STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bujar Kapexhiu

Shko poshtė

Bujar Kapexhiu Empty Bujar Kapexhiu

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:48 pm

Bujar Kapexhiu
Bujar Kapexhiu: Pas “Festivalit tė 11” mė ranė Flokėt

Iva MUSARAJ

Bujar Kapexhiu ėshtė lindur nė mars tė vitit 1944. Pėr kėtė arsye thotė me humor se ka lindur nė mes tė krismave tė Luftės sė Dytė Botėrore. Vjen nga njė familje e thjeshtė punėtorėsh. Babai i tij ka qenė mekanik, ndėrsa nėna e tij ka punuar si kuzhiniere. Kapexhiu, nė fėmijėrinė e tij pikturonte skica dhe karikatura dhe duke qenė se hynte tek nxėnėsit e mirė tė shkollės, prindėrit dėshironin qė ai tė zgjidhte profesionin e inxhinierit, meqėnėse, nė atė kohė, ai ka qenė njė profesion i lakmuar nga tė gjithė.Bujar Kapexhiu, ndoqi dėshirėn e prindėrve dhe filloi vitin e parė pranė ambienteve tė Fakultetit Inxhinierik, por e la kėtė shkollė vetėm pasi mbaroi vitin e parė pėr tė ndjekur pasionin e tij, i cili ishte arti. Qė nė moshė tė vogėl, Kapexhiu ėshtė marrė me pikturėn, artin dhe kishte shumė dėshirė tė vazhdonte pėr teatėr. Ai tregon njė tė veēantė, qė i ka ndodhur nė moshėn e rinisė. Nė vitin 1962 ai mbaron gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Pasi la pėrgjysmė Fakultetin Inxhinierik, ai konkuroi pėr tė hyrė nė Akademinė e Arteve dhe e fitoi kėtė degė, por e veēanta ishte, se ai nuk i lajmėroi prindėrit e tij pėr kėtė ndryshim qė kishte bėrė nė jetėn e tij. Bujar Kapexhiu nuk ishte mė student i inxhinierisė, por tashmė ai i ishte futur botės sė artit dhe kjo gjė, u mor vesh vetėm pas 2 vjetėsh nga prindėrit e Bujar Kapexhiut, pra kur ai ndiqte vitin e tretė nė degėn e dramės, pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura. Kjo gjė ju erdhi shumė papritur prindėrve tė tij dhe i zemėroi ata. Pasi mabaroi shkollėn e lartė, ai u caktua si regjisor i Estradės sė Tiranės. Kėshtu, Kapexhiu, si pa dashje u fut nė rrugėn e artit, ku mė pas solli shumė bashkėpunime, interpretime, role, tė cilėt kujtohen dhe sot e kėsaj dite me batutat e tyre. Bujar Kapexhiu ėshtė njė ndėr themeluesit e filmit komik nė shqipėri. Ai ka intrepretuar nė shumė filma, ku ka pasur dhe rolin kryesor. Ndėr filmat e tij humoristikė, mė tė spikaturit janė: “Edhe kėshtu edhe ashtu”, “Stola nė park”, “Dy herė mat”, “Tela pėr violinė” e shumė tė tjerė.
- Si u ingranuat nė teatėr ose nė botėn e artit skenik, i cili ishte dhe hapi juaj i parė drejt njė karriere tė larmishme qė ju priste mė pas?
-Mė caktuan si regjisor i teatrit. Qė kur isha student kisha disa avantazhe, sepse qė nė vitin e dytė tė Institutit tė Lartė tė Arteve, unė angazhohesha nėpėr aktivitete tė ndryshme. Ndėrsa mė pas mė caktuan, si koferencier nė festivalin e katėrt tė kėngės nė Radio-televizion. Atėherė unė isha nė vitin e fundit tė kėsaj shkolle. Duke parė festivalin, regjisori Dhimitėr Anagnosti, i cili po pėrgatitej pėr tė xhiruar njė film me titull “Dueli i heshtur”, mė pa dhe mė dha tė interpretoja rolin e Bepinit. Ky ishte dhe filmi im i parė, i cili u shėnua nė axhendėn time si interpretimi im i parė. Mė pas, kur fillova punėn si regjisor i Teatrit tė Estradės, paralelisht isha dhe pedagog nė Akademinė e Arteve pėr mjeshtėrinė e aktorit, filluan tė mė ofrojnė dhe filma tė tjerė siē janė: “Gjurma”, “I teti nė bronx” etj. Mė vonė nė axhendėn time artistike u shtua dhe “Festivali i 11”, historia, e tė cilit dihet nga tė gjithė, tashmė. Nė atė kohė, unė u dėrgova pėr riedukim, ku bėra dhe 2 vjet e gjysmė njė dėnim. Mė pas, pėr herė tė parė nė Kinostudion Shqipėria e Re, siē quhej atė kohė, do tė hapej studioja e filmit vizatimor, ku unė mora rolin e regjisorit. Sė bashku me dy kolegė tė tjerė, nė vitin 1975, hapėm studion e filmit vizatimor, kėshtu qė filloi dhe krijimtaria e filmit vizatimor, ku unė dhashė kontributin tim pėr 10 vjet me radhė. Gjatė kohės qė isha regjisor i studios sė filmit vizatimor kam bėrė rreth 25 filma, tė cilėt kanė fituar ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare nėpėr festivale tė ndryshme. Madje nė njė festival unė kam fituar 3 ēmimet e para me filmat e mi. Mbas kėtij 10-vjeēari qė unė merresha me filmin vizatimor kisha shumė dėshirė qė tė merresha me filmin artistik dhe vendosa tė shkruaj njė skenar vetė, e propozova dhe ky ishte filmi “Dy herė mat”. Nė kėtė film rolin e protagonistit kisha menduar qė ta interpretonte Agim Qiriaqi, pėr mė tepėr qė Agimin e kisha njohur si artist shumė tė mirė dhe e kisha patur student nė Akademinė e Arteve, mirėpo nė kohėn qė do tė fillonin xhirimet Agimi u angazhua me njė film tjetėr, pati dhe njė problem dhe mė tha qė nuk mund tė vinte, kėshtu qė drejtoria e Kinostudios mė tha qė ta luaja unė atė rol. Kėshtu hyra nė atė rol. Isha regjisori, skenaristi u bėra dhe protagonisti kryesor. Kjo ishte dhe klima qė mė futi nė rrjedhėn e filmit artistik, ku interpretova shumė role tė tjerė, tė bukur si: “Tela pėr violinė”, “Stola nė park”, “Edhe kėshtu edhe ashtu”. Nė vitet 1990, u dėrgova nė Itali pėr eksperiencė pėr gjashtė muaj, nė kanalet mė prestigjiose tė Mediasetit dhe pikėrisht, tek “Kanale 5” nė Romė. Sapo u ktheva nga Italia, kur ndodhėn trazirat ose ardhja e pluralizmit u bėra drejtor i filmit vizatimor nė Kinostudio. Nė vitin 1993, u caktova Rektor i Akademisė sė Arteve, ku punova pėr tre vjet. Pas kėsaj periudhe kisha dėshirė tė isha i lirė dhe krijova njė studio tė reklamės, qė quhet “Arti Vizual”. Pavarėsisht se fitova lirinė si tė thuash, nuk u largova kurrė nga arti im. Me tė gjithė punėt qė kam bėrė nė studion time unė kam kryer dhe disa projekte, tė cilat i kam paraqitur nė televizione tė ndryshme dhe nė Qendrėn Kinematografike dhe tani sapo kam mbaruar njė film vizatimor. Pra me fjalė tė tjera i jam rikthyer sėrish profesionit tim tė parė artistik.
- Keni shumė profesione si: piktor, aktor, regjisor, cilin nga kėta keni mė pėrzemėr?
-Nuk mund t’i ndaj, sepse tė gjithė kėto profesione ndihmojnė njėri-tjetrin. Kur merrem me njė film humoristik unė gjithmonė mendoj aktorin, regjisorin dhe shkruaj sipas personazheve, tė cilėt unė i shoh dhe nė jetėn e pėrditshme dhe i kam pranė, por njėkohėsisht dhe pėr ta ndėrtuar figurativisht filmin, unė prirem drejt artit figurativ, qė ėshtė karikatura, vizatimi, tė cilat mė japin mundėsi pėr ta ndėrtuar dhe nga ana figurative filmin, gjė qė ėshtė domosdoshmėri, sepse filmi mė shumė se sa fjalė ėshtė figurė. Gjithashtu dhe kur nisem pėr tė bėrė karikatura, gjithmonė nisem nga shkrimet e ndryshme, tė cilėt mė ndihmojnė pėr ta kapur fenomenin ose problemin humoristik nė thelb, mė pas, pėr ta konvertuar nė figurė. Pra me pak fjalė, tė gjitha kėto zhanre tė artit, ndihmojnė njėra-tjetrėn dhe janė tė gėrshetuara me njėra-tjetrėn.
- Tė kthehemi pak tek “Festivali i 11”. Mund tė na e pėrshkruash pak, si ka qenė momenti kur morėt vesh se jeni pėrfshirė nė rrymėn e artistėve tė ndėshkuar. Pra, ju brente ajo qė ju ishit konferencieri i kėtij festivali famėkeq?
-Ai festival ka njė histori tė tėrė. Regjisor i festivalit ishte Miallaq Luarasi, unė nė atė kohė isha regjisor i Estradės sė Tiranės dhe meqenėse kisha qenė konferencier nė njė festival mė parė, ai mė propozoi tė isha dhe konferencier i “Festivalit tė 11”. Tė jem i sinqertė, herėn e parė refuzova, nuk pranova, sepse unė kisha njė vend pune, pra regjisor i estradės. Por organizatorėt, pa iu dhėnė unė fjalėn e fundit, filluan nga publiciteti, shtypi e mori vesh kėtė gjė dhe shkruajti. Unė nuk kisha si tė veproja ndryshe, sepse ata e bėnė tė kryer kėtė punė dhe unė pranova. Pėrveē rolit tė konferencierit, mua mė lanė dhe si detyrė qė tė shkruaja tekstet e kėtij festivali, duke qenė se unė merresha dhe me shkrime. Pra nė “Festivalin e 11”, unė isha dhe konferencieri dhe libretisti i festivalit. Nė momentin e sulmeve, unė jam ndier nė njė pozicion shumė tė vėshtirė, i cili ishte i dyanshėm, nė njėrėn anė diktatura qė tė sulmonte nė atė kohė dhe nė anėn tjetėr shumė artistė u ndien tė paaftė, ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet qė kishim sė bashku nė art dhe ata, “tė paaftėt”, patėn fat dhe iu hap terreni pėr tė na sulmuar ne, “tė aftėt”, kėshtu qė filluan tė bėnin mbledhje pas mbledhjesh pėr tė na kritikuar pėr modernizėm, liberalizėm, influenca tė huaja etj. Me fjalė tė tjera, pėr mė tė favorizuarit nuk u morėn masa, ndėrsa tė gjithė tė tjerėt u ndėshkuan. Midis tyre dhe unė. Ndėshkimi qė mora ishte tė bėja punė prodhuese.
- Si e konsideroni artin e sotėm, pra a ka shumė ndryshime midis atij lloj arti qė ju bėnit dhe kėtij qė praktikohet nė ditėt e sotme?
-Sigurisht qė ka ndryshime, sepse njerėzit kanė ndryshuar, situata ka ndryshuar, konceptet gjithashtu, koha ka ecur. Ne jemi nė njė situatė krejt tjetėr, normalisht qė dhe arti i pėrshtatet kėsaj situate, por unė mund tė them qė brezi jonė ka punuar me shumė pėrkushtim, pasion dhe ka sjellė ato qė tė gjithė i kemi parė. Arti jonė ka pasur mė shumė vlera dhe ka lėnė gjurmė, ndėrsa sot, ka zhanre tė ndryshme tė artit. Nė radhė tė parė, janė zhdukur idealizmat, shihet llogaria, shifrat se sa kushton, etj. Pra idealizmat nė ditėt e sotme kanė dalė demode. Pėr tė realizuar njė vepėr arti duhet tė kesh para. Unė kam nė dorė disa skenare, kush ėshtė ai aktor qė tė vjen tė punojė pa para?
- Kush ėshtė pėrgjegjėsi kryesor, i cili duhet ta pėrkrahė artin?
-Fillimisht artin duhet ta pėrkrahė shteti, biznesmenė, tė cilėt po tė jenė paksa dashamirės ndaj artit sposorizojnė dhe e vlerėsojnė atė, duke dhėnė kontributin e tyre nė kėtė drejtim. Kam vėnė re shumė sponsorizime dhe kontribute qė jepen ndaj gjėrave kalimtare, gjėrave qė nuk i vlejnė artit tė kombit, nuk lenė gjurmė, etj, si pėr shembull, sfilata mode, mise, etj, gjėra qė pėr mua nuk kanė vlerė.
- Po pėr tė rinjtė qė duan t’i futen rrugės sė artit, ēfarė mendimi keni?
Ky brez i ri mė duket shumė aktiv, interesant, dinamik, duan tė shkollohen, mundohen qė me artet e tyre tė bėjnė diēka tė bukur, tė sjellin diēka ndryshe, moderne, kontemporane,pavarėsisht se nuk gjejnė terren.
- Pėsa i pėrket filmave qė ju keni dhėnė kontributin tuaj, qoftė si regjisor, qoftė si protagonist, cilin nga kėta filma keni mė pėr zemėr?
Pėr mua tė gjithė janė tė rendėsishėm, sepse janė copėza nga jeta ime. Filmi qė mė duket mė interesanti ėshtė, “Edhe kėshtu edhe ashtu”. Komedia nuk ėshtė e thjeshtė, vetė fakti qė ne kemi dhe shumė mangėsi, pėrsa i pėrket humorit e thellėson akoma mė tepėr vėshtirėsinė. Megjithatė, kur gjėrat dhe momentet filmike lidhen bukur me njėra-tjetrė, kjo gjė sjell tek publiku, pėlqimin, duartrokitjen, vlerėsimin dhe humorin, i cili ėshtė qėllimi kryesor i komedisė. Pėr shembull, filmat “Dy herė mat”, “Tela pėr violinė” dhe sot e kėsaj dite janė tė pėlqyer dhe shumė shpesh jepen nėpėr televizione tė ndryshme private. Pėr tė gjithė filmat e mi kam dhėnė njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm dhe i kam punuar me shumė dashuri dhe pasion. Pra nuk mund tė them se kush ėshtė mė i bukuri, mė i veēanti, etj.
- Ju bėni dhe karikatura. Cili ėshtė personazhi qė ju pėlqen mė shumė?
-Personazhet qė dhe sot janė shumė tė spikatur. Kur merresh me njė karikaturė fillimisht merret situata, pra pėr shembull, ndaj njė fenomeni politik, mbahet njė qėndrim, unė pėr shembull, mbaj qėndrim nė mėnyrė figurative. Ata persona, tė cilėt spikasin mė shumė janė: Sali Berisha, Fatos Nano, etj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi