STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

» MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Shko poshtė

» MILITANTI I LIRISĖ  FADIL VATA Empty » MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Mesazh  Nimfa Tue Jul 15, 2008 4:42 pm

Pėrvjetor i Lavdisė

Shkruan: Beqir Elshani

Mė 25 prill 1990 militanti i ēlirimit tė Kosovės nga perandoria e kuqe serbosllave, Fadil Vata, pas njė sėmundje tė shkurtėr vdiq nė spitalin e Bazelit nė Zvicėr. Siē dihet, pas demonstratave revolucionare pėr Kosovėn Republikė nė vitin 1981, etika mjekėsore nė Jugosllavi ra nė shifrėn zero. Prandaj mjekėsia dhe drejtėsia ligjore ishte vu plotėsisht nė shėrbim tė gestaposė serbe nė krye me UDB-ėn shkatėrruese. Fashizmi serb ishte ashpėrsuar, prandaj tė burgosurit dhe ushtarėt shqiptarė i torturonte me metoda tė ndryshme dhe tė veēanta nė fushėn e kriminalistikės nė botė. Njė ndėr ato krime dalloheshin rastet e vrasjes sė Fazli Greiēevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishės, Fadil Vatės, Aziz Kėlmendit dhe shumė e shumė rekrutėve tjerė, me anėn e sė cilės makineria serboēetnike nuk do tė ndalet kurrė, pėr tė cilėn do tė shprehet edhe kryevepra e burgut shumėvjeēar - Adem Demaēi se nuk ndalet Serbia pa e ndalur. Nga torturat e njėpasnjėshme tė rėnda dhe qėndrimit afatgjatė nė qelitė e errėta nė Burgun Qendror nė Beogradin e njohur me konferencat e vendeve tė ashtuquajtura tė painkuadruara, luftėtari i lirisė, Fadil Vata, sėmuret rėndė dhe hospitalizohet. Megjithatė, nė vend se Fadili tė shėrohet sipas betimit tė Hipokratit, me anėn e rrezatimit vdekjeprurės nga ana e xhelatėve mjekė tė Beogradit, fiton kancerin dhe pas disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte njė nga ato vdekjet e kurdisura me sahat, qė drejtohej nga UDB-a famėkeqe me kryeqendėr nė Beograd. Prandaj me tė drejt mund tė thuhet se Beogradi ishte metropol evropian pėr mbajtjen e konferencave ndėrkombėtare, por edhe metropol i armeve kimike pėr helmimin masovik tė nxėnėsve shqiptarė nėpėr shkolla.


Edituar pėr herė tė fundit nga Rrezon@ nė Sat Nov 29, 2008 2:34 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

» MILITANTI I LIRISĖ  FADIL VATA Empty Re: » MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Mesazh  Nimfa Tue Jul 15, 2008 4:43 pm

Nuk mjafton tė thuhet vetėm qeli, pa pėrshkruar edhe qėllimin e saj fashist, qė ishte krijuar pėr tė shkatėrruar tė burgosurin shqiptar si nė pikėpamje shpirtėrore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin tė gjithė revolucionarėt shqiptarė, ishte fjala e fundit e ekstremizmit tė gestaposė jugosllave, atje rrallė ēelej kapaku i derės sė hekurt. Derisa nė botėn e qytetėruar kriminelėt ishin barrė e rėndė pėr shoqėrinė, pėrkundrazi nė ish-Jugosllavi kriminelėt serbė ushtroheshin dhe angazhoheshin pėr torturimin e tė burgosurve shqiptarė qė kėrkonin KOSOVĖN REPUBLIKĖ. Kėtu e ka vendin fjala e urtė "si babai ashtu edhe i biri", qė do tė thotė se sipas sistemit degjenerues jugosllav prodhoheshin kriminelėt dhe hajnat qė e shkatėrronin vendin dhe e torturonin popullin. Kuadro tė tilla degjenerike kishin hyrė edhe nė oligarkinė e pushtetit jugosllav. Siē dihet, qelia kishte lagėshtinė, ishte e errėt, e ftohtė dhe pa kushte higjienike, prandaj shovinistėt serbė shkonin aq larg saqė i thonin biruci i shqiptarėve. Kjo fjalė e fundit kishte depėrtuar edhe nė fjalorin politik tė hyzmeqarėve shqiptarė, tė cilėt, gjithė trimave shqiptarė qė kėrkonin Republikėn e Kosovės u kėrcėnoheshin me ”birėn e miut”, e cila paguhej me groshėn turke. Prandaj nė vend se pushtetarėt e mjerė shqiptarė tė qanin pėr vėllezėrit dhe motrat e tyre, pėr bijtė mė tė mirė tė Kosovės, qė torturoheshin dhe mbyteshin nėpėr burgje tė panumėrta jugosllave, i kėndonin marrisė serboēetnike. Nėse njė epidemi pėrhapet, ndėrmerren tė gjitha masat mjekėsore pėr mbrojtjen e banorėve, pėrkundrazi Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, jo qė nuk e pengoi pėrhapjen e reaksionit serbomadh kundėr Kosovės, por e stimuloi me tė gjitha mjetet pėr ndjekjen dhe vrasjen e qytetarėve shqiptarė qė kėrkonin liri dhe barazi kombėtare.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

» MILITANTI I LIRISĖ  FADIL VATA Empty Re: » MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Mesazh  Nimfa Tue Jul 15, 2008 4:44 pm

Fadil Vata - Dėshmor i Kombit

Fadil Vata ishte luftėtar i paepur pėr ēlirimin e Kosovės nga prangat kolonialiste tė Jugosllavisė serbe. Fushėbeteja e tij nė luftė kundėr gjakatarėve serbė dhe shėrbėtorėve tė tyre ishte nė Prishtinė. Atje duhej hequr koka e kentaurit serbosllav, i cili pėr qėllime grabitqare ka hyrė nė Kosovė. Janė disa shenja ndėrkombėtare qė tė shurdhėt i pėrdorin pėr komunikim, prandaj pėr Prishtinėn pėrdoret shenja e hapjes sė gishtave tė duarve nė formė tė hapjes sė petlave tė trėndafilit. Megjithatė kjo shenjė nuk ka tė bėjė fare me trėndafilin e kuq, por ka tė bėjė me demonstratat tradicionale dhe tė zjarrta tė Prishtinės heroike. Kėshtu qė Prishtina ishte qytet i vetėm evropian me simbolin e protestave tė mėdha dhe tė shpeshta kundėr hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siē e njohim ne Austrinė, tė cilėn nė prag tė Luftės sė dytė Botėrore e pushtoi Fashizmi Gjerman, e njohin ndėrkombėtarėt Kosovėn, e cila qysh nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878 dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės nė vitin 1913 iu dha serbomalezezėve. Ndarja tragjike e Kosovės nuk pėrfundoi me kaq, sepse njė pjesė e Kosovės iu dha edhe sllavėve tė Maqedonisė. Copėtimi dhe mbicopėtimi bėhej sa pėr ta zvogėluar rezistencėn kombėtare shqiptare pėr ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės me shtetin amė - Shqiperinė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

» MILITANTI I LIRISĖ  FADIL VATA Empty Re: » MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Mesazh  Nimfa Tue Jul 15, 2008 4:45 pm

Ato ditė nė Therandė arriti redaktori i gazetės ”Shkėndija” dhe veprimtari kombėtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur pėr t’i shprehur ngushėllime familjes Vata nė Lumbardh (Sallagrazhdė). Prandaj unė e shoqėrova dhe sė bashku udhėtuam pėr Lumbardh. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshėm tė pranverės, qė vinte nga bjeshkėt e larta tė Sharrit krenar me dėborė, shokut tim i tregova se hymė nė Lumbardh. Udha nė drejtim tė shtėpisė sė babait tė Fadilit, Nebih Vata, kishte plotė njerėz qė prisnin miqtė pėr ngushėllime. Nė krye tė udhės, skaj shtėpisė, qėndronte njė tavolinė e vogėl me portretin e dėshmorit - Fadil Vata. Nė fletoren e kujtimeve tė dėshmorit, mė parė shėnoi Beqir Berisha, pastaj shėnova edhe unė pėr tė dytėn herė. Ndėrkohė qė ne nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisė, Fadil Vatėn, njė kolonė e gjatė burrash pritnin hyrjen tonė nė drejtim tė odės. I tėrė katundi ishte bėrė odė pėr pritjen e miqve pėr ngushėllime. Lumbardhi ishte bėrė kryeqendra e pėrkohshme e Kosovės kreshnike, sepse vinin shqiptarė nga tė gjitha anėt e atdheut, pėrveē Shqiperisė mėmė, me tė cilėn na ndante kufiri i dhunshėm me makinerinė e rėndė ushtarake. Kufiri i zi nė mes tė tokave shqiptare ėshtė vendosur me ndihmėn e forcės diplomatike tė Evropės, siē kėndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemėr katile, Shqipnisė sonė ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet derdhur gjak pėr heqjen e kufirit tė dhunshėm. Tani Theranda ishte bėrė qyteti mė i rrethuar nė botė, mbushur me policė e paramilitarė serbė, plotė me tanke e pizgauerė dhe me ushtarė tė armatosur deri nė dhėmbė, pa pėrmendur fluturimin e aeroplanėve supersonikė tė APJ-sė, tė cilėt zhurmonin dhe gati sa nuk preknin majat e plepave tė fshatit. Pėrgjatė udhės qėndronin kokat e ngjeshura tė fashistėve serbė nė formė tė robotit, i ngjanin pikturės “3 Maj 1808” tė piktorit spanjoll Francisko de Goja.

LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS SĖ FADIL VATĖS!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

» MILITANTI I LIRISĖ  FADIL VATA Empty Re: » MILITANTI I LIRISĖ FADIL VATA

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi