STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serafin Fanku

Shko poshtė

Serafin Fanku Empty Serafin Fanku

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:39 pm

Serafin Fanku
Rikthimi sfidues i njė regjisori

Oliverta Lila - Milosao

“Babai”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar

Si mysafir i paftuar, mbase nuk do tė kishte ardhur mė nė Teatrin Kombėtar. Regjisorin shkodran, Serafin Fanku kėto ditė e sheh tė ngjisė shkallėt e kėtij teatri sė bashku me njė grup aktorėsh tė njohur. “Babai” i dramaturgut Rruzhdi Pulaha, e ka rikthyer pas njė mungese tė gjatė 10 vjeēare. Ngjitja e kėsaj vepre premiere nga fundi i muajit prill ėshtė pritur me interes, por regjisori i druhet “publicitetit” tė tepėrt. Ėshtė mjaft modest pėr punėn e tij, por na garanton se do tė sjellė diēka me vizion bashkėkohor. Autor i 18 dramave tė vėna nė skenė, “Babai” do tė jetė pjesė e bashkėpunimeve qė ai po shkruan nė librin e kujtimeve tė tij. Pėr tė mėsuar mė tej, ne i shkėputėn njė intervistė regjisorit Fanku nė kėto ditė pune pėr tė.
Riktheheni pas njė mungese tė gjatė nė Teatrin Kombėtar. Pse keni qėndruar kaq larg skenės?
Kėto vitet e fundit mė shumė kam punuar jashtė. Kam dhėnė disa shfaqje nė Strugė, nė teatrin turk, nė Shkup, nė Teatrin Kombėtar tė Malit tė Zi, Nė Gjakovė, nė Durrės dhe nė Fier. Nė Teatrin Kombėtar kthehem pas 10 vjetėsh qė nga koha kur kam vėnė “Quovades-in”. Tani mu dha mundėsia edhe njėherė. Mė pėrpara nuk kam pasur edhe ftesė, por zakonisht regjisorėt ofrohen vet me njė vepėr tė caktuar. Unė nuk e kam bėrė kėtė, sepse nuk kam pasur ndonjė gjė ku mund ta shihja veten.
Si u takuat me veprėn “Babai” tė Rruzhdi Pulahės, pėr tė cilėn po punoni pėr ta vėnė nė skenė?
Vjet nė Shkodėr erdhi autori bashkė me drejtorin e Teatrit Kombėtar dhe biseduam. Mė lanė tekstin pėr ta lexuar dhe meqė mė pėlqeu, pranova tė punoja me tė. Vepra mė gjeti mua. Ky ėshtė bashkėpunimi i parė me Rruzhdi Pulahėn, tashmė njė dramaturg i njohur shqiptar. Nė konfidencė mė tha qė nuk do tė jetė i pari dhe shpresoj qė tė vazhdojė.
Jeni shprehur se pjesa do tė vijė me njė vizion bashkėkohor. Ėshtė kjo njė kundėrpėrgjigje e sfidės sė kohės?
Kėtė lloj teatri sipas shijeve tė mia e kam kultivuar qė nė vitet ‘80 dhe e kam quajtur teatri poetik. Kam pasur shumė peripeci pėr kėtė, por nė fund kam fituar dhe u bė i pranueshėm. Nė frymėn e kėtij lloj teatri qė filloi me “Kėnga e dhimbjes krenare” tė Migjenit, tregim pėr Makbethin ku luanin aktorėt e mėdhenj, Ndrek Luca dhe Tinka Kurti e mė tej, kam konceptuar tė gjitha pjesėt qė kam vėnė mė vonė. Jo pėr t’i ikur pak tradicionales, sepse ajo ėshtė e shenjtė dhe ka vlera tė padiskutueshme, por pėr tė sjellė me aq sa kisha mundėsi njė frymė tė re nė teatėr. Kjo me qėllimin pėr t’ju pėrshtatur mė shumė shijeve dhe kėrkesave tė kohės ku vend tė parė zėnė transmetimi i mesazheve qė ka vepra dhe jo rekuizita e tepruar, dekori i mbingarkuar e tė tjerat.
Ju jeni njė regjisor qė keni krijuar nė dy kohė. Si i shihni zhvillimet e sotme tė teatrit dhe tendencat e reja?
Teatri ka shumė drejtime. Unė nuk mund t’i bie kurrė murit tė Shekspirit, Molierit, Gordonit e klasikėve tė mėdhenj. Ata kanė qenė, mbeten dhe do tė mbesin vlera tė padiskutueshme nė teatėr, por trajtimi nė skenė i kėtyre veprave bėhet me njė prirje tė re. P.sh ne kemi parė edhe njė Hamlet me veshje tė ditėve tona. Nėpėrmjet mesazheve, kėta autorė kanė dhėnė nė atė kohė, ne i mėshojmė momenteve qė sjell drama dhe transmetojmė problemet dhe shqetėsimet tona qė janė mė afėr. Kėtu bėhet nėnvizimi qoftė nė anėn vizuale apo emocionale.
Ju keni zgjedhur tė jetoni dhe punoni nė Shkodėr ndėrkohė qė shumė regjisorė i janė drejtuar Tiranės. Ēfarė ju lidh me kėtė qytet?
Nė fakt, gjakun e kam nga Pėrmeti dhe njė nėnė me origjinė nga Manastiri i Maqedonisė. Por unė kam lindur dhe jam rritur nė Shkodėr. Ajo ėshtė vendlindja ime dhe ėshtė e natyrshme qė unė tė jetoja dhe punoja atje. Mbi tė gjitha, Shkodra ka pasur njė teatėr shumė tė mirė. Kur kam shkuar nė fillim kam gjetur aktorė tė mėdhenj tė kalibrit kombėtar dhe ishte kėnaqėsi tė punoje atje. Nuk e kam pasur shumė ambicie ndaj Tiranės, sepse kam qenė komod me teatrin e Shkodrės. Duke e ditur qė nė Teatrin Kombėtar punonin pedagogėt e mi si Naim Frashėri, Kadri Roshi e tė tjerė, do tė ishte nder pėr mua. Meqė kisha shtėpinė, teatrin e publikun e mrekullueshėm shkodran, vendosa qė tė qėndroja atje. As mė shkonte mendja qė tė lėvizja. Por atėherė kam lėvizur vetėm me filmat.
Si ėshtė njė ditė e juaja nė Shkodėr?
Lexoj, punoj, shkruaj ndonjė dramė dhe ndonjė dramatizim. Deri tani kam shkruar rreth 18 drama dhe qė tė gjitha janė vėnė nė skenė. Por gjendja shėndetėsore ka qenė e tillė qė nuk mė ka lejuar shumė tė lėviz. Punoj aq sa mundem, nė mėnyrė modeste.
Nė kėto punė bėn pjesė edhe ndonjė dramė qė ėshtė nė proces krijimi?
Jo. Tani po mbledh kujtimet e mia, eksperiencėn time si regjisor, jetėn time nė art nga fillimet e deri mė sot. Kontaktet me njerėzit, bashkėpunimin me teatro tė ndryshme, prirjet e dėshirat e mia, ndonjė monografi e shkurtėr pėr aktorėt me tė cilėt kam punuar etj. Mė tepėr ėshtė njė mėnyrė falenderimi pėr atė qė mė kanė dhėnė mua.
Para viteve ‘90 keni qenė i angazhuar edhe nė politikė. Si ka qėndruar ajo te ju nė krahasim me krijimtarinė?
Jo, unė nuk kam qenė asnjėherė anėtar partie. Nė atė kohė, kur kanė dalė listat e kandidatėve pėr deputet kam parė edhe emrin tim. Kam qenė deputet pa parti pėr tre legjislatura. Rrija i futur atje nė fund tė sallės. S’kam diskutuar asnjėherė dhe nuk kam bėrė asnjėherė takim me popullin. Unė e pranoj politikėn, se pa politikė nuk ka shtet, por duhet tė jesh i talentuar pėr atė punė, kurse unė s’ia shkrep fare. (Qesh). Kėshtu qė nga ana partiake kam qenė i ēliruar. Unė kam dashur tė jem artist pėr aq sa kam mundur dhe sa mund tė kem vlera.
Do tė thoni qė keni qenė aksidentalisht nė politikė. Ēfarė qėndrimi do tė mbanit sot?
Po. Kėshtu veprohej atėherė: na duhen kaq artistė, kaq tė rinj, kaq ushtarak dhe i pėrzgjidhnin. Unė kam qenė i nderuar se nuk kam bėrė ndonjė punė pėr tė arritur deri atje. Kam bėrė vetėm punėn time si krijues. Sot nuk do tė pranoja dhe jo vetėm nga mosha. Pas ’90-ės mė kanė bėrė disa propozime, duke e ditur qė nuk kam qenė kurrė anėtar partie dhe mė kanė thėnė qė tė bėhem pjesė e partive tė tyre. Nuk kam pranuar, sepse unė nuk mund tė bėhem politikan. I simpatizoj disa nga politikanėt qė ia kanė kushtuar jetėn politikės. Por vetėm kaq.
Pas realizimit tė kėtij projekti, do ta prisnit njė ftesė tjetėr dhe nga kush do ta dėshironit?
Kudo qė kam punuar kam marrė prej tyre pėrshtypje shumė tė mira. Them dhe jam i bindur se nga kushdo do ta prisja.
Mbase pėr ndonjė vepėr qė e dėshironi, por nuk keni mundur ta vini nė skenė?
Janė shumė vepra tė tilla. Kam dashur tė vė Antigonėn e Sofokliut dhe madje jam pėrgatitur, por nuk u krijuan kushtet pėr ta vėnė nė skenė. U tha disa herė po dhe jo dhe nė fund u la. Tė punosh pa njė pikėsynim dhe pa njė porosi mė duket se ėshtė njė mund i hedhur nė kosh.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Serafin Fanku Empty Re: Serafin Fanku

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:39 pm

Rikthimi nė Teatrin Kombėtar i Serafin Fankut

Po rikthehet sėrish atė vend ku ka studiuar si nxėnės i tė mėdhenjve Naim Frashėri, Kujtim Spahivogli, Kadri Roshi e shumė emrave tė tjerė tė gjinisė sė teatrit. Ėshtė rikthyer aty ku u ngjit pėr herė tė parė nė skenė si nxėnės dhe si profesionist, aty ku shijoi artin e magjishėm tė regjisurės, aty ku pluhuri i largesės nuk ka mundur tė fshijė dot gjurmėt qė kanė lėnė veprat dhe puna e mrekullueshme e Serafin Fankut. Kėto vepra rrinė nė piedestalin e vlerave tė kombit tonė bashkė me shumė tė tjera, tė cilat magjishėm kapėrcejnė ēdo kufi kohe dhe hapėsire duke treguar punėn brilante tė gjithė gjenive tė artit. Koha i ka dhuruar fije floku tė bardha tė cilat ja shtojnė hijeshinė dhe rinojnė kėtė shpirt tė ri artisti.Ka ardhur sė bashku me njė grup tė madh artistėsh pėr tė vėnė nė skenė dramėn “Babai” tė shkruar nga njė tjetėr emėr i madh siē ėshtė Ruzhdi Pulaha, me skenografi tė Kristo Ēalės dhe me njė trup aktorėsh emra qė kanė lėnė gjurmė nė skenėn e teatrit si: Mehdi Malkaj, Ahmet Basha (artist i merituar) Rajmonda Bulku, Elida Janushi, Arben Derhemi, Anila Bisha, Dritan Boriēi, Suela Konjari dhe Anila Muēa. Do tė jetė e shtuna e datės 6 maj qė do tė na krijojė mundėsinė tė shijomė padyshim njė tjetėr perlė tė Serafin Fankut, qė do tė na e pėrcjellin interpretimi i aktorve.
A keni mall gjatė kėsaj periudhe tė gjatė larg Teatrit Kombėtar?
Malli pėr Teatrin Kombėtar ėshtė relativ s’ėshtė absolut. Kam respekt pėr Teatrin Kombėtar pasi kėtu kam bėrė Institutin e Arteve, kėtu jam ngjitur pėr herė tė parė nė skenė dhe po kėtu kam mėsuar mbi regjisurėn. Emėrimin e morra si fillim kėtu, por Shkodra e hodhi poshtė kėtė emėrim dhe unė nisa nė punėn time atje. Nė qoftė se nuk kam ardhur nė Teatrin Kombėtar, kjo vjen jo si pasojė se nuk kam pasur dėshirė, por kam pasur bashkėpunime me trupa tė tjera si trupa e Malit tė Zi, e Fierit etj.
Ky rikthim ju ka shoqėruar me emocion?
Jo vetėm me emocion por edhe me kėnaqėsi tė madhe qė punoj me njė aktor dhe miq tė mit. Ja njoh vlerat e tyre, e rėndėsishme ėshtė edhe teknika e cila ndjek rrugėn e njė teatri konvencional dhe bashkėvepron me interpretimin i cili kthehet nė personazh qė dialogon me aktorėt.
Si nisi ky bashkėpunim pėr rikthimin tuaj nė Teatrin Kombėtar?
Ky bashkėpunim erdhi si pasojė e njė oferte qė mė bėnė njė ditė Kiēo Londo, Ruzhdi Pulaha dhe Mehdi Mlkaj. I kėrkova qė tė mė jepnin pjesėn pėr ta shikuar dhe nė qoftė se mė ngjiste dhe e gjeja veten brenda do tė bashkėpunoja patjetėr u thashė. Pjesa jo vetėm qė mė goditi por ishte njė punė qė gjen veten vetė realiteti ku jetojmė, ku Ruzhdi Pulaha ka bėrė ndryshimet e duhura.
Cila ishte arsyeja qė ju tėrhoqi kjo pjesė?
Tema e saj mjaft e goditur e cila nuk merret me trafikun si problem i shoqėrisė tonė por me viktimėn, me gjendjen shpirtėrore tė saj, me familjet qė kanė pėrjetuar nga afėr.
Ēfarė mesazhi do t’i jepni pjesės tjetėr tė shoqėrisė, e cila i shfrytėzon kėto viktima?
Dėnimin. Ndėrsa pėr vajzat (nuk duhet t’i gjykoni ato janė vetėm viktima)
Po ligjit ēfarė do t’i kėrkoni?
Duhet tė kujdesen dhe tė thonė fjalėn e tyre.
A mendoni se do tė ketė sukses kjo premierė?
Unė kam vėnė nė skenė 157 premiera dhe gruaja qė ka qenė shoqja ime e punės, kur mė pyeste se si do shkonte shfaqja, i pėrgjigjesha nuk e di pasi mė ka shoqėruar njė pasiguri deri nė pėrfundimin e shfaqjes.
Projektet tuaja pėr tė ardhme?
Kam njė ftesė pėr nė Mal tė Zi pėr njė pjesė nė serbisht, dramė nga Aleksandra Bosniē. Ėshtė njė dramė konteporane ku konvencioni ėshtė nė plan tė parė.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Serafin Fanku Empty Re: Serafin Fanku

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:40 pm

Ēmimi mė i madh janė duartrokitjet, ato vijnė prej zemre

Nėse ke zgjedhur Serafin Fankun si regjisor i njė pjese tė cilėn do tė realizosh nė skenėn e teatrit, je i sigurt drejt portės sė suksesit. sepse ke zgjedhur pėrvojėn e pasur tė njė profesionisti, ke zgjedhur qytetarinė e njė shkodrani, ke zgjedhur pasionin qė u pėrcillet brezave pa egoizėm, ke zgjedhur patriotin qė vlerėson mesazhin edukativ tė njė pjese para mediokritetit dhe vulgaritetit tė shpėlarė. Drama “Babai” e ka risjellė sėrish pranė Teatrit Kombėtar regjisorin Serafin Fanku. Ashtu si nė tė gjitha veprat e tjera, me tė cilat ai ka punuar me aq dashuri pėr t’i vėnė skenė, edhe kėtė herė duket qartė se suksesi qė pati kjo dramė ishte i merituar.Ka qėnė mesazhi, mendimet, idetė dhe problemet njėkohėsisht bashkėkohore, por edhe aq tė dhimbshme qė e kanė ngacmuar thellė shpirtin e njė regjisori, siē ėshtė Serafin Fanku. Ndjeshmėria aq e madhe qė mbart brenda vetes ky Artist i Popullit nuk ka mėnjanuar as kėtė herė dėshirėn e madhe pėr t’i pėrcjellė nėpėrmjet kėsaj drame shoqėrisė tonė, plagėn qė ajo mbart prej kohėsh. Ka arritur si nė tė gjitha veprat e tij ta godasė fuqishėm publikun. Ka vendosur me shumė mjeshtri mbi veprėn e autorit Ruzhdi Pulaha atė ē’ka shpirti i tij e mban brenda vetes. Krijimtaria e tij ka shpalosur qartė mbi skenėn e Teatrit Kombėtar vuajtjen, dhimbjen dhe pėrbuzjen qė ka familja e njė vajze tė prostituar. Krejt natyrshėm ka vėnė nė skenė dhimbjen e njė prindi, vuajtjen, e cila e shoqėron kur asgjė dhe askush nuk mund ti japė njė zgjidhje pėr tė ndihmuar vajzėn e tij, arsyet qė e ēojnė kėtė baba deri aty sa ai arrin dhe gjen njė rrugė mohimi. Regjisori Fanku kėrkon nėpėrmjet kėsaj drame autorėt e vėrtetė dhe pėrgjegjėsit e kėtij krimi. Ai kėrkon tė ushqejė tek publiku ndjenjėn humane. Mbėshtetjen qė duhet tė japė ēdo njėri prej nesh pėr njė familje tė atillė si tek subjekti i dramės “Babai”. Rikthimi i tij padyshim qė do tė sillte njė sukses tė tillė.
Cili ka qenė Serafin Fanku dhe cila ishte rruga qė ndoqi pėr tu bėrė njė ndėr regjisorėt e lakmuar?
Para se tė filloja Liceun Artistik, kam punuar nė gjashtė profesione. Kam qenė ndihmės -magazinier, shkruajtės nė Uzinėn e Fermentimit tė Duhanit nė Shkodėr, instruktor valleje nė Shtėpinė e Oficerėve, valltar i Ansamblit tė Shkodrės, instruktor valleje nė Klubin e Rinisė, ku drejtor nė atė kohė ishte Fadil Kraja. Gjatė kėsaj kohe unė kam frekuentuar kursin e pikturės me piktor mjaft tė talentuar dhe tė dėgjuar tė Shkodrės dhe pėr gjashtė vjet kam studiuar piano. Kėto nuk mė kanė bėrė muzikant, por mė kanė bėrė tė njoh muzikėn dhe muzikantėt e mėdhenj. Kurset qė kam ndjekur mė kanė ndihmuar duke e mbėshtetur me shumė baza punėn time si regjisor. Mė pas, erdha nė Tiranė dhe fillova tė ndiqja studimet nė Liceun Artistik. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme fitova bursėn e UNESCO-s pėr regji tė filmit nė Akademinė e Arteve ne Ēeki. Nuk arrita t’i pėrfundoj tėrėsisht, pėr shkak se u prishėn marrėdhėniet tona mė Ēekinė. U ktheva sėrish nė Shqipėri dhe nė Tiranė ndoqa Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn e aktrimit. Nė kėtė institut mbarova dhe vitin e katėrt. Pasi pėrfundova studimet, mė emėruan nė Tiranė, e ishte Shkodra ajo qė kėmbėnguli qė unė tė shkoja atje. Kam punuar aty si aktor. Mė tej u specializova pėr regjisurė tė teatrit. Teatri ka qenė regjisori dhe pedagogu im. Kam mėsuar shumė nga pedagogu Kujtim Spahivogli, i cili jepte mėsim pėr degėn e regjisurės. Ndėrkohė qė kam qenė aktor, kam dhėnė mėsim nė Institutin e Arteve. Njėkohėsisht, kėtu kam qenė udhėheqės artistik nė kursin e parė dhe pedagog nė kursin e katėrt. Nė kursin tim kam patur student si Pavlina Manin, Mirush Kabashin, Bujar Lakon, Ahmet Pashėn e mjaft tė tjerė, qė pėr momentin emrat e disave mund tė mos mė kujtohen. Ne kemi mbėshtetur njėri-tjetrin gjatė gjithė kohės. Kam ndjerė sadisfaksion dhe kėnaqėsi tė veēantė. Origjina ime ėshtė Pėrmeti, por unė kam lindur dhe jam rritur nė Shkodėr. Nga Shkodra kam marrė edukatėn dhe kulturėn. Qyteti i Shkodrės ka pasur njerėz qė i kanė dhėnė shumė artit shqiptar si Tonin Arapi, Ēesk Zadeja, Tish Daia, Simon Gjoni, Ndrek Luca, Marie Logoreci, Pjetėr Gjoka, qė fatkeqėsisht sot nuk janė mė pranė nesh. Unė jam krenar qė jam qytetar i njė qyteti siē ėshtė Shkodra.
Cila ėshtė arsyeja qė ju nxiti pėr tė vėnė nė skenė dramėn “Babai” tė autorit Ruzhdi Pulaha?
Kjo ėshtė vepra e 158-tė qė unė vė nė skenė. Drama mė ka tėrhequr dhe ngacmuar kryesisht pėr problemin qė trajton. Ky problem ėshtė njė plagė e madhe e shoqėrisė tonė. Njė plagė, e cila nuk i rėndon vetėm atyre qė e mbartin mbi shpatulla, por rėndon mbi tė tėrė shoqėrinė. Nė kėtė vepėr mė kanė ngacmuar mendimet edhe thurja artistike. Kjo dramė nuk trajton trafikimin e femrave vetėm si fenomen, por prek mjaft qartė dhe fuqishėm pasojat e kėtij trafikimi dhe pėr mua kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Mbi tė gjitha, ėshtė drama e atyre vajzave, e familjeve tė tyre. Drama mė e madhe ėshtė ajo e dhimbjeve qė shkakton trafikimi, kjo plagė e madhe e shoqėrisė tonė. Unė mendoj se kjo plagė i mundon, i rėndon dhe u dhemb tė gjithėve. Nuk ka rėndėsi se dikujt mė pak apo dikujt tjetėr mė shumė. Kam dėshirė qė shfaqja jonė tė sjellė njė mesazh dhe njė thirrje shoqėrisė, qė ajo tė mund ta ndajė viktimėn nga krimineli, dhe kjo shoqėri tė ndihmojė me tė gjitha forcat e saj pėr rehabilitimin e kėtyre njerėzve kur ata duan t’i rikthehen jetės normale. Dėshiroj qė kjo shoqėri ta kuptojė mesazhin dhe tė ndihmojė me kontributin e saj pėr rehabilitimin e familjeve kėtyre vajzave, pasi ato ndihen tė pėrbuzur nga “faji” qė paska bėrė vajza. Ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr tė risjellė njė jetė normale pėr kėto familje. Njė jetė larg pėrbuzjes dhe larg shpėrfilljes pėr tė jetuar atė jetė, qė u takon pėr ta jetuar, por qė tė tjerėt ia kanė mohuar. Duhet t’u hapim njė hapėsirė kėtyre njerėzve pėr tė rikuperuar atė kohė, e cila i ka lėnė mbrapa nė ēdo drejtim tė jetės.
Pėrveēse ju kemi parė si regjisor, ju keni shkruar edhe drama. Mund tė pėrmendni disa prej tyre?
Paralelisht kam ndjekur edhe regjisurėn, por kam shkruar edhe drama. Tė kthehem nė kėtė drejtim mė kanė shtyrė kėrkesat e mia. Duke pėrjashtuar dramat e mia, kėrkesa ime ka qenė gjithmonė se pa dramaturgjinė kombėtare nuk ka Teatėr Kombėtar. Kėto 15 vjetėt e fundit unė kam qenė edhe dramaturg. Kam shkruar 19 drama, tė cilat i kam vėnė po unė nė skenė dhe kemi marrė mjaft ēmime nė festivale mbarėkombėtare. Kėto drama janė vėnė nė skenat e Kosovės, Malit tė Zi, Maqedonisė. Ajo qė mė ka dhėnė me shumė kėnaqėsi ėshtė se kėto drama janė vlerėsuar dhe njėkohėsisht ėshtė vlerėsuar edhe puna ime. Gjatė gjithė karrierės time kam trajtuar probleme qė shqetėsojnė shoqėrinė tonė dhe qė janė mbartur nga e kaluara. Me mbėrritjen e kėtyre problemeve nė ditėt tona, tashmė ato janė bėrė tabu, kanė ngulur kthetrat e tyre dhe gėrryejnė shpirtin e shoqėrisė, familjeve dhe njerėzve tė veēantė. Mund tė pėrmend kėtu dramėn “Ē’murosja”, e cila mori Ēmimin e Parė nė Festivalin Mbarėkombėtar nė Tiranė. Po me kėtė ēmim u vlerėsua edhe vepra “Quo vadis”. Drama “Pse” mori Pllakėn e Artė. Kjo dramė u bazua mbi veprėn po me tė njejtin titull tė Sterio Spases. Shfaqja ka udhėtuar nė shumė vende. Ajo ėshtė vėnė nė Tiranė, nė teatrin e Shkupit, nė atė tė Shkodrės, tė Fierit. Nuk mund tė lė pa pėrmendur kėtu edhe dramėn “Darka e fundit”, tė cilėn e kam vėnė edhe nė Mal tė Zi. Para katėr vjetėsh, vura nė skenė njė dramė me Teatrin Kombėtar tė Malit tė Zi, e titulluar “Urdhri i fundit”. Kjo ishte drama e njė autoreje malazeze, Aleksandra Boksiē. Urdhri nė kėtė dramė simbolizonte medaljet. Shfaqja u ndoq nga shumė anėtarė tė qeverisė dhe pasi ata e mirėpritėn me shumė dashamirėsi mė ftuan nė Beograd pėr tė vėnė edhe nė skenėn e tyre ndonjė dramė. Nė atė kohė marrėdhėniet tona kanė qenė tė atilla qė unė nuk merrja guximin tė shkoja.
Nė fillimet e karrierės tuaj keni qenė edhe aktor. Si e keni ndjerė veten?
Gjatė kohės qė unė kam regjisor njėkohėsisht kam qenė edhe aktor. Kam luajtur nė shumė filma dhe kam rreth 16 role. Kur e kam parė veten si aktor, nuk mė ka pėlqyer. Nuk kam shkuar asnjėherė nė kinema pėr tė parė filmin, nė tė cilin kam luajtur rolin tim. Njerėzit i kanė pėlqyer filmat e mi, madje mė kanė folur edhe me emrin e rolit qė kam luajtur nė ndonjė film. Pėr mua mjafton qė publiku mė ka pėlqyer dhe vlerėsuar. Tė gjithė rolet qė kam interpretuar pėr mua kanė qenė dhimbje, mundim, emocione, dhe kėnaqėsi.
Ēmimet janė njė vlerėsim, apo jo?
Natyrisht, ėshtė njė matės i cilėsisė sė punės sonė. Jam vlerėsuar me 21 ēmime e tituj, por njeriu asnjėherė nuk ngopet me vlerėsimet qė i bėjnė. Nė karrierėn time jam nderuar me ēmimet: “Artist i Popullit” dhe “Artist i Merituar”. Kam marrė 5 ēmime radhazi “Aleksandėr Moisiu”. Mbaj titullin “Simbol i Vlerave Humane”, i cili mė ėshtė dhėnė nga UĒK-ja dhe ky pėr mua ėshtė njė vlerėsim i veēantė, pa harruar “Ēmimi i Mirėnjohjes”. Nė njė karrierė kaq tė gjatė sa kjo e imja, ēmimet tė shoqėrojnė gjatė gjithė kohės. Ato janė njė vlerėsim pėr punėn dhe njė stimul pėr tė ecur pėrpara me guxim mė tė madh tek vetvetja. Por ēmimi mė i madh janė duartrokitjet e dashamirėve tė teatrit. Njė sallė e mbushur plot, do tė thotė respekt dhe vlerėsim prej zemre.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Serafin Fanku Empty Re: Serafin Fanku

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:40 pm

Ėshtė prishur raporti i repertorit tė huaj me atė shqiptar nė teatrin tonė?
Ēdo komb mburret me vlerat e tij. Pėr mua kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė bėhemi skllav tė vlerave tė huaja. Unė nuk mund tė mohoj Shekspirin, Molierin, Pirandelon e mjaft tė tjerė, ata ekzistojnė dhe kanė vlera botėrore. Pėr njė teatėr qė i vendos nė skenė kėto vepra ėshtė nder, por ēdo komb duhet tė mburret me vlerat e tij. Me kėtė rast unė i bėj thirrje Ministrisė sė Kulturės dhe gjithė atyre instancave qė vijnė pas saj pėr tu kujdesur, ushqyer dramaturgėt pėr tė prodhuar vepra kombėtare me sa mė shumė vlera, qė ne tė ngrihemi nė nivelet e kombeve tė tjera tė zhvilluara. Ne e meritojmė tė jemi nė nivelin e tyre, sepse kombi ynė ka artistė dhe shkrimtarė tė mrekullueshėm. Kjo kėrkesė e brendshme e imja ka qenė e vazhdueshme, jo vetėm tani nė kėtė moshė, por edhe mė pėrpara. Unė kam punuar me autorė tė rinj dhe kam vėnė nė skenė dramat e para tė tyre. Kėtu mund tė pėrmend dramėn e parė tė Fadil Krajės “ Fisheku nė pajė”, komedinė “Kėshilli i ndrikullave”, veprat e Albi Brahushajt, Stefan Ēapalikut e mjaft tė tjerėve. Kėto drama janė vėnė nė skenė me pėrkrahje tė plotė. Kėtė e kam bėrė vetėm pėr tė pėrkrahur dramėn kombėtare dhe pėr t’i stimuluar autorėt e rinj tė shkruajnė pėr tė pasur sa mė tepėr drama tė tilla. Ne nuk kemi mangėsi tė dramave si vepra tė shkruara, por kemi mangėsi nė trajtimin e krijuesve tė dramės. Ato duhen trajtuar nė atė mėnyrė siē trajtohen pjesė tė tjera tė artit duke u stimuluar dhe zhvilluar nėpėrmjet konkurseve, siē vlerėsohet romani, novela apo poezitė. Nė kėtė mėnyrė duhet vlerėsuar edhe drama. Pėr arsye pune unė kam udhėtuar shumė dhe bota qė ėshtė jashtė kufijve tanė e trajtojnė dhe vlerėsojnė dramėn. Skena ėshtė leximi masiv i njė vepre letrare qė trajton problemet. Ajo ėshtė tribuna e hedhjes sė mendimeve filozofike e morale. Dhe nė fakt, kėshtu duhet tė jetė dhe jo njė vend ku njerėzit vetėm tė qeshin. Vendet e tjera ashtu sikurse kanė veprat filozofike, poetike nė tė njėjtėn mėnyrė kanė edhe dramėn. Pra ata bėjnė njė vlerėsim tė njėjtė dhe paralel. Drama ėshtė njė lexim masiv dhe kolektiv. Nė njė teatėr, ajo mund tė trajtohet nė njėqind mėnyra. Dhe ky trajtim ėshtė pjesė e regjisorit nė bazė tė pikėvėshtrimit qė ai ka. Ēdo pjesė pėrbėrėse e dramės varet prej tė gjithė komponentėve qė e realizojnė, por gjithmonė dhe nė fund tė ēdo drame mbetet vetėm mendimi qė ka dashur tė thotė autori. Ndaj themi se teatri ėshtė tribuna e hedhjes sė mendimeve, e propagandės sė ideve morale, etike, filozofike, tė cilat nuk japin vetėm fizionominė e njė kohės, por ai specifikon komponentėt pėrbėrės tė njė kohe tė kaluar, madje dhe atė ē’ka do tė sjellė perspektiva.
Si e shihni teatrin pas viteve ’90? Ka arritje pozitive nė anėn artistike?
Teatri pas viteve ’90 ėshtė ēliruar nga konjukturat dhe trysnia politike, por kjo pėr teatrin nuk ėshtė gjithēka. Ai me organizimin zyrtar kaloi nė disa kushte qė janė tė varura nga kushtet ekonomike tė aktorėve. Nga shfaqjet e vėna nė skenė u tha se 90% e tė ardhurave u takojnė atyre. Atėherė aktorėt vrapuan pas dramave qė mbledhin spektatorin. Kėto drama nuk janė aq tė mira sa ta bėjnė teatrin skenė tė edukimit filozofik dhe tė mendimit. Spektatori vjen pėr tė parė shfaqjen, pėr tė qenė i qartė dhe tė mėsojė nga shfaqja duke e analizuar nė parim tė disa mesazheve dhe ideve qė ajo na pėrcjell. Pėr mendimin tim ka pasur shumė shkarje nė drejtim tė teatrit. Nuk ka rėndėsi sesa njerėz janė nė sallė dhjetė apo njėqind, rėndėsi ka qė mesazhi tė godasė nė mendjen dhe nė zemrat e njerėzve. Teatri nuk duhet tė dėfrejė njerėzit me banalitete apo me komedi tė kota, tė pavlera. Teatri Kombėtar nuk duhet tė jetė i tillė. Ai ėshtė pėrfaqėsues i artit dhe kulturės tonė. Ne kemi artistė tė mrekullueshėm dhe unė jam krenar qė kam punuar me atė trupė tė teatrit dhe jam munduar tė krijoj me tė familjen time tė vogėl tė pėrkohshme. Kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė qė dramėn ta sjellim nė skenė me ato vlera qė ka. Repertori i huaj ka edhe drama tė mira, por edhe drama me vlera tė kufizuara. Nuk duhet tė vėmė nė skenė ēdo lloj drame, mjafton qė ajo tė nxisė spektatorin nė bazė tė disa ngacmimeve ordinere. Ne nga dramat e huaja duhet tė marrim vlerat e tyre qė janė tė denja pėr tu vėnė nė skenėn e teatrit tonė, por nuk duhet tė harrojmė apo mėnjanojmė dramėn shqiptare. Ėshtė e mundur qė kufizimet financiare ta ēojnė regjisorin drejt zgjedhjes sė njė vepre me dy, tre apo katėr personazhe, por problemi ėshtė se pėr ēfarė i shėrben ajo njerėzve, ēfarė problemi ngre tek shoqėria? Kur vepra nuk ka njė filozofi tė plotė pėr mua ėshtė e kotė dhe nuk ndihmon nė asgjė.
Ēfarė roli luan regjisori tek drama?
Drama pa prezencėn e regjisorit, nuk mund tė vihet nė skenė. Roli i tij varet nga bashkėpunimi dhe njėkohėsisht edhe nga mirėkuptimi. Autori e shkruan veprėn dhe ja beson atė njė regjisori. Ky i fundit ka mendimin e tij dhe nuk mund qė kėto mendime tė jenė tė njėjta si nga kėndvėshtrimi i autorit edhe nga ai i regjisorit pėr tė trajtuar veprėn. Vetėm mirėkuptimi i zgjidh tė gjitha mospėrputhjet qė mund tė ekzistojnė. Njė vepėr unė e shoh nė njė kėndvėshtrim tėrėsisht ndryshe nga njė regjisor tjetėr. Pavarėsisht nga ide tė ndryshme qė mund tė sjellin mbi veprėn regjisor tė ndryshėm, mendimi i autorit ėshtė i pandryshueshėm. Autori mund tė bėjė thirrje pėr dhjetė probleme apo pėr mė pak, tė cilat shqetėsojnė kohėn sot pėr t’i precizuar dhe vėnė nė dukje ato. Kryesorja ėshtė se kujt i bėn thirrje mesazhi i tij. Ndėrsa unė, si regjisor do tė jap mbi atė mesazh tė autorit mesazhin tim. Regjisori nuk ėshtė zbatues, por ai ėshtė krijues. Ai krijon mendimin personal qė ka mbi dramėn, kėrkon njė vizion tė tijin pėr ta krijuar mbi shfaqjen. Pikėrisht mbi kėtė ai mbėshtet tė gjithė krijimtarinė dhe punėn me aktorėt.
Pas njė mungese 15-vjeēare jeni rikthyer sėrish pranė Teatrit Kombėtar. Gjatė kėsaj periudhe e keni ushtruar profesioni tuaj diku tjetėr?
Pėr mua ėshtė njė kėnaqėsi qė jam kthyer sėrish pas kėtyre viteve nė Teatrin Kombėtar, por gjatė kėsaj periudhe kam qenė vazhdimisht i lidhur me profesionin tim si regjisor. Kam punuar me teatrot e Durrėsit, Fierit, Gjakovės, Shkupit, Turqisė, me atė tė Strugės. Kam kontribuar pėr krijimin e teatrit “Sofra” nė Strugė. Nuk jam shkėputur unė, por nuk kanė pasur nevojė pėr mua. Tani qė ata mė ofruan diēka, unė erdha me kėnaqėsi. Kjo varet edhe ne se mua mė pėlqen njė vepėr apo jo. Mund tė mė ofrohet edhe njė vepėr qė unė nuk e gjej veten tek ajo. Kushdo vepėr qoftė, nuk mund tė them se ėshtė e keqe, sepse prapė ajo nė fund mbetet vepėr, por mund tė them qė ajo nuk pėrputhet me mua dhe nuk shoh asgjė qė tė mė ngacmojė. Pikėrisht, mbi njė vepėr tė tillė, unė si regjisor nuk kam se ēfarė tė them dhe tė shtoj mbi atė qė ka thėnė autori i saj. Tek drama” Babai” mua mė pėlqeu kjo vepėr dhe mesazhi qė ajo transmeton. Dhimbja, plaga e shoqėrisė qė tregon kjo vepėr mė ngacmoi dhe u fut brenda meje. Tek ēdo vepėr ka disa fraza apo pjesė, tė cilat mund tė mos mė pėlqejnė, por nuk janė njė arsye madhore qė unė mos tė punoj me kėtė vepėr, pasi gjėrat e vogla nė bashkėpunim me autorin arrijnė tė gjejnė njė zgjidhje nga tė dyja palėt.. Kryesorja nė ēdo vepėr qė unė pėrzgjedh pėr tė punuar ėshtė se unė tė di se ēfarė t’i them dhe t’i transmetoj publikut, pavarėsisht nėse ata janė, apo jo dakord me mua. Unė dua qė mendimin dhe shpirtin tim t’i vė tek ēdo vepėr qė ngjis nė skenė. Dua tė vendos nė skenė edhe kėrkesat e mia si qytetar duke i vėnė ato poshtė dramės nė mėnyrė qė tė jetė drama, e cila tė eci mbi to.
Nė tė ardhmen do t’ju shohim sėrish regjisor tė ndonjė drame tė re?
Dėshira ėshtė e madhe, por mundėsitė janė tė kufizuara.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Serafin Fanku Empty Re: Serafin Fanku

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi