STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pjetėr Gjoka

Shko poshtė

Pjetėr Gjoka Empty Pjetėr Gjoka

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:15 pm

Pjetėr Gjoka
Pjetėr Gjoka: Aktori qė luajti dy vjet nė skenė pa dritėn


Pjetėr Gjoka nuk ėshtė mė. Ka shumė vite qė televizionet shqiptare nuk japin mė sekuenca filmike nga rolet e tij, por, megjithatė, autoriteti i gjeniut tė skenės shqiptare ndjehet ende nė korridorin e Teatrit Kombėtar, ku fotografia e tij shihej me kureshtje e respekt nga mijėra dashamirės tė artit.

Nga z.Baxhul Merkaj

Kur vdiq Pjetėr Gjoka, shumė aktorė tė teatrit u shprehėn: vdekja e tij ėshtė njė legjendė, ngaqė ai do tė jetojė me rolet e tij nė kujtesėn e brezave. Tani kanė kaluar mė shumė se 17 vjet nga dita e vdekjes sė tij dhe respekti pėr aktorin e madh ėshtė shumėfishuar. Pjetėr Gjoka lindi nė gusht tė vitit 1912 nė Ulqin. Nė moshėn 4-vjeēare vendoset nė Shkodėr. E ėma ka qenė nga Salca e Nikaj Mėrkurit (Tropojė), ndėrsa i ati nga Dushmani, Kurora e Dukagjinit.

Nė vitet e para tė rinisė u aktivizua shumė nė atletikė, po kėshtu dhe si futbollist i skuadrės “Vllaznia”. Nė vitin 1930 ka pėrfaqėsuar vendin tonė nė Lojėrat Olimpike, nė Greqi. Ai ka vendosur rekordin kombėtar nė njė apo trehapėsh. Ky rekord ėshtė thyer nė vitin 1964 pėr tė rinjtė. Artisti i Popullit Pjetėr Gjoka, kėto ditė mbushi tė 92 vjetėt e lindjes sė tij. Njė jetė tė tėrė nė skenė. Pėrjetoi 114 role, tipa, karaktere, jashtė lavdisė vetjake, por duke i dhėnė pėrparėsi suksesit tė artit teatral. Tipat dhe karakteret e mėshiruara prej tij janė personazhe nė proces zhvillimi tė brendshėm psikik. Aktori i madh Pjetėr Gjoka ka tė pėrbashkėt me kolegėt e tij shumė cilėsi, por ai ka tė veēantat qė do t’i shpalosim nė kėto shėnime. Ishte viti 1976, zhvillohej festivali i teatrove dramatikė. Juria shpalli ēmimet, ēmimin e parė pėr aktorin mė tė mirė e meritoi Pjetėr Gjoka. Ai u ngjit nė skenė, ku e shoqėronte asistenti i tij. Aty, asistenti, pasi mori ēmimin, ia drejtoi artistit. Pjetri zgjati duart, por ai ishte i verbėr dhe nuk e gjeti menjėherė ku ishte kupa e fituesit dhe buqeta e luleve. Artėdashėsit nė sallė e kuptuan qė ai nuk shihte nga sytė dhe e duartrokitėn gjatė.

Artisti muzikant
Pjetėr Gjoka merr pjesė nė bandėn e qytetit tė Shkodrės, si vegėl fryme pėrdorte kornon, kohė nė tė cilėn djali i sė bijės mbaroi shkollėn nė Gjermani pėr korno, i quajtur Gent Lazri. Por artisti ishte dhe kėngėtar. Mėsimet e para si kėngėtar i ka marrė nga mėsuesi prift, ku kohėt e fundit u bė Kardinali i Parė i Shqipėrisė Mikel Koliqi dhe drejtor shkolle nė atė kohė ishte Patėr Gjergj Fishta. Nė kėto kohė, nė njė bisedė, Mikel Koliqi ėshtė shprehur: “Pjetėr Gjokėn unė e kam pasur nxėnės dhe ka qenė njė tenor shumė i mirė. Tefta Tashko Koēo zhvilloi nė atė kohė njė turne nė Shkodėr. Mbasi dėgjoi korin e kishės, i bėri pėrshtypje solisti Pjetėr Gjoka. U njoh me tė dhe e pyeti: “- A dėshiron tė shkosh jashtė vendit nė Itali pėr studime si kėngėtar? Unė kam mundėsi tė tė rregulloj!” Artisti u pėrgjigj: “Kam dy pleq nė shtėpi, jam i vetėm, ata mė kanė bėrė kokėn dhe kam detyrime karshi tyre. Ju falenderoj pėr kujdesin!”

Fillimet e punės sė artistit nė teatėr
Qysh nė vitin ’30 ka marrė pjesė nė dramėn “Dy princa dhe njė vashė”, nė Shkodėr. Roli i parė ka qenė nė “Njė i vdekur”. Luante nė njė teatėr amator, por dhe shokėt e tij qė ishin edhe ata amatorė, u futėn nė njė bodrum dhe gjatė shfaqjes vendosėn ta ngacmonin, duke e shpuar me njė gjilpėrė nga poshtė skenės. Skena e rolit tė tė vdekurit zgjati 15 minuta, ai nuk lėvizi, qėndroi si i ngrirė, por shokėt e tij vazhdonin ta shponin, duke menduar se gjilpėra nuk kishte mbėrritur nė trupin e tij. Kur u mbyll perdja, ai nuk lėvizi. Pas pak u ngrit dhe tha: “Kujtoni se nuk e ndjeva, shihni vendin tėrė gjak. Roli ishte i vdekuri dhe unė interpretoja tė vdekurin...” Por shoqėritė kulturore atėherė lėviznin nėpėr rrethe. Erdhėn dhe dhanė shfaqje nė Tiranė. Shfaqja quhej “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė”. Aty Pjetėr Gjoka interpretoi rolin e plakut ’70 vjeēar, i cili dėrgohet nga trimat e Krujės nė Stamboll, t’i mbushte mendjen Skėnderbeut pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Artisti ishte atėherė nė moshėn 23-vjeēare. Shfaqjen e ndoqėn me interes shumė shikues, edhe familjet shkodrane qė jetonin nė Tiranė. Njė vajzė qė kish ardhur te xhaxhai i saj, kur pa shfaqjen familjarisht, tha: “Sa bukur qė luan ai plaku”. Kushėrira kthehet dhe i thotė: “Nuk ėshtė plak, por djalė i ri!” Ajo vajzė e re, mbas disa vitesh, Liza Gjoka, e cila nė rininė e saj interpretoi Marie Stuart tė Shillerit, bėhet gruaja e Artistit tė Popullit Pjetėr Gjoka. Ndaj, ai gjatė jetės sė tij shpesh thoshte: “Njė pjesė tė suksesit tim ia dedikoj me gjithė shpirt bashkėshortes sime, Lizetės.” Aktori nuk u nda nga skena pėr 52 vjet. Hyrja nė teatėr atij i solli diēka tė re, tė panjohur mė parė, tė thjeshtė, tė kuptueshme tek aktorėt e asaj kohe, ku mbizotėronte teatraliteti, deklamacioni, loja jo e natyrshme. Kurse loja skenike e Pjetėr Gjokės ishte e kuptueshme, jetėsore, e qartė, e natyrshme, pa sforcime, kapej lehtė nga spektatori. Lojėn e tij e pėlqenin jo vetėm aktorėt e vjetėr, tė cilėt shprehnin admirim, por edhe aktorėt e rinj. Interpretimi i tij skenik ishte i besueshėm. Pjetėr Gjoka hyri nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1945, ku prezantohet me njė rol te pjesa “Te fundėrrinat” e Gorkit. Pjetėr Gjoka ka ndihmuar nė kuptimet dhe kristalizimin e fiziononisė sė Teatrit Kombėtar.

Qysh nė atė kohė admirohet nga spektatori dhe duartrokitet prej tij. Nė rrugėn e artit skenik vazhdon nė rolet te “Guvernatori i provincės”, Makar Dubrov, “Halili dhe Hajria”, nė rolin e Shpend Gjet Plakut. Nė kėtė figurė, Pjetėr Gjoka e kėrkon lirinė me thjeshtėsinė popullore. Figurat e realizuara bukur artistikisht te “Revizori”, “Otello”, “Vajza e thinjur”. Rolet, artisti ėshtė pėrpjekur t’i interpretojė gjithmonė duke u nisur nga tė dhėnat individuale. Nė rolin e muzikantit tė varfėr, ai evidenton thjeshtėsinė e figurės, dashurinė e muzikantit pėr tė birin. Figurėn e Milerit tek “Intrigė e dashuri”, Pjetėr Gjoka dha njė baba me virtytet mė tė mira. Ky rol ėshtė ndėr mė tė realizuarit prej tij. Artisti i popullit Pjetėr Gjoka, spikati dhe nė mjaft role edhe nė kinematografi, nė filmin “Tana”. I spikatur ėshtė roli i Tasimit, mjek i dėgjuar, por qė ka mbeturina. “Nė kėtė rol, ai i jep rėndėsi fjalės. Studimi i tekstit ėshtė i domosdoshėm pėr aktorin dhe ai s’duhet ta nėnvleftėsojė atė”, theksonte vetė artisti. Disa nga rolet e tij tė tjera janė te “Hamleti”, “Borgjezi fisnik”, “Mbreti Lir”, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” dhe mė vonė “Arturo Ui”, duke interpretuar me virtuozitet rolin e “Dog Zboru”. Koha kalonte, por aktori i madh nuk e ndėrpriste lidhjen e tij me artin skenik.

Loja teatrale e tij ishte e pėrmbajtur, pa shpėrthime dhe plot emocione. Ajo ishte brilante dhe kishte origjinalitetin e vet, ndryshe nga temperamenti impulsiv i artistit Naim Frashėri. Pjetėr Gjoka ishte dhe mbeti artist me potencė dhe autoritet. Edhe pse doli nė pension, punėn s’e ndėrpreu. Punonte nė teatėr, film dhe vinte vetė nė skenė drama tė ndryshme. Kjo ndodhi nė Tiranė, Vlorė dhe sė fundmi nė Gjirokastėr. Bashkim Kozeli, dramaturgu i njohur, rrėfen: “Ishte 1 maji i vitit 1982. Ai punoi bashkė me mua pėr inskenimin e dramės sime “Pyesni malet”, me trupėn e Gjirokastrės. Punoi me mjaft shpirt dhe drama u dha me sukses. Unė e quaj njė fat tė madh rastin qė mė dha kjo dramė pėr tė punuar me gjeniun e teatrit shqiptar“. Ndėrsa Drita Pelingu, aktorja e njohur shqiptare, rrėfen: Pjetėr Gjokėn e kam pasur shok dhe regjisor. E Veēanta si regjisor ishte referimi i pėrhershėm ndaj shembujve jetėsorė. Proceset tė njohjes ai i caktonte rėndėsi themelore, pėr furnizimin e kujtesės emocionale, pasurimin e bagazhit jetėsor tė aktorit“.

Verbimi
Regjisori Albert Minga, duke rikujtuar Artistin e Popullit Pjetėr Gjoka, tregon: „Ishim duke xhiruar filmin “I treti”. Tė gjitha pėrgatitjet ishin bėrė gati. Regjisori urdhėroi: - Qetėsi, fillon xhirimi. Skena: Gulielm Radoja do tė ndizte cigaren gjatė bisedės. Artisti Pjetėr Gjoka do tė pinte cigaren dhe do tė pėrgjigjej. Skena po shkonte mbarė, por, nė moment, regjisori ndėrpret xhirimin. “Zoti Pjetėr - mė falni, po nė njė zyrė luksoze, cigarja nuk shkundet nė tavolinė, por nė taketuke. Atė ēast Pjetri kontrolloi pėrreth vendit ku e kishte vendosur mė parė dhe ngaqė nuk e gjeti aty, iu pėrgjigj: Dikush e ka luajtur nga vendi ku e kam vendosur unė, sepse ngaqė nuk shikoj, i provoj gjėrat disa herė qė tė mos turpėrohem nė xhirim?!“. Pikėrisht atė ēast, Guljelm Radoja pranoi gabimin dhe tha se lėvizjet nė tavolinė i kishte bėrė ai. Atėherė Pjetri e porositi: “Ju lutem, herė tjetėr mos lėvizni asnjė objekt nga vendet ku i vendos unė. Ja po ju sqaroj. Unė vij njė orė e gjysmė para jush dhe vendos objektet nė mėnyrė tė tillė, qė tė mos ju pengojnė, ju e dini qė unė nuk shoh...“ Kjo ishte njėra nga mbresat e kolegėve tė tij artistė pėr mjeshtrin e madh tė skenės shqiptare, qė gjatė gjithė jetės sė tij mbahet mend pėr korrektesėn dhe zbatimin e disiplinės sė rreptė nė punė. Pėr kėtė gjė, gjatė bisedės qė zhvillova me tė birin e tij, aktorin e Teatrit Kombėtar Gjovalin Gjoka, mėsova pėr punėn madhore tė artistit P. Gjoka, se si punonte ai me rolin gjatė viteve 1975-1977, kur nuk shikonte. “Inēizoja rolin e partnerit si edhe rolin e tij nė kasetofon.

Kėshtu, ai pėrvetėsonte tekstin”, shprehet Gjovalini. Dhe pas dy vjetėsh errėsire, artisti bėri njė operacion nė Itali dhe drita e syve iu rikthye. “Sytė i pata tė mbyllur, mjeku mė hoqi fashot, me ra drita. I mbylla pėrnjėherėsh se mos mė ikte kjo dritė qė mė erdhi“, tregonte ai pėr kėto momente emocioni tė jetės sė tij. Pėr kėtė moment, Gjovalini tregon se familja e tij dhe i gjithė mjedisi artistik ėshtė gėzuar shumė. Pjetėr Gjoka i kishte dobėsi fėmijėt. Ēdo ditė shkonte te krevati dhe prekte mbesėn e vogėl, e cila nė atė kohė ishte katėr muajshe. Ai nuk e shihte dot fytyrėn e mbesės, por pyeste gruan: Tė lutem, mė thuaj si i ka flokėt mbesa!?… Dhe aty pėr aty pėrshkruante me imagjinatėn e tij portretin e vajzės sė vogėl. Megjithatė, kur i erdhi drita e syve, u befasuan tė gjithė. Ai nuk takoi asnjė nga ne, duke thėnė: “Hapuni ju tė gjithė, tė parėn do shkoj tė takoj Aurelėn, sepse atė nuk e njoh fare. Mė keni thėnė qė ėshtė e bukur, prandaj mė takon ta pėrqafoj“, u tha ai pjesėtarėve tė tjerė tė familjes. Dhe Gjovalini tregon se shkoi te krevati ku flinte, e puthi, dhe tha “Qenka ashtu si e kam imagjinuar”. Vetė Pjetėr Gjoka, pėr artin skenik teatror, ėshtė shprehur: Punonim tė gjithė qysh kur regjia hidhte platformėn.

Nė fillim lexonim veprėn me kėrkesat e regjisė, duke menduar e kėrkuar pėr tė gjetur skenat, ngjarjet, pra jetėn e mėparshme tė personazhit, gjersa hynte nė dramė njė jetė e ngjashme me kėtė karakter. Kėshtu mendimi do dilte mė i pjekur, mė bindės, sepse aktori depėrtonte nė thellėsi, psikologji, nė formimin kulturor tė heroit tė vet. Nėn drejtimin e regjisė theksonim qė nė tavolinė, replikat, nėntekstet, lidhjen me partnerin duhej tė evidentoheshin qartė. Pėrveē lidhjes me partnerin, vendosnim lidhje tė thella tė brendshme me vetė figurėn qė interpretonim, hynim nė mendimet dhe psikologjinė e saj tė veēantė”. Ai ėshtė mes nesh, mbasi ėshtė i pėrjetuar me rolet e tij, nė zemrėn e njerėzve dhe duke e ndjekur nėpėrmjet ekraneve televizive. Ndonėse kanė kaluar 92 vjet nga lindja e tij, njerėz tė tillė si Pjetėr Gjoka mbeten tė pavdekshėm.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pjetėr Gjoka Empty Re: Pjetėr Gjoka

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:15 pm

Artisti i Popullit, Pjetėr Gjoka, nė 93-vjetorin e lindjes sė tij

Aktori qė pėr dy vjet interpretoi pa dritėn e syve

Baxhul Merkaj

Nėse ai do tė ishte gjallė, padyshim tė gjithėve do tė na pėlqente ta shihnim tė ngjitej sėrish nė skenė aktorin Pjetėr Gjoka. Por tani, kur kanė kaluar gati 20 vjet nga vdekja e tij, nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė kujtojmė jetėn e tij nė skenė dhe ta nderojmė nė pėrvjetore. Pėrjetoi 114 role, tipa, karaktere, njė pjesė e tė cilave jetojnė edhe sot, ndėrsa roli mė i madh qė iu desh tė luante ishte ai me jetėn dhe kapriēot e saj.

Edhe pse i verbėr, mė i miri i aktorėve
Ishte viti 1976 dhe zhvillohej Festivali i Teatrove Dramatikė. Pjetėr Gjoka meritoi ēmimin e parė pėr aktorin mė tė mirė. Ai u ngjit nė skenė, ku e shoqėronte asistenti i tij. Aty, studenti, mbasi mori ēmimin, ia drejtoi artistit. Artdashėsit nė sallė duartrokitėn gjatė dhe atėherė kuptuan qė artisti nuk shihte. Qė nga ajo kohė kanė kaluar gati 20 vjet dhe aktori Gjoka ka mbushur kėto ditė 93 vjeē. Me dhe pa dritėn e syve, me mallin e atyre qė s’e kanė pranė, historia e tij ėshtė njė dėshmi e gjallė e dashurisė pėr skenėn.

Minga: Atėherė kur xhirohej “I treti”
“Ky ėshtė artist i madh me pėrmasa mbinjerėzore”, shprehet regjisori Albert Minga, duke rikujtuar Artistin e Popullit Pjetėr Gjoka, teksa kujton kohėn kur po xhirohej filmi “I treti”.
“Tė gjitha pėrgatitjet ishin bėrė gati. Regjisori urdhėroi: Qetėsi, fillon xhirimi.
Skena: Guljelm Radoja do tė ndizte cigaren gjatė bisedės. Artisti Pjetėr Gjoka do tė pinte cigaren dhe do tė pėrgjigjej. Skena po shkonte mbarė, por, nė moment, regjisori ndėrpret xhirimin.
“Zoti Pjetėr – mė falni, po nė njė zyrė luksoze cigarja nuk shkundet nė tavolinė, por nė taketuke, nėse... mė falni edhe njė herė mua, se nuk ėshtė gabimi juaj, sepse ju nuk shihni!”
Pjetri pėrgjigjet: “Regjisor, taketukja ėshtė kėtu, ja pluhuri i cigares (vendos dorėn mbi pluhurin e cigares). Ndėrkohė artisti shtanget dhe gėrthet i nervozuar: “Kush e ka luajtur taketuken nga vendi ku e kam vendosur unė?!”... Guljelmi pohon: “Unė!”
Pjetri thotė: “Ju lutem, herė tjetėr mos lėvizni asnjė objekt nga vendet ku i vendos unė. Ja po ju sqaroj. Unė vij njė orė e gjysmė para jush dhe vendos objektet nė mėnyrė tė tillė qė tė mos ju pengojnė juve, ju e dini qė unė nuk shoh...”

Rikthimi i dritės sė syve pas dy vjetėsh
Djali i tij, aktori i Teatrit Kombėtar, Gjovalin Gjoka, tregon sesi Pjetėr Gjoka punonte me rolin gjatė viteve 1975 - 1977 kur nuk shikonte. “Incizoja rolin e partnerit, si edhe rolin e tij nė kasetofon. Kėshtu ai pėrvetėsonte tekstin”. Vetėm pas dy vjetėsh, pas operimit qė bėri nė Itali i erdhi drita e syve, atėherė kur kishte provuar dhe interpretuar rolet e tij nė errėsirė tė plotė. “Sytė i kisha tė mbyllur, mjeku mė hoqi fashat, mė ra drita. I mbylla pėrnjėherėsh, se kisha frikė mos mė ikte kjo dritė qė mė erdhi.
– Hapi sytė, hapi, ajo qė tė erdhi, s’tė ikėn mė, foli mjeku - u rilinde edhe njėherė pėr sė dyti, mė tha mjeku”, kujton Pjetėr Gjoka atė moment kur iu rikthye drita e syve. Pjetėr Gjoka, i kishte dobėsi fėmijėt. Ēdo ditė shkonte te krevati dhe prekte mbesėn e vogėl, e cila nė atė kohė ishte katėr muajshe.
– Lizeta – thėrriste gruan – Si i ka flokėt mbesa!? Po faqet, ėshtė e bukur!?… Krijonte imagjinatėn pėr mbesėn, por kur i erdhi drita e syve, u befasuan tė gjithė. Ai nuk takoi asnjė nga ne duke thėnė: - Hapuni ju tė gjithė, tė parėn do shkoj tė takoj Aurelėn, sepse atė nuk e njoh fare. Mė keni thėnė qė ėshtė e bukur, prandaj mė takon ta pėrqafoj. Shkon te krevati ku flinte, e puthi, dhe tha: “Qenka ashtu si e kam imagjinuar”.

Pjetėr Gjoka: Pse e dashuroja rolin
“Punonim tė gjithė qysh kur regjia hidhte platformėn. Nė fillim lexonim veprėn me kėrkesat e regjisė, duke menduar e kėrkuar pėr tė gjetur skenat, ngjarjet, pra jetėn e mėparshme tė personazhit gjersa hynte nė dramė njė jetė e ngjashme me kėtė karakter”, kėshtu ėshtė shprehur Gjoka pėr vitet e tij tė punės nė teatėr. “Kėshtu mendimi do dilte mė i pjekur, mė bindės, sepse aktori depėrtonte nė thellėsinė, psikologjinė, nė formimin kulturor tė heroit tė tij. Nėn drejtimin e regjisė theksonim qė nė tavolinė replikat, nėntekstet, lidhjen me partnerin qė duhet tė evidentoheshin qartė. Pėrveē lidhjes me partnerin vendosnim lidhje tė thella tė brendshme me vetė figurėn qė interpretonim, hynim nė mendimet dhe psikologjinė e saj tė veēantė”, theksonte ai. Kėto ditė ai mbushi 93 vjeē, por miqtė dhe kolegėt e tij e kanė ende tė freskėt kohėn kur ai ishte i ri dhe interpretonte nė skenė, edhe pse pa dritėn e syve.

Plaku 70-vjeēar dhe dashuria me Lizetėn

Ishte njė 70-vjeēar nė shfaqjen “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė”, edhe pse mosha e tij nuk i kishte kaluar 23 vitet. Aty Pjetėr Gjoka interpretoi rolin e plakut, i cili dėrgohet nga trimat e Krujės nė Stamboll t’i mbushte mendjen Skėnderbeut pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Shfaqjen e ndoqėn me interes shumė shikues edhe familjet shkodrane qė jetonin nė Tiranė. Njė vajzė qė kishte ardhur te xhaxhai i saj, kur pa shfaqjen familjarisht tha: “Sa bukur qė luan ai plaku”. Kushėrira kthehet dhe i thotė: “Nuk ėshtė plak, por djalė i ri!” Ajo vajzė e re, mbas disa vitesh, Liza Gjoka, e cila nė rininė e saj interpretoi Marie Stuart tė Shillerit, bėhet gruaja e Artistit tė Popullit Pjetėr Gjoka. Ndaj ai gjatė jetės sė tij shpesh thoshte: “Njė pjesė tė suksesit tim ia dedikoj me gjithė shpirt bashkėshortes sime, Lizetės”.

PASAPORTA

Emri: Pjetėr
Mbiemri: Gjoka
Ditėlindja: Gusht 1912
Viti i vdekjes: 1982
Vendlindja: Ulqin

Nė moshėn 4-vjeēare vendoset nė Shkodėr. E ėma ka qenė nga Salca e Nikaj Merturit (Tropojė), ndėrsa i ati nga Dushmani, Kurora e Dukagjinit. Nė vitet e para tė rinisė u aktivizua shumė nė atletikė, po kėshtu dhe si futbollist i skuadrės Vllaznia. Nė vitin 1930 ka pėrfaqėsuar vendin tonė nė Lojėrat Olimpike Greqi. Ai ka vendosur rekordin kombėtar nė njė apo trehapėsh. Ky rekord ėshtė thyer nė vitin 1964 pėr tė rinjtė. Merr pjesė nė bandėn e qytetit tė Shkodrės, si vegėl fryme pėrdorte kornon, por artisti ishte dhe kėngėtar.

Role:
Pėr 52 vjet Gjoka ka sjellė nė skenėn shqiptare 114 role, prej tė cilave pėrmendim:
“Njė i vdekur”
“Fundėrrinat” e Gorkit (1945)
“Guvernatori i provincės”, Makar Dubrov
“Halili dhe Hajria”, nė rolin e Shpend Gjet Plakut
“Revizori”
“Otello”
“Vajza e thinjur”
“Intrigė e dashuri”
“Hamleti”
Klaudi,

si dhe nė dramat

“Borgjezi fisnik”
“Mbreti Lir”
“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, nė rolin e priftit dhe mė vonė ai shfaqet te drama “Arturo Ui” nė rolin e “Dog Zborusė”, si dhe nė tė parin film artistik shqiptar “Tana”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi