STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave

Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave Empty Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 9:06 pm

Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave tė Mohuara e Re, Fatmir Hoxha
Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave tė Mohuara e Re, Fatmir Hoxha



Dje nė diktaturėn e Hoxhės, sot nė diktaturėn e Katovicės



Intervistoi: Albert Vataj - Ekskluzive per Zemra Shqiptare




Fatmir Hoxha
E takojmė atė nė njė bar-kafe prane parlamentit. Kushdo qė frekuenton kėtė bar dhe qė nuk e njeh, menjėherė do tė vėrė re tek ky njeri, jo vetėm njė administrator tė pėrsosur tė njė lokalit, por dhe njė njeri fisnik. Nė kėtė vend nuk ėshtė e domosdoshmėri tė jesh i njohur nė njė fushė tė artit, tė sportit apo tė politikės, apo gjejeni vetė se si qė tė kesh popullaritet. Fatmir Hoxha ka konturuar njohjen e tij nė atė copė tė Tiranės edhe mė tej, deri ku mbėrrin vepra e tij e mirė dhe bujaria me “zemėr tė bardhė” kur thotė populli. Jo vetėm kaq, mirėsia ka bėrė qė kafja e tij tė jetė njė nga toponimet populiste tė kryeqytetit. Ku po takohemi-tek kafja e Mirit. Ku po tė pres-te lokali i Mirit. Shihemi tek Fatmiri. Por ndodh edhe kėshtu: Si ia bėre zgjidhjes sė asaj punės- i kam thėnė Mirit. E zgjidhe atė problemin-mė ndihmoi Miri?

Sot ndėrsa i ashtuquajtur globalizėm ka orjentuar shoqėrinė shqiptarė pėr nga njė pragmatizėm qė tejkalon tė gjithė limitet e pėrcaktuara nė standartet e akademikėve tė filozofisė. Sot ndėrsa individualizmi po e vė pėrballė njė metamorfoze njė ndėr traditat mė tė shkėlqyera dhe mė humane tė shoqėrisė shqiptare, ngrohtėsinė e jetės shoqėrore, tek personazhi ynė “demode”, apo “konservator”, “human” apo “zemėrdhembsur” gjithēka e shqiptarizmės ka mbetur si mė parė. Bujaria, mirėsia, fjala e mirė, por dhe burrėria, trimėria, atdhetarizmi i pashoq, patriotizmi dhe nacionalizmi, gjenerojnė tek ai njė fuqi tė pashtershme vullneti pėr kombin dhe gjithēka shqiptare ngado.

Tė gjithė kėto cilėsi, qė gradualisht po e zhveshin tėrė tė ashtuquajturen shoqėri bashkėkohore, dėshmojnė tė jenė treguesit mė domethėnės dhe kolonat e forta tė moralit dhe principeve bazė qė kanė mishėruar atė pėrgjatė gjithė veprimtarisė sė tij, qė nė rėgėtitjet e para si drejtues i ish-tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė tė Tiranės, e deri sot si kryetar i njė prej partive mė tė reja, qė do t’i shtohet korit tė zhurmshėm tė klasės sė politikbėrjes. Ajo qė pasqyron nė tė gjithė atė ēfare ėshtė ky protagonist duket se i ka rrėnjėt tek origjina e tij, tek kalvari i mundimeve, sakrificave dhe flijimeve tė tė gjithė gjeneratės sė tij, si nga ana e nėnės, ashtu dhe e babait. Golgota e familjes sė tij ėshtė tipike e shqiptarėve patriotė dhe tė pėrkushtuar deri nė vetmohim pėr atdhetarizėm e flamur.

Kaq do tė mjaftonte tė kisha shtysėn e mjaftueshme ta intervistoja pėr “Lajmėtari i Lirisė”. I telefonova dhe do tė ishte i pranishėm brenda pak minutash nė takim. Dashamirės si gjithnjė, i gatshėm pėr gjithēka dhe bujar. Objekti i intervistės ishte ideja e krijimit tė partisė, ndoshta jo dhe aq pėr tu rėnditur nė galerinė e partive politike, pėr ta pėrfshirė vetveten nė spektrin e tendencės pėr pushtet dhe privilegje, se sa pėr tė krijuar njė parti qė tė mbushte njė nga hendeqet mė tė mėdha, konkretisht mbrojtjen e tė drejtave tė mohuara, ku nė themel do tė kishte pėrfaqėsimin dhe mbrojtja e interesave tė tė ish tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politike, interesa, tė cila deri mė tash duke mbetur nė kuadrin e pėrfaqėsimit vetėm si shoqata, kėrkesat, interesat dhe universi i kėsaj shtrese tė diskriminuar tė shoqėrisė shqiptare, tė mos kishin njė fjalė tė lirė, njė zė tė fuqishėm, njė apologji stoike dhe tė vendosur. Drejt kėsaj partie, veē mbrojtjes sė interesit tė kėsaj shtrese qė vijon tė ndjehet e persekutuar edhe sot nga pinjollėt e komunizmit, si dje nga etėrit e bolshevizmit edhe njė larmi sfidat politike pėrbėjnė panoramėn e pėrgjithshme tė devizės.





Kush ėshtė Fatmir Hoxha, kush ėshtė origjina e tij, nga rrjedh prejardhja e gjeneratės qė Fatmir Hoxha pėrfaqėson?



Origjina e familjes time vjen nga Misdhodezha e Strugės, Maqedoni. Ajo pikėnis me vrasjen nga antishqiptarėt gjakatar maqedonas tė gjyshit tė babait, Haki Meta. Kjo vrasje do tė flakadante mė fort nė zemrėn e babait atdhetarizmin, shqiptarizmin, por kjo do t’i kushtonte tepėr shtrenjtė, nėse do tė vazhdonte tė qėndronte atje. Kėshtu, babai, Osman Meta (Hoxha), vendos tė arratiset pėr nė Shqipėri, nė vitin 1941. Nė Shqipėri njihet dhe martohet mė nėnėn time Dituri Xhemali Kulla. Familja e nėnės rrjedh nga njė taban genetik me tradita patriotike, ku spikat mbrojtja qė kjo familje ka shfaqur ndaj kufinjve tė kėrcėnuar nga rreziku sllavo-grek.



Si vijon mė tej fati i familjes suaj?



Mė 1946 nėna ime dėnohet si antikomuniste dhe kundėrshtare e flaktė e regjimit tė Enver Hoxhės dhe mizorive tė diktaturės, luftės sė klasave.



Veē kėtij ēmimi qė u desh tė paguanit traditave antikomunsite, sa do tė kushtonte kjo bindje pėr familjen tuaj?



Gjyshit, Beqe Turanit (Beqe Kulla) i ėshtė rrethaur kulla plotė 38 herė nga komunistėt duke e bėrė njė ferr tė vėrtetė jetėn nė Shqipėri, duke e bėrė gjithnjė e tė pamundur qėndrimin aty. Ndėrkaq ai arratiset nė Itali dhe njė dajė nė Zelandėn e Re. Nga bombardimet qė i janė bėrė kullės, nga forcat partizane tė Petrit Dumes dhe Teki Kolonecit, Njazi Kullės i plasin tė dy sytė, duke e zhytur qė nė moshėn 17-vjeēare, deri nė moshėn 78-vjeēare, kur dhe ndėrroi jetė, nė njė natė tė pėrjetshme, nė njė terr tė egėr.



Ende duhet t’i paguante komunizmit familja juaj?



Sigurisht qė ajo kėrkonte e kėrkonte gjithnjė, e bindur se me kėtė do tė mund tė veniste sadopak vullnetin antikomunist dhe shpirtit atdhetar qė karakterizonte ēdo degė tė pemės sė kėsaj familje. Kėshtu vala e sulmeve do tė vijonte. Feridi dhe Skėnderi dėnohen me burg tė pėrjetshėm, dhe vujanė heqjen e lirisė pas telave nė burgun famėkeq tė Burrelit. Mė pas, dhe konkretisht, mė 1957, familja ime dėbohet nga Tirana, duke u vendour nė Kamėz, dhe do tė riktheheshim vetėm nė vitin 1971. Kalvari do tė vijojė me arrestimin si agjente anglo-amerikane Hatixhe Ēoēolit (Kulla), e cila vdes nė duart e hetuesve tė sigurimit, nga torturat ēnjerėzore pėr ditė e netė tė tėra. Duart e gjata tė sigurit tė shtetit nuk ndalen deri sa mė 1974 agjenti i sigurimit, Halit Barami, ekzekuton djalin e vogėl tė Beqes, nė Zelandėn e Re. Familjes veē tė tjreash nga pushteti komunist na ėshtė sekuestruar njė shtėpi tek Rruga “Fortuzi” nė Tiranė, e cila edhe sot e kėsaj dite nuk i ėshtė rikthyer pronarėve tė sajė real, duke mbetur njė pasuri ende e grabitur.



Kaq e gjatė dhe e mundimshme ka qenė rruga e kalvarit?



Tre breza, fizi ynė ka qenė viktimė e persekucionit, veē ekzekutimeve, torturave, dėbimeve, sekuestrimeve, pushteti komunist nuk ka qenė asnjėherė i ngopur nga ajo qė i kemi paguar dhe nga ajo qė ky gjakpirės ka kėrkuar pėr tė shuar etjen e tij pėr gjak dhe babėzinė me jetė tė pafajshme. Nga praktikat mesjetare tė trajtimit, qė pikėnisnin qė nė hapat e parė, qė nė fillesat e goditjes qė diktatura ushtroi ndaj familjeve asntikomuniste, kaloi nė njė tjetėr persekutim, nė njė tjetėr luftė, nė njė tjetėr. Konkretisht ajo do tė vazhdonte me largimet nga puna dhe vendosje nė punė tė rėnda, mohim total tė arsimimit tė tė gjithė pinjollėve tė kėsaj familje. Jo vetėm kaq, ndaj kėtij fati tragjik do tė ekspozoheshin dhe bashkėshortėt e motrave dhe fėmijėt e tyre. Deri nė fund lukunia komuniste nuk u ngop. Nuk ka rrėfenjė qė ti tregojė pėr gjithė ata qė ka hequr familja jonė, gjithė atė farė kanė bėrė komunistėt ndaj nesh.



Vitet e ndryshimeve natyrisht do tė ishin pėr ju dhe familjen tuaj, si vitet e njė rilindje, si vitet e rikthimit tė lirisė dhe dinjitetit tė mohuar, tė cilat natyrisht qė do tė merrnin njė emėrtim mė sinjifikativ nė rolin qė familja juaj pati nė kėto ndryshime tė mėdha demokratike nė Shqipėri?



Familja jonė, si shumė familje tė tjera shqiptare, tė cilat kishin vuajtur pėr vite e vite mė radhė persekucionin e pashoq, u radhitėn nė vijėn e parė tė frontit duke u bėrė ndėr veprimtarėt mė tė zellshėm tė triumfit tė demokracisė. Vėllezėrit, Hakiu, Durimi dhe Bujari organizuan protesta dhe do tė ishin nė pararojė tė manifestimeve mė tė fuqishme antikomuniste pėr rrėzimin e diktaturės, pėr dėbimin nga pushteti tė tė fundit diktator tė Evropės, Ramiz Alinė, atė qė para trupit pa jetė tė Enverit do tė betohej se do ta vazhdonte me besnikėri rrugėn e lėnė nė mes. Njėri prej vėllezėrve, dhe konkretisht Haki Hoxha do tė themelonte sindikalizmin e parė shqiptarė, e cila ishte dhe organizimi i parė antikomunist, ku me protesta dhe greva do tė kėrkonin fuqimisht dhe pa kushte lirimin e tė burgosurve politikė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave Empty Re: Ekskluzive: Intervistė me Kryetarin e Partisė sė tė Drejtave

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 9:06 pm

Ku spikat veprimtaria juaj postkomuniste?



Mė 1996 marr drejtimin e shoqatės sė ish tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė pėr Tiranėn. U pėrpoqa tė justifikoj besimin e ofruar nga bashkėvuajtėsit, pėr pėrfaqėsimin dhe mbrojtjen e interesave tė kėsaj shtrese tė shumėvuajtur. Jam pėrpjekur dhe mendoj se kam arritur maksimumin e munshėm nė zbutjen e halleve tė bashkėvujtėsve, nė zgjidhjen e problemeve dhe nė integrimin e saj, aq sa mund dhe kishte kompetenca roli im drejtues nė kėtė shoqatė, natyrisht dhe nė kushtet e pafavorshme ku duhej tė arrije kėto sfida. Duke shfrytėzuar tė gjitha mjetet qė jep ligji, kemi mundur sė bashkė tė rikthejmė dinjitetin e njerėzve tė kėsaj shtrese, tė ushqenim shpresėn se pas njė ferri tė gjatė nė burgjet e diktaturės, njė ditė e re do tė lindte, njė tjetėr jetė do tė pėrqafonte vullnetet e tyre tė lėnduara. Pėrpjekjet pėr tė arritur shumėēka ishin titanike, pasi edhe pas rrėzimit tė bustit tė Enverit, fantazma e tij do tė ringrihej nga gėrmadhat pėr tu bėrė njė realitet politik nė qeverisjen shqiptare. Do tė ishte e vėshtirė, shpesh dhe e pamundur qė liritė dhe tė drejtat tona, privilegjet dhe detyrimet kushteteuse tė gjenin zbatim. Por ne nuk ne nuk kemi reshtur sė luftuari me mjete demokratike qė liria jonė tė ishte njė liri jo vetėm jashtė qelive tė burgut tė Burrelit apo tė Spaēit, por tė ishte liri me tė drejtat dhe liritė e pėrcaktuara nga kartat ndėrkombėtare. Me protesta dhe greva kemi kėrkuar kthimin dhe kompensimin pa kushte tė pronave. Kemi kėrkuar me insistim, gjithashtu integrimin nė shoqėrinė shqiptarė tė ish tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė. Kemi kėrkuar po ashtu largimin nga tė gjithė instancat dhe hierarkitė e drejtėsisė tė tė gjithė atyre qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ishin veprimtarė tė sigurimit tė shtetit, i kishin shėrbyer me devotshmėri diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, kishin nėnshkruar me dorėn e tyre pushkatike, varje, burgosje, inetrnime, sekuestrimin e pasurisė sė ish tė pėrndjekurve politikė. Me pak fjalė ne kemi kėrkuar largimin e persekutorėve tanė, tė atyre qė kanė bėrė genocid mbi atė shtresė tė shoqėrisė, qė sot quhen tė pėrndjekur politik. Nuk kemi hequr dorė pėr asnjė moment pėr hapjen e dosjeve tė sigurimit tė shtetit dhe moslejimin e ushtrimit tė ēdo veprimtarie nė shtetin shqiptarė tė atyre qė janė pjesė e krimeve tė diktaturės, tė gjithė atyre qė kanė larė duart me gjak.



Sot, sa mendoni se gjithė kėto pėrpjekje janė kthyer nė sfida?



Fatkeqėsisht pjesėrish ka mundur tė konkretizohet kėrkesat qė kemi parashtruar. S’kishte se si tė ndodhte ndryshe kur endė nė krye tė shtetit kemi ish rekrutė tė sigurimit, drejtėsinė ende e dirigjojnė pinjollė tė diktaturės komuniste, fatet e ish tė pėrndjekurve dhe viktimave tė komunizmit i marrin vetė persekutorėt. Nuk shoh qė pas rrėzimit tė diktaturės nė Shqipėri te ketė marrė fund njėherė e pėrgjithnjė ky realitet tragjiuk, kjo fantazėm ezezė.



Mendoni se nė pėrfaqėsimin e shtetit shqiptar ka ish bashkėpunėtorė tė sigurimit famėkeq, apo thjeshtė propoganda mediatike reket tė persiatė artikulime tė ndryshme, tė cilat i pėrcjell si pseodonimet e bashkėpunėtorėve tė sigurimit?



Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė artikulime dhe emėrtesa tė ndryshme tė jenė njė fushatė propagandistike mediatike, e personave apo e grupeve tė caktuara qė kėrkojnė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr tė hedhin hi gjoja mbi personalitetin e shumė pėrafqėsueve tė pushtetit tė djeshėm dhe tė sotėm. Kjo ėshtė njė e vėrtetė si drita e diellit. Pas ēdo pseodonimi qėndron njė emėr konkret. Shumė gazeta kanė patur kurajon t’i prezantojnė kėto pseodonime, pnjė pjesė e kufizuar ka pėrballur personin konkret me veprimtarinė e tij me sigurimin. Por janė shumė e shumė pseodonime tė tjera qė qarkullojnė dhe njė pjesė e vogėl njerėzish janė nė dijeni se kush fshihet pas sejciles nofkė qė u ka vėnė atyre sigurimi. Ajo qė ėshtė mė e dėnueshme, madje dhe vepėr penale ėshtė ekzekutimi i shumė dosjeve qė eksponent tė rėndėsishėm nė politikė dhe nė drejtimin e shtetit kanė bėrė. Ata mendojnė se pas kėsaj kanė larė duart si Pilati, por ata harrojnė sė viktimat e veprimtarisė sė tyre tė errėt janė ende gjallė, janė njė dėshmi e patjetėrsueshme, janė njė e vėrtetė qė nuk mund tė fshihet, nuk mund tė ekzekutohet. Gjithsesi ata kanė hequr qafe njė provė zyrtare qė vėrteton dhe bėn me pėrgjegjėsi personin e tyre, dhe se ēfare “llomotitet kafeneve, nėpėr gazeta apo nėpėr deklarata tė irritura tė kundėrshtarėve tė tyre politikė, ata as nuk merakosen fare.



A do ta shikoni me rrezik zvarritjen e zbardhjes sė kėsaj tė vėrtete, hezitimin pėr tė hapur dosjet dhe pėr tė bėrė present detyrimet ligjore qė kanė tė gjithė kėto eksponent?



Fillimisht dua tė sqaroj se ne nuk kemi qenė dhe nuk jemi kafshėror nė atė qė quhet shlyerje e pėrgjegjėsi, shpagim i mėkatit, pėr tė gjithė ata qė ishin persekutorėt tanė dhe sot po tė tillė por me njė emėr tjetėr. Ata duhet tė kenė kurajon, siē dhe e kanė patur tek-tuk, tė pėrballen me realitetin dhe tė jenė koshient pėrballė detyrimeve ligjore qė rrjedhin pėr njerėzit e kėsaj kategorie. Me pakta qė ata duhet tė bėjnė ėshtė tė mos kėrkojnė me ngulm tė jenė domosdo, ende njerėz qė kanė nė duar fatin tonė, fatin e shtetit shqiptar, fatin e demokracisė, fatin e integrtimit evroatlantik dhe atij evropian. Pėr sa kohė qė ata tė drejtonė shtetit, aq mė tė vėshtirė do ta kemi tė shkėputemi n nga e kaluara, e ardhmja dhe demokracia do tė jenė pafundėsisht tė brishta, pėrjetėsisht tė mohuara pėr shqiptarėt.



Ju tashmė jeni kryetar i njė partie, qė mund tė jetė me e reja nė spektrin e politikės shqiptare, si quhet?



Partia e tė Drejtave tė Mohuara e Re.



Si lindi ideja e krjimit tė kėsaj partie?



Themelet e idesė sė krijimit tė kėsaj partie janė tė vendosura nė tė drejtėn tonė pėr pėrfaqėsim politik. Duhet ti jepej fund njė herė e pėrgjithnjė, qė nė emrin tonė tė flasė dikush tjetėr, duhet tė merrė fund njė herė e mirė, qė pėrfaqėsimi ynė tė jetė i mangėt dhe zgjidhja e tė gjithė problemeve tė shtresės sė ish tė pėrndjekurve politikė. Mjaft me pikėsynime tė qarta e dashakeqe politike pėr tė lėnė kėtė shtresė tė shoqėrisė pa nivel pėrfaqėsimi politik, pa tė drejtė legjitime fjale, pa atribute. Mjaft duhet qė nė emrin tonė tė fliste dikush tjetėr dhe asnjėherė pėrfaqėsimi dhe zėri ynė tė mos jetė i fuqishėm dhe vendimmarrės. Pavarėsisht se diktatura komuniste la kėtė shtersė pa tė drejtėn e arsimimit dhe integrimit social-shoqrore, ekonomiko-politik Vitet kanė vėrshuar, ndryshimet politike duan apo nuk duan njė pjesė, kanė gjeneruar njė brez me potencė intelektuale, tė aftė tė drejtojnė parti politike, digastere, e pse jo dhe shtetin.



Ēfarė principesh bazė do tė jenė si lajtmotiv i kėsaj partie, pra kush ėshtė synimi, apo pėrpjekjet qė merr pėrsipėr pėr t’i arritur krijimi i kėtij formacioni politik?



Interesat komėtare, flamuri dhe heronjt e saj janė pėr ne tė shenjtė. Pėrparėsore nė sfondin e organizimit ėshtė qė nė radhėt e sajė, kadegorikisht tė mos aderojnė persona qė kanė shėrbyer diktaturės komunste dhe kanė shėrbyer sigurimit. Pėrfaqėsimi i shtresės sė ish tė pėrndjekurve nė arenėn politike, nė atė tė vendimmrrjes, kėrkesa pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, politika sociale mė tė ndjeshme ndaj problemeve akuto qė po viktimizojnė tė sotmen e shoqėrisė shqiptare, janė sfidat mė tė rėndėsishme politike qė i kemi vėnė vetes si qėllim. Gjithashtu njė ndėr synimet tona ėshtė dhe kėrkesa e vazhdueshme pranė instancave kompetente pėr transparencė nė aspektin e papunėsisė, varfėrisė dhe problemeve sociale nė pėrgjithėsi. Shanset e barabarta, dhe tė gjithė tė barabart pėrpara ligjit janė kėrkesa energjike qė do t’i parashtrojmė ēdo pushteti qė do t’i besohet qeverisja e vendit



Sa e pėrfaqėsuar ka qenė pėrgjatė kėtyre viteve shtresa e ish tė pėrndjekuyrve politikė dhe cili ka qenė roli i shtetit ndaj kėsaj shtrese?



Fatkeqėsisht kjo shtresė ka pėrfituar fare pak, pėr tė mos thėnė se asaj i ka mbetur t’i gėzohet lirisė jashtė mureve tė ftohta tė burgut, ēka do tė thotė se shteti i ka trajtuar kėto njerėz si pėr mėshirė, duke i joshur me kacille. Ne nuk kishim, nuk kemi dhe nuk do tė kemi nevojė pėr mėshirė, pėr drejtėsi, pėr respektim tė tė gjitha tė drejtave qė na takojnė ligjėrisht, asgjė mė shumė. Duke i lėnė ish tė pėrndjekurit politikė dhe tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė tyre vetėm nė rangun e njė shoqate, ata do ta kishin dhe e bėnė tė mundur ta kishin mė tė lehtė t’i mbanin ende nėn sundim njerėzit e kėsaj shtrese, ose t;i mashtronin. Domosdoshmėrisht ata nuk duhej tė ishin askund nė drejtimin e shtetit. Njė porosi Kativice do tė arrihej nga komunistėt e sotėm mė njė pėrpikmėri sa dhe vetė ati i kėsaj filozofie, Gorbaēovc, do ta kishte zili. Duke i lėnė shoqatė ata jo vetėm tentuan ti kishin mė nėn kontroll kėtė shtresė, por dhe ta denigronin mė tej atė, ta nėpėrkėmbnin ende personalitetin e tyre tė pėrfaqėsimin, tė dyshonin pafundėsisht mbi standartet e tyre intelektuale.



Mendoni se kjo sihte njė strategji sipas Katovicės, qė ju deri mjė tash tė ishit vetėm shoqatė dhe tė mos kishit tė drejta qė rrjedhin nga tė qenit subjekt politik, forcė lėvizėse politike, vendimmarrės?



As vetė Ramiz Alia, si ati shqiptar i Katovicės, nuk do tė besonte nė kohėn qė mbrojti kėtė tezė, se ajo do tė gjente njė terren kaq tė pėrshtatshėm veprimi dhe veprimtarė kaq tė zellshėm pėr ta vėnė nė jetė kėtė doktrinė tė postkomunizmit. Tendenca e atyre qė tė mos lėnė shtresėn e ish tė pėrndjekurve politikė ti afrohen pushtetit dhe tė jenė veprues me tė drejta tė plota, si tė gjithė tė tjerėt, nė njė shoqėri demokratike, duket nė njė farė mėnyre njė rikthim tjeter nė diktaturė. Ėshtė e vėrtetė se kjo diktaturė nuk ėshtė ajo qė sukseset pushtetit tė tij i mat me luftėn e klasave, me mbushjen e burgjeve me kundėrshtarė politikė. Njė tjetėr diktaturė, njė tjetėr klasė politike komuniste ka kapluar shtetin shqiptar. Sot megjithse jemi nė demokraci, ende metodat e drejtimit si tė partive politike, ashtu dhe tė shtetit, janė po ato metoda tė trashėguara nga koha e diktaturės komuniste. Parė me njė sy vėzhgues nga dje, sot ka fare pak ndryshim. Ajo qė ka ndryshuar ėshtė vetėm sipėrfaqja, nė themel, nė Shqipėri ka mbetur po ajo klasė politike, qė luan po atė lojė politike, qė ushtron veprimtarinė pėr tė arritur po ato qėllime, varfėrimin e masės sė madhe tė njerėzve dhe pėrqėndrimin e tė ardhurave nė duart e njė grupi tė vogėl njerėzish. Krijimin e njė anarshie nė arsimimin publik tė brezit tė ri dhe shvleftėsimi e kėtij arsimimi, duke i dhėnė pėrparėsi arsimit privat, ku kanė mundėsi tė shkollohen vetėm tė pasurit. Gjithashtu loja me pronėn, kthimin dhe kompensimin, duke mbetur vetėm nė kuadrin e njė lojė politike dhe duke e shtegtuar problemin gjithnjė drejt rrugėve pa krye, ata bėjnė tė mudnur qė prona tė mos kthehet tek i zoti dhe pėr pasojė, tė drejtat universale tė ekonomisė sė tregut, tė mos gjejnė zbatim. Njė minim i tillė i themeleve tė demokracisė ėshtė nė interes tė vazhdueshėm tė atyre, qė kėrkojnė me ēdo kush, qė Shqipėrtia tė mos bėhet, qė populli tė mbetet viktimė e lojrave dhe konfliktualitetit politik. Kėshtu ajo qė fiton ėshtė ajo diktaturė e re qė po instalojnė ish komunistėt me petk demokrati.



Nė kėto kushte, natyrisht qė do ta keni tepėr tė vėshtirė, si nė prezantimin elektoral, nė fuqizimin e zėrit tuaj publik ashtu edhe nė gjetjen e rrugėve tė sfidės?



Sigurisht qė pėrpjekja jonė tashmė politike institucionale do tė pėrballet me vėshtirėsi tė shumta. Sfidat pėr tu arritur kėrkojnė njė konsum tė madh energjie njerėzore dhe intelektuale. Pengesat janė tė parashikuara dhe tė vėshtira pėr tu kapėrcyer. Kėto dhe shumė barriera tė tjera nuk kanė pse tė jenė frenuese qė edhe ne si ish tė pėrpndjekur politikė tė mos kemi zėrin tonė, pėrfaqėsimin tonė, forcėn tonė vepruese nė atė qė do tė jetė shteti i tė drejtėt, pushteti i tė gjithėve dhe tė gjithė tė barabartė para ligjit. As nuk e kemi menduar se do tė jetė e lehtė kjo ndėrmarrje, por as tė pamundur arritjen e kėtyre sfidave nuk e pranojmė. Demokracia ėshtė pushtet i tė gjithėve dhe ne do tė pėrpiqemi ti bindim bijtė e etėrve, se heret a vonė ajo do tė trioumfojė.



Nė tė ardhmen si do tė jenė marrėdhėniet me partitė e spektrit tė djathtė?



Reciprociteti, korrektėsia e respektimit dhe zbatimit tė marrėveshjeve paraprake, dinjiteti qė do tė garantohet nėpėrmjet njė politike transparente, politike vepruese, politike qė do tė drejtohet nga interesa kombėtare.



A do tė jeni tė gatshėm qė nė njė tė ardhme tė dorėzoheshit pėrpara marrėveshjeve pėr interesa pushteti, pazaresh politik, etj, manovera kaq tė njohura tė politikbėrjes nė tė sotmen shqiptare?



Me tė djeshmen, me tė sotmen dhe me tė ardhmen e popullit dhe kombit shqiptar, interesave tė shenjta tė shqiptarizmis nuk ka pazare. Nuk mund tė bėjmė kompomise, ēmimin e tė cilit duhet ta paguajnė shtresa e mesme dhe e varfėr e shoqrisė. Ne jemi tashmė nė njė suybjekt politik pėr tė pėrfaqėsuar dhe mbrojtur kėto interesa qė pėr ne janė tė shenjta dhe kurrsesi nuk mund qė ne tė shkelim parimet themelore, principet bazė tė partisė sonė, nė mbrojmė drejtat e mohuara dhe jemi kėtu pėr ta bėrė kėtė nė mėnyrėn mė tė mundshme.



A keni frikė se do tė jeni tė papranueshėm nga pjesa tjėtėr e politikės, e cila nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ka bėrė kompromis me tė palejueshmen vetėm pėr tė mbijetuar nė kushtet e njė politike “novatore”?



Ne nuk kemi oindiur si subjekt politik duke menduar se si do tė mėndoje kjo apo ajo parti, lidershipi i kėtij apo atij kah politik. Ne jemi tashmė nė politikėn shqiptare njė zė ndryshe, sepse vetė politika ka nevojė emergjente pėr kėtė. Pak rėndėsi ka pėr ne se cili do tė jetė qėndrimi i tyre. Vendosmėria jonė pėr tė zbatuar objektivat tona nė respoerkt me ligjet e vendit dhe kushtetuetshmėrinė ėshtė qėllim
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi