Ekskluzive: Interviste me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli
Faqja 1 e 1

''NE LUFTEN E FUNDIT NA VRANE PESE BURRA TE FAMILJES''
Gjok Sokoli nga fshati Meje i Gjakoves eshte autor i kater librave, tre me poezi dhe nje libri publicistik. Eksluzivisht per ''Zemra Shqiptare'' zhvilluam nje interviste.
Nga Albert Shala -
Kur keni filluar te merreni me shkrime?
Me shkrime kam filluar te merrem qe nga shkolla e mesme. Poezit e para i kam botuar ne ''Zerin e Rinise'' dhe ''Rilindja''.
Kur e keni botuar librin e pare?
Librin e pare me poezi ''KENGE SHPRESE'' e kam botuar ne vitin 2000.
C' tema trajtojne librat tuaj me poezi?
Vete titulli tregon per nje drite shprese per Kosoven. Librin e dyte me poezi ''FITORJA RRJEDHE NGA ZEMRA'' vehet ne pah guximi dhe vendosmeria per t'u ballafaquar me problemet e kohes. Libri i trete me poezi neper kohe dhe ngjarje shpalos realitetin e ngjarjeve kombtare ne periudha te ndryshme historike. Libri im i katert ''SHEKULLI I MARTIRIZIMIT'' eshte liber publicistik qe trajton zhvillimet historike te nje shekulli.
Kush eshte prej figurave kombtare i trajtuar ne kete liber?
Pashk Papleka pjesmarres ne konferencen e Bujanit, kusheri i familjes Sokoli, Sadik Gjoni perkrahes i Qeverise se Nolit dhe ushtar i Bajram Currit, Zef Sokoli me orientim ballist, pjesetar i Levizjes se Mithat Frasherit, pjesmarres i luftes se Drenices. Pervec ketyre figurave ne kete liber jane perfshire edhe deshmore dhe martire te familjes Sokoli, si Gjergj Sokoli veprimtar i hershem i Levizjes Kombtare, anetar i Kryesis se Shtabit te ''Rekes se Keqe'' dhe ''Lugut te Caragojes'', i cili u vra me 27 prill 1999 nga forcat serbe, se bashku me kusheririn Filip Sokoli, ushtari i UCK-se, Simon Sokoli inxhinjer, Kriste Sokoli dhe Kastriot Sokoli. Kufomat e vellezerve te mi u gjeten ne varrezat masive te Batajnices ne afersi te Beogradit. Nderkaq Pal Sokoli ka qene i burgosur politik dhe i perjetoi tmerret e burgjeve serbe dhe i cili per shkak te perndjekjes nga forcat serbe u detyrua te marre rrugen e azilit ne Gjermani ne vitin 1994. Me daljen ne skene te UCK-se Kujtim e Viktor Sokoli u rreshtuan ne rradhet e UCK-se si 18 vjecare qe ishin. Familja jone pervec qe pati humbje ne njerez ne dy luftera, pati edhe deme te medha materiale. Ne luften e fundit nga pushtuesit serb na jane djegur kater shtepi.
Cilat kane qene motivet e marrjes me krijimtari?
Deshira e madhe te vehem ne sherbim te Kombit e Kosoves duke marre parasysh periudhat e errta nen pushtimin serb, ku kemi qene brutalisht ta shtypur dhe te perndjekur.
Tani c' plane keni?
Ne doreshkrim e kam librin e katert me poezi dhe kam ambicje qe te merrem edhe me tutje me krijimtari duke dhene kontributin tim publicistiko letrar.

Nimfa- Administator
- Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008
Similar topics
» Ekskluzive: Interviste me shkrimtarin dhe publicistin Albert
» Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur Kadri
» Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur Kadri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi