STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Laureta Meci

Shko poshtė

Laureta Meci Empty Laureta Meci

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:34 pm

Laureta Meci
Njė aktore dhe kėngėtare nė Nju Jork

Laureta Meci, shqiptarja qė po jeton ėndrrėn amerikane

Blerina CARA

Amerika do tė shėrbente si "hajmali" pėr tė. E dinte qė mė parė ndaj dhe vendosi tė largohej nga Greqia ku jetonte me prindėrit e saj, drejt Nju Jorkut ku mundi tė realizonte ėndrrėn e saj pėr t'u bėrė aktore. Pėr Laureta Mecin, vajzėn nga Kuēova nuk ka qenė e lehtė tė arrijė kėtu ku ėshtė. Por bindja se puna dhe kėmbėngulja bėjnė mrekullira i kanė shėrbyer vajzės me paraqitje mesdhetare tė realizojė "ėndrrėn amerikane". Ka qenė fytyra e produkteve tė "American Culture", sapo ka mbaruar sė incizuari kėngėn "Respekt me", ka qenė pjesė e videos sė kėngės sė Moby "Lift me up", ka debutuar nė filmin "Legacy of Sith" si dhe po vazhdon xhirimet pėr filmin "Shadow Kill" ku luan rolin e njė superluftėtareje. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", Laureta Meci rrėfen si hyri nė rrugėn e kinematografisė, projektet pėr tė cilat po punon dhe planet e saj muzikore.

Laureta, na tregoni se si u futėt fillimisht nė rrugėn e kinematografisė. Si ndodhi qė nga fillimi kur vajtėt nė SHBA?
Sė pari, dua tė them se ideja pėr aktrim nė film mė ka lindur qė nga fėmijėria. I kam dėshiruar edhe si e vogėl mjaft filmat e posaēėrisht ata tė aksionit. Njė ndjenjė e tillė dashurie ndaj filmit mė ka pėrcjellė tėrė kohėn edhe kur isha me familje nė Greqi. Janė tė pa pėrshkruara mundimet rreth sigurimit tė vizės pėr studim si dhe jeta vetanake e njė femre nė metropol, pa njohur njeri dhe me njohuri jo tė mira tė anglishtes nė fillim. Pra, sė pari, u mora me gjuhėn gjersa gjatė studimit aktrova edhe nė njė dramė nė teatrin e fakultetit, e cila u mirėprit dhe kolegėt me inkurajonin se unė duhet tė ndiqja aktrimin. Pasi mbarova studimet, atėherė isha pak mė e lirė, dhe fillova tė provoja tė ndjek ėndrrat. Sė pari vajta tek njė fotograf dhe bėra disa portrete bardh e zi dhe i dėrgova nėpėr agjenci tė ndryshme. Mbas disa ditėsh mora njė telefonatė nga njė agjenci qė kėrkonte t'iu dėrgoj edhe dhjetė foto tė tjera. Dhe mbas disa kohėsh mundėsia e parė mu dha qė tė reklamoj dhe tė pozoj pėr njė kompani me produkte flokėsh qė quhej "American Culture". Unė pėr ta do tė isha vajza nė posterat e produktit anė e mbanė Amerikės.

Kush ishte personi i parė qė vuri re talentin tuaj dhe ju ndihmoi nė kėtė drejtim?
Fati deshi dhe u lidha me njė producent tė kanalit televiziv "Sci-fi" Usa Networks, producenti i filmit John Bailey. Vazhdova tė paraqitem nė audicione dhe mė bėnte pėrshtypje qė mė thėrrisnin, por rėndomtė mė kualifikonin se jam etnikisht e pėrqendruar dhe mund tė mė jepej rol i ndonjė tė huaje, por jo amerikane. Njė ditė kur u lajmėrova nga njė agjenci mė bėnė tė ditur se duhej sė pari tė kryej ndonjė shkollė pėr aktrim, sepse, sipas tyre, kisha paraqitje qė mė mundėson karrierė nė film. Fillova studimet nė shkollėn e aktrimit nė Nju Jork (Stella Adler School of Acting), tė cilat i kreva me sukses.

Nė ēfarė projektesh jeni e impenjuar aktualisht?
Tani sapo kam mbaruar sė incizuari kėngėn "Respect me", dhe jam nė pėrfundim tė videoklipit. Kėnga ėshtė njė pop-dance, tė cilėn e kėndoj e shoqėruar me dy pėrcjellės meshkuj (rap) Sydefex and Know One dhe grupin e kėrcimtarėve. Producenti im nė kėtė Brian Rund njėkohėsisht miksimin e "The preshow" tė kėngėtarit Usher nė koncertin e tij live nė Puerto Rico si dhe ėshtė fitues i disa ēmimeve. Ekipi dhe unė personalisht presim mjaft. Videoklipi do tė jetė diēka fantastike, jemi duke pėrfunduar post production. Kemi pėrzgjedhur njė garderobė jo tė zakonshme, kemi punuar shumė dhe shpresoj se kjo nismė do tė jetė e mbarė, pasi jam nė incizimin e kėngės sė dytė. Kėnga dhe videoklipi do tė dalin nė treg nė maj tė kėtij viti. Gjithashtu jemi duke pėrfunduar filmin "Shadow Kill 2" me co-star Tom Spackman. Ngjarjet e kėtij filmi zhvillohen pėrafėrsisht nė vitin 2100 ku dy superfuqitė botėrore SHBA-ja dhe Evropa e bashkuar luftojnė pėr dominim. Ushtria e kloneve nė tė njėjtėn kohė mundohet tė fitojė pavarėsinė nga shteti amerikan dhe karakteri im pėrveē misioneve tė ndryshme gjithashtu udhėheq klonet drejt pavarėsisė sė tyre.

Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė ecnit pėrpara drejt realizimit tė ėndrrės suaj?
Nė Kuēovė nė vendin tim tė lindjes nuk m'u dha asnjė mundėsi pėr artin, pasi unė u largova mbas shkollės sė mesme. Vajtja nė Greqi ka qenė e mundimshme dhe e dhimbshme sikurse e ēdo emigranti tjetėr. Atje jetova me babanė, Janaqin, nėnėn Natashėn si dhe dy motrat Eldėn dhe Katjonėn. Kemi jetuar njė jetė normale dhe tė gjithė punonim. Nė shpirt dhe zemėr gjithnjė kisha njė dėshirė qė fatin ta kėrkoja nė "Vendin e Premtuar". Kėtu u deshėn vite me mundime, sakrifica dhe kėmbėngulje tepėr tė mėdha qė tė arrija diēka. Familja ime ėshtė tepėr e lumtur pėr suksesin tim. Pa kurajon dhe dashurinė pėr artin qė mė kanė dhuruar, unė nuk do t'ia kisha dalė mbanė.

Ku jetoni aktualisht?
Unė jam e vendosur nė Long Island, Nju York. Nė Manhatan kam studion dhe ekipin.

A keni nė plan ta vizitoni Shqipėrinė sė afėrmi?
Do tė dėshiroja qė t'i bėj njė vizitė Shqipėrisė dhe dua qė kjo tė ndodhė sa mė parė. Kam shumė dėshirė tė vizitoj qytetin tim tė lindjes, Kuēovėn, tė cilin e kam braktisur prej 10 vjetėsh, Zagorinė, tek gjyshėrit, ku kaloja pushimet e verės. Jetoj me ėndrrėn qė edhe atje tė bėj diēka, tė jap kontributin tim, qoftė nė film, muzikė, art apo nė ndihmė njerėzve tė mi, popullit tim me tė cilin krenohem.

Jeteshkrimi
1977: Lindi nė Kuēovė, ku dhe jetoi deri nė vitin 1995, kur u largua nė Greqi me familjen
1998: Mbėrriti nė Nju Jork
Ka marrė mėsime aktrimi nė shkollėn "The Stella Adler School of Acting"
Luan rolin e njė agjenteje nė filmin "Shadow kill"
Ka qenė balerinė nė videon muzikore tė Moby "Lift me up"
Sapo ka mbaruar sė incizuari kėngėn "Respekt me"
Ka qenė modele pėr shumė reklama si "American Culture", "Kara Janx Fashion Collection", ""Angelic" Gallery Piece" etj.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Laureta Meci Empty Re: Laureta Meci

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:34 pm

Laureta Meēi rrėfen jetėn e saj artistike nė Amerikė

Unė shqiptarja qė "ēmenda" regjisorėt e Hollivudit

Nga Anila Mema

Ėshtė e guximshme. Nuk trembet asnjėherė parbėllė vėshtirėsive. E pėr tė motoja ėshtė vetėm shpresa. Ndoshta edhe arma qė mbajti nė duar gjatė xhirimit tė filmit "Shadow Kill", i ka dhėnė asaj mė shumė forcė. As rrobat e njė ushtari qė do tė rendte gjithė kohėn pas "luftėrave", nuk do ta mposhtnin pėr tė realizuar ėndrrėn e saj.

E pikėrisht nė Amerikėn e largėt ajo gjeti ėndrrėn. Laureta Meēi, bukuroshja nga Shqipėria, kėto kohė ka pushtuar ekranet amerikane, me filmin e saj mė tė ri "Shadow Kill". Ėshtė protagonistje nė kėtė film fantastiko-shkencor tė regjisorit tė njohur John Bailey, i cili u vlerėsua si filmi mė i mirė nė Festivalin e Filmit nė Kaliforni. Pėr "Panoramėn", Meēi rrėfen impresionet e rolit tė parė dhe tė suksesshėm tė saj.

Pse u larguat nga Shqipėria?

-Nga Shqipėria jam larguar nė vitin 1998, pasi mbarova shkollėn e mesme tė pėrgjithshme nė Kuēovė. Si shumė tė tjerė, unė dhe familja ime shkuam nė Greqi. Nė Greqi jetova dy vjet e gjysmė, e mė pas vendosa tė shkoja pėr studime nė Amerikė, pėr komunikim dhe media. Pasi pėrfundova universitetin, vazhdova njė kurs gjashtėmujor nė njė nga shkollat mė prestigjioze tė Amerikės, "American Culture". Aty pata "suksesin" tim mė tė madh, pasi njoha mjaft aktorė tė tjerė dhe mėsova shumė gjėra nė lidhje me artin dhe aktrimin. Aktrimi ėshtė njė nga ėndrrat e mia tė hershme, madje tė aktivizohesha nėpėr televizione pėr mua ishte njė dėshirė, pėr tė cilėn luftoja edhe nė Shqipėri, por nuk m'u krijuan asnjėherė mundėsitė pėr t'u angazhuar me art. Gjithashtu, edhe nė Greqi nuk pata asnjė mundėsi, ndoshta kėtė herė ishte rasti i duhur, nė kohėn e duhur pėr tė nisur atė rrugė qė e kisha ėndėrruar prej kohėsh.

Interpretoni protagonisten e filmit tė njohur "Shadow Kill". Si erdhi ky rol tek ju?

-Nė Amerikė mėsova shumė gjėra. Dėgjova diku se dėrgoheshin nėpėr agjenci tė ndryshme fotografi dhe CV pėr kinoprova pėr filma, apo teatro. Kėshtu qė vendosa tė dėrgoja nė shumė adresa njė fotografi timen, qė ishte vetėm portret dhe CV-nė time. Pas saj pata shumė telefonata tė ndryshme. Nė atė moment fillova tė ndieja kėnaqėsitė e para. Mė ftuan tė bėja kinoprovat pėr filmin "Shadow Kill". Aty kishte edhe shumė aktorė tė tjerė tė njohur, ndėr tė cilėt isha edhe unė. Por unė pata shansin tė pėrzgjidhesha si protagonistja e filmit. Dhe kėshtu u gjenda nė krahėt e kėtij roli, jo pak tė vėshtirė.

Roli juaj i parė. I suksesshėm. Ju keni interpretuar nė rolin e njė ushtareje qė gjithė kohėn lufton. Sa i vėshtirė ka qenė pėr ju ky rol?

-Tė them tė drejtėn ka qenė me tė vėrtetė njė rol tepėr i vėshtirė, duke pasur parasysh se qe edhe interpretimi im i parė, pavarėsisht se unė isha mėsuar me kameran. Ėshtė njė film fantasitiko-shkencor, i cili para pak kohėsh u vlerėsua si filmi mė i mirė nė Festivalin e Filmit nė Kaliforni. Ndėrsa tashmė do tė marrė pjesė edhe dhjetė festivale tė tjera qė do tė organizohen kėtu nė Amerikė. Pėrgatitja pėr kėtė rol ka zgjatur tre muaj. Gjatė kėsaj kohe mė ėshtė dashur tė bėja shumė stėrvitje, pėr ditė tė tėra, qė tė arrija nė nivelin e duhur pėr personazhin qė kisha. Mbaj mend se kur ishim nė sheshxhirim, kishte pjesė tė tilla ku mė duhej tė hidhesha nga ndonjė lartėsi dhe kėtė mė duhej ta pėrsėrisja shpeshherė. E pėrfudimi i kėsaj pėrgatitjeje ishin kėmbėt e nxira, ngaqė isha rrėzuar.

Pėr ēfarė po punoni ndėrkohė?

-Tashmė po xhirojmė pjesėn e dytė tė kėtij filmi, e cila ėshtė njė orė e 45 minuta e gjatė, me co-star Tom Spackman. Filmi ėshtė duke u xhiruar nė Long Island dhe nė ndėrtesėn dhe pronat e kanalit "Sci-fi". Sapo kemi filluar dhe jemi tepėr tė gėzuar si unė, ashtu edhe ekipi i filmit. Nė kėtė seri ngjarjet vėrtiten rreth sė ardhmes ku dy superfuqitė botėrore SHBA-ja dhe Evropa e Bashkuar luftojnė qė tė dominojnė nė botė. Ushtria e clone-cyborg-ėve tė SHBA-sė lufton pėr pavarėsinė e tyre nga shteti amerikan. Karakteri im, i cili pėrfaqėson klonet mundohet tė udhėheqė dhe tė zgjojė klonėt e tjerė qė shfrytėzohen dhe pėrdoren nga shteti pėr misione tė ndryshme dhe, sigurisht qė eliminohen dhe zėvendėsohen me tė njėjtin klon.

Tashmė mund tė quheni njė vajzė me famė. Sa e rėndėsishmė ėshtė kjo pėr ju?

-Sigursht ishte njė rol mjaft i bukur dhe njė eksperiencė tė cilėn nuk e kisha provuar mė parė. Madje, them se deri diku kam arritur tė kap gjėrat thelbėsore qė duhen pėr njė aktor. Por edhe fama pėr mua ka shumė rėndėsi. Sė pari, ėshtė njė falėnderim pėr djersėn, sakrificat dhe vuajtet qė unė kam pasur gjithė kėto vite, pėr tė arritur deri kėtu. Sė dyti, ėshtė njė mesazh pėr vajzat e reja shqiptare qė ėndėrrojnė guximshėm, qė tė mos humbasin shpresat dhe tė ėndėrrojnė majat, se nėse nuk resht sė vrapuari pas ėndrrės ēdo gjė ėshtė e mundur nė kėtė botė

"Shadow kill"

Laureta Meēi nė filmin e saj tė parė luan rolin e njė kloni tė manifakturuar gjenetikisht. I krijuar ilegalisht pėr tė ndėrmarrė aksione shumė tė rrezikshme pėr ushtarėt normalė. Misioni i saj, tė evidentojė dikė me njohuri pėr planin e megakorporatės "Amasia's", pėr tė krijuar njė ushtri tė klonuar mė tė madhen dhe mė tė pathyeshmen e tė gjitha kohėrave. "Shadow Kill" ėshtė njė nga eksperimentet paraprake nė fushėn e teknologjisė. Regjisorėt para se tė realizonin kėtė film premtuan se do tė ofronin diēka ndryshe nga filmat e zakonshėm.

Dhe nė tė vėrtetė ashtu ndodhi. Pėr dekada tė tėra regjisorėve iu deshėn shpenzime tė shumta, si dhe njė ekip pėr ta bėrė mė tė thjeshtė filmin. Kjo ndryshoi gjatė viteve tė fundit me zhvillimin dhe pėrhapjen e kamerave tė vogla. "Shadow Kill" u prodhua nė shtėpinė "Adobe Premiere" nga regjisori John Bailey. Filmi mė pas u shpėrnda nė Avid Media Composer pėr tė siguruar njė format tė cilėsisė mė tė lartė se mini DVD. Sė fundmi por natyrisht jo e fundit muzika origjinale u kompozua pėr "Shadow Kill" nga Cliff Schwarzm, kolona zanore e tė cilit la gjurmė nė film. Gjithsescili i pėrfshirė nė prodhimin e "Shadow Kill" shpenzoi ditė dhe orė tė tėra me njė punė shumė tė ngarkuar tė gjithė pa pagesė pėr tė projektuar kompletimin e kėtij projekti. Pėrdorimi i kamerave, si dhe shtimi i ekipit pėrveē tė parit kontribuoi nė arritjen e njė kostoje tė ulėt. Falė ofertave tė tyre Shadow Kill u prodhua me njė buxhet qė nuk e kaloi shifrėn 15000000 dollarėve, tė cilat u shpenzuan pėr kostumet kompjuterėt, softuera, si dhe pė njė kurs pėr tė mbajtur turmėn dhe figurantėt tė lumtur para kamerave.

Bukuroshja nga Kuēova
Jetonė nė Nju-Jork qė prej 7 vjetėsh. Ndėrsa gjatė vitit 1998 familja Meēi do tė emigronte drejt Greqisė, ku ndodhet edhe sot. Aktorja Laureta Meēi ėshtė vetėm 25 vjeē dhe vjen nga qyteti i Kuēovės, tė cilin e ka "braktisur" para dhjetė vjetėsh. Ėshtė vazja e madhe e familjes. Vazhdimisht punon dhe tashmė ka nisur tė aktivizohet shpesh nė rrugėn e artit. Kjo e bėn tė ndihet mirė, aq sa nuk e ndien aspak mungesėn e kohės sė lirė. "Unė kohė shumė tė lirė nuk kam, pasi duhet qė tė vete vazhdimisht nė intervista tė ndryshme dhe me filmimet me orė tė zgjatura pak kohė mė mbetet pėr argėtim, megjithatė nė fund tė ditės, ndonėse e lodhur nuk bėhem pishman, pasi ky ėshtė dėfrimi me i kėndshėm dhe kėnaqėsia mė e madhe pėr mua, tė kem profesion ėndrrėn time qė kam pasur qė nė fėmijėri", tregon Meēi pėr gazetėn. Dėshira e saj ėshtė tė udhėtojė nėpėr vende tė ndryshme turistike.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Laureta Meci Empty Re: Laureta Meci

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:35 pm

Aktore Shqiptare nė Amerikė
Laureta Meci: Vajza e aksionit nė filmat amerikanė
Laureta Meci Lmeci
Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Laureta Meci, vajza shqiptare qe emigroi para shtate vitesh ne Amerike realizon endrren e saj ne boten e filmit; per pak kohe behet ikona e produkteve te flokeve ne te gjithe Ameriken, derisa arrin te hyje si nje aktore e vleresuar e aksionit ne serialet e filmave "Shadow kill", "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda" etj.

LONG ISLAND - New York NY: Para shtate vitesh kur shkoi ne Amerike nisi ta kerkonte fatin te rastesia. Laureta Meci, sot nje aktore e kerkuar, fillimisht iu desh te bente "headshots" me shpresen qe nje dite do t'i hapeshin dyert.

"M'u desh mundim, sakrifice dhe sigurisht disa vjet qe te hidhja hapat e para ne rrugen e artit", kujton Laureta, imazhi i se ciles u be ikone e nje serie produktesh te flokeve ne te gjithe Ameriken. Fotografite dhe posterat e saj shoqeronin produktin neper dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zene dhe faqet e para te revistave, si Billboards. Kur vajza e bukur u vu per here te pare ne cakun e filmit amerikan. Tani nuk behej me fjale per endrra, por per nje realitet te prekur. Ambicja, pergjegjshmeria, jane armet qe i dhane shpirtin e aventures Lauretes. Ndersa ne auditore te ndryshem te Manhatanit, iu dha mundesia te jepte prova per filmin e saj te pare "Shadow kill". Ne Florida, filmi ku ajo interpreton rremben cmimin e pare ne nje festival filmi. Media dhe kritika leshojne nje sere vleresimesh dhe per aktoren e bukur shqiptare. Me pas vijne serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", qe perbejne rezymene e deritanishme te vajzes shqiptare qe u ul para 7 vitesh ne token e premtuar, ne Amerike.



Kush eshte Laureta Meci, sot ne boten amerikane te kinematografise?

Por, as shume e as pak, po mundohem te ec dhe te vazhdoj rrugen te cilen me kane lene qe nga me te medhenjte e skenes dhe ekranit te vendit tim si: i madhi Kadri Roshi dhe Sander Prosi, duke vazhduar te gjigandet e skenes evropiane dhe asaj boterore: si Aleksander Moisiu, Stan Dragoti, vellezerit Belushi e me radhe...

Si u "zbuluat" ne boten e filmit?

Mund t'ju them se nje sere faktoresh kane ndikuar per zbulimin ne boten e filmit. Mund te permend kembenguljen, deshiren dhe pasionin tim per artin, mund te them rastesia dhe fati dhe sic eshte dhe thenia amerikane "In the right place at the right time", "Ne vendin e duhur dhe kohen e duhur", kane ndikuar paksa per hyrjen time ne boten e filmit. Po eshte e ditur se isha une qe kerkova rastesine dhe fatin, e nuk erdhi ai tek une. Une jetoj ketu qe prej 7 vjetesh dhe ne vitet e para kisha filluar te dergoj fotoportrete (headshots) ne destinacione te ndryshme, me shpresen qe nje dite mund te arrija dicka ne boten e artit. Por u desh mundim, sakrifice dhe sigurisht disa vjet qe te hidhja hapat e para ne rrugen e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore per nje seri produktesh te flokeve ne te gjithe Ameriken, dhe fotografite e posterat e mi shoqeronin produktin neper dyqane dhe vitrinat e tyre, ne revisten "Billboards" dhe reklama te ndryshme.

Pavaresisht se isha dhe jam e apasionuar me artin ne pergjithesi, kisha shume deshire filmat "aksion".

Sic edhe e permenda, se duke shkuar neper auditore te ndryshem ne Manhatan, m'u dha mundesia dhe qe te jepja prove per filmin e pare amerikan qe luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktoret ka qene ajo enderr, qe filloi ashtu si nje enderr feminore qysh ne moshen 7-vjecare, ne te mesmen, kur mesuesit, prinderit, shoket e miqte e prinderve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi te gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim per artin. Por do te duheshin komente me te vertete profesioniste, qe te fokusonin portretin dhe shpirtin tim per art. Dhe ajo enderr, qe filloi si enderr feminore, arriti te shnderrohej nga nje enderr e madhe, te kthehej ne realitet, vetem ketu ne "Perendimin e larget", ne SHBA.

Si e keni pare vetveten deri tani ne rrugen e kinematografise amerikane?

E shoh veten si ne boten e cudirave, sepse qe kur isha ende femije 7 vjec, sic e thashe dhe me lart, e enderroja kete bote te cudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek kete bote. Sigurisht qe ky udhetim ne boten e artit qe kam filluar do te vazhdoje edhe me tej, edhe pse enderroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim te lindjes, Kucoves, ku une kalova nje pjese te konsiderueshme te jetes time.

Shkele ne Amerike gjithnje me nje enderr te fshehte ne mendje dhe qe e preke si realitet, filmin. Cili eshte ky sekret i juaji qe ju beri ta ndryshonit jeten?

Jane nje sere faktoresh, por me te rendesishmit dhe te qenesishmit jane: ambicja, (duhet te dish se cfare kerkon nga vetvetja), kembengulja, (ndonese ne momente te zbehta kurre nuk duhet te dorezohesh). Pergjegjesia, per mendimin tim eshte ndryshimi midis suksesit dhe humbjes, dhe me se fundi shansi kur te jepet shfrytezohet ne maksimum, me te gjitha aftesite.

A kishte perputhje kjo e gjitha me endrren tuaj?

Qysh e vogel, sic e permenda me siper, qe ne moshen 7 vjece, ishte teper e cuditshme, sepse me te njejten enderr kam jetuar qe perpara 20 vjetesh, enderroja qe te dilja e te flisja perpara mikrofonit te radios, te dilja perpara kameras se televizionit, perpara kameras se operatorit te filmit dhe perpara ekranit te televizionit. Me pelqenin shume filmat aksion, por qe mund te mbaja dhe une nje pistolete ne dore nje dite, nuk e kapte imagjinata ime ne ate kohe. Ne femijerine time kenga ka qene dashuria ime e pare, duke u pasuar me filmat aksion, kercimin dhe sigurisht pozimin.

Cfare ndryshimi mendon se ka pesuar jeta juaj nga Kucova ne Amerike?

Si ne Kucove e deri ketu ne Amerike, per te mos marre rolin e modestes, ne pergjithesi, une rrjedh nga nje familje e thjesht dhe modeste. Edhe pse rasti me ka dhene te bisedoj e te punoj me njerez te artit, gjithnje mundohem te bej nje jete modeste dhe te thjeshte.

Cfare ju terheq me shume ketu?

Ketu ka shume gjera qe me pelqejne. Por mbi te gjitha me pelqen Amerika, eshte vendi i mundesirave dhe hapesirave, dhe mbi te gjitha ketu jo vetem arti, kultura dhe sporti qe me te vertet vlereson virtuozet, por ketu edhe puna me e rendomte shperblehet dhe vleresohet.

A mund te na thoni cila eshte kritika qe ke marre nga specialistet e filmit, publiku dhe gazetaret?

Deri tani te them te drejten kam qene teper e mirepritur si nga publiku dhe nga gazetaret amerikane. Para disa muajve isha ne Florida ne Megacon, nje festival teper i madh i filmave. Media e Florides si dhe publiku e priti mjaft mire ekipin tone, u perkedhela nga vleresimi qe me bene. Sigurisht qe kjo me jep kurojo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar nje pjese te filmit ne keto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa cmime te para dhe eshte nominuar ne shume festivale te tjere. Kjo eshte jo vetem kenaqesi dhe vleresim i punes tone, por eshte privilegj dhe krenari qe kritiket e filmave te na vleresojne me cmim te pare. Dhe kjo eshte teper me rendesi jo vetem per mua, por edhe per regjisorin, rezymeja e te cilit perfshin serialet sci-fi "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", etj.

Mirepo, cfare te pelqen me shume rreth qytetit ku po jeton e punon?

Me pelqejne shume gjera, por e vecanta eshte se ketu behet nje jete e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Per mua, Nju-Jorku eshte qyteti i endrrave, i artit dhe i emigranteve. Ke mundesi te komunikosh me njerez nga te gjitha vendet e Botes, te mesosh dhe te informohesh me jeten dhe kulturen e tyre.

Nderkaq, cfare mendimi keni per artistet, filmin dhe kinematografine sot ne Shqiperi?

Mund te flas me superlativa me te larta, qe vij nga nje vend si Shqiperia, me nje histori ku ke per cfare te flasesh. Ne pergjithesi, artistet, filmi, kinematografia ne Shqiperi jane per t'u inkurajuar dhe vleresuar me notat me te larta, por inkurajimi dhe vleresimi me i madh qe artisteve, filmit, kinematografise shqiptare, eshte qe duhet nje mbeshtetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademira kualitative per pergatitjen e artisteve per perzgjidhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe se fundi, cfare mesazhi do t'u jepnit te rinjve, te cilet kane endrra sikurse ju? Te gjithe te rinjve dhe te rejave u jap kurajo qe te vrapojne pas endrrave te tyre, sepse realiteti nuk eshte shume larg nesh. Dhe Shqiperine ta shikoj ne standardet me te larta.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Laureta Meci Empty Re: Laureta Meci

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi