STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Verria

Shko poshtė

Albert Verria Empty Albert Verria

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:20 pm

Albert Verria
Intervistė me aktorin e njohur, Albert Verria

Kapedani, nė njė film filozofik pėr ekzistencėn

Oliverta Lila

E takojmė nė Vlorė. Ėshtė njė takim i trupave tė varietesė shqiptare. Dhe ai nuk mungon asnjė mbrėmje nė teatrin ?Petro Marko?. I veshur me njė pardesy tė errėt, kapele dhe syzat elegante, ai na befason me energjinė qė pėrcjell gjatė njė bisede. Po ta shihte dikush nė rrugė, do ta thėrriste me emrin e njė personazhi qė e identifikoi qė nė rininė e tij. Ėshtė aktor shumė i dashur pėr adhuruesit e skenės dhe ekranit. Gjatė karrierės sė tij artistike, iu ka dhėnė jetė shumė roleve. Megjithatė, tė gjithė do ta thėrrisnin ?kapedani?. Aktori i njohur, Albert Verria, ka hyrė tashmė nė moshėn e pensionit, por nuk e quan veten pensionist. Akoma nuk pajtohet me urdhėresėn e moshės pėr tė pushuar. Madje ėshtė nė fazėn e reflektimit dhe autokritikės artistike. Ai tregon se pėrveē angazhimeve nė teatrin e Vlorės, ka shkruar vet dy-tre skenarė. Dhe njė prej tyre pak kohė me parė, e ka realizuar si film ku protagonisti kryesor ėshtė uni i tij. Duke folur qetė na tregon mė tej pėr tė gjitha kėto detaje.

Keni shumė vite qė jetoni mes personazhesh tė ndryshėm. Si kanė qenė vitet e fundit pėr ju?

Unė tani jam nė pension, por asnjėherė nuk e kam konsideruar veten pensionist. Gjithmonė kam qenė nė aktivitet. Pėrveēse kam punuar nė teatrin e Vlorės dhe kam qenė i angazhuar nė disa filma, mbi tė gjitha po punoj edhe vetė. Kam shkruar dy-tre skenarė, disa prej tė cilėve i kam realizuar. Sė fundi kam bėrė njė skenar qė e kam realizuar edhe si film tė titulluar, ?Me vetveten?.

Kur e keni xhiruar kėtė film dhe cili ėshtė boshti i tij?

Kėtė film e kam xhiruar vitin e shkuar dhe ėshtė mė tepėr njė skicė vizuale. Ėshtė njė monolog me vetveten, ku unė flas pėr problemin e pavdekshmėrisė sė njeriut. Dhe merret me njė gjė abstrakte e cila shkėputet nga trupi i njeriut nė momentin qė humbet fizikisht. Kjo subkoshiencė e cila jeton nėpėrmjet fuqisė penetruese tė saj, futet nė celulat e trurit tė njeriut dhe e bėn atė ose njė gjeni pėr tė ardhmen, ose njė njeri qė e komandon djalli qė ndodhet brenda vetvetes.

Jemi mėsuar t'ju shohim nė role ?tė buta?. Pse pikėrisht njė film me njė temė qė hyn nė hulumtime filozofike?

Qė tė jetosh nė pafundėsi, duhet t'i japėsh shoqėrisė vlera qė tė jetojnė me shekuj. Shumė figura tė shquara qė nga bota e antikitetit si, Sofokliu, Eskili, Aristofani, qė nga koha e Mesjetės si, Sheksipi, Da Vinēi etj janė njerėz qė kanė vdekur, por janė gjallė me veprat e tyre qė arrijnė deri sot. Me tė drejtė Da Vinēi shprehet ?Ē'ėshtė gjumi? Gjumi i pėrngjan vdekjes, atėherė pėrse nuk bėn vepra qė t'i pėrngjash tė gjallėve?! Ndėrsa ti je i gjallė dhe i pėrngjan tė vdekurve tė trishtuar...? Me anė tė tij, dua t'i uroj njerėzve qė tė mbeten sa mė tė virtytshėm pėr shoqėrinė dhe nė kujtesėn e brezave qė do tė vijnė.

Duke qenė i ndėrtuar nė formė monologu, do tė thotė qė personazhi i vetėm i filmit jeni ju?

Diku unė shprehem: ?Unė do tė vras, do tė vras pikėrisht kėtė djallin qė ėshtė futur brenda shpirtit tim, i cili nganjėherė paraqitet tepėr i fuqishėm?. Duke personifikuar njė shoqėri tė tėrė njerėzore unė lė shumė personazhe aty brenda. Tė gjithė kanė vdekur, dhe njerėzit dialogojnė me njėri-tjetrin me subkoshiencėn. Vet ekzistenca e mosekzistencės, vet arsyeja e mosarsyes, vet djalli qė ekziston brenda shpirtit tonė, na frenon dhe na bėn njerėz qė merremi me anėt mė tė kėqija tė jetės. Ėshtė i karakterit filozofik, por mendoj se mesazhi ėshtė shumė i qartė.

Duke pėrfshirė edhe kėtė film tė fundit, keni provuar nė disa natyra rolesh. Keni qenė edhe pjesė e estradės...

Njė nga arsyet qė unė kam marrė pjesė nė estradė, ka qenė pėr faktin se aktori duhet tė provojė shumė momente. Estrada ėshtė njė gjini e vėshtirė dhe tė bėsh humor gjithashtu ėshtė e vėshtirė. Jo tė gjithė bėjnė humor dhe aq mė tepėr nė skenė. Aktori i estradės, ka njė veēori specifike. Jo vetėm qė duhet tė jetė tepėr organik, por duhet tė jetė edhe kėngėtar, duhet tė ketė njė plastikė tepėr tė zhvilluar, njė mimikė qė lind spontanisht nga materiali dramaturgjik duke qenė sa mė ekspresiv. Aktori vihet para njė pėrgjegjėsie shumė tė madhe. Fakti qė kam luajtur nė estradė mė ka dhėnė mundėsi qė t'i perfeksionoj kėto cilėsi tė mjeshtėrisė aktoriale.

Ju keni qenė i ftuar nė ?Ditėt e humorit shqiptar 2005? nė Vlorė. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj gjinie?

Nė Shqipėri ka njė aktivitet tė mekur pėr vet kushtet financiare, dhe nuk kanė dhėnė ndihmesėn e tyre qė kėto trupa tė mos mbeten inerte. Ky takim pėr mua ka vlera tė jashtėzakonshme, sepse bėhet nė njė periudhė ndėrprerje prej gati 10 vjetėsh dhe tė gjitha trupat qė morėn pjesė nė kėtė takim erdhėn me njė pėrgatitje tepėr tė shpejtuar dhe gjetėn me aq sa kishin mundėsi njė spektator tė mrekullueshėm. Nė tė ardhmen, ky duhet tė jetė njė takim i denjė. Mund tė ftohen edhe trupat e humorit shqiptar tė Maqedonisė, Kosovės, Malit tė Zi si edhe trupa tė huaja.

Humori ėshtė njė gjini qė populli e do shumė dhe nė tė gjitha premierat e tė gjitha rretheve, i ndjek me njė interes tė madh. Estradat e Shqipėrisė kanė aktorė tė nivelit tė lartė, dhe besoj se nė tė ardhmen do tė jenė shumė mė tė pėrgatitur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Albert Verria Empty Re: Albert Verria

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:21 pm

Flet aktori i njohur, Albert Vėrria

“Tani qė jam 70 vjeē, nuk i ngjaj xha Sulos”

Aurora Damini

E quajnė tashmė me shumė emra, sipas roleve, por nga shumica e spektatorėve, ai do tė mbahet mend si kapedani. Aktor i mbi 30 roleve nė kinematografi dhe i mbi 90 roleve nė dramaturgji, Albert Vėrria ishte vetėm 30 vjeē, atėherė kur mori pėrsipėr dhe i habiti tė gjithė me interpretimin e tij tė natyrshėm dhe tė bukur tė plakut 70-vjeēar plot me teka. “Mė tėrhoqi aq shumė sa i pėrpirė prej rolit thosha frazat e filmit nė mes tė rrugės. Iu dhashė me mish e me shpirt atij roli”, thotė aktori Vėrria, tani kur kanė kaluar 40 vjet nga ajo kohė. Por si dhe nė ē’mėnyrė arriti ky djalė i ri tė sillte nė ekran njė figurė nė moshė tė thyer? Pse zgjodhi rolin e kapedanit dhe cili ėshtė aktori Albert Vėrria. Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, ai jep pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve.
Kur lindi dėshira juaj pėr skenėn dhe ē’kujtoni nga ajo periudhė?
Qė nė shkollėn fillore, njė mėsues spikati tek unė dėshirėn pėr tė qenė nė skenė. Unė jepesha me mish e shpirt dhe e dija qė e ardhmja ime ishte aktrimi, edhe pse asgjė tė trashėguar nga tė afėrmit e mi nuk kam nė kėtė fushė.
Cilėt kanė qenė ata qė spikatėn tė parėt talentin tuaj?
Shkolla e lartė ishte njė pėrvojė e madhe pėr mua. Pedagogėt e mėdhenj si: Kujtim Spahivogli, Naim Frashėri, Drita Pelingu spikatėn tek unė talentin.
Cili ka qenė roli juaj i parė nė skenė?
Mbaj mend se pėr diplomė kishim njė komedi tė Shekspirit “Shumė zhurmė pėr asgjė” dhe publicisti Javer Malo, si njė profet, ka paralajmėruar lexuesit qė atėherė po lindte njė aktor i talentuar. Shpresoj mos t’i kem zhgėnjyer shikuesit dhe publikun tim.
Po mė pas si vazhdoi jeta juaj artistike?
Mė pas vazhduan pafundėsisht role tė tjerė nė teatėr si tek drama “Familja e peshkatarit” nė rolin e gungaēit, njė personazh mbresėlėnės ku unė mora ēmim tė parė nė Festivalin Kombėtar tė Teatrove nė Tiranė. Nė trupėn e Vlorės, ku unė kam punuar qė pas mbarimit tė shkollės sė lartė, pas viteve ‘63 e deri mė sot, kam punuar me shumė regjisorė si: Leka Bungo, Nazmi Bonjaku, Pėllumb Kulla, e deri tek mė tė rinjtė si: Besnik Aliaj dhe nė tė gjitha herėt kam pasur jo vetėm marrėdhėnie tė mira, por edhe shumė profesionale.
Roli juaj mė i veēantė ėshtė ai Xha Sulos te “Kapedani”. Si u njohėt me rolin dhe nė ē’mėnyrė u bė i mundur realizimi i tij?
Ka qenė njė takim spontan dhe i rastėsishėm nė stacionin e trenit nė Tiranė, ku regjisori i mėvonshėm i komedisė sė suksesshme “Kapedani”, Ismail Xhabjaku, mes turmės sė madhe tė punonjėsve tė teatrit tė Vlorės, mė spikati mua. Me ē’mė tha mė vonė atė e tėrhoqi mimika ime. Mė tha tė bėja kinoprovėn dhe unė isha qė nė fillim i gatshėm pėr kėtė. Mora veprėn dhe e pėrpiva menjėherė. Mė tėrhoqi aq shumė sa i pėrpirė prej rolit thosha frazat e filmit nė mes tė rrugės. Iu dhashė me mish e me shpirt atij roli. Mbaj mend se para hotel “Dajtit” njerėzit kthenin kokėn dhe mė shikonin sikur shikonin ndonjė UFO. Mbledh veten dhe e kuptova se flisja me zė, ose mė saktė luaja me vetveten. Sigurisht qė njerėzit mendonin se kam qenė i ēmendur, por shumė pak kohė mė vonė, ata qė ndoshta e mbanin mend fytyrėn time (besoj se fytyra ime nuk harrohet kollaj, bėn shaka aktori) mė kanė parė tek filmi “Kapedani” dhe e kanė vlerėsuar “lajthitjen” time.
Nė atė kohė ju ishit vetėm 30 vjeē, por duhej tė interpretonit njė burrė tė moshuar 70-vjeēar. Ēfarė vėshtirėsish keni ndjerė pėr t’iu pėrshtatur rolit?
Isha vetėm 30 vjeē, por duhej tė bėja tė pamundurėn. Tė dilja jashtė karakterit dhe vetes sime. Tė bėhesha plak, konservator, me njė apati ndaj grave, i mykur dhe prapa dynjasė, vetėm pėr hir tė atij roli qė unė e doja aq shumė. Tė gjitha kėto nuk ishin nė karakterin tim. Bėra kinoprovėn nė prani tė mbi 200 vetėve dhe iu dhashė me mish e shpirt atij roli. Mė pas iki nė qytetin tim nė Vlorė dhe pas pak ditėsh mė erdhi telegrami nga Kinostudioja se e kisha fituar kinoprovėn dhe se unė, pėrkrah tė madhit Nikolin Xhoja, do tė xhiroja filmin. Mbaj mend se kur shkova nė studio dhe mė bėnė grimin, dola njė kapedan i vėrtetė, kapedan 30-vjeēar, por qė dukesha si 70 e kusur vjeē. Unė as tani qė jam 70 vjeē nuk kam kėto vese. (Qesh). Regjisorėt e filmit “Kapedani” ishin Fehmi Oshafi e Muharrem Fejzo dhe vepra ishte shkruar nga Skėnder Plasari, e para dhe e fundit vepėr e tij. Kėshtu “lindi” “Kapedani”, qė edhe sot e kėsaj dite kur e shoh mė pėlqen dhe mė tėrheq.
Nė karrierėn tuaj artistike numėroni mbi 30 role nė kinematografi dhe 90 role nė dramaturgji. Si ndiheni pas kėsaj pune tė madhe?
Albertit i ėshtė dashur tė transformohet nė koprac, fantazmė, njeri tė rrjedhur, memec, prapanik e konservator, si njė xhongler ku aktori duhet tė ketė fytyrėn e vet njerėzore. Brenda shpirtit tė njeriut, brenda karakterit tė tij mpleksen tragjikisht engjėlli dhe djalli. Kuptohet qė djalli ėshtė i zi dhe i fuqishėm, herė-herė edhe triumfon, por mė nė fund njeriu i mirė ia del dhe i thotė me krenari: Tė mposhta djall brenda meje! Por jam i kėnaqur me skenėn dhe ekranin.
Nė shumicėn e rasteve keni interpretuar nė role negative. Ēfarė ndjesie ju ka dhėnė interpretimi i tyre?
Rolet negative mė kanė dhėnė njė sadisfaksion tė thellė, pasi rolet pozitive, tė njohur nė tė shumtėn e rasteve, kanė qenė tė bardhė, tė veshur me propagandė morale. Unė jam prerė, gjakosur, jam hedhur nga shkėmbi; gjithė tė zezat mė kanė punuar nė rolet e mia dhe si tė thuash jam mė i persekutuari ndėr aktorėt e tjerė. Por rolet janė dashuria ime e vetme, tė cilat nuk mė kanė zhgėnjyer dhe qė vazhdoj t’i luaj me ekspresivitetin e njė tė riu.
Cilat janė ato gjėra tė cilat Alberti i quan “tė shenjta” nė jetėn e tij?
Rolet dhe dashuria pėr mbesėn time (kėtu aktori nxjerr nga gjoksi foton e mbesės sė tij tė vogėl), janė ato qė mė mbushin jetėn, njė jetė tė gjallė dhe aktive pėr popullin tim. Kam pasur vėshtirėsi tė shumta nė jetė, por edhe njė jetė tjetėr sikur tė kisha, profesionin e aktorit do tė kisha zgjedhur sėrish…

Pasaporta

Emri: Albert
Mbiemri: Vėrria
Vendlindja: Fier
Ditėlindja: 3 shtator 1936
Arsimimi: Pasi mbaroi shkollėn e mesme bujqėsore punoi si zooteknik nė vitet 1956 - 1959
Pėrfundon shkollėn e lartė pėr aktor “Aleksandėr Moisiu” (1959 -1963)
1963- Emėrohet aktor nė Teatrin e Vlorės
Nė vitin 1979, Albert Vėrrisė i ėshtė dhėnė titulli “Artist i Popullit”.

Role

Teatėr: “Fytyra e Dytė”, “Revizori”, “Fundi i njė komedie”, “Lidhur si fishek gjerdani”, “Vite tė vėshtira”, “Pallati 176”, “Sakrifica”.

Filma: “Pėrse bie kjo daulle”, “Kapedani”, “Brazdat”, “Operacion Zjarri”, “Shpėrthimi”, “Shtigje lufte”, “Nė fillim tė verės”, “Thirrja”, “I treti”, “Nga mesi i errėsirės”, “Koncert nė vitin 1936”, “Pėrtej mureve tė gurta”, Dėshmorėt e monumenteve”, “Goditja”, “Agimet e stinės sė madhe” etj.

Vėrria: Si dola jashtė vetes sime

Ka qenė njė takim spontan dhe i rastėsishėm nė stacionin e trenit nė Tiranė ku as/regjisori i mėvonshėm i komedisė sė suksesshme “Kapedani”, Ismail Xhabjaku, mes turmės sė madhe tė punonjėsve tė Teatrit tė Vlorės, spikati Albert Vėrrinė, i tėrhequr nga mimika e veēantė e tė riut 30-vjeēar. “Mė tha tė bėja kinoprovėn dhe unė isha qė nė fillim i gatshėm pėr kėtė. Mora veprėn dhe e pėrpiva menjėherė. Mė tėrhoqi aq shumė sa i pėrpirė prej rolit thosha frazat e filmit nė mes tė rrugės. Iu dhashė me mish e me shpirt atij roli”, thotė Vėrria, duke kujtuar ballafaqimin e parė me rolin e xha Sulos. “Mbaj mend se para hotel “Dajtit” njerėzit kthenin kokėn dhe mė shikonin sikur tė isha ndonjė UFO. Mbledh veten dhe e kuptova se flisja me zė, ose mė saktė luaja me vetveten. Sigurisht qė njerėzit mendonin se kam qenė i ēmendur, por shumė pak kohė mė vonė, ata qė ndoshta e mbanin mend fytyrėn time, mė kanė parė tek filmi “Kapedani” dhe e kanė vlerėsuar “lajthitjen” time”, thotė duke qeshur Vėrria. Ishte vetėm 30 vjeē dhe duhej tė bėnte tė pamundurėn pėr tė realizuar sa mė tė plotė dhe tė natyrshėm njė plak 70-vjeēar. “Duhej tė dilja jashtė karakterit dhe vetes sime. Tė bėhesha plak, konservator, me njė apati ndaj grave, i mykur dhe prapa dynjasė, vetėm pėr hir tė atij roli qė unė e doja aq shumė. Tė gjitha kėto nuk ishin nė karakterin tim”, kujton tani aktori Vėrria. “Bėra kinoprovėn nė prani tė mbi 200 vetėve dhe iu dhashė me mish e shpirt atij roli. Iki nė qytetin tim nė Vlorė dhe pas pak ditėsh mė erdhi telegrami nga Kinostudioja se e kisha fituar kinoprovėn dhe se unė, pėrkrah tė madhit Nikolin Xhoja, do tė xhiroja filmin”, kujton Vėrria, duke pohuar se ėshtė habitur edhe vetė pas grimit nė studio. “Mbaj mend se kur shkova nė studio dhe mė bėnė grimin, dola njė kapedan i vėrtetė, kapedan 30-vjeēar, por qė dukesha si 70 e kusur vjeē”.

Vėrria tek “Trapi i vjetėr”

Sė fundmi, ėshtė rishfaqur nė ekranin e “Vizion +” nė njė telekomedi, tė quajtur “Trapi i vjetėr”. Aktori 70-vjeēar, Albert Vėrria, kėtė radhė ėshtė “mė bashkėkohor”, se te “Kapedani” dhe jo xha Suloja “i prapambetur” dhe jashtė mode. Nė telekomedinė me regji tė Spartak Pecanit e Naum Shundit, Vėrria interpreton pėrkrah aktorėve tė tillė si: Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Malkaj, Naum Shundi, Valentina Kita etj., apo emrave tė rinj si: Ēiljeta Xhilaga. Telekomedia me skenar tė Vangjel Kozmajt ka nė qendėr tė saj njė hotel tė quajtur “Trapi i vjetėr”. Si pronė e njė ish-trafikanti, ky hotel do tė bėhet vendi ku mbretėrojnė thashethemet, aferat, vendi ku merr udhė kontrabanda, vendi ku takohen politikanėt, zyrtarė tė lartė shtetėrorė, nėpunės apo dhe njerėz tė thjeshtė, atje ku tė tjerė argėtohen dhe kalojnė momente intime. “Trapi i vjetėr” ėshtė njė pjesė e tranzicionit shqiptar, dhe nėpėrmjet komikes synon tė godasė anėt e errėta tė kėtij realiteti.

VLERĖSIME pėr ...

Pėllumb Kullėn
Nė trupėn e Vlorės, ku unė kam punuar qė pas mbarimit tė shkollės sė lartė, pas viteve ‘63 e deri mė sot, kam punuar me shumė regjisorė tė asaj kohe e deri te mė tė rinjtė. Nė tė gjitha herėt kam pasur jo vetėm marrėdhėnie tė mira, por edhe shumė profesionale. Njė ndėr kėta regjisorė ėshtė Pėllumb Kulla, pėr tė cilin ruaj respekt edhe sot.

Nikolin Xhojėn
Filmin “Kapedani” e kam realizuar me regjisorėt Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo. Pėr mua ishte njė kėnaqėsi e madhe dhe surprizė tė interpretoja pėrkrah tė madhit, Nikolin Xhoja, tė cilin e pėlqeja shumė dhe e vlerėsoja si aktor. Puna me tė ishte vėrtet e bukur.

Naim Frashėrin
Mbaj mend se pėr provimin e diplomės kishim njė komedi tė Shekspirit “Shumė zhurmė pėr asgjė” dhe ky ka qenė roli im i parė nė skenė. Por pėr “lojėn” dhe jetėn time nė skenė, nė radhė tė parė falėnderoj pedagogėt e mi, mes tė cilėve tė madhin, Naim Frashėrin. Shkolla e lartė ishte njė pėrvojė e madhe pėr mua.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Albert Verria Empty Re: Albert Verria

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:21 pm

Flet aktori 70-vjeēar, Albert Vėrria
“Projektet e shumta qė nuk kam realizuar ende”

Fjorela Katroshi

Jetėshkrimi:

Emri: Albert Vėrria
Datėlindja: 3 shtator 1935
Vendlindja: Fier

Karriera tij numėron mbi 80 role teatrale dhe 30 role nė filma

Arsimimi: Pasi mbaroi shkollėn e mesme bujqėsore, punoi si zooteknik nė vitet 1956 - 1959

Pėrfundon shkollėn e lartė pėr aktor “Aleksandėr Moisiu” (1959 -1963)
1963- Emėrohet aktor nė Teatrin e Vlorės

Nė vitin 1979, Albert Vėrrisė i ėshtė dhėnė titulli “Artist i Popullit”.

Teatėr: “Fytyra e Dytė”, “Revizori”, “Fundi i njė komedie”, “Lidhur si fishek gjerdani”, “Vite tė vėshtira”, “Sakrifica”.

Filma: “Pėrse bie kjo daulle”, “Kapedani”, “Brazdat”, “Operacion Zjarri”, “Shpėrthimi”, “Shtigje lufte”, “Nė fillim tė verės”, “Thirrja”, “I treti”, “Nga mesi i errėsirės”, “Koncert nė vitin 1936”, “Pėrtej mureve tė gurta”, Dėshmorėt e monumenteve”, “Goditja”, “Agimet e stinės sė madhe” etj.

Ai sapo ka mbushur tė 70-at dhe ka ende vullnetin e mirė pėr tė realizuar dhe sjellė pranė publikut krijimet e tij. Para 40 vjetėsh, ai u bė njė ndėr personazhet mė tė dashura pėr publikun dhe vazhdon tė jetė edhe sot. Mjafton tė pėrmendim filmin “Kapedani” dhe imazhi i parė qė mund tė krijohet, ėshtė ai qė kishte zėt gratė, xha Sulo, personazhi i interpretuar nga aktori Albert Vėrria. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, Vėrria rrėfen pėr projektet e tij qė kanė mbetur ende nė copa skenarėsh dhe nuk janė realizuar ende. Ai tregon me pasion duke kaluar nga njė krijimtari nė tjetrėn dhe duke rrėfyer pėr subjektin e secilės.
Ju sapo keni xhiruar njė kinokomedi shumė tė mirėnjohur tė titulluar “Trapi i vjetėr”, nė tė cilėn nuk keni pasur njė rol protagonist. Si ju duket vetja nė kėtė rol?
Nė kinokomedinė “Trapi i vjetėr”, unė jam Foni, njė personazh qė nuk zė rol kryesor, por vetė ndėrtimi i karakterit bėn qė tė evidentohet krahas roleve kryesore. Personazhi ėshtė vazhdimisht nė njė zemėrimi tė brendshėm, por nuk jam nisur kurrė nga motivi pėr tė qeshur, por kam luajtur dramėn e tij edhe pse kjo dramė ėshtė shumė qesharake. Foni ėshtė njė lloj karakteri qė unė si aktor, njė karakter tė tillė nuk e kam njohur kurrė, prandaj rolin e pranova me kėnaqėsi dhe bėra tė mundur qė krahas personazheve tė tjerė dhe ky rol tė ketė vendin e tij dhe tė mbahet mend nga kujtesa e spektatorėve.
Jeni bėrė shumė i njohur me xha Sulon nė filmin “Kapedani”, i cili shihet nga tė gjithė me mjaft dėshirė edhe sot qė kanė kaluar 30 vjet nga xhirimi i tij, pse nuk e interpretuat pėr herė tė dytė xha Sulon?
Unė e kam eksperimentuar njė gjė tė tillė, por nuk mund tė arrija atė qėllim qė kisha pėr arsye tė fondeve. Megjithatė, unė e kam xhiruar filmin dhe nė tė trajtohet hakmarrja e grave deri nė pėrdhunim. Filmi ėshtė konceptuar nė formėn e njė ėndrre qė shikon xha Sulon me peripeci tė jashtėzakonshme e situata nga mė tė ndėrlikuarat. Personazhi ruan tė gjitha tiparet e karakterit tė Sulos, por nė sensin e kundėrt tė filmit “Kapedani”, ku gratė e zhburrėrojnė.
A keni projekte pėr tė ardhmen?
Kam dėshirė tė xhiroj njė film qė e kam titulluar “Epsepsion”. Njė fenomen qė ndodh njė herė nė njė milion vjet, kur tė gjitha personazhet bien viktima me ndėrgjegje tė plotė ndaj njė mashtruesi. Pjesa ėshtė njė kinokomedi me situata tepėr tė ndėrlikuara komike dhe me karakteristika e tipare tė veēanta. Dėshira ime pėr tė realizuar kėtė projekt ėshtė e madhe dhe jam i gatshėm pėr tė bashkėpunuar me kėdo, mjafton qė ky skenar tė bėhet realitet, pa u nisur fare nga pėrfitimet vetjake. Gjithashtu, krahas kėtij filmi, unė kam realizuar dhe njė film tjetėr mė titull “Fantazma”, ku kam shkėputur disa monologė nga dramaturgjia botėrore si: “Monologu i Harpagonit” te komedia “Kopraci”, “Tartufi”, “Ezopi”, “Fantazma”, “Makbethi” dhe personazhi Albert, i cili transformohet nė kėto personazhe. Mesazhi i gjithė kėtij filmi jepet nėpėrmjet larjes sė hesapeve, hakmarrjes, hipokrizisė, korrupsionit, etjes pėr para dhe mbi tė gjitha qė njerėzit tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė mirėn e njerėzimit. Nė tė njėjtėn kohė kam pėrfunduar njė film tjetėr, i cili titullohet “Monolog me vetveten”. Unė merrem me njė fenomen qė ėshtė sa absurd aq edhe konkret nė nėndijen tonė. Nėpėrmjet kėtij filmi, unė kam dashur tė shpalos idenė: qė njerėzit tė mbeten gjallė edhe pas vdekjes, duhet tė lenė pas vepra qė t’i shėrbejnė tė tashmes dhe tė ardhmes.
Ju tashmė keni arritur nė moshėn e tretė. Si nis dhe si pėrfundon njė ditė e zakonshme pėr Albertin?
Ky vit pėr mua ėshtė njė vit jubilar, pasi pėrkon me 70-vjetorin tim. Nė gjithė kėto vite jetė, 40 ia kam kushtuar artit skenik e kinematografisė dhe e kam tė vėshtirė dhe pothuajse tė pamundur tė ndahem prej tyre. Ditėn time edhe pse nė moshė tė tretė, e kam intensive. Lexoj shumė libra shkencorė, artistikė, filozofikė, mė pėlqen astronomia dhe bota e antikitetit. Lexoj me ėndje filozofėt e lashtėsisė, ku gjej mendime qė pėrkojnė edhe me botėn e sotme moderne. Jam njė familjar i kujdesshėm. Kam dy djem dhe njė mbesė tė vogėl njė vjeēe e gjysmė qė e quajnė Zhaklin, tė cilėn e dua me shpirt dhe shpresoj qė ajo mund tė ndjekė rrugėn e gjyshit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Albert Verria Empty Re: Albert Verria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi