STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Luarasi

Shko poshtė

Edi Luarasi Empty Edi Luarasi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:04 pm

Edi Luarasi
Jeta ime midis Festivalit dhe ferrit



Si e ka filluar karrirėn artistike Edi Luarasi?
Unė fillimisht karrierėn time e kam filluar si kėngėtare. Kam kėnduar nė duet bashkė me motrėn time dhe nė atė kohė jemi quajtur “motrat Mirdita”. Ky ka qenė edhe mbiemri im i vajzėrisė, sepse ne jemi me origjinė nga Mirdita. Madje, jetėn artistike e kam filluar shumė mė herėt, qė nė shkollėn e pionerit. Pastaj na tėrhoqi Estrada e Ushtarit dhe pas shkrirjes sė saj, ne kaluam nė Estradėn e Shtetit. Kur ishim nė Estradėn e Shtetit, aty erdhi si regjisor Mihallaqi.

Si ndodhi qė kaluat nga muzika, nė profesionin e aktorit?
Kjo nuk mė kishte shkuar nėpėr mend ndonjėherė dhe gjithēka ishte krejt njė rastėsi.Atė periudhė gjatė njė shfaqjeje mungonte njė personazh, njė vajzė shumė e re, njė vajzė e llastuar, e pėrkėdhelur nė njė skeē. Dhe Mihallaqi mendoi qė tė mė merrte mua. meqė isha pak si ēapkėne. Mirėpo ēuditėrisht, unė e bėra shumė mirė atė personazh dhe ai pa tek unė pėrkushtimin dhe talentin tim pėr kėtė gjini. Gjatė kėsaj kohe ne filluam, natyrisht tė kishim simpati pėr njėri-tjetrin, si tė dashuruar. Dhe ishte pikėrisht ai qė mė sugjeroi tė lė kėngėn dhe tė futem nė shkollėn e lartė tė aktrimit, “Aleksandėr Moisiu”. Tė them tė drejtėn pėr mua ka qenė njė shans, sepse unė e dija se si kėngėtare shpejt a vonė do tė shuhesha. Pasi u futa nė Institutin e Lartė unė pata ecje tė mėdha nė kėtė fushė. Aty kemi pasur njė petagoge ruse, Nina quhej. Ajo kishte shumė simpati pėr disa aktorė. Mua mė donte shumė dhe mė ka ngelur nė kujtėesė kur u prishėm me Bashkimin Sovjetik. Unė atėherė isha nė plazh. Ajo i thotė Mario Ashikut, (edhe atė e donte shumė si pedagoge), se dua patjetėr tė takoj Edin. Ishte verė dhe ajo erdhi nė plazh, ku unė isha bashkė me njė shoqen time tė kursit, Filika Dhimo. Kėtu ajo tha : Kam ardhur tė them mos rri pa e luajtur “Big Maljonin” e Bernard Shout. Unė gjatė viteve tė studimit tėnd nuk tė kam folur hapur pėr talentin tėnd, por ti je e talentuar dhe kur tė arrish tė shfrytėzosh talentin tėnd, atėherė do tė mė kujtosh mua”. Dhe ne aty u ndamė, sigurisht me mall. Mbaj mend nga kjo pedagoge, punėn e saj kėmbėngulėse. Ajo nuk ishte si pedagoge e ndonjė niveli shumė tė lartė, por ishte tepėr kėmbngulėse dhe rrinte deri nė orėt e vona nė studio pėr tė parė se kush punonte. Megjithatė, dua tė them qė duke ditur se studimet e larta ajo i kishte kryer nė Bashkimin Sovjetik, i cili dallohet pėr cilėsitė e shkollave tė tij, nuk kishte ndonjė ndryshim tė madh me pedagogėt tanė tė shquar si : Mihallaqi, Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, etj. Por le tė kalojmė te njohjet dhe bashkėpunimet me Mihallaqin. Ai ka punuar me mua shumė duke mė ndihmuar. Por nė tė njejtėn kohė ai ishte gjithmonė i pakėnaqur nga puna ime. Gjithmonė, madje edhe mbasi kalova nga shkolla e lartė nė Teatrin Popullor. Mbaj mend njėherė kur unė me Bexhet Nelkun, (njė aktor i shkėlqyer nga i cili kam mbresa shumė tė mėdha) morėm medaljen “Naim Frashėri”. Tė them tė drejtėn ne krenoheshim me kėtė titull sepse isha shumė-shumė e re qė tė merrja njė medalje tė tillė. Dhe Mihallaqi mė tha, “pėrse krenohesh pėr njė medalje. Qė ta quash veten aktore duhet t’i kesh kaluar tė dyzetat, ke shumė punė pėr tė bėrė”, etj, etj. Pra, ai gjithmonė ishte i pakėnaqur. Ai asnjėherė nuk kėnaqej me punėn time, sidomos me tė folurin tim. Gjithmonė me thoshte se s’duhet t’i rrumbullakosja shkronjat, duhet tė bėja njė tė folur skenik. Mbaj mend fjalėt e tij: Edhe unė qė jam nė rradhėn e fundit duhet tė dėgjoj se ēfarė fjale thua ti, tė dėgjoj mendimin shkoqur, qė tė trasmetohet mendimi yt tek unė. Me thėnė tė drejtėn nga kjo anė kam bėrė shumė punė, sepse e kam pasur pak a shumė njė mangėsi timen nga ajo energjia qė kisha, sepse kam qenė shumė energjike. Ngutesha, ndėrkohė qė ai mė thoshte: merre tekstin dhe fillo tė flasėsh, sikur nuk flet dot, ngadalė ēdo gėrmė, ēdo bashkėtingėllore, dua ta dėgjoj komplet. Kėtė gjė duhet ta besh ēdo ditė ngadalė. Dhe mua kjo gjė mė ndihmoi shumė, sepse edhe ata qė janė aktorė tė talentuar ndonjeherė nuk i arrin fjala.

Ēfarė shkolle kishte kryer Mihallaqi?
Mihallaqi ka mbaruar pėr regji nė Budapest, tė Hungarisė. Ka qenė njė nga studentėt mė tė shkėlqyer, madje kam gazetat e tij, sot e kėsaj dite, qė shkruanin, “njė shqiptar i talentuar”, etj, etj. Pra, kishte marrė ngado shumė vlerėsime tė merituara. Pėrse ia caktuan Mihallaqit regjinė e Festivalit tė 11-tė? Ai e kishte bėrė vetė Festivalin e Dhjetė, dhe pak a shumė Festivali i Njėmbėdhjetė ka qenė vazhdė e festivalit paraardhės. Ky festival kishte njė skenar ku pėrshkruheshin me detaje njė nga njė tė gjitha veprimet qė do tė bėheshin nė skenė. Gjithēka ishte ndryshe duke filluar nga vendosja e orkestrės, kombinimi nė skenė- sallė, dinamizmi i prezantuesve, veshja e orkestrės, e kėngėtarėve, lidhja me juritė e rretheve, orkestracionet etj, etj. Dhe mund tė shtoj se pėr orkestracionet ka qenė i famshmi Alqi Karreco, i cili ishte njė mjeshtėr i shkėlqyer. Orkestracionet ishin shumė dinamike. Nė kėtė festival i kėndohej dashurisė, i kėndohej natyrės, nėnės, diēkaje tė bukur dhe krejt ndryshe nga festivalet e tjera ku i kėndohej partisė, brigadierit pararojė, turnit tė tretė, etj, etj. Tani shkruhej pėr diēka mė sentimentale, dhe tė gjitha kėto plotėsonin njėra- tjetrėn. Kjo nuk ishte meritė veēmas e njėrit, por e tė gjithėve sė bashku qė e realizuan kėtė spektakėl. Forcat artistike ishin rritur tashmė, si nė pikturė, poezi, muzikė e kudo. Kėngėtarėt, ishin mbushur me vrulle krijuese, madje nė atė kohė kishte njė hop nė tė gjitha sferat e jetės. Sigurisht ne prezantuesit nuk ishim statikė, ne mė tepėr komunikonim direkt me publikun, direkt me kėngėtarėt, madje ne i ēlironim kėngėtarėt nga emocionet dhe ēfaqja kishte ritėm, qė edhe sot e kėsaj dite disa akoma nuk e kanė kuptuar se ēfarė ėshtė ritmi. P.sh pauza nė spektakėl ėshtė njė minus i madh. Ne atėherė flisnim pa tekst, (jo si tani), kur przantonim. Ēdo gjė e mėsonim pėrmendėsh, kush ėshtė autori, kush ėshtė drejtues i orkestrės, kush e ka bėrė tekstin, kompozitorin, kėngėtarin dhe nė kohėn qė prezantonim kėngėtaren, p.sh Ema Qazimin, ajo hynte nė skenė. Fillonte muzika dhe nuk kishte pauza. Kush ju propozoi pėr herė tė parė tė prezantoni Festivalin e 11-tė? Tė them tė drejtėn nuk e mbaj mend se kush mė ka thėnė pėr herė tė parė qė tė filloj si prezantuese, por unė kam prezantuar edhe Festivalin e mėparshėm. P.sh nė festivalin e Dhjetė kam prezantuar me Viktor Zhustin. Gjithēka ka shkuar shumė mirė. Kurse nė tė Njėmbėdhjetin isha me Bujarin. Ai ishte edhe me i ēlirėt, madje nuk e di pse kisha njė parandjenjė frike. Ne atėherė jemi pregatitur pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, afėrsisht punė dhjetė ditėsh.

Si ju pritėn njerėzit pas Festivalit?
Mbas festivalit kush nuk na pėrgėzonte, na pėrgėzonin njerėzit nė rrugė, atėhere shqipėtarėt mendonin se nuk e kemi mė kokėn nga Italia, tani kemi kėngėtarėt tanė. Dhe kjo gjė ne na pėlqente, sepse nė atė kohė ishte kulmi i Rafaela Kara, nė Itali. Dhe kjo gjė ishte e bukur, si tė thuash fillimi i njė Shou. Ēfarė ju thanė nė institucionin tuaj disa ditė pas Festivalit? Tashmė unė nuk isha mė nė Estradėn e Shtetit, por isha njė aktore nė Teatrin Popullor. Pas suksesit filluan goditjet. Por jam e bindur se Festivali i 11-tė ishte njė pretekst. Ishte njė rast pėr t’u goditur arti. Atėherė shteti kishte “futur nė xhep” akuzėn pėr “Njollat e murrme”, ku regjisor ishte Mihallaqi. Nė kėtė dramė unė kisha rolin kryesor. Ishte njė rol fantastik. Pra, goditja ndaj artit dhe ndaj nesh ishte e planifikuar.

Mendoni se kishte arsye biografie kundėr jush?
Kishim edhe gjėra tė tjera mė pėrpara, jo vetėm biografia, sepse Mihallaqi ishte goditur disa herė nga kėto pjesėt moderne tė vėna nė skenė. Domethėnė akuza pėr shfaqje tė huaja, ishte plotėsuar kundėr tij. Edhe pjesa e “Inxhinjer Saimirit”, shkruar nga Fadil Paērami, u godit si njė shfaqje e huaj. Pėrveē kėsaj, ndofta ne kemi qenė edhe njė ēift pak jashtė standarteve tė kohės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Edi Luarasi Empty Re: Edi Luarasi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:04 pm

Nė ē’kuptim?
Bukur e ka thėnė njė person qė tani ka vdekur: Kjo ishte pafajėsia juaj, se ishit shumė tė avancuar.

Kur e ndjetė se filluan goditjet serioze tė shtetit kundėr jush?
Goditjet kanė qenė nė rradhė ė parė kundėr artit. Sepse nė thelb mediokriteti shtetėror nuk mund tė pajtohej kurrė me artin modern dhe bashkėkohor. Kėshtuqė pėrnjėherė pas festivalit filluan goditjet. Tamam, kanė filluar nė Mars. Unė ndjesinė e parė e provova kur isha me Mihallaqin gjatė njė koncerti. Dikush mė tha: Edi, shoku Enver nuk e ka pėlqyer festivalin dhe mė duket se do ta godasė”. Por me kėto fjalė pėrsėri nuk na shkonte mendja pėr ndonjė gjė tė rėndė. Por papritur filluan njė nga njė breshėritė. Nė fillim gjoja bėheshin letra nga punėtorėt ose tė rinjtė e rretheve tė tjera, nga Lushnja, Elbasani, etj. Gjoja se nuk i kish pėlqyer festivali dhe se kishte shfaqje tė huaja. Atėherė filluan edhe mbledhjet. Mė kujtohet nė Radio Televizion ka ardhur Pirro Kondi dhe nuk po e mernim vesh, sepse mendonim qė kishte ardhur pėr ta pėrgėzuar festivalin. Por tė deleguarit thanė menjėherė: lėrini pergėzimet se na kanė ardhur letra, qė e godasin festivalin, nga rinia. Pastaj vazhdoi mbledhja, u bėnė ca kritika, jo po kjo kėngė, jo po ajo tjetra. Por ndihej qė ishte shpėrndarė ngado njė shqetėsim i madh. Por Pirro Kondi i tha Mihallaqit mos u shqetėso, nuk po kėrkohet njė kokė kėtu, por shoku Enver ka kohė qė pregatitet pėr njė goditje nė art, pėr kėto shfaqjet e huaja. Ky ishte njė pretekst, sigurisht mbas kėsaj filluan jo pantallonat, jo flokėt duke u prerė rrugėve, etj etj. Ata qė i jetuan ato kohėra e kuptojnė fare mirė se ēfarė furie filloi kundėr tė drejtave minimale tė njerėzve. Cilat kėngė u pėrmendėn mė shumė gjatė kėtyre mbledhjeve? “Natėn vonė”, e Vaēe Zelės, “Erdh pranvera”, “Kafe Flora”, kėnga e Krajkės, e Gacit, etj, etj, (ndofta titujt nuk i thashė saktėsisht). Pastaj filluan mbledhje pas mbledhjesh nga Komiteti i Partisė, etj. Cili ishte dėnimi pėr Mihallaqin? Mihallaqin fillimisht e kanė ēuar nė Ballsh pėr riedukim. Ishte viti 1973 dhe ai ėshtė dėnuar qė tė mbante thasė me ēimento. Unė nė kėtė kohė isha akoma nė teatėr dhe ai mė kujtohet erdhi njė natė dhe mė tha: “diēka po luan nė kėtė histori”. Unė doja ta qetėsoja, por nga ana tjetėr as vetė nuk e mendoja se ēfarė mund tė ndodhte mė tepėr se sa kaq. Prandaj e pyeta se pėrse e kishte fjalėn. Mihallaqi mė tregoi se kishte vėnė re qė njė person nuk i ndahej atje ku ishte. E ndiqte vazhdimisht, dhe atij nuk i pėlqente kjo gjė. Pra, kėshtu filloi e keqja mė e madhe. Madje, unė kam bėrė edhe kėtė sakrificė. Shkova vetė nė Komitetin Ekzekutiv tė Ballshit dhe i thashė kryetarit qė kam dėshirė qė tė vij tė punoj kėtu, tė merem me grupet amatore. Kėtė e bėra qė tė rrija pranė Mihallaqit, sepse kjo mund tė vazhdonte tre- katėr vjet duke e menduar si punė riedukuese. Dhe mė kujtohet, ishte njė kryetar shumė, shumė i mirė dhe mė tha i habitur: Ti do tė rrish kėtu? Po pėr ne ėshtė njė nder shumė i madh”. Dhe unė i thashė qė kam hall pėr tė gjetur njė shtėpi. Ai tha qė nė vend do ta gjejmė shtėpinė, mirėpo gjatė kėsaj kohe ndodhi ajo qė ndodhi. Mihallaqin e arrestuan.

Ju ndodheshit nė Tiranė kur e arrestuan Mihallaqin?
Unė isha nė Tiranė, por kisha ēuar vajzėn nė kampin e pionerėve tė Durrėsit. Mė kujtohet ishte ditė e premte, ose e enjte. I mora leje inspektorit tė skenėsh dhe i thashė qė nesėr do tė mungoj se do tė shkoj tė marr vajzėn nė Durrės. Po mirė mė tha ai. Shkova e pashė vajzėn. Mirėpo ata tė Sigurimit tė Shtetit tė enjten kanė shkuar nė Teatrin Popullor. Tani mė kujtohet tamam qė ka qėnė e enjte. Aty ka ardhur Sigurimi dhe kanė pyetur pėr mua nė Teatėr. I kanė thėnė qė ėshtė nė Durrės. Tė premten nė mėngjes unė (nuk dija gjė) mora biēikletėn, e zbrita poshtė dhe tek dera pashė njė xhips. Megjithatė i hipa biēikletės, sepse as qė mė shkonte nėpėr mend fare. Ata tė Sigurimit mė thanė: Shoqja Edi, njė minutė”. Mė kujtohet ka qenė Elham Gjika. Urdhėro, i thashė unė. Jemi tė Ministrisė sė Brendshme, ma kthyen ata. Megjithatė, mua prapė nuk mė shkonte nėpėr mend ndonjė gjė e keqe. Ai vazhdoi duke thėnė: Mund tė kthehesh pak? I thashė se kam apelin nė teatėr. Atėherė ai tha se kishin marrė leje. Unė u ktheva drejt tyre me fjalėt, po, urdhėroni. Ata pritėn edhe njė person tė lagjes. Ishte njė grua shumė e mirė qė unė e kasha komshije kėtu afėr. Ajo mė ka treguar mė vonė se ēfarė ndodhi tamam, pasi unė s’mbaj mend.megjithėse isha gjakftohtė. Vetėm kur mė kanė thėnė: “Nė emėr tė popullit Mihallaqin e kemi arrestuar”, unė kam dhėnė njė ulėrimė, por as kėtė gjė, se mbaj mend tamam. Ajo gruaja mė ka treguar gjithēka mė vonė. Sipas saj, e kam marrė veten nė sekondė. U thashė se ēfarė donin nga unė dhe ata mė thanė se vetėm njė kontroll nė shtėpi. Pastaj e mbaj mend. Ne poshtė kishim njė dhomė mbushur me libra. Nga ora 9-15 ata kontrollonin vetėm librat. Sidomos kontrollonin librin “Dimri i vetmisė sė madhe” tė Ismail Kadaresė. Shikonin se mos kishte ndonjė nėnvizim. Nuk arritėn t’i kontrollonin gjithė librat se ishin shumė dhe pastaj e vulosėn dhomėn dhe e mbyllėn. Mbaj mend qė morėn disa libra me arka. Unė kisha bile edhe disa qėndisma dhe ata pyetėn edhe pėr ato. Madje, mamaja ime u tha se: Mihallaqi nuk ka qėndisur ndonjėherė, prandaj mos kėrkoni kot. D.m.th s’dinin ku tė kapeshin.

I mban mend tani ata njerėz?
Po, patjetėr. Unė nuk kam mbajtur kurrė inat me askėnd. Nuk kam ditur tė urrej njeri. Madje, kur ka vdekur gjykatėsi Erakli Bozo, unė i kam ēuar edhe njė tufė me lule. Ndėrsa njė ditė mė foli Elham Gjika vetė. Unė natyrisht e takova. Mė pas ai u fut nė burg edhe vetė. Por le tė kthehemi te ngjarja e asaj dite.Ai mė tha se do tė vish nė Ministrinė e Brendshme pėr tė marrė ricetėn. Nuk e dija ē’ishte riceta, por e mėsova. Kėshtu quhej ajo leja pėr tė futur ushqimet nė burg, apo nė hetuesi. Ėshtė njė gjė e ēuditshme, unė kam qenė njė vajzė e pėrkėdhelur qė nė fėmijėri nga familja, por edhe nė shoqėri ngaqė kam qenė e ēiltėr. Paēka se isha njė aktore, unė isha shumė e thjeshtė. Nganjėherė njeriu nuk e njeh as vetveten. Janė momente tė caktuara qė njeriu shikon se kush ėshtė. Nuk e di por nė atė kohė m’u dha njė forcė burrėrore saqė dhe unė u ēudita me vetveten. Presionet ishin nga mė tė mėdhajat, qė unė tė ndaja Mihallaqin. Mė kujtohet Naim Frashėri qė ishte sekretar partie nė atė kohė, ai gati mė pėrcillte pėrditė nė shtėpi dhe mė thoshte: “Edi nuk tė flas si sekretar partie, por si Naim, duhet ta lėsh se mė pas do tė kesh konseguenca tė tmerrshme”. Unė nuk arrija ta kuptoja se si mund tė lihet njeriu nė momente tė vėshtira, mė dukej poshtėrsia mė e madhe. Ne shkonim aq mirė me njėri-tjetrin dhe kishte aq dashuri mes nesh, por dhe sikur mos tė ishte kjo dashuri mua mė dukej poshtėrsi tė braktisėsh tjetrin. Unė mendoja se dhe sikur mos ta doja, unė do ta pres sa tė dalė dhe pastsj do ta ndaj, jo qė unė e doja dhe ēdo gjė e kisha lidhur me tė.

Ēfarė ndodhi mė pas?
Pas 2-3 muajve mė thirri nėndrejtori i Teatrit tė cilit nuk ja mbaj mend emrin dhe mė pyeti se ēfarė do tė bėja, pasi nė teatėr nuk mund tė rrija mė. Veēse po tė ndaja Mihallaqin. Dhe donte tė dinte pėrgjigjen time. Dua tė theksoj kėtu se gjatė kėsaj kohe qė Mihallaqi ishte arrestuar, shfaqjet e mia nuk viheshin mė. Futesha si figurante dhe shpesh herė mė vinin portiere tė teatrit. Unė ju pėrgjigja se pa dėgjuar gjyqin nuk bėj asnjė ndarje. Do dėgjoj gjyqin se ē’farė ka bėrė ky njeri dhe pastaj do vendos, u thashė.

Po hetuesit ēfarė ju thoshin?
Unė kam qenė shumė keq atėhere dhe emrat e shumė hetusve nuk i mbaj mend, por ėshtė sekret diēka. Se njė hetues qė e mbaj mend vetėm pėr fytyrė mė pyeti se si kisha shkuar me Mihallaqin mė pėrpara. Dhe unė iu pėrgjigja “shumė mirė”. Mirėpo edhe ai e dinte kėtė pasi ma pohoi. Ai mė tha gjithashtu se njeriu shihet edhe nė ditė tė kėqija, jo vetėm nė ditė tė mira. Pra, ai donte tė thoshte qė mos e lė dhe megjithėse nuk e mbaj mend atė person nė atė ēast m’u duk sikur ai mė dha njė diēka tė madhe. Mė pas kam shkuar menjėherė nė teatėr tek nėndrejtori dhe i thashė se, nuk e ndaj burrin, vendosni dhe bėni ē’tė doni. Pastaj nuk vonoi shumė dhe mė erdhi njė shkresė tė cilėn ma dha drejtori i teatrit dhe atė shkresė e ruaj ende, pasi e mora nė arshiv. Aty shkruhej se isha shoqja e armikut tė popullit dhe kisha pasur ndikime tė huaja nė veshje dhe sjellje, e nė tė gjitha, dhe dėbohesha nga Teatri Popullor. Dhe do tė shkoja nė rrobaqepėsi.

Sa vjet punuat nė rrobaqepėsi?
Kėtu punova 11 vjet. Mund tė rrija dhe mė shumė, por m’u paralizua nėna dhe u largova, pasi kisha mbushur njė lloj vjetėrsie nė punė. Kėshtu qė mėsova edhe profesionin e rrobaqepėses. Nga koha ku unė punova atje kam mbresa tė jashtėzakonshme. Ndėrsa Mihallaqi u dėnua 18 vjet dhe bėri gati 6 vjet. Mė kujtohet qė ka qenė koha e e njė festivali kur ėshtė liruar. Ishte pikėrisht data 28 Dhjetor kur prokurori i tha se tani mund tė shkonte e tė shikonte festivalin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi