STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Bega

Shko poshtė

Ali Bega Empty Ali Bega

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:55 pm

Ali Bega
Pres me ankth njė ofertė pėr tė dalė nė skenė

Aktori i mirėnjohur durrsak Ali Bega, ndėr veteranėt e artit skenik dhe kinematografik me njė karrierė 40-vjeēare, jetėn e tij e shikon tė lidhur me teatrin dhe kinemanė. Ali Bega, ka luajtur mbi 100 role dhe ka pranuar tė flasė pėr gazetėn”SOT”, ku siē thotė edhe vetė nė faqet e mediave tė shkruara sikur gjej ngrohtėsinė e skenės. Por ai shprehet se, “nė skenė kam pėrjetuar shumė rilindje dhe pres me ankth njė ofertė pėr tė dalė nė skenė”. Ndėr rolet e tij, mbahen mend ato tek “Bileta e Llotarisė” e Dionis Bubanit, nė rolin e xha Sheros, apo dhe roli i tij i fundit nė skenė nė dramėn e Zija Celos, “Shtėpia e Lepujve”.Midis dy kohėve, ai ka patur vlerėsime si aktor me talent dhe krijues i figurave tė spikatura.

Z.Bega si u bėtė aktor, kur dihet se ju vini nga njė familje e persekutuar politikisht, ishte dėshira juaj apo e prindėrve tuaj?
(Qesh)... Nė atė kohė kur njerėzit nuk realizonin ėndrrat dhe pasionet e tyre, mua mė caktuan pas mbarimit tė gjimnazit me nota tė shkėlqyera, mė caktuan ( jo sipas dėshirės time) nė shkollėn 2-vjeēare nė Shkodėr pėr matematikė-fizike. Biografia ime nuk e lejonte tė shkoja dhe tė vazhdoja shkollėn nė Tiranė. Nė atė vit, pra nė vitin 1962 u duk se vėrtetė kishte nisur njė “zbutje” e luftės sė klasave. Pikėrisht nė atė vit, u ēel nė Tiranė, Shkolla e Aktorėve ku pasi dhashė konkursin unė dola fitues. Shkollėn e fillova me shumė vonesė, sepse dokumentat e mia nga Shkodra nuk po vinin. Por njė dite ato erdhėn dhe unė fillova shkollėn me shumė vonesė tek ajo godinė qė mbante emrin “Aleksandėr Moisiu”, prej nga dolėn me dhjetra e dhjetra aktorė tė talentuar. Kjo shkollė zhvillonte aktivitetin e saj pranė Teatrit Popullor, pranė Panteonit tė artit shqipetar. Periudha e shkollės ishte e bukur, por dy vitet e para ishin tė vėshtira pėr mua, aq mė tepėr qė studioheshin elementėt teknik qoftė tė fjalės apo tė mjeshtėrisė. Nisa tė realizoja fragmentet dhe pjesėt e plota, derisa mora superlativa nga pedagogėt e mi si: Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi etj... Por sigurisht edhe kur mbarova, mua nuk mu ndanė kusuret e biografisė. Mė caktuan tė bėja art nė fshatrat e Beratit. Isha me hije nė biografi, e cila mė ndoqi nė gjithė jetėn time artistike. Mė duket se edhe sot pas 15 vitesh, ajo mė ndjek pas. Unė vij nga im atė nga njė familje e mesme intelektuale, ai kishte mbaruar studimet nė Gjermani pėr doktor Kirurg – Dentist. Rikthehet nė atdheun e tij, nga njė largim disa brezash nė Greqi e Turqi, ku motivi i vetėm ishte thirrja e tė parėve pėr tė bėrė Shqipėrinė. Me tu kthyer nė vitin 1926, u vendos nė Tiranė ku hapi njė klinikė bashkėkohore, ku u ftua tė jetė edhe mjek i oborrit mbretėror. Babai im zotėronte 8 gjuhė dhe lufta e gjeti nė Tiranė me njė qėndrim pacifisti. Por gjithsesi vėllanė, motrėn dhe nipin e tij qė ra dėshmor, ai i mbėshteti dhe inkurajoi pėr lirinė e Shqipėrisė. Duke qenė nė grupin e intelektualėve, babai im u dėnua dhe diskriminua menjėherė pas ēlirimit. Kjo biografi, qė asokohe e quanin “tė keqe” mė ndoqi gjithė jetėn time.

Si i vlerėsoni zhvillimet e artit dhe sot?
Duke qenė se arti dhe kultura dje ishin pjesė e frontit ideoligjik tė sistemit, u investua shumė pėr kėto sektorė dhe arti kishte zhvillimin e tij, si ai skenik ashtu edhe ai kinematografik. Pozicioni i aktorit ishte vertetė i nderuar dhe respektuar, jo vetėm nga nomenklatura por edhe shikuesit. Unė e kujtoj me emocion dhe nostalgji krijimtarinė artistike tė atyre viteve, ku megjithė privacionet ideologjike dhe politike bėhej art, kishte edhe jetė artistike. Sot ato janė zbehur nė shkallėn mė minimale, sepse nė qoftė se dje kishte privacione ideologjike dhe politike, sot ka privacione morale dhe financiare. Unė mendoj se moralisht njerėzit, janė tė rendur pas interesave tė mbijetesės, kurse nga pikėpamja ekonomike pamundėsia e ka rrudhur mundėsinė e tė bėrit art. Ka vetėm rendje pas porkerisė pėr tė mbushur sallat me turma, mjaft qė tė paguajnė biletat, ky ėshtė shkatėrrimi i shijeve artistike. Arti sotėm ėshtė banal dhe vulgar nisur nga termat, veprat dhe deri tek interpretimi i tyre.

Pėrse vendoset tė ikni nė SH.B.A, ju njiheni si ndėr themeluesit e PD-sė?
Po ėshtė e vėrtetė, jeta ėshtė shumė e shkurtėr dhe po aq e gjatė pėr tė provuar dhe kuptuar shumė gjėra nė kėtė botė. Pas 6-7 vitesh si pedagog dhe shefi i Departamentit tė Aktrimit, unė vendosa tė emigroj drejt SH.B.A. Angazhimin tim si pedagog e kam bėrė me pėrkushtim maksimal, pasi si pedagog kam qenė nė profesionin tim nga pasionet e mia. Por zhvillimet tragjike tė vitit 1997 dhe 1998, mė detyruan tė largohem qoftė edhe pėr pak kohė nga ky vend, ndoshta kohė e mjaftueshme pėr tė bėrė njė refleksion tė angazhimit tim nė demokraci. Ėshtė e vėrtetė qė jam ndėr nismėtarėt e lėvizjes demokratike nė Shqipėri. I hyra kėtij angazhimi si detyrim ndaj vetes time, familjes time dhe vendit tim. Ēdo fillim ka brenda idealizimin, qė ndoshta ėshtė nė themel tė pėrkushtimit tim. Sot pas njė distance tė gjatė kohore, jeta ėshtė mė konkrete dhe idealizma mbetet njė ėndėrr. Luterkingu ka thėnė: “I have one dream”, kurse unė them “I ėose a dream”. Por unė nuk kisha plotėsisht tė drejtat, plotėsisht tė ėndėrroja nė ėndrrėn time pėr ta realizuar. Janė shumė faktorė historike, morale, etike, psikologjike dhe deri tek trashėgimia, qė nė Shqipėri nuk mund tė ndodhte ndryshe nga sa ndodhi. Megjithatė e drejta pėr tė ėndėrruar siē duhet tė jetė, duhet tė jetė e gėrshetuar me luftėn dhe pėrpjekjen pėr tė realizuar kėtė ėndėrr. Amerikanėt thonė: “Tė ėndėrrosh do tė thotė tė arrish”. Kam besim dhe shpresė se, me ndryshimet e fundit demokratike gjėrat po lėvizin nė rrugėn e mbarė.

Ēfarė do tė veēonit nga rolet tuaja, a do tė ishit i gatshėm tė luanit nė skenė?
Si ēdo kolegu im aktor, edhe unė nė kėtė jetė tė gjatė artistike kam luajtur shumė role. Besomėni, nuk ka gjė mė tė bukur kur gjatė punės me njė rol, t’i ke riprodhuar njė jetė njerėzore. Dhe nė kėtė logjikė, kam kėnaqėsinė tė them se kam qenė i privilegjuar, sepse kam pėrjetuar shumė rilindje tė tilla. Nė jetėn e njė aktori ka disa stacione dhe piketa tė bukura dhe unė nė kėtė kontekst mund tė rendis ndėr rolet e luajtura qė nga qehajaj i mullirit tė Kosta Bardhit, vlerėsuar nga kritika si rol briland, roli i komandatit serb tek Shote Galica, roli i Sherafit tek Dorina, i priftit tek “Ngjarje skandaloze”, roli i Haxhi Zekes apo edhe dy rolet e dhėna nga Fadil Paērami. Tė merresh me lindjen e njė krijese, ndoshta ėshtė e bezdisshme, por gjėja mė interesante ėshtė tė rilindėsh nė skenė njė krijesė, t’i japėsh jetė nga jeta jote, tė lėvizė nė skenė dhe tė flasė me zėrin tend. Kjo jo pėr paradė historike dhe kohore, por pėr tė pėrcjellė tek shikuesi njė moral njerėzor. E gjitha kjo si njė pjesė e pėrpjekjes pėr ta bėrė njeriun mė tė mirė, mė tė butė, mė tolerant, dhe me shpresė e guxim dhe sigurisht pėr ta kėnaqur spektatorin. Jam pėrpjekur tė realizoj misionin qytetaro-artistik, kurse sa pėr pjesėn e dytė tė pyetjes, meqenėse kam akoma shumė pėr tė thėnė, kam akoma shumė pėr tė bėrė.

Angazhimi juaj nė regjizurėn teatrale, kinematografi dhe TV, mbetet briland si e keni arritur?
Duke u distancuar nga vetja, e ndjej se duke gjykuar vlerat e mia artistike, nė thelb unė jam aktor teatri. Por nuk kam mėnuar tė angazhohem edhe nė kinamatografi dhe televizion. Ato angazhime kanė qenė jo spontane pėr mua, por brenda misionit tė aktorit, kanė arritur nė kufinjtė e realizimit tė mendimit artistik. Natyrisht i kam arritur duke shfrytėzuar gjithė pėrvojėn time njerėzore dhe artistike, gjė tė cilėn do ta vazhdoj duke besuar nė eksperiencėn time dhe vitalitetin tim njerėzor.

Parė nė kėndvėshtrimin e qytetarit artist, cila ėshtė pėrgjegjesia dhe morali qė ju pėrcillni?
Si qytetar duke ėndėrruar njė Shqipėri demokratike tė lirė, tė zhvilluar dhe tė integruar nė strukturat euroatlantike, kam besimin dhe shpresėn se me kontributet e tė gjithė klasės sė politikaneve, kjo orė do tė jetė e afėrt. Veēanėrisht besoj nė tė nesėrmen e njė Shqipėrie evropiane tė zhvilluar. Si artist, duke qenė se arti ka njė fuqi tė jashtėzakonshme dhe njė vend tė pakontestueshėm nė biografinė e njė populli, unė pėrcjell kėtė mesazh:“O njerėz merrni secili pėrgjegjėsinė tuaj, pėr t’u pėrballuar me to, nė tė mirėn e Shqipėrisė, me besimin dhe shpresėn tek Zoti, e nesėrmja me kontributet tuaja do tė jetė mė e mirė”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi