STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandėr Rrapi

Shko poshtė

Aleksandėr Rrapi Empty Aleksandėr Rrapi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:54 pm

Aleksandėr Rrapi
Aktorin, qė e duan edhe grekėt

Nga Altin Metaj/Greqi - Shqip

Mrekullia e njė artisti tė ardhur nga Shqipėria. Aleksandėr Rrapi ėshtė padyshim shembulli i njeriut, i cili mbėrriti nė skenat greke duke realizuar ėndrrėn e tij mė tė madhe. Njė pasion i madh pėr artin skenik qė nuk arriti ta shuante as ekstremizmi grek
Aleksandėr Rrapi erdhi nė Greqi ashtu si edhe qindra e mijra emigrantė tė tjerė. Por nė ndryshim nga tė tjerėt ai pėr asnjė moment nuk pushoi sė punuari pėr tė realizuar ėndrrėn e tij, tė interpretojė nė njė skenė greke. Kjo ishte ėndrra e tij e ēmendur, e cila tashmė ėshtė bėrė realitet. Protagonist nė njė sėrė shfaqjesh teatrore, por edhe interpretimet e tij nė serialet televizivė grekė, e kanė renditur atė nė kuadrin e artistėve me tė dashur pėr publikun grek. Aleksandėr Rrapi ėshtė padyshim shembulli i njeriut, qė megjithėse nuk dinte as gjuhėn greke dhe punonte nė punė tė rėnda fizike, pėr asnjė momentet nuk u tėrhoq, por mbajti ndezur pasionin e tij pėr artin skenik.
Kur dhe pėrse erdhėt nė Greqi?
Arsyet e ardhjes ishin thjesht ekonomike. Megjithėse sa mbarova shkollėn e lartė pėr aktor nė vitin 1990, m’u dha vetėm njė mundėsi njėvjeēare pėr tė punuar nė trupėn profesioniste tė Beratit. Aty punova me regjisorė tė afirmuar pėr Shqipėrinė dhe shkollėn e teatrit, si Sheri Mita dhe Leka Bunga. Plus dhe dėshira familjare meqė jam djali i njė aktori. Babai im ka qenė nė radhėt e para tė krijimit tė Teatrit Popullor Shqiptar me brezin e aktorėve tashmė tė njohur. Dėshira ishte qė largimi im fizik nga Shqipėria tė mos kishte lidhje me largimin nga skena dhe arti.

Ndėrkaq me ardhjen nė Greqi, nuk besoj se e gjetėt gjithēka tė shtruar. Si ndjehet njė artist kur nė vend tė aspiratave tė tij artistike i duhet tė pėrballet me sfidat e mbijetesės?
Kjo ėshtė shumė e qart dhe shumė e vėshtirė njėkohėsisht pėr tė gjithė emigrantėt. Detyrimet ekonomike mė bėnė qė tė punoja shumė orė tė ditės. Sinqerisht e kisha ėndėrr nė fillim qė, a do tė mundesha tė shkelja ndonjėherė nė ndonjė skenė greke. I shikoja nė horizont, ndoshta e shikoja edhe tė pamundur duke parė vėshtirėsitė e gjuhės greke, plus edhe njė farė acarimi shpirtėror qė kishte opinioni grek kundėr ēdo emigranti shqiptar. Vėshtirėsitė i dimė tė gjithė, nuk dua tė marrė pozicione politike. Mbi tė gjitha kam pasur njė kėmbėngulje tė madhe dhe kėrkesė te vetja, domethėnė si njė fėmijė qė hyn pėr herė tė parė nė shkollė e mėson A, B, C-nė edhe unė mėsova A,B , C-nė greke. Kėtė e bėra pėr kulturėn time, pa menduar se njė ditė do tė shkelja rėndė nė teatrin apo nė skenėn greke. Kjo bėri qė unė nė ēdo moment tė jetoj ėndrrėn pėr tė luajtur nė skenėn greke. Pėr ato vite kjo ishte ēmenduria ime, por kjo ēmenduri bėri qė pas kaq vitesh ėndrra ime tė bėhet realitet.

Ndėrkohė qė ju jetonit kėtė ėndėrr, cilat ishin pėrpjekjet pėr t’u integruar edhe artistikisht?
Rasti dhe fati pėr ēdo njeri ėshtė mrekullia e momentit. Duke punuar diku nė njė shtėpi, nė ndėrtim, i zoti i shtėpisė pasi kisha disa ditė qė punoja mė thotė : “Mė bėn pėrshtypje mėnyra se si diskutojmė apo flasim bashkė. Dua tė mė thuash tė vėrtetėn se me se je marrė nė Shqipėri, sepse nga mėnyra se si punon nuk je afėr ndėrtimit dhe mbi tė gjitha mė bėn pėrshtypje mėnyra se si gjykon dhe trajton problemet e kohės nė tė cilin jetuam”. Bėhej fjalė pėr vitin 1993. Kjo bisedė ishte njė ndihmesė e jashtėzakonshme pasi ai njeri mė dha mundėsinė qė tė krijoja nė Qeratea, nė vitin 1994, njė grup teatror me nxėnės tė shkollave tė mesme dhe me nxėnės tė shkollave 8-vjeēare. Mė dha mundėsinė qė tė vija nė skenė shfaqjen “Kėrkohet gėnjeshtari” e Dhimitri Psathas. Duke mos harruar qė nė mėngjes bėja punė tė rėndomta dhe mbasditeve merresha me provat e shfaqjes deri vonė. Kisha harruar familjen, kisha harruar jetėn time personale. Gjithēka ia kushtova kėsaj shfaqjeje, e cila pėr mua ishte njė dritėz qė sa vinte e afrohej drejt meje, ishte drita e teatrit dhe e skenės.

Viti 1994 ishte viti ku irritimi ndaj emigrantėve shqiptarė ishte nė kulmin e tij, njė emigrant shqiptar krijon njė grup teatrimi me nxėnės tė shkollave greke. Si reagoi opinioni ndaj kėtij fakti?
Isha nga tė vetmit shqiptar qė nuk kam mohuar kombėsinė time. Isha nė muajin e parė dhe tė dytė tė punės. Gjatė kėsaj kohe asnjėherė me grupin nuk kisha deklaruar identitetin tim. Vetėm nė momentin kur nė premierėn e shfaqjes u dėgjuan fjalė kaq tė mira, atėherė me gojėn plot kam mbushur veten emocionalisht dhe pėrpara sallės kam deklaruar se ja ēfarė mund tė bėjė njė artist i ardhur nga Shqipėria.

Kur ishte aktivizimi juaj i parė si profesionist dhe si ndodhi kjo?
Duke pasur njė familje shqiptare brenda familjes sė tij, regjisori Manusho Manushaqit i lindi ideja qė shqiptarėt pėrveēse njė ndihmesė ekonomike qė mund tė japin nė ndėrtimin e sotėm tė Greqisė, mund tė japin edhe njė ndihmesė intelektuale. E nėnvizoj kėtė pėr vetė faktin se heroin e filmit “Dashuria erdhi nga larg” nuk e gjeti rastėsisht nė njė fanar apo garazhd makinash ku flinte. Por e gjeti te njė intelektual shqiptar, qė vinte me njė shkencė tė mėsuar si agronom, por arsyet ekonomike, ashtu siē mė kishte ndodhur mua edhe shumė tė tjerėve, e kishin detyruar tė punonte kudo. Kjo ishte edhe ideja qė ngacmoi nga ana profesionale dhe afroi shumė aktorė profesionistė qė gjenden nė Athinė, tė shtyhej mė tej ideja e regjisorit Manusho Manushaqit. Ky i fundit, nė bashkėpunim me skenaristin Vasili Spilopulo, krijoi atė film. Pak a shumė tė gjithė e dimė suksesin qė pati ky film dhe ndikimin qė ai pati nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Madje, filmi ndikoi edhe te shqiptari mė i fundit. Ishte e vėrtetė bindja e opinionit grek qė shqiptarėt nuk janė vetėm ajo pakicė qė shtypi grek i lakonte disa herė, qė bėjnė incidente dhe qė kishin krijuar skena tė papėlqyera. Ishte vėrtet momenti qė dikush duhej tė merrte iniciativėn; gjė qė nuk erdhi nga pala shqiptare. Megjithatė shkėndijėn e afrimitetit midis dy vendeve e kishte dhėnė pak mė parė edhe filmi “Mirupafshim!” me aktorėt shqiptarė shumė tė njohur si Kadri Rroshi dhe Margarita Xhepa. Ky film shpalosi nė opinionin grek mikpritjen shqiptare, dashurinė historike tė dy popujve dhe kishte lėnė mėnjanė atė gjuhėn e keqe tė opinionit tė grekėrve kundėr nesh.

Fjala, gjuha ėshtė sigurisht njė nga mjetet kryesore tė aktrimit dhe ju greqishten nuk e keni gjuhė amtare. Kjo a ju krijon pengesė nė komunikimin me spektatorin grek?
Meqė m’u dhe mundėsia do t’ju them njė rast interesant. Nė vitin 2004 aktivizohem nė teatrin “Knosos”. Shfaqja qė paraqitėm ishte “Eleni” e Evripidhit. Pas shfaqjes dikush vjen, mė uron dhe mė thotė “do t’ju bėj edhe njė kompliment tjetėr. Ngjan shumė me njė aktor shqiptar, tė cilin e kam parė gjashtė muaj mė parė te filmi “Dashuria erdhi nga larg”.

Nė ekranin grek vitet e fundit janė shfaqur njė sėrė veprash qė u referohen emigrantėve shqiptarė, ku interpretojnė ashtu si edhe ju njė sėrė aktorėsh shqiptarė. A mendoni se kėto vepra kanė ndikuar sadopak nė ndryshimin pėr mirė tė mentalitetit tė vendasve ndaj shqiptarėve?
Aktivizimi i shqiptarėve nė televizionin grek ka sjellė njė lloj ēkontraktimi tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke. E them kėtė pėr shumė arsye, ngaqė shqiptarėt janė vendosur nė pozicionet e tyre si familjare, ashtu edhe ekonomike. Ka shumė shqiptarė miq tė mi qė kanė arrritur tė hapin bizneset e tyre. Kjo ka bėrė qė ky lloj ēkontraktimi fizik dhe psikologjik u krijua qė me filmin e parė “Dashuria erdhi nga larg”. Pasi i solli shqiptarėt mė afėr me grekėt dhe anasjelltas. Ka shumė miq apo mikesha tė mi qė kanė arritur tė krijojnė familje shqiptaro-greke. Grekėt nuk ruajnė mė atė lloj fanatizmi tė keq kundėr nesh, por kanė arritur tė krijojnė familjet e tyre. Mundėsitė tona ose arma jonė, pra arma e njė aktori ėshtė fjala. Nėpėrmjet kėsaj fjale, nėpėrmjet kėsaj arme qė dimė tė komunikojmė si nė shqip, ashtu edhe nė greqisht kemi krijuar njė opinion mė intelektual. Njėkohėsisht opinioni i pėrgjithshėm ėshtė i rregulluar dhe rregullohet gradualisht, nė rrjedhėn e viteve. Ndryshe mund tė fliste dikush pėr shqiptarin e viteve ’90-tė, ndryshe mund tė flasė pėr shqiptarin e sotėm tė vitit 2005. Vetė ne shqiptarėt duhet tė punojmė secili nė fushėn e tij pėr tė ngritur figurėn tonė.

Nė Greqi jeni njė grup aktorėsh shqiptarė qė nė njė mėnyrė apo tjetėr, po bėni karrierė nė profesionin tuaj. Duke ditur edhe konkurrencėn e tmerrshme qė ka nė treg, afirmimi i tė gjithėve i dedikohet ekskluzivisht vlerave artistike, apo mos kemi tė bėjmė me fenomenin e krahut tė lirė tė punės, d.m.th. konsideroheni si krahė i lirė pune nga regjisorėt dhe producentėt grekė?
Vėrtet sot nė Shoqatėn e Aktorėve Grekė janė anėtarė mbi 2500 aktorė grekė tė pa punė. Aftėsitė tona profesionale dhe pėrsosmėria e shkollės shqiptare, si nė fushėn e teatrit, ashtu edhe tė muzikės, pikturės apo koreografisė, ka tė bėjė me atė qė pozicioni i sotėm qė gjendet gjithsecili nga ne nuk pėrcaktohet nga miqėsitė personale, por ka tė bėjė thjesht me aftėsitė personale tė gjithsecilit. Ėshtė vėrtet njė ėndėrr pėr ēdo artist shqiptar, ose pėr ēdo shqiptar tė thjeshtė, qė tė kishte qendrėn e tij kulturore, ndaj duhet qė shteti shqiptar ta shikojė kėtė gjė mė me seriozitet. Dhe kėtu lind pyetja se, a duhet tė ketė njė qendėr kulturore shqiptare nė Athinė. Besoj se shumė shpejt duhet tė na kthehet njė pėrgjigje nga ata qė e kanė nė dorė njė gjė tė tillė.

Pėr shumė vite ėndrra e shumė aktorėve nė Greqi ėshtė ngritja e njė teatri shqiptar nė Athinė. Kjo si do tė mund tė realizohej?
Do tė doja tė bėja njė thirrje, qė dikush duhet tė kujtohet pėr ne. Dikush duhet tė vijė si ajo nėna qė mbledh rreth vetes fėmijėt dhe foshnjet. Jemi nė hapat e para, jemi foshnje tė krijimit tė njė teatri shqiptar nė Athinė. Kjo ėshtė njė ėndėrr pėr secilin nga ne, duke menduar se do tė plotėsojmė edhe deficitet qė kanė shqiptarėt pėr shfaqje teatrore. Tani ėshtė e domosdoshme pėr tė gjithė qė pas njė jave tė lodhshme tė kishin njė tė shtunė apo tė dielė tė mbushur me aktivitete shqiptare. Njė qendėr kulturore do tė bėnte tė mundur ruajtjen e traditave tona edhe nė fusha tė tjera pėrveē teatrit si, kėnga, vallja apo filmi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi