STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikard Ljarja

Shko poshtė

Rikard Ljarja Empty Rikard Ljarja

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:56 pm

Rikard Ljarja
Rikard Ljarja, aktori dhe regjisori qė s'u bė pianist

Dikur, aktorėt shqiptarė ishin njerėzit mė tė adhuruar nga publiku dhe politikanėt, madje dhe nga vetė krerėt e shtetit shqiptar, ndėrsa aktualisht pėr ta nuk ka kujdeset asnjė qeveritar, tė paktėn pėr t’u ngritur atė pensionin e ulėt qė ata marrin, apo tu krijojnė kushte pėr tė interpretuar sėrish nė skenė. Kėshtu qė ata janė tė detyruar tė shijojnė ditėt e pensionit, larg jetės aktive nė skenė dhe nė ekran siē bėnin dikur. Njė ndėr protagonistėt e kėsaj drame, ėshtė edhe “Artisti i Merituar”, aktori i madh, Rikard Ljarja, emri i tė cilit tashmė ėshtė gdhendur pėrjetė nė historinė e kinemasė shqiptare.

I lindur nė Shkodėr mė 1 prill tė vitit 1943, brenda njė harku tė shkurtėr kohor, ai do tė bėhej njė ndėr aktorėt mė aktiv dhe mė me emėr tė skenės shqiptare.Pasi mbaron gjimnazin nė vitin 1960 vazhdon shkollėn e lartė pėr aktor pranė Teatrit Kombėtar, tė cilėn e mbaron nė vitin 1965. Nga ky vit e deri nė vitin 1973 punon si aktor nė Teatrin "Migjeni", tė qytetit tė Shkodrės, ndėrsa mė 1996-2002 ėshtė Drejtor Artistik nė Televizionin shqiptar, pas kėsaj periudhe ai shijon pensionin e pleqėrisė. Karriera e tij kinematografike ka nisur nė vitin 1965 kur ai iu pėrkushtua tėrėsisht kinematografisė si actor, duke interpretuar me shumė sukses nė shumė filma. Ndonėse emri i tij nuk ėshtė pėrfaqėsuar denjėsisht nė skenėn dhe ekranin e pas viteve nėntėdhjetė, para viteve nėntėdhjetė figura aktoriale e Rikard Ljarjės ka qenė gjithmonė nė qendėr tė ekranit dhe tė skenės shqiptare. Portreti i tij ka qenė vazhdimisht i pranishėm, si nė kinema, ashtu dhe nė televizionin shqiptar, i vetmi televizion pėr atė kohė. Aktori i famshėm, me origjinė nga Shkodra, me lojėn dhe portretin e tij tė veēantė kishte pushtuar i tėri si ekranin e kinemasė ashtu dhe atė tė televizionit. Ai ka interpretuar rreth njėqind role nė skenė dhe nė kinematografi.

…Fėmijėria e Rikardit dhe dėshira e ndezur pėr artin
Ka qenė vetėm 6 vjeē kur ka shijuar emocionet e para qė tė jep magjia e fushės sė artit. Kjo magji dhe kėto emocione janė ndezur tek ai, falė kėmbėnguljes sė dy prindėrve tė tij, tė cilėt kanė dashur medoemos qė djali i tyre t’i pėrkushtohej vetėm fushės sė artit, veēanėrisht muzikės. Pėr tė realizuar qėllimin e tyre, prindėrit e Rikardit e rregjistrojnė nė rrethet muzikore pėr piano. Kėshtu qė atij i ėshtė dashur tė studiojė pėr shumė vite pėr muzikė, por megjithatė, ėndrra e tij mė e e madhe ka qenė aktrimi. Krahas aktrimit ka shfaqur talent edhe nė fushėn e muzikės, pėr pak kohė ka marrė pjesė edhe nė nė orkestrėn simfonike tė Prenk Jakovės, si fagotist. Nė vitin 1960 mbaron shkollėn, ndėrkohė qė i del e drejta e studimit pėr tė studiuar nė degėn “Matematikė-Fizikė”. Duke qenė, se ai nuk dėshironte tė vazhdonte nė kėtė degė, pasi preferonte degėn pėr aktor, nuk pranon tė studiojė nė Shkencat Ekzakte. Gjatė kohės qė ka studiuar nė gjimnaz ėshtė marrė shumė me muzikė. Teatri i Shkodrės, gjatė muajve tė verės jepte shumė shfaqje nėpėr fshatra, pėr tė plotėsuar numrin, e merrinin edhe atė si muzikant, pėr t'i shoqėruar gjatė skeēeve tė ndryshme. Kėtu u ndez tek ai edhe dėshira pėr tė vazhduar shkollėn pėr aktor, tė cilin e mbaron nė vitin 1965.

Fillimi i karrierės si aktor kinemaje
Menjėherė pasi diplomimit si actor, ka ardhur edhe roli i parė i tij nė kinematografi, ku ai shfaq njė talent tė madh gjatė interpretimit tė rolit duke hapur rrugė pėr shumė role tė tjera. Nė debutimin e parė ka interpretuar rolin e mėsuesit, i cili ishte Dritan Shkaba, tek filmi artistik "Komisari i Dritės". Suksesi i kėtij filmi ėshtė pasqyruar nė tė gjitha faqet e shtypi tė asaj kohe. Kėtė rol e ka fituar me njė kinoprovė, ku mes 15 konkurruesve tė talentuar, mes tė cilėve, Guljem Radoja, Viktor Zhusti, Mark Topollaj e tė tjerė, ai ka triumfuar. Pėrveē kėtij roli, ai ka ndihmuar rastėsisht edhe pėr rolin e priftit, pasi mungonte i madhi Ndrek Luca, por kur e ka parė ish-ministri, Fadil Paērami, e ka pėlqyer mė shumė atė tė mėsuesit, duke thėnė: "Ky bėka pėr komisar".

….Rėnia e Kinostudios dhe e Rikardit
Rėnia e Kinostudios shėnoi edhe largimin e shumė aktorėve me zė tė kinematografisė shqiptare. Mes tyre ishte edhe Rikard Ljarja. Nė vitin 1996 ai ka shkėputur marrdhėniet financiare me Kinostudion, por nė fakt ėndrra e tij pėr tė bėrė filma kishte mbaruar qė nė vitin 1990, kur Kinostudioja nuk kishte mė mundėsi financiare tė prodhonte filma. Por, ndonėse ai u largua nga bota e filmit, filloi punė si Drejtor Artistik nė Televizionin Shqiptar, por edhe nga kjo punė e larguan nė mėnyrė krejt arbitrare nė vitin 2002 duke e shkėputur pėrfundimisht nga puna krijuese dhe duke i lėnė si ngushėllim tė vetėm financiar pagėn shumė tė ulėt tė pensionit tė pleqėrisė.

Si e shtyn ditėt aktori i madh…
Nuk ėshtė i kėnaqur me pensionin e ulėt qė merr. Ndonėse ka njė jetė tė tėrė nė skenė dhe nė ekran, si dhe titullin “Artist i Merituar”, ai nuk gėzon ndonjė privilegj tė madh pėrsa i pėrket pagės sė ulėt tė pensionit. Pėr tė larguar pleqėrinė, ai vazhdon tė shkruaj. Deri tani ka shkruar disa skenarė, si dhe librin “Nė njė humbėtirė kėtej rrotull”. Gjithashtu, kur shkon nė vendlindjen e tij nė Shkodėr, mbjell qepė, hudhra, tulipanė dhe trėndafilė nė kopshtin e tij. Ndonėse ėshtė nė pension ėshtė i gatshėm tė luaj sėrish nė skenė. Ndėrkohė mendon se Teatri Kombėtar nuk mund tė mbahet vetėm me dramėn e huaj, pasi sipas tij, “njė Teatėr Kombėtar pa dramė, kombėtare nuk mund tė ekzistojė”.

Rolet e tij mė tė spikatura
Rolet mė tė spikatura tė Rikard Ljarjės janė: Dritani te filmi “Komisari i dritės” i realizuar nė vitin 1966, Skėnder Guri te “Duel i heshtur” 1967, Perlat Pėllumbi nė “Ngadhėnjim mbi vdekjen”, 1967, Deda nė “Rrugė tė bardha” 1974, Rrema nė “Shtigje lufte” 1974, Gaqo tipografi nė “Rrugicat qė kėrkonin diell” 1975, inxhinier Tosti nė “Ilegalėt” 1976. Filmi i tij i parė si regjisor i pavaruar ėshtė “Nė pyjet me dėborė ka jetė” 1978 , ndėrsa tek filmi “Kur hapen dyert e jetės” 1986 , ėshtė edhe autor i skenarit. Ėshtė aktor dhe regjisor nė 12 filma, si dhe ka shkruar edhe shumė skenare tė cilat janė bėrė filma.

Ēmime dhe medalje
Si regjisor, filmi mė i arrirė i tij ėshtė “Kur hapen dyert e jetės”, i cili u realizua nė vitin 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me ēmimin “Aleksandėr Moisiu” pėr vitin 1987. Filmi i tij Kur happen dyert e jetės fitoi ēmimin “Aleksandėr Moisiu” pėr vtin 1986 dhe u nderua me ēmimin e dytė nė Festivalin e VII tė filmit Artistik shqiptar. Akorėt, Petrit Malaj (pėr rolin e mjekut) dhe Reshat Arbana (pėr rolin e kryetarit) u nderuan me Medalionin e Festivalit. Pėr meritat e tij aktoriale dhe regjisoriale ėshtė nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Pasaporta dhe karriera artistike
Vendlindja: Shkodėr
Datėlindja: 1943
Diplomimi: Aktor

Filmat ku ka interpretuar si aktor
1966. “Komisari i dritės”
1967. “Duel i heshtur”
1967. Ngadhėnim mbi vdekjen”
1974. “Rrugė tė bardha”
1974. “Shtigje lufte”
1975. “Rrugicat qė kėrkonin diell”
1976. “Ilegalėt”

Prodhimtaria regjisoriale
1978. “Nė pyjet me dėborė ka jetė”
1979. “Radiostacioni”.
1980. “Skėterrė ‘43”
1981. “Dita e parė e emėrimit”
1983. “ Fundi i njė gjakmarrjeje”
1984. “Ura pranė kėshtjellės”
1985. “Pranverė e hidhur”
1986. “Kur hapen dyert e jetės”

Si skenarist
1988. “Pesha e kohės”

Si autor librash
“Nė njė humbėtirė kėtej rrotull”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rikard Ljarja Empty Re: Rikard Ljarja

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:57 pm

Rrėfimi i aktorit tė njohur. Me ēfarė merret sot njeriu qė dikur pushtoi ekranet e Kinemasė dhe Televizonit

Ljarja: Vitet e mia tė pensionit larg skenės dhe ekranit

Dashnor Kaloēi

Vite mė parė portreti i tij ka qenė vazhdimisht i pranishėm, si nė Kinema ashtu dhe nė Televizionin e vetėm tė asaj kohe. Madje, aq i pranishėm sa qė nė vendlindjen e tij, nė qytetin e Shkodrės, nė ato vite filloi tė qarkullonte edhe njė barsaletė pėr tė. Kėshtu, kur dikush e pyeti njė shkodran sa sa vėllezėr bėheshin nė shtėpi, ai iu pėrgjigj: "Bashkė me Rikard Ljarjen, bėhemi pesė!". Ndonėse si shumė barsaleta tė tjera qė dilnin asokohe nė Shkodėr, edhe ajo nuk ishte pa gjė brenda, duke e pasur shumė tė qartė nėntekstin, prap se prapė ajo anekdotė pėrcillte njė realitet mėse tė vėrtetė. Dhe ai realitet kishte tė bėnte me faktin se aktori i famshėm, me origjinė nga Shkodra, me lojėn dhe portretin e tij tė veēantė kishte pushtuar i tėri si ekranin e kinemasė ashtu dhe atė tė televizionit. Por tė gjitha kėto, sė bashku dhe me atė barsaletė, tashmė i pėrkasin njė kohe tė shkuar, qė e shumta mund tė kujtohen vetėm nga njė nostalgjik i humorit tė famshėm shkodran dhe askush tjetėr. Madje, ai ka filluar tė harrohet, ndonėse nė kėtė moshė dhe me po kaq vite karriere kolegėt e tij nė vende tė tjera tė botės fillojnė tė bėhen tė njohur dhe tė marrin famė. Tė gjitha kėto tashmė i ka "pėrtypur" dhe qė prej vitit 2002, kur nuk i dhanė mė rrogė nė TVSH, ku punonte si Drejtor Artistik. Ai e ka ndryshuar pothuaj tė gjithė rrjedhėn e jetės. Nuk punon mė si dikur, nga 10 deri 12 orė nė ditė pėr rolet e filmave, por nga 3-4 orė nė kopshtin e shtėpisė sė tij nė qytetin e Shkodrės, ku shkon vazhdimisht nga dy-tri herė nė muaj, pėr tė qėndruar nga tri-katėr ditė.

Zoti Ljarja, si e kujtoni futjen tuaj nė kinematografi?

Me artin unė jam marrė qė nė moshėn 6-vjeēare, kur dy prindėrit e mi, me mendimin pėr tė mė dhėnė njė kulturė tė pėrgjithshme, mė kishin futur nė rrethet muzikore, pėr piano. Por edhe pse studiova pėr shumė vite nė muzikė, madje duke qenė njė muzikant jo i keq, duke arritur deri nė orkestrėn simfonike tė Prenk Jakovės, si fagotist, kur mbarova gjimnazin mė 1960 mė doli e drejta e studimit pėr Matematikė-Fizikė. Natyrisht kėtė gjė nuk e pranova, pasi ėndrra ime ishte qė tė bėhesha aktor.

Ē'lidhje kishit me profesionin e aktorit, kur ju thoni se jeni marrė me muzikė?

Nė njė intervistė nuk mund tė thuhet e gjithė jeta… Nė atė kohė qė unė isha gjimnazist dhe merresha me muzikė Teatri i qytetit tė Shkodrės nė muajt e verės jepte shfaqje nėpėr fshatra. Pėr tė plotėsuar numrin, ata mė merrnin mua si muzikant, pėr t'i shoqėruar gjatė skeēeve tė ndryshme. Kėshtu, ajo gjė mė pėlqeu shumė dhe unė mezi prisja tė futesha nė shkollėn e aktorėve, ku, pasi konkurrova, fitova.

Pas diplomimit, cili ėshtė roli juaj i parė nė kinematografi?

Roli im i parė ėshtė mėsuesi (Dritan Shkaba), te filmi artistik "Komisari i Dritės", film qė pati shumė sukses, pasi iu bė jehonė e madhe nga shtypi dhe m'u hap rruga pėr mė tej.

Kush ua caktoi atė rol?

Atė rol e fitova me kinoprovė, mes 15 konkurruesve, ku ndėr ta kujtoj Guljelm Radojėn, Viktor Zhustin e Mark Topollajn. Pėrveē atij roli, unė ndihmova rastėsisht edhe pėr rolin e priftit, pasi mungonte i madhi Ndrek Luca. Por kur i pa ministri Fadil Paērami, pėlqeu mė shumė atė tė mėsuesit, duke thėnė: "Ky bėka pėr komisar".

Gjatė gjithė karrierės suaj, sa role keni nė Kinematografi dhe Teatėr dhe kė vlerėsoni si mė tė arririn?

Sinqerisht qė nuk i mbaj mend. Mund tė jenė mbi 30 role nė Kinematografi dhe po kaq nė Teatėr. Unė nuk mund tė veēoj asnjė rol, pasi tė gjitha i kam luajtur me qejf. Ėshtė shikuesi ai qė jep vlerėsime pėr aktorėt.

Ndėrsa nė kinematografi tashmė jeni i njohur, nė Teatėr pothuajse jeni i panjohur. Tė paktėn brezi ynė nuk ju mban mėnd!

Nga viti 1965 deri mė 1973, kur erdha nė Tiranė dhe fillova punė si aktor-regjisor nė Kinostudio, kam luajtur rreth 30 role nė Tetarin "Migjeni" tė Shkodrės, ku pjesa mė e madhe ishin role kryesore. Por nė atė kohė televizioni ishte nė hapat e parė dhe kėshtu qė brezi juaj nuk mė mban mend si aktor teatri.

Gjatė gjithė karrierės suaj artistike, a keni pasur raste kur jeni ndier vėrtet nė vėshtirėsi?

Jo, nuk mbaj mend tė kem kaluar raste tė vėshtira nė karrierėn time artistike.

Kur u larguat nga Kinostudio dhe si e keni pėrjetuar atė gjė?

De jure nga Kinostudio jam larguar mė '96, kur shkėputa marrėdhėniet financiare qė andej, por de facto ajo gjė kishte ndodhur qė mė 1990, kur Kinostudio nuk kishte mė mundėsi financiare tė bėnte filma. Nisur nga ky fakt, largimi im nga bota e flimit erdhi disi i butė, pasi nga aty fillova detyrėn si Drejtor Artistik nė TV Shqiptar.

Ēfarė do tė quanit gabim pėr periudhėn e para viteve '90, kur ju keni qenė nė Kinostudio?

Gabim mund tė quaj rritjen e pėrnjėhershme tė prodhimit kinematografik nga 3-4 filma, nė 14. Mundėsia e pakėt pėr ta pėrballuar atė gjė, solli edhe filma tė dobėt. Por, nė 380 e sa filmat, qė janė bėrė atėherė, ka vlera tė mirėfillta artistike.

Po nga Televizioni Shqiptar kur dhe pse jeni larguar?

Nė fillim tė 2002-it, kur shkova pėr tė marrė rrogėn mė thanė se nuk kisha rrogė pėr tė marrė. Sipas njė nėpunėseje, isha larguar me dėshirėn time. Pas kėsaj u largova pa u ankuar tek asnjeri, pasi e kam respektuar gjithnjė shtetin. Me largimin nga TVSH, mbas disa kohe, unė dola nė pension.

Nuk e vuajtėt largimin nė atė mėnyrė?

Jo, vetėm mė bėri pėrshtypje etika me tė cilėn u sollėn.

Me siguri merrni pension tė veēantė, si artist?!

Jo, se nuk jam "Artist i Popullit", jam vetėm i "Merituar". Paska ca ligje…

Qė nga ajo kohė kur dolėt nė pension e aktualisht me ēfarė merreni?

Shumė pak me thashetheme…Vazhdoj historinė e lashtė tė tė shkruarit, pasi pėrveēse si aktor e regjisor nė 12 filma, kam shkruar herė pas here edhe skenarė qė janė bėrė filma. Gjatė gjithė jetės kam shkruar.

Pse nuk keni botuar?

Pėr njėqind e njė arsye, nuk kam botuar.

Po librin "Nė njė humbėtirė kėtej rrotull" pse e botove?

Po pėr njėqind e njė arsye.

Mund tė na thoni njė?

Nė dorėshkrim, atė libėr e kishin lexuar disa miq tė mij, tė cilėt mė kėrkuan ta botoja.

Pėrse nuk botoni pėrsėri?

Kam frikė.

Nga kush?

Mė shumė nga vetja.

Po pėrveē shkrimeve me ēfarė merreni?

Ku e di unė… Shkoj nė Shkodėr, tek shtėpia ime, dhe mbjell qepė, hudra, tulipanė, trėndafilė etj. Nė kopshtin tim punoj nga katėr-pesė orė, pasi mė merr malli tė shkel nė tokė zbathur.

Po tė tė thėrrasin pėrsėri nė role, a do pranosh?

Varet nga nga roli, nga regjisori dhe nga teatri, sepse sot unė nuk kam mė kohė tė vrapoj pas njė grushti parash dhe tė turpėrohem.

Si i vlerėsoni filmat shqiptarė tė pas viteve '90?

Nuk i kam parė, sepse nuk janė shfaqur pėr publikun

Rikardi: Sot njerėzit mė pyesin, akoma nė shtyllė ti?

Aktori i famshėm i kinematografisė shqiptare, Rikard Ljarja, qė dikur pati pushtuar ekranet e kinemasė dhe televizionit, qė prej fundit tė viteve '90, kur Kinostudio "Shqipėria e Re" pushoi sė prodhuarai filma, nuk ka marrė asnjė rol si aktor nė kinema. Megjithatė, ai thotė se: "Biēikleta dhe profesioni nuk harrohen kollaj". Ka vėnė nė skenė shfaqje nė Teatrin Kombėtar, dhe nė atė tė Prishtinės, dhe ka interpretuar edhe si aktor nė skenė. Ka bashkėpunuar edhe me IFEF (shoqatė amerikane) pėr njė skenar. Po kėshtu, para disa vitesh ai bėri njė reklamė brilante pėr AMC-nė, aq sa edhe sot ai thotė se shumė nga njerėzit, qė e njohin apo nuk e njohin, e ndalojnė nė rrugė dhe i thonė: "Akoma nė shtyllė ti?!". Madje, ata e pyesin pse i ka munguar prej kaq vitesh skenės dhe ekranit e i kėrkojnė qė tė dalė pėrsėri atje, si dikur,…, sepse u mungon.

PASAPORTA
1943 u lind nė qytetin e Shkodrės
1960 mbaroi maturėn nė Shkodėr
1965 dipl. nė Shkoll. e Lartė tė Aktor. ("A. Moisiu"), Tiranė
1965-1973 aktor nė Teatrin "Migjeni", Shkodėr
1973-1996 aktor, regjisor, nė Kinostudio
1996-2002 Drejtor Artistik nė Televizionin Publik
2002 doli nė pension
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi