STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liza Laska

Shko poshtė

Liza Laska Empty Liza Laska

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:27 pm

Liza Laska
Me rastin e ditėlindjes shpallet “Qytetare Nderi” e Vlorės

Liza Laska nė 80-vjetor: Lamtumirė skenė!

Ermal Sika

Nėna e heronjve vetėm para disa kohėsh mbushi plot 80 vjeē. Aktorja e mirėnjohur e skenės shqiptare, Liza Laska, megjithėse ka festuar 80-vjetorin e lindjes, nė shpirt ruan atė freski tė dikurshme qė ka pasur nė skenė. Edhe sot po t’i japėsh njė rol, ajo ėshtė e gatshme tė ngjitet nė skenė. Nė karrierėn e saj, Liza Laska ka interpretuar nė 100 pjesė teatrosh dhe nė 15 filma. Nė kujtesėn e tė gjithėve kanė ngelur tashmė filmat “Liri a vdekje”,”Lulėkuqet mbi mure”, “Familja jonė”, “Dimri i fundit”, “Vdekja e burrit”, “Gurėt e shtėpisė sonė” e shumė e shumė filma tė tjerė ku ka interpretuar Liza Laska. Aktorja e madhe ka lindur nė 6 shkurt 1926 nė njė familje intelektuale dhe me tradita nga Labėria. Nė ditėn e lindjes sė saj, shtėpia iu mbush plot. Shumė artistė, kolegė tė saj, por madje, dhe pushtetarė lokalė i kanė qėndruar pranė aktores nė kėto momente tė gėzuara pėr tė. Publiku i mban mend tė gjitha rolet qė ajo ka interpretuar, ndėrsa nė to ajo ka qenė nėna e heronjve, mbahet mend kėtu roli i nėnės sė Ēerēiz Topullit e shumė tė tjerė. Njė e veēantė pėr tė nė ditėn e lindjes veē buqetės me lule tė kryetarit tė bashkisė, ka qenė dhe shpallja e saj qytetare nderi shumė shpejt nė Vlorė. Bashkia e ka shpallur kėtė javė, javėn e Liza Laskės pėr nder tė aktores sė madhe. Nė njė intervistė pėr gazetėn, Liza Laska ndihet tepėr e emocionuar.
Si ndiheni tani qė keni mbushur 80 vjeē?
Jam shumė e emocionuar. Mė ėshtė mbushur shtėpia plot. I dua tė gjithė kolegėt e mi, por dhe publikun tim tė mrekullueshėm. Mė mungon skena, mė mungon publiku im. Dijeni se artistit po i hoqe skenėn i ke hequr jetėn.
Ēfarė pengu keni?
Ēdo gjė e kam peng. Dua qė tė ngjitem edhe njėherė nė skenė. Teatri pėr mua ka qenė shtėpia ime e dytė. E dua shumė atė, nuk di si ta pėrshkruaj se ēfarė malli ndiej. Kujtoj me respekt nė kėto momente tė gjithė shokėt e mi, tė cilėt nuk jetojnė mė. Kam kaluar vėrtet mirė me tė gjithė. Artisti ka dy familje, njė shtėpinė e tij dhe fėmijėt dhe tė dytėn teatrin dhe shokėt dhe nuk ke si t’i ndash ata.
Donit tė kishit dhe ndonjė rol tjetėr tani?
Nuk di ēfarė tė them, por unė nuk mund qė tė luaj tani mė rolin e njė 20-vjeēareje. Nuk mund tė qahem, pasi tė teatrit mė kanė ndenjur pranė gjithmonė. Me kėnaqėsi do tė luaja nė skenė pėr tė kėnaqur publikun tim dhe pėr tė marrė prej tij ato duartrokitje tė zjarrta siē i kam marrė nė vite.
Ēfarė roli ju ka tėrhequr mė tepėr gjatė karrierės suaj?
Nuk mund tė veēoj asnjė, siē nuk mund tė veēojė nėna fėmijėt e saj. I dua tė gjitha rolet e mi. Unė kam qenė gjithmonė nėna e heronjve dhe kam luajtur role tė nėnės labe. Rolet e mia kanė qenė tė bukura, tė gjithė ato mė kanė prekur.
Ēfarė donit t’i thoshit publikut?
U them se i dua shumė tė gjithė. Janė tė shtrenjtė pėr mua, i puth tė gjithė.

Liza Laska
Datėlindja: 6 shkurt 1926
100, numri i pjesėve teatrale nė tė cilat ka marrė pjesa
15, numri i filmave nė tė cilėt ka marrė pjesė


Filmat nė tė cilėt ajo ka interpretuar
“Liri a vdekje”
“Lulėkuqet mbi mure”
“Familja jonė”
“Dimri i fundit”
“Vdekja e burrit”
“Gurėt e shtėpisė sonė”
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi