STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Llakaj

Shko poshtė

Agron Llakaj Empty Agron Llakaj

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:03 pm

Agron Llakaj
Nė prag tė njė sezoni tė ri, nė pozicionin e drejtorit artistik Agron Llakaj tregon se ē’servir kėtė herė “Portokallia”, por edhe ai vetė si aktor

Agron Llakaj, kameleoni i humorit


Alma Mile


Sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė gjendesh ballė pėr ballė me kryeministrin e vendit, me Presidentin e Republikės e mė pas me njė veteran, qė nuk i numėrohen dekoratat mbi gjoks. Pėr aktorin e humorit Agron Llakaj, kjo ėshtė gjėja mė e thjeshtė. Tė bėjė humor duke imituar, ėshtė si tė marrė frymė. Dhe ėshtė aq i vėrtetė nė artin e tij saqė ndonjėherė e ke tė vėshtirė tė dallosh personazhin real nga ai i krijuar. Pėr Llakajn, kėto ditė janė vėrtetė tė ngarkuara, konkurse, regjistrime, projekte, personazhe tė rinj… Sė shpejti nė ekranin e “Top Channel” rikthehet spektakli i humorit “Portokalli” dhe ai si drejtor artistik i kėtij programi ėshtė vėrtet i shqetėsuar. Ėshtė njė sezon i ri dhe publiku pret gjėra tė reja nga spektakli i tė dielės mbrėma. “Edhe pse fizionomia e kėtij spektakli tashmė ėshtė krijuar pretendojmė qė kėtė herė tė vijmė me njė fytyrė tė re. Fatmirėsisht “Portokallia” e kėtij sezoni do shfaqet nė njė teatėr mė tė madh me njė kapacitet prej 300 vendesh, duke ofruar hapėsira tė reja edhe nė krijimtari”, - thotė Agron Llakaj. Nga Piramida, spektakli zhvendoset nė njė tjetėr ikonė tė sistemit qė lamė pas. Bėhet fjalė pėr ekspozitėn “Shqipėria sot”, e kaluara dhe emri i sė cilės do pėrdoret nga organizatorėt, pėr tė sjellė forma tė reja humori. Por nuk ndryshon vetėm skenografia dhe vendi i takimit. Drejtori artistik dhe njėkohėsisht moderatori i spektaklit thotė se mė shumė se gjysma e aktorėve vijnė me role tė reja. Kėshtu qė Ponja nuk do rrėfejė mė pėrpjekjet e dėshtuara pėr t’u rėnė nė sy meshkujve e pėr tė qenė e suksesshme, Nini i Bules do t’i lėrė pas bėmat e tė fortit, taksisti do heqė dorė nga profesioni i vet e kėshtu me radhė. Por, gjithsesi disa prej ikonave do mbeten. Llakaj thotė se duke qenė gjithnjė nė vėmendje tė mediave, nė skenėn e “Portokallisė” nuk mund tė mungojnė politikanėt e ditės, si Rama, Berisha e Moisiu. Kjo do tė thotė se Agron Llakaj do shfaqet sėrish si kryeministri, udhėheqės i Partisė Demokratike, apo edhe si presidenti. Xha Temja, veterani qejfli e me njė fantazi tė jashtėzakonshme pėr tė krijuar historira tė qėna e tė paqėna me shokun Vero (Enver), gjermanėt e gjermankat, pėr shkak tė moshės do vijė mė rrallė nė skenėn humorit. “Xha Temja, qė nė tė vėrtetė ėshtė gjyshi im, do jetė i ftuari ynė special, sa herė qė tė kemi nevojė pėr tė. Historitė e tij nuk do t’i mungojnė ditėve tė tilla si 1 prilli, apo 5 maji”, - thotė Llakaj, duke improvizur menjėherė historinė e Katjushės sė bukur, pėr tė cilėn Shqipėria u prish me Rusinė. Dhe mė pas njė tjetėr metamorfozė. Nga njė burrė plak me thinja e mustaqe, shndėrrohet nė njė Ané me shami tė zezė mbi krye. Kėtė herė Aneja nuk ėshtė gjyshja e tij, por gjithsesi ka marrė ca nga ajo, apo nga anetė e momat e tjera, pranė tė cilave Llakaj ka jetuar nė qytetin e lindjes nė Memaliaj, apo i ndesh ēdo ditė nė metropol. Roli i plakės, apo anesė ėshtė njė ndėr mė tė realizuarit e tij, tė cilit do t’i qėndrojė besnik, por duke e sjellė nė njė situatė dhe marrėdhėnie tė re. Ndoshta pėrballė saj nuk do jetė mė mom Ishja pe Tirone, por njė nuse e mėrzitur nga vjehrra, megjithatė Llakaj nguron tė tregojė mė tepėr sekrete. Megjithėse nė pozicionin e drejtorit artistik, pėr tė ėshtė shumė e rėndėsishme tė shfaqet mė sė shumti si aktor dhe vazhdimisht ėshtė nė kėrkim tė njė figure tė re. Pėr kėtė sezon ėshtė duke ndėrtuar njė tjetėr personazh, po nga politika, qė sipas tij ėshtė burim i pashtershėm pėr humorin. Sadoqė krijon gjendje humori dhe batuta nė ēdo moment, sigurisht qė Agron Llakaj di tė jetė edhe shumė serioz. Por aq qė e mendon tė hidhet nė terrenin e artit dramatik. “Tashmė imazhi im tek njerėzit ėshtė ai i njė aktori humori dhe nuk mendoj ta ndryshoj atė”. Pėr aktorin humori ėshtė bashkudhėtar i tij i jetės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi