STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistė me veteranin e luftės zotin Hajriz De

Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me veteranin e luftės zotin Hajriz De Empty Ekskluzive: Intervistė me veteranin e luftės zotin Hajriz De

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 9:16 pm

Ekskluzive: Intervistė me veteranin e luftės zotin Hajriz Demaku
Intervistė me veteranin e luftės zotin Hajriz Demaku

Negociatat me Serbinė, pėr Kosovėn, si me prashit nė ujė

Pyeteje: Zotni Hajriz Demaku , ēfarė kuptimi kishin negociatat me Serbisė?

Pėrgjigje: Sa herė kemi bėrė marrėveshje bashkėpunimi me Serbinė, gjithherė jemi mashtruar nga djallėzitė e Serbisė. Le tė na kujtohet, aleanca e Serbisė me Isa Boletinin me shokė pėr kryengritje e armatosur kundėr osmanėve 1910-1911-1912. Shqiptarėt me pak armė tė huazuara nga Serbia, e ēliruan Kosovėn dhe kur shkuan nė Shkup pėr tė manifestuar fitoren, Serbia, i ndoqi prijėsit e kryengritjes antiosmane deri nė shfarosje, si Isa Boletinin nė Podgoricė, tė cilin miqtė e Serbisė e qitėn nė pusi dhe e vranė vetė tė tetit; e mandej Bajram Begun, Haxhi Zekėn e shumė tė tjerė.

Pyetje: E mė vonė?

Pėrgjigje: Tė nė na kujtohet, tani, 1941-1945 kur komunistėt sllavė e shqiptarė parullėn e hijshme pėr “vėllanim-Bashkim” duke na premtuar “Parajsėn”nėse e luftojmė fashizmin, na thoshin edhe kėtė se, pėr herė tė parė nė historinė e popujve tė Ballkanit, populli shqiptar do t’i ketė tė gjitha tė drejtat e barabarta me popujt tjerė tė Jugosllavisė, por kush i ka parė kėto tė drejta, askush, se nuk janė dhėnė kurrė.
Mashtrimi tjetėr i Serbisė ndaj Kosovės u bė nė Konferencėn e Bujanit me puēin e vitit 1943-1944. Kjo Konferencė matanė kufirit nė vend tė pėlqyer shqiptarėt kėndej e andej, nuk ishte gjė tjetėr veē njė kurth i planifikuar nga 7 serbė pėr t’ia bėrė aminin nga 42 shqiptarė!
Kėta ishin tri kategori: tė parėt e dinin mirė, se morėn pjesė nė kėtė pikėllim fatkeq, tė dytė karrieristė pėr ndonjė karrige nė pushtetin e okupatorit tė ardhshėm, dhe tė tretėt “si muēa pas dainjve”.
Nė kėtė Konferencė u aprovua Rezoluta qė Kosova, pas luftės t’i bashkohet Shqipėrisė: garant pėr zbatimin e Rezolutės janė Armata Shqiptare dhe Armata e Jugosllave dhe katėr antifashistė, por kjo hasi nė vesh tė shurdhėr, ngase nuk ishte qėllimi i bashkimit tė Kosovės me Shtetin Amė, por pėr t’i kap e fut nė LNĒ burrat e armatosur antikomunistė kėndej e andej kufirit, tė cilėt i besuan kėsaj Rezolute dhe ranė nė kurth.
Ja pra rezultati i kėtij kurthi: Shaban Haxhiu (Paci) i Lumės si Komandant e Qamil Brovina Komisar, me urdhėr tė prerė tė eprorėve komunistė, formoi brigadėn e VII partizane, duke mbledhur prej Lume e deri nė Podujevė, jo mė pak se 13000 (trembėdhjetėmijė), burra tė zgjedhur beng dhe i dėrgoi nė Srem, si kopenė e deshve te kasapi, e vetė u kthye nė Lumė.
Edhe brigada partizane e Abit Dedisė e Dervish Koprivės, me 6000 ushtarė kaloi dhe u tret nė Srem.

Pyetje: A e kemi shteruar kėtė temė, qė ta nisim njė tjetėr?

Pėrgjigje: Kurthi tjetėr mė tragjik, ku dy shtete komuniste, Jugosllavia e Shqipėria, pėrgatitėn varrin mė tė madh shqiptar nė Ballkan, me masakrėn e Tivarit prej 4200 vetash.
Pra negociatat me Serbinė pėr Kosovėn, si me prashit nė ujė.
Tė moshuarit thoshin: kush ia jep dorėn shkaut me u falė (pėrshėndet) me tė, kur tė ndahesh, kėqyr a i ke tė gjithė gishtat, se pa tė marrė diēka, nuk ta jep dorėn.
Si tė ju shmangemi kurtheve tė reja: ka tendenca pėr ndarjen e flamurit kombėtar, pėr identitetin kosovar, pėr ndarjen e gjuhės nga gjuha e njėsuar. Nga kėto rreziqe, me sukses mund tė mbrohemi, vetėm duke krijuar shtetin kombėtar, si tė gjitha shtetet e lira demokratike.
Kush ėshtė kundėr Shqipėrisė etnike, ai jeton nė iluzione, pa siguri pėr tė ekzistuar.
Po e pėrfundoj me njė fjalė tė urtė fshatare: kush dėshiron me sundua fqinjin, ke t’ia shtie nė lakmi ndarjen e familjes.

Pyetje: A jeni i informuar pėr skandalin e Karla Del Pontes nė atė librin e saj?

Pėrgjigje: Sipas medieve, ajo ka shkruar se kinse UĒK-ja jua a nxjerrė organet e brendshme robėrve serbė dhe i ka dėrguar nė Shqipėri pėr t’i shitur nė botėn e jashtme!
Lexuesit e kuptojnė fare lehtė, ndėrrim tezash, atė qė do ta bėnin miqtė e saj serbė, na e ka shartuar neve shqiptarėve, paēka se bota na njeh dhe nuk ju beson proēkave tė tilla.

Pyetje: Porosia juaj aktuale?

Pėrgjigje: Luftėn e vogėl e fituam, ta fitojmė edhe luftėn e madhe: tė luftojmė kundėr lakmisė personale, tė mos lakmojmė karriget, pasurinė pa djersė, famėn e pamerituar, pėr vete e pėr tė afėrmit, ngushticat shpirtėrore provinciale... e krejt nė kėtė vazhdė, sipas traditės tonė tė lavdishme, mikpritjes e humanes, ashtu siē i ka hije shqiptarit tė vėrtetė.

Pyetje: Zakonisht kur bisedojnė me luftėtarėt, i harrojnė gratė e tyre, paēka se gruaja shqiptare gjithmonė e ka shoqėruar burrin e vet nė punė dhe nė luftė?

Pėrgjigje: Unė nuk e kam harruar bashkėluftėtaren e bashkėshorten time, po nuk desha ta pėrmend se ėshtė plakur e po ma derdh kafen!

Pyetje: Si qenka plakur zonja Tahire pėrpara jush, ju dukeni njėsoj!?

Pėrgjigje: Ngase unė jam i ’24-tės e kjo e ‘23-tės! Desha tė bėj humor, pasi ty, o gazetar, tė pėlqen humori!
Bashkėshortja ime quhet Tahire Berbati- Demaku, vjen nga Malėsia e Shkodres: sak se kjo i ka meritat barazi me mua dhe mbase mė tė mėdha: qė dytė e kemi parė vdekjen me sytė e ballit, jo njėherė!! Ama unė me pushkė nė dorė e kjo me shtėpi e me fėmijė! Ja, sikur qė po e shihni nė kėtė fotografi me stėrmbesėn e vet- Enea, kur janė dyndur nga shtėpia ndėr male, e ka bartur nėn sqetull, nė djep, birin tonė tė vockėl, Dautin 5 muajsh, (Daut Demaku sot shkrimtar!), dhe kah kanė ardhur predhat e pushkėve, kjo malėsore vrik e ka hedhur foshnjėn me djep nė anėn tjetėr, qė t’i presė plumbat nė trupin e vet pėr ta mbrojtur foshnjėn e brishtė!!
Ama na ėshtė shpaguar shumėfish mundi: Dauti dhe tė tjerėt po na mbajnė si pėllumbat nė kafaz: me ushqime e me ilaēe, nuk na mungon asgjėsend. Ama sėrish nuk mund tė jemi tė kėnaqur, kur e dimė se shumė moshatarė tanė heqin tė zitė ullirit pėr bukėn e gojės e pėr laēe...
Zonjėn Tahire, e devotshme e fisnike, shpesh e kam pas edhe truproje: ia jepja revolen dhe e porositja: po mė sulmoi kush apo tentoi tė mė kidnapojė, zbraz rafalė rrufeshėm mbi ta, pa fije droje se mund tė mė plagosėsh ose tė mė vrasėsh edhe mua!!
Kemi pasur 6 djem e njė vajzė, njėri ēun na pati vdekur... kemi 15 nipa e mbesa, po kėnaqemi me ta!

Intervistoi,
Kadri Mani -
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi