STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letėrsia e Pavarėsisė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:51 pm

Gjergj Fishta:

Gjergj Fishta lindi me 23 tetor 1871 ne qytetin e Lezhes.
Ne famulli u regjistrua me emrin Zef. Me 1886 ai vazhdon
studimet per filozofi dhe teologji ne Bosnje.Sipas rregullave
franceskane ai e nderron emrin ne Gjergj, emer te cilin ai e
mbajti deri ne fund te jetes se tij.Fishta njihet ne historine
shqiptare edhe si letrar edhe si politikan.Ne vitin 1902 ai u
be drejtor i te gjitha shkollave franceskane ne Shkoder ku aty
eshte i pari qe fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimit.Por Gjergj
Fishten e shikojme edhe si nenkryetar parlamenti dhe si deputet
te Prefektures se Shkodres.Ai merr pjese ne delegacionin shqiptar
ne konferencen e

Parisit me 1919 nga ku mban edhe nje fjalim mbi
Shqiptaret dhe te drejtat e tyre.Merr pjese ne komisionin e kongresit
te Manastirit nga ku caktohet edhe alfabeti shqiptar i gjuhes shqipe.
Eshte graduar dhe dekoruar nga shume shtete te Evropes, dhe ka marre
pjese ne shume konferenca te ndryshme politiko-shoqerore.Veprimtaria
e tij letrare eshte shume e gjere, duke renditur ketu: satiren,
liriken, dramen, lirika, dhe perkthime .Vdiq me 30 dhjetor 1940.
Disa nga shkrimet me te njohurat jane:

1.Lahuta e Malcis
2.Mrizi i Zanave
3.Vallja e Parrizit
4.Anzat e Parnasit
5.Pika e Voeset
6.Gomari i Babatasit
7.Taraqollja e Ballkanit etj .
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:52 pm

l Cubat
ll Oso Kuka
lll Preja
lV Vranina
V Deka
Vl Dervish Pasha
Vll Kuvendi i Berlinit
Vlll Ali Pasha i Gucisė
lX Lidhja e Prizrenit
X Mehmet Ali Pasha
Xl Lugati
Xll Marash Uci
Xlll Te Kisha e Shnjonit
XlV Te Ura e Rzhanices
XV Kasneci
XVl Kulshedra
XVll Ne Qafė Hardhi
XVlll Te Ura e Sutjeskes
XlX Pater Gjoni
XX Lekėt
XXl Ndermjetsija
XXll Tringa
XXlll Ke Tbanat e Curr Ules
XXlV Zana e Vizitorit
XXV Gjaku i Marrun
XXVl Koha e Re
XXVll Xhemjeti
XXVlll Dedė Gjo'Luli
XXlX Lufta e Ballkanit
XXX Konferenca e Londonit
Gjuha Shqype
Shqypnia
Mrizi i Zanave
Buirrnija
Fragmente
Balad Zhvarrimi
Nji Lule Vjeshte
Shqypnia e Lirė
Atdheut
Kataklizmi i Rruzullit
Zef Mirdita Permledhje
THE HIGHLAND LUTE
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:53 pm

Faik Konica

1875 - 1942

Jeta dhe Vepra

Hyrje


Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:53 pm

Vepra


Veprimtarinė e tij publiēistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht nė shtyp, nė revistėn "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj tė ndryshėm etj. Pėrgatiti dhe pėrmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojė. Nė tė vėrtetė nga Konica nuk kemi asnjė libėr tė botuar, me pėrjashtim tė vėllimit me pėrralla tė pėrkthyer "Nėn hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpėrndarė nė shtypin e kohės dhe njė pjesė ėshtė e papėrfunduar. Prej tyre duhen veēuar si vepra tė rėndėsishme proza e gjatė satirike, "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater pėrralla nga Zullulandi", udhėpėrshkrimi "Shqipėria si m'u duk…". Ai la nė dorėshkrim anglisht veprėn "Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės jug-lindore" dhe ese tė tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
Nė trashėgimninė e Konicės vendin kryesor e zė publiēistika. Ai paraqitet si njė nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiēistikės shqiptare. Pėr afro gjysėm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shėnime, ese etj. tė cilat i botoi nė organet qė drejtonte vetė. Tema qėndrore e publiēistikės sė Konicės nė revistėn "Albania" do tė jetė ajo atdhetare, problemet e lėvizjes kombėtare, fati i Shqipėrisė, rrugėt pėr ēlirimin kombėtar etj. Nga ana tjetėr, ai do t'i kushtojė vėmendje tė posaēme ndriēimit tė historisė sė popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit tė vlerave tė tij etno-kulturore, e veēanėrisht krijimit tė njė gjuhe letrare shqipe.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė publiēistika e Konicės, e botuar nė gazetėn "Dielli", do tė merret me ēėshtje tė mprehta tė kohės qė lidheshin me aspiratat e pėrpjekjet pėr krijimin e njė shteti modern shqiptar, me luftėn kundėr prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendėsive dhe praktikave tė vjetra e anakronike etj. Ai ishte pėr njė shoqėri shqiptare tė emancipuar dhe kėrkonte qė Shqipėria, si pjesė e Evropės, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj.
Publiēistika e Konicės shquhet jo vetėm pėr problematikėn e pasur, por edhe pėr nivelin e lartė mjeshtėror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetėsimi qytetar, siē dallohet edhe pėr forcėn e argumentimit dhe aftėsitė e shquara shprehėse. Tipari kryesor i saj ėshtė fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancės, sė keqes.
Faik Konica ėshtė krijuesi i kritikės sonė letrare, qė sė bashku me Nolin i hapėn rrugėn asaj nė kulturėn shqiptare. Ai shkroi njė varg artikujsh teorikė letrarė si "Arti i tė shkruarit", "Ca kėshilla pėr artin e shkrimit", "Kohėtore letrare shqipe" etj. tė cilat shėnonin njė kontribut pėr orientimin dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Por ndihmesa e tij nė kėtė fushė bėhet mė konkrete me artikujt dhe reēensionet qė boton pėr autorė dhe vepra tė letėrsisė sonė bashkėkohore. Kėshtu ai vlerėson lart shkrimtarė si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashėri, inkurajon autorėt e rinj tė kohės, Ēajupin, Asdrenin, Filip Shirokėn etj.
Faik Konica kishte kėrkesa tė larta ndaj letėrsisė dhe shkrimtarėve. Duke i vėshtruar nė raporte tė drejta pėrmbajtjen dhe formėn, si dy komponentė qė s'mund tė ndahen nga njėri-tjetri, ai i jepte pėrparėsi formės si e vetmja mėnyrė pėr tė shprehur sa mė mirė pėrmbajtjen. Nė kėtė vėshtrim i kushtonte rėndėsi tė madhe gjuhės shqipe, pasurimit dhe pėrpunimit tė saj. Ai vetė dha shembullin e njė mjeshtri tė vėrtetė tė gjuhės. Me tė drejtė Noli e quan atq "kryelėronjėsi i gjuhės sonė" dhe "stilist i pėrkryer".
Faik Konica zė njė vend tė merituar nė letėrsinė tonė tė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė, jo vetėm si publiēist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet tė spikatur krijues. Megjithėse trashėgimnia e tij e mirėfilltė letrare ėshtė e kufizuar, ai ka vepra me vlera tė ēmuara. Pena e talentuar e Konicės provoi me sikses dhe lėvroi pothuaj gjithė gjinitė dhe llojet letrare, prozėn e poezinė skicėn dhe skeēin, prozėn poetike dhe prozėn historike, tregimin dhe novelėn. E frymėzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u pėrpoq tė krijonte njė letėrsi me koncepte bashkėkohore, me vizion tė ri, me shije tė lartė, larg modeleve tė vjetėruara:
Vepra e tij letrare me nivelin e saj tė lartė artistik dėshnon atė tė vėrtetė tanimė tė njohur se nė art nuk ėshtė kurdoherė sasia ajo qė pėrcakton vlerėn e njė shkrimtari.
Faik Konica, nė radhė tė parė ėshtė prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos nė fillimet e krijimtarisė sė vet. Nė faqet e revistės "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonė", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve". Duke u bėrė jehonė ideve atdhetare dhe kryengritjeve tė popullit shqiptar nė prag tė Pavarėsisė, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura tė goditura retorike, eci nė traditėn e letėrsisė sė Rilindjes. Tė njohura janė dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojės".
Proza artistike e F.Konicės do tė nisė me njė varg prozash poetike si "Njė liqen", "Anės liqenit", "Bora", "Malli i mėmėdheut" etj. Sadoqė me tematikė tė kufizuar ato pasqyrojnė tėrthorazigjendjen shpirtėrore tė njė intelektuali atdhetar dhe mallin pėr vendlindjen. Tė shkruara me njė gjuhė tė bukur e ndjenjė tė hollė, me mbresa e detaje tė goditura, kėto proza mbeten shembuj, nė llojin e tyre nė letėrsinė tonė. Tė pėrafėrta me prozat poetike qėndrojnė portretet letrare qė krijoi Konica mbi disa figura tė shquara tė historisė shqiptare si: Abdyl Frashėri, Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Ali Pashė Tepelena, At Shtjefėn Gjeēovi etj. Ato dallohen pėr aftėsinė e autorit nė pėrvijimin e saktė dhe tė hijshėm tė karakterit tė tyre, portretit shpirtėror e fizik tė dhėnė qartė dhe nė mėnyrė lakonike.
Prozės sė shkurtėr tė F.Konicės i takojnė dhe disa skica letrare dhe rrėfenjėza qė ai i quan pėrralla si "Urika", "Nė dritė tė hėnės", "Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė" etj. me tematikė atdhetare ose pėrrallat "E bija e mbretit dhe trėndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime kėto plot fantazi nga bota e legjendave.
F.Konica ėshtė i pari qė lėvroi nė prozėn tonė esenė, njė lloj letraro-publiēistike, me mundėsi tė reja shprehėse. Nėpėrmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme tė rėndėsishme, tė kohės, tregoi pėr diturinė e gjerė qė zotėronte. Njė nga esetė mė tė bukura ėshtė "Jeta dhe librat", ku, duke dhėnė gjykime pėr vlerėn e librit nė jetėn e njerėzimit, i bėhet njė analizė ideo-artistike tragjedisė sė Eskilit "Prometeu i lidhur".
Nė trajtė esesh Konica ka shkruar veprėn "Shqipėria- kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore". E hartuar pėr lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij njė encikolopedi tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe popullin e saj. Tė dhjetė esetė, nga tė cilat pėrbėhet libri pėrbėjnė njė mozaik tė historisė dhe kulturės shqiptare, tė gjuhės e tė letėrsisė, tė botės shpirtėrore dhe psikologjisė sė shqiptarėve. Me njė informacion tė gjerė dhe njohje tė thellė, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me njė rrėfim tė kėndshėm autori nxjerr nė pah individualitetin dhe natyrėn e popullit shqiptar jo vetėm parė nė vetvete, por edhe nė kuadrin ballkanik dhe evropian.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:54 pm

Katėr Pėrralla nga Zullulandi


Faik Konica u mor edhe me tregime, prej tė cilėve vlen tė pėrmendet cikli "Katėr pėrralla nga Zullulandi". Tema qė ai trajton nė tė, ėshtė origjinale me njė subjekt disi tė veēantė dhėnė nė njė plan, kryesisht satirik. Ngjarjet dhe personazhet e ēojnė lexuesin nė Afrikė, por disa nga problemet dhe shqetėsimet nuk janė tė huaja pėr shoqėrinė shqiptare tė kohės. Ai tregon pėr Zullutė, pėr njė popull tė prapambetur tė Afrikės, tė shtypur nga kolonizatorėt e huaj, qė ndodhet nė njė nga udhėkryqet e historisė sė tij. Bijt e tij mė tė mirė aspirojnė e pėrpiqen pėr njė jetė tė lirė dhe shtet tė pavarur. Por rruga drejt lirisė sė vėrtetė nuk ėshtė aq e lehtė, aq mė tepėr pėr popullin e Zullulandit qė, ndonėse plot energji dhe kulturė origjinale, nuk e ka fituar plotėsisht ndėrgjegjjen kombėtare. Ai ėshtė nė kėrkim tė udhėheqėsve tė vet, qė do t'i prijnė nė luftė, dhe kjo pėrbėn boshtin e veprės. Lėvizja e zulluve ka nxjerrė dy udhėheqės tė mundshėm, tė cilėt qėndrojnė nė pozita krejt, tė kundėrta. Deni-Zulla-Sepia dhe Plugu. I pari ėshtė njė politikan aventurier, mashtrues e demagog, pėrfaqėsues i interesave tė ngushta tė tribuve, qė bėn lojėn e tė huajve dhe pėrpiqet pėr njė lėvizje tė ngushtė mbi baza fisnore qė e mban popullin nė skllavėri. I dyti Plugu ėshtė udhėheqėsi i vėrtetė i popullit; qė pa bujė, me njė menēuri tė heshtur synon e punon tė krijojė njė lėvizje tė vėrtetė kombėtare nė Zulluland. Ai pėrpiqet t'i kthejė "zullutė nga njė turmė e pėrgjakur nė njė komb me dinjitet dhe atdheun nė njė vend tė bashkuar, tė lirė, tė qytetėruar e me nder". Vetė emri Plug i heroit tė veprės ėshtė kuptimplotė, pėrderisa kėrkon e lufton tė plugojė mendjen e popullit tė paditur, tė zgjojė e ta drejtojė atė nė rrugėė tė mbarė. Mirėpo njerėzit e vendit tė tij nuk e kuptojnė, nuk e besojnė, madje e fyejnė dhe e kėrcėnojnė, janė gati ta ndėshkojnė. Autori vė nė dukje dramėn e kėtij idealisti tė pastėr dhe besnikėrinė e tij ndaj ineresave tė atdheut. Skenat masive, debatet nė kuvendet e krerėve, manifestmet plot zhurmė e bujė tė turmave theksojnė pozitėn dhe gjendjen e rėndė shpirtėrore tė Plugut. Konica si njohės i historisė sė popujve dhe psikologjisė sė njerėzve ka kapur me mprehtėsi dhe e ka kthyxer nė objekt trajtimi artistik njė dukuri historiko-sociale: ekzistencėn e turmės si njė masė e pavetėdijshme e zhveshur nga aspirata kombėtare, e pushtuar nga instikte shkatėrruese. Njė masė e tillė, nė jetėn e popujve tė pazhvilluar siē paraqiten zullutė, bėhet lehtė pre dhe viktimė e demagogėve dhe sharlatanėve politikė, e njerėzve si Sepia qė i shfrytėzon pėr qėllime tė mbrapshta. Turma e ndėrsyer, pėrshkruhet nga shkrimtari nėpėrmjet situatave tragjikomike, qė arrijnė kulmin, kur Plugu tregon tė vėrtetėn dhe masa ngrihet kundėr tij. Tregimi mbyllet me njė mendim skeptik, kur Plugu, i dėshpėruar, pohon: Desha tė lėroj shkėmbin. Dhe prej kėtij ēasti ai braktis atdheun dhe merr rugėn e mėrgimit.
Mesazhi i veprės ėshtė ky: tė punohet pėr ta ngritur popullin, pėr ta ndėrgjegjėsuar, pėr ta pluguar mendjen dhe vetėdijen e tij, nė mėnyrė qė tė dallojė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, tė mirėn nga e keqja. Nė kėtė vėshtrim, rol tė veēantė i jepet punės, si faktor zhvillimi dhe emancipimi nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė.
"Katėr pėrralla nga Zullulandi" ėshtė njė vepėr me vlera tė spikatuara ideoartistike. Falė mjeshtėrisė narrative dhe sensit tė masės autori arrin tė krijojė atmosferėn e jetės politike, tė zbulojė mekanizmin e luftės qė zhvillohet, tė japė patosin e saj, veēanėrisht tė vizatojė me penelata tė sigurta figurat e udhėheqėsve dhe tė turmės. Nga ana tjetėr, tė derdhė humorin e tij tė hidhur, tė stigmatizojė hidhur tė keqen me satirė dhe sarkazmė, tė rrėfejė e tė pėrshkruajė me njė gjuhė tė shkathėt karakterizuese dhe lakonike.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:54 pm

Doktor Gjilpėra


Vepra mė e rėndėsishme letrare e Konicės ėshtė padyshim proza e gjatė satirike "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit". Ndonėse e pakryer, ajo pėrfaqėson tiparet mė karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar nė pėrmasa tė gjera.
"Doktor Gjipėra" u shkrua dhe u botua nė gazetėn "Dielli" nė vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe nė gjirin e shoqėrisė shqiptare zhvillohej njė luftė e ashpėr politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formės sė regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetėror, emancipimi kulturor kombėtar etj. Vepra e Konicės ėshtė pjellė e kėsaj kthese socialhistorike qė sapo niste nė jetėn e popullit tonė. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarėve amerikanė nė Mamuras, qė organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vėshtronte si njė rast tė veēuar, po si njė ngjarje me kuptim tė gjerė shoqėror, ku mplekseshin interesa e synime tė qarqeve tė caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohės. Kjo ngjarje do tė zgjonte idealet liridashėse dhe iluministe tė shkrimtarit dhe do ta frymėzonte krijimin e njė vepre, qė do tė hidhte dritė dhe do tė pėrgjithėsonte realitetin shqiptar bashkėkohor.
Heroi i veprės ėshtė Doktor Gjilpėra, njė intelektual i ri shqiptar qė kryen studimet pėr mjekėsi nė Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativės: tė qėndronte jashtė, ku e priste njė karrierė plot prespektivė apo tė kthehej nė atdhe e tė ndihmonte nė mėkėmbjen e tj, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e shėndetit tė popullit. Ai vendos tė kthehet nė Shqipėri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijėn e jetės sė heroit do ta pėrshkruajė atė nė dy etapat kryesore: koha e qėndrimit jashtė atdheut dhe koha e ardhjes nė Shqipėri. Nė qoftė se etapa e parė ėshtė njohja me doktor Gjipėrėn, etapa e dytė, qė pėrbėn trungun e veprės ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, qė bart dhe mishėron idetė e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut ėshtė dhėnė nė plan pėrshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje tė ndryshme shpirtėrore, qė nxjerrin nė pah natyrėn, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai ėshtė nė radhė tė parė, atdhetar i bindur, njeri me kulturė tė gjerė, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmėri. Janė kėto cilėsi, qė e bėjnė atė tė kthehet nė atdhe.
Kthimi nė Shqipėri e ve doktor Gjilpėrėn pėrballė njė realiteti tronditės dhe shtron para tij probleme qė pėrfshijnė pamje tė ndryshme tė jetės shqiptare. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai njihet me gjendjen e mjeruar tė popullit, me padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tij, me aparatin shtetėror, ku mbizotėrojnė arbitrariteti, drama, intrigat, me nėpunės injorantė e anadollakė. Nė kėtė shtet tragjiko-komik, opozitėn e pėrbėjnė njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos doktor Gjėlpėra me kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie zbulimi social-psikologjik qė bėn autori, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjėlpėrės, ideali i njė njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale. Veēanėrisht figura e doktor Gjėlpėrės del mjaft e qartė pėrballė dy kolegėve tė tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallės. Mė shumė, se nė rethana pune, ata i njohim nė biseda e debate, si tipa shoqėrorė tė kundėrt me heroin, me koncepte dhe praktika tė ndryshme mjekėsore. Ndėrsa doktor Gjėlpėra ėshtė njeriu i mjekėsisė moderne, partizan i natyrės, i helioterapisė (dielli, uji, ajri) qė mendon se natyra ėshtė mjeku i parė i njeriut, dy mjekėt e tjerė paraqiten anakronikė, janė mishėrim i dogmės mjeksore tė shkėputur nha jeta e parimet e shkencės. Bota e vjetėr nė kėtė vepėr pėrbėhet jo vetėm nga dy mjekė, por dhe nga figura tė tjera negative. I tillė ėshtė ministri Salemboza, pėrfaqėsues tipik i forcave tė prapambetura e antikombėtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathėt. Kurse mjedisi dhe mendėsia orientale e parisė sė kryeqytetit gjejnė shprehjen e tyre nė figurat e agallarėve tiranas siē janė Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Nė atmosferėn e zymtė tė jetės shqiptare tė kohės autori ndesh dhe njerėz tė mirė, tė dalė nga populli, qė ngjallin simpati e nderim. Mbeten tė paharruara nė mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganės, Arifeja, Ali Bibi. Megjithė njė lloj skepticizmi qė ndihet nė paraqitjen e tyre, ata dalin nė njė dritė tė ngrohtė, me vlera tė vėrteta njerėzore, me bukuri e pastėrti shpirtėrore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit ėshtė se populli, duke qenė i paditur dhe i papėrpunuar, ka nėvojė tė stėrvisė shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjėlpėra" ėshtė njė vepėr e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rėndė shqiptar, mendėsitė e anakronike e jetėn e prapambetur, autori u kundėrvihet atyre, i tall dhe i godet pa mėshirė. Qėndrimi ideoemocional mohues bėn qė nė faqet e veprės tė ndihet qesėndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishėrohen me forcė artistike nė skena dhe personazhe, nė situata dhe portrete tepėr tė goditura. Pėrdorimi mjeshtėror i detajit, plasticiteti i gjuhės, ngjyrimet qė merr fjala, e bėjnė satirėn e Konicės, origjinale e tė natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqėrore dhe notat e fuqishme satirike e bėjnė "Doktor Gjėlpėrėn" njė vepėr me tipare tė shquara realiste. Konica sjell kėshtu njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pasurimin dhe forcimin e realizmit nė letėrsinė shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra ėshtė e papėrfunduar, janė hedhur linjat kryesore dhe ėshtė pėrcaktuar edhe thelbi i figurės sė heroit. Mund tė themi se ajo pėrbėn hyrjen e njė romani qė Konica pėr arsye tė ndryshme nuk e ēoi deri nė fund. Vepra ėshtė e pasur me lėndė jetėsore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje tė shumta. Kėto kanė sjellė ngathėsimin e aksioneve dhe njėfarė proleksiteti.
Te "Doktor Gjėlpėra" Konica provon edhe njėherė atė qė ka thėnė Noli pėr tė se ai ėshtė krijues i prozės moderne shqiptare. Kjo duket si nė konceptimin e veprės edhe nė mjeshtėrinė e rrallė, tė pėrdorimit tė gjuhės. Gjuha e Konicės ėshtė e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndėrtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Nė prozėn e gjatė ajo shėrben pėr individualizimin dhe zbulimin e karaktereve tė personazheve.
F.Konica ėshtė njė nga stilistėt e rrallė tė gjuhės shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit tė fjalės, tė lakonizimit tė saj, duke synuar hijeshinė, saktėsinė, thjeshtėsinė dhe elegancėn.
Ndikimi i personalitetit tė Konicės si artist dhe erudit ėshtė i ndjeshėm nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:57 pm

Jeta dhe Vepra




Hyrje


Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shume artistė tė mėdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.
Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturen e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t'i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori). Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teater. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teater nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet". Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.
Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".
Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteve ballkanike. Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohe gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A.Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė biellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos patur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare"
Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s'pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.
Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:57 pm

Poezia


Krijimtaria poetike e Nolit ėshtė ndėr gjėrat mė tė fuqishme, mė tė thella e mė tronditėse tė letėrsisė shqiptare. Vargjet e tij pėrshkrohen nga njė filozofi e thellė humaniste dhe janė demaskuese tė njė bote tė vjetėr, tė mykur ku mbretėrojnė intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytėzimi, po njėkohėsisht prej tyre shpėrthejnė idealet e pėrparuara demokratike, optmizmi se gjithēka qė i ka kaluar koha do tė pėrmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u pėrmblodh pėr herė tė parė nga shkrimtari dhe kritiku ynė i shquar Mitrush Kuteli, mė 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" nė Amerikė, nė pėrmbledhjen "Albumi". Mė vonė Noli botoi edhe disa poezi tė tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.
Poezia e parė e Nolit ėshtė "Tomsoni dhe kuēedra„ (1914), ku Noli shpėrthen me forcė kundėr tradhtisė sė feudalėve me Esat pashė Toptanin nė krye. Pas saj Noli botoi poemėn "Jepni pėr nėnėn", e cila u bė mjaft popullore. Aty u bėhet thirrje nė formė prekėse tė gjithė shqipėtarėve, kudo qė tė ndodhen, tė ndihmojnė pa hezitim Shqipėrinė, tė cilėn elementėt anti kombėtare e kanė ēuar nė greminė.

Cilėt bij tė tradhėtuan
Dhe tė dogjėn dhe tė shuan
Dhe tė lan' o shkab` e ngratė
Pa fole, pa zogj, pa shpatė,
Kėta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet qė t'i shtypni

Qė nė kėto dy poezi bien nė sy dy karakteristika tė krijimtarisė sė Nolit: frymėzimi nga ngjarjet aktuale dhe qėndrimi i rreptė e i prerė antifeudal. Pas revolucionit tė qershorit Noli botoi njėra pas tjetrės poezitė tij mė tė fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellė e Dragobisė", "Himni i flamurit„ etj.
Dy tė parat janė elegji pėr L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkėluftėtarėt e Nolit gjatė Revolucionit, tė cilėt u vranė tė dy mė 1925 brenda njė muaji, nga Zogu. Nė kėto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga kėta demokratė e patriotė tė shquar dhe mishėron nė art tiparet e tyre. Nė elegjinė kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njėkohėsisht e vajton me hidhėrim tė thellė, e mbron dhe e lartėson nėpėrmjet antitezash tė fuqishme figurėn e pastr tė tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorėn gjakatare dhe synimet e A.Zogut:

Nėno, moj, mbaj zi pėr vėllanė,
me tre plumba na i ranė,
na e vranė e na e shanė,
na i thanė tradhėtor.

………………………………..
Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur.
Gojėmjalt'e zemėrhekur,
Syrgjyn gjallė e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.

Te "Shpella e Dragobisė„ poeti sjell njė paralelizėm tjetėr tė heroit deri nė pėrmasa epike me figura qė i afrohen krijimtarisė popullore. Vėrtet ajo ėshtė shkruar nė formėn e njė elegjie, por e gjithė poezia shpreh duf, revoltė e kushtrim pėr luftė;

Thon' u shtri e thonė u vra,
por t'i s'vdiqe or Baba,
as te Shkėmb' i Dragobisė
as te zemr', e djalėrisė!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen nė kėto poezi si shprehės tė aspiratave tė vegjėlisė.
Me ngjyrė epike e emocion tė fuqishėm ėshtė shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombėtar qė simbolizon qėndresėn e paepur tė popullit tonė gjatė 2000 vjetėve pėr tė ruajtur kombėsinė, vazhdueshmėrinė e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend e vatėr, o nėn' e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
flamur i kuq, flamur i zi.

Poeti pasi rendit gjithė luftrat e mėdha e tė gjalla tė popullit pėr liri, nėn kėtė flamur, thekson njė antribut tė ri tė tij, qė e ka pėrfituar nė lėvizjen pėr demokraci : flamur i madh pėr vegjėli.
Poezi me motive biblike siē janė "Moisiu nė mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti nė kamzhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqėzimit", "Shėn Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte tė ndryshme tė jetės politike gjatė viteve 1920-1924.
Pavarėsisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanė as frymė as karakter fetar. Tė gjitha sė bashku, krijojnė njė autobiografi nė vargje tė Nolit gjatė dhe pas Revolucionit tė Qershorit.
Kėshtu p.sh., nė poezinė "Krishti me kamxhik", Noli aludon pėr rolin dhe programin e vet tė viteve 1921-1924. Nė kėtė konceptim qėndrojnė edhe poezitė "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqėzimit". Krishti simbolizon figurėn i cili, si ai, do tė jetė mbrojtės i masave tė varfėra nga shfrytėzimi dhe tirania. Nė kėto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmės sė paditur pėr heroin ēlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund tė arrijnė fitoren e ėndėrruar, Nė kėto poezi, sidomos te "Krishti me kamzhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetėr e rėndėsishme e Nolit se toleranca duhet pėrdorur me kujdes. Larot dhe tradhėtarėt feudalė duhen shtypur me dhunė, ndryshe ata rrezikojnė fitoren e arritur.
Momente tė jetės sė vėshtirė tė Nolit nė emigracion trajtohen nė mėnyre alegorike edhe nė poezinė "Moisiu nė mal". Kėtu nėpėrmjet simbolit tė Moisiut, kryeprofetit tė dhjatės sė vjetėr qė simbolizon udhėheqėsin, autori flet pėr pėrpjekjet e veta, idealet dhe luftėn e tij pėr ēlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dėshpėruar pėr disfatėn e tij, por nuk ėshtė pesimist pėr tė ardhmen e popullit tė tij.
Njė nga poezitė mė tė fuqishme tė kėtij cikli ėshtė "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtėzakonisht tė goditura demaskon figurėn e Zogut-Baraba.

Tradhėtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na ēthurre, na ēkule, na ēduke ēdo fč.
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Figura e Zogut dhe gjithė tiparet anadollake tė qeverisė sė tij, Noli i ka demaskuar edhe nė poezinė e fuqishme "Kėnga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shėn Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri nė sarkazėm gjithė renegatėt e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimėr del behari
s'ka si zjarr.

Nga poezitė mė tė mira tė Nolit janė "Anės Lumejve", "Rend or marathoromak". Tė dyja poezitė krijojnė njė imazh tė qartė tė gjendjes katastrofike tė Shqipėrisė nėn pushtetin e Zogut dhe njėkohėsisht shpreh padurimin e poetit pėr tė parė shenjėn e parė tė kryengritjes shqiptare prej katundarėve e punėtorėve, tė vetmit tek tė cilėt i ka varur shpresat ai. Pas kėsaj vjen besimi nė fitore, drithėrima e poetit qė ndjen nga larg se sė shpejti do arrijė nėpėrmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytėzuesin e pushtetin feudal tė Zogut. Ky ėshtė dallimi i Marathonomakut tė Nolit nga Marathonomaku i Greqisė sė Lashtė i cili lajmėroi fitoren ndaj ushtrisė sė huaj.
Tė dyja kėto poezi tė fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetėm krijimtarinė e Nolit , por poezinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Vargje si:

Ku e lamė e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerė-mileti
Anės detit i palarė
Anės dritės i paparė
Pranė sofrės i pangrėnė
Pranė dijes i panxėnė
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur

Janė ngjethėse edhe sot dhe mbeten gjithnjė aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja pėr kryengritjen nė kėtė poezi dallohet nga gjithė krijimtaria tjetėr poetike e Nolit dhe e ka mbėshtetjen nė vetė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, tė cilat kishin tronditur prej kohėsh jetėn shoqėrore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku mė tepėr trajtohet problemi i kuptimit filozofik tė dashurisė si forcė jetėdhėnėse.
Poezia noliane ėshtė njė poezi novatore, sepse pasqyron idealet mė pėrparimtare tė shoqėrisė shqiptare tė viteve 20-30, idealet mė demokratike, me njė forcė artistike tė jashtėzakonshme e me njė formė origjinale. Shprehja poetike e tij pėrbėhet nga njė mendim sintezė liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese tė protestės. Ritmi i marshit i jep kėsaj poezie gjallėri tė vazhdueshme e tone optimiste. Nė vargjet e Nolit realizmi eshte gėrshetuar me frymėn romantike tė ėndėrrės e tė shpresės, po aq ngushtė sa ėshtė gėrshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftės pėr liri shoqėrore me tolerancėn shoqėrore e lirinė e individit Noli ndoqi modelėt poetike klasike, por pati njė ndikim tė ndjeshėm nga poezia popullore. Nė poezinė e tij figuracioni popullor i shkrirė nė zjarrin e frymėzimit dhe me frazeologjinė e zgjedhur e tė pasur tė gjuhės sė folur ka sjellė vargje me njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse. Duke pėrdorur me mjeshtėri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike tė jetės shqiptare.
Krahas veprave tė shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masės dhe pėrpjestimit, gjė qė ndihet edhe nė prozėn e tij tė rrjedhshme, konēize, me njė kompozicion tė saktė. Noli pėrdori fondin e pasur tė gjuhės shqipe, duke aktivizuar edhe fjalė tė vjetra e duke krijuar tė reja, si dhe duke futur nė funksion edhe fjalė tė huaja, ndaj themi se ėshtė ndėr pasuruesit mė tė shquar tė gjuhės sonė.
*******************************
Personalitet i shquar jo vetėm i letėrsisė, po i gjithė kulturės shqiptare, Noli dha kontribut tė madh nė shumė fusha. Ai ėshtė poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe pėrkthyes i rrallė, qė me veprat e tij i dha njė ngjyrė tė re letėrsisė shqiptare. Krahas kėsaj ai ėshtė njeriu i veprimit.
Si patriot i madh ai bėri ē'ishte e mundur nė fushėn e diplomacisė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhėhoqi Revolucionin Demokratik tė Qershorit, i cili edhe pse dėshtoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do tė shembej shumė shpejt. E gjithė veprimtaria e tij ishte njė bazė e fuqishme pėr zhvillimet e mėvonshme shoqėrore, politike, kulturore artistike nė Shqipėri. Veprat e tij kanė hyrė nė fondin me tė cilin kontribuon populli ynė nė kulturėn botėrore.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:58 pm

Veprimtaria


Publiēistika


Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publiēistikėn dhe oratorinė. Ato shprehin qartė pikėpamjet e tij thellėsisht demokratike dhe janė si njė kronikė e jetės politike e shoqėrore shqiptare. Karakteristkat kryesore tė tyre janė mendimi i qartė dhe i mprehtė, qėndrimi i drejtė dhe i prerė dhe reagimi i menjėhershėm ndaj ngjarjeve mė tė rėndėsishme kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Noli mbajti fjalime tė zjarrta para shqiptarėve nė SHBA, nė Kėshillin Kombėtar tė Tiranės (1920-30), nė Korēė e Vlorė, nė Lidhjen Kombeve etj. Nė kėto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme tė rėndėsishme siē janė ruajtja e pavarėsisė dhe e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit tė shqiptarit dhe Shqipėrisė, demaskimi i klasės feudale dhe i monarkisė sė A.Zogut, demokratizimi i jetės sė vendit, vlerėsimi i figurave tė shquara tė historisė e kulturės shqiptare e botėrore etj.
Forma e polemikės, kultura me tė cilėn janė trajtuar problemet politike e shoqėrore bėjnė qė kėto shkrime tė zenė njė vend krejt tė veēantė nė publiēistikėn shqiptare.

Kritika letrare


Shkrimet kritike tė Nolit pohojnė jo vetėm gjykimin e thellė dhe kulturėn e gjerė tė Nolit, por edhe qė pikėpamjet e tij mbi artin, mbi letėrsinė janė nga mė pėrparimtaret. Nė to ndihet menjėherė mjeshtėria e Nolit pėr tė shprehur qartė e thjeshtė ēėshtje tė ndėrlikuara e tė diskutueshme tė letėrsisė botėrore. Gjatė analizave qė u bėn veprave tė Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjė pėrballė veprės letrare pėrvojėn jetėsore dhe ligjet e shoqėrisė. Veē kėsaj ai kujdeset nė gjithė shkrimet e tij kritike qė tė konkludojė, duke u bėrė njė jehonė e problemeve shoqėrore mė aktuale botėrore e shqiptare. Introduktet pėr tragjedinė "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar" , ato pėr Dramėn "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janė jo vetėm analiza tė thella ideoartistike tė kėtyre veprave, tė ideve e personazheve tė ndryshme, por edhe kritika tė ashpra ndaj realitetit e shoqėrisė, si edhe njė aktualizim i disa prej problemeve mė tė mprehta tė jetės shqiptare tė kohės. Veē introdukteve tė mėsipėrme ai botoi dhe shkrime tė tjera kritike, ku gjithnjė lexuesi ndien se si shkrihet nė gjykimin e thellė pėrparimtar, nė vlerėsimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.

Studimet


Larminė dhe rėndėsinė e veprimtarisė sė Nolit e shtojnė mjaft edhe studimet e tij pėr Skėnderbeun, heroin tonė kombėtar, pėr figurėn e madhe tė Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj.
"Historia e Skėnderbeut"ėshtė vepra sė cilės Noli iu rikthye disa herė. Ai e botoi atė pėr herė tė parė mė 1921 nė Boston dhe pastaj e punoi tė ripunuar anglisht mė 1947 e pėrsėri tė ripunuar nė shqip mė 1949. Pėr tė shkruar kėtė vepėr Noli u mbėshtet jo vetėm te Barleti, por edhe nė dokumente tė reja, qė mundi tė gjejė pas njė pune kėmbėngulėse. Skėnderbeu ashtu si pėr ēdo patriot e artist shqiptar, edhe pėr Nolin ishte figura mė e dashur, qė ai e kishte adhuruar qė nė fėmijėri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe nė vepėr nėpėrmjet tonit tė ngrohtė me tė cilin ėshtė dhėnė figura e tij. Gjatė trajtimit tė momenteve kyēe tė jetės sė heroit, Fan Noli ka pėrcaktuar qartė marrdhėniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjė, qėndrimin e disa vendeve tė fuqishme evropiane ndaj luftės sė Skėnderbeut etj.
Gjithashtu ai ka arritur tė na japė qartė politikėn e brendshme tė kėtij udhėheqėsi legjendar, duke theksuar meritėn e madhe te tij nė formimin e njė shteti tė centralizuar feudal shqiptar, gjė qė nė shekullin e XV nuk ishte realizuar dot nė shumė vende tė Evropės. Pėr tė krijuar atmosferėn e kohės, pėr tė dhėnė ngjyrat e njė bote mesjetare, qė kėrcėnonte tė shkatėrronte botėn evropiane si dhe pozitėn e njė vendi si Shqipėria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane . Noli ka thurrur e shkrirė me art tė vėrtetėn historike, dokumentin me gojėdhėnėn e legjendėn. Figura e Skėnderbeut nė veprėn e tij ėshtė shumė e plotė. Ai ėshtė jo vetėm njė udhėheqės popullor, qė shquhet si luftėtar e strateg, por dallohet edhe si burre shteti e diplomat. Pėrshkrimet e betejave heroike dhe tė situatave tė vėshtira janė bėrė me ngjyra tė forta romantike, gjė qė i jep veprės edhe vlera artistike dhe e bėn qė tė lexohet me emocion. Nė kėtė vepėr Noli i jep rėndėsi figurės sė heroit dhe rolit tė tij nė histori, pa nėnvleftėsuar masat .
Ribotimet e veprės e ngritėn cilėsisht atė dhe punėn e kėtij studjuesi si historian. "Historia e Skėnderbeut" e Nolit bashkė me veprėn e Barletit mbeten edhe sot mė tė mirat vepra pėr heroin e madh.

Shqipėrimet artistike


Noli si pėrkthyes i krijoi vetes njė vend nderi nė letrat shqiptare. Por kėtė nuk e arriti vetėm se ai ishte njohės i mirė i disa gjuhėve si greqisht, latinisht, frengjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit pėr tė mėsuar gjuhėt e huaja, Noli njihte mire thesarin e gjuhės amtare e gjithashtu njihte thellė kulturėn botėrore dhe atė kombėtare, kishte aftėsi tė tilla gjykimi dhe shije aq tė hollė sa mundi tė zgjedhė e tė pėrkthejė vepra tė shquara tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėror, qė jo vetėm e pasuronin kulturėn tonė kombėtare por edhe u bėnin indirekt jehonė shumė problemeve aktuale tė realitetit shqiptar.
Punėn e pėrkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditės qė kishte krijuar Kristoforidhi, duke pėrkthyer disa libra tė shėrbesės pėr nevojat e kishės shqiptare, qė posa ishte themeluar. Mė pas ai pėrktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe mė vonė i hyri punės pėr pėrkthimin e atyre veprave tė rėndėsishme qė do t'a bėnin tė njohur si pėrkthyes jo vetėm nė Shqipėri, por edhe pėrtej kufijve shqiptarė, siē janė: poema "Skėnderbeu" e Longfellout , tragjeditė "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", tė Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" tė Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Manēės" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj.
Pothuajse tė gjitha kėto vepra Noli i pajisi edhe me parathėnie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumė vlerė. Pėrkthimet e Nolit janė vlerėsuar mjaft nga personalitete tė shquar tė kulturės botėrore. Kėshtu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi pėrkthimin e "Rubairave" tė O.Khajamit nga Noli tha : "Pas pėrkthimit tė Filxheraldit, nuk di nė ia kalojnė pėrkthimeve tė Fan S.Nolit ato tė gjermanishtes e tė spanjishtes, qė janė tė dorės sė parė ".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:59 pm

Migjeni

1911 - 1938

Hyrje


Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:59 pm

Poezia e Migjenit


Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen.
Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".
Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".
Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
(Kanga e rinisė)

poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

Pėr identifikimin e figurės Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zbėrthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik tė poetit. Mjafton tė mbetemi nė simbolikėn e tij dhe ajo thtė gjithēka. Ai ia ndien rezatimin botės sė re, shoqėrisė sė re, e cila do tė jetė e ngrohtė dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund tė gjallėrojė, tė zgjojė tė rilindė gjithēka qė qėndon ende e ndrojtur, e pėrgjumur nė errėsirė. Thirrja qė Migjeni i drejtonte Rinisė, nė kėtė vjershė ishte kuptimplotė, optimiste dhe tepėr e ngrohtė, intime dhe romantike:

Thueja, kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytė i "Vargjeve tė lira" nis me "Poemėn e mjerimit", kryevepėr poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve mė tė bukur tė poezisė shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Nė fillim poeti sjell figurėn e mjerimit tė konkretizuar nėpėr dhjetėra motive jetėsore. Dhe sė bashku me fytyrėn tragjike tė mjerimit nė jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qė mbyt ēdo shoqėri tė ngritur mbi dhunėn. Kjo dhembje e thellė pėrfundon nė protestėn ndaj rendit shoqėror qė e krijon mjerimin, dhe nė ironi dhe sarkazėm ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshojė kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e mėshirat mijėvjeēare. Pas kėsaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mėshirė, por don vetėm tė drejtė!

I gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thellė dhe pamja tragjike qė krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi tė bėjmė me njė dhembje mbytėse, por me dhembje krenare, tė cilat sipas poetit, koha do tė dijė t'i qetėsojė.
Nė kėtė cikėl poeti na jep pėr herė tė parė me shumė art figurėn e punėtorit qė shfrytėzohet kafshėrisht ose endet i papunė, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike tė mjerimit.
Gjithashtu nė kėtė cikėl ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkėfajtore tė asaj shoqėrie qė pjell mjerimin. Nė ciklin e tretė "Kangėt e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropės kapitaliste para Luftės sė Dytė Botėrore, ku plagėt e tmerrshme shoqėrore dhe krizėn ekonomike pėrpiqen t'i mbulojnė me pseudoart, me vepra e filma sentimentalė qė e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramėn shoqėrore e politike. Po pėrtej kėsaj cipe tė neveritshme poeti sheh botėn e rėndė tė shtėllungave tė tymit e tė avujve, tė djersės e gjakut. Nė tė dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė bote sonambul qė po rrėshqet drejt greminės sė shkatėrrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur nė mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi tė re. Pėr t'u orientuar nė kėtė botė tė dehur, poeti kthehet nga bota punėtore e uzinave me thirrjen poetike:

Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung
Avull, nė pika djerse,

Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qė vėllimi i tij tė ketė njė kompozicion kuptimplotė, vendos vjershėn "Kangė mė vete" ku ai sjell mė konkret imazhin e luftės sė ardhme me shkaktarin e vėrtetė tė saj, fashizmin, qė po hyn si hajn edhe nė Ballkan.
Menjėherė pas kėsaj vjen cikli "Kangėt e Rinisė", qė sė bashku me ciklin "Kangėt e fundit" janė mė intime, mė shprehės tė shpirtit tė poetit, tė vuajtjeve, dėshirave, pasioneve tė tij.
Te "Kangėt e rinisė" bėn pjesė vjersha "Ekstazė pranverore", qė sė bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet mė pasionante, mė optimiste e mė me ndjenjė tė poezisė migjeniane. Aty ndihet thellė himni i triunfit tė njė bote tė re, qė do tė jetė gjallėruese si njė pranverė. A do tė arrijė poeti t'a shijojė kėtė pranverė? Parandjenja e njė vdekjeje qė po i afrohet, i jep dhembje poetit qė, ndoshta, s'ka pėr ta parė kėtė botė tė re. Por gėzimi i triumfit tė saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen nė pėrmasa reale e jo nė trajtėn e pesimizmit.
Te kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur tė njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrirė pasioni pėr vajzėn, dėshira pėr tė shijuar gjithēka tė bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn nė pėrgjithėsi.
Nė tetė vjershat e fundit, qė i janė shtuar vėllimit mė vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qė e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rėndojnė gjendjen shpirtėrore tė lexuesit, sepse janė tė natyrshme dhe njerėzore.
Nė disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit tė ekzistencės sė njeriut, tė jetės, tė vetėflijimit pėr tė ardhmen e shoqėrisė, tė botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qė mendohet se ėshtė nocion qė ka evoluar, nė krahasim me kuptimin qė i pati dhėnė krijuesi i tij Niēja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė pėrbuzėsi i vegjėlisė. Ai ėshtė njė figurė, qė merr pėrsipėr tė udhėheqė masat drejt njė bote tė re, ku tė ketė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, tė marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi nė kėto vjersha vjen i turbullt dhe lė shteg pėr t'u interpretuar nė mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka tė pėrbashkėt, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr tė renė, pėr tė bukurėn.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:00 pm

Proza e Migjenit


Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.
Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike.
Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj.
Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike.
Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, Mėsim gjeografie etj.
Nė veprėn e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shėmtimin e saj dhe ai gjithnjė depėrton me art nė kuptimin e kėsaj tė vėrtete. Nė skicat migjeniane ka njė galeri tė tėrė portretesh. Shumė autorė tė brezit tė tij e trajtuan me mjeshtėri skicėn dhe prozėn satirike, por tek asnjė ajo nuk ėshtė aq unike dhe origjinale, e thellė e artistike sa te Migjeni. Nė prozėn e tij Migjeni e mohon realitetin e kohės, gjithēka tė keqe, pa mohuar mundėsinė e pėrmirėsimit tė saj. Ai mohon shfrytėzimin, luftėn imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytėzimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri nė fund anėt e shėmtuara tė jetės, por jo jetėn. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonė e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thellė e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenė me anė tė tė njė monologu dramatik tė fuqishėm, i cili nis gjithnjė me ironi dhe pėrfundon me sarkazėm dhe revoltė. Ky monolog u pėrdor edhe nga autorė tė tjerė tė viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai ėshtė mė i natyrshėm e mė i thellė.
Nė krijimtarinė e Migjenit kufijtė midis skicės e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit tė tij, ironia e sarkazma therėse e sidomos monologu dramatik, bėhen te skicat shprehėse tė konflikteve tė rėndėsishme shoqėrore e politike tė kohės. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete tė realizuara, ėshtė vėshtirė t'i dallosh nga tregimi.
Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato tė Migjenit, shohim se i pari ka njėfarė adhurimi mistik pėr tė kaluarėn, shpreh pakėnaqėsinė pėr realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do tė sjellė diēka tė mirė, i dyti nuk i kundėrvihet realitetit, por pėrpiqet ta riparojė atė dhe tė harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon tė kaluarėn dhe tė tashmen nė emėr tė sė ardhmes, tė cilėn kėrkon t'ia rrėmbejė me forcė kohės.
Tregimi i Migjenit ėshtė satira e mprehtė e njė poeti, qė shpėrthen me njė protestė nga mė tė fuqishmet e letėrsisė sonė tė traditės. Ndaj, ndėrsa Kuteli ėshtė njė prozator i shquar, i talentuar i thellė, e Koliqi njė prozator i kulturuar, Migjeni ėshtė novator. Ai vėshtroi thellė nė shoqėrinė e kohės dhe pasqyroi atė, duke e gjykuar dhe dėnuar rreptė, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė bukur, pavarėsisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni nė prozė na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, pėr herė tė parė nė prozė shohim thelbin tragjik tė botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmėrinė problematike tė poezisė sonė. Tregimi i tij, bashkė me atė tė Kutelit, shėnojnė njė periudhė pjekurie tė letėrsisė sonė, sepse individi filloi tė vėshtrohej gjithnjė e mė gjerė nė njė raport tė pėrcaktuar me jetėn politiko-shoqėrore.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:01 pm

Veēoritė Artistike


Pikėpamjet e reja politike e shoqėrore, konceptet e pėrpunuara mbi natyrėn e shoqėrisė, mbi njeriun dhe artin, krahas artit tė tij tė ri revolucionar, e bėjnė Migjenin figurėn mė tė madhe tė brezit tė ri tė viteve '30 dhe njė nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė. Me krijimtarinė e tij novatore letėrsia jonė kaloi pėrfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si nė poezi edhe nė prozė pasqyroi me realizėm tė thellė shoqėrinė shqiptare tė kohės, jetėn e shtresave mė tė vogla tė qytetit dhe fshatit, iu kundėrvu deri nė mohim rendit nė fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti tė japė njė tablo realiste tė viteve '30 .
Nė krijimtarinė e tij, pėr herė tė parė pėrftohen figura dhe portrete tė plota e shumė tė fuqishme tė malėsorit e punėtorit, tė gruas shqiptare e cila ishte viktimė e njė shfrytėzimi tė dyfishtė.
Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janė tipare karaktristike tė poezisė sė tij, e cila shquhet pėr konceptimin dhe sistemin origjinal tė figuracionit. Kurse nė prozė ai u shfaq si mjeshtėr i portretizmit dhe i dhėnies sė psikologjisė sė tipave tė ndryshėm, qė pėrfaqėsojnė shtresa e klasa tė ndryshme. Si nė poezi dhe nė prozė, ai solli njė satirė shoqėrore e politike tė fuqishme. Nė poezi ai trajtoi vjershėn dhe poemėn pa subjekt me varg tė lirė, qė shquhet pėr mendimin sintezė dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Nė prozė ai lėvroi tregimin psikologjik, skicėn, prozėn satirike, qė shquhet pėr tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhėn e gjallė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:02 pm

Lasgush Poradeci



Hyrje


Lasgush Poradeci lindi mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.Nė dallim nga poetėt e Rilindjes, qė megjithė origjinalitetin e tyre kishin tipare tė pėrbashkėta, poetėt e shquar tė periudhės sė Pavarėsisė Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janė krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare.
Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.
Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė "Vallja e yjeve", dhe mė 1937, u botua vėllimi i dytė "Ylli i zemrės". Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si "Eugjen Onjegin" tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj.
Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturė sonė si Eqerem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si njė personalitet i shquar dhe poet i vėrtetė ai nuk ua nėnshtroi kurrė artin e tij kėrkesave dhe synimeve tė diktaturės. Pėr kėtė arsye ai u la nė njė gjendje ekonomike tė rėndė dhe pothuaj nė harresė nga shtypi zyrtar. Vetėm nė vitin 1989 mundi tė botohet vepra e tij e plotė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:03 pm

Maja e Ēelur


Lulet lulėzuan
me tė parė djellė
kushedi ē'duruan
qė kur janė mbjellė:

qė kur u pėrzien
me rėr' e me ujė,
dhe u lagn' e u lyen
pa bujė e rrėmujė.

Pa zė psherėtimi,
zė e vaj tė kotė,
i ngurroj thellimi
nėnė dhen' e ftohtė.

Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyrė
i patnė pėrlotur
me ngjyrė e mėnxyrė.

Ato piperonin
me njė sulm i qetė
dhe mbinin e shkonin
qė pėrposh pėrpjetė.

Qė ngaj errėsira
brenda nė dhč thellė
ndillnin krejt tė lira
dritėn edhe qelltė.

Sa me rėnd' i mbante
rrėnj' e balt' e nxirė
dh' i tėrhiqte e s'i ndante
pėr nė fundėsirė,

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtė
ishte sulm' i bukur
pėr nė qiejt' e lartė,

aq mė lirė e fshehur,
dh' aq mė me ngadalė
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalė:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimė!
Ja! qesh pranėvera
nėpėr ngashėrime!

Ja! sa lul' e qetė
ēeli gjinė e sajė,
pėrmbi degė e fletė
atje lart nė majė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:03 pm

Poradeci


Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir...

E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj mė katėr anė errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:04 pm

Dimėr


Shpirti im qė sot u mbyll
Dhe gėzimin m'a pėrzuri.
Nėpėr mal e nėpėr pyll
Zu dėbora prej qėkuri.

Bjenė flokėt njė-nga-njė
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nėnė tė
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe nė zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipėlim
Tėrė fili, tėrė jeta.

Nė kaq heshtje-e qetėsi
Ndjej vajtimthin e njė shpesi:
Psherėtin me zė te ti
Jet' e trembur se mos vdesi..
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:04 pm

Malli


Syri-i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon
Do mė lerė-a von a shpejt,
Do mė lerė-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirė krejt -
Do mė lerė me pahir
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt.

E do mbetem pėrnjėmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretėresha qė mė ēmend
Do me lerė-a shpejt a von.

Do me lerė-a von a shpejt,
Do me lerė-a shpejt a von,
Syri i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon.

Do mė lerė...A! po si -
Qoftė-aherė-ose tani -
Do tė qaj aq dashuri
Qė tė humb me mall te ti?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:05 pm

Shpirtit


Tė lus, o Lajmės i qielluar!
O Frym' e Zotit, vetė Zot!
Me hirin t'ėnd tė pashteruar
Qė ka mburim pėrjetėsije,
Hirplot, o Shpirt, nėr gaze Ti-je.
Dhe nėr mjerime je hirplot!

Ti botės s'onė-i prure lajmin
E nj'ėndėrimi tė pafaj:
Pėr mallin t'ėnd me tė pastajmin
Ti kuvendon qė pėrmbi botė,
Dhe nė gėzim i bije lotė,
I bije gas nė zi tė saj.

Kur del mi male yll'i ditės
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vėshtrimin vetėtitės
ēkėlqen nė fund tė zemrės s'ime
Dh'i bėn prej kėngės sė njė grime
Njė tė pėrjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pėrgjum,
Nė shkėndijim tė kandilerit
M'i cfaq ylberin e njė rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nėr gaze,
Dhe nėr mjerime je fatlum!

Sot hapa sytė qė-me-natė
E po kėndoj si kurrėkush:
drejt lartėsisė se pamatė
Ah. mėshiro tė ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im tė pėrvėluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:05 pm

Syt' e Lumtur


Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perėndimi me tė vagėlluar
Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur,
Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur.
Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove,
Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove,
Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove,
Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:05 pm

Je Ulur Fort


Kujtimi im qė mė s'mė jep tė qetė,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Nė qetėsi ėsht' isker prej rrufeje,
Nė ēas llaftare zjarr e flakė vetė.

Ēkėlqen si prush kur skėterrohen retė,
Kur mall' i dhembshur zė buēet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'atė hof m'a ndrin ah! zemr' e shkretė.

Kaq mot-mė-mot shkėndijat m'j-u shpėrndanė
Gjith pėrmi kulm tė bimės mė sė gjatė...
M'j-u pėreluan gjith me tjetėr anė...-

Je ulur fort, po syt' e mi tė panė:
Plot me stoli kjo lul' e zemrės s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:06 pm

Dora jote Ledhatarja


Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri.
Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės.
Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr qė tė shtrydheshe prej dorės,
Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari.

Se me lėndė magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erė-e brumė dylli;
I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli,
E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj!

Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar?
Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?-
Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė,
Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar.

Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik;
Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe...
Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:06 pm

Pamja


Sot u pamė-e sot u ndamė
Dhe nuk thamė njėzė fjalė;
Kur u ndamė vamė-e qamė,
Qamė shpejt ca lot me valė.

Edhe shpejt kur me tė dalė,
Vamė-u pamė-e shumė thamė,
Thamė fjalė, fjalė, fjalė,
Pastaj kurrė mė s'u ndamė.

Nuk u ndamė-e vetė thamė:
ē'kėto fjalė? ē'kėto lotė?
Ē'ky vajtim q'u vramė-e ramė
Shkrumb e pluhur nėnė botė?

Ah kur ramė, kur u dhembmė,
Ndritej dhembja dritė-e artė...
Kur u dhembmė, kur u shembmė,
Shkrepej yll nė qjell tė lartė...

Yll e dritė bukurija,
Qjell i lartė perėndija,
ē'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:07 pm

Pėrse tė Dua


Se tė desha vetė,
Dhe t'u nqasa vetė,
Dhe tė putha vetė-

Prandaj.
Dhe tė humba largė,
Dhe tė ndoqa largė,
Dhe tė gjeta largė-
Prandaj.

Se tė desha prapė,
Dhe t'u nqasa prapė,
Dhe tė putha prapė-
Prandaj.

Dhe tė humba vashė,
Dhe tė ndoqa vashė,
Dhe s'tė gjeta vashė-
Prandaj.

Se tė gjeta grua,
Dhe tė desha grua,
Dhe tė putha grua-
Prandaj.

Dhe s'mė flet pėrhera,
Dhe s'mė nqas pėrhera,
Dhe mė plas pėrhera-
Prandaj.

O, prandaj tė dua,
Prandaj vashė-e grua,
Fshehtėsi pėr mua-
Prandaj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 10:07 pm

Zemra


Bėj e ri mendohem,
Tė mos t'afėrohem,
Bėn e ri mendohesh
Tė mos m'afėrohesh.

Dhe ri bėj e bėjnė
Mos tė shkoj andejnė,
Dhe ri e bėn bejnė
Mos tė shkosh kėtejnė.

Ha! tek bėj kėshtuzė,
Hop! tė shoh kėtuzė!
Ha! tek bėn ashtuzė,
Hop! buzė-pėr-buzė.

Pa me puth njė herė,
Pa tė puth dy herė,
Pa mė puth tri herė,
Tė puth tridhjet herė,

Uf! moj zemrė-e mjerė...

Zemėr-lule-e-verė,
Gas-e-vrer-pėrherė,
Zemėr-kopsht-me-erė,
Zemėra-skėtere.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėrsia e Pavarėsisė Empty Re: Letėrsia e Pavarėsisė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi