STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robert Ndrenika

Shko poshtė

Robert Ndrenika Empty Robert Ndrenika

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:57 pm

Robert Ndrenika
FLet Artisti i Popullit, aktori Robert Ndrenika, njė ndėr mjeshtrat e aktrimit shqiptar

“Pėlqej rrymėn e Stanislavskit e tė Brehtit, dhe jam pėr teatrin realist”

Baxhul Merkaj

TIRANĖ - Figura e Artistit tė Popullit Robert Ndrenika renditet nė gjerdanin e artė tė artistėve tė skenės dhe tė ekranit, si vazhdimėsi e Naim Frashėrit, Kujtim Spahivoglit, Sandėr Prosit, Prokop Mimės etj., nė ēdo skenė e situata tepėr tė vaēanta. Aktori i vyer nė zhanrin e komedisė, por dhe tepėr i besueshėm dhe nė gjininė e dramės. Artist i dhjetėra karaktereve dhe asnjėherė i njėjtė. Sytė e tij depėrtojnė nė ēdo qelizė tė spektatorit, e artisti Ndrenika bėhet vetja e dytė e tyre. Nuk ka ndėrtuar tipa socialė nė pėrgjithėsi, por tipa e karaktere, ashtu siē i ka njohur njerėzit. Jetėn nuk e vėzhgon nė mėnyrė empirike, por personazhet i studion nė thellėsi, nė mėnyrė racionale. Shpesh e pyet veten se “pėrse e bėri kėtė lėvizje ky tip, pėrse i tha kėto fjalė, ēfarė psikologjie tė veēanta ka ky tip nė jetėn e tij? Janė kėto kėrkesa ndaj vetes, ku artisti krijon figura tė besueshme. Ndrenika ndėrton raport tė drejtė ndėrmjet imagjinatės sė tė vėrtetės jetėsore, duke gjetur pozicionin qė ndodhen personazhet e tij. Luan personazhe tė krahinave tė ndryshme. E megjithatė, nė tė folurėn e tij nuk ka dialektizma, zhargone. Artisti e sheh gjuhėn e rolin qė interpreton nė lidhje tė ngushtė me gjuhėn e folur tė njerėzve qė e rrethojnė.

Pak pėr Robert Ndrenikėn

Ėshtė lindur nė Tiranė mė 10 janar tė vitit 1942. Ka mbaruar shkollėn e lartė Aleksandėr Moisiu nė vitin 1964 dhe filloi si aktor nė Teatrin e Elbasanit, deri nė vitin 1970. Nė vitin 1971 fillon punėn si pedagog nė Akademinė e Arteve, por u shqua edhe nė interpertimin skenik tek dramat “Njė shok i klasės sonė”, “Midis dy njerėzve”, “Ura”, “Shumė zhurmė pėr asgjė”. Nė vitin 1975 u emėrua aktor nė Teatrin Kombėtar, ku u shqua si aktor realistė me nivel tė lartė interpertativ. Mbi 150 role nė teatėr e film e nė ēdo interpertim ėshtė i papėrsėritshėm. Me lojėn e tij befason publikun shqiptar. E kam ndjekur artistin Ndrenika nė skenė dhe nė sheshet e xhirimit, jam ulur me tė mes shokėsh e miqėsh e mes tyre tepėr i thjeshtė e modest, por tepėr i magjishėm nė lojėn aktoreske. Dy prefektėt janė interpertuar nga i madhi Mihal Popi, por dhe nga artisti Ndrenika. Tė dy kanė individualitet e tyre, veēanėsitė e tyre, por ēuditėrisht janė vazhdimėsia e njėri-tjetrit. Ndrenika qė luan farsėn, ėshtė kaq i madh edhe kur luan tragjiken. Njė aktor ėshtė i madh nė gamėn e interpertimit tė vet, kur kalon nga tragjikja tek drama dhe vjen tek komedia tek farsa. E kėtė e bėn mjeshtėri i artit teatror Robert Ndrenika. Tė kalosh nga komedia tek drama nė figurėn aktoreske duhet njė teknikė e brendshme. E jo ēdokush e ka kėtė gjė. Artisti Ndrenika ėshtė shumė lakonik nė bisedė, por tepėr i dashur. Nga bashkbisedimi me tė shkėpusim: “Kam mėsuar nga mjeshtrat e mėdhej tė regjisurės, si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi e Pirro Mani”. Artisti flet me gjuhėn e shpirtit, rrezaton dhe emancipon shoqėrinė”. Artisti Ndrenika ėshtė pjesė e kėsaj gjenerate qė vunė gurė themeli si elitė e artit tė kombit shqiptar. Pėrsonazhet e interpretuara prej tij janė njerėzorė. Ka interpertuar nė teatėr si “ Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo ui”, “Shėnomni dhe mua”, “Fytyra e dytė”, “Lumi i vdekur”, “Luiza Miler”, e mė tej “Shkallėt”, “Vizita e damės plakė”, “Besa e madhe”, “Hekurat”, “Quo Vadis”, “Muzeu”, “Gomonet”. Nė vitin 1989 i jepet titulli i lartė Artist i Popullit. Artisti ėshtė vėzhgues i themelit tė jetės, duke zbuluar aty tė veēantat psikologjike.

Personazhet e veēantė

Episodet e interpertimit tė Ndrenikės tek “Kocka” janė shumė tė goditura. Artisti dha njė figurė tragjike, frut i dhunimit qė i ka bėrė varfėria. Aktori shfrytėzon karakterin e heroit, edhe pse ėshtė me zė tė ngjirur, memec, komunikon shumė bukur me partnerėt, po ashtu edhe me spektatorėt. Dialogjet, edhe pse janė pak artificialė artisti i mbush kėto me nėntekste. Ndjen frikėn e vdekjes sė fėmijėve, ndjen frikėn e urisė. Kocka, njė njeri qė ka humbur punėn, tė drejtėn pėr tė ushqyer fėmijtė e tij. Depresioni psikologjik qė ndjen aktori..” –Ta vras… tė shpėtoj.. apo… Po shpejt zgjohen ndjenjat e njeriut tė ndershėm,. Nė kėtė rol artisti Ndrenika ka mishėruar tiparet karsakteristike tė personazhit. Ndrenika, aktor i shumė planeve ai tek Kocka, tek Vangjeli nė “Pėrrallė nga e kaluara”, “Vizita e damės plakė”, “Nata e dymbėdhjet”, pėrherė i freskėt e i natyrshėm. Tek Qazim Mulleti nė komedinė “Prefekti’, jep njė Qazim naiv, duke i mbushur mėndjen e vehtes dhe tė tjerėve se ka situatėn nė dorė, por nga ana tjetėr ky kontestim e bėn edhe mė qesharak. Ka njė konceptim tė ndryshėm me partnerėt.

Koz Dynjaja i Myzeqesė

Kohė mė parė kam ndjekur premierėn e dramės “Lumi i vdekur”, ku Ndrenika interpreton rolin e Koz Dynjasė. Hapet sipari. Hapėsira e madhe e Myzeqesė. Prozhektorėt ndjejnė rrotat e qerres qė lėvizin me mundim nė tė kundėrt tė lėvizjes sė rrotativės. Dėgjohet zhurma e qerres. Qartėsohen figurat, tė cilat me elemente tronditėse rendin nė skenė, duke mbajtur varfėrinė e tejskajshme mbi supe. Njė nėnė qė lind, por nė lėvizje e sipėr vdes. Gjaniē Tuxhari hyn nė skenė e u kėrkon fshatarėve qė tė punojnė si argatė tokat e tij e fitimet t’i ndajnė nė mes. E nė kėtė makth fshatarėt tė raskapitur pranojne kėtė ofertė skllavėruese. Shfaqen ata tė ngrirė nga ky tension nervor. Nga larg duhet silueta e Kozit- Ndrenika, qė i afrohet ngadalė grupit. Hapat e tij shoqėrohen edhe nga trokitja e forte e shkopit ku mbėshtetet. Ndalon para qerres. Tė gjithė burrat e gratė e rrethojnė. Shqetėsim i masės ndihet. Beu kėrkon tė tretat mbi rosat e egra. Koz- Ndrenika hesht, hedh vėshtrimin tek tė gjirthė me radhė dhe ju drejtohet me qetėsi fshatarėve”. Tė tretat mbi rosat e egra, mbi shpesėt e Perėndisė, qė janė tė tė gjithėve e tė asnjėrit?!…Po pėr besė, kaq jam bėrė por as kam parė e as dėgjuar njė gjė tė tillė!!…”. Trokatharėt bashkohen si grusht rreth njeri- tjetrit. Shpėrthen njė rreze drite qė ndriēon qerren. Tanimė, tė kthyer nė barrikadė. Robert Ndrenika, tepėr i talentuar nė zhanrin e komedisė, krijues i shumė figurave artistike, po kaq ėshtė i talentuar edhe nė interpertimin e dramave, ku ka krijuar figura e karaktere qė kanė mbetur nė kujtesė tek mbarė artėdashėsit tanė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi