unė fillova me “ i holli dhe i trashi”. Pasi mbarova sė treguari unė, ju drejtua vėllait, pėr ti treguar tė njėjtin film. Pirrua ja tregoi aq me hollėsi dhe mjeshtėri, sa tė gjithė u habitėm dhe babai, pasi na pyeti se si ishim edhe me shkollėn, na dyfishoi lekėt qė ti kishim pėr nė kinema.
-Po pas vizitave nė kinema?
-Fillova tė luaja teatėr qė kur isha 12 vjeē. Me njė grup pionerėsh tė asaj kohe, kemi shkuar deri nė Berat pėr tė dhėnė shfaqje. Dua tė tregoj se nga natyra kam qenė shumė i shkathėt.
-Kėtė veti nuk e keni humbur edhe sot e kėsaj dite...
-Po, ėshtė e vėrtetė por nė atė kohė recitoja, shihja gazeta, ndihmoja nė kryqin e kuq, mė pas luajta futboll, bėra boks edhe me ish-kampionin durrsak Ilmi Reka, kam luajtur me tė rinjtė e Flamurtarit, derisa u ngula tek estrada.
-Si u ngulėt?
-Pėrpara se tė ngulesha aty, ėndrra ime ishte teatri. Dhe nė fakt me teatėr e kam nisur karrierėn time. Vetėm kur isha 17 vjeē, sė bashku me Evgjeni Shtrepin dhe Stefan Pemėn, kemi marrė pjesė me grupin amator nė Olimpiadėn e parė nacionale tė teatrove nė Tiranė, nė vitin 1951. Kishim regjisor tė madhin Kadri Roshi dhe qė tė tre u nderuam me diploma. Nuk harroj as titullin e pjesės, “ Nėn gėshtenjat e Pragės”. Atėherė tė gjitha pjesėt ishin sovjetike, sepse shkrimtarėt tanė akoma nuk ishin afirmuar. Njė vit mė vonė, nė Durrės shkuam me njė pjesė me 1 akt tė Makarenkos dhe mė 1953 me “Njė ditė pushim” tė Valentin Kadajevit dhe morėm ēmimin e dytė. Nė vitet ’54-’56 isha ushtar dhe nuk ju ndava aktiviteteve artistike. Nė vitin 1955 u krijua Estrada Profesioniste e Vlorės dhe profesionist u bė sė pari vėllai im, Pirrua. Nė vitin 1959, ai shkoi tė ndiqte shkollėn dhe pas njė pėrvoje tė madhe nėpėr skena tė shumta, mė thirrėn dhe mė ēuan mua profesionist nė vend tė Pirros. Por dua tė tė kujtoj se edhe kur Pirrua u kthye nga studimet dhe pėr shumė vite ne bėnim pjesė nė tė njėtėn trupė, ēuditėrisht, nuk luajtėm asnjėherė sė bashku. Me kėtė rast duat tė pėrmend regjisorin e parė qė mė ngriti nė skenėn profesioniste, Nazmi Bunjakun dhe aktorin me pėrvojė Vangjel Panozaqi, tė cilin e zėvėndėsova nė rolin tim tė parė nė njė vepėr skenike. Por ajo qė mė rriti mė shumė vlerat si aktor, ishte njė takim i estradave profesioniste nė qytetin e Gjirokastrės nė vitin 1963. Shfaqja jonė lidhej me numrat e saj pėrmes konferencierit dhe kėtė rol e bėra unė. Duket e realizova shumė mirė sepse nė pėrfundim tė takimit, mė kėrkuan tė bėja edhe konferencierin e shfaqjes pėrfundimtare, me numrat mė tė mirė tė tė gjitha estradave tė vendit. Por kėtu dua tė pėrmend edhe shokėt e shoqet e mia si Myqerem Ferra, Evgjeni Shtrepi, Leka Kruta, Meliha Ferra, Vangjel Panozaqi, pa tė cilėt unė nuk do tė isha ky qė jam sot.
-E shikoj qė pas ēdo pėrgjigje ke dėshirė tė pėrmendėsh kolegėt, ndaj bėjmė njė marrėveshje. Mos i pėrmend mė, sepse po u kujtoj lexuesve qė kur thua dhe pėrmend njė arritje, ju i pėrmendni tė gjithė ata.
-Kam dėshirė ta theksosh kėtė fakt: ēdo arritje e jona ishte kolektive. Ishim aq tė pastėr me njėri-tjetrin, sa edhe kur nuk ecte dicka nuk ja thyenim zemrėn njėri-tjetrit por njė fjalė unė e njė fjalė dikush, e bėnim materialin tė pėlqyer. Pastaj dua tė tė them se kemi punuar shumė. Jo vetėm nė skenė por edhe nė skenat natyrale, fshat mė fshat e kudo ku kemi qenė nuk jemi ndarė pėr asnjė ēast.
-Nė kėtė kuadėr, mund tė bėjmė njė bilanc tė veprave qė keni vėnė nė skenė?
-Nuk mund tė ma marrėsh si mburrje kur tė them se nė vitin 1968 kam filluar edhe filialin e ILA, sepse shkolla tė kompleton. Unė, pėrveēse aktor kamė bėrė edhe regjisorin, siē e kanė bėrė kėtė gjė pothuajse tė gjithė kolegėt. Nė kėtė kuadėr do tė thosha se kam vėnė nė skenė 23 premiera, nga tė cilat do tė pėrmendja atė tė parėn, qė e kam vėnė nė skenė nė vitin 1972, “Zgjidh e merr” dhe pėr tė cilėn po tė tregoj se u dha pėr publikun plot 46 herė dhe tė gjitha herėt salla ishte plot. Dhe mos harro se punoja me aktorė si Gaq Vishi qė kishte bėrė humor qė mė 1929-ėn. Po nė kėtė kuadėr, dua tė tė them se nė estradėn tonė praktikonim njė mėnyrė tė vėni nė skenė tė veprave qė silleshin rreth njė boshti tė caktuar. Kėshtu mund tė pėrmend shfaqjet Familja e gėzuar, U takuam nė udhėtim, Dy shokėt, Ēan anija shqiptare, Banorėt e pallatit tim. Kishim lajtmotiv nė atė kohė thėnien e madhe tė Majakovskit “nė mėngjez shikojmė gazetėn, nė darkė jemi nė art”, ngaqė atė qė shikonim nė jetė e ngrinim menjėherė nė skenė. Dhe pastaj mos harro se punonin pėr ne penat e mėdha Vangjel Pici e Flamur Laro dhe me regjinė, veēanėrisht Myqerem Ferra. Po nė kėtė kuadėr, dua tė kujtoj se premierėn e parė si trupė drame profesioniste, kemi vėnė nė skenė nė vitin 1962 “Fundosja e Skuadronit” tė Kornejcukut, me regjizor tė paharruarin Kujtim Spahivogli. Pėr tė cilin dua tė theksoj se pėrpara se tė tė vlerėsonte si artist, tė vlerėsonte si njeri dhe personalitet. Kur kam dhėnė kėtė shfaqje, kam marrė pėrgėzime nga vetė Sulejman Pitarka e Naim Frashėri.
-Mesa di unė, ju pėrveē estradės nė skenė, ishit vetė si trupė njė estradė jete. A ėshtė e vėrtetė?
-E di ku do tė dalėsh dhe me kėtė rast po tė tregoj vetėm njė histori qė na ndodhi dikur nė Drashovicė. Shkuam pėr tė dhėnė shfaqje atje dhe meqė isha si biēim pėrgjegjėsi, i them pėrpara shfaqjes kryetarit tė kooperativės: Meqė nuk jemi larg nga Vlora, na ndihmon dot me njė makinė tė kooperativės qė kur tė mbarojmė shfaqjen tė ikim pėr nė qytet, qė edhe tė flemė nė shtėpitė tona edhe barrė tė mos u bėhemi banorėve. Ai pranoi me kėnaqėsi. Mirėpo pėr dreq, ne kishim njė skeē, “Dy kaposhėt” titullohej, ku bėnim shaka me njė kryetarė kooperative dhe njė drejtor SMT-je. Ishte njė skeē i goditur, ku tė dy hiqeshin si gjela deti dhe nuk i hapnin rrugė njėri-tjetrit. Gjatė shfaqjes, shikuesit u shkrinė sė qeshuri por mė e keqja erdhi mė mbrapa. Kryetari i kishte dhėnė urdhėr shoferit qė do tė na ēonte nė qytet qė tė mos e bėnte absolutisht kėtė gjė. Ne qė nuk kishim kuptuar asgjė, morėm plaēkat, hipėm nė makinė dhe po prisnim. Prit gjysėm ore hic, prit njė orė hiē. Vjen shoferi dhe na thotė se kishte marrė urdhėr nga kryetari qė tė mos na ēonte nė Vlorė. Zbres unė dhe gjej kryetarin nė njė klub. I kujtova se kishim biseduar qė tė na ēonte nė qytet, kur mė kthehet ai mua: Juve t`ju ēoj nė qytet unė, juve qė mė telendisėt pėrpara fshatarėve. Bėj ti mbush mėndjen se nuk e kishim me atė, por mė kot. Atėherė vjen Leka Kruta, merr njė shishe raki nė banak dhe mbush gotat. Kryetari i skenės nuk ėshtė ky kryetari ynė dhe u deshėn disa dolli tė tilla qė tė vinim nė qytet. -Mund tė bėni njė ballafaqim midis aktrimit nė kohėn tuaj dhe atij tė sotėm?
-Nuk do tė mė pėlqente ta bėja njė gjė tė tillė. Sepse kėtė e bėjnė specialistėt dhe spektatorėt. Vetėm dua tė tė them se kemi punuar shpirtėrisht, kemi ngritur nė art dukurinė negative pėrmes humorit qė mbarte me vete edhe edukimin. Nuk kemi qenė vulgarė dhe nuk zgėrdhiheshim pėr ti bėrė spektatorėt tė qeshnin.
-Ē`bėn sot Qiriako Sava?
-Kam njė biznes tė vogėl dhe merrem me tė.
-Faleminderit!
-Faleminderit juve qė kujtoheni edhe pėr ne pleqtė, por qė kemi bėrė dicka pėr kėtė qytet qė na rriti.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi