STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vargje per dashurine

Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:51 pm

NUK MUNDEM...!

Kushtim

Nuk mund tė them qė nuk tė dua !
Nuk mund tė them, s'tė dashuroj !
Nuk mund tė them qė nuk po vuaj,
Qė tė shoh me sy e tė pėrqafoj !

Nuk mund tė them qė s'mė merr malli !
Nuk mund tė them se s'tė kam ėnderr !
Nuk mund te them qė s'tė kam Shpirt !
Nuk mundėm tė them qė s'mė je Zėmer !

Ndaj mos mu dridh, mos u zemro
Pse unė nuk mundėm qė tė mos ti them...
Tė gjitha cfare ka brenda kjo…
Kjo Zėmer, Shpirt qė po mė dhėmb...!

Nuk mundėm mė tė luftoj vetėn,
Dhe ti them shpirtit: je gabim !
Pse ky i shkretė aq shumė tė do,
Si Shpirt tė sheh pėr shpirtin tim !

As udhėn tėnde nuk mund ta ndali,
Ėndrrėn tėnde, jo, s'dua ta prish !
Por veē tė them, mos e harro,
Kėtė Shpirt tė largėt qė ty tė grish !

Portat e shpirtit ti kam hapur,
Hyrė edhe dil, pa Kohė e Orė...
Ēdo gjė ėshtė ytja, pra dije mire,
I yti ėshtė dhe ky Autor...!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:52 pm

MIDIS KOHEVE

Nė kėtė buzembramje mallesh jam ngujue…
Keta syte e mij qiejve shikojne pa nda,
Eh, ai loti yt si mjegull para me esht' leshue,
E hapsinave nuk po mė len ma asgja me pa.

Deh Zanė, o shpresa n’dashni tė madhe,
Qė uzdajėn shekujve ma mbajte gjallė,
Del heshtjes ksaj nate pashė tė tuat valle,
E shpirtit mi jep qetsinė pa tė lotueshmin vaj!

Ah, zemra e skamnorit mallesh dorzue,
E n’burgun e pėrjtshėm tė t’njajtit kushtim,
Kaq herė mė ka vra e kaq herė mė ka tradhtue
Sa kurrė s’ma dha lirine si tė vetmin shpėtim…

A thue mallkue mė ke me ndonjė fjalė moj Zanė ?
E qitun mė njėanė mė len veē duke mė pa…
Si bije kambadoras para kujtimit tand…
Ne ēastet kur t'kujtoj dhe pse nuk tė shoh ma.

Sa ngrihem para t’artės bukuri hyjnore,
Kur fjala zėn vallen n’lendina t’shpirtit tim…
Papritmas ndėr kujtime se si mė vjen pėr goje…
E ballancat seē mi prish i vjetri mallėngjim.

Vėmėndjen dhe qėllimin e ksaj fjalės time,
Ma merrke sėrish ti qė ma "kurrkund nuk je",
Dhe shtigjeve tė pa krye mė len dhe sėrish ik,
Pa shkak, pa fjalė dhe pa asnjė arsye mbi dhe!

E ti pra, pse m’vjen kujtimeve tė mija,
O ”Laura” e frymzimeve e buzve trandafil ?
Me ata sytė e bukur qė mbi gjoks tė shpirtit,
Pėrlotshėm i pate ēile e i pate mbydhė…

N’se ti nuk erdhe ma drejt meje,
As me atė ma tė voglin tonin kujtim…
E pse mua mė mban pėng me tė gjatėn heshtje,
Pa fjalė, pa za, pa yllin atje lart nė qiellin qė ti din ?!

Unė nė burgun tand rri i lidhun,
Veē pres e pres ashtu mė kot…
E dij se kurrė nuk ke pėr tė mė zgidhun,
Liri nuk mė fal jo, ah ajo heshtja e ftohtė !

E si mundėm unė ma me dashurue,
Kur sa herė zė fjalė diēka tė rese ti’ kėndoj…?
Eh, mė thotė e reja, kėshtu ke pasė kėndue,
Dhe asaj tė vjetrės dashni qė ty tė harroj !

E ftohtė mė kthehet koha, fytyrės seē ma ngjesh,
Atė kujtimin tand si njė shuplakė tė re…
E dal si i perbuzur para kohės tjetėr
Qė heshturazi mė thote: Fajin vetė e ke!

Eh, dashni e ēmendur e kohės sė kalueme,
Qė shpirtin ma plogshtove deri nė thellėsi
Sa as emrin tand spo mundem me harrue,
E prap pėng mė mban sot, ai syri yt i zi…

Modernja mi merr sytė me linjat femerore,
Ku shpesh lakuriqesinė aq thelle seē ma tregon…
Por prap ti mė kujtohesh me atė bukuri hyjnore,
Me madhėshtinė e shpirtit qė aq lart qėndron…

Shoh fytyra me ngjyra, llustra bukurie,
Qė vezullojnė si yje nėn dritat… Harem…
Por shpirtit mė rrin thellė ajo skuqja e jote
Nė faqet si purpuri kur fjala ish pa vend…

Por ti mė ke humbur, e tash nuk je pėr mue,
Veē aq shpesh mė ēfaqesh me imazhin tėnd,
E pėng ma mban fjalėn nėpėr kėto kujtime,
Kur koha mė pėrplaska vėnd e pa vėnd…

Sa herė jam betue se ma nuk do t’kujtoj…
Shum herė kam harrue betimet pa kriter,
E prap nė ēdo bisedė kur nisi me ligjėrue…
Si shėmbull sec mė vjen, nga ajo kohė e thellė…

Ēudi, pse nostalgjia mė vjen aq shpesh pėr ty ?
Edhe pse ti nuk dinje aq shumė nė kėte stil modern,
Por nė skuqjen tande tė tė bukurės fytyrė…
Atje unė kam mbetur me kėtė shpirt qė dhėmb!

E tash skam pse betohem, jo ma pėr harrime,
Nuk mundem qė vetite ty tė ti harroj,
Atė buzėqeshjen tande me tandin virtyt,
As skuqejn e fytyrės as lotin qė t’pėrshkoj!

Atė lotin tand tė fundit pėrmbi gjoksin tim…
Ne ēastin kur mu lute dikur sy ndėr sy:
„Mos ik o shpirti im, o ylli plot me drite…
Mos ik, se do tė vdes kėtu njė ditė pa ty…”

Si njė shall gjith mallesh mė mbėshtillet nė fyt,
Ai mall pėr ty, pėr kohėn qė mė dhėmb…
Nuk mundem tė t’harroj jo moj bukuri…
Ēdo kujt unė do tia them tė bukurin emrin tend!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:53 pm

DASHURIA, MOSPERFILLJA DHE SHPRESA

Te rroka ne kraharor si nje pellumbeshe qe nje vajze e vogel
padashur ja ze frymen,
te rroka me tere bukurine tende
me te pasur se tere shtresat me ar te Kalifornise
ne kohen e dyndjes drejt arit.
lakmine time epshore e mbusha me buzeqeshjen tende.
me veshtrimet e tua, me fergellimat e tua.
edhe vete krenarine tende e pata ne dore,
kur te mbaja perkulur te pushtoja me sa fuqi qe kisha,
e te zoteroja.
kujtova se gjithe kesaj ja arrita , por kjo qe vetem nje mburrje,
dhe i ngjaj Iksionit pasi beri dashuri me fantazmen prej resha
e cila kish marre trajten e asaj qe quhej Hera
e Junona e padukshme.
po kush mund t'i shtjere ne dore, kush mund ti kape rete?
kush mund ta mbertheje nje mirazh? mashtrohet
ai qe beson se i mbush krahet me kalteri qiellore!
kujtova se rroka tere bukurine tende
dhe vetem trupin tend mbajta ne krahe
anjmé trupi nuk eshte i perjetshem
trupi mund te te jape kenaqesi por jo dashuri.
dhe tani me kot rrekem te perqafoj shpirtin tend
me iken ai me iken gjithkah si nje lemsh bollash
qe shpeshtillet.
dhe krahet e tu te bukur ne horizontin e larget
jane gjarperinj ngjyre agsholi,
qe mblidhen kutullaē ne shenje lamtumire.
jam i turbulluar e i trullosur e ndjej veten te lodhur,
nga kjo dashuri qe ti s'e perfill.
me vjen turp per kete dashuri qe ti e perbuz kaq shume,
trupi nuk ben pune pa shpirtin
e si mund te shpresoja te takoja trupin tend te pakmeparshem
kur shpirti yt ishte larg meje?
dhe trupi e takoi shpirtin ,
siē bejne te gjithe trupat e gjalle
o ti qe u bere e imja veē e vdekur!
.....
pavaresisht nga gjithe c'ndodhi , teksa here pas here
veshtroja larg a mos po vjen oficeri i porstes
teksa pres si nje endje te ladhe letren tende te perditshme
si kaproll me hidhet zemra kur shoh postierin qe vjen
dhe atehere perfytyroj gjera te pamundshme
meqe zemra jote nuk eshte prane meje,
dhe atehere perfytyroj se do hipim ne anije te dy,
krejt te vetem, ndoshta tre, dhe sa te jete jeta
askush s'do te marre vesh gje per udhetimin tone
te shume pritur, jo kah asgjeja,
por kah nje tjeter bote e pergjithmone.
ne ate det edhe me te kalter, me te kalter
se tere kalteria e botes.
ne ate det ku askurre s'do degjohej thirrja : " toke! "
Per bukurine tende qe me rri be sy kenget e mia
me te kulluara se fjalet
do te ngriheshin lart edhe me te lira se tallazet.
Amos eshte teper vone zemra ime
per kete udhetim te mistershem?
Na pret lundra, imagjinata jone
ne qofshin takuar shpirtrat
edhe realiteti do te na takoje nje dite....
...per kete shtegetari tejet te bukur...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:56 pm

Ku me ike ku humbe ku u trete
nje plage ne zemer me mbete
nje zjarr qe kurr nuk shuhet
nje emer qe perjete ruhet
Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S'e di se c'ndjen kur me ke prane
Kur te dy vetem rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S'e di c'mendim ke ti per mua
Kur te shtrengoj dhe te them te dua
Kur them se vdes per buzet e tua
S'e di a me beson ti mua?
S'e di c'do te ndodhe me ne te dy
Sikur te mos jem me me ty
Sikur kjo ender te ndalet nje dite
S'e di a do te shoh me o drite?
S'e di pa ty cdo bej o yll
Pa ty kjo bote me duket nje pyll
Pa ty kjo bote s'do kete kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.
S'e di valle a do te duroj
Pa e puthur me ate goje
Pa e prekur me ate dore
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.
S'e di sa gjate do te vazhdoje
Por edi sa shume te dashuroj
E di sa shume ti me gezon
Kur pak vemendje me kushton.

E ndjej se shume do te te dua
Sa kohe keto buze do me puthin mua
Sa kohe qe zemra do t'me punoje
Emrin tend do te kem ne goje.
S'e di sa shume do te zgjase kjo jete
S'di si do shkoje ne te vertete
Por dicka di me siguri :
Ai qe dua je vec... Ti.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:57 pm

Ai qe me shume me Merziti
me nxiu e me mundoi,
Ai njeri kurre nuk me"urreu"
e kurre nuk me "DASHURO"

Megjithese me lendove
deri ne qelizat me te thella te shpirtit,
nga zemra ime,
kurre ske per te dale.
Ti do te jetosh perjetesisht aty,
derisa ajo te dale.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:58 pm

Per ty

Te shkruaj leter ty smundem,
S'mundem qofte dhe nje fjale
Do te trishtoheshe nga lotet perzier me germa,
E di, do shkreheshe patjeter ne vaj.
Por une nuk dua te te trishtoj ty
Ndaj po e pertyp te cmendurin mall.
Lotet po i derdh diku
Dhe letren po e dergoje te bardhe.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:59 pm

Koha po kalon e vuajtjet e mia gjithnje e vin duke u shtuar.
mundohem t'i shkruaj disa fjal te bukura,
por ti prap hesht. Heshtja te duket menyra me e bukur ne jete!
Perse nuk lufton per dashurin tende te jetes?!
Lufto se afer e ke burimin. Gjykoje veten, mblidhe veten se
qka je duke bere dhe mos rri ne heshtje!
Thuaje te verteten,te miren a te keqen ne syte e mi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 1:59 pm

TE PRES ME KURORE

cdo mengjes
e vej gishtin mbi daten e dites
i humbur

cdo mengjes
e vej giashtin ne mes te mendimit
si kujtim ia le vijat e identifikimit

cdo mengjes
mendoj
per mengjesin nen hije

cdo mengjes
ngritem me ankth mendimesh
per te kthjellur mjekulliren

cdo mengjes
i hapi syt per te mprehur shikimin
ne realitetin ngjyrndryshem

cdo mengjes
e vet gishtin mbi daten e dites
per te par fuqin e shpirtit
ne dridhjet e buzes se njome ne pritje
gjer ne bashkimin e enderres me realitet

cdo mengjes
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 2:00 pm

copeza "Dashurie"

Te Shtune u martove
te Djele muajin e mjaltit mbarove
te Hene ne pune shkove
te Marte u baresove
te Merkure sec deshtove
te Enjte n'pazar u harrove
te Premten burrit syte c'i nxorre
po shyqyr nga gjumi u zgjove
dhe ketij ankthi i shpetove.


* * *
Syte e tu te bukur
e moren ne qafe,
teksa ecte e t'veshtronte
... me makine e shtypi nje plake.

* * *

Lule me lule shkonte
si bleta nektarin leshonte
por tek lulja Side
shpejt e lane fuqite...

* * *

O shpirt ,o yll, o drite
pse je kaq e mire?
Po .. c'e do,
jam i verber e s'shoh dot nga syte.

* * *

Te putha, me puthe,
gjuhen ta kafshova
ti dhembet mi ngule,
te rashe me shpulle
ti me grusht ma fute.
Hmm... here tjeter
arbiter do marrim, patjeter.

* * *
Ai e qerasi, e cfare nuk i dha:
amaro, krem uiski
birre e shampanje,
kur llogaria erdhi
i tha asaj te paguaje kte rradhe.

* * *
Vjehrri nusen lavderonte
dhe me gishtat e dores
vetite ja numronte:
e mire ,puntore ,e ndershme
e thjeshte dhe e lezetshme....

* * *
Nje trendafil te kuq i solli
por pa gjethe ne kercell,
vajza e pa me habi
por djali shpejt ja perkthen:
"pa rroba ne trup ti me shum' shkelqen".

* * *
Asaj i propozoi,
i tha se do vetvritej
po nuk i pranoi.
Vajza, Jo- i tha,
dhe Ai vdiq,
por pas 60 vjetesh ama.

* * *
100 lek per te folur me ty
2000 per te chat-uar te dy
500 lek per te ardhur tek ti
... le qe s'po vij fare se po bika shi.

Ca pika shiu rane mbi qelq
dhe une per ty se c'ndjeva mall
hajde ti tek shpia ime
pastro xhamat per merak.

****
Ish i dashuruar,
me krahe ishte bere
shpirti lart i fluturoi
derisa ... dikush e qelloi,
nje gjahtar ne toke e rrezoi,
por pastaj falje i kerkoi
per zog te madh ai e kujtoi
dhe nje keshille i ofroi:
qe shume lart te mos shkonte
se mendja me s'do i punonte.

* * *
Vrapoi se mos e kapte
e me ze te larte therriste,
per nje cast mendoi se e arriti
por, i iku dhe nuk e priti.
U kthye mbrapsht se e dinte:
"autobuse" ka plot ,
nje tjeter do vinte.

* * *
Nje lule dele mori
dhe petalet nisi ti heqe
me do ,s'me do
thoshte per cdo njeren flete.
Kur hoqi te fundit shume u gezua:
me do, ajo me do mua-bertiti
dhe me vrap shkoi
Miss Europes qe ti propozoje.

* * *
Shume vjet bashke kishin
dhe sa mire shkonin
ajo priste diten kur do kurorzonin'.
Me ne fund djali i tha:
Te dua... vertet qe te dua
por ,jo per grua.
Vajza e merzitur pyet:
mire, po ne kush do na marr'?
Djali tha se nuk e dinte
dhe ai k'te frike kishte
e shtoi fjalet qe vijojne:
te tjere duam
te tjere na duam
me te tjere perfundojme.

Sa here ne shtepi i shkonte
ai asaj ne qafe ju leshonte
e perqafonte... dhe fort e shtrengonte,
por here te tjera i kujdesshem u tregua
kur i thane se si pa dashje
motren binjake kishte ngaterruar...

* * *

Nje grua e ve 10 femije kishte
te gjithe me nje emer i therriste,
por kur ndonjerin femi ne vecanti kerkonte
atehere, bashke me emrin
edhe mbiemrin e ndryshem i shtonte...

* * *

Me pare ,byzylyk e ore i kish vene ne dore
per fejese,varese floriri i dhuroi,
per martese,unaze diamanti i dha,
kur u ndane edhe tatuazhin mbi trup ja kerkoi.

* * *

Ajo ishte e ndare ,
Ai beqar i lindur,
Ajo vec burra donte ,
Ai merrte viagra nga shtrati per tu ngritur,
Ajo nuk e dinte se c'burre kishte gjetur
mendja i ish mbushur vetem per tu lidhur,
Ai ish gezuar per infermieren e shumpritur...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Fri Jul 11, 2008 2:04 pm

Dashuria e vonuar

Kurre nuk e pata dhe me erdhi
Nje gje te bukur dhe me perkedheli

Ma lere te lutem ma lere

Zemeres sime qe kurre s'gezoi
Gjdo gje te bukur i dhuroi

Ma lere te lutem ma lere

Syri im qe kurre s'pushoi
Ne lote dashurie e shenderroi

Ma lere te lutem ma lere

Keto vitet e tera qe jetova
Nje gje te tille kurre nuk shijova

Ma lere te lutem ma lere

Shpirtin tim qe shume lendoi
Me ngadale erdh e sheroi

Ma lere te lutem ma lere

Heshtja ...vetmia qe me shoqeroi
Te gjitha keto mi largoi

Ma lere te lutem ma lere

Dhimbjet qe pata...perjetova
Te gjitha ato i harrova

Malere te lutem ma lere

E vonuar por me dergove
Nje gje te shtrenjet qe me shpetove

Ma lere te lutem Zot... ma lere.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Sun Jul 13, 2008 3:06 am

Nuk e di per ju
Por sa per mua,
me jane plasaritur buzet
per nje puthje
per puthjen e atij qe dua
qe mbeti atje
qiej larg nga une...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Sun Jul 13, 2008 3:08 am

U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin qė
te mos dorezohem..
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Nimfa Sun Jul 13, 2008 3:13 am

I mėrzitur

Tė shoh o mik qė je i merzitur
e s'tė hyka mė gjė nė sy,
si s'erdhi mbrėmė ajo qė prisje
A thua s’e mori malli pėr ty?

Pėrgjigje kėrkon i dashur,
kur heshtjes s'i lexon dot asgjė,
ti ngrysesh gdhihesh pagjumė,
lozonjarja e shkujdesur flė?!

Eh, sa e trishtė kjo ditė,
mpleksur me llohė e shi,
e hirtė si dyshimi, mbeti
e ftohte, pa formė si kjo dashuri..
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vargje per dashurine Empty Re: Vargje per dashurine

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi