STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ema Andrea

Shko poshtė

Ema Andrea Empty Ema Andrea

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:31 pm

Ema Andrea
Rrėfimi i njė shpirti tė lirė

Kur gjėrat nuk shkojnė sipas planeve tė mirėpėrcaktuara. Dhe kur tė tjerėt nuk tė hapin dyert. E megjithatė mund t’i dilet mbanė. Duke qenė e pavarur. Jo vetėm nė jetėn profesionale. Por edhe nė atė private

Klaudeta SKENDERASI - Jeta

Nėse do tė pėrpiqesh vetėm pėr pak sekonda tė zhbirosh se ēfarė fshihet pas fytyrės tėrheqėse tė Ema Andreas, duhet tė hidhesh njėherė nė tė shkuarėn e saj dhe vetėm pastaj mund tė zbulosh se nė gjithė qenien e saj ajo ngelet thjesht njė shpirt i lirė. Aq i lirė, saqė kur ishte ende fėmijė nuk kishe nevojė tė thurte ėndrra tė paarritshme. Nė ato vite kur ia dha truri tė hynte nė shkollėn e baletit, Ema e vogėl nuk ngrysej e gdhihej me ėndrrėn “kur tė rritem do tė bėhem balerinė”. Sepse baleti ndodhi tė ishte rastėsisht, si shumė tė tjera, thjesht kapriēo e njė vajze tė vogėl qė kishte dėshirė tė provonte shumė gjėra dhe ishte e lirė ta bėnte. Ashtu siē kishte qejf ta provonte njėherė edhe me kinematografinė dhe u shfaq si adoleshentja liceiste me emrin Anila, nė filmin “Njė djalė dhe njė vajzė”. Por nė fakt lidhja me kinemanė ka mbetur po aty, ashtu siē mbeti edhe lidhja me baletin, ndonėse prej tij ka mėsuar shumė, dashurinė pėr muzikėn, pėr "fluturimin", vetėdisiplinėn dhe thellė - thellė vazhdon tė mbetet e dashuruar me baletin. Eshtė pjesė e ēdo lėvizjeje qė bėn, pjesė e ēdo pėrfytyrimi qė ka, por thjesht nė atė kohė kishte filluar tė ndiente se ky nuk mund tė ishte mjeti i saj i komunikimit me botėn. Ishte njė tjetėr mėnyrė se si ajo kishte filluar t’i kuptonte gjėrat. Pas filmit “Njė djalė dhe njė vajzė” Ema kishte krijuar njė realitet tjetėr brenda vetes. Ishte ngėrthyer nga njė pasion i fuqishėm pėr aktrimin dhe tashmė ajo vajza e vogėl e liceut ishte e rritur pėr tė marrė vendimin. Do tė bėhej aktore! Udha mori fill nė Akademinė e Arteve, ku Ema tashmė ishte studente nė degėn e aktrimit. Dhe e kishte mbyllur njė herė e pėrgjithmonė kapitullin e eksperimenteve. Kėtė e dėshmon mė sė miri rrugėtimi i saj i nisur pikėrisht nė auditoret e akademisė, njė rrugėtim qė vazhdon ende. Ndoshta sepse ėshtė i nisur nga yjet. Shfaqja “Natė pa hėnė”, ku ajo ishte nė rolin kryesor, atė tė Marianės, e mėkoi Emėn studente qė nė vitin e parė tė fakultetit me dashurinė pėr skenėn. Por natyrisht asnjė karrierė e sigurtė nuk mund tė nisė kėshtu. Ndaj edhe rruga e saj pėr tė mbėrritur kėtu ku ėshtė sot, rinisi pėrsėri, menjėherė pas suksesit tė parė. Nisi nga shkalla e parė dhe kėshtu me ngadalė ka ngjitur shkallė tė sigurta. E nė ēdo shkallė tė gjitur kupton se sa me fat ka qenė qė i ka hyrė njė profesioni qė nuk mbaron kurrė. “Ēdo ditė kuptoj se sa shumė kam pėr tė mėsuar, dhe shoh se si frika mė shtohet mė shumė, frika nėse do tė rrezistoj dot deri nė fund tė kėsaj maratone tė pafund”.

Gjasat janė qė Ema Andrea jo vetėm tė rezistojė por tė marrė nė udhėtimin e saj edhe sigurinė qė i japin sukseset, qė nė fakt nuk janė pak, pavarėsisht se kinemaja mbeti njė fill i kėputur pėrgjysmė. “Me kinemanė do tė kem me sa duket njė raport tė mbetur pezull. Nuk hyj nė shijet e atyre regjisorėve qė mė njohin dhe pėr kėtė nuk mė vjen keq”. Ndoshta sepse Ema nuk e ndjen veten aspak tė varur nga fenomeni protagonizėm, gjė qė ndoshta mund t’ia kishte dhėnė nė njė farė mėnyre kinemaja. “Duke qenė nėnė dhe aktore, kam dy shtylla tė forta pėr tė gjetur prioritete tė tjera nė jetė, pėrmbi egoizmin banal. Pastaj nė skenė mund tė shkarkosh shumė nga kėto fenomene, duke qenė se pėr dy orė je mė shumė se nė qendėr tė vėmendjes tė shumė personave, audiencės, spektatorit”.

Dhe nėse shumė shpesh ajo ėshtė prezente nė media tė ndryshme, kjo ndodh sepse i pėlqen tė flasė pėr fenomene shoqėrore apo artistike, apo sepse duke qenė person publik, tė qenit mes tė mediave ėshtė pjesė e profesionit. “Gjėja e fundit pėr tė cilėn luftoj dhe mendoj tė paktėn deri nė kėto momente, ėshtė lavdia. Teatri mė ka dhuruar mė shumė se kaq. Tė qenit nėnė mė jep shumė mė tepėr sesa njė moment lavdie. Kam raport tė mirė me veten dhe me jetėn”. E duket se ajo shtylla e parė, tė qenit nėnė, e ka mėsuar tė shkojė shumė pranė vlerave tė vėrteta nė jetė, shumė pranė idealeve tė larta. Sara, vajza e saj, ka ardhur nė jetėn e saj kur ishte nė vit tė fundit nė fakultet. “E falėnderoj ēdo ditė Perėndinė pėr kėtė dhuratė qė solli nė jetėn time, sepse prania e saj mė ka mėsuar tė dua”. Dhe Ema tani di tė dojė, madje mėson edhe tė tjerėt tė duan. Mėson ēdo ditė me kėnaqėsi studentėt e saj qė ta duan teatrin, pėrpiqet t’ua shtojė besimin nė rrugėn qė kanė nisur, mundohet t’i orientojė nė rrugėn drejt sė ardhmes sė tyre si aktorė. Dhe kjo e vendos para njė pėrgjegjėsie shumė tė madhe, sepse e ardhmja nė Shqipėri nuk ėshtė shumė premtuese pėr artin apo teatrin nė veēanti, dhe studentėt Akademisė sė Arteve nuk dalin nga auditoret mė atė dashuri qė hyjnė. Kėtė Ema e di mė mirė se kushdo. E di se kėtu nuk mund tė bėhet fjalė pėr rrethe apo klane artistike. “Hapėsira ėshtė shumė e vogėl dhe ėshtė thuajse e pamundur tė mendosh qė mund tė jetė dikush qė tė lejon tė hysh nė disa pseudorrethe apo klane artistike. Askush nuk ėshtė i sigurt pėr hapėsirėn qė zotėron, sepse nuk ėshtė terren i qėndrueshėm pėr teatrin. Mendėsia e tė gjithė atyre qė janė nė pushtet ėshtė thuajse alergjike ndaj artit nė pėrgjithėsi”. Prandaj edhe ajo ka preferuar t’u qėndrojė larg mendėsive tė tilla. Mendėsi qė e kanė mbajtur pėrjetėsisht jashtė emėrimit si aktore nė Teatrin Kombėtar, ndonėse ajo vetė nuk ėshtė pėrpjekur asnjėherė qė t’i qėndrojė larg kėtij institucioni, por nė fakt ka trokitur vetėm njė herė, e nuk ka qenė kurrė e mirėpritur. E megjithatė tė ardhmes nuk i dihet. “Teatri Kombėtar do tė ketė gjithmonė respektin dhe nderimet e mia, por si nė tė gjitha fushat e jetės, institucionet pėrbėhen nga individė me tė cilėt me sa duket nuk ndajmė tė njėjtat koncepte mbi profesionin, lavdinė, artistin dhe qytetarinė”. Ema ka preferuar t’i bindet vetes, tė jetė e lirė, sepse vetėm ashtu di tė jetė. Nuk i ka dalė aspak keq. Ka pėrvijuar njė gjurmė tė dukshme tė vetes dhe kėshtu e varur nga askush, pak nga pak ka arritur tė jetė ajo Ema Andrea, qė nuk mund tė kalojė ashtu pa u vėnė re. Shumė e vlerėsuar dhe jo vetėm si aktore, sepse duket se tani po i pėlqen tė shkelė edhe toka tė reja. Nė shfaqjen e fundit “I am from Albania”, njė monodramė ku Ema ishte bashkėregjisore me Stefan Ēapalikun, ajo u vlerėsua si aktorja mė e mirė. E ēmimi i pėrkiste jo vetėm aktores, por sigurisht edhe regjisė. Ndjehet mirė qė mė nė fund mori nė vlerėsim edhe nė Shqipėri, duke qenė se deri nė atė moment kanė qenė rrethe teatrore nė shtete tė tjera qė i kanė dhėnė vlerėsimet. “Me Ēapalikun nuk ėshtė hera e parė qė bashkėpunoj. Kemi mbėshtetur shpesh njėri-tjetrin nėpėr projekte teatrore, nė tė cilat kemi besuar, kemi luftuar gjithmonė qė tė mos tradhtonim profesionin dhe dashurinė pėr teatrin. Shfaqja e fundit dėshmoi se kemi ndjekur rrugėn e duhur, edhe pse atė mė tė vėshtirėn”.

Dhe tė qenit e pavarur ia ka bėrė rrugėtimin mė tė lehtė. Ema Andreas i pėlqen tė punojė me moton “unė jam veprat e mia". Pastaj vetėm kėshtu mund tė krijojė hapėsirėn e saj si aktore, duke mos tradhtuar besimin dhe dashurinė pėr profesionin. Sepse pėr Emėn tė jesh i varur shpesh do tė thotė ta kthesh profesionin nė njė rutinė tė pėrditshme dhe kėshtu ta bjerrėsh nga vlerat e vėrteta dhe tė harrosh arsyen pėrse e ke filluar. E duket se ėshtė njė rrugė shumė e vėshtirė, e pėr mė tepėr tė qenit femėr e bėn akoma mė tė vėshtirė tė qenit e pranuar, por ajo ėshtė edhe mė e fortė kėshtu, pėrderisa i pėlqejnė sfidat. Nuk do tė donte kurrė qė njė ditė tė pėrfundonte si njė tufė togfjalėshash pa kuptim, apo si njė thes thashethemnaje. “Tė mundja vėrtet tė heshtja dhe tė jenė veprat e mia qė tė flasin pėr mua. Do tė vazhdoj tė jem e pavarur derisa tė mund tė rezistoj, me shpresėn se njė ditė do tė kem krijuar hapėsirė edhe pėr tė rinjtė qė duan tė vazhdojnė kėtė profesion, duke u dhėnė atė pėr tė cilėn tė gjithė tė rinjtė kanė nevojė”. Sa u pėrket planeve tė saj, nuk ka plane tė afėrta, por ėshtė e sigurt qė sivjet do tė ketė regjinė e njė shfaqjeje pėr gratė dhe ka dy oferta bashkėpunimi me dy regjisorė tė huaj. Asgjė nuk ėshtė konkrete dhe e sigurt, por mė mirė kėshtu... Natyrisht qė nuk mund tė jetė ndryshe, jeta i ngjan Emės.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ema Andrea Empty Re: Ema Andrea

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:31 pm

Ema Andrea: Ndihem krenare pėr atė qė kam bėrė

Nata e shpalljes sė 12 Artistėve mė tė mirė tė Vitit u zhvillua mbrėmjen e tė dielės nė Pallatin e Kongreseve. Nuk ishte aspak njė shoė i rradhės, por njė mbrėmje e madhe, ku e gjithė vėmendja ishte e pėrqėndruar tek tė gjithė artistėt dhe krijuesit shqiptarė. Ishte tek ata, tė cilėt me punėn e tyre na emocionojnė, shplodhin dhe na bėjnė tė shijojmė njė tjetėr dimension tė jetės. Ishte njė natė qė u ka takuar tėrėsisht artistėve shqiptarė dhe krijimtarisė sė tyre. Ishte njė natė-spektakėl, njė natė magjike, ku publiku duartrokiti artistėt e tij tė preferuar dhe pati kėnaqėsinė tė shijojė njė spektakėl tė mrekullueshėm.Konkurenca ishte tepėr e fortė, pasi vetėm 12 artistė u nderuan me ēmime duke i shoqėruar dhe me kupa, nga 48 konkurentėt. Emocionet e tyre janė tė papėrshkruara nga publiku dhe ne duke dashur pėr t’i ndjerė deri diku kėto emocione kemi intervistuar njė prej artisteve qė u kurorėzua nė kėtė mbrėmje tė veēantė , Ema Andrea. Ajo u shpall “Aktorja e vitit” duke u gjendur pėrballė njė konkurence tepėr tė fortė. E quajmė tė tillė pasi pėr tė njėjtin ēmim pretendonin edhe aktore mjaft tė njohura si: Drita Pelingu, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku. Ema Andrea tregon pėr ēmimin, rėndėsinė dhe sesi e pėrjetoi ajo njė moment kaq tė rėndėsishėm tė jetės sė saj.
1.Ēmund tė na thoni rreth veprės "I am from Tirana", me tė cilėn ju konkuruat nė Ēmimet Kult?
“I am from Tirana” ėshtė njė monodramė nga Stefan Capaliku, nė tė cilėn trajtohet shumė fuqishėm dhe me nota tė mrekullueshme autoironie, problemi i identitetit dhe i perceptimit qė kemi nė sytė e tė tjerėve. Kjo ėshtė njė vepėr, e cila flet shumė shqip, ku tė gjithė shqiptarėt mund tė vetidentifikohen. Pėr mua ishte njė sfidė e madhe si profesioniste, regjisore dhe aktore Mė vjen shumė mirė qė kjo vepėr mori edhe kėtė shpėrblim, pasi jo vetėm qė ėshtė njė produksion i njė kompanie tė pavarur, por ka edhe njė trajtim skenik shumė alternativ.
2.Gjatė kėtij konkurimi ju ishit nė krah tė tre aktoreve shumė tė njohura. Si e pėrjetuat kėtė garė?
Jam krenare pėr veten, pėr punėn dhe tė gjitha sakrificat, jo vetėm tė miat, pėr tė mbėrritur deri kėtu. Kėnaqėsinė e kėtij ēmimi m’a shtoi urimi qė mė bėri pedagogja dhe aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu. Padashur tė pėrjashtoj kėtu edhe urimin e njė aktoreje tjetėr tė madhe siē ėshtė Rajmonda Bulku.
3.E menduat qė do tė ishit ju fituesja e ēmimit “Aktorja mė e mirė e vitit” dhe si u ndjetė pas marrjes sė kupės si symbol tė kėtij ēmimi?
Tė them tė drejtėn unė e dėshiroja vėrtet shumė kėtė ēmim, pasi pėr mua ka njė domethėnie shumė tė veēantė, por nuk mendova se ky ēmim do tė bėhej i imi. Emocionet e atij momenti kur u nominua emri im ishin tė papėrshkrueshme saqė dhe unė vetė u ndjeva e befasuar nga kjo. Tani ndihem mė e pėrgjegjshme pėr punėt e mia tė ardhshme, mė e sigurtė nė rrugėn qė kam zgjedhur, dhe natyrisht qė nuk ndihem mė vetėm. Ky ēmim pėrtej meje ėshtė njė stimul shumė i mirė pėr tė gjithė ata qė duan tė bėjnė teatėr jashtė institucioneve tė ngurtėsuara.
4.Mendoni se ky aktivitet ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr artistėt shqiptarė?
Jo, vetėm qė ėshtė i rėndėsishėm , por dua tė them se ėshtė i njė rėndėsie tepėr tė madhe. Duke u nisur nga kjo mendoj se duhet ēuar mė tej pėrsa i pėrket vėmendjes qė i duhet kushtuar aktiviteteve tė ndryshme tė artistėve. Gjithsesi, ky vit kishte pėrmirėsime tė dukshme nė krahasim me atė tė vitit qė shkoi. Duke parė njė progres tė tillė shpresoj qė vitin tjetėr tė arrihen nivele mė tė larta artistike dhe qė ky eveniment nuk do tė pėrfundojė nė njė paradė figurash, por nė njė vlerėsim emocional, mes artistėsh tė vėrtetė, qė nuk pėrpiqen tė duken ata qė nuk janė. E them kėtė sepse, nė sallė vura re, "elite " qė pėrpiqej tė luante figurėn dhe nuk shijonte asgjė pėrtej, parfumit dhe kostumit firmato.
5.A do tė shohim Ema Andrean sė shpejti nė ndonjė rol tė ri?
Pėr momentin nuk ka asgjė konkrete, mbase mė vonė do tė mund tė flas edhe pėr kėtė gjė. Shpresoj qė media do t’i ndjekė edhe ato aktivitete, tė cilat nuk kanė shumė bujė mediatike, pasi jo tė gjitha janė tė pasura financiarisht, por qė nė vetvete kanė shumė vlera. Me siguri qė njė projekt i ardhshėm i imi do tė jetė me po kėtė frymė, pėr tė cilėn fola. Pėrpjekjet pėr atė ē’ka do tė bėhet nė tė ardhmen padyshim qė do tė jenė tė shumta dhe aspak “shumė zhurmė pėr asgjė”. Do tė jenė vepra tė vogla, por me njė dashuri tė madhe
6.Dhe sė fundi si ndjehet Ema Andrea tani?
Ndodh nganjėherė qė dhe gėzimi tė lodh, por gjiyhsesi tė lodhesh nga gėzimi ėshtė gjėja mė e bukur nė jetė. Ndihem e arritur dhe mjaft krenare pėr punėn qė kam bėrė duke e kurorėzuar atė me njė ēmim si ky.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi