STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikolin Xhoja

Shko poshtė

Nikolin Xhoja Empty Nikolin Xhoja

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:11 pm

Nikolin Xhoja
Aksinja Xhoja tregon jetėn e aktorit tė madh tė humorit, pas 18 vjetėsh nga vdekja

“E vėrteta e vdekjes sė babait”

Flet e bija e Nikolin Xhojės: Po ta dėrgonin jashtė do tė ishte gjallė

Blerina Goce

Pas 18 vjetėsh, e bija e Nikolin Xhojės hedh dritė mbi vdekjen e tė atit tė saj. "E kam peng vdekjen e babait tim, qė ėshtė pasojė e indiferencės sė organeve kompetente tė asaj kohe. Po ta dėrgonin jashtė shtetit dhe ta operonin, babai im do tė ishte gjallė akoma tani", thotė Aksinja Xhoja nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", ku rrėfen kujtimet e saj me tė atin. "Fatkeqėsia e babai tim ishte qė jetoi nė njė kohė kur Shqipėria ishte e mbyllur hermetikisht", vazhdon Xhoja, teksa rrėfen edhe pėr periudhėn kur babai i saj nuk u lejua tė dilte nė ekran. "Atėherė kishin burgosur vėllain tim tė madh, Ugon, pėr agjitacion e propagandė, pse kishte thėnė qė: "Sekretari i parė nuk ka intelektin tė drejtojė, sepse ėshtė karrocier pa shkollė. Ndaj edhe veprimtaria e babait tim u pezullua pėr njė kohė tė gjatė", shpjegon ajo, duke shtuar se e ndjen shumė mungesėn e tė atit. "Pas vdekjes sė tij akoma nuk kam hasur nė njė shok tė sinqertė si ai".
Cila ėshtė ajo gjė qė ju bie menjėherė ndėrmend kur flisni pėr babanė tuaj?
Alegria e tij, dashuria e madhe qė kishte pėr artin dhe respekti qė kishte pėr njerėzit, pa bėrė dallim tė pozitės shoqėrore tė tyre.
Nikolin Xhoja juaj njihet si njė nga aktorėt mė tė mirė nė Shqipėri. Ēfarė do tė thoshit ju pėr pėr babain tuaj si artist dhe si lindi pasioni i tij pėr aktrimin?
Pėr mendimin tim, babai ishte njė artist i kalibrit ndėrkombėtar. Pasioni i tij pėr teatrin ka lindur sė bashku me tė.
Ēfarė tipi ishte babai juaj dhe ēfarė marrėdhėniesh kishte me kolegėt dhe njerėzit qė e rrethonin?
Pėr mamanė time ai ishte bashkėshort ideal, pėr mua dhe vėllezėrit e mi ishte baba i jashtėzakonshėm, pėr kolegėt e tij ishte njė shok shumė i mirė dhe i sinqertė.
Kur e keni parė pėr herė tė parė tė interpretojė babain tuaj?
Isha rreth katėr vjeē, kur e pashė pėr herė tė parė tė interpretonte Podgolisenin tek "Martesa" e Gogolit.
Cili rol i interpretuar prej tij ju pėlqen mė tepėr?
Podgolisenin. Mė kujtohet qė njė kritik rus, pasi pa kėtė shfaqje i tha: "Gogoli do tė ishte i lumtur po tė shihte sa bukur e ke realizuar kėtė personazh".
Ēfarė kujtoni nga jeta me tė?
Mund tė them se ndihem me shumė fat, sepse kam lindur dhe jam rritur nė njė familje tė lumtur ku ēdo moment delikat babai dhe nėna ime e ekuilibronin me shumė zgjuarsi.
Sa e vėshtirė ishte pėr ju tė jetonit nė familjen e njė artisti, aq mė tepėr nė atė periudhė?
Kur ndodhesha brenda mureve tė shtėpisė, ndihesha shumė e lumtur, ndėrsa jashtė atyre mureve mundohesha tė autokontrolloja ēdo veprim apo fjalė timen. Babai mė kishte kėshilluar tė numėroja deri nė dhjetė me mend dhe pastaj tė flisja.
Ēfarė marrėdhėniesh kishit me babanė tuaj, baba-vajzė apo shok-shoqe?
Marrėdhėniet e mia me babain tim ishin si baba-vajzė ashtu dhe shok-shoqe. Pas vdekjes sė babait akoma nuk kam hasur nė njė shok tė sinqertė si ai. E ndjej shumė mungesėn e tij. Tani shoqja ime mė e mirė ėshtė Marilyn, vajza ime.
Flitet se, pėrveē aktor i madh, babai juaj ka qenė edhe njeri i humorit. Cila ėshtė batuta mė e fortė qė ka thėnė ndonjėherė babai juaj?
Po tė filloj tė tregoj ato qė mė kujtohen, mbushen shumė faqe. Njė herė babai ishte duke interpretuar "Qasim Mulletin" nė teatėr dhe nė atė moment po thoshte monologun, duke mbajtur njė cigare tė ndezur nė dorė. Pa pritur nė skenė hyn njė polic i rendit publik dhe i thotė babait: "Shoko, ma jep ta nez i herė?" Babai ia ndezi duke i thėnė: "Urdhėro ndize dhe dėrgoi tė fala Duēes nga ana ime".
Cilėt ishin miqtė mė tė afėrt tė tij?
Ai i konsideronte tė gjithė kolegėt e tij si miq tė afėrt. Kur mbaronin provat nė teatėr shpeshherė tė gjithė si ishin, vinin nė shtėpinė tonė dhe, duke krijuar njė atmosferė shumė tė kėndshme vazhdonin provat.
E kishte mik babai juaj Albert Vėrrinė ashtu si nė filmin "Kapedani"?
Edhe pse jetonin nė qytete tė ndryshme, babai e ka ruajtur shoqėrinė dhe lidhjen miqėsore me Albert Vėrrinė.
Sa i vlerėsuar ėshtė ndjerė babai juaj nė Shqipėri, si aktor dhe si njeri?
Babai im e ndiente veten mjaft tė vlerėsuar si aktor, sepse vlerėsonte ngrohtėsinė dhe dashurinė qė spektatorėt shprehnin pėr tė, gjithashtu e ndjente veten tė rrethuar nga miq tė vėrtetė dhe kjo u pa nė varrimin e tij. Me gjithė urdhrat qė vinin nga Komiteti i Partisė pėr tė ulur arkivolin pėrpara teatrit, shokėt dhe kolegėt e tij me shumė guxim e dashuri vazhduan ta mbanin nė krah deri nė varreza. Tė gjithė njerėzit qė gjendeshin pėrkrah rrugės duartrokisnin pa pushim.
Mendoni se nė kushte tė tjera babai juaj do tė ishte bėrė edhe mė i njohur se sa ėshtė sot?
Sigurisht, fatkeqėsia e babai tim ishte qė jetoi nė njė kohė kur Shqipėria ishte e mbyllur hermetikisht, nuk pati mundėsi tė bashkėpunojė me teatrot e vendeve tė ndryshme dhe nuk ka lėnė shumė filma.
Pėrse pėr njėfarė kohe ai nuk po dilte nė ekran? Pse u dėnua babai juaj?
Babai im dhe nėna, pėr njė kohė tė gjatė nuk dolėn nė ekran e u pezulluan veprimtaritė e tyre, sepse atėherė kishin burgosur vėllain e madh tė timin, Ugon, pėr agjitacion e propagandė, pse kishte thėnė qė: "Sekretari i parė nuk ka intelektin tė drejtojė, sepse ėshtė karrocier pa shkollė".
Kė keni takuar nė atė kohė tė largimit nga ekrani dhe tė dėnimit tė babait tuaj dhe ēfarė ju ka thėnė nė lidhje me kėtė?
Shumė nga shokėt dhe kolegėt vazhduan ta frekuentojnė, por disa tė tjerė kthenin kokėn nė anėn tjetėr tė rrugės kur shihnin babain pėr tė evituar pėrshėndetjen.
Ruani ndonjė gjė tė veēantė nga babai juaj dhe nga jeta qė keni kaluar me tė?
Mė ka dhuruar mėsimet mė tė ēmuara tė jetės qė mė kanė vlejtur mė shumė se 16 vjet shkollė nė Shqipėri, 3 specializime nė Itali, 2 nė Angli dhe 1 nė Francė. Ai mė thoshte: "E rėndėsishme nė jetė ėshtė dituria dhe jo pasuria".
Si e kujtoni babain tuaj nė vitet e fundit tė jetės? Kishte diēka qė i mbeti peng dhe nuk mundi ta realizonte?
Babait i kishte ngelur peng qė nuk kishte realizuar ėndrrėn e tij tė takimit me tė atin nė Itali. Ndėrsa unė kam peng vdekjen e babait tim, qė ėshtė pasojė e indiferencės sė organeve kompetente tė asaj kohe. Po ta dėrgonin jashtė shtetit dhe ta operonin, babai im do tė ishte akoma gjallė tani.
Kur e keni takuar pėr herė tė fundit babanė tuaj? Nga se dhe si ėshtė ndarė nga jeta ai?
Babai vdiq nga "cerosi epatica", pasi vuajti pėr tre vjet me radhė.
Ju sot jeni njė pianiste e shkėlqyer. Sa ka ndikuar babai juaj nė zgjedhjen qė keni bėrė?
Ēdo gjė qė kam arritur deri tani unė ia dedikoj babait dhe nėnės sime, tė cilėt mė kanė mbėshtetur gjithmonė dhe mė kanė ndenjur shumė pranė pėr tė realizuar ėndrrat e mia. Pas ēdo koncerti, kur mė sjellin lulet unė i them qė kėto lule janė pėr babin dhe pėr nėnėn time.
Mund tė na tregoni diēka pėr jetėn tuaj nė Itali?
Jetoj nė Itali qė prej 16 vjetėsh, kam njė vajzė 13 vjeēe, Marilyn, qė ka filluar tė luajė nė piano qė nė moshėn 3-vjeēare. Jam e martuar me Marcello Scardicchio, sė bashku kemi hapur qendrėn e prodhimit televiziv e kinematografik, si dhe agjencinė artistike "Xenia", ku realizojmė dokumentarė, filma artistikė, spektakle tė ndryshme si dhe master class pėr aktorė dhe regjisorė pranė studios "Nikolin Gioia (Xhoja)" nė Brindisi. Nėna ime, Meropi, prej viteve 1991 jeton me ne nė Brindisi, sepse Bashkia e Durrėsit nė mungesė tė saj e morėn shtėpinė dhe jemi akoma nė pritje pėr tė marrė shtėpinė e re. Mamaja ime ka shumė dėshirė e mall pėr tė jetuar nė Shqipėri, por kjo varet nga Bashkia e Durrėsit. Unė vazhdoj jetėn koncertale nė Itali, Angli, Francė, luaj me orkestrėn simfonike "The virtuosi of London" si soliste dhe vazhdoj tė jap mėsim pianoje, kanto dhe histori muzike nė Akademinė e Baletit "Tersicore"e Antonella Di Lecceqe ėshtė filiale e Akademisė Internacionale tė Montekarlos.
Kishte ndonjė pasion tjetėr tė veēantė pėrveē aktrimit babai juaj?
Im atė kishte pasion tė veēantė muzikėn, kėndonte dhe luante nė kitarė e nė fizarmonikė.

PASAPORTA

Emri: Nikolin
Mbiemri: Xhoja
Vendlindja: Brindisi, Itali
Viti i lindjes: 1924
U nda nga jeta mė 27 tetor 1987
Ka filluar tė interpretojė qė me grupet amatore nė Durrės dhe ėshtė ndėr aktorėt e parė tė teatrit "Aleksandėr Moisiu".

Role: Teatėr: "Prefekti", "Revizori", "Martesa", "Komisari Memo", "I sėmuri pėr mend", "Tregtarja e antikuarit" etj.
Filma: 1967, "Horizontet e hapura"; 1970, "Kapedani"; 1975, "Ēifti i lumtur"; 1976 "Thirrja".
I nderuar me titullin "Artist i Merituar", mė vonė me titullin e lartė "Artist i Popullit", Xhoja ka marrė edhe shumė ēmime, urdhra e diploma tė tjera.

Njė histori dashurie me letra

Pėr gruan e Nikolinit, Meropinė, ai ishte bashkėshorti ideal. "Nė vitin 1944, babai ndodhej me brigadėn e tretė sulmuese nė ndihmė tė Kosovės dhe i shkruante letra nėnės sė tij, Parashqevisė, por ajo, meqė nuk dinte tė lexonte thėrriste mamanė time, e cila kur shkruante pėrgjigjet shtonte njė frazė: "Tė pėrshėndes nga larg Meropi", tregon Aksinja pėr historinė e njohjes sė babait tė saj, Nikolinit me tė ėmėn. "Kur babai u kthye nga lufta ata u dashuruan dhe u fejuan. Ndėrkohė, mamaja ime kishte filluar aktivitetin artistik; ajo ėshtė njėra nga gratė e para qė kanė luajtur nė skenat e Durrėsit".

Origjina italiane e Xhojės

Nikolin Xhoja do ta vuante origjinėn italiane tė tij. "Ai nuk mundi ta takonte para vdekjes babain e vet, Teodorin, dhe kjo i mbeti peng", thotė Aksinja, duke shpjeguar trungun familjar dhe origjinėn italiane tė tė atit. "Babai im ka lindur nė Brindisi - Itali nė vitin 1924. I ati i tij, Teodor Gioia (Xhoja), ishte nga Brindisi, Parashqevi Bushi ishte nga Durrėsi. Mbiemri i babait tim, Gioia, nė italisht do tė thotė "gėzim - lumturi - hare". Nė moshėn 8 vjeē babai me nėnėn e tij u kthyen nė Shqipėri pėr tė ndihmuar familjen e saj. Nė Shqipėri mbiemrin italian "Gioia" e pėrkthyen me germa shqip, Xhoja. Familja jonė pėrbėhej nga babai, nėna, Ugo, Aleksandri dhe unė".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi