STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimitėr Orgocka

Shko poshtė

Dhimitėr Orgocka Empty Dhimitėr Orgocka

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:08 pm

Dhimitėr Orgocka
Flet regjisori dhe aktori i njohur korēar, Dhimitėr Orgocka


“Ju rrėfej jetėn time nė skenė”
Orgocka: Kur isha i ri mė pėlqente tė lexoja shumė dhe isha njė balerin i mirė

Aldo Fili

Ėshtė 68 vjeē, por duket se mosha nuk ka rėndėsi pėr tė kur e sheh tė punojė dhe t'i pėrkushtohet teatrit me tė njėjtin pasion si dikur. Skena e teatrit "Ēajupi" ėshtė kthyer nė shtėpinė e vetme tė aktorit dhe regjisorit tė njohur korēar, Dhimitėr Orgocka. Ka marrė pėrsipėr pėr tė gjashtin vit me radhė tė drejtojė Festivalin Ballkanik tė Komedisė nė qytetin e Korēės, ndėrkohė qė "ambicia" e tij shkon mė larg se kaq. Taqka, siē e thėrrasin korēarėt dhe miqtė e tij tė shumtė, po pėrgatitet pėr tė marrė pjesė nė njė festival ndėrkombėtar teatror nė Stamboll tė Turqisė. Kėshtu qė, ndėrsa "rrėfehet" pėr "Tirana Observer", mendjen e ka edhe te punėt e shumta qė e presin. "Kam akoma rrugė pėr tė bėrė", thotė regjisori Orgocka, teksa zbulon njė pjesė nga vetja dhe jeta e tij nė kėtė intervistė.
Cili ka qenė "takimi" juaj i parė me skenėn dhe si jeni lidhur me tė?
Qė fėmijė kam qenė prezent nė forma tė ndryshme nė skenė. Kur isha i ri mė pėlqente tė lexoja shumė dhe nė vitet e adoleshencės isha njė balerin i mirė. Jam lidhur me jetėn artistike tė Korēės qė nė periudhėn kur isha pionier nė vitet '50. Nė atė kohė kisha nisur tė shkruaja artikujt e parė pėr tetarin e fėmijėve tė Korēės. Kėrceja dhe recitoja poezi. Ditėt e shkollės ishin tė mbushura me pjesėmarrje nė aktivitete tė shumta, ndėrkohė qė mė pas jam inkuadruar nė grupet artistike tė qytetit, si dhe nė klubin artistik "Naim Frashėri", ku megjithėse isha mė i rritur nė moshė, nuk iu ndava vallėzimit dhe kėrcimit. Nė vitet '60 punoja edhe si balerin edhe si aktor nė estradėn e Korēės.
Cili ėshtė roli juaj i parė nė teatėr?
Roli im i parė si aktor ėshtė ai i Gjergjit nga drama "Dashuria e madhe" e shkrimtarit Fatmir Gjata. Paralelisht bashkė me aktrimin kam qenė edhe organizatori i aktiviteteve masive tė ndėrmarrjeve tė shumta, shkollave etj., ndėrkohė qė kam drejtuar edhe grupin e Korēės nė festivalin folklorik tė Gjirokastrės. Kam drejtuar dhe 3 grupe artistike nė tė njėjtėn kohė.
Nga balerin, nė aktor e mė pas iu drejtuat regjisė. Cila ka qenė shfaqja juaj e parė regjisoriale?
Paralel me ėndrrėn e realizuar pas mbarimit tė Akademisė sė Arteve, mė lindi dėshira pėr regjinė. Shfaqja e parė regjisoriale imja ka qenė "Shtėpia nė rrugicė" e Teodor Laēos. Tė qenit regjisor tė jepte tjetėr ndjesi dhe perceptim. Mė duhej qė aktorėt e shquar, qė dikur mė kishin mėsuar, tashmė t'i drejtoja unė dhe kjo nuk ishte e thjeshtė.
Mund tė na i pėrmendni ata autorė shqiptarė dhe tė huaj, te vepra e tė cilėve keni bazuar mė shumė punėn tuaj regjisoriale?
Autorėt me tė cilėt kam punuar janė klasikėt e letėrsisė botėrore si: Shekspiri, Molieri, Bernard Shou, Sartri, Breht etj. Futja e dramaturgjisė kombėtare ėshtė nė prioritetet e punės sime. Veprat kombėtare, tė vėna nė skenė, janė tė shumta, ndėrkohė qė kam punuar edhe me autorė tė tillė si: Ruzhdi Pulaha, Teodor Laēo, Miēo Kallmata, Skėnder Rusi etj.

“I pėrulem me respekt Sokrat Mios”

Fillimet nė teatėr i ka pasur me regjisorin e njohur korēar, Sokrat Mio. Pėrveē tij janė edhe njė radhė figurash tė ndritura nė plejadėn e aktorėve dhe regjisorėve tė vjetėr qė krijuan teatrin pas ēlirimit nė qytetin e Korēės. “Unė u pėrulem me respekt tė gjithė regjisorėve dhe aktorėve tė vjetėr tė tetarit tė Korēės, tė cilėt mė kanė edukuar me punėn dhe vlerat artistike tė profesionit. Sokrat Mio ėshtė bėrė njė nga profesorėt e mi tė parė. Mio ėshtė themelues i regjisurės shqiptare. Ai ka themeluar teatrin e Shkodrės, Korēės dhe Durrėsit. Unė e quaj fat qė kam punuar dhe mėsuar pėrkrah emrave tė tillė si: Pandi Raidhi, Dhmitėr Trajce, Vangjel Grabocka, Eliza Laska, Krisanthi Kotmilo etj., plejada e brezit tė parė mbas lufte nė skenėn korēare. Kam qenė djalė me pantallona tė shkurtra dhe tė gjithė artistėt mė mbanin pranė sikur tė isha fėmija i tyre. Ndihem i detyruar se kėta njerėz mė kanė mėsuar shumė dhe mėsimi mė i madh i tyre ka qenė dashuria pėr librin.”

“Dashuria ime me Dhorkėn”

Jeta e Dhimit베Orgock볠볨t력 pandar렮ga dashuria e p벪etshme e tij p베bashk볨orten, aktoren e talentuar, Dhork렏rgock뮮 Kur flet p베gruan, e cila 볨t렮dar렮ga jeta disa vjet m렰ar묠ai ndryshon sjelljen dhe nuk 볨t렭렩 pari. "S'ka gj렭렦uqidh뮫se se jeta shpirt벯re. Kur njeriu dashuron me gjith렳hpirt ka nj렦rym뺩m qiellor. Mua s'm렫a ardhur kurr렴urp t렱aj p베dashurin려he vajz뮠q려ua", thot렏rgocka, teksa na tregon p베Dhork뮮 "Me t려o t렫aloja 46 vjet s렢ashku n렳ht방 dhe n렳ken뢬 thot렡i, duke treguar p베takimin e par렭e gruan e tij. "Jam njohur me t렫ur isha 16-17 vje箠Bashk렭e t렩shim nga balerin봠m렴렭ir렴렱ytetit", kujton Dhimitri. T려y s렢ashku do t력cnin n렲rug뮠e artit, nd벫oh렱렰베t렄horka ishte nj렡ktore brilante dhe me nj렩ntuit렡rtistike t렳hk묱yer, por dhe me nj렶esh absolut muzikor. "Ne u martuan t렲inj, hym렳i vog묵sh렮렴eat베s렢ashku dhe u plak뭠atje", thot려uke e v뮫 buz뮠n렧az.
Ai vazhdon t렰unoj렳hum묠nd벳a kjo i duket dhe m뮹ra m력 mir렰베t렭os q뮤ruar vet뭠n렳ht방 dhe t력ndet mes kujtimeve p베gruan e tij. "Mua m려uket se kam edhe nj렣op렲rug렰베t렢벫" shprehet Orgocka.

“Puna mė ka dhėnė tė ardhme”

Sjell shpesh ndėrmend kohėn kur ishte fėmijė dhe edhe nė portret i dallohet njė lloj nostalgjie e ėmbėl. "Qė fėmijė kam recituar shumė dhe kam lexuar shumė", thotė Orgocka, duke mos harruar tė pėrmendė edhe baletin, "dashurinė e tij tė parė skenike". Ėshtė puna "ilaēi" qė e ka larguar nga lodhja, e pėrditshmja dhe i ka dhėnė energji tė ecė mė tej, ndaj edhe arritjet nė profesion mė sė shumti ia dedikon kėtij pėrkushtimi. "Ndjenjėn e punės e kam tė madhe dhe puna shpesh herė mė ka larguar nga mėrzitjet dhe shqetėsimet me tė cilat ėshtė e mbushur jeta jonė. Puna mė ka dhėnė mbėshtetje, siguri, tė ardhme", pohon Orgocka, duke sjellė ndėrmend rolet e tij tė para nė skenė. "Kur isha nė moshė tė re luaja nė drama rolet e mė tė mėdhenjve, zakonisht tė pleqve, pėr natyrėn dramatike tė zėrit dhe plastikės qė kisha".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi