STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tano Banushi

Shko poshtė

Tano Banushi Empty Tano Banushi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:58 pm

Tano Banushi
I madhi Tano Banushi, njė relike e artė nė gjerdanin e kulturės shqiptare

U kthye pėrsėri Tano Banushi nė skenė. I madhi, plot dritė, i papėrsėritshėm. Pas kaq vitesh heshtjeje absurde dhe hileqare, teatri “Migjeni” e rihapi siparin pėr tė. Pas kaq vitesh, salla u mbush me duartrokitje tė zjarrta, me qeshje tė ēiltra, me emocione dhe lot. Kėtė radhė, Tano Banushi na solli krijimtarinė e tij letrare humoristike, nė njė libėr tė bukur, botuar nėn kujdesin e gruas dhe bijve tė tij, sistemuar dhe redaktuar nga Isa Alibali dhe Petrit Kovaēi. Dhe tani Tano ėshtė mė i plotė. E njihnim si aktor tė madh, kėngėtar, kitarrist, prestixhator, numizmat i rrallė nė Shqipėri dhe grumbullues dhe ruajtės unikal nė llojin e vet tė pllakave, afisheve, fletushkave, fletė-programeve tė shfaqjeve letrare, teatrore, muzikore dhe tė ēdo lloj veprimtarie artistike tė zhvilluar nė Shkodėr qė nga fillimi i vitit 1945 e deri sa vdiq. Dhe shumė prej kėtyre relikeve mbajnė firmat e autorėve, interpretuesve, regjisorėve. Njė thesar tė tillė nuk besoj se e ka dikush tjetėr nė Shqipėri... Tani Tano Banushin, me kėtė libėr e kemi edhe shkrimtar. Ky libėr ėshtė njė gur i ēmuar qė i shtohet visarit tė humorit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe atij shkodran nė veēanti. Dhjetra dhe qindra skeēe, dialogje dhe intermezzo, skeēe muzikore dhe poezi lirike, tekste kėngėsh dhe poezi satirike sai dhe anekdota tė krijuara prej tij dhe qė ende sot, tė bėra anonime, qarkullojnė gojė mė gojė dhe na bėjnė tė qeshim dhe tė mendojmė.
Ka aktorė tė mėdhenj qė kujtohen dhe respektohen pėr interpretimet e tyre nė skenė. Ka tė tjerė, e mes tyre ėshtė edhe Tano Banushi, fama e tė cilėve del nga skena dhe futet nė mjediset shoqėrore, hyn nė familjet tona, nė gėzimet dhe festat tona. Ata bėhen proverbiale, personazhe tipikė dhe tė dashur pėr tė gjithė, sepse tė gjithė kujtojnė, pėrsėrisin, bile dhe stėrhollojnė thėniet, gazmoret dhe postulatet e kėtyre artistėve tė mėdhenj qė kanė privilegjin tė bėhen tė pavdekshėm, duke u bėrė popullorė. Nė arsenalin e anekdotave tė kėtij libri, gjen edhe tė tilla qė janė tė hershme, krijimtari e popullit, por tė mbledhura, pėrpunuara e sidomos tė thėna e pėrhapura prej Tanos, kanė marrė autorėsinė e Tanos dhe kur tregohen, edhe sot e kėsaj dite njerėzit thonė atė frazėn aq tė njohur nė Shkodėr: -Ka thanė Tano Banushi. Si thonė pėr tė tjerat: -Ka thanė Tefa... ka thanė Kol Tivari, ka thanė Gjakova e deri tek i riu: -Ka thanė Nexho.

Ėshtė kjo njė lloj patente pėr bukurinė dhe humorin e anekdotės. Sepse, figura tė tilla nė Shkodėr, mes tyre edhe Tano, kanė qenė dhe mbesin sinonim i humorit tė ēiltėr, i mjeshtėrisė edhe nė tregimin e njė anekdote a barcelete. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa njėherė kompozitori i madh Prenk Jakova, Nder i Kombit, e takoi Tanon nė rrugė, e ndali dhe i tha: -Tano. Mbrėmė mė kanė treguar njė anekdotė. Po ta tregoj unė ty e pastaj ma trego ti mua qė tė qeshi. Kėto fjalė tė Prenkės kanė njė domethėnie tė madhe. Jo gjithkush di tė bėjė humor. Duhet talent, mjeshtėri... Dhe kėta i kishte Tano Banushi.

Nė libėr janė tė pėrmbledhura skeēet, paroditė, intermezzot etj. qė Tano ka shkruar ndėr vite, pėr vete dhe pėr aktorėt e tjerė kolegė, me tė cilėt dhe i interpretoi mjeshtėrisht. Nė kėtė krijimtari shihet qartė galeria e pasur e roleve tė Tanos, njė galeri e papėrsėritėshme, njė galeri qė e shoqėruar edhe me fotografitė e shumta tė kėtyre roleve (njė pjesė shumė e vogėl janė nė libėr), duhet tė vihen nė ish studion e tij tė punės nė teatėr dhe kjo studio tė kthehet nė muze tė vyer, nė njė vend pelegrinazhi pėr tė gjithė ata qė e kanė dashur dhe duartrokitur kėtė aktor tė madh. Mbi tė gjitha kjo studio muze mund tė bėhet edhe njė altar ku aktorė tė rinj qė i vijnė skenės sė humorit tė marrin pėrvojė, tė mėsojnė e tė frymėzohen. E jo tė kthehet nga keqdashės mjeranė kjo studio nė WC, siē edhe e kthyen. Sepse, kėto vitet e fundit, vetėm pėr WC nuk ka patur nevojė teatri.

Siē e theksova, galeria e krijimtarisė letrare tė Tano Banushit ėshtė galeria e roleve tė tij. Sa tipa e karaktere ka personifikuar ai nė rolet e tij? Janė aq shumė... njė arsenal i tėrė. Diku nė libėr Tano e thotė edhe vetė, duke krijuar edhe kėtu humor: -Gjatė jetės sime si aktor i estradės kam luajtur kėpucarė e bojaxhi, zdrukthėtar e dugajxhi, dentistė e doktorė, elektriēistė e hallvaxhi, mėsues fshati e profesorė, hidraulikė e muratorė, karrocierė dhe shoferė, berberė e infermierė, burra grashė shamataxhesha, gagarelė pa mėntesha, beqarė tė mbetur nervozė, matrapazė e karagjozė, fanatikė e kulakė, me mustakė e pa mustakė. E demek, me ba me qeshė, edhe femėr kam qenė veshė...

Megjithėse brenda kornizės sė hekurt tė njė ideologjie imponuese, tė arrish tė ironizosh, tė tallesh, t’u bėsh karikaturėn shefave, brigadierėve, drejtorėve... pra kalbėsimin e njė shoqėrie, a nuk ėshtė kjo t’i bėsh radioskopinė njė sistemi drejtues dhe politikės qė e krijoi atė? A nuk ėshtė ky qėndrim kritik dhe disident? Dhe Tano Banushi, i dalluar sidomos pėr rolet e naivit, apo njė lloj Shvejku shqiptar, mund tė themi se vuri nė lojė, talli dhe akuzoi shoqėrinė e kohės. Ndaj edhe mbetet i madh.

Ėshtė dhe lirik i ėmbėl Tano Banushi, siē dėshmojnė shumė poezi tė librit. Ka dashuri tė pastėr dhe tė sinqertė nė kėto lirika. Por, mbi tė gjitha tė bie nė sy dashuria e madhe pėr qytetin e tij tė lindjes, pėr Shkodrėn. Janė shumė poezi qė i kushtohen Shkodrės, ku ėshtė pėrzier edhe malli, kujdesi, shpresa optimiste pėr kėtė qytet:

Tek ti mė fluturon gjithmonė mendimi

qytet i imi...

...Ti je pėr mua

puna, gėzimi...

Gėzim i dha Shkodrės puna e Tano Banushit, zemra e tij e madhe, talenti i tij i madh. I dha gėzim dhe gaz gjithė atdheut. Ndaj dhe aq bukur dhe aq pėrjetėsisht ndrisin dhe vezullojnė bri emrit tė tij ato dy fjalėt e arta: Artist i Popullit.
Fadil Kraja
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi