STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofokliu

Shko poshtė

Sofokliu Empty Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:16 pm

Hyrje


Sofokliu, sė bashku me Eskilin dhe Euripidin, janė tre poetėt mė tė mėdhenj tė tragjedisė greke. Jetoi nė periudhėn e lulėzimit tė qytetit-shtet tė Athinės.
Lindi mė 497 para erės sė rč, nė njė fshat piktoresk afėr Athinės, nė Kolonė, bukuritė e tė cilit i kėndoi me frymėzim nė vargjet e tragjedisė sė tij tė fundit "Edipi nė Kolonė": "Kolona dritėplotė/ ku zėėmbėl bilbil/ kėndon nė pyllin gjetheblertė,/ ku fryn me gaz flladi i freskėt,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta tė bollshme na sjell". Qė i ri, Sofokliu mori njė edukatė shumė tė mirė nė pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siē e kėrkonte tradita e epokės. Pėr bukurinė fizike dhe aftėsitė e tij muzikore e letrare, nė moshėn 17 vjeēare u zgjodh tė drejtonte korin e tė rinjve qė do tė kėndonte me rastin e fitores sė grekėve kundėr ushtrisė pėrse pranė ishullit tė Salaminės, nė vitin 480. Kjo, dhe fitore tė tjera pėrpara dhe pas luftės sė Salaminės, betejat kundėr dėrgatave tė njėpasnjėshme ushtarake tė monarkisė pėrse, ngritėn lart shpirin e popullit tė vogėl trim e liridashės tė Athinės dhe zgjuan vetėdijen e tij pėr nevojėn e bashkimit, nė mbrojtje tė ēėshtjes sė pėrbashkėt pėr ta ndier veten si njė forcė e vetme politike e kulturore.
Sofokliu mori pjesė nė konkurset tradicionale mė tepėr se njezet herė, tetėmbėdhjetė herė zuri vendin e parė dhe mė tė rrallė tė dytin, asnjėherė vendin e tretė. Nuk udhėtoi kurrė jashtė atdheut tė tij, Atikės, qė e donte aq shumė sa qė shtyu ēdo lloj ftese qė i bėnin sundimtarėt e ndryshėm pėr ta pasur nė oborret e tyre.
Pas shfaqjes sė tragjedisė "Antigona" nė vitin 442, Sofokliu u bė kaq i njohur dhe i dashur, saqė u zgjodh midis strategėve, sė bashku me udhėheqėsin e shtetit tė Athinės, Perikliun, pėr tė drejtuar flotėn athinase kundėr ishullit Samos. Por gjatė kėsaj dėrgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetė e pranonte se nuk kishte aftėsi tė veēanta nė punėt e luftės dhe tė politikės.
Sofokliu pėlqeu mė tepėr t'i kushtohej dijes dhe artit, tė ruante qetėsinė shpirtėrore, larg joshjes pėr tė marrė ofiqe politike. Me mendje tė freskėt e tė kthjellėt ai jetoi 91 vjet. Vdiq mė 406 para erės sė Re. (1)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:16 pm

Veprat


Sofokliu ka qenė poet shumė pjellor. Siē dėshmojnė autorėt antikė, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga tė cilat kanė mbetur shtatė tė plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kėrkuesit e gjurmėve). Edhe nga kjo dramė kanė humbur shumė vargje.
Tė shtatė tragjeditė e humbura sipas redit kohor kur janė shkruar janė: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi nė Kolonė". Nga tė 115 veprat, nga tė cilat njihen vetėm titujt, kanė mbetur diēka mė shumė se njė mijė fragmente. Tė gjithė subjektet e tragjedive dhe tė dramave satirike, Sofokliu i ka marrė nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si pėr shkrimtarėt e tjerė, dhe pėr Sofokliun, janė poemat e Homerit.

AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka nė themel tė saj ngjarjen e njohur nė kėngėn XI tė "Odisesė"(2) . Ajaks Telamoni, heroi mė i fortė pas Ajaksit nė luftėn e Trojės, ėshtė fyer rėndė nga prijėsit grekė Agamemnoni dhe Menelau, sepse armėt e Akilit nuk ia dhanė atij, por Odiseut. i tėrbuar nga kjo padrejtėsi, mendon tė bėjė kėrdinė tek ata qė ia patėn me tė pabesė. Hyjnesha Atenė, e ēmend Ajaksin, i cili nė valėn e marrėzisė, sulet mbi njė kope bagėtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen nė vete dhe bėhet i vetėdijshėm pėr veprėn e tij qesharake, hidhet mbi shpatėn e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, pėr tė vazhdon tani midis vėllait tė heroit, Teukrit, dhe dy Atridėve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Tė dy vėllezėrit Atridė ngrihen kundėr Teukrit qė bėn ēmos tė varrosė tė vėllanė, Ajaksin. Lėmshi zgjidhet me ndėrhyrjen e Odiseut, i cili lejon qė kundėrshtari i ardhjes pėr atė qė e ēmonte sė tepėrmi: "Ndėr Argiet,/ q'erdhnė nė trojė, pas Akileut/ s'kam parė burrė mė trim se ky".

EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhėshtore aq edhe komplekse nė shtjellimin e linjės sė subjektit ėshtė "Edipi mbret". Nė kėtė vepėr poeti trajton problemin e fatit tė paracaktuar dhe pėrpjekjet njerėzore pėr tė mėnjanuar atė. Pasojat e fatit tė mbretit tė Tebės, Llait, do tė rėndojnė mbi fatin e djalit tė tij Edipit, dhe nė atė tė fėmijėve tė tij. Kjo vazhdė fatkeqėsish qė bie mbi njė familje tė tėrė, do tė tregohet edhe nė dy tragjeditė e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi nė Kolonė" tė cilat krijojnė me tragjedinė e parė"Epidi mbret" njė lidhje shumė tė ngushtė.
Sipas orakullit, intrepretuesit nė tokė tė vullnetit tė perėndive, Edipit i ishte paracaktuar njė fat i rėndė, tė vriste tė atin e tė martohej me tė ėmėn, Jokastėn. Ky njeri kaq i mirė, i cili mishėron idealin e sundimtarit tė drejtė e tė urtė qė i sjell kaq tė mira atdheut tė tij Tebės, kryen nė mėnyrė tė pavetėdijshme krime tė tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron pėr t'ia nėshtruar fatin vullnetit tė tij. Kjo fle pėr optimizimin dhe besimin e heroit nė forcat e veta, dhe kjo pėrbėn shtratin e tragjedisė, e cila mbart njė ide kaq pėrparimtare dhe tė guximshme pėr atė kohė: luftėn kundėr fatit.

EDIPI NĖ KOLONĖ. Pas verbimit tė tij, fati i Edipit mė tej trajtohet nė tragjedinė "Edipi nė kolonė" ai largohet nga teba pėr tė gjetur strehimin e tij tė fundit nė kolonė, nė vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebės, Kreonti, kėrkon tė kthejė Edipin nė qytetin e tij, sepse sipas profecisė sė orakullit, vendi ku do tė vdiste Edipi, do tė bėhej i lumtur e i begatė. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i tė cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat qė pasojnė e bėn gjithnjė mė tė bukura e mė prekėse. Edipi, i lajmėruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqėruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytė plot lot tė qytetarėve qė e shikojnė pėr herė tė fundit, niset drejt pyllit tė shenjtė tė Eumenideve. Aty mbaron me njė vdekje tė ēuditėshme. Zhduket papandehur pėr ēudinė e tė gjithėve. Epidin e thirrėn nė gjirin e tyre perėnditė. i martirizuar prej tyre, ai tani shpėrblehet pėr tė gjitha vuajtjet qė hoqi." Kjo ėshtė njė sfidė e dhimbshme kundėr atyre fuqive qė e drejtojnė fatin e njeriut nė mėnyrė tė egėr e tekanjoze.

ELEKTRA. Njė tjetėr vepėr e shquar ėshtė tragjedia "Elektra", subjekti i sė cilės ėshtė marrė nga cikli mitologjik mbi Atridėt. Ngjarjet e tragjedisė shtjellohen nė situata tė ngjashme tė "Koeforeve" tė Esikilit: nė tė dyja veprat Oresti rritet e bėhet burrė nė dhč tė huaj. Ai ėshtė vazhdimisht i shoqėruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek tė dy tragjeditė Oresti vė nė provė tė motrėn duke iu shfaqur nė fillim si i huaj, pastaj ndodh ēasti i rinjohjes. Por secili nga kėta dy poetė tė mėdhenj ka vėnė nė vepėr vulėn e personalitetit tė tij si artist. Ndėrsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vė motrėn e tij, Elektrėn, nė qendėr tė vėmendjes. Oresti nuk ėshtė veē krahu, shpirti ėshtė e motra. Tė dy janė tė vendosur dhe s'kanė asnjė luhatje nė ēastin kur ngren dorėn dhe vrasin nėnėn e tyre, Klitemnestrėn.
Elektra ėshtė shumė e afėrt me Antigonėn pėr nga foca e vullnetit, nga vendosmėria pėr tė kryer atė detyre qė ajo e quan tė shenjtė.

TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njėra anė i thurr himn madhėshtor ndjenjės fisnike tė dashurisė, nga ana tjetėr ngre njė problem tė rėndėsishėm shoqėror fatin e dhimbshėm tė gruas nė Greqinė e lashtė. Burri i lejonte vetes gjithēka qė nuk ia lejonte gruas sė tij, nga e cila kėrkonte besnikėri dhe nėnshtrim.
Sofokliu erdhi nė letėrsi si njė risitar i shquar. Nga risitė qė solli poeti nė dramaturgjinė greke, rėndėsi tė veēantė ka futja e aktorit tė tretė nė skenė. Kjo bėri qė tė zvogėlohet roli i korit dhe tragjedia tė ēlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesėmarrja e njėkohėshme e tre aktorėve nė skenė i dha veprimit dramatik mė tepėr hapėsire e tendosje. Kjo risi qė solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkėkohėsi i tij Eskili nė trilogjinė "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet pėr vizatimin e karaktereve sa tė fuqishme, aq edhe tė natyrshme e njerėzore, pėr vendosjen e konfliktit nė situata tė mprehta e befasuese, pėr krijimin me mjeshtėri tė linjave dhe episodeve qė lidhen natyrshėm me nyjen kryesore tė veprimit.
Nė tragjeditė e Sofokliut ndėrthuren nė njė shtrat tė pėrbashkėt notat epike monumentale me lirizmin e hollė tė ndjenjave tė brishta e tė bukura tė njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, nė veprėn e tij "Paqja" duke kėnduar tė mirat qė ajo i sjell njerėzimit, shikon te Sofokliu edhe anėn lirike tė veprės sė tij: "Po kjo mban erė fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirėsh, qejfe Dionisiane/, fyej, mėllenja, kėngė sofokliane".
Tragjeditė e Sofokliut, janė burim i pasur pėr tė njohur shqetėsimet dhe idealet qė e frymėzuan poetin pėr tė shėnuar njė nga kulmet mė tė lartė nė dramaturgjinė botėrore.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:17 pm

Antigona (analizė)


Ėshtė tragjedia e tretė nė vazhdimėsi kohore, me temė nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra e Eskilit "Tė shtatėt kundėr Tebės". Mbas vrasjes sė dy vėllezėrve Eteoklit dhe Polinikut nė dyluftim me njėri-tjetrin, nė Tebė bėhet mbret Kreonti. Ky jep urdhėr qė Poliniku dhe tė tjerėt qė luftuan kundėr atdheut, tė mos varrosen, kėtu zė fill konfliki ndėrmjet Antigonės qė mbron ligjet e pashkruara tė ndėrgjegjjes, tė lidhjes sė gjakut me tė vėllanė, dhe Kreontit, qė mbron ligjet e shkruara tė shtetit. Urdhėrit tė Kreontit se do tė dėnojė me vdekje cilindo qė do tė guxojė tė varrosė Polinikun e shpallur tradhtar, i kundėrvihet Antigona, e cila, pa marrė parasysh asgjė, e varros tė vėllanė. Kreonti, duke mbajtur nė duar trupin e djalit tė tij tė vrarė, dhe dėrrmuar shprtėrisht e nė valėn e dėshpėrimit, i lutet vdekjes ta marrė.
Pėr tė kuptuar rėndėsinė e konfliktit nė tragjedinė "Antigona", duhet pasur parasysh mendėsia e botės sė lashtė, pėr tė cilėn tė varrosje tė vdekurin ishte njė detyrė e shenjtė fetare, pėrndryshe shpirti i tij do tė endej poshtė e lart pa gjetur kurrė prehje. Moment tjetėr nė kėtė ēėshtje ėshtė detyra familjare, dashuria e motrės pėr tė vellanė.
Por edhe Kreonti si sundimtar ka tė drejtė tė kėrkojė nga qytetarėt tė nderohen dhe tė ruhen rregullat dhe ligjet e shtetit. Nga ky kėndvėshtrim e dėnon tradhėtinė ndaj atdheut. Jo rrallė kori nė tragjedi e qorton Antigonėn pėr vendimin qė ka marrė, por mė shumė dėnon Kreontin. Hemoni i thotė tė atit se populli mban anėn e Antigonės. Kreonti i pėrgjigjet tė birit me kryeneēėsi: "Mos vallė populli kėrkon/ tė mė imponojė vullnetin?". Sofokliu nė kėto fjalė shikon te Kreonti njė mbret autokrat dhe tiran, njė sundimtar arrogant qė shkel me kėmbė mendimet dhe ndjenjat e shenjta tė qyetetarėve. Kreonti nuk ėshtė sundimtari qė i pėrgjigjet frymės demokratike tė epokės kur jetoi poeti.
Sofokliu ėshtė pėr ruajtjen dhe nderimin e ligjeve tė shkruara shtetėrore, por nė atė kufi sa tė mos cėnojnė ligjet e pashkruara morale e zakonore, tė rrėnjosura thellė qė sė lashti nė ndėrgjegjen e njerėzve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:17 pm

Antigona (pjesa e parė)


Tragjedia fillon me njė bashkėbisedim midis Ismenės dhe Antigonės, e cila i tregon sė motrės pėr vendimin qė ka marrė Kreonti.

Antigona

Nga tė dy vėllezėrit, njėrin e nderoi
me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo!
Pėr Eteoklin thonė se dha urdhėr,
qė nė dhč tė kallet si e do e drejta,
ligjet e zakonet e qytetit tonė,
me qėllim q'ay tė jet' nderuar,
ndėr ata qė vdiqnė dhe ndodhen te Hadi(3).
kurse pėr tė shkretin Polinik q'i ra
mortja e shkretuar, shpalli nė qytet
qė asnjė qytetas tė mos e varrosė
as tė mos vajojė, as tė mos qajė,
po mbi dhč ta lenė, si ushqim tė ėmbėl!
Pėr zogjtė qė gjuajnė tė gjejnė ushqim.
ja kėto, si thonė, shpall Kreon'i mirė
pėr ty e pėr mua- dėgjon? - dhe pėr mua;
vjen kėtu dhe vetė, qė ta thotė qartė
pėr gjithė ata qė s'kanė dėgjuar.
Dhe s'ka fjalė vetė; po kush do tė bėjė
ndonjė nga kėto do vritet me gurė
brenda nė qytet. Ja kėshtu ėsht' puna.
tani do tregosh, nėse je fisnike,
apo frikacake, ndonėse prej prindėsh
tė dėgjuar qė rrjedh.

Antigona i kėrkon Ismenės ta ndihmojė pėr tė varrosur Polinikun, por kjo frikėsohet. Antigona e varros vetė tė vėllanė, Polinikun…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:18 pm

Antigona (pjesa e dytė)


Pas pak vjen njė rojtar qė lajmėron mbretin Kreont se dikush e kish varrosur tė vdekurin… Pas bisedės ndėrmjet rojtarit dhe Kreontit tė tėrbuar nga ajo qė dėgjon, Sofokliu, duke marrė shkas nga guximi i Antigonės, hap njė parantezė pėr tė treguar madhėshtinė e njeriut:

KORI
Strofa I

Bota ėshtė plot ēudira,
por ēudia mė e madhe
nga tė gjitha ėshtė njeriu:
Ky, kur era fryn furishėm,
detin ēan tė shkumėzuar,
duke shkuar nėpėr valėt
qė buēasin an'e mbanė:
Ky dhe Tokėn mė tė lartė,
dhe nga perėnditė vetė,
qė s'po lodhet e s'po prishet,
vit pėr vit e pėrpunon
m'anė mushkash dhe kuajsh.

Antistrofė I

Bash ai ėshtė mendje-dreqi
qė me rrjet'e pezaule
dhe shpendėt mendje-lehtė
i rrethon dhe i zė
dhe kopenjt me kafshė t'egra,
si dhe gjith'ato qė rrojnė
nėpėr thellėsitė e detit;
M'atė ēpikje qė ka bėrė
posht i vė dhe i sundon
kafshė t'egra qė banojnė
nėpėr male, nėpėr pyje;
edhe kalin e shtrėngon
t'ulė qafė qimegjatėn
nėnė zgjedhėn dykulare,
si dhe demin malėsor
qė nga lodhja s'do t'ia dijė.

Strofė II

Vetė ky e ka mėsuar
artin si tė kuvendojė,
si tė gjejė, tė cfaqė mendime,
q'jan tė shpejta mu si era,
tė vendos e tė ve ligje,
pėr tė mbrojtur njė qytet;
ky ka gjetur mjet shpėtimi
nga sėmundjet fort tė rėnda;
Vdekjen vetėm nuk e mundi
as qė do ta mundė kurrė.

Antistrofė II

I pajisur me fuqi
tė ēpik' arte, mjeshtėrira,
herė merr tė keqen rrugė
herė prap atė tė mirėn.
Shpesh pėrzjen, ngatėrron
ligjet e kėsaj bote
me tė drejtat hyjnore,
kur drejton ndonjė qytet,

Pasi e pikasin se ishte Antigona ajo qė kishte varrosur Polinikun, rojtari e sjell atė pėrpara Kreontit.

KREONTI

(duke iu drejtuar Antigonės)

Eh, ti! Ti atje!
Ty tė flas, tė pyes: a do ta pohosh
se kėto i bėre, apo i mohon?

ANTIGONA

Une vet'i bėra; nuk e mohoj.

KREONTI

(duke u kthyer nga Antigona)

Ti atje, mė thuaj, pa e zgjatur shumė;
a e dinje ēpalljen qė ndalon tė bėsh
atė qė ke bėrė?

ANTIGONA

S'mund tė mos e dinja; ishte e ēpallur sheshit.

KREONTI
E pastaj guxove urdhėrin tim ta shkelėsh.


Antigona mbron me guxim tė drejtėn e saj, duke theksuar se ligjet qė nderon ajo jan tė lashta, kanė qenė e do tė jenė pėrgjithmonė nė zemrėn e njerėzve.

ANTIGONA

Kėto urdhėresa nuk i dha Zeusi;
edhe Drejtėsia qė banon te Hadi
nuk ka vėnė ligje si kėto tė tuat;
as ndėr mend se shkonja me ato qė ēpalle,
ti, njeri i vdekshėm do guxonje sheshit
tė shkelėsh tė drejta, tė drejtat e hyjve.
Tė shkruara s'janė - ėshtė e vėrtetė, -
po nė gjithė botėn s'ka asnjė fuqi
qė tė mundė t'i tunde, t'i rrėzojė, t'i prishė.
Kėto s'janė gjėra qė u shfaqnė dje,
as do jenė vetėm pėr sot e pėr nesėr;
forca e atyre do ngelė pėrjetė
dhe nga kanė ardhur, nuk e di askush.
kėto pra tė drejta s'ka njeri nė botė
qė tė mė shtrėngojė t'i marr nėpėr kėmbė
dhe pastaj nga hyjnitė tė dėnohem keq.
Dinja qė mė parė, pa e ēpallur ti,
se mė priste vdekja.
…………………………..
Unė asnjė dhembje s'ndjej pėr kėtė fat,
dhembje do tė kisha po tė mos varrosnja
tim vėlla, tė cilin bash ajo e lindi
qė mė lind'e mua

KORI

Duket vajz, e egėr, prej ati tė egėr,
s'ditka tė pėrulet para ēdo rreziku,
………………………….

KREONTI (korit)

Po ti e di mirė se njė shpirt krenar
bjen dhe shpejt rrėzohet, dhe m'i forti hekur
sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet,
ēahet edhe thyhet. A s'ke vėnė frč te goja
mbahen edhe zbuten? Njė njeri qė ėshtė
rob i ndonjė tjetri kurrė tė mos mburret.
Kjo edhe ahere mua mė pėrbuzte,
kur i shkelte urdhėrat qė i kisha dhėnė,
e tashti po tallet me kėtė qė bėri.
Burrė para a'jam unė burrė a qėnka kjo,
nė bėftė pas qejfit dhe pa u dėnuar.

ANTIGONA

Kėtė e pėlqejnė dhe kėta kėtu,(4)
bile do ta thoshin vetė ata me gojė,
po tė mund tė flisnin si njerėz tė lirė.
Se pėrveē tė tjerash qė gėzon tirani,
ka edhe lirinė tė flas'e tė bėjė
ē'do qė dėshiron.(5)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:18 pm

Antigona (pjesa e tretė)


I fejuari i Antigonės, Hemoni, i thotė tė atit, Kreontit, tė heqė dorė nga kokėfortėsia, sepse tėrė qyteti ėshtė me Antigonėn.

HEMONI

Hyjtė, o im atė, njerėzve u dhanė
mendjen q'ėshtė m'e vyer se ēdo gjė nė botė.
Unė nuk mundem, as edhe nuk e di
qė tė them se fjalėt e babait tim
nuk janė tė drejta, mirė po e drejta
si nuk mund tė gjendet edhe tek njė tjetėr?
Unė, si yt bir, e kam pėr detyrė
tė vėzhgoj, tė sillem edhe tė pėrgjoj
ē'thonė kundėr teje njerėzit e qytetit,
ē'farė bėjnė vallė, c'far' ankimesh kanė;
Sepse, o im atė,
syri yt tmerronjės nuk i le tė thonė
fjalė tė kėtilla qė ty s't'i ka ėnda.
Lehtė ėshtė pėr mua tė dėgjoj nė t'errėt
si pėr kėtė vajzė qan qytet'i gjithė,
asnjė faj kėsaj nuk i ngarkojnė,
po nga gjithė gratė, thonė, vetėm kjo
do tė gjejė vdekje tė shėmtuar fort,
vetėm se ka bėrė punė tė lavdishme,
mbasi tė vėllanė qė u vra nė luftė
nuk e la tė mbetet krejt i pavarrosur,
qė ta hanė qentė, qentė edhe shpendėt.
Pra njė vajz e tillė - thonė qytetarėt -
Si nuk meriton njė nderim tė madh?


KREONTI

Si? Qyteti mua do mė mėsojė
se si tė sundoj?

HEMONI

Ja tashti s'ke folur si njė dja'i ri?

Kronoti

Kėtu kush jep urdhėra? Un' a ndonjė tjetėr?

HEMONI

Mos qyteti ėshtė pron'e njė njeriu?

KREONTI

Or shumė i dobėt, i bėn gjyq t'yt eti?

HEMONI

S'e sheh qė gabon dhe nuk je i drejtė.

Kreonti

Gaboj pse nderoj praimet e mia?

HEMONI

Jo, sepse i shkel tė drejtat e hyjve.
………………………………..

ANTIGONA
Strofė I

Shih-mė-ni o qytetarė,
ju t'atdheut stėrgjyshor!
Her' e fundit ėshtė kjo
qė po shkoj nė kėtė udhė.
ja sot pėr tė fundit herė
po e shoh dritėn e diellit,
qė s'kam pėr ta parė mė;
sepse Hadi qė ēel dyert
pėr tė gjithė njerėzinė,
po me shpie mua tė gjallė
pėr nė buzė t'Akerontit,
mua qė martesė s'pashė,
qė s'dėgjova tė buēasin
kėngė dasme rrotull meje,
qė do marr pėr burrė eh!
Akerontin, un'e shkreta.

KORI

Ti nė kėtė shpellė,
ku tė gjithė nisen,
njerėzit e vdekur,
po zbret e nderuar,
zbret e lavdėruar;
s'tė pushtoi lėngata,
s'tė ka prerė shpata;
vetėm ti nga gjithė
njerėzit e vdekshėm
shkon te Hadi drejt,
shkon e gjall'e, lirė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:19 pm

Antigona (pjesa e katėrt)
Pas vdekjes sė saj, i fejuari, Hemoni vret veten.

Lajmėtari:

"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".

KORI:

"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".

LAJMETARI:

"Vet'e vrau veten, se ish zemėruar/ kundėr atit tij pėr vrasjen e vajzės".


E ėma, Eridika, kur merr vesh kėtė lajm tė kobshėm, vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tėrė kėto mjerime qė i ranė mbi krye i dėrmuar shpirtėrisht, mallkon fatin e tij dhe kėrkon vdekjen.


KREONTI

Merrmėni,
hidhmėni!
Jam njeri
qė s'vlej gjė.
I mjeri unė!
Unė pa dashje
tė dy ju vrava;
Ty biri im, ti grua ime!
I mjeri unė!
S'di nga tė kthehem

tė gjitha ē'kisha
m'iknė prej duarsh!
Njė fat i keq
mė ra nė kokė!

Tragjedia mbyllet me njė mendim tė menēur tė korit, qė sintetizon kuptimin e veprės:

KORI

Gjėja mė e parė pėr tė qen' i lumtur
ėshtė vėrtetė urtia. Hyjtė dhe hyjnorėt
duhen respektuar fjalėt e mėdha
me plagėt e rėnda q'i sjellin krenarit
ia mėsojn' urtin, po nė pleqėri.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:19 pm

Shpjegues


1. Gojėdhėna rrėfen se Jofonti, djali plangrishės i poetit, nga frika se i ati do t'i linte trashėgim pasurinė nipit tė tij, Sofokliut tė ri, tė cilin Sofokliu plak e donte shumė, ngriti kundėr tė atit njė padijė gjygjėsore me preteksin se i ati kishte roitur nga trutė dhe nuk ishte nė gjendje tė gjykonte si duhej. Poeti paskish thėnė nė gjyq: "Nė qoftė se jam Sofokli, nuk kam rrjedhur nga trutė, nė qoftė se kam rrjedhur nga trutė, nuk jam Sofokliu." Dhe pėr t'i bindur gjyqtarėt se ishte ende i madh, Sofokliu paskish lexuar para tyre disa vargje nga tragjedia ende e pashfaqur "Edipi nė Kolonė", qė i befasoi tė gjithė me bukurinė e saj.

2. nė vargjet qė do tė rrjedhin mė poshtė.

3. Hadi, bota e pėrtejme.
4. Ky varg do tė thotė se veprėn e Antigonės e pėlqen edhe Kori.
5. Nė fjalėt e Antigonės sintetizohen tiparet e Kreontit si tiran.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi