STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndrek Luca

Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:16 pm

Ndrek Luca
Ndrek Luca - madhėshtia e thjeshtėsisė

Nga Rikard Ljarja

"Ndreka nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė veēantė pėr aktor, por dhuntit e tij tė pafundėme aktorjale qė ia kishte falė Zoti me bollėk, bėnė shumė shpejt qė ti besoheshin role tė dorės sė parė"

Nė njė ditė tė zakonėshme si gjithė ditėt e tjera, u ngrit herėt, bėri ritualin e mėngjesit mori biēikletėn, njė ''Bianchi'' femrash tė zezė tė paraluftės sė Dytė Botėrore qė i sherbeu pothuajse gjithė jetėn pėr tė shkurtuar rrugėt dhe pėr tė kursyer kohėn, futi nėn sqetull njė trastė dhe doli pėr tė bėrė pazarin...
U kthye rreth orės njėmbėdhjetė. Nė njerėn dorė trastėn me ato qė kishte blerė, nė tjetrėn biēikletėn dhe ngjiti shkallėt deri nė aprtament.
Pas pak vdiq.
Thjeshtė.
Nga njė goditje nė zemer.

***

Nė vitet '50, unė isha tepėr i vogėl dhe kisha vesin qė tė ndalohesha i hutuar me orė tė tėra para dyqaneve tė zanatēijve qė ishin me shumicė nė atė kohė, si teneqexhi, saraē, bakraxhi, nallban, samarxhi, mjeshtėr qendistarė rrobash popullore qė tė ulur kėmbėkryq ēorronin sytė nė imtėsirat e filigramave tė kostumeve qė ishin vepra tė verteta arti, aty nė dyqanet e tyre me taraba tė ulura, para syve tė kalimtarėve, blerėsve dhe para hutaqėve si puna e ime tė habitur nga ēuditė e krijimit dhe tė punės.
Nė vitet '50 kishte edhe vetrina tė mėdha me xham qė tregtonin stofra, argjendari, ėmbėlsira... por kėto nuk mė tėrhiqnin.
Njė ditė gjatė proēesioneve tė mia tė zbulimit, njohjes dhe kėnaqėsisė qė ndjeja, i hutuar tėrėsisht nga xixat qė lėshonte hekuri i skuqur kur e rrihte nė kullė njė farkėtarė qė verė e dimėr mbante veshur njė kanatjere tė trashė leshi, u kujtova qė isha vonuar dhe si gjithmonė do tė haja tė bėrtiturat e nanės sime pėr vonasat qė bėja.
U nisa me vrap pėr nė shtėpi.
Pa pritur u detyrova tė ndaloj tek njė vetrinė me xham tė madh. Diēka e pazakontė mė kishte detyruar tė ndaloj aty pa vullnetin tim.
Nga pėrtej xhamit dikush po mė shikonte me ngulm.
Vesi i im i tė hutuarit para dyqaneve fitoj mbi frikėn e tė beriturave tė nanės.
Ishte dyqani i fotografit Jakova.
Nė vetrinė ishin tri fotografi tė mėdha nė kornizė. Tre portrete.
Njeri, ai qė ishte nė krahun e djathtė timin, kėtė e mbaj mend mirė, mė kishte ngulur sytė dhe diēka donte tė mė thoshte.
Pas pak hodha shikimin tek dy fotografitė e tjera: Ishin dy portrete tė dy djemve me flokė tė lėpirė, qė u shkėlqenin nga brilantina dhe me nga njė buzėqeshje tė sforcuar ala Rudolfo Valentino ngjeshur mbi lėkurė tė fytyrės.
Ndjeva neveri.
Ai portreti djathtas ishte me uniformė ushtarake.
Nuk e harroj atė shprehje fytyre. Nė buzėt e tija, nė sytė e tij shkrepja e aparatit fotografik, kishte ngrirė atė qė donte tė mė thoshte.
Kam ndej gjatė atė ditė (ishte mbasdreke) para asaj fotografije.
I ngurtėsuar.
Kam kaluar prap disa ditė mė vonė, dhe prap jam ndaluar gjatė.
Nuk e di pse! Nuk e di pse mu ngulit nė mendje, sa edhe sot e kėsaj dite, nuk e harroj atė burrė qė mė shikonte nga ajo fotografi, nuk e harroj atė shikim: Sy tė fortė qė tė depertonin, sy tė qeshur qė shihnin larg, sy tė mirė, sy tė vendosur... Nė atė portret oficeri kishte gjithshka: mirėsi, zemer tė madhe, zgjuarsi, vendosmėri, vullnet tė paepur...
Shkova disa herė para asaj vetrine dhe u ngula para asaj fotografije me atė fizionomi qė tė mbėrthente, qė tė knellte, qė bėnte njė kontrast tė jashtėzakonshėm me ato dy fotografitė e tjera me ata djemt me flokė qė sapo ua kishte lėpirė lopa...
Mė dukej se mė shikonte pėrmes xhamit tė vetrinės dhe se donte tė mė thoshte... Nuk e di, nuk e merrja vesh se ē'farė donte tė mė thoshte.. diēka... diēka si njė premtim... Prandaj mė tėrhiqte ai portret nė atė fotografi. Sa herė ndaloja para asaj vetrine, sepse fillova tė shkoj mė shpesh, filloj tė mė krijohej pėrshtypja se tanimė ai burri aty nė fotografi (nė fakt ai nuk ishte burrė, por njė djalė i ri) dhe unė, ishim bėrė miq tė mirė. Mbushesha me energji dhe vrapoja si i ēmendur drejtė shtėpisė. Ai portret kishte aftėsinė tė mė trazmetonte energji tė brėndėshme.
Pėr shumė kohė kam menduar se vetėm mua mė ndodhte kėshtu me atė portret oficeri nė vetrinėn e fotografit Jakova.
Sot jam i bindur se ai portret me kapele oficeri nė vetrinėn e fotografit Jakova, kishte njė forcė tė jashtėza- konshme shprehse, jam i bindur se edhe tė tjerėve ashtu si mua qė rrija si guak para tij, do tu jetė dukur se diēka donte tu thoshte...
... Dhe vertetė vite mė vonė, ai portret u tha tė gjithėve gjithshka me njė forcė tė jashtėzakonshme. Gjithshka nga shpirti i tij i fortė, i papėrkulur, nga shpirti i tij i mirė, nga shpirti i tij polemik, nga shpirti i tij i mbrujtur me legjendat e fisit tė malit qė e lindi, nga shpirti i tij i dlirė dhe pafundėsisht i lirė.
Zoti i kishte falė me bollėk kėtij njeriu dhunti qė shumė kush ėndėrron ti ketė.
Nė njė prej ditėve, kur unė fėmijė kundroja pėrtej xhamit tė vetrinės sė foto Jakovės atė portret qė tashmė kisha krijuar njė intimitet tė fshehtė me te, mora guximin dhe pyeta dikė.
- Kush ėsht ky oficeri?
Mė thanė njė emėr: NDREK LUCA.
Pasi mora vesh emrin, shpejt mėsova se ishte me origjinė nga Dukagjini, se ishte rritur nė Shkoder nė shtėpinė e Gjonajve (si qiraxhi) perkarshi Kishės sė Ma- dhe, se kishte qenė e ėma qė kishte ngulur kėmbė qė tė gjenin njė shtėpi perkarshi Kishės sė Madhe kur kishin zbritur nga Dukagjini prej urisė qė kishte pllakos atė krahinė tė vorfėn, tė egėr dhe krenare, se ėma dhe ati ishin rropatė ta rrisnin, ta shkollonin, se tė zotėt e shtėpisė perkarshi Kishės sė Madhe ishin njerėz shumė tė mirė, dhe se njėri prej tyre me mbiemrin Gjonaj ishte aktor nė teatrin e Shkodrės...
Mė thanė qė Ndreka njihej mirė nė rrethet e djemve tė rinjė tė asaj kohe qė merreshin me lexime dhe dije, se kishte qenė nė Beograd nė Akademinė e Aviacionit, se mėqė ishim prishur me Jugosllavėt, ishte kthyer nė Shqipėri si gjithė studentėt e tjerė, se tashti ishte nė Tiranė dhe se nuk donte mė tė ishte oficer, por donte tė bėhej aktor i Teatrit Popullor.
Nė Shkoder, kur njė njeri binte nė sy pėr mirė, merrej vesh gjithshka pėrnjėherė. Peripecitė qė hoqi pėr tu larguar nga ushtria dhe pėr tu bėrė pjestar i Teatrit Popullor, nuk mi tha njeri. Me siguri nuk kanė qenė tė vogla.

***
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:17 pm

Ndreka nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė veēantė pėr aktor, por dhuntit e tij tė pafundėme aktorjale qė ia kishte falė Zoti me bollėk, zgjarsia, intuita, fantazia, kultura e pėrgjithshme dhe vullneti i paepur, bėnė shumė shpejt qė ti besoheshin role tė dorės sė parė dhe emri i tij tė re- nditej nė emrat e mėdhenj tė Teatrit Popullor.
Kėto kanė ndodhur heret.
Kur nė vitin 1965 unė u ndodha pėr herė tė parė pėrball tij si partner, u befasova edhe nga njė karakteri- stikė tjetėr e mrekullueshme e tij.
Unė sapo kisha dalė nga ''veza'', kurse ai ishte aktori i afirmuar plotėsisht qė kishte luajtur shumė e shumė role nė teatėr dhe nė njė film rolin e njė heroit me sukses tė jashtėzakonshėm. Pritsha - ashtu mendoja unė - njeriun e ftohtė qė e di mirė se ėshtė personalitet (nė faktė ishte), njeriun qė mbanė distancė, qė tė sheh nga lart poshtė, artistin fodull etj. etj.
Pėrkundrazi, pashė njeriun qė nga vetrina e foto Jakovės mė kishte premtuar diēka, dhe se unė dhe ai ishim miq tė lashtė e tė mirė.
Ndrek Luca nuk vuante nga "kompleksi i duartro-kitjes" dhe kjo tregonte se ai ishte njė njeri me sens mė se tė qartė nė raportin e tij me punėn dhe rolin, me partnerin, me regjisorin, me spektatorin, me dashamirėsit qė i kishte me shumicė nė gjithė shqipėrinė, kudo, nė rrugė, nė dyqan, nė fshat, nė kafene...
Ndrek Luca dinte tė qeshte bukur.
Ndrek Luca dinte edhe tė debatonte bukur.
Me temperamentin e tij tė jashtėzakonshėm, dhe me ndershmėrin e tij tė kristaltė qė buronte nga edukata dhe kultura familjare dhe e tokės qė e lindi, ai nuk pranonte asnjė lloj hipokrizie, demagogjie a kompromisi. Dikujt, apo disave mund tė mos u pėlqente ajo qė thoshte Ndreka drejtė, pa dredha, pa mbaskuptime e nenkuptime. Por shpesh ata bėheshin shumė. Dhe kur ata bėheshin shumė, Ndrek Luca kthente kokėn dhe i linte, nuk i pėrfillte, pėrpiqej ti harronte.
Ai kishte shumė punė, nuk kishte kohė tė merrej me fjalė e fjalime.
Ndrek Luca dinte tė dėgjonte dhe tė bindej. Ishte njė nder aktorėt mė korrekt.
Ndrek Luca dinte tė transformohej mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nga roli nė rol. Ndrek Luca nuk harronte as imtėsitė mė tė parėndėsi- shme nė dukje, deri tek njė rekuizitė personale e vockėl por qė tipizon.
Ndrek Luca ishte i vertetė dhe i besueshėm nė atė qė bėnte para spektatorit nė sallėn e teatrit dhe para kameras nė sheshin e xhirimit.
Ai dinte tė ndante interpretimin nė teater nga ai nė kinema.
Ndrek Luca kishte njė zė qė e pėrdorte nė fungsion tė ē'do figure qė mishėronte dhe i jepte frymė. Ndrek Luca sakrifikoi disa herė shėndetin e tij nė punė.
Ndrek Luca kishte njė energji fizike tė pashterrshme qė s'dihet nga i buronte, me gjithė se hante shumė pak. Ndrek Luca njeriu-artist ishte madhėshtia e thjeshtė sisė.
Nė gjithė kėto sa thashė nuk teprova asgjė nga figura e njeriut-mjeshtėr. Mund tė kem lenė pa thėnė shumė. Flas, jo si nxėnės i tij, jo si partner i tij, jo si regjisor i tij, jo si mik i tij. Pėrpiqem tė flas si profesionist, si i zanatit dua tė them.
Per fat tė keq kohėt e fundit fjalėt janė keqpėrdorur shumė, kanė humbur vlerėn kuptimore duke shkruar kot, pėr njerėz kotnasikoti qė s'kanė bėrė asgjė profesionale nė jetė qė ti shėrbejė tė gjithėve. Prandaj e kam tė vėshtirė ti ve cilėsorėt qė meriton vertetė Ndrek Luca. Tė gjithė mbiemrat cilėsorė, epitetet qė mund ti vihen njė artisti tė kompletuar, ai ia ka dhėnė vetes me vullnetin e jashtėzakonshėm, me dhuntit e tija tė lindura, me talentin dhe hirin e tij.
Ai ishte nė majė tė majės sė lavdisė artistike dhe (unė nuk ēuditem aspak) ishte mė i thjeshti nė punė, nė jetėn pėrditshme.
Ndrek Luca ishte shqiptar i vertetė nė tė gjitha kuptimet. Rozafa dhe Gjergj, dy emrat e qellimshėm tė fėmijve tė tij janė kuptimplotė. Nuk po hy mė thellė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:17 pm

***

Rastėsit me mua kan qenė tė habitshme.
Dua tė dėshmoj se Ndrek Luca, aktori i etur pėr punė, aktori qė nuk ngopej me role, ēuditėrisht rolin qė luan nė filmin ku pėr herė tė parė unė jam partner me tė e refuzoj. Nuk i di arsyet. Nuk pata kurr guxim ta pyes pėr kėtė refuzim.
Ishte ky refuzim, rastėsia qė unė hyra nė kinemato-grafi.
Nė atelje gjithshka ishte gati pėr ti bėrė kinoprovė njė kandidati, qė ishte kryesori deri nė atė ēast, pėr tė fituar rolin e heroit.
Ai ishte veshur, kishte bėrė grim, dritat ishin vėnė etj, etj.
Kinoprova nuk po fillonte. Njerzit filluan tė merziten mbas disa orė pritje. Erdh njė ēast kur duke parė nervozizmin qė ishte krijuar nga pritja e gjatė mora guxim dhe pyeta:
- Pse nuk fillojnė?
- Nuk vjen Ndrek Luca. Nuk e do rolin - mė thanė.
- Po kjo kinoprovė,- pyeta.- bėhet pėr Ndrekėn apo?...
- Jo, Ndreka e ka rolin pa kinoporvė, por dikush duhet tė ndihmojė pėr tekstin, dhe Ndreka do tė ishte mirė se ėshtė roli i tij.
- Po deshėt po e ndhmoj unė me tekst qė tė mbaroni punė pėr sot...
Ranė dakord menjėherė. Vesha veladonin e priftit, i mora syzet grimjorit Llazar Kėnutit, gjeta aty rrotull nė rrekuizitė njė libėr lutjesh dhe me dy tri prova gjihshka ishte gati. Kinoprova u xhirua.
Tė kishte ardhur Ndreka, nuk do ta kisha ndihmuar atė kolegun tim, sepse do tė ishte Ndreka qė do tė bėnte punėn e tij.
Pra Ndreka nuk e donte atė rol.
Kur u panė kinoprovat, rolin ma besuan mua, sepse kisha bėrė njė provė pėr rolin e heroit, dhe kur zevendėsova Ndrekėn pėr tė ndihmuar kolegun tim, kisha bėrė edhe njė ''kinoprovė'' pėr antagonistin. Siē dukej u kisha pėlqyer si aktor me gjithė difektet e mia, si kurrizi pak i kėrrusur, nofulla pak shtrembėr...
Ndreka u detyrua tė vinte ta luante rolin qė nuk e donte, me njė shkresė nga Ministria e asaj kohe, qė pak a shumė kishte si pėrmbajtje: Tė mos i paguhet rroga nė teater nėqoftėse nuk shkon nė kinostudio tė luaj... etj. etj.
Si? Rroga!? Hė!
Kėshtu Ndreka, atė premtim qė donte tė ma thoshte qė nga vetrina e foto Jakovės kur unė isha ende fėmijė, mė nė fund e realizoj...
Kėshtu filloj jeta e jonė hoteleve, maleve e fushave, nė diell e nė shi, nė ngricė e nė vapė pėr shumė vite. Tė kisha dhuntinė e skulptorit me gjithė shpirtė do tė tė bėja njė monument o Ndrekė. Jo se punova gjatė me ty, jo se isha kolegu i yt, jo se ziheshim nganjėherė, jo se isha miku i yt.
Por sepse ti i dhe kaqė shumė artit skenik e kinema-tografik, ti i dhe shikuesve anė e mbanė Shqipėrisė aqė shumė vlera tė verteta e tė mirėfillta profesionale nga shpirti i yt i fortė, i lirė e i dlirė, dhe more shumė pak.
Ti ishe vertetė i madhėrishm nė thjeshtėsinė tėnde.
Makar njė pllakė ku tė shkruhet: Kėtu lindi NDREK LUCA duhet tė vihet. Kjo nuk tė bėn nderė ty. Kjo na bėn nder ne tė gjithėve dhe qytetit qė tė lindi...
... dhe nė njerėn dorė trastėn me ato qė kishe blerė dhe nė tjetrėn biēikletėn e zezė ''Bianchi'' tė paraluftės, ngjite shkallėt e pallatit ku banoje rreth orės 11, dhe vdiqe thjeshtė nga njė goditje nė zemer. Vdiqe vertetė siē do tė vdesim tė gjithė. Kjo ishte thjeshtė vdekja e jote.
Hamendėsoj se vdekja e Ndrek Lucės nuk ishte si e gjithė njerėzve tė vdekshėm normal. Ajo ishte njė plasje, njė shpėrthim. Njė shpėrthim i perplasjes sė shpirtit tė tij tė paster, pa dredhi, i kulturės shpirtėrore malėsore tė kultivuar nė vlerat mė tė mira tė moralit pozitiv dhe ashpėrsisė, ndyrėsisė, fukarallėkut e varfėrisė qė ishte kultivuar nė fshehtėsi pėr dekada me rradhė dhe qė shpertheu me tėrė vlerat e saja bizantine tė pafytyrė, tė paskrupull, tė pa atdhe e fe. U pėrmbysėn kanune e vlera morale. U morėn jetė, e pasuri tė gjithfarėllojshme ranė nė duar tė paskrupullta grykėsish.
Kjo e gjitha ndodhi shumė shpejt. Dhe siē duket Ndreka nuk e pėrballoi.
Atij i plasi shpirti.
Vdekja e tij ishte njė protestė (vazhdoj tė hamendėsoj) kunder gjithė helmit e handrakut qė gufoj e rridhte gjithandej e gjithkund, grykėsisė, pseu dokulturės, pseudo demokracėsė, pseudoatdhetarisė e pseudofetarisė. Edhe kėtė rradhė ai nuk kishte kohė, nuk kishte kohė dhe mundėsi tė merrej njė i vetėm kunder gjithė asaj hipokrizije dhe shtirarakėsh qė e rrethonte, dhe iku. I la tė gjithė. I pėrbuzi. Nuk i duronte, dhe i vetėm nuk mund ti pėrballonte.
Por Ndreka ėshtė gjallė, ėshtė gjallė nė gjithė veprėn e tij aktoriale, edhe atė tė shkruar, ėshtė gjallė edhe nė tė gjithė vdekjet e pa numerta qė ka interpretuar.
Fenomeni NDREK LUCA ishte madhėshtia e thjeshtėsisė.
Duhet studiuar dhe duhet marrė shembull.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:17 pm

Nga Agim Doēi

Kam patur fatin e madh tė jem mik, besa ma shumė sesa mik e shok me Ndrek Lucėn. Asht i vetmi ndėr aktorėt shqyptarė qė e njihte me themel poezinė e tė Madhit At Gjergj Fishta. E recitonte kurdoherė dhe nė momente tė caktuara jepte edhe pėrgjigje me anė tė vargjeve tė kolosit kombėtar At Fishta.
Ndrek Luca gjatė jetės sė vet, pati dallgė e ndeshje tė pėrherėshme me vesin dhe me mbartėsit e veseve. Nė vitet 1974 - 1976, me atė biēikletėn e vet "Bianchi", qė e merrte pėrdore mė shoqėronte deri tek stacioni i trenit nė Tiranė, kur punoja askohe si inxhinier nė Laē. Fliste gjithė pasion dhe dashamirėsi pėr njerzit e aftė! O Zot sa vuante qė tė paaftėt i kishim mbi kokė! Problemi ma i madh i Ndrekės ishte qėndrimi arrogant i komunistave dhe institucioneve partiake, qė e shikonin si njeri negativ! "Tuj lujtė pėrherė rrole negative, mė kanė marrė inatė dhe mė shohin si anmik! Po kėta janė tė marrė! Kėta janė denigrues!"
Rrolet aė ka luajtur Ndreka janė tė paharrueshme, qofshin ato teatralet, qofshin ato kinematografiket! Askush nuk e harron Ndrekėn tek "Detyra e Posaēme", apo tek "Zjarri i gjashtė". Ndėrsa tek "Udha e shkronjave" shkėlqen me rrolin e Ndrios - duke stigmatizuar deri nė pėrsosmėri antishqiptarizmėn e grekofilisė qė ushqehej nga kisha ortodokse asokohe! E adhuronte artin! Nuk dinte me shą kolegėt, pėrkundrazi, i respektonte edhe kur ata apo ato nuk e meritonin!
Me batutat e tė madhit Ndrek Luca kur aktron pėrsosmėrisht rrolin e kapter Ramiut (duke u "arratisur" me motovedetė sėbashku me "armikun" tjetėr Bujar Kapexhiu dhe Rikard Ljarja (Spiro Kote) i kapi dhe u shpall Hero) si p.sh. "...puna e komisarit ishte loja!." ne talleshim bukur fort me vanitetin dhe demagogjinė e asaj kohe! Megjithatė e pashlyeshme mbetet nė kujtesėn tonė rroli i fshatarit mirditas tek filmi "Plagė tė vjetra" qė me njė bust nė dorė, mbasi kalon peripecitė e shumta nė spitalin ku mjeke ishte njė tjetėr aktore e madhe e teatrit kombėtar Roza Xhuxha, rrol ky qė tregonte qartė sesi i mbante peng malcorėt e ndershėm dhe trima ai rregjim i mallkuar!
Ndreka ishte mjeshtėr humori dhe barcaletash! Nė homazh tė kėtij gjigandi tė teatrit tonė kombėtar, ai ishte i pari artist, qė kur i vdiq nana e njė shoku tonė artist dhe kishte lanė amanet qė nė rrasėn e vorrit tė shkruhej "LEU NĖ 1910 - VDIQ NĖ 1971. JETOI 1 VIT", tė gjithė ne menduam se kishin harruar tė shkruanin 6-tėn! JO! Ajo grua e menēme shkodrane e kishte lanė amanet tė shkruanin nė pllakėne e vorrit "JETOI 1 VIT!" sepse tė mbledhura bashkė gjitha moentet e lumtura tė jetės sė saj banin afėrsisht 1 vit(!) Ndrek Luca i Madh i tha Zefit (vorraxhiut tė Shkodrės):
- Zef, kurdo qė tė vdes, tė lutem mos harro! T'a la amanet me shkrue: NDREK LUCA - KA LE DEKUN!"
Ky ishte humori i tij origjinal! Por unė e di se Ndrek Luca asht i pavdekshėm jo vetėm pėr Gjergjin dhe Rozafėn por pėr tė gjithė nč, qė e deshtėm dhe na deshti aq shumė.
Faleminderit Rikard Ljarja qė me fisnikėrinė tande na e solle aq pranė NDREK LUCĖN Birin e Dukagjinit, dhe Babėn e Teatrit Kombėtar! NDREKĖN QĖ KURRĖ NUK E HARROJ KUR THOSHTE: LUS ZOTIN TĖ MOS VDES PARA SE ME U SHLIRUE KOSOVA!
Nė filmin e tij tė fundit me regjisor Ekrem Kryeziun, nuk ka mbrritė me marrė as honoraret e mundit dhe tė djersės sė tij! Vėrtetė ai plasi! Plasi, plasi, plasi.....
Shpirti i baftė dritė nė pąrriz!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:18 pm

Flet Mimika, bashkėshortja e Ndrekė Lucės

“Ju tregoj letėrkėmbimin e Ndrekės me Lorenc Oliverin”

Blerina GOCE - Tirana Observer - 3 shtator 2005

Dukagjinasi qė superonte dhe donte origjinėn

Nuk ishte malėsori i ashpėr qė ecte me mentalitetin e kohės, por megjithatė Dukagjinin e kishte tė ngulitur thellė nė mendje dhe zemėr. “Ndreka ka lindur nė thelb tė varfėrisė materiale. Ka lindur nė Dukagjin e mė pas ka zbritur nė Shkodėr”, thotė gruaja e tij, Mimika duke shtuar se Ndreka gjithmonė ka ndjerė njė detyrim shpirtėror ndaj prejardhjes sė tij. “Njerėzit e veriut e kanė pasur derėn tė hapur dhe rrinin me ditė nė shtėpinė tonė, aq sa edhe sot edhe djali, Gjergji thotė se ėshtė dukagjinas”.

Eshtė njė letėrkėmbim i rrallė. Nė vitet ’70, atėherė kur nė Shqipėri ndjehej njė lloj fryme liberalizimi, Ndrek Luca shkėmben kartolina me aktorin e madh anglez, Lorenc Oliver. Janė shprehje modeste tė njė simpatie tė ndėrsjellė mes dy aktorėve, por qė pėr shkak tė pėrndjekjes sė asaj kohe nuk mundėn tė zhvilloheshin mė tej. Mimika Luca, bashkėshortja e aktorit Ndrek Luca flet pėr kėtė pikėrisht nė 81-vjetorin e artistit tė madh. Dėshirat dhe vėshtirėsitė e aktorit qė ėndėrronte tė kishte njė rol Hollivud dhe tė shihte tė paktėn njė herė njė opera nė metropolitane rrėfehen nė kėtė intervistė pėr “Tirana Observer”. “Ka plot kujtime tė bukura e tė hidhura, se kohėt s’kanė qenė tė lehta. Madje nganjėherė shumė tė hidhura. Nuk ka qenė absolutisht i dėshirueshėm, por s’kishin ē’i bėnin talentit, punės sė tij tė ndershme”, thotė Mimika Luca, teksa shton se edhe sot asaj i duket se e ka pranė burrin, shokun dhe mikun e saj mė tė afėrt.
Cila ėshtė gjėja e parė qė sillni ndėrmend kur flisni pėr bashkėshortin tuaj?
Shpesh thėrras edhe djalin Ndreka. S’ndodh vetėm nga unė personalisht, por e ēuditshme ėshtė se s’mund tė bėj hap e tė kalojė ditė pa ma pėrmendur dikush tjetėr, jo vetėm si artist, por mbi tė gjitha si njeri. Kjo ndodh ēdo ditė. Figura e djalit ka shumė ngjashmėri me tė, sidomos si karaktere. Unė shoh te djali ato qė kam parė te Ndreka nė fillim. Ka qenė shumė i pasionuar pėr punėn, nė kuptimin se nė punėn qė bėn kėrkon jo interesin pėr tė jetuar, sesa realizimin e punės. Edhe vajza, Rozafa ka marrė shumė nga i ati ashtu si i vėllai ēka pasur mė tė pėrkryer Ndreka: dashurinė dhe pasionin pėr punėn, humanizmin, duke sakrifikuar nga vetja pėr tė ndihmuar tė tjerėt, aq sa kur erdhi puna pėr tė ndihmuar djalin i kishte djegur tė gjitha urat. Nėse tjetrin do ta emėrtosh njeri ky ėshtė thelbi.
Si e keni njohur Ndrekėn dhe ēfarė sillni ndėrmend nga ajo kohė?
Kam qenė balerinė, kemi punuar nė njė oborr. Isha 13 vjeē kur kam filluar si balerinė dhe kam njohur Ndrekėn, por krijova relacione me tė kur isha 16-17 vjeē. Kjo mė bėn qė tė mos shkel mė nė teatėr qė nga humbja e tij, se gjithė jeta ime ėshtė nė atė oborr. Ka qenė jashtėzakonisht familjar, i pėrsosur nė njė kohė qė i duhej tė mbante dy familje: tonėn dhe prindėrit dhe vėllain me familjen nė Shkodėr. Nėse ka njė fėmijė model besoj se njė nga ata ėshtė Ndreka. Ka qenė shumė i pėrkushtuar ndaj meje. Kujdesej tė mos bėhesha me djersė, tė lahesha nė pishinė, kėrkonte tė zgjidhja shoqet e mia. Ka pasur njė periudhė kur Ndreka kishte tė gjithė kryerolet e teatrit. Atėherė ne shihnim tė gjithė shfaqjet. Ndreka ishte nė kulminacionin e tij.
Cilėt janė ata role tė interpretuara prej tij qė ju pėlqejnė mė shumė?
Ishin njė seri rolesh dhe mua mė dukej i mrekullueshėm. Nuk di tė bėj pėrjashtime. Nė tė gjithė rolet e tij sigurisht kanė spikatur shumė karakteret nacionale, por edhe klasikėt i ka interpretuar pėrsosur. Ka pasur rolin e njė shefi tė spiunazhit nė njė dramė japoneze dhe Ndreka me atė temperament tė jashtėzakonshėm krijoi njė figurė hije, nė mėnyrėn se si fliste, se si ecte, me atė ecjen e pa ndjerė. Njė figurė e jashtėzakonshme, njė shfaqje e pėrsosur.
Njė grua dhe njė burrė tė tė njėjtit profesion. Sa e vėshtirė ishte pėr ju tė interpretonit pėrkrah njėri-tjetrit?
Ishte e vėshtirė. Te “Heronjtė e heshtur” isha e shoqja. U pėrgatit njė skenė, qė kur Ndreka tė kthehej nga puna dhe ta prisja nė derė e tė mė merrte hopa shkonim nė dhomėn e gjumit. Por para kėsaj putheshim. Por pėr ne ishte e pamundur tė realizonim njė skenė tė tillė dhe ajo pjesė u anulua. Ndoshta njeriu nuk do ta zbulojė intimitetin e tij personal. Kur e pyetėn Ndrekėn nėse do ta kishte realizuar pjesėn po tė mos ishte Mimi ai tha: Patjetėr. Nė njė pjesė kineze ai qe vėllai im. Atėherė isha tetė muaj shtatzėnė me Gjergjin. Ndreka nuk donte qė ta pranoja rolin, por unė u ngjita nė skenė. Kisha njė rol ku rrėzohesha dhe nė momentin kur mė shtyjnė unė padashur shoh Gjergjin tė zbardhur krejt nė fytyrė. Kurse te “Cuca e Maleve” e kishim shumė tė lehtė tė ziheshim me njėri-tjetrin. Megjithatė nuk kishim shumė role bashkė. Nė pėrgjithėsi kemi qenė natyra tė kundėrta si temperament. Sipas Ndrekės e meje bie poshtė teoria e natyrave tė njėllojta pėr tė shkuar mirė. Nė kardinale ishim tė barabartė, nė kuptimin e gjykimit pėr probleme tė ndryshme shprehur secili nė formėn e vet.
Si ka qenė Ndreka si baba dhe si bashkėshort?
Fėmijėt janė rritur me dashuri tė madhe, jo si fėmijė por si shokė. Kur hanim bukė bisedonim me ta si tė kishim pėrpara dy tė barabartė me ne, kishte njė lloj demokracie nė familje. Ndreka edhe pse ishte nga Malėsia ishte shumė modern dhe i zhveshur nga mentalitetet. Nė njė kohė kur askush nuk vishte pantallona ai mė thoshte vishi. Natyrisht nuk i pėlqente ekstravaganca. Ndoshta pasioni i madh pėr artin e bėnte tė superonte kohėn nė mendim, mentalitet. Edhe pse kishte edhe gjėra tė vogla: pėr shembull cigaren nuk ma linte ta pija, pavarėsisht se unė e pija, por jo nė sy tė tij. Duke qenė njeri bruto nuk kishte format delikate tė njė burri qė i bėn komplimente gruas dhe mua kėshtu mė pėlqente.
Cili ėshtė momenti mė i bukur qė sillni ndėrmend nga jeta e pėrbashkėt?
Ka shumė momente tė bukura. Njė nga ata ėshtė kur lindi vajza. Prindėrit e tij donin qė tė lindte djalė. Erdhi nė maternitet me njė tufė tė madhe tė bukur me trėndafila tė kuq. Unė ndėrkohė mendoja se do t’i ishte prishur njė ēikė qejfi qė kisha lindur vajzė, por ai nuk ishte mėrzitur absolutisht. Nė tufėn e trėndafilave kishte shkruar njė letėr: Tė na rrojė Rozafa. Kėshtu ia vendosi edhe emrin vajzės.
Ju ka treguar Ndreka se si dhe kur vendosi t’i pėrkushtohet artit tė teatrit? Cilat janė fillimet e tij si aktor?
Pėrnatė kur ishte student pėr pilot nė Jugosllavi kapėrcente murin dhe shkonte nė opera. Mė vonė, kur u kthye nė Shqipėri kėrkuan leje nė Komitetin Qendror e thanė: Kemi njė ushtar qė do tė kalojė nė teatrin e Ushtrisė dhe e kaluan atje. Atje ishte regjisore rusja Zina Andro. Sapo e pa ajo tha: Ky ėshtė talent. Pas dy-tre shfaqjesh kaloi nė Teatrin Popullor. Edhe regjisori i njohur rus Kriēko e vlerėsoi po ashtu Ndrekėn. Nė mes tė punės ai ia hoqi tjetėrkujt rolin e Jagos dhe ia dha Ndrekės dhe kishte tė drejtė.
Cilėt kanė qenė ata njerėz qė e kanė pėrkrahur fillimisht nė rrugėn e tij artistike?
S’ka pasur njeri ta ketė pėrkrahur pėrveē djersės sė ballit.
Nė teatėr je i detyruar tė punosh me tė gjithė. Te Ndreka nuk ekzistonte absolutisht ndjenja e hakmarrjes dhe kur dikush i bėnte keq i thoshte drejt: po mė bie nė hak dhe tė nesėrmen nėse ai person bėnte ndonjė faj tė rrezikshėm te Ndreka ishte i vdekur ai faj. Ishte shumė zemėrmadh e fisnik.
I ka shkuar ndonjėherė nė mend tė largohet nga Shqipėria?
Asnjėherė. Atė s’e mendon as im bir. Edhe largimi i vajzės nė Amerikė qe rastėsi, sepse u martua atje. Por Ndreka ka pasur njė dėshirė tė ēmendur tė kishte njė rol nė Hollivud dhe tė shihte njė opera nė metropolitane. Mė thoshte shpesh me njė dėshirė tė ethshme: Mos vdeksha pa parė njė opera nė metropolitane. Por nuk mundi tė shohė.
Me ēfarė i pėlqente tė merrej tjetėr pėrveē aktrimit?
Muzikėn. Aq shumė mendonte. Pati njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme kur vuri nė skenė operėn “Toka jonė”, madje bėri dhe libretin e saj. Kaq shumė e donte muzikėn klasike. Nė shtėpinė tonė nuk dėgjohej muzikė e lehtė, vetėm arie dhe pjesė tė Beethovenit, Moxartit e me radhė. Operat i njihte nėpėr gishta. Nė bibliotekėn tonė janė gjithė libretet e operave, ndėrsa ariet i kėndonte. Edhe pse nuk kishte zė, kishte vesh pėr muzikė.
Kishte ndonjė artist punėn e tė cilit e adhuronte dhe donte t’i ngjante?
Kishte njė afeksion tė veēantė pėr aktorin anglez Lorenc Oliver, me tė cilin shkėmbeu dy kartolina, por vetėm kaq se koha nuk tė lejonte pėr mė shumė.
Ēfarė sendesh tė pėrdoruara nga ai ruani edhe sot?
Ashtu si ēdo familje ruajmė shumė gjėra. Biēikletėn e tij donim ta ruanim, por nuk di se si u zhduk. Ishte njė biēikletė karakteristike, pa pedale dhe e kohės sė paraluftės, tė cilėn ia kishim blerė Marie Logorecit.
Si e kujtoni nė vitet e fundit tė jetės?
Ka folur ku ka mundur njėlloj si Sali Berisha dhe po aq monologje i thoshte me vete. Nuk mendonte se do zgjaste kaq e do ishte kaq i dhimbshėm ky tranzicion. Nė tė njėjtėn kohė pati njė zhgėnjim tė madh. Shumė njerėz qė s’e meritonin hynin nė parti. Lanēoheshin shumė persona qė mund t’i kishin bėrė gjėmėn personave tė ndryshėm e tani shtireshin si demokratė. Kėtė ai s’e pranonte kurrė. Ai mendonte dhe kishte dėshirė tė bėnte dhe njėherė jetėn dhe punėn po aq, pavarėsisht se e ndjente qė ishte i sėmurė. Ai kishte kaluar disa infarkte, por mendonte si anglezėt: tė gjithė do vdesim, mbase njė ditė dhe unė e hipte majė biēikletės.
Po nė momentet e fundit tė jetės si e kujtoni?
Po ashtu. Ditėn e fundit bleu bukė dhe e solli nė shtėpi. Pse e bleve i thashė se kemi. Po ia ēoj komshies tha, atėherė dhe u ngjit deri nė katin e pestė. Futi brenda dhe biēikletėn, u shtri dhe pėr 10 minuta vdiq. Nė njė rast kur ishte duke ecur me biēikletė pėsoi njė infarkt dhe kaloi nė vdekje klinike.
Kur shkova nė spital njė orė pas vdekjes klinike e pashė majė krevatit tė rrethuar me njerėz dhe duke mbajtur fjalime pėr demokracinė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:18 pm

Flet bashkėshortja Mimika Luca
“Letėrkėmbimi i Ndrekės me Lorenc Oliverin”

Blerina goce

PASAPORTA

Emri: Ndrekė
Mbiemri: Luca
Ditėlindja: 3 shtator 1924
Data e vdekjes: 16 janar 1993
Vendlindja: Dukagjin

Aktivitetin e tij skenik e filloi nė vitin 1950 me Teatrin e Ushtrisė, ku bėnin pjesė dhe aktorė tė tjerė me emėr. Nėn drejtimin e regjisores Zina Andri, ai interpreton nė dy pjesė teatrale dhe pas njė viti kalon nė Teatrin Kombėtar si aktor profesionist. Roli i tij i parė ėshtė ai i Shpen Gjeto Plakut nė dramėn “Halili dhe Hajria”. Ishte ky rol, ku spikati talenti i tij dhe i hapi rrugė roleve tė tjera pėr mė se 30 vjet nė skenė.
Nga viti 1951 e deri nė vitin 1987, vit kur doli nė pension, Ndrekė Luca realizoi mbi 100 role nė skenė.
Role
Filma: “Detyrė e posaēme”, “Komisari i Dritės”, “Oshėtimė nė bregdet”, “Dueli i heshtur”, “Prita”, “Njėsiti gueril”, “Plagė tė vjetra”, “Gjurma”, “Operacion zjarri”, “Shtigje lufte”, “Shpėrthimi”, “Nė fillim tė verės”, “Rrugicat qė kėrkonin diell”, “Pylli i lirisė”, “Tinguj lufte”, “Thirrja”, “Nga mesi i errėsirės”, “Udha e shkronjave”, “Mysafiri”, “Nusja”, “Njė natė pa dritė”, “Qortimet e vjeshtės”, “Balada e Kurbinit”, etj.
Teatėr: “Halili dhe Hajria”, “Shtatė Shalianėt” (aktor dhe autor), “Dragoi i Dragobisė”, “Familja e peshkatarit”, “Trimi i mirė me shokė shumė”, “Toka jonė”, “Arturo Ui”, “Nė anėn tjetėr”, “Otello”, “Orėt e Kremlinit”, “Pėrmbysja”, “Baca i Gjetajve”, “Epoka para gjyqit”.
Ēmime: 1976, Medaljon dhe ēmim nė Festivalin e I tė filmit (“Rrugicat qė kėrkonin diell”, Gani Herri)
1983, Medaljonin e Festivalit tė V tė Filmit (“Flaka e maleve”, zejtari) 1990, Medaljon nė Festivalin e IX tė filmit (“Balada e Kurbinit”, pashai)


Ėshtė njė letėrkėmbim i rrallė. Nė vitet ’70, atėherė kur nė Shqipėri ndjehej njė lloj fryme liberalizimi, Ndrek Luca shkėmben kartolina me aktorin e madh anglez, Lorenc Oliver. Janė shprehje modeste, tė njė simpatie tė ndėrsjellė mes dy aktorėve, por qė pėr shkak tė pėrndjekjes sė asaj kohe nuk mundėn tė zhvilloheshin mė tej. Mimika Luca, bashkėshortja e aktorit Ndrek Luca, flet pėr kėtė pikėrisht nė 81-vjetorin e artistit tė madh. Dėshirat dhe vėshtirėsitė e aktorit qė ėndėrronte tė kishte njė rol nė Hollivud dhe tė shihte tė paktėn njė herė njė opera nė metropolitane, rrėfehen nė kėtė intervistė pėr “Tirana Observer”. “Ka plot kujtime tė bukura e tė hidhura, se kohėt s’kanė qenė tė lehta. Madje, nganjėherė shumė tė hidhura. Nuk ka qenė absolutisht i dėshirueshėm, por s’kishin ē’i bėnin talentit, punės sė tij tė ndershme”, thotė Mimika Luca, teksa shton se edhe sot asaj i duket se e ka pranė burrin, shokun dhe mikun e saj mė tė afėrt.
Cila ėshtė gjėja e parė qė sillni ndėrmend kur flisni pėr bashkėshortin tuaj?
Shpesh thėrras edhe djalin Ndreka. S’ndodh vetėm nga unė personalisht, por e ēuditshme ėshtė se s’mund tė bėj hap e tė kalojė ditė pa ma pėrmendur dikush tjetėr, jo vetėm si artist, por mbi tė gjitha si njeri. Kjo ndodh ēdo ditė. Figura e djalit ka shumė ngjashmėri me tė, sidomos si karaktere. Unė shoh te djali ato qė kam parė te Ndreka nė fillim. Ka qenė shumė i pasionuar pėr punėn, nė kuptimin se nė punėn qė bėn kėrkon jo interesin pėr tė jetuar, sesa realizimin e punės. Edhe vajza, Rozafa, ka marrė shumė nga i ati, ashtu si i vėllai ēka pasur mė tė pėrkryer Ndreka: dashurinė dhe pasionin pėr punėn, humanizmin, duke sakrifikuar nga vetja pėr tė ndihmuar tė tjerėt, aq sa kur erdhi puna pėr tė ndihmuar djalin i kishte djegur tė gjitha urat. Nėse tjetrin do ta emėrtosh njeri, ky ėshtė thelbi.
Si e keni njohur Ndrekėn dhe ēfarė sillni ndėrmend nga ajo kohė?
Kam qenė balerinė, kemi punuar nė njė oborr. Isha 13 vjeē kur kam filluar si balerinė dhe kam njohur Ndrekėn, por krijova relacione me tė kur isha 16-17 vjeē. Kjo mė bėn qė tė mos shkel mė nė teatėr, qė nga humbja e tij, se gjithė jeta ime ėshtė nė atė oborr. Ka qenė jashtėzakonisht familjar, i pėrsosur, nė njė kohė qė i duhej tė mbante dy familje: tonėn, prindėrit dhe vėllain me familjen nė Shkodėr. Nėse ka njė fėmijė model, besoj se njė nga ata ėshtė Ndreka. Ka qenė shumė i pėrkushtuar ndaj meje. Kujdesej tė mos bėhesha me djersė, tė lahesha nė pishinė, kėrkonte tė zgjidhja shoqet e mia. Ka pasur njė periudhė kur Ndreka kishte tė gjithė kryerolet e teatrit. Atėherė ne shihnim tė gjithė shfaqjet. Ndreka ishte nė kulminacionin e tij.
Cilat janė ata role tė interpretuara prej tij, qė ju pėlqejnė mė shumė?
Ishin njė seri rolesh dhe mua mė dukej i mrekullueshėm. Nuk di tė bėj pėrjashtime. Nė tė gjithė rolet e tij, sigurisht kanė spikatur shumė karakteret nacionale, por edhe klasikėt i ka interpretuar pėrsosur. Ka pasur rolin e njė shefi tė spiunazhit, nė njė dramė japoneze dhe Ndreka me atė temperament tė jashtėzakonshėm krijoi njė figurė hije, nė mėnyrėn se si fliste, se si ecte, me atė ecjen e pa ndjerė. Njė figurė e jashtėzakonshme, njė shfaqje e pėrsosur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:19 pm

Njė grua dhe njė burrė tė tė njėjtit profesion. Sa e vėshtirė ishte pėr ju tė interpretonit pėrkrah njėri-tjetrit?
Ishte e vėshtirė. Te “Heronjtė e heshtur” isha e shoqja. U pėrgatit njė skenė, qė kur Ndreka tė kthehej nga puna dhe ta prisja nė derė e tė mė merrte hopa duke shkuar nė dhomėn e gjumit. Por, para kėsaj putheshim. Pėr ne ishte e pamundur tė realizonim njė skenė tė tillė dhe ajo pjesė u anulua. Ndoshta njeriu nuk do ta zbulojė intimitetin e tij personal. Kur e pyetėn Ndrekėn nėse do ta kishte realizuar pjesėn po tė mos ishte Mimi ai tha: Patjetėr. Nė njė pjesė kineze ai qe vėllai im. Atėherė isha tetė muaj shtatzėnė me Gjergjin. Ndreka nuk donte qė ta pranoja rolin, por unė u ngjita nė skenė. Kisha njė rol ku rrėzohesha dhe nė momentin kur mė shtyjnė, unė padashur shoh Ndrekėn tė zbardhur krejt nė fytyrė. Kurse te “Cuca e Maleve” e kishim shumė tė lehtė tė ziheshim me njėri-tjetrin. Megjithatė nuk kishim shumė role bashkė. Nė pėrgjithėsi kemi qenė natyra tė kundėrta si temperament. Sipas Ndrekės dhe meje bie poshtė teoria e natyrave tė njėllojta pėr tė shkuar mirė. Nė kardinale ishim tė barabartė, nė kuptimin e gjykimit pėr probleme tė ndryshme, shprehur secili nė formėn e vet.
Si ka qenė Ndreka si baba dhe si bashkėshort?
Fėmijėt janė rritur me dashuri tė madhe, jo si fėmijė, por si shokė. Kur hanim bukė bisedonim me ta si tė kishim pėrpara dy tė barabartė me ne, kishte njė lloj demokracie nė familje. Ndreka, edhe pse ishte nga Malėsia, ishte shumė modern dhe i zhveshur nga mentalitetet. Nė njė kohė kur askush nuk vishte pantallona, ai mė thoshte vishi. Natyrisht nuk i pėlqente ekstravaganca. Ndoshta pasioni i madh pėr artin e bėnte tė superonte kohėn nė mendim, mentalitet. Edhe pse kishte edhe gjėra tė vogla, pėr shembull cigaren nuk ma linte ta pija, pavarėsisht se unė e pija, por jo nė sy tė tij. Duke qenė njeri bruto nuk kishte format delikate tė njė burri qė i bėn komplimente gruas dhe mua kėshtu mė pėlqente.
Cili ėshtė momenti mė i bukur qė sillni ndėrmend nga jeta e pėrbashkėt?
Ka shumė momente tė bukura. Njė nga ato ėshtė kur lindi vajza. Prindėrit e tij donin qė tė lindte djalė. Erdhi nė maternitet me njė tufė tė madhe, tė bukur me trėndafila tė kuq. Unė, ndėrkohė mendoja se do t’i ishte prishur njė ēikė qejfi qė kisha lindur vajzė, por ai nuk ishte mėrzitur absolutisht. Nė tufėn e trėndafilave kishte shkruar njė letėr: Tė na rrojė Rozafa. Kėshtu ia vendosi edhe emrin vajzės.
Ju ka treguar Ndreka se si dhe kur vendosi t’i pėrkushtohet artit tė teatrit? Cilat janė fillimet e tij si aktor?
Pėrnatė, kur ishte student pėr pilot nė Jugosllavi, kapėrcente murin dhe shkonte nė opera. Mė vonė, kur u kthye nė Shqipėri kėrkuan leje nė Komitetin Qendror e i thanė: Kemi njė ushtar qė do tė kalojė nė Teatrin e Ushtrisė dhe e kaluan atje. Atje ishte regjisore rusja Zina Andro. Sapo e pa, ajo tha: Ky ėshtė talent. Pas dy-tre shfaqjesh kaloi nė Teatrin Popullor. Edhe regjisori i njohur rus Kriēko e vlerėsoi po ashtu Ndrekėn. Nė mes tė punės ai ia hoqi tjetėrkujt rolin e Jagos e ia dha Ndrekės dhe kishte tė drejtė.
Cilėt kanė qenė ata njerėz qė e kanė pėrkrahur fillimisht nė rrugėn e tij artistike?
S’ka pasur njeri ta ketė pėrkrahur, pėrveē djersės sė ballit.
Nė teatėr je i detyruar tė punosh me tė gjithė. Te Ndreka nuk ekzistonte absolutisht ndjenja e hakmarrjes dhe kur dikush i bėnte keq i thoshte drejt: po mė bie nė hak dhe tė nesėrmen, nėse ai person bėnte ndonjė faj tė rrezikshėm, te Ndreka ishte i vdekur ai faj. Ishte shumė zemėrmadh e fisnik.
I ka shkuar ndonjėherė nė mend tė largohet nga Shqipėria?
Asnjėherė. Atė s’e mendon as im bir. Edhe largimi i vajzės nė Amerikė qe rastėsi, sepse u martua atje. Por Ndreka ka pasur njė dėshirė tė ēmendur, tė kishte njė rol nė Hollivud dhe tė shihte njė opera nė metropolitane. Mė thoshte shpesh, me njė dėshirė tė ethshme: Mos vdeksha pa parė njė opera nė metropolitane. Por nuk mundi tė shohė.
Me ēfarė i pėlqente tė merrej tjetėr, pėrveē aktrimit?
Me muzikėn. Aq shumė mendonte. Pati njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme, kur vuri nė skenė operėn “Toka jonė”, madje bėri dhe libretin e saj. Kaq shumė e donte muzikėn klasike. Nė shtėpinė tonė nuk dėgjohej muzikė e lehtė, vetėm arie dhe pjesė tė Beethovenit, Moxartit e me radhė. Operat i njihte nėpėr gishta. Nė bibliotekėn tonė janė gjithė libretet e operave, ndėrsa ariet i kėndonte. Edhe pse nuk kishte zė, kishte vesh pėr muzikė.
Kishte ndonjė artist, punėn e tė cilit e adhuronte dhe donte t’i ngjante?
Kishte njė afeksion tė veēantė pėr aktorin anglez, Lorenc Oliver, me tė cilin shkėmbeu dy kartolina, por vetėm kaq, se koha nuk tė lejonte pėr mė shumė.
Ēfarė sendesh tė pėrdoruara nga ai ruani edhe sot?
Ashtu si ēdo familje ruajmė shumė gjėra. Biēikletėn e tij donim ta ruanim, por nuk di se si u zhduk. Ishte njė biēikletė karakteristike, pa pedale dhe e kohės sė paraluftės, tė cilėn ia kishim blerė Marie Logorecit.
Si e kujtoni nė vitet e fundit tė jetės?
Ka folur ku ka mundur njėlloj si Sali Berisha dhe po aq monologė i thoshte me vete. Nuk mendonte se do zgjaste kaq e do ishte kaq i dhimbshėm ky tranzicion. Nė tė njėjtėn kohė pati njė zhgėnjim tė madh. Shumė njerėz qė s’e meritonin hynin nė parti. Lancoheshin shumė persona qė mund t’i kishin bėrė gjėmėn personave tė ndryshėm, e tani shtireshin si demokratė. Kėtė ai s’e pranonte kurrė. Ai mendonte dhe kishte dėshirė tė bėnte dhe njėherė jetėn e punėn po aq, pavarėsisht se e ndjente qė ishte i sėmurė. Ai kishte kaluar disa infarkte, por mendonte si anglezėt: tė gjithė do vdesim, mbase njė ditė dhe unė e hipte nė majė tė biēikletės. Nė njė rast kur ishte duke ecur me biēikletė pėsoi njė infarkt dhe kaloi nė vdekje klinike.
Kur shkova nė spital, njė orė pas vdekjes klinike e pashė majė krevatit tė rrethuar me njerėz dhe duke mbajtur fjalime pėr demokracinė.
Po nė momentet e fundit tė jetės, si e kujtoni?
Po ashtu. Ditėn e fundit bleu bukė dhe e solli nė shtėpi. Pse e bleve i thashė se kemi. Po ia ēoj komshies tha atėherė dhe u ngjit deri nė ka
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:19 pm

KARAKTERI / Dukagjinasi qė superonte dhe donte origjinėn
Nuk ishte malėsori i ashpėr qė ecte me mentalitetin e kohės, por megjithatė Dukagjinin e kishte tė ngulitur thellė nė mendje dhe zemėr. “Ndreka ka lindur nė thelb tė varfėrisė materiale. Ka lindur nė Dukagjin, e mė pas ka zbritur nė Shkodėr”, thotė gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonė ka ndier njė detyrim shpirtėror ndaj prejardhjes sė tij. “Njerėzit e veriut e kanė pasur derėn tė hapur dhe rrinin me ditė nė shtėpinė tonė, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotė se ėshtė dukagjinas”.

NACIONALIZMI / Kur UDB-ja ndiqte Ndrek Lucėn
Thotė se njė nga vlerat mė tė mėdha tė tij ishte nacionalizmi. “Ka qenė tmerrėsisht nacionalist, nė tė njėjtėn kohė edhe internacional. Do donte qė gjithė bota tė drejtohej nga njė qeveri, pavarėsisht se shtetet kishin traditat e tyre”, thotė Mimika, duke shtuar se pikėrisht pėr kėtė Ndreka gjithmonė ndiqej nga UDB-ja. “E quante padrejtėsi tė madhe qė njė popull tė jetė i ndarė mė dysh dhe kėtė gjė e shprehte, prandaj kishte nėnvizim dhe ndiqej nė ēdo hap qė bėnte. E ē’mund tė bėnte Ndreka, pėrveē fjalės?”

SHOQĖRIA / Miqtė e paktė tė Ndrekės
I pėlqente tė bisedonte me shumė njerėz, por miqtė e vėrtetė i kishte tė paktė. “Nė shtėpinė tonė hynin shumė pak njerėz. Qėndronte shumė me njerėzit, por miqtė e ngushtė ishin tė paktė. Kishte njė shok tė ngushtė nė Shkodėr, njė punėtor nė Tiranė. Me Petro Markon ishte shumė i lidhur, si dhe kompozitorėt shkodranė Ēesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumė mik kishte edhe Halim Gjakovėn, me tė cilin hanin ēdo mėngjes bukė misri me djathė”, thotė Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrė qė pinte dhe ishte tepėr familjar.

TITULLI / Vlerėsimi i vonuar i shtetit
Shteti vendosi ta nderonte, atėherė kur tė gjithė e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhėnė kėtė titull. E ndjente kėtė vlerėsim ngado, te njerėzit qė e pėrshėndesnin rrugės dhe tek ata qindra kartolina qė i dėrgonin, sidomos shqiptarėt e Kosovės. “Vlerėsimi shtetėror, megjithatė iu dha, edhe pse me vonesė. Por ka vuajtur shumė pėr tė arritur deri atje. Ishte ēdo moment i shqetėsuar. Pėr njė natyrė tė drejtė, ēdo padrejtėsi ishte dhimbje. Kėtu qe njė popull i tėrė qė i qe bėrė njė padrejtėsi e madhe, e llahtarshme”, thotė Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik nė forcėn e tij.

RRETHI / Kur Luca interpretonte Makbethin
Pavarėsisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt nė drejtim tė artit. Nė bibliotekėn e tij i gjen tė gjithė veprat filozofike tė tė gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtėzakonisht shumė, ishte ai qė ishte. Kur u kthye nga studimet nė Jugosllavi kishte vetėm valixhe me libra dhe asnjė gjė tjetėr”, kujton Mimika, duke shtuar se edhe mė i madh ishte pasioni i tij pėr skenėn. “Edhe kur ka qenė nė reanimacion, pasi ka pėsuar infarkt mbante “Makbethin” nėn jastėk. Jam tmerruar kur e kam parė. Pas tri ditėsh shkoi nė Shkodėr tė luante”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndrek Luca Empty Re: Ndrek Luca

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi