STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

» KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA

Shko poshtė

» KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA Empty » KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA

Mesazh  Nimfa Tue Jul 15, 2008 5:11 pm

Shkruan: Tomorr TOPLICA

KOSOVA LINDORE
Krahina shqiptare e Kosovės Lindore ėshtė skaji mė veri-lindor i Shqipėrisė Etnike dhe shtrihet nė drejtimin veri-jug, duke filluar nga qyteti i Medvegjės, nėpėr Bujanoc, vazhdon nė Preshevė dhe mbaron nė kufi me Maqedoninė. Nė perėndim kufizohet me Kosovėn, kursen ė lindje me komunėn e Vrajės. Gjatė gjithė historisė, qė nga koha ilire e deri mė sot kjo krahinė ka qenė dhe ėshtė e banuar me shumicė tė popullsisė shqiptare. Pas mbarimit tė Luftės II Botėrore, me pėrdhunė ėshtė shkėputur nga Kosova dhe i ėshtė aneksuar Serbisė. Kosova Lindore ėshtė e banuar me rreth 100.000 banorė, prej tė cilėve mbi 90% janė shqiptarė.
Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės - Kosova Lindore, me Referendumin Popullor tė mbajtur mė 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė ribashkimi me Kosovėn, por nuk i qėndrojnė sa duhet besnik kėtij referendumi dhe nuk punojnė sa duhet pėr zbatimin nė praktikė tė tij. Nuk bėri punė dhe nuk solli asnjė pėrparim e pėrmirėsim politiko-ekonomik as lufta e UĒPMB-sė dhe Marrėveshja e Konēulit e 12 majit 2001.
Si nė tė gjitha trevat shqiptare, edhe nė Kosovėn Lindore pas shembjes sė sistemit njėpartiak u formuan shumė parti politike, tė cilat nuk i kanė sjellė deri mė tani ndonjė dobi tė madhe kėsaj krahine. Nuk mund tė quhet demokraci as atdhetarizėm, por ėshtė bajraktarizėm, karrierizėm, egoizėm e marrėzi formimi i 7-8 partive politike nė tri komunat e vogla tė Kosovės Lindore!
Paria politika e Kosovės Lindore bėri edhe njė gabim tė madh politik, historik e kombėtar kur ia ndėrroi emrin vendit nga Kosova Lindore nė "Lugina e Preshevės", duke mohuar kėshtu edhe faktin se ėshtė pjesė e shkėputur me dhunė nga Kosova. Emėrtimi i vendit Kosova Lindore filloi tė pėrdoret menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kur Serbia e ndau kėtė territor nga Kosova dhe ia bashkangjiti me dhunė ushtarako-policore shtetit serb. Dhe pėr tė treguar se kjo krahinė ishte dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e Kosovės, banorėt dhe politikanėt kombėtarė, historianėt dhe tė tjerėt e emėrtuan vendin si Kosova Lindore. Sipas onomastikės, emri i vendit, i tokės, trevės apo krahinės ėshtė tapia e njė vendi. Nuk ka dėshtim mė tė madh se tė heqėsh dorė nga emri i vendit, qė dėshmon tapinė e pronėsisė historike dhe etnike, siē ka ndodhur dhe po ndodhė aktualisht me heqjen e emrit tė vendit Kosovė Lindore dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik "Luginė", pėrkatėsisht "Luginė e Preshevės”. Vetė emri Kosovė Lindore nėnkupton se ky vend ėshtė pjesė integrale, por e shkėputur, e Kosovės dhe rrjedhimisht duhet tė bashkohet me tė.
Por ajo qė ėshtė edhe mė paradoksale dhe qė nuk do asnjė koment, ėshtė fakti se paria politike e Kosovės Lindore organizoi nė mars 1992 njė goxha Referendum, pėrmes tė cilit populli i kėsaj ane u deklarua pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn, kurse po nė kėtė dokument tė kėtij farė referendumi u hoq emri i vendit: Kosovė Lindore dhe u zėvendėsua me emrin "Luginė e Preshevės"! Pra, hipokritėt politikė tė kėsaj krahine nė njėrėn anė deklarohen "pėr bashkim me Kosovėn", kursen ė anėn tjetėr nuk duan ta quajnė veten Kosovarė dhe vendin e tyre Kosovė Lindore! Pra, de facto, janė kundėr kėtij bashkimi! Kjo ėshtė njė demagogji e tejdukshme, njė kundėrshqiptarizėm i hapur dhe njė veprimtari e dėnueshme antikombėtare.
Aspak mė mirė nuk vepruan luftėtarėt e lirisė tė UĒPMB-sė, tė cilėt e pranuan nė heshtje kėtė ndėrrim emri tė krahinės nga paria politike, duke mos e emėruar Ushtrinė me emrin kombėtar: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Lindore, por e emėruan me njė vargan tė tėrė emrash e germash, si UĒPMB! Kjo vėrteton shkurtpamėsinė dhe mungesėn e pjekurisė politike dhe kombėtare tė kėtyre luftėtarėve.
Nė kėtė mėnyrė, si paria politike, ashtu edhe paria ushtarake, hoqėn dorė nga tapia pėr vendin e tyre dhe nga e drejta legjitime pėr bashkim natyror me Kosovėn, sepse deri mė 1992 ata ishin vetė Kosova, pjesė e trungut tė Kosovės, me emėr e mbiemėr. Me vetėdije apo pa vetėdije ata e flakėn tej konceptin dhe emrin Kosovė Lindore, emėr i cili pėr dekada me radhė kishte hyrė nė Abetare, nė librat shkollorė e studimorė, nė librat e historisė, tė etnografisė dhe gjeografisė.
Koncepti gjeopolitik e antikombėtar “Lugina e Preshevės” do tė pėrligjėsohet veēanėrisht me Marrėveshjen e Konēulit, mė 12 maj 2001 dhe me rastin e formimit tė tė ashtuquajturit Kėshillit Koordinues tė Pėrfaqėsuesve Politikė Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, mė 1 gusht 2002.
Nga vetė pėrmbajtja e konceptit gjeopolitik tė mėsipėrm del qartė se shqiptarėt, pikėrisht bajraktarėt e tyre nė rend tė parė, kanė hequr dorė nga argumenti i prekshėm i tapisė sė vendit. Koncepti “Kosovė Lindore” ngėrthente nė vete kėtė tapi tė pronėsisė, kurse koncepti “Lugina e Preshevės” nuk tregon pėrkatėsinė e tapisė. Ajo mund t’i takojė, dhe do t’i takojė atij vendi dhe atij kombi qė ėshtė mė i forti. Duhet gjak tjetėr qė t’i rikthehet tapia e vendit amė, Kosovės, sepse liderėt e saj politikė e luftarakė kanė hequr dorė nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare!
Partitė politike tė Kosovės Lindore zhvillojnė njė politikė jo serioze. Ata herė e njohin herė nuk e njohin si shtet tė tyre Serbinė, herė dalin herė nuk dalin nė zgjedhjet e shtetit serb! Ėshtė patriotike tė mos e njohėsh Kushtetutėn e Serbisė, por ėshtė papjekuri politike dhe paradoksale qė tė dalėsh nė zgjedhjet serbe tė organizuara nė bazė tė po asaj Kushtetute! Disa parti shqiptare tė Kosovės Lindore nuk kanė njė politikė stabile dhe parimore kombėtare. Por pėr kėtė akt ato nuk janė tė vetme, sepse fajin kryesor e kanė qendrat e politikės shqiptare: Tirana, Prishtina dhe Tetova, nga ku i morėn instruksionet partitė politike tė Kosovės Lindore qė ato duhet tė dalin nė zgjedhjet e 21 janarit 2007 nė Serbi! Edhe pse mbi gjysma e popullsisė shqiptare tė Kosovės Lindore i bojkotoi kėto zgjedhje, humbės dolėn shqiptarėt, sepse u thellua hendeku i pėrēarjes ndėrmjet partive politike, si dhe brenda popullit shqiptar tė krahinės.
Ardhmėria e Kosovės Lindore ėshtė jetėsimi i Autonomisė Politiko-Territoriale, brenda Serbisė, si fillim dhe pastaj bashkimi i kėsaj Krahine Autonome me shtetin amė - Kosovėn.

ĒAMĖRIA
Thesprotia ishte emri i vjetėr i pjesės jugore tė Shqipėrisė me emrin Ēamėri.
Krahinė qė pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave tė banuara prej shqiptarėve. Shtrihet gjatė bregdetit Jon dhe nė veri kufizohet me Republikėn e Shqipėrisė dhe me Maqedoninė. Nė jug pėrfundon nė qytetin e Prevezės, te gjiri i Artės.
Thesprotėt e vjetėr i perkasin popullit Pellazg. Ishin tė njė gjaku dhe kishin tė njejtėn gjuhė me popullin e Kaonisė dhe tė Mollosisė. Pėrveē thesprotėve nė Ēamėrinė antike banonin edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosėt, Dodonėt, Kaonėt, Kasopianėt, Efyrianėt etj. Thesprotėt (Ēamėt) pėr shumė kohė u qeverisėn nga krerėt e tyre dhe pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosėve, Pirrua dhe mė vonė iu aneksuan shtetit pellazgo-maqedonas tė Lekės sė Madh.
Emri Ēam lidhet me emrin antik tė lumit Thyamis (Kalama) qė e pėrshkon. Nė kohėn antike Ēamėria ishte banuar prej fisit ilir tė Thesprotėve. Historia e saj bėn pjesė nė historinė e Epirit antik. Mė vonė kaloi nėn sundimin e Romės dhe tė Perandorisė Bizantine. Nė fillim tė shekullit XIII ishte pjesė e Despotatit tė Epirit, kurse nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV bėnte pjesė nė Despotatin shqiptar tė Artės tė prirė nga Gjin Bue Shpata, Pjetėr Loshi, Gjon Zenebishi etj.
Mė 1449 Ēamėria u pushtua nga Perandoria Osmane. Nė shekullin XV u bė shesh i luftės kundėr vėrshimit osman, nėn udhėheqjen e feudalėve tė familjes Zenebishi. Nėn sundimin osman, Ēamėria bėnte pjesė nė Sanxhakun e Delvinės si dhe tė Janinės dhe u bė shesh i kryengritjeve antiosmane nė shekullin XVI e fillim tė shekullit XVII.
Nė shekullin XVIII filloi islamizimi i njė pjese tė mirė tė popullsisė. Njė pjesė e popullsisė sė Sulit dhe tė Pargės, pėr t'i shpėtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur nė ishujt e Greqisė. Edhe nė Ēamėri u pėrforcua nė shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalėve ēifligarė vendas, tė cilėt u bėnė faktorė politikė me rėndėsi nė luftėn pėr pushtetin lokal, deri sa Ēamėria ra nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Nė vitet 1820 - 1850 Ēamėria u pėrfshi nė kryengritjet e mėdha anti-osmane. Mė 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave tė andartėve grekė u pritėn me armė nė dorė nga popullsia.
Gjatė viteve l878-81, degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Ēamėri morėn pjesė nė luftėn e pėrgjithshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e paprekshmėrisė dhe tėrėsisė sė trojeve amtare. Ēėshtja Ēame u ngrit me forcė nė periudhėn pas Kongresit tė Berlinit (1878) kur u kėrkua qė Ēamėria tė copėtohej dhe t'i kalonte Mbretėrisė Greke. Forcat atdhetare pa dallime shoqėrore e fetare nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit, si njė trup i vetėm, u bėnė ballė pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive tė Mėdha. Nė luften pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore shqiptare u shqua biri i madh i Ēamėrisė Abedin Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili nė krye tė lėvizjes bėri tė mundur qė Ēamėria pėr 35 vjet tė mos bėhej pre e pretendimeve grabitqare. Gjatė kryengritjeve shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit XX , Ēamėria ka qenė fushė veprimi e ēetave patriotike dhe e njė vargu komitetesh kombėtare. Gjatė Luftės Ballkanike 1912-1913, nė Ēamėri vėrshuan trupat greke. Nė ndihmė tė popullsisė vendase qė kishte rrokur armėt, nga qeveria e Vlorės u dėrguan forca ushtarake, por me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, Ēamėria iu aneksua shtetit grek.
Pas Luftės sė Parė Botėrore (l9l4-l8), qeveritė e ndryshme greke shpėrngulėn me forcė me mijėra banorė tė popullsisė shqiptare myslimane pėr nė Turqi, me pretekstin se pėr shkak tė fesė sė tyre ishin "turq". Qeveritė e ndryshme greke prej atėherė deri mė sot, me metodat mė mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat nė gjuhėn shqipe dhe mohuan ēdo tė drejtė njerėzore, duke grabitur tokat me lloj - lloj mėnyrash dhe duke mbjellė terror psikologjik.
Nė mars tė vitit 1913 u masakruan 72 intelektualė dhe personalitete tė Ēamėrisė. Nė vitet 20-tė u shpėrngulėn me dhunė rreth 15.000 myslimanė ēamė, duke i kėmbyer me grekė tė Anadollit. Nė vitin 1940 ndanė nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeē dhe i internuan nė ishujt e Egjeut pa asnjė shkak ku vdiqėn nga torturat mbi 500 vetė.
Nė periudhėn 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar pėrfundimtar i mbi 50.000 shqiptarėve ēamė tė religjionit mysliman nga trojet e tyre me gjenocid tė pashembullt, ku humbėn jetėn rreth 9.000 vetė dhe vdiqėn rrugėve pėr nė Republikėn e Shqipėrisė, nga uria dhe sėmundjet, rreth 2400 tė tjerė. Popullsia e Ēamėrisė ishte rreth 93 % shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr pėrbehej nga grupe tė tilla si grekė, vllehė dhe romė etj.
Nė periudhėn mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarė ēamė janė dėbuar me dhunė nė drejtim tė Turqisė, Shqipėrisė dhe vendeve tjera tė Ballkanit dhe Europės.
Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė: Filati, Gumenica, Paramithia, Margėlliēi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.
Nga gjiri i populli shqiptar tė Ēamėrisė kanė dalė figura tė ndritura tė kombit shqiptar si: Pirro i Epirit, Pjetėr Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko Boēari, Foto Xhavella, Luli Ēapari, Osman Taka, Ēelo Mezani, Maksim Artioti, Muhamet Kyēyku, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Elena Gjika (Dora D'lstria), Kolė Idromeno, Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko),... etj.
Sot nė Ēamėri banojnė Arvanitėt dhe Shqiptarėt ēamė ortodoksė, por pa tė drejtė arsimi nė gjuhėn amtare, pa tė drejta kombėtare dhe njerėzore dhe pa tė drejtė tė deklarimi tė identitetit tė tyre kombėtar. Kurse popullsia ēame e besimit mysliman u dėbua tėrėsisht nė vitin 1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisė.
Fillimisht nė Ēamėri duhet tė kthehen, tė riatdhesohen Ēamėt e dėbuar me dhunė ushtarake, dhe t'u kthehen pronat e tyre tė gjithė refugjatėve ēamė dhe pastaj Ēamėrisė t'i njihet e drejta e Krahinės Autonome Politiko-Territoriale brenda Greqisė, me perspektivė pėr Referendum e Vetėvendosje demokratike dhe bashkim me Shqipėrinė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi