STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulejman Pitarka

Shko poshtė

Sulejman Pitarka Empty Sulejman Pitarka

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:22 pm

Sulejman Pitarka
Aktori Sulejman Pitarka

Baxhul Merkaj

Aktori Sulejman Pitarka ka lindur ne Diber ne vitin 1924. Ne moshe te vogel shkoi ne qytetin Durres. Ne fillim vazhdoi shkollen tregtare ku punoi ne nje ndermarrje dhe pastaj ne banke, por ndjesite e tij ishin tek skena, tek teatri. Jetoi ne nje barake, ku plehrat mbushnin detin dhe rrethonin karakatinen e tij. Iu desh te punonte qysh i vogel per te nxjerre kafshaten e gojes. Por Sulejman Pitarkes mendja i rrihte tek arti i magjishem skenik. Ndaj u aktivizua me grupet amatore te Shtepise se Kultures se Durresit ku luajti ne dramat "Ishulli i paqes", "Invadimi", etj. Dhe erdhi viti 1951 ku ai shkeli per here te pare deren e Teatrit Popullor e ku perjetoi mbi 100 role ne teater dhe ne film nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo boterore.

Ne teater vecojme interpretimet tek "Shtate shaljanet", "Vajza nga fshati", "Trimi i mire me shoke shume", "Syleshi", "Doktor Aleksi", "Besa e madhe", "Epoka para gjyqit" etj. Ndersa ne kinematografi ka interpretuar ne filmat "Oshetime ne bregdet", "Horizonte te hapura", "Tinguj lufte", "Gunat permbi tela", "Streha e re", "Gjeneral gramafoni", "Agimet e stines se madhe", "Ne prag te lirise", "Shtepia jone e perbashket", "Nata e pare e lirise", "Nxenesit e klases sime", "Ura mbi kala", "Rrethimi i vogel", "Historiani dhe kameleonet", "Vdekja dhe burri", "Larg barbareve" etj...

Qysh ne moshe te re ka patur deshire te shkruante. Dhe dramat e shkruara prej tij jane ndjekur me endje nga artdashesit tane si: "Familja e Peshkatarit", "Heronjte e Linasit", "Udhekryqe dhe barrikada", "Trimi i mire me shoke shume", "Pune grash", "Kulla e hutajve", "Trualli qe djeg", "Doktor Ylber", "Osheime ne bregdete". Figurat e skalitura mbeten ne kujtese sepse artisti Sulejman Pitarka eshte nje nga vlerat me te medha sublime te teatrit shqiptar. Ne filmin dokumentar "Me detin brenda" perfshihen momentet me pikante te ketij aktori ku shpalosen realizimet me te arrira te Pitarkes si realizimi i figures se Sulejman Vokshit, me partner Artistin e Popullit Kadri Roshi, ne rolin e Abdyl Frasherit realizimi i persosur nga keta mjeshtra te artit teatror dhe filmit. E kush nuk e ka fiksuar Zheleznovin e Pitarkes ku aktori shkelqen me origjinalitetin brilant. Artisti i Popullit Sulejman Pitarka eshte njohes i mire i gjuhes frenge, italishtes dhe anglishtes. Tek filmi "Larg barbareve" artisti realizoi nje figure madhore, figure kjo qe pa frike mund te krahasohet me figurat e realizuara nga artiste te medhenj boterore, ku si partnere kishte nje aktore franceze. Artisti thekson se veprat e klasikeve te medhenj i lexonte ne gjuhen frenge.

Fjala e artisteve per Sulejman Pitarken

Kico Londo, drejtor i Teatrit Popullor, shprehet: "Per mua Pitarka eshte padyshim maja e aktrimit shqiptar ne film dhe teater. Eshte aktori me organik dhe me i vertete ne lojen e tij aktoreske. Ne planin personal do te thoja qe emocionalisht i detyrohem sepse ka qene ai kryetar komisioni kur une jam pranuar ne Akademine e Arteve dhe me vjen mire qe pas me shume se 20 vjetesh marr pjese ne festen e 80-vjetorit te lindjes se tij qe per fat e kemi gjalle dhe qe degjojme nga goja e tij ne kete pervjetor gjera te mencura. Sulejman Pitarka ne film, ne teater dhe ne jete ka thene gjera te mencura dhe te verteta.

Dritero Agolli: "Gjysma e viteve te shekullit XX ka nxjerre figura te madherishme ne skene dhe ne ekranin shqiptar. Figurat e Sulejman Pitarkes i ka interpretuar jo si vizitues por i ka gdhendur sic gdhendet skulptura".

Josif Papagjoni: "Ne morine e epiteteve per artistin Pitarka duhet thene se ka bere nje veprimtari sublime ne artin shqiptar".

Kadri Roshi: "Nje artist i tille si Sulejman Pitarka rralle i vjen kombit. Eshte perfaqesuesi me i denje i fjales shqipe ne skene".

Andon Qesari: "Kur shihja artistin mbushesha me veprimin artistik".

Agim Zajmi: "Sulejman Pitarka eshte aktor i madh i skenes dhe i filmit, kam punuar si skenograf ne dramat e shkruara prej tij si: "Familja e Peshkatarit", "Heronjte e Linasit".

Mirush Kabashi: "Pitarka, aktor me nje diapazon shume te madh duke filluar nga rolet e heronjve antagonistesh por per mendimin tim ai vleren me te madhe e ka si aktor karakteresh. Ai dinte te vecanten e personazheve. Nuk arrij te permend gamen e gjere te roleve por do te ndalesha ne nje rol, tek "Nxenesit e klases time", ku Sula ka nje rol episodik, nje kasap ku e trajtonte me finesen e tij me prejardhjen prej Camerie. Nuk mund te mendoj qe mund te kete perfaqesues si ne pikepamjen e aksentit, ne pikepamjen e plastikes, si ne pikepamjen e psikologjise. Dmth, se si mundet te ishe vertete nje personazh real cam qe te ish me i vertete, me simpatik se sa Sulejman Pitarka ne ate rol. E kur ke parasysh qe ky aktor eshte prej Dibre, ku ka jetuar ne Durres dhe tej andej eshte shperngulur ne Tirane dhe di kaq bukur te zbertheje nje figure, nje tip te nje krahine shqiptare, Camerine. Kete mund ta beje Pitarka. Ishte dhe aktor, i cili ka fatmiresine qe te kete ndjesine kreative te kobinuar megjithe nje studim te thelle plus ndjenjes se improvizimit. Sa eshte aktor improvizues, aq eshte aktor krijues. Edhe sot mendimet e Pitarkes per teatrin, per regjine dhe ne menyre te vecante per interpretimin aktoresk jane kaq te vyera saqe eshte per te ardhur keq qe nuk eshte gjendur dikush qe ta vjele se do te ishte nje pasuri e madhe per brezat qe do te vijne...

Fjalet e kolegeve u shoqeruan me lule te fresketa per artistin Pitarka. Nje portret te tij ia dhuroi piktori Ndini Bardhi qe e kish punuar me mjaft profesionalizem.

Artisti i Popullit Sulejman Pitarka eshte shkolle e madhe e artit teatror e filmit per artistet e rinj dhe brezat qe do te vijne.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sulejman Pitarka Empty Re: Sulejman Pitarka

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:22 pm

Flet aktori Sulejman Pitarka
“Nuk do tė ngjitem mė nė skenė me njė rol tė ri”

Fjorela Katroshi

Jetėshkrimi

Emri: Sulejman
Mbiemri: Pitarka
Datėlindja: 2 shkurt 1924
Vendlindja: Dibėr e Madhe
Mė 1927-ėn largohet nga Dibra e Madhe pėr t’u vendosur nė Durrės, ku jetoi 8 vjet tė jetės sė tij dhe kreu shkollėn fillore e tė mesme
Mė 1946-ėn ėshtė dalja e tij e parė nė skenė me role amatore, ku numėron 10 tė tilla
Mė 1956-ėn, Sulejman Pitarka lidh kurorė me bashkėshorten e tij aktuale
Ka pasur njė karrierė tė gjatė prej aktori dhe skenaristi

Edhe pse nė moshėn 81 vjeēare aktori Sulejman Pitarka ka rrėmbyr dy ēmime nė dy muaj. Ka qenė Festivali i Teatrit nė qytetin e Fierit dhe nė Dibėr qė i ka dhuruar atij titullin "Aktori mė i mirė". "Nuk do tė ngjitem mė nė skenė me njė rol tė ri". Ėshtė kjo njė frazė e intervistės qė Artisti i popullit, Sulejman Pitarka, dha dje pėr gazetėn "Tirana Observer". Pas njė ftohjeje tė lehtė qė kishte marrė gjatė Festivalit tė Teatrit nė Dibėr, ai e kishte gati tė pamundur tė lėvizte. Aktori i madh dhe bashkėshortja e tij, janė mjaft tė pėrzemėrt me ne. Na bėjnė njė pritje tradicionale shqiptare. Pitarka qėndron ulur nė kėndin e tij tė preferuar tė shtėpisė dhe flet qetė, me atė zėrin prej aktori qė nuk tė lodh kurrė. Duket se 2005-sa ka qenė njė vit i mbarė pėr pleqėrinė e Pitarkės. Ai, brenda dy muajsh ėshtė vlerėsuar si aktori mė i mirė nė dramėn me titull “Pjata prej Druri”, Edmond Morris dhe e vėnė nė skenė nga regjisori Gėzim Kame. Aktori ēmimet i mori nė Fier dhe nė Dibėr. Por kėta dy ēmime ishin pak pėr Pitarkėn dhe krahas tyre vetė festivali mori emrin “Sulejman Pitarka”, madje ēmimet e tjera qė u ndanė kishin titullin “Sulejman Pitarka”. Por, me sa duket, kėto do tė jenė herėt e fundit qė artistin e madh do e shikonim tė ngjitet nė skenė, pasi mosha dhe shėndeti i tij jo fort i mirė, nuk e lejojnė.
Z. Pitarka, si i vlerėsoni ju kėto dy ēmime qė morėt brenda njė kohe kaq tė shkurtėr?
Karriera ime ėshtė mjaft e gjatė dhe gjatė jetės sime kam mundur tė rrok ēmime tė ndryshme. Por, kėta tė fundit ishin me tė vėrtetė shumė vlerėsues. Nė momentet e para tė marrjes sė tyre, edhe pse me njė karrierė tė gjatė, kam ndier njė emocion shumė tė fortė. Dhe mbi tė gjitha ky emocion shtohej kur unė ndieja duartrokitjet e publikut nė sallė.
Keni mbetur i kėnaqur nga shpėrblimi qė keni marrė pėr trofeun tuaj?
Pėr mendimin tim, vetė marrja e ēmimeve ėshtė njė vlerėsim dhe shpėrblim mjaft i madh, qė i bėhet njė artisti pas kaq shumė vitesh karrierė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe pėr njė artist se duartrokitjet e pėrzemėrta nga publiku. Nuk ka vlerė artisti pa admirimin dhe ngrohtėsinė e publikut. Por nuk e mohoj se dhe materialisht kam mbetur i kėnaqur.
Cili ka qenė ai ēmim qė ju ka gėzuar mė shumė gjatė jetės suaj?
Tė gjithė ēmimet tė gėzojnė. Nuk mund t’i ndash ato nga njėri-tjetri. Por mund tė them se mė ka gėzuar vėrtetė fort titulli “Qytetar Nderi i Dibrės”. I qytetit ku mė ka bėrė koka “bam”. Pasi unė kam lindur nė Dibėr tė Madhe dhe e kam lėnė atė sė bashku me familjen pėr t’u shpėrngulur nė moshėn trevjeēare drejt Durrėsit.
Sa ėshtė numri i roleve tė tua nė teatėr dhe kinematografi z. Pitarka?
Unė nuk e kuptoj se si aktorė tė ndryshėm japin shifra pėr rolet e tyre nė skenė dhe nė teatėr. Kėtė unė e quaj mburrje. Por tė them tė drejtėn rolet e mia nė skenė dhe nė ekran janė tė shumtė, ndoshta dhe nga mosha nuk mundem ta kujtoj dot numrin e tyre.
Kur ka nisur karriera juaj si aktor?
E kam nisur karrierėn nė moshė tė re. Kujtoj se ka qenė viti 1946. Fillimisht kam interpretuar role si amator. Rolet e mia si amator mund kapin numrin 10-tė. Mė pas kam realizuar me radhė tė gjitha rolet e tjera tė miat, me tė cilat kam arritur sot deri kėtu. Dua tė pėrmend se unė jo vetėm kam interpretuar si aktor, por gjithashtu kam shkruar skenarė tė ndryshme dramash e komedish.
Kush ka qenė me e rėndėsishme nė jetėn tuaj, puna dhe karriera apo familja?
Janė tė dyja gjėrat mė tė shtrenjta qė kam pasur nė jetė dhe qė tė dyja sė bashku mė kanė plotėsuar mua si individ. Por tė mė vinin tė zgjidhja nė mes tė dyjave e them me gojėn plot se do tė zgjidhja familjen. Nuk do tė mund tė bėja dot pa tė nė jetė. Kam dy djem tė mrekullueshėm qė jetojnė nė Amerikė dhe gjithashtu njė bashkėshorte tė mrekullueshme. Kam qenė me fat pėr familjen time.
Ku dhe kur e keni njohur gruan tuaj?
Gruan time e kam njohur nė vitin 1955 nė bankė, ku unė isha drejtues i trupės artistike tė asaj banke, ndėrsa ime shoqe punonte aty. U pamė, u dashuruam sė bashku dhe e kurorėzuam dashurinė tonė nė vitin 1956, frytet e sė cilės janė dy djemtė tanė.
Do tė interpretoni mė role nė skenė z. Pitarka?
Nuk besoj. Unė jam 81 vjeē dhe shėndetin nuk e kam pasur tė mirė kohėt e fundit. Por, megjithatė, kam plot pėr tė kujtuar dhe jam i lumtur pėr kėtė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi