STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mehdi Malkaj

Shko poshtė

Mehdi Malkaj Empty Mehdi Malkaj

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:36 pm

Mehdi Malkaj
Artin shqiptarėt e mendojnė si grekėt dhe veprojnė si romakėt

Ju luani rolin kryesor nė dramėn “Babai”. Kush ua dha kėtė rol?
Unė kėtė vepėr e kam marrė nėpėrmjet Valter Qarrit , i cili ėshtė operator dhe drejtor fotografie nė kohėn kur ne xhironim “Trapi i vjetėr”. Aty ai mė tha se kishte njė vepėr shumė tė bukur nė dorė tė shkruar nga Rruzhdiu. E mora pėr t’a lexuar dhe mua mė goditi shumė si vepėr. Kėrkova autorin dhe i thashė se kishte shkruar njė rol tė pėrshtatshėm pėr mua. Pas shumė bisedash mė nė fund e binda, se rolin e babait nė kėtė vepėr duhet t’a luaja unė dhe ai ra dakord si miq tė mirė qė jemi me njėri-tjetrin. E pyeta drejtorin Kiēo London , mė konkretisht pasi ramė dakort ai tha se do tė shkonim nė Shkodėr dhe tė bisedonim me regjizorin, qė s’ka nevojė pėr tė thėnė sesa vlera dhe sesa i zoti ėshtė pasi dihet nga tė gjithė , Serafin Fanko. Shkuam atje dhe ai na priti nė atė mėnyrė siē presin nė pėrgjithėsi shkodranėt, me shumė xhentilesė dhe tha se do t’a lexonte veprėn dhe mė pas do tė kthente njė pėrgjigje. Vepra duket se ka pasur efekt nė shpirtin e Serafinit dhe n’a ktheu pėrgjigje pas 10 ditėsh. Ky ishte fillimi i kėtij proēesi. Filloi puna, erdhi dhe profesori dhe mė pas u caktuan aktorėt e tjerė tė veprės.
Cili ėshtė subjekti i kėsaj vepre?
Vepra “Babai” ėshtė e autorit Rruzhdi Pulaha. Pėr mua si individ kjo vepėr hyn tek dramat shumė tė bukura shqiptare. Ėshtė njė vepėr me drama tė forta shqiptare, pasqyron problemet e pėrditshme qė kemi ne ,ato tė dhimbshme dhe qė nuk dimė si t’i shėrojmė. Pra vėrtitemi dhe pėrplasemi shumė dhe nuk dimė se kush e ka fajin. E ka fajin populli apo e ka fajin ajo pjesė e popullit qė quhet shtet. Personazhi i babait, qė luaj unė ėshtė nė limitet e njė babai tragjik dhe ka njė dramė shumė tė fortė. Subjekti ėshtė ky: Njė baba qė ka martuar njė vajzė dhe pas martese ajo ėshtė trafikuar dhe ne kėtė e hasim shumė herė. Kėtė vajzė e kanė ēuar nė greqi, nė tė njėjtėn kohė qė ajo prej atje dėrgon letra se ėshtė mirė e gjėra tė tjera dhe kėto i shkruan dhe i bėn e vendosur nėnė hijen dhe ushtrimin e dhunės dhe presionit. Njė ditė prej ditėsh personi qė e ka bėrė trafikimin e saj, pra bshkėshorti ja thotė babait se ai ka fjetur me vajzėn e tij dhe se ajo ėshtė njė makineri , e cila prodhon fėmijė pra domethėnė, atė vajzė kush nuk kishte fėmijė grekė e linte shtatzanė dhe i merrte fėmijėn. Ky ishte njė lloj tjetėr prostitucioni i tmerrshėm, makinė e prodhimit tė fėmijve. Jo vetėm kaq, por ajo pasi ngelte shtatzanė vazhdonin t’a nxirrnin nė rrugė pėr te prostituar. Babai djeg shtėpinė, tė cilėn e kishte bėrė me ato para qė i kishte dėrguar e bija dhe mė pas vjen nė Tiranė dhe kėrkon njė vizė pėr nė greqi. Nė njė lokal ku u ul pėr tė pirė njė kafe njė nga kėto vajzat e rrugėve e provokon dhe ky e rreh. Ajo i ka bėrė nj denoncim ku thotė se ai ka dashur t’a pėrdhunojė dhe nis pėr tė njė proēes hetimi dhe gjatė gjithė kohės babai thotė se ėshtė e vėrtetė qė e ka rrahur, por tamam rrihja njė tjetėr qė kisha nė mendje, pra vajzėn e tij. Pra ai bėnte lidhjen midis kėsaj dhe tė bijės. Gradualisht ky zbėrthehet ne hetusi dhe tregon se ka djegur shtėpinė, ka hapur njė varr dhe qė aty ka futur diēka, qė i pėrket tė bijės njė bluze apo njė fotografi nė konteksin pėr t’a varrosur aty vajzėn e tij dhe bashkė me tė dhe veten. Me kalimin e ngjarjeve, tė fakteve dhe tė rrethanave tė veprės ne shkojmė deri nė fund dhe ka njė konflikt midis hetuesit dhe babait. Ėshtė njė vepėr shumė e dhimbshme dhe unė shpresoj qė tė ketė efekt mbi shikuesin shqiptar sepse janė ca gjėra qė ne nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr jemi tė lidhur me kėtė realitet pasi i dėgjojmė dhe i shikojmė tė gjitha qė nė fillim tė ditės kur lexojmė faqen e kronikės tek njė gazetė apo tek njė tjetėr. Prandaj dhe kjo vepėr ėshtė njė thirrje e madhe dhe duhet qė gjithė opinioni, populli duhet tė bėhet i ndjeshėm pėr tė gjitha kėto fenomene. Pra ėshtė realitet dhe i trishtueshėm dhe unė mendoj se teatri flet mė shumė me gjuhėn e tij dhe teatri ėshtė ai qė i bėn gjėrat mė tė ndjeshme.
Pse ju dėshiruat dhe kėmbngulėt qė t’u besohej juve ky rol?
Efekti qė pati kjo vepėr tek mua ėshtė organik. Unė kur kam lexuar veprėn pėr herė tė parė nuk i kam mbajtur dot lotėt mu duk diēka e tmerrshme dhe njeriu shtron njė pyetje : Ėshtė e vėrtetė kjo qė ka ndodhur? Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr kjo ka ndodhur dhe si pasojė ėshtė e vėrtetė dhe mua qė nė fillim mė goditi kjo vepėr dhe ky personazh dhe unė nuk mund tė qėndroja mė indiferent dhe ngula kėmbė pėr ta mrrė kėtė rol. Unė dua dhe do mundohem me ēdo gjė qė kam pėr t’a arritur kėtė dramė.
Ju keni bashkėpunuar me shumė aktorė. Si janė marrėdhėniet tuaja me ta dhe si e shikoni kėtė bashkėpunim Serafin Fankun?
Unė jam shumė komod me tė gjithė kolegėt e mi. Kaloj mirė dhe kuptohem shumė mirė me ta pa patur asnjė paragjykim dhe ėshtė njė kėnaqėsi tė luash me ta sepse unė ndiej dhe shoh njė gjė tek kolegėt e mi, qė unė jam i shqetėsuar pėr ta dhe njėkohėsisht dhe ata pėr mua dhe si rrjedhim tė gjithė jemi tė shqetėsuar pėr njėri-tjetrin. Atė ēka s’na pėlqen ja themi njėri-tjetrit qoftė edhe me sy dhe kjo ėshtė diēka shumė e bukur pasi, njerėzit e menēur kuptohen me sy. Nė kėtė vepėr ėshtė njė grup aktorėsh shumė simpatik dhe shumė tė mirė duke filluar qė nga Ahmet Pasha, Rajmonda Bulku, Arben Derhemi, Suela Konjari, Dritan Boriēi, Anila Bisha. Tė gjithė ne aktorėt, qė jemi nė kėtė grup jemi tė predispozuar pėr t’a bėrė me shumė dashuri kėtė vepėr.Unė kam punuar pothuaj me tė gjithė aktorėt dhe Serafini ishte regjizori i vetėm qė nuk kisha punuar. Ėshtė puna e parė qė bėj me tė shpresoj qė bashkpunimi ynė tė jetė i gjatė.
Spektatori ėshtė mėsuar t’ju shoh nė role komike. Pse ky ndryshim dhe mendoni se do arrini tė kėnaqni publikun?
Pėr mua ky ėshtė efekti i teatrit. Spektatori me mua ėshtė mėsuar duke mė parė nė zhanrin e komedisė mirėpo po tė mė shikojė personazhet e mia ato janė personazhe tragji-komikė dhe mua mė pėlqejnė shumė kėto personazhe. Kjo ėshtė e para dramė qė unė luaj dhe ėshtė njė pėrgjithėsi e madhe pėr mua dhe nuk dua tė zhgėnjej ata qė mė duan mua si aktor. Shpresoj qė do ta bėj mirė dhe do t’a realizojė kėtė punė. Kujdesi qė ka regjizori, kujdesi qė kanė kolegėt dhe ai qė ka familja ime pėr mua dhe shqetėsimi qė kanė tė gjithė pėr kėtė mė vėnė nė dilemė dhe unė shpresoj qė tė mos i zhgėnjej. Me pak fjalė ėshtė njė dramė e fortė dhe unė do t’a luaj me patjetėr.Unė personalisht kam parimin se nuk ka aktor drame tragjedie apo komdie, aktori di t’i luajė tė gjitha gjinitė. Kėtu tek ne kjo gjė ėshtė parė paksa mė ndryshe. Nė tė githa gjinitė luhet ai qė quhet problem apo nė gjuhėn popullore hall. Dhe aktori e pėrjeton dhe e pasqyron atė. Unė dua qė tė marr atė qė mė takon nga puna qė do tė bėj.
Teatri tashmė ėshtė pjesė e juaja prej vitesh. Si e pėrkufizoni ju atė?
Njė filozof ka thėnė se :” Nė greqinė e lashtė ,nė demokracinė athinjotase artistėt ishin njerėzit mė tė nderuar dhe mė tė respektuarit sepse ishin zėdhėnėsit e ideve kurse nė Romėn e lashtė, pra tė perandorėve u kthyen nė mjet argėtimi , ndėrsa sot thotė ai mendohet si grekėt dhe veprohet si romakėt. Pra kjo, nė psikologjinė e terrenit shqiptarė dhe kryesisht tė kėsaj qė quhet udhėheqje, cilado qoftė, ajo i shikon artistėt si mjet argėtimi dhe jo si vlerė. Pėr kėtė arsye arti do tė vuajė shumė kėtu tek ne dhe nuk ėshtė fjala vetėm pėr aktorė apo teatėr bėhet fjalė pėr artin. Ky ėshtė momenti mė tragjik i njė kombi. Themi kėshtu duke u nisur qė nga pagesa qė ne marrim e cila ėshtė qesharake. Qesh njeriu kur i tregon rrogėn dhe mua kjo mė ka ndodhur kur kam shkuar tė marr rrogėn mujore tek Raiffeisen Bank. Punojėsja e kėsaj banke nė fillim qeshi kur mė pa tek sporteli nė shenjė respekti, por qeshi akoma mė shumė dhe me keqardhje kur mė dorėzoi atė. Njėherė pėr njėherė jemi tjesht njė mjet argėtimi. Dikush ka thėnė:” Arti tek ne ėshtė frut pas bukės, por neve n’a mungon buka”.Problemi ėshtė qė aktorėt nė pėrgjithėsi edhe unė qė bėj pjesė tek kjo familje jemi paksa tė sėmurė do tė thosha gjithmonė nė kuptimin e mirė tė fjalės. Kjo sepse ne nuk duam tė dimė pėr rrogėn e vogėl, pėr kushtet e punės , pra nuk duam tė dimė pėr asgjė dhe vazhdojmė tė punojmė me dashuri tė madhe pėr teatrin. Ky ėshtė konteksti i asaj qė thashė pak mė parė. E duam teatrin me shumė dashuri, me shumė pasion dhe me shumė dashuri do tė thosha. Ka diēka qė ne nuk na ka thėnė njeri qė unė apo njė tjetėr do tė bėhet aktor, jo, por kjo ėshtė njė punė qė ne e kemi zgjedhur vetė dhe do t’i shkojmė deri nė fund pikėrisht pėr kėtė dashurinė e madhe qė kemi pėr artin. Pėr teatrin ajo qė kam bėrė unė konkretisht dhe gjithė kolegėt e ėshtė njė investim i madh. Pėr t’u bėrė aktor ėshtė shumė e vėshtirė dhe unė atė ē’ka i kam dhėnė teatrit j’a kam dhėnė me shpirt dhe me pasion. Nė momentin qė aktori ngjitet nė skenė pėr tė luajtur nuk do tė dijė sa e ka rrogėn se kush ėshtė ai apo diēka tjetėr, atij i intereson qė tė dali me dinjitet dhe dhe pasuria mė e madhe e tij ėshtė se spektatori i jep lule dhe duartrokitje pafund. Nė fund tė shfaqjes ai i ka marrė tė gjitha dhe e jeton kėtė tamam si njė ėndėrr derisa vjen momenti dhe ajo prishet pasi ėshtė diēka shumė e bukur pėr tė qėnė e vėrtetė.
Publiku ju ka shoqėruar gjatė gjithė kėtyre viteve. Si e keni ndjerė dhe vlerėsuar ju kėtė?
Publiku me mua ėshtė treguar i dashur dhe unė kam punuar shumė pėr tė mos e zhgėnjyer atė. Unė nuk dua tė humbas asnjė spektator qė mė do, por dua t’i shtoj gjithmonė sepse pėr t’i fituar nė fillim ėshtė shumė e lehtė, pėr t’i mbajtur shumė e vėshtirė dhe pr t’i shtuar ėshtė akoma dhe mė e vėshtirė. Unė dua tė bėj mė tė vėshtirėn dhe nuk dua t’i zhgėnjej nė asnjė moment panvarėsisht nėse roli ėshtė i madh apo i vogėl. Unė jap gjithmonė maksimumin dhe kjo mė pėlqen. Unė i dua dhe e ndiej qė dhe ata mė duan.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi