STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistė me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro

Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Empty Ekskluzive: Intervistė me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:58 pm

Ekskluzive: Intervistė me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Ēako



Pirro Ēako njė jetė mes partiturave

Pėrgaditi dhe Realizoi Gazetari dhe Poeti Albert Vataj - Ekskluzive per Zemra Shqiptare


Pirro Ēako
Kam mundėsuar gadishmėrinė pėr njė intervistė ekskluzive pėr faqen tonė www.zemrashqiptare.net nga kėngėtari Pirro Ēako. Do ju isha mirėnjohės nėse merrni pėrsipėr tė ishit ju ai qė do ta mbanit kėtė pėrgjegjėsi profesionale. Ishte ky, ose saktėsisht diēka rreth kėtij formati, e-mail i pėrsėritur nga njė i njohur i rastėsishėm, por qė do tė mbetet ndėr miqtė e mi mė tė mirė. Porsi njė detyrė perėndishė tė Olimpit, kėsorasti si njė Gurė Sizifi, mu rėndua nė detyrimet e tė pėrditshmes tė dengur plot stres dhe ēoroditje, tė pudrosura nga pluhuri i rrugėve gjithnjė nė ndėrtim tė Tiranės. Tė jem i sinqert me veten dhe me mikun tim, mu desh tė gėrmoj nė galerinė e thesareve tė familjes Ēako, mė saktė tė pėrmbush detyrimin e njė njohje, qė duhet tė ket njė gazetar para se ai tė marrė pozat e njė intervistuesi.
Dashamirėsia e Pirros pėr t’iu pėrgjigjur on-line kėtij pyetėsori modest ishte pėr t’u falenderuar. Ajo qė ndjek si njė fill magjik tėrė kėtė kontakt artistik ėshtė sinqeriteti. Do tė isha mirėnjohės shumė pėr kėtė Pirros, pasi sot ajo qė ka viktimizuar batėrdinė mediatike, asaj tė shkruar, elektronike dhe online ėshtė shtirja artistike dhe pozat neveritėse qė na faniten pėr orė tė tėra nė gozhdimin tonė skllavėrues para urisė pėr informacion.
Pakkush nga VIP-at e intervistuar ka guximin tė jetė i sinqertė, me veten nė radhė tė parė dhe me artėdashėsit, apo kushdoqoftė ai, nė fund tė fundit. Megalomania artistike qė po vendos gjithnjė e mė shumė pushtet mbi protagonizmin, duke u bėrė provokues dhe imponues shijesh ka bėrė qė e tashmja tė gjendet nė njė truall aspak tė qėndrueshėm.
Nė kėto kushte Pirro Ēako, protagonisti ynė ka dėshmuar me punė, pėrpjekje dhe me veprėn e tij artistike, se koha nuk ėshtė domosdo ajo qė vė piketat e pėrcaktimit tė nivelit tė vlerave, por puna dhe pėrkushtimi.
I lindur nė njė familje artistėsh ai ka mundur dhe ka ditur tė pėrfaqėsojė nė maksimumin e mundshėm obligimet e tij, jo dhe aq detyruese artistike pėr kohėn, se sa pėrcaktuese tė produktit gjenetik qė ai mbart. Pėrsosmėria e njė brezi varet nga pėrkushtimi, hapat e mėtejmė tė pasuesve, vlerėsimi i sė kaluarės dhe pėrgjegjėsitė e tė sotmes pėr njė artėdashės intuitiv, sqim, shumė tė vėmendshėm dhe aspak tolerues. Prezantimi i Pirro Ēakos ka qenė efikas pėr nga plani i vlerave dhe resurseve artistike. Ai ka behur gjitnjė triumfues nė skenat prestigjoze tė kėngės. Gjithashtu edhe nė produktin personal artistik, albumet dhe videoklipet. Ka qenė jo mė pak kėrkues dhe jo mė pak sfidues. Kėnga dhe muzika e tij janė njė magji e vėrtetė. Melankolia qė plazmohet nė koloritin e saj nga zėri i tij mitik, vijnė nė tė gjithė kėngėt e dy albumeve tė tij, sikurse edhe nė promovimet nė skenėn e kėngės shqiptare, dukshėm tė mrekullueshme. Ndjenja, si njė ndėr qiejt ku shoqėria njėrėzore kėrkon strehė pėr shpirtin e tij plot zjarr dhe vrulle tė motivimit pėr nga e ardhmja, pėrcillen me njė delikatesė farfuritėse, si prekje drite nė njė mėngjes ku ke vendosur tė zgjohesh para ditės.
Pėr tė mbėrritur kėtu ai natyrshėm qė ka bėrė njė udhė, tė cilėn pak nga kolėgėt e tij e kanė bėrė kryekėput nė fushėn e muzikės dhe vetėm nėpėr tokat e kėsaj perandorie perėndishė. Ai ka bėrė gjithēka dhe vijon tė bėjė pėr tė dėshmuar se me punė, pėrkushtim, mė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie dhe objeksioni vlerash, me motivim artistik dhe me pasion nacionalizmi qė zgjohet hera-herės, mund dhe duhet tė arrish sado larg qė tė tė ēojė ambicja. Ai ėshtė sot nė armatėn e muzikės nė kryeradhė. Ėshtė dhe planet e tij janė jo mė pak nga ato tė derisotmet.

Tė jesh pinjoll i njė familje artistėsh, do ta konsideronit privilegj apo pėrgjegjėsi?

Mendoj se ėshtė pak nga tė dyja. Se pari, konvertohet mė shpejt privilegji, sepse ka tė bėjė me genin dhe traditėn, ndėrsa mė pas vjen natyrshėm pėrgjegjėsia si pjese e pandarė e kėrkesės profesionale pėr tė mos qenė i krahasueshėm dhe pėr tė qenė sa mė shumė vetvetja.

Sa dhe si ka ndikuar tė qenit Ēako nė formimin tuaj profesional?

Ka patur edhe raste kur femijet e artistėve nuk kanė mundur, ose nuk kanė dashur qė tė ndjekin rrugėn e prindėrve. Nė rastin tim do tė thoja me plotė gojė, se tė lindurit nė familje Ēako mė kanė dhėnė ekzistencėn dhe privilegjin qė tė quhem artist i Shqipėrisė dhe tė pėrfaqėsoj denjėsisht kėtė traditė dhe kėto vlera si njė pėrgjegjėsi dhe obligim kombėtar. Sipas meje artistėt nė pėrgjithėsi dhe pinjollėt e familjeve me emėr nė veēanti janė ato, mbi tė cilėt jo dhe aq bie barra e pėrfaqėsimit tė vlerave nacionale, se sa janė kėta tė fundit ata qė yshten nga ambicja profesionale dhe kombėtare pėr tė promovuar bashkė me emrin e tyre tė madh dhe vlera tė mėdha.

A ka patur Pirro vėshtirėsi nė rrugėn e sfidave artistike, nėse po ku ndryshojnė ato tė njė mbartėsi genesh artistėsh nga ato tė njė talenti tė rastėsishėm?

Nė se e kuptoj mirė pyetjen do t'i pėrgjigjesha se pa vėshtirėsi nuk ka sfida dhe pa sfida nuk ka suksese. Ndėrsa pėrsa i pėrket diferencės tė njė artisti mbartės genesh me njė artist tė "rastėsishėm"ose qė nuk vjen nga njė familje artistėsh, do tė thoja se ėshtė e njėjta gjė. Prindėrit e mi nuk kanė ardhur nga njė familje mbartės genesh. Ata janė bėrė artistė dhe kanė promovuar vlerat artistike falė dashurisė qė kanė patur pėr artin dhe pėrkushtimin e madh pėr tė shpėrthyer talentin nga inkubatori.Unė mendoj se ēdo njeri ėshtė mbartės i njė talenti. Por pa punėn e mjaftueshme, pa njė punė dhe pėrkushtim gati vetmohues, talenti mbetet brenda kėtij inkubatori. Eksperienca botėrorė ka shembuj tė panumėrt qė provojnė tėrėsisht njė filozofi tė tillė tė artit dhe atyrė qė kanė mishėruar me emrin dhe punėn e tyre vlera tė patjetėrsueshme, kryevepra qė do tė rrojnė pėrjetėsisht nė fondin e artė.

Si e pėrjetoni famėn e bashkėshortes tuaj, me doza xhelozie, partneriteti nė karrierė, triumfi tė pėrbashkėt, apo…?

Do tė thoja se famėn e bashkėshortes sime e kam pėrjetuar dhe vazhdoj ta pėrjetoj me sė miri. Ishin arritjet e sukseseve tė saja ato qė zgjojnė tek unė ambicjen profesionale dhe mė pas mė mėsojnė rrugėt pėr tė arritur suksesin, ku ēelėsi kryesor padyshim mbetet puna dhe vetėm puna.

Ndryshe nga personalitetet e tjerė tė artit, tė cilėt protagonizmin e kanė kthyer nė njė armė nė betejat e tyre, ēfarė motivon Pirro Ēakon artist tė qėndrojė sa mė larg kamerave dhe mikrofonave, megalomania apo rritja e natyrshme artistike?

Nuk mendoj se Pirro Ēako ka qėndruar larg mikrofonave dhe kamerave. Nė ditėt tona intervistat, emisiontet televizive si dhe videoklipet janė bėrė arma mė e fuqishme pėr t’u prezantuar me dinjitet nė sytė e zgjuar tė artdashėsve, i cili mbetet sipas meje gjykatėsi mė i mirė

Thuhet se ju i keni privuar jetės tuaj personale dhe artistike qė tė rrini pranė djalit tuaj Anthony dhe bashkėshortes. A ka risk nė jetėn e njė artisti babai i pėrkushtuar dhe bashkėshorti i devotshėm?

E kush nuk do tė bėnte sakrifica pėr familjen. Pa atė nuk do tė kishte jetė nė tokė. E si mos tė sakrifikosh pėr fėmijėn kur ai tė bėn qė tė prekėsh qiellin. Nėrsa pėrsa i pėrket riskut qė mundet tė ketė patur Pirro Ēako si baba artist, mendoj se ėshtė inegzistent. Koha po vėrteton se edhe baballarėt artistė pėrfitojnė nga ky fakt dhe janė nė gjėndje qė me tingujt qė pėrcjellin tė grumbullojnė rreth vetes shumė fansa.

Albumet tuaja spikasin pėr nivelin e lartė tė profesionalizmit, vijėn muzikore, tekstet e kėngėve, harmoninė e penelatave nė dekorin e promocionit, ky ėshtė njė trofe qė do ia dedikonit vetėm vetes apo keni dikė me tė cilin do ta ndanit kėtė triumf?

Per albumin e pare jam shprehur se ėshtė albumi i zemrės sime, ndėrsa atė tė dytin ia kam dedikuar tėrėsisht djalit tim Anthony. Ēmimin qė mora nga revista kult pėr albumin “Mos mė krahaso”, si albumi mė i mirė i vitit, ia dedikoj tė gjithė atyre qė kanė kontribuar pėr realizimin e tij dhe tė gjithė atyre qė e pėlqejnė muzikėn time.

Sa e mundimshme ėshtė tė arrish Olimpin e pėrfaqėsimit dhe kush janė shtigjet qė ka ndjekur Pirro Ēako drejt kėtij kurorėzimi?

Kjo pyetje mė bėn tė buzėqesh, sepse tė prekėsh olimpin ėshtė fjalė e madhe. Por di tė them, se suksesi personal ka ardhur nga njė punė e gjatė dhe kėmbėngulėse qė nė kohėn e pantallonave tė shkurtėra e deri sot.

A mendoni se masivizimi artistik, nėse mund ta artikulonim kėshtu tėrbimin qė ka marrė prodhimi i albumeve dhe kėngėtarėve, sipas jush ndikon negativisht nė koherencėn qė duhet tė prek edhe muzika, si dhe fushat tjera?

Mendoj se pas viteve ‘90 muzika jonė e kishte tė domosdoshme masivizimin, i cili sigurisht solli edhe shumė mosvlera. Por ē'do gjė shėrben pėr zhvillimin, mė tė mirat mbeten, tė tjerat i tret koha.

Sipas Pirro Ēakos, konkurenca pėrftohet si avantazh monetar dhe profesional nėpėrmjet duelit tė vlerave dhe pėrfaqėsimit apo mundėsive pėr promovim?

Mendoj se konkurenca ka lindur dhe do tė vdesė me njeriun. Pa atė do tė ishim tė gjithė njėsoj dhe miq tė pėrjetshėm. Por natyra ka menduar ndryshe dhe prandaj sot njeriu nuk po njeh me limite zhvillimi, e si rrjedhojė dikush me shumė, dikush me pak pėrfitojnė edhe avantazhin monetar, i cili ėshtė i lidhur ngusht me mėnyrėn e tė jetuarit qė shoqėria ka aplikuar qė nė kohėt e hershme e deri nė ditėt e sotme.

Duke hedhur njė vėshtrim nga fėmijėria juaj. Nė moshėn 9 vjeēare ndjekni kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė. Pra ju i hyni artit. Jeta e partiturave a ka grabitur diēka nga fėmijėria dhe adoleshenca, Ka diēka qė do kishit dėshirė ta pėrmendni?

Sigurisht ē'do fėmijė nė atė moshė vė lodrat nė planin e parė, edhe une jam privuar nga ato. Por me syrin e sotem them se duhet te isha privuar akoma edhe me shume. Nuk kam dėshirė qė ta shoh botėn tė eci me shpejt se sa unė, prandaj flas kėshtu. Pėrfeksionimi pa limite ėshtė njė nga kushte pėr tė ndaluar sadopak kėtė fenomen qė heret a vonė troket pėr tė gjithė qėnien njerėzore.

Njė ndėr synimet tuaja ka qenė hapja e njė studioje regjistrimi nė Tiranė, ku pėrveē kompozimeve vetjake Pirro do tė shkruajė kėngė edhe pėr kėngėtarė tė rinj shqiptarė. Ēfarė u bė me tė?

Studio tashme ėshtė bėrė realitet dhe ka filluar nga puna. Endra ime ėshtė qė studio qė kam tė kontribojė sa mė shumė nė zhvillimin e mėtejshėm tė muzikės shqiptare. Muzikės shqiptare tė erės sė re.

Ku janė projektet e tė tashmes, tė ardhmes sė afėrt dhe asaj tė largėt, nėse ka diēka qė nuk do nguronit tė thonit, kush janė?

Nė muajin Shtator publiku do te njihet me videoklipin e ri tė kėngės “Mos mė krahaso”. Do tė jem pjesėmarrės nė “Kėnga magjike” si dhe nė “Festivalin e RTSH tė fundvitit. Ndėrsa pėr vitin 2008 shpresoj qė tė nxjerr albumin e tretė, i cili sapo ka filluar tė marrė konturet e para modeste, por pėr mua mbetet si punė tepėr inkurajuese.

Vizitoni faqen e kėngėtarit te mirėnjohur, Pirro Ēako: www.pirrocako.com

Videoklipe, Ketu
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi