STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistė me aktoren dhe kėngėtaren e mirėnjohu

Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me aktoren dhe kėngėtaren e mirėnjohu Empty Ekskluzive: Intervistė me aktoren dhe kėngėtaren e mirėnjohu

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 9:26 pm

Ekskluzive: Intervistė me aktoren dhe kėngėtaren e mirėnjohur Maya Aliēkaj
EKSKLUZIVE




"Guri i rėndė nė vend tė vet"



Intervistė me aktoren dhe kėngėtaren e mirėnjohur Maya Aliēkaj



Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare



"Maya nga Vlora, ose mė saktė nga Dukati"...Kėshtu preferon tė prezantohet kėngėtarja e muzikės sonė popullore, e cila ēdo ditė e mė tepėr, po lartėsohet si njė ndėr kėngėtaret mė tė preferuara shqiptare.

Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme nė Vlorė, ajo ka fituar audicionin e Akademisė sė Arteve tė Bukura nė Tiranė, ku diplomohet si aktore. Me pėrfundimin e studimeve, nisin dhe angazhimet e saj profesionale, fillimisht si asistente pedagoge pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura nė Tiranė, gjatė kėsaj periudhe edhe si asistente e regjizorit Rikard Ljarja, ku vendosin nė skenė Lizistrat-en. Krahas asistimit me regjinė, ajo luan edhe njė rol nė kėtė pjesė teatrale. Gjithashtu, ajo ka qenė edhe protagoniste nė filmin Zemra e Nėnės, me rolin e personazhit Ana.

Edhe ne Teatrin Kombėtar, nuk ka munguar interpretimi i saj nė role tė ndryshme.

Mė pas, Maya largohet nga Shqipėria pėr nė Gjermani, pas ftesės sė njė mikeshe gjermane, pėr tė vizituar kėtė vend. Por, nga njė vizitė turistike, kjo ikje do tė shėnonte nje fazė tė re te jetės se saj.

Fillon kėshtu nė Gjermani njė jetė tjetėr, ku shpesh shumė gjėra i ėshtė dashur ti nisė edhe nga e para.

Studion nė Universitetin e Wuppertalit pėr Histori- Filozofi. Gjithashtu, duke mos dashur tė shkėputet nga profesioni i aktrimit, angazhohet gjatė kėsaj periudhe nė Gjermani, nė Teatrin gjerman, ku luan role te ndryshme, si nė Tic teatėr, njė rol nė filmin Einzats fur Elrich, nė programin televiziv RTL, etj.

Paralelisht me kėto angazhime, gjatė kėtyre viteve, ajo nuk mund tė lerė pas dore, edhe kėngėn duke u gjendur nė shumė koncerte tė vendeve tė ndryshme tė Europės, si ne Gjermani, Austri, Zvicėr, Hollandė, Bruksel, Londėr, Itali, Greqi, etj. Ajo bėhet gjithashtu pjesė e njė CD-je internacionale, tė hedhur nė treg nė Gjermani, me kėngė tė kėngėtareve nga vende tė ndryshme. Nė kėtė CD, janė pėrfshirė edhe 4 kėngė tė saj nė shqip.

Dėshira pėr tė bėrė njė album me kėngėt e saj pėrmbledhėse, e risjell pėrsėri nė Shqipėri, ku realizon dhe me sukses kėtė dėshirė, me albumin e titulluar. "Lege Lege" dhe 3 videoklipet e realizuara me 3 kėngė tė kėtij albumi, tė cilat krijuan njė lidhje tė fortė me publikun, lidhje kjo qė i shton dėshirėn pėr tė qėndruar nė Shqipėri pranė kėtij publiku, ku ajo vazhdon tė jetė edhe sot e kėsaj dite...



Sė pari ju pėrshėndes dhe ju falėnderoj pėr mundėsimin e kėsaj interviste.

Ju tashmė jeni ndėr kėngėtaret mė tė dashura dhe tė mirėpritura tė muzikės popullore shqiptare dhe veēanėrisht tė kėngės vlonjate. Kam pasur mundėsinė t’ju ndjek edhe nė njė koncert qė keni dhėnė direkt nė qytetin tim kėtu nė Gjermani dhe tė them tė drejtėn, mbresat kanė qenė tė veēanta, jo vetėm pėr shkak tė tonalitetit tuaj nė njė koncert live, por edhe pėr mėnyrėn e komunikimit me publikun.

Kur e kuptuat qė ju i pėrkisni artit dhe veēanėrisht kėngės popullore, e cila do tė zinte kėtė vend kaq tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj...



Sė pari, ju falėnderoj me zemėr pėr kėtė intervistė dhe pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes gjithė lexuesit e sit-it tuaj. Qė i pėrkisja artit, e kam ndier, jo kuptuar, qė nė fėmijėri. Qė kur isha nė kopėsht e mė vonė, mbaj mend qė kėndoja dhe recitoja pėrpara njerėzve. Gjatė gjithė viteve, deri sa kam mbaruar gjimnazin, kam marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtė saj, si me kėngėn ashtu dhe me aktrimin. Por, pas gjimnazit, vendosa pėrfundimisht tė bėhesha aktore dhe kjo dėshirė u mishėrua me vazhdimin e Akademisė se Arteve nė Tiranė.

Nganjėherė fati thjesht rrjedh... dhe pėr mua kėshtu rrodhi...



Them Artit, sepse pėrveēse njė kėngėtare shumė e mirė dhe e kompletuar, siē e thamė me lart, ju jeni edhe njė aktore profesionale. Ėshtė njė pyetje paksa e vėshtirė pėr t’u pėrgjigjur, megjithatė, mbase nuk do pyesja direkt kė do zgjidhnit mes aktrimit dhe kėngės, por ...Nė cilėn prej tyre (aktrimit apo kėngės) mendoni ta investoni nė tė ardhmen, kohen dhe punėn tuaj...



Ėshtė vėrtetė pyetje e vėshtirė pėr tė zgjedhur mes tyre. Por duke patur parasysh, qė unė jam njė njeri praktik, i kushtoj pėr momentin mė shumė rėndėsi kėngės, sepse ka mė shumė publik sesa aktrimi, pra marr sadisfaksionin aq te nevojshėm, pėr ēdo artist. Nevojshėm... kur them kėtė gjė, mė kuptoni... i referohem realitetit shqiptar sot. Por, dėshira ime ėshtė e njėjtė pėr tė dyja njėsoj, nėse do tė ishin kushtet.

Pres me kėnaqėsi oferta nė fushėn e aktrimit dhe dėshiroj tė kem mundėsi kohore, qė krahas kėngės edhe tė aktroj.

Njė mundėsi tė tillė e kam humbur vetėm para pak kohėsh, pėr njė rol nė Teatrin Kombėtar, pasi nė ato momente isha totalisht e angazhuar me projekte muzikore.



Do doja tė ndalemi pak gjerėsisht tek kėnga juaj e re...qė momentalisht kemi pasur mundėsinė ta ndjekim edhe nėpėrmjet kanalit televiziv Folk +...Nuk ėshtė njė surprizė kjo kėngė dhe suksesi juaj i fundit, pasi tashmė artėdashėsi shqiptar, e njeh fare mirė artisten Maya, e cila i jepet tėrėsisht kėngės.

Nuk ka kaluar as nje javė, pas daljes sė kėngės suaj tė fundit, Guri i rėndė nė vend tė vet ...dhe kjo kėngė kaq domethėnėse dhe aktuale pėr shqiptarėt, qė trajton temėn e emigracionit, u shndėrrua nė njė kėngė hit.

Ku ėshtė realizuar klipi dhe ē mund tė na thoni diēka mė shumė, edhe si kantautore...



''Aman aman o Shqipėri
nga dy pleq nė ēdo shtėpi
luten nėnat nė avlli
kthehuni o femijėt e mi



Jemi Ilir dhe arianė
pse ta harrojmė vatanė
tė zotėt pėr tė tjerė
mbetėm derė mė derė...



Do ju coj njė amanet
Guri i rėndė nė vend tė vet''



Shkėputur nga teksti i kėnges ''Guri i rėndė ne vend tė vet''



Po ėshtė e vėrtetė. Kėnga e fundit me sa po shoh, ėshtė pritur mjaft mirė nga publiku shqiptar dhe ky fakt mė gėzon veēanėrisht. Klipi ėshtė xhiruar nė njė vend shumė tė veēantė, nė Zvėrnec tė Vlorės, njė vend ku ndėrthuret aq bukur deti dhe mali, si dhe njė buzė deti me njė pamje fantastike.

Kėtė vend e kisha zbuluar vet rastėsisht dhe kisha kohė qė e mendoja realizimin e klipit atje.

Ėshtė e vėrtetė gjithashtu, qė teksti dhe muzika janė tė miat, ndėrsa produksioni muzikor nga Adrian Hila.



Unė e kam ndjekur kete klip me shumė kėnaqesi dhe realizimi i tij ėshtė vėrtetė fantastik.

Isha kurioze...Ēifti i prindėrve qė interpretojnė nė kėtė kėngė, janė tė afėrmit, apo prindėrit tuaj...



Po ėshtė e vėrtetė...Dy personazhet nė klip, janė prindėrit e mi nė shtėpinė e tyre, nė Dukat.

Sinqerisht i falėnderoj me zemėr tė dy prindėrit e mi, veēanėrisht mamanė time, qė i kanė dhėnė aq bukuri e fisnikėri klipit, si dy prindėr tė cilėt mallin e fėmijėve nė kurbet e pėrjetojnė ēdo ditė.

Kjo kėngė ka dalė vėrtetė nga shpirti im, sepse ēdo tingull tė muzikės dhe ēdo germė tė tekstit unė e ndjej thellėsisht mbi vitet e jetės sime tė jetuara larg vendit, nė Gjermani.



Ju pėrgėzoj edhe njėherė veēanėrisht pėr kėtė realizim dhe kėtė krijimtari tuajėn, edhe nė emėr tė lexuesve

duke ju uruar suksese nė vazhdimėsi...



Ju keni dhėnė shfaqje nė shumė vende tė botės dhe ndjesia e artistit, ėshtė shumė e rėndėsishme pėrballė publikut. Cilin publik do tė veēojė Maya...



Publiku ka qenė gjithandej shumė i mirė dhe shumė i ngrohtė me mua. Do tė veēoja koncertin e parė nė Athinė, ku unė kisha vetėm 25 ditė qė kisha dalė nė ekran me albumin tim tė parė “Lege Lege” dhe, kur prezantuesja i thotė publikut vetėm 2-3 fjalė tė kėngėve tė mia, rreth 800 persona qė ishin nė sallė thanė njėzėri emrin tim dhe kėnduan refrenin e kėngės sime.

Por thjesht, nė njė mėnyrė tė pėrmbledhur, do tė thosha se... publikun shqiptar nuk mund ta gjej askund tjetėr.



Maratona e kėngės popullore gjatė kėsaj vere, organizuar nga televizioni Klan, ishte besoj njė eksperiencė mė shumė pėr ju, ku veēanėrisht kėnga popullore erdhi si nė paradė, pėrpara publikut shqiptar.

Ē“mund tė na thuash mė shumė mbi njė aktivitet tė tillė...



Vet emri "maratonė", tregon qė ėshtė njė eksperiencė e lodhshme dhe e bukur. Por lodhjen na e ka kthyer nė kėnaqėsi publiku, kudo qė kemi qenė. Pėr kėtė aktivitet, nuk i gjej dot fjalėt pėr tė shprehur kėnaqėsinė qė kam ndier, nė ēdo rreth qė kemi shkuar, pa pėrjashtim. Aty ndjeja direkt se sa mė vlerėsonin dhe mė mbėshtesnin fansat e mi.

I falėnderoj shumė tė gjithė pėr pritjen e bėrė, si dhe vlerėsimet pėr kėngėn “Pikė Loti”, qė unė e realizova enkas pėr kėtė maratonė.



Albumi juaj "Lege, Lege", ka shėnuar kėngė, tė cilat u shndėrruan shumė shpejt nė hite pėr publikun shqiptar. Por edhe kėngėt e mėpasshme si " Nuse do tė bej nė gusht", apo "Vajzat suljote", ishin njė hap mė tutje nė karrierėn tuaj muzikore...

Kėto kėngė janė pėrpunime me bazėn e kėngėve folklorike, apo kėngė tėrėsisht tė reja...



Tek albumi im i parė, 70 pėr qind e kėngėve janė tė reja, tė krijuara nga unė dhe 30 pėr qind pėrpunime tė marra nga tabani popullor. Pėr sa u pėrket dy kėngėve tė mėvonshme, “Nuse do tė bėj nė gusht”, me tekst e muzikė nga unė, ndėrsa te kėnga “Vajzat e Sulit”, muzika Maya, teksti nga Arben Duka.

Tė gjitha kėngėt janė tė punuara me mjeshtėri nga kompozitori i mirėnjohur Adrian Hila.



Nė repertorin tuaj, do vazhdojė tė dominojė kėnga popullore, apo rrjedha e tij do tė marrė edhe nė muzikėn e lehtė...(Me gjithė se mua mė duket sikur jeni e lindur pėr muzikėn popullore)



Kam mundėsi dhe dėshirė tė kėndoj edhe kėngė tė rrymave tė tjera, por kjo sigurisht do kohėn e vet, pasi pėr momentin e kam mėsuar publikun me kėngėn popullore dhe ata mė duan kėshtu sic jam paraqitur. Pra, nė zgjedhje tė tilla duhet shumė kujdes, duhet gjetur momenti i duhur, qė edhe publiku sėrish tė jetė me ty, po aq fuqishėm sa me paraqitjen time me kėngėn popullore.



Ē’mund tė na thoni pėr verėn e sivjetme. Po pushoni ndopak, apo koha vazhdon tė mbetet e kufizuar...



Mė vjen shumė mirė qė pata kohė tė jap kėtė intervistė pėr ju.

(Qesh) Kjo ishte koha ime e lirė.

Kohėn e lirė e kaloj me intervista



Pra paskemi qenė edhe ne tė privilegjuar...(qesh)

I pėrket dikujt zemra e Mayes...?



Zemra ime i pėrket trupit tim!

Apo e kishit fjalėn nėse jam e dashuruar apo jo?



Pikėrisht...



Unė jam e dashuruar ... me artin.



Nėse do t’ju duhej tė shkėputeshit nga arti... ku ju jeni pėrfshirė tėrėsisht (pėr njė arsye apo tjetėr) ...ku tjetėr mund t“a pėrfytyronit veten...



Maja - Meqenėse kam studiuar nė Gjermani edhe pėr Histori-Filozofi, do kisha dashur tė ushtroja edhe profesionin e psikologes. Nėse nuk do isha tėrėsisht e angazhuar nė kėtė profesion qė bėj aktualisht, sigurisht do bėhesha njė psikologe, me dėshirėn dhe besimin se do tė isha mė pranė njerėzve, do tė kuptoja mė shumė prej tyre dhe do t’i ndihmoja aq sa tė mundesha.



Di Maya tė gatuajė ...meqenėse siē themi "edhe kuzhina ėshtė art mė vete"...

Qėndron pėr ju kjo thėnie...



Dikur po...

Familja ime ka shijuar me shumė kėnaqėsi gatimin tim. Por siē thatė dhe ju, kuzhina ėshtė art dhe si ēdo art, ai do kohėn e vet. Kjo e fundit, mua mė mungon qė tė ushtroj kėtė lloj arti.



Motoja e jetės qė ju inkurajon herė pas here....



Motoja ime ėshtė tė eci gjithmonė pėrpara, por tė mos harroj tė kthej edhe ndonjėherė kokėn pas... pėr tė qenė gjithmonė me kėmbė nė tokė.



Mendimi i parė i njė mėngjesi..



(Qesh) Shpresoj tė mos bie zilja e telefonit, qė tė fle edhe pak...





Prezantimi nė skenė, ėshtė njė domosdoshmėri.

Cilėn markė veshjesh preferoni...



Po, ėshtė e vėrtetė kjo. Skena tė do prezentabėl nė ēdo aspekt.

Mė pėlqejnė mė tepėr markat qė mė rrinė mua mirė nė trup dhe jam e lirshme me to.



Po veshja e njė dite tė zakonshme juaja, cila do tė ishte...



Sa mė praktike, por sigurisht, jo dhe me xhinse tė grisura...



Lexoni ndonjėherė gazeta shqiptare dhe a ju intereson ndopak politika...?



Lexoj ndonjėherė pėr personazhe qė pėr mua janė interesantė dhe qė do kisha dėshirė, tė dija mė tepėr pėr ta. Ndėrsa, pėrsa i pėrket politikės, nuk mė intereson aspak.

E vetmja urė qė mė lidh, nė njė farė mėnyre, me politikėn, ėshtė kushėrira ime, e cila punon nė Kryeministri, nė Zyrėn e Shtypit dhe qė e dua shumė, si dhe njė miku im i mirė qė punon gjithashtu aty dhe... dua apo nuk dua,(qesh) nga halli

bisedoj ndonjėherė me ta, edhe rreth kėsaj teme.



Pėrveēse artistė, ne jemi tė gjithė sė pari qytetarė dhe pjesė e njė populli.

Ēfarė jua vret syrin nė aktualitetin shqiptar dhe nėse do tė kishit mundėsi, ēfarė do ndryshonit nė tė...



Janė shumė gjėra tė cilat lėnė pėr tė dėshiruar. Por unė do tė veēoja diēka qė pėr mua ėshtė shumė e rrezikshme pėr tė ardhmen; sistemin e shkollimit nė Shqipėri. E ardhmja e vendit tim, do tė jenė... mjekė etj etj. etj. qė kanė mbaruar studimet me lekė dhe nė dorėn e kėtyre mediokėrve do tė jetė e ardhmja e Shqipėrisė. Pėr sa i pėrket ndryshimeve, nėse do ishin nė dorėn time, do tė ishin aq tė shumta sa nuk t’i them dot nė njė intervistė. Por e sigurt ėshtė se vetėm publikut shqiptar nuk do t’i ndryshoja gjė.



Njė bashkėpunim i frytshėm me artistė tė tjerė shqiptarė, nė fushėn e muzikės ka qenė me autorėt...



Aktualisht kam disa oferta pėr bashkėpunime tė cilat mė duhet t’i mendoj mirė. Deri tani bashkėpunimi im ėshtė me kompozitorin tim mjaft tė suksesshėm Hilėn dhe producentėt e mi - Shtėpia diskografike Elrodi Mucise dhe produksioni i klipeve MAX produxion.



Projekte nė tė ardhmen, si nė muzikė, por edhe nė film...



Nė planet e mia mė tė afėrta ėshtė nxjerrja e njė albumi tė ri nė dhjetor tė kėtij viti, pėr tė cilin po punoj edhe ndėrkohė. Pėr sa i pėrket aktrimit, jam nė bisedime me dy regjisorė shqiptar pėr tė luajtura nė filmat e tyre dhe shpresoj qė kjo gjė tė realizohet.



Njė pėrshėndetje pėr lexuesit e shumtė tė sitit "Zemra Shqiptare"...



I uroj nga zemra tė gjithė dhe shpresoj qė ēdo shqiptari qė e lexon edhe kėtė intervistė t’i ēoj sadopak aromė nga kombi ynė dhe kurrė tė mos harrojnė, qė jemi shqiptarė.

Ju dua shumė dhe do t’ju kėndoj me zemėr gjithė jetėn.



Gjithashtu edhe unė ju pėrshėndes dhe ju mirėpres t“ju dėgjojmė dhe te na kėnaqesh pėrsėri nė koncerte tė tjera si nė Shqiperi ashtu edhe nė Gjermani...



Edhe unė ju falėnderoj pėr vėmendjen qė me keni kushtuar dhe mundėsinė qė mė dhatė, pėr tė folur pėr veten time, krahas asaj, qė unė shpreh me kėngėn time.



Ishin kėnaqėsi pėrgjigjet tuaja...



Vizitoni: www.mayaalickaj.com

Videoklipe: Ketu
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi