STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paulin Selimi

Shko poshtė

Paulin Selimi Empty Paulin Selimi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:26 pm

Paulin Selimi
Paulin Selimi: Humori buron nga jeta e pėrditshme

Paulini lindi nė Shkodėr nė 1947. Nė Shkodėr ka mbaruar 7 vjeēaren dhe gjimnazin, kurse studimet e larta i ka mbaruar nė fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė nė Tiranė nė 1969. Pėr vite me rradhė ka punuar si mėsues i letėrsisė, kurse nga 2002–shi ėshtė drejtori i shkollės sė mesme artistike “Prenkė Jakova” nė Shkodėr. Nga viti 1991- 2001 ka qėnė Kryetari Lidhjes sė Artistėve tė Shkodrės. Pėr vite me rradhė ka qėnė bashkėpuntorė i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave tė estradave. Prej tij aty janė vėnė nė skenė qindra skeēe, monologje, komedi me njė akt etj. Ka marė disa ēmime kombėtare nė konkurset e ndryshme. Pjesė nga humori i tij janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Nė 2002-shin ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės me urdhėrin “Naim Frashėri” i Artė pėr krijimitarinė letrare. Ka botuar kėto libra me tregime humoristike: “Gati orkestra ”1972, “Njė skeē pėr veten” nė 1977, “Banor i shkallės sė lartė” 1981, “Nuk shihet fytyra vetėm tek pasqyra” (epigrame) nė 1985, “E drejta e natės sė parė” nė 1994 dhe “Duel gjelash”nė 97 dhe 99-tėn dy botime.Ēfarė mund ti shtoni kėsaj CV-je tuaj?
Kam lindur nė Gjuhadol, dhe kjo ka qėnė njė rrugė ku kam pasur fatin tė ketė dyqane , mejhana , berberė, kėpucar, filozofė, piktorė muzikantė, pra njė rrugė qė ka nxjerrė shumė njerėz dhe personalitete tė shquar nga tė gjitha fushat. Kėshtu dashje pa dashje pėrditė duke dėgjuar ato barcaleta, humore dhe poezi unė u formova nė kėtė rrugė. Pikėrisht si te romani “Djemt e rrugės Pal” edhe ne ishim djemtė e kėsaj rruge sė cilės dikush tani po i kushton njė libėr pėr tė gjithė personalitetet qė ka nxjerrė kjo rrugė. Kurrė nuk kam pasur mendim se do tė bėhem shkrimtar i humorit sepse kam pasur profesor shumė tė mirė nė letėrsi. Kur isha i ri jam marrė edhe unė me poezi. Mbaj mend dy poetė tė njohur Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede tė cilėt mė thanė: “Paulin ti pse nuk merresh me humor?” Pse i pyes unė tė merrem me humor se jeni ju nga jugu, prandaj duhet tė shkruani poezi? Jo mė thanė, por se ti ke humor dhe je “njish nė humor”. Kėshtu qė ata u bėnė sebep, duke qėnė studenta dy vjet mė tė mėdhej se unė, qė tė shkruaja, jo vetėm pėr qef, humor. Krijimet e para i kisha nė Kukės me regjizor Ndoc Cefėn. Mė thėnė tė drejtėn “fillova me shkrujtė” qė njerėzit tė kuptonin pėr tė mė sjellė nė qytet. Kėtu filloi rruga ime e cila vazhdoi edhe me skenėn, radion dhe televizionet nė tė gjithė Shqipėrinė.
Bashkėpunimi ėshtė shtrirė nė tė gjithė vėndin, po famė filluat tė merrnit?
Nuk ka estradė nė Shqipėri qė nuk kam bashkėpunuar , por nė atė kohė ka “pasur kėtė tė mirė”se nuk ka dalė kurrė emri i autorit. Ka dalė aktori, por regjisori ka qėnė nė mbrapaskenė. Biles krijimin e para disa viteve “Mbas mullarit” askush nuk e dinte se ishte i imi dhe se regjinė e kishte bėrė prof Serafini.
Mund tė mė thuash lidhjen e humorit qė bėhet dhe atij qė shkruhet?
Patjetėr qė kanė njė lidhje , por nuk duhet me harru se gjithmonė e para ėshtė fjala, dmth-nė krijimtaria ėshtė A-ja, B-ja ėshtė regjosori dhe C-ja ėshtė aktori. Pra njė regjozor i mirė din tė ekslorojė mirė materialin dhe tė ndajė rolet. Ky ėshtė suksesi, sepse kur prishen kėto tė tre konponentė skemi gjė. Kur kemi regjisor tė mirė dhe vepėr tė dobėt dhe nė tė kundėrtėn njė vepėr tė mirė dhe regjisor tė dobėt vepra prishet. Ai regjisor qė ka arritė tė harmonizojė krijimitarinė me intepretimin dhe vėnien nė skenė ka pasur gjithmonė sukses. Unė kam pasur fat qė Shkodra ka pasur regjizor tė mirė dhe aktor tė talentuar, duke bėrė kėshtu qė krijimitaria tė dalė me nivelin e saj tė mirė. Por nuk duhet tė harrojmė se pa njė krijimtari tė mirėfilltė, nuk do tė kemi atė kėshtjellėn e humorit tė sotėm.
Profesor Paulini, pa ju hequr asnjė milimetėr aktorėve tė Vlorės nė talentin e tyre. A do tė nxirrinin njė skeē tėndin me po atė forcė si nė Shkodėr?
I kanė luajtur dhe shkėlqyeshėm Si Vlora, Fieri dhe Lushnja. Unė kam pasur kėtė tė mirė se jam frymėzuar nga Shkodra , por humorin nuk e kam lėnė si zhargon. Ky lloj humori ėshtė pėlqyer dhe ėshtė vėnė nė skenė si nga jugu dhe veriu. Shumė herė kanė vėnė pjesė tė miat si Gjergj Vlashi nė Durrės, Bujar Kapexhiu nė Tiranė , Sheri Mita nė Berat apo Pėllumb Kulla nė Fier, duke mė dhėnė kėnaqėsi tė madhe. Unė kam bashkėpunuar nė Shkodėr jo vetėm me estradėn, por edhe me amatorėt dhe them se ka qėnė gabim ky emėr, sepse kanė qėnė shumė tė zot.
Diēka pėr talentin?
Talentin ta fal zoti dhe mund tė bėhesh, kurse pėr tu bėrė regjisor dhe shkrimtar pėrveē talentit duhet punė dhe pėrkushtim. Talentet nuk mund tė dalin nė pension si pėrshėmbull regjizorėt.
Profesor Selimi, po tė ndajmė periudhėn e humorit para dhe mbas 90-tės, a mund tė thuhet se ka dallime?
Tashti, mund tė them se para viteve 90-tė humori ka qėnė mė i vėshtirė, ka kaluar nė disa konjuktura dhe disa rregulla. Duhet thėnė se kur ke “ba nji material ashtė dashtė me e pėlqy kolektivi” mbas kolektivit duhet ta pėlqente regjizori, mbas tij organizata e partisė dhe kėshilli artistik. Por pastaj vinte drejtoria dhe komiteti eksekutiv dhe i partisė, duke kaluar nė shumė hallka. Megjithė kėto hallka tė shumta , ai qė ka qėnė shkrimtar i zoti ka pas mundėsi qė tė kalonte diēka qė pėr sot mund tė quhet e guximshme. Pra, shkrimtari ėshtė munduar tė flasė me gjuhėn e Ezopit, me metaforėn dhe simbolin dhe jam i kėnaqur qė duke qėnė se kam shkruar nė tė dy kohėt, njė pjesė e asaj veprimtarie me ka mbetur, sepse ka pasur raste kur duhej tė ishe shumė konjuktural dhe sot duhet tė mė vinte turp pse e kam shkruajtur. Kurse sot ka mė shumė liri dhe jo kėto kontrolle, por ka shumė abuzim. Duke pasur kėtė liri shumė “shkrimtarė” abuzojnė duke dhėnė vepra pa vlerė dhe me banalitete, krejtėsisht pa ide. Unė e kam tė vėshtirė tė shkruaj megjithse sot jam i lirė, sipas shijeve tė X televizionit dhe X personi. Unė do tė shkruaj gjithmonė humor me ide dhe jo banal.
Ka ndonjė ndryshim rrėnjėsor nga Estrada te Show qė bėhet sot?
Duhet tė ketė njė unitet tė formės me pėrmbajtjen. Sot mund tė ndodhė tė shohėsh njė shfaqe 1 orė dhe nė fund nuk di asgjė tė tregosh, sepse vetėm ke qesh me batutat. Ky mund tė jetė njė humor me u lexu dhe nuk mund tė mbahet njė spektakėl me barcoleta. Ēfaqet , spektaklet dhe komeditė merren me gjėra tė mėdha dhe kanė njė subjekt dhe njė kompozicion, trajtojnė tema. Ndėrsa nė disa Shoė e kanė kollaj me kalu, sepse e trajtojnė humorin si nė njė tavolinė.
A ėshtė vėshtirė pėr tė bėrė humor?
Humori ėshtė mė i vėshtirė, sepse po tė shikosh edhe sot qė ka inflacion prodhimtarie, nė humor ka pak. Po ta marrim qė nga lashtėsia me Aristofanin e deri nė letėrsinė franzeze, del se vetėm Shekspiri ėshtė ai qė ka shkruajtur dhe tragjedi dhe komedi. Por unė mund tė them se humor i vėrtetė ėshtė ai qė ka brėnda tragjiken dhe komiken. Kur ndėrthuren tė dyja. Kur ti qan, se nuk je i zoti me qesh dhe qesh se nuk je i zoti me qa. Kurse tė tjerėt janė humore limonatė apo koktej. A mund ta krahasosh koktejin me rakinė? Megjithatė koha do tė tregojė. Unė them se ai qė nuk di tė bėjė humor mbėshtetet te banaliteti. Unė kam 30 vite qė shkruaj humor dhe bėj humor, por nuk mbėshtetem te banalia.
A bėhet humor me banalen?
Patjetėr, sepse ka popuj dhe tradita tė ndryshme , por ne jemi mėsuar me njė humor tjetėr Biles edhe humori anglez kur merret me banalen e ka me nėnkuptim.
Ēfarė po bėni tani profesor nė punė dhe nė drejtim tė humorit.
Po punoj me njė kolektiv artistash qė ėshtė zemra e qytetit nė fushėn e muzikės nė skulptur dhe pikturė. Kemi marrė ēmime dhe kemi nxjerrė talente, por duhet mė shumė pėrkrahje. Janė 450 nxėnės dhe ka vėshtirėsi, por do ti kalojmė. Kam disa bocete tė filmave humoristikė. Kam disa botime dhe jashtė nga Bullgaria kam pasur telefonata pėr bashkėpunime, por edhe nga vėndi. Artisti jeton edhe me ėndrra , iluzione e sidomos me shpresė se kjo ėshtė qė na mban gjallė. Shpesh herė mbyllim sytė, sepse kemi jetuar me ėndrra si artistė. Kemi fituar aq pak nė aspektin material , por kemi fituar shumė nė aspektin moral. Kemi mbetur romantikė nė shpirt, kėnaqemi me njė fjalė tė mirė me njė pėrshėndetje dhe njė falenderim.
Si ja kalon nė Shkodėr?
Njerzit shpesh herė mėrziten , por unė mund tė them se kėtu ėshtė bėrė njė kėshtjellė e artit. Ne vėmė nga njė gurė nė tė. Shkodra prap ka artista, filozofė muzikantė, letrar, politikanė. Sot, duke u marrė njerzit me tregėti e politikė, arti ka dallė si dorė e dytė. Pra duke mos qėnė protagonist arti, kemi mbetur si figurantė. Kur ti vijė dita qė do tė vlerėsohen arti dhe kultura si protogonistė, atėherė do tė vlersohemi edhe ne. Unė them se do tė kthehen kėto ditė, sepse janė kthyer nė kohė akoma mė tė vėshtira.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Paulin Selimi Empty Re: Paulin Selimi

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:26 pm

Flet shkrimtari i skeēeve, Paulin Selimi

“Pėrse s’ka mė humor si nė kohėt e shkuara”

Zef Pali Tirana Observer 29/12/2005

Shumė kush e kujton skeēin e famshėm tė Zef Dedės “Kunati i shokut Xhemal” dhe pak kush ėshtė nė dijeni se kush ėshtė autori i tij. Pėrveēse nė Shkodėr, atje njihet si numri njė i humorit shkodran, Paulin Selimi ėshtė sot nė njė pozicion tjetėr, mbase disi larg profesionit tė njė shkrimtari humori, por jo larg artit. Drejtor i shkollės artistike “Prenkė Jakova” jep kontribut nė njė fushė tjetėr tė artit, atė tė pėrgatitjes tė talenteve tė reja nė muzikė dhe nė artet figurative. Selimi sheh me dhimbje zbehjen e humorit nė Shkodėr, qė ėshtė djepi i tij. “Kunati i shokut Xhemal” (i njohur nga populli si “Xhemal katunari”), “Kola i dritave”, “Kushėriri nga Amerika”, “Jepi mami”, mbajnė pikėrisht vulėn e tė mirėnjohurit Paulin Selimi. Ka dhėnė mjaft pėr humorin, por Paulin Selimi nuk do tė ndalet me kaq. Ai nuk ka reshtur asnjėherė sė gjeturi subjekte tė bukura pėr t’i vėnė nė skenė me trupa tė ndryshme. Aktualisht, shkrimtari ėshtė duke punuar disa materiale pėr skenare tė filmave humoristikė. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, Selimi rrėfen krijimtarinė e tij, fillimet e gati shuarjen e ngadaltė drejt tė cilės duket se po shkon humori.
Sot jeni ndėr penat e njohura tė humorit. Kur zė fill krijimtaria juaj humoristike?
Shkrimet e para i kam bėrė kur isha student, nė vitin 1965, nė gazetėn “Studenti”. Ishin njė sėrė fejtonesh dhe pamfletesh, tė cilat ishin si shkrime sporadike nga ana ime e jo se kisha krijuar bindjen se do tė bėhesha shkrimtar. Nė atė kohė kam lėvruar edhe poezinė serioze, por kėshillat e dy studentėve, poetė tė rinj atėherė, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, mė bėnė qė tė merresha me humor dhe qė atėherė i hyra kėsaj fushe, duke filluar nė njė rrugė pothuajse tė pashkelur nė prozė. Fillova me skicat, tregimet, novelat dhe mė pas u lidha me estradat, duke shkruar skeēe, monologė, komedi, ku interpretimi me mjeshtėri i aktorėve profesionistė mė solli njė kėnaqėsi tė veēantė. Librin e parė e shkrova mė 1972-shin dhe pėr koincidencė pata recensent shkrimtarin e madh, Dritėro Agolli, i cili bėri tė mundur qė libri tė kalojė censurėn e botimit. Prezantimi i parė i kėtij libri u bė me 6000 kopje, tė cilat u shitėn shumė shpejt. Pėr kėtė njė meritė tė veēantė pati edhe karikaturisti i madh Tef Palushi, qė e ilustroi kopertinėn e librit me njė nivel tė lartė artistik dhe tepėr modern pėr kohėn, sa qė i futi nė grackė lexuesit qė nxituan pėr ta blerė atė.
Pse u lidh Paulin Selimi me humorin. A ndikoi kėtu fakti qė jeni shkodran?
Natyrisht tė qenit shkodran ėshtė tė qenit shkodran. Madje unė mund tė them se ky ėshtė faktori kryesor, qyteti i lindjes, qyteti i humorit, Shkodra. Kam lindur nė lagjen “Gjuhadol” tė kėtij qyteti, qė ka nxjerrė shumė figura nė fusha tė ndryshme dhe veēanėrisht nė atė tė humorit. Dashje pa dashje nė kėtė mjedis, ku humori kalonte nga dyqani nė dyqan, u rrita unė dhe nė indet e mia u fut humori i mrekullueshėm shkodran, tė cilin mė vonė e reflektova nė krijimtarinė time, kuptohet pa mohuar kulturėn e tė shkruarit, pasi kam mbaruar Fakultetin Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe pėrveē kėsaj kam lexuar me mijėra libra, duke mos pėrjashtuar ato humoristikė, duke filluar nga Aristofani, Volteri, Molieri, Servantes, Ēehov e tė tjerė, tė cilėt ma plotėsuan lukun humoristik. Do tė thosha se leximi pėr shkrimtarin ėshtė si stėrvitja pėr lojtarin, jo pėr plagjiaturė apo epiganizėm, por ta mban gjithmonė ndezur mekanizmin e shkrepjes.
Sot tė gjithė ankohen se nuk ka mė humor si nė kohėrat e dikurshme. Sipas jush, cilat mund tė jenė shkaqet?
Humori i sotėm ka hyrė nė hullinė e uljeve dhe ngritjeve, kjo pėr pasojė tė ndryshimit tė sistemit, tė konjukturave dhe tė koncepteve. U ēmitizuan disa mite tė humorit qė ishin fryrė me pa tė drejtė dhe dolėn nė pah disa tė tjerė, qė ishin lėnė nė hije padrejtėsisht. Vė re se nė disa raste ka humor banal, pa ide, ose e thėnė ndryshe humor tavolinash, si dhe po bie nė sy rruga e shkurtėr e marrjes sė humorit tė huaj dhe duke e “transplantuar” nė humor shqiptar, duke bėrė qė tė hyjė nė garė njė humor pa autor. Mė vjen keq qė kohėt e fundit po botohen pak libra me krijimtari humoristike, nė njė kohė qė publiku pret akoma nga Dritėro Agolli, Qamil Buxheli, Dionos Bubani, Pėllumb Kulla etj., duke mos harruar edhe tė rinjtė qė shkruajnė pėr spektakle tė ndryshme pa u dalė emri fare. Mendoj se mungesa e shfaqjeve tė kėtyre estradave vjen pėr arsye organizative. Njė pjesė e madhe e shkrimtarėve tė humorit nuk shkruajnė mė pėr to, pasi tani shikohet dhe ana ekonomike, pagesat dhe honoraret qė ofrojnė kėto estrada janė me tė vėrtetė qesharake. Pėr ta konkretizuar kėtė fakt, mund t’ju them se njė skeē i shfaqur disa herė nga njė trupė estrade profesioniste e vlerėson skenarin me 10 euro, ndėrsa pagesa nė shfaqje private ėshtė rreth 50 herė mė e madhe. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė regjisorė tė mėdhenj si Bujar Kapexhiu, Sheri Mita, Koēo Devole etj., janė larguar nga estradat profesioniste, duke bėrė qė niveli artistik i shfaqjeve tė tyre tė ulet ndjeshėm, me pėrjashtim gjithmonė tė ndonjė shfaqjeje qė bėhet me projekte.

Kush ėshtė Paulin Selimi?
Paulin Selimi ėshtė njė ndėr shkrimtarėt mė tė mirė tė humorit, jo vetėm shkodran, por edhe atij shqiptar. Ka lindur nė qytetin e Shkodrės, nė vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi nė 1969, nė Universitetin e Tiranės, ku u diplomua nė degėn Gjuhė–Letėrsi. Ka punuar pėr vite me radhė si mėsues i letėrsisė, pėr t’u emėruar mė pas nė vitin 2002, drejtor i shkollės sė mesme artistike “Prenkė Jakova” nė Shkodėr. Nė periudhėn 1991 - 2001 ka qenė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shkodrės dhe pėr vite tė tėra ka punuar si bashkėpunėtor i radios, televizionit, shtypit si dhe i skenave tė estradave. Shpėrblim i punės sė tij krijuese ishte dhe dekorimi i bėrė nga Presidenti i Republikės nė vitin 2002, me urdhrin “Naim Frashėri i Artė”. Krijimtaria e tij nė zhanrin e humorit filloi tė marrė vrull qė pas viteve ‘70, ku firma e tij u shfaq pothuajse nė tė gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe, jo vetėm pėr vlerat e padiskutueshme tė shkrimeve tė tij, por edhe sepse humori ishte dificitar. Materialet e shkruara nga Pualin Selimi pėrfshijnė njė gamė tė gjerė, ku numėrohen me qindra pjesė tė vėna nė skenė, duke filluar nga grimca, dialogu, monologu, eseja, pantonima, skeēi, komedia me njė akt, Vadevil (skeē muzikor) e deri te skenari i filmit artistik, vepra kėto tė vėna nė skenė jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė rrethe tė tjera tė vendit si nė Tiranė, Durrės, Korēė, Fier, Elbasan etj. Nė shtypin e kohės, si dhe nė libra numėrohen tė botuara rreth 300 tregime humoristike, ku njė pjesė janė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaj e veēanėrisht nė bullgarisht. Paulini ka marrė edhe shumė ēmime tė ndryshme kombėtare pėr vėllimet me tregime, skeēe etj. Selimi ėshtė autor i disa librave me tregime humoristike, si “Gati orkestra”, botuar nė 1972, “Njė skeē pėr veten”, botuar nė 1977, “Banor i shkallės sė lartė” i botuar nė 1981, “Nuk shihet fytyra vetėm te pasqyra” e nxjerrė nė qarkullim nė 1985, “E drejta e natės sė parė” (dy botime) 1994, “Duel gjelash” 1997 etj.

Medaljet e Selimit
Tre vjet mė parė, Paulin Selimi nderohet me medaljen e artė “Naim Frashėri”. “Mė mirė vonė se kurrė. Thinjat e bardha shkojnė mė shumė me arin e dekoratės”, tha Selimi me 30 vite karrierė mbi supe. Medalja i ėshtė dorėzuar shkrimtarit tė njohur, nė kohėn kur Rexhep Meidani ishte Presidentit i Republikės, me motivacionin: “Pėr kontribut tė shquar 30-vjeēar, si shkrimtar i humorit, duke ndikuar direkt nė rritjen dhe zhvillimin e estradave profesioniste dhe amatore”. Medalja e artė nuk ėshtė e vetmja e marrė gjatė karrierės sė gjatė tė Selimit. Kėshtu, nė vitet ‘81, ‘84, ‘87 dhe ‘89 merr ēmime kombėtare pėr librat e tij apo dhe dekorime.
Humori shkodran dhe jo vetėm ai i 10-vjeēarit tė fundit, lidhet direkt me emrin e shkrimtarit Paulin Selimi, i cili ka firmosur pjesė tė tilla si “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Pas mullarit”, “Kushėriri nga Amerika” etj., duke bėrė qė kėto tė ngelin si perla nė fondin e humorit shqiptar.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi