STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eskili

Shko poshtė

Eskili Empty Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:11 pm

Hyrje


Letėrsia klasike greke fillon me dy poemat e mėdha epike, me "Iliadėn" dhe "Odisenė" qė bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse pėr tė nuk dinte pothuaj asgjė. Pėr shumė qytete greke ėshtė thėnė se janė vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veēoritė gjuhėsore tė poemave, shkenca ka pranuar si mė tė mundshėm Smirnėn, qytet kolonial grek nė Azinė e Vogėl (Izmiri i sotėm nė Turqi).
Pėr Homerin mendohet tė ketė jetuar aty nga shekuli IX para erės sė re. Babai i histografisė greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotė se Hesiodi ka njė mendim tjetėr qė sjell Homerin nė shekullin VIII para erės sė re. Nė kėngėn VI tė "Iliadės" poeti flet pėr rrėmbimin e Helenės nga Paridi. Nė kėngėn V ku tregohen bėmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku njė shkėmb tė madh hata, dy burra qė jetojnė sot prej vendit s'mund ta luajnė". Kjo dhe tė tjera tregojnė se Homeri flet pėr kohė dhe ngjarje tė hershme, tė kėnduara para tij, nga aedė dhe rapsodė, emrat historike tė tė cilėve kanė humbur nė mjegullat e kohėve dhe shpesh janė veshur me petkun e fantazisė dhe tė legjendės me kėngėt e tij magjepse kafshėt e egra, ujėrat i bėnte tė ndalonin rrjedhėn e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Nė gurrėn e pasur tė kėngėve tė lashta tė krijuara nė shekuj, njomi buzėt e saj muza e poetit, qė me "Iliadėn" dhe "Odisenė" i ngriti pėrmendore jo vetėm heroizmit, por edhe bukurisė sė artit popullor, qė humbi nė errėsirėn e shekujve dhe u ringjall nė kėto dy poema.
Nuk ka asnjė dyshim se pėrpara Homerit ka gjalluar njė letėrsi e pasur gojore, me kėngė e himne tė ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bėmave tė tyre. Pėr kėtė flasin dy poemat e mėdha, vlerat e larta artistike tė tė cilave dėshmojnė qartė se ato janė jo fillimi, por mbarimi i pėrkryer i njė proēesi tė gjatė letrar, Pėrpunimin pėrfundimtar tė "Iliadės" dhe "Odisesė" nė gjendjen qė i njohim sot, shumica e studiuesve e ēojnė nė shekujt VIII-VII. Pėr Homerin ka mendime tė ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Njė nga autorėt e mundshėm midis shumė tė tjerėve qė kanė vėnė dorė mbi to;
Njeri qė nuk ka ekzistuar, por qė ky emėr ka mbetur simbol i poezisė epike etj. etj.
Tė gjitha kėto kanė krijuar atė qė quhet ēėshtje homerike qė nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri nė ditėt tona.
Homeri i ngjan njė mali tė lartė, maja e tė cilit vazhdon tė jetė e mbushur me mjerull. Vendi ku janė krijuar poemat homerike ėshtė Joma; gjuha e tyre ėshtė dialekti jonian i
pėrzier me elemente tė dialektit eolian dhe mė pak tė dialekteve tė tjerė.
Nė "Iliadėn" dhe nė "Odisenė", pėrveē shtresimeve gjuhėsore ka edhe shtresime kohore,
qė fillojnė nga periudha para qytetėrimit tė Mikenės dhe mbarojnė afėrsisht nė shekullin IX para erės sė re. Kjo i ka shtyrė shumė studiues tė mendojnė se nė tekstin e poemave janė futur njė numėr i madh shtojcash nga rapsodė tė veēantė, qė kanė dashur tu pėrshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtėrore tė dėgjuesėve tė tyre. Ka shumė tė ngjarė qė rapsoditė ose kėngėt qė kanė pasur nė themel tė tyre ciklin Trojan tė gojėdhėnave popullore tė pėrpunuara nga shumė breza rapsodėsh, tė kenė shėrbyer si bazė pėr hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:12 pm

Veprat


Eskili ka pasur njė veprimtari shumė tė gjerė letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga tė cilat janė ruajtur tė plota: Lutėset, Persėt, Tė shtatė kundėr Tebės dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, qė janė pjesė pėrbėrėse tė trilogjisė Orestia(5)
Pėrveē tragjedisė Persėt, tė gjitha tė tjerat i kanė marrė subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave tė lashta, pėrmes tė cilave Eskili shprehu shpirtin e kohės, pėrplaset politike e shoqėrore, virtytet dhe krimet, sasionet njerėzore nė tėrė dritė-hijet e tyre, luftėn nė rrafshin fizolofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.


Lutėset. Pėr nga ndėrtimi i thjeshtė dhe zotėrimi i pjesėve tė korit, e para nė vargun e tragjedive tė ruajtuara, mendohet tė jetė tragjedia "Lutėset". Nė themel tė veprės shtrohen dy probleme: ai i ndalimit tė martesės brenda fisit dhe ai i dashurisė si ligj i ripėrtėritjes sė gjinisė njerėzore.


Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytė ėshtė TĖ SHTATĖT KUNDĖR TEBĖS(6), ku tregohet lufta pėr pushtet midis dy vėllezėrve Eteoklit dhe Polinikut, tė cilėt kishin rėnė nė marrėveshje tė qeverisnin Tebėn me rradhė. Vjen njė ditė dhe Eteokli vendos tė mos e ndajė pushtetin mė tė vėllanė. Atėherė, ky u drejtohet gjashtė prijėsve miq tė tij dhe vetė i shtat shkon t'i bjerė tė vėllait, Eteoklit. Tė dy vėllezėrit vriten nė pėrleshje me njeri-tjetrin.


PERSĖT. Ėshtė njė nga veprat e hershme tė Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato qė njohim, qė e ka marrė subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike nė jetėn e Greqisė sė shekullit V p.e.r.
Fitorja e grekėve kundėr persėve ėshtė jo vetėm fitorja e njė lufte tė drejtė, por edhe e demokracisė kundėr tiranisė sė Lindjes, e qytetėrimit tė ndritur helen kundėr prapambetjes dhe errėsirės qė mbulonte njė perandori pėrbindėshe e despotike.


ORESTIA. Ėshtė e vetmja trilogji qė ėshtė ruajtur e plotė, e pėrbėrė nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "eumenidet". Subjekti i "Oresias" ėshtė mallkimi i fisit si pasojė e krimit tė kryer nga tė parėt. Ideja e autorit se krimi lind krimin pėrshkon tė gjitha ngjarjet e tragjedisė.


Nė pjesėn e parė, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit nė atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti. Ėshtė pa dyshim pjesa mė e bukur e trilogjisė, e mbushur me atmosferė dramatike e kontraste tė fuqishme pas tė cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrės, e cila e pret tė shoqin me nderime tė mėdha.
Nė njė vend tė tragjedisė "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se "… drejtėsia shpesh ndriēon / dhe nė shtėpitė plot me tym./ Ku zemrat kanė pastėrti/ Ndėrsa pallatet veshur ar,/ Dorė e pėrlyer qė i sundon,/ Ajo kthen sytė e i braktis".
Idetė madhore demokartike e humane tė Eskilit shpalosen gjerė nė trilogjinė "Orestia" qė ėshtė njė nga gurėt mė tė ēmuar nė gjerdanin e letėrsisė botėrore. Gėtja tragjedinė "Agamemenoni" e ka cilėsuar "kryeveprėn e kryeveprave".


Edhe nė tragjedinė e dytė, "koeforet", (gratė qė ēojnė nė varre vajra, verė etj.) spikat thellėsia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret tė ėmėn, Klitemnestrėn, dhe tė dashurin e saj Egistin, pėr tė marrė hakun e tė atit.
Por pėrpara se tė ngrejė shpatėn t'i bjerė, ai stepet nga fjalėt e sė ėmės qė kėrkon mėshirė: Ndalo, o bir, nderoje kėtė gji/ Pėrmbi tė cilin gjumi shpesh tė zł/ Tek qumėshtin qė ty tė rriti, thithje.


Nė pjesėn e tretė tė trilogjisė, nė "Eumenidet", rrihet ēėshtja rreth veprės sė kryer nga Oresti mėmėvrasės. Nė fillim na paraqitet hija e Klitemnestrės qė kėrkon shpagimin ndaj tė birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave tė hakmarjes, qė mbrojnė ligjet e gjakut nga ana e nėnės (matriarkatin). Hija kėrkon t'i zgjojė nga gjumi dhe tė mos e braktisin, por ta mbrojnė. Nė mėnyrė metaforike, Orestin e mundon dhe pėrndjek ndėrgjegja e vrarė. Ky ėshtė dėnimi mė i madh pėr tė, qė as nė ferr nuk do t'i ndahet.
Por Oresti s'mbetet vetė, Ai ka nė anėn e tij hyun Apollon, qė mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Nė debatin e flaktė qė ndizet midis Apollonit dhe Erineve, pėr tė ndarė ēėshtjen, thirret hyjnesha Atenė, e cila i nderon tė dy palėt. Ajo e ka tė vėshtirė tė vendosė vetė, prandaj fton gjykatėsit mė tė mirė ta drejtojnė gjygjin. Votat ndahen baraz, sa pėr Orestin aq edhe pėr Erinet. Atena votėn e saj e jep pėr Orestin. Dhe me kėtė Oresti ēlirohet nga pėrndjekja e Erineve.


Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetėm pėr madhėshtinė e saj si vepėr arti, por edhe pėr pasurinė e ideve dhe problemeve tė rrahur nė legjendat e saj, pėrmes tė cilave tragjediani i madh u ka bėrė jehonė ngajreve dhe problemeve tė mprehta poliktike e shoqėrore nė periudhėn e vendosjes sė shtetit demokratik skllavopronar.
Eskili me tė drejtė ėshtė quajtur poeti i sė Drejtės, simbol i sė cilės nė mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.
Ai ėshtė sa realist nė pasqyrimin e jetės, aq dhe romantik nė ėndrrėn e tij pėr njė jetė tė drejtė e tė virtytshme.
Eskili ėshtė artist i madh. Me figurat e personazheve tė fuqishėm e me gjithcka tė bukur e tė madhėrishme qė kanė veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke nė njė lartėsi tė paparė ndonjėherė. Gjenia e tij ndikoi shumė te Sofokliu e Euripidi. Nė veprėn e Eskilit gėrshetohet nė njė haromoni tė plotė tragjizmi me skena tė njė lirizmi tė hollė poetik.
Stili i Eskilit ėshtė i fuqishėm e i pasur me shprehje tė bukura, nė metafora e figura tė tjera tė guximshme, nė fjalė tė urta e aforizma, e sidomos nė fjalė tė pėrbėrė (kompozita). Shumė nga kėto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet qė ngrihen nga varri, profecitė e formulat magjike, po nė rradhė tė parė forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike tė heronjve na kujtojnė nė shumė anė tragjedianin e madh anglez Shekspirin pėr tė cilin Kadareja, vėren se nuk mund tė thuhet asgjė e sigurt se si do tė ishte ai pa Eskilin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:13 pm

Shpjegues


1. Greqia nė kohė tė lashta ishte ndarė nė qyete shtete (polis), dhe secili, syresh bėnte njė jetė politike dhe ekonomike tė pavarur. Tė tilla ishin Athina, Sparta, Korinthi e shumė tė tjerė. Shpesh ndėrmjet tyre kishte grindje pėr shkaqe ekonomike, qė ēonin dhe nė shpėrthimin e luftės, siē ishte p.sh. Lufta e Peloponezit midis Athinės dhe Spartės nė shek. V para erės sė re.

2. Marathonomak - luftėtar i Marathonės. Kujtoni poezinė e bukur tė Fan Nolit "Marathonomaku".

3. Aristorfani - Komediografi mė i madh i Greqisė.

4. Midjani; persi.

5. Arsyen se si ndodhi humbja fatale e pjesės dėrrmuese tė tragjedive antike e ka analizuar gjerėsisht I. Kadare nė studimin e tij "Esili, ky humbės i madh."

6. Teba, qytet nė Greqi. Subjekti tragjedisė ėshtė marrė nga cikli teban i legjendave.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:13 pm

Prometeu i Mbėrthyer (analizė)


Tragjedia "Promoteu i mbėrthyer" ėshtė njė nga veprat mė madhėshtore tė Eskilit.
Kjo tragjedi ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė trilogjie, dy pjesėt e tjera tė sė cilės Prometeu zjarrsjellės dhe Prometeu i ēliruar nuk janė ruajtur.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltė njeriun e parė, i cili me kohė, u shumėzua, Qe tė mos i linte nė mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtė e Diellit (Helios), vodhi njė shkėndijė tė cilėn e vuri nė njė kallam dhe kėtė burim tė zjarrit hyjnor ua solli njerėzve, Kjo e bėri Zeusin tė tėrbohet nga mėria, dhe tė urdhėrojė Pushtetin, Dhunėn dhe Hefestin ta mbėrthejnė Prometeun nė njė shkėmb nė malet e Skithisė nė Kaukaz. Kėtu fillon dhe veprimi i tragjedisė qė zhvillohet nė atė vis tė egėr e tė shkretė, ku nuk ka shkelur kėmbė njeriu.
Dersa Prometeu ėshtė duke u ankuar pėr kėtė ndėshikm tė padrejtė, dėgjohet frushullima e flatrave tė nimfave oqeanide, qė vijnė nga larg pėr ta ngushėlluar sė bashku me babanė e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindė qė tė pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon mė mire tė vuajė se sa t'i pėrulet tiranit. Oqeani largohet.
Prometeu i tregon korit tė nimfave Oqeanide tė mirat qė i ka sjellė njerėzimit.
Ndėrkaq vjen Ioja(1), viktimė e Zeusit, tė cilėn gruaja e tij, Hera, e kishte shndėrruar nė mėshqerrė dhe e kishte detyruar tė bridhte nėpėr botė pa gjetur kurrė prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinė profetike pėr tė njohur tė panjohurėn, i paraflet Iojės pėr vuajtjet e tjera qė ajo do tė heqė, dhe se si nga fisi i asaj do tė lindė njė hero shumė i fuqishėm, i cili do tė ēlirojė Prometeun nga vuajtjet. Kėtu krijohet nyja qė lidh tragjedinė me pjesėn e tretė tė trilogjisė Prometeu i ēliruar.
Zeusi, i tėrbuar nga qėndrimi i paepur i titanit, dėrgon Hermesin pėr ta kėrcėnuar dhe detyruar t'I zbulojė tė ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh mė shumė se ēdo fjalė urrejtjen pėr tiranin. Atėherė Zeusi nuk duron mė dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili groposet bashke me shkėmbin ku ishte mbėrthyer, nė fund tė dheut.
Tragjedia "Prometeu i mbėrthyer" ėshtė njė vepėr e mbushur me patosin e luftės pėr liri, me bukurinė e vetėflijimit:

M'u dhimb gjithēka, veē vetja nuk m'u dhimb.

Konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka njė kuptim tė thellė filozofik nė tė gjitha rrafshet e mendimit njerėzor. Eskili pėrmes tij goditi tragjikisht pėr vdekje obskurantizmin dhe tiraninė.
Prandaj Prometeun e kanė quajtur "Shėnjtin dhe martirin mė fisnik nė kalendarin filozofik". Figura e heroit qė pranon mė mirė tė vuajė e tė durojė dhembjet mė tė tmerrshme, sa si t'i nėshtrohet Zeusit dhe ti shėrbejė si skllav, ėshtė dhėnė nė tėrė madhėshtinė dhe krenarinė e martirit kryengritės.
Nė fjalėt e Oqeanideve qė i thonė heroit se kur tė ēlirohesh ti, do tė matėsh nė fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitė njerėzore pėr tė sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj nė tokė, e ka humanizuar pėr tė simbolizuar me tė drejtėsinė, arsyen njerėzore kundėr arbitraritetit dhe pushtetit absolut tė hyjnive:
Ta them haptazi: tė gjithė ju hyjni
Tė qiellit ju urrej…

I thotė heroi Hermesit.
Zjarri prometean simbolizon arsyen, pėrparimin, dritėn qė do tė ndriēojė mendjen e njeriut dhe qė do ta bėjė atė tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e tij. Nė kėtė vėshtrim Prometeu ėshtė njė filozof iluminist.
Parashikimi i Prometeut se njė ditė do tė ēlirohet nga vargonjtė e Zeusit, qėndron nė besimin nė forcėn emancipuese tė pėrparimit, qė e ka burimin nga shkėndia qė ai i dha njerėzimit.
Figura e Prometeut, e tė parit romantik tė madh nė letėrsinė evropiane, qė ėndėrron pėr ditė mė tė mira, kjo figurė, pėr fisnikėrinė dhe dashurinė e pakufishme qė ka pėr njerėzit, ėshtė njė nga mė madhėshtoret e mė tė bukurat nė galerinė e artit botėror.
Dinjiteti dhe pėrmasat vigane tė Prometeut shquhen mė mirė nė sfondin e hyjnive tė tjera servile, qė i shėrbejnė qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, qė e mbėrthejnė nė pranga, heroi u thotė se ėshtė "… armik i Zeusit/ dhe i gjithė perėndive/ qė kėrrusin qafėn". Personazhe qė i binden pa asnjė luhatje, e madje me zell tė madh, vullnetit tė Zeusit, janė Pushteti, dhuna dhe Hermesi. Nė gojėn e tyre nuk i vihet asgjė e keqe Zeusit. Poeti, pėrmes personazheve tė tjera hyjni, ka mundur tė zbulojė gjendje psikologjike tė ndryshme nė mardhėnie me heroin. Hefesti i bindet urdhėrit tė Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siē i dhimbset edhe Oqeanit, veēse kėta nuk arrijnė tė kuptojnė se si mund tė guxojė ndokush tė ngrihet kundėr Zeusit.
Ato qė ndiejnė njė dhembje me tė vėrtetė tė thellė pėr Prometeun janė nimfat Oqeanide, qė janė plotėsisht tė ndėrgjegjshme pėr karakterin despotik e mizor tė Zeusit.
Por edhe Oqeanidet, duke parė vuajtjet e rėnda tė Prometeut, dhe pse u dhimbset, mundohen ta pajtojnė me Zeusin.
Tragjedia ka njė ndėrtim tė thjeshtė; veprimi nė tė ėshtė i brendshėm, me kontraste qė zbulohen gjithnjė e mė mirė nė tėrė mprehtėsinė e tyre pėrmes njė debati tė ndezur, tė pasur nė ngjarje e legjenda sa tė bukura e poetike, aq edhe tragjike e tė dhimbshme pėr fatin e heronjve-viktima e tė pėrndjekur nga hyjnitė
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:13 pm

(prolog)


Vetat: Pushteti, Dhuna, Hefesti, Prometeu, Kori i nimfave Oqeanide, Oqeani, Ioja, Hermesi

Vepra fillon me Prologun, ku na shfaqen sė pari Hefesti, Pushteti dhe Dhuna, tė cilėt kanė sjellė Prometeun tė lidhur nė pranga. Pėr ta mbėrthyer te njė shkėmb i thepisur ėshtė ngarkuar Hefesi, perėndia e zjarrit dhe farkėtarisė. Urdhėrin e rreptė tė Zeusit, siē thotė ai, e ka tė rėndė ta zbatojė.


PROLOGU

PUSHTETI

Arritėm te mė i largėti, cep'i dheut,
kėtu, nė malet e Skithis(2) sė shkretė
ku kėmba e njeriut nuk shkeli kurrė.
Tani, Hefest, ti duhet tė zbatosh
atė qė do yt atė; e mbėrthe
Kėtė rrebel mbi shkėmin e thepisur,
aty shpejt lidhe me vargonj tė fortė
e tė pathyeshėm. Ai ta vodhi zjarrin,
burimin e cdo mjeshtrie, stolinė tėnde
plot me shkėlqim dhe njerėzve ua dha.
Pėr njė mėkat tė tille atė hyjnitė
do ta ndėshkojnė rreptė; tė mėsojė
si tiranisė sė Zeusit t'i pėrulet
dhe dashurinė pėr njeriun ta harrojė!



HEFESTI


Ja dy, Pushet e Dhunė, e kryen punėn.
Tė rreptin urdhėr Zeusit ia zbatuat.
Po unė, vallė, a do tė guxoj
kėtė hyjni, gjini e soj tė afėrt,
mbi shkėmbin, qė e rrahin pa pushim
stuhitė e shqotat, ta mbėrthej?
O zemėr, bėhu trime, qė vullnetin
e rreptė tė tim eti ta zbatoj!
(Prometeut)

O bir i menēur i Temidės s'drejtė,
pa dashjen time, pėr tė keqen tėnde.
Do tė mbėrthej nė kėtė shkėmb tė shkretė,
ku as fytyrė, as fjalė prej njeriu
nuk do dėgjosh, nuk do shikosh, ku dielli
lėkurėn krejt do ta pėrcėllojė.
I lumtur do tė jesh, kur dritėn e ditės
me gunė tė larme nata do mbulojė,
kur brymėn dielli prap' n'agim do shkrijė,
mundimi i pėrjetshėm do tė brejė,
se edhe s'tė ka lindur shpėtimtari,
na dhe shpėrblimin e njeridashjes sate!
Vet' zot, pėrbuze zemėrimn e rėndė
te hyejve tė tjerė, kur ti njerėzve
u dhe me shumė nga ē'e meritonin,
mbi shkėmb tė shkretė roje do qėndrosh,
pa thyer gjunjėt, sytė pa i mbyllur,
dhe mijėra ankime tė pėrvajshme
ti erės krejt me kot do t'i drejtosh,
se Zeusi s'ka mėshirė e kurrė nuk zbutet
i ashpėr ėshtė ēdo sundimtar i ri.

PUSHTETI

Hej, c'pret? Pėr tė pse po tregon mėshirė?
Nuk e urren njė hyjni qė gjithė
hyjnitė nuk e shohin dot me sy?
Thesarin tėnd ai njerėzve ua dha!

………………………………….

HEFESI
Gjithnjė ke qėnė zemėrgur, i ashpėrt.

PUSHTETI

Aherė luaji duart! Mbėrthe rebelin
nė pranga, tė shohė yt atė qė s'rri kot!

HEFESI

Veshtor, ja, gati krejt i kam prangat,

PUSHTETI

Nė duar t'ia shkosh! Cekiēin ngri, godit.
Godit mė fort! Nė shkėmb mbėrthe keqbėrėsin!
………………………………….

PUSHTETI

Tani pa merre shufrėn majėmprehtė
dhe tepėrtej nė kraharor t'ia ngulėsh!

HEFESI

Medet, pėr vuajtjet e tua qaj, Promete!

PUSHTETI

U squlle! Qan pėr njė armik tė Zeusit?
Shiko mos derdhėsh lotėt ti pėr veten!
…………………………………..

HEFESI

Cdo gjė u krye bukur fort dhe lehtė.
…………………………….

PUSHTETI
(Prometeut)

Tani shit mend po deshe dhe shko vidh
thesarėt e hyjnive pėr tė vdekshmit!
Tė shohim , do tė tė ndihmojnė njerėzit
pėr tė shpėtuar nga vuajtjet? Ty mė kot
parashikues - mentar hyjnit' tė quajnė.
Parashiko tani shpėtimin tėnd!
(Largohen, Hefesti, Pushteti dhe Dhuna)

Prometeu
(I mbėrthyer nė pranga)

Etėr qiellore dhe erė krahėshpejtė,
o ju, burime lumenjsh tė rrėmbyer,
hare plot drit' e dallgėve tė detit.
Ti mėmė tokė dhe ti disk i diellit
qė sheh cdo gjė - juve po ju thėras!
Pa shihni, shihni ju njė perėndi
se ē'po pėson nga prėndit' e tjera!
Vėshtroni ē'poshtėrim po mė bėjnė!
Ja, unė do tė vuaj kėshtu pėr shekuj,
me radhė, miliarda - miliarda shekuj.

Se zot' i ri(3) i hyjeve tė lumė
mė vu nė pranga plot me turp. Medet!
Pėr vuajtjet sot po ulėrij
dhe pėr mundimet qė mė vijnė nesėr,
mjerimet, vall' a kanė njė fund pėr mua?
Por, jo? C'po flas kėshtu, kur fare mirė
tė ardhmen un' e di qė mė pėrpara?
Asnjė mjerim s'mė vjen krejt papandehur
dhe duhet lehtė shortin ta duroj,
e di, nuk mposhtet forc' e fatit kurrė!
por as tė flas e as tė hesht nuk mundem
pėr shortin tim, i heq kėto mundime
se vodha zjarrin, fshehur nė kallam.
Dhe njerėzve ua dhash' si dhuratė
tė ēmuar q'u bė pėr ta mėsues i arteve,
i ēdo mjeshtėrie e mjet pėr tė jetuar.
Ja, pėr kėtė mėkat nėn qiell tė hapur
nė pranga me mbėrthyen. Ah, un' i mjeri!
……………………………….
Vėshtromėni, pra, mua njė zot,
nė pranga tė mbėrthyer, fatkeq,
por veē krenar armik i Zeusit
dhe i tė gjitha perėndive
qė kėrrusin qafėn para tij!
Dhe vetėm sepse njerėzit desha
tej masės. Oh, i mjeri une!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:14 pm

(Episodi II)
Parodi


(Nė orkestėr apo sken, siē quhet sot, vjen njė karrocė me flatra- Kori i nimfave Oqeanide)
Oqeanidet dėgjojnė pėrmes tingujve tė erės sė shpejtė kobin qė ka pllakosur Prometeun dhe vijnė ta ngushėllojnė:

E shikojmė, Promete!
Lot tė hidhur sytė tanė
si me vello i mbėshtjellin,
por na dukesh madhėshtor!

KORI

Strofa I

Shih si qajmė, Promete,
qajmė shortin, tėnd tė zi,
si rrėkena derdhen lotėt,
derdhen poshtė me vėrtik,
lot' tė kripur, lot' tė hidhur.
Pa pėrfillur ligjin" e moēėm,
zeus' i egėr sipas qejfit
po sundon nė mbarė botėn,
ēdo titan - hyjni tė vjetėr
me rrufe po e qėllon.
…………………
veē njėherė kemi parė
duke qarė njė hyjni
nga mundim' i lemerisur.
Ish Atlanti,(4) ai titan,
qė mbi zverkun e fuqishėm
mban sė toku tok' e qiell.

Antistrofa 3

Klith, buēet tallaz i detit
edhe tretet nė zbrazėtirė,
plot me klithma dėshpėrimi
qan ēdo lum e ēdo burim.
Hon' i ferrit pėrsėdyti
kėto klithma qė tė mbysin.


EPISODI i DYTĖ

PROMETEU

Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por mė coptohet zemra, kur e shoh
kaq tė poshtėruar sot unė veten time.
Kush tjeter veē meje u siguroi
pushtet edhe fuqi hyjnive t'rinj?
Dhe hesht, veē hesht! Nevojė ju nuk keni
qė t'ju tregoj. Cdo gjė e dini vetė?
Tani do t'ju rrėfej pėr mjerimet
e njerėzve e shkretė. Si ēiliminj
dikur nga mendja e unė dhe i bėra
tė menēur. Nuk po flas pėr t'i poshteruar
tė mjerėt njerėz, por qė ta dinin
ē'dhuratė tė vyer atyre u kam bėrė.
Mė parė njerėzit kishin sy dhe s'shihnin,
i kishin veshėt dhe asgjė s'dėgjonin,
si hije ėndrrash krejt tė mjegulluara,
tė turbullta, tė mjera zvarriteshin
nga njeri brez, nė tjetrin. S'linin gjė
pa ngatėrruar. Nuk dinin as shtėpi
qerpici tė ndėrtonin, se punimin
e drurit nuk e njihnin. Nėpėr shpella
nėn, dhč ku s'futej dielli kurre dergjeshin
si milingonat. Nuk i njihnin shenjat
qė stinėt i dallojnė nė mes tyre:
as dimrin e acartė, as pranverėn
plot lule, as edhe verėn frutaplotė.
kėshtu diktonin djersėn kot me kot,
gjersa i parė u tregova lindjen
dhe perėndimin e yjeve
qė janė shkenc' e shkencave, i shpika
pėr ta. U dhashė shkronjat, tė renditura
pas rradhės, duke u forcuar kujtesėn,
qė ėshtė mėma e tė gjitha muzave(5 )
i pari unė vura kafshėt e egra
nėn zgjedhė, i mėsova si ngarkesa
tė mbajnė dhe si t'u shėrbejnė njerėzve,
nga punėt e rėnda duke i shpėtuar.
Dhe kuajt i zbuta e nėn frč i vura
pėr tė tėrhequr karrot qė luks janė
pėr pasunarėt. Jo. Askush veē meje
nuk i ka shpikur lundrat krahėlira
qė ēajnė detin me vėrtik. Medet
sa shpikje tė dobishme bėra unė
dhe njerėzit, ndėrsa pėr vete s'gjej mjet
pėr tė shpėtuar nga ky komb i madh!

KORI

Mjerim i madh tė paska rėn' nė kokė
dhe s'di tė gjesh aspak shpėtim pėr vete.
si mjeku qė kur vet' e zė sėmundja,
nuk di ē'ilaē i bėn atij mė mirė.

PROMETEU

Dėgjo mė tej dhe fort do tė ēuditesh
sa mjete dhe mjeshtri tė tjera shpika.
mė e madhja ėshtė kjo: kur nga sėmundjet
tė shkretėt njerėz vuanin, kur as barna,
as lėngje pėr tė pirė, as pėrzierje
pėr t'u fėrkuar nuk kishin qė tė hiqnin
sėmundjet dhe lėngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim atyre u tregova
mėnyrat, lėngjet se si t'i pėrziejnė
dhe t'i pėrdorin kundėr ēdo lėngatė.
U kam shpjeguar si tė parashikojnė
atė qė vjen dhe cilat ėndrra dalin
e cilat s'dalin, fjalėt qė tė yshtin;
kuptimin e shenjave qė shikon
njė udhėtar kur ecėn rrugės dhe
si dallojnė fluturimin e mbarė
nga ai i papt i zogjve sqepmėdhenj
me kthetra. U shpjegova tėr huqet
e zogjve, si ushqehen, armiqsohen
dhe duhen; si vallėzojnė tufa-tufa.
Se ēngjyr' e formė kanė rropullitė
e kafshėve kur bėhen fli, qė hyjeve
gėzim t'u sjellin ngjyrėn edhe njollat
qė shfaqen shpesh nė shpretkė e mėlēi.
Me dorėn time poqa zverk e kofshė
tė lyera krejt nė dhjame dhe u bėra
mėsues i njerėzve n'artin e mistershėm.
Tė gjith' ogurėt, qė tregojnė flaka,
e zjarri dhe qė fare s'i kuptonim
mė parė, ua shpjegova un' atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithė zejet e dobishme kush
veē meje mund tė thotė se i nxorri
nga gjiri i nėntokės pėr dobi tė njerėzve?
Askush nuk mund tė thotė, po nuk desh
tė m'urrej krejt pa turp? T'i bie mė shkurt,
tė gjitha artet dhe mjeshtėritė njerėzit
e vdekshėm i mėsuan nga Prometeu

KORI

Sa shume njerėzit, i ke ndihmuar!
Tani nga gjėma veten e shpėto!
Kam shpres' se kur nga prangat tė ēlirohesh
me Zeusin vet' do matesh nė fuqi.

PROMETEU

Oh, fati plotfuqishėm s'ka caktuar
nga Prangat e mallkuara tė ēlirohem
mė parė se ky trup e shprit nga mija
mundime e tortura tė robtohet.
Se mendja kurrė s'matet dot me fatin.(6)


KORI

Po fatin cila forcė e drejton?

PROMETEU

Tri Moirat (7) dhe Erinetet(Cool qė s'harrojnė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:15 pm

(Episodi III)


Prometeu i tregon Korit tė Oqeanideve se do tė vijė njė ditė kur Zeusi do tė pėrmbyset. Ato nuk mund tė pėrfytyrojnė njė gjė tė tillė: S'ke frike qė lėshon tė tilla fjalė? Prometeu qė e ndjen se Kori trembet para tiranisė sė Zeusit, me ironi i thotė qė le t'i lutet e le ta lajkatojė Zeusin tani qė ka pushtet, kurse sa pėr vete: … pėr asgjė s'ēaj kokėn, aq me pak pėr Zeusin.
Nė kėto e sipėr vjen Hermesi, qė kėrkon t'i shkėpusė heroit tė fshehtėn pėr tė ardhmen e Zeusit. Ky ėshtė shėrbėtori mė servil dhe mė i pamėshirshėm i tiranit.


HERMESI

Me ty, o dhelpėr, tallės e pėrbuzės,
me ty, o tradhtar i perėdive,
me ty, qė pasurove njerėzit e vdekshėm,
me ty, hajdut i zjarrit tė hyjnive,
me ty po flas! Im at' i madh kryezot
nė qiell, tė urdhėron ēdo gjė qė llape
pėr dasmėn, qė do ta rrėzoj nga froni,
shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjė.
Fol qartė, Promete dhe pa enigma!
Mos mė shtrėngo tė bėj dy herė rrugėn.
Nuk zbutet Zeusi me kokėfortėsi!

PROMETEU

Sa fort i shkokėrka njė gju' e lartė
prej mburraveci njė lakejeje tė bindur
tė Perėndive! Eh, t'rinj nė moshė,
tė rinj' e nė pushtet, mos ju pandehni
sa tėrė jetėn e jetės pa trazira
do tė banoni nė pallat qiellor?
S'i patė dy tiranėt e tjerė
se si u rrokullisėn posht' nga froni?
Do shoh si pėrmbyset dhe tė tretin.
ai qė sundon tani nė qiell do bjerė
me shpejt dhe mė me turp sesa tė tjerėt.
Mos vall' kujton se trembem dhe pėrulem
pėrpara hyjve tė tu tė rinj?
Shiko se po gabon. S'mė njihke mirė!
Vėr majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt
nga erdhe! Kjo ėshtė pėrgjigja ime,
mos prit mė shumė. Nuk tė them asgjė.

Hermesi pėrdor tė gjitha mėnyrat pėr t'ia arritur qėllimit tė tij, duke pėrsėritur kėrcėnimin dhe hipokrizinė. Edhe Kori i Oqeanideve, tė cilat vėrtet e mėshirojnė heroin, o e quajnė gabim veprėn e tij, e kėshillojnė tė bindet:

PROMETEU

Cdo gjė qė tha ky lajmėtar
e dija mirė, e parashihja,
por si armik tė tė trajtojė
armiku, s'ėshtė aspak pėr turp.
Hė, pėrvėloni me zjarr rrufesh,
me vetėtim, shkrep, qėllomė!
Me zhurmė, britma dhe potere
ti tok' e qiell tmerr tronditi,
me bubullimė, er' e shqotė,
tallaze tė egėr, uturime,
ti ajėr, tok' e det e shtilli,
mbi yje shtjella marrt' pėrpjetė.
Dhe nė skėterrė trupin hidhma,
m'u nė Tartar, mu nė humnerė.
Nė ferr tė zi si trup tė vdekur
me dorėn hekur, fat, vėrtitem!
Por vetėm trupin tim tė mjerė,
se kurrė, kurrė un' nuk vdes!

HERMESI

Nga dėshpėrimi flet pėrēart,
urrejtj' e zezė e zemėrimi.
Mbėrthyer nga tmerr pėrmbi shkėmbinj
s'e mbyllka gojėn i shkalluari.
I lirė ky sikur tė ishte
ku mendj' e shthurrur kish arrirė?
Por ju, qė keq ju vjen pėr tė,
largohuni shpejt nga ky vend;
qė mendja juaj mos tė shakallojė,
kur tė godas' rrufe e zeusit!

Me fjalėt e Prometeut bėhet gjithnjė e mė e qartė qėndresa e tij titanike. Hermesi mbasi ėshtė i bindur se nuk mund tė bėjė asgjė, i lajmėron nimfat oqeanide tė largohen qė aty, qė mendja e tyre tė mos shkalloj,. "Kur tė godasė rrufe e Zeusit".
Kori i Oqeanideve e quan vepėr tė ulėt tė braktisė mikun nė fatkeqėsi.


KORI

Me mua flit me tjetėr gjuhė
dhe mos mė jep tė tilla mend,
ato nuk zenė vend tek une!
Mė the njė fjalė fyese shumė!
Jo, kurrė nuk mund t'mė shtysh
tė bėj njė poshtėrsi tė tillė!
Sepse jam gati un' gjithmonė
ēdo short tė zi me tė ta vuaj.
Po , jam mėsuar gjithė jetėn
qė pabesinė ta kem pėshtirė.
S'njoh unė ves mė tė shėmtuar,
mė tė poshtėr, se tradhėtinė!

HERMESI

Por mos harroni ēfar' ju thashė,
as mos mallkoni fatin tuaj,
kur dallgė dhembjesh t'u godasė,
mos u rropatni, as mos mė thoni
se gjoja zeusi krejt pa pritur
ju pat qėlluar me flak' e zjarr.
Ju nė humner' u hodhėt vetė.
Vet' u gremisėt nė skėterrė.
Nė befasi askush s'ju zuri,

pasi askush s'ju ngriti juve.
Me dashjen tuaj rrjetėn endet,
nė rrjet tė fatit zunė veten.

Hermesi mė nė fund largohet. Prometeu po e ndien se paralajmėrimi i Hermesit po bėhet realitet.


PROMETEU

S'qėnkan fjalė boshe, se me tė vėrtetė
toka mė rrėmet po trandet(9) e dridhet.
Oshėtijnė bubullimat me gjėmime,
gjarpėrojnė rrufetė me vetėtima,
gjuhė flakė zigzag bėjnė nėpėr qiell,
flakėrimat verbojnė do gjė pėrqark!
Era pluhurin rrugės ngre nė ajėr,
shqota ulėrin, vėrshėllen me lemeri!
Shotė me shqotė po pėrpalsen, po pėrleshen
tok' e qiell e ēdo gjė u pėrie nė botė!(10)
ja, ē'furtunė dėrgoi zeusi i tėrbuar
pėr tė mė ndėshkuar, pėr tė mė pėrkulur!
Shih, o mėmė tokė.
E nderura nėnė,
shih eter i shenjtė
qė mė ndrite botėn
skaj me skaj pėshtjell,
shihni si po vuaj
krejt pa pasur faj!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Nimfa Thu Jun 05, 2008 9:15 pm

(shpjegues)


1. Hera, gruaja e Zeusit, nga xhelozia e kishte shndėrruar Ion nė mėshqerrė.


2. Skithia - vend nė veri tė Detit tė Zi. Prometeun e mbėrthejnė nė njė mal tė Skithisė.


3. Zot' i ri - Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Kur u rrit, Zeusi u ngrit kundėr tė atit, Kronit, dhe i mori pushtetin. Kėshtu Zeusi sundoi mbi tė gjithė perėnditė dhe njerėzit.


4. Atlanti ose Atlasi. Sipas legjendės, pėr pjesėrmarrjen nė luftėn e titanėve kundėr Zeusit, ky i fundit e dėnoi Atlantin qė tė mbante qiellin mbi shpatullat e tij. Kėndej vjen edhe fjala atlas nė gjeografi, qė ėshtė njė lloj libri i vetėm me harta gjeografike.


5. Muzat ishin vajzat e Zeusit e tė Mnemozienės. Ato ishin nėntė dhe mbronin degė tė ndryshme tė artit dhe tė diturisė. Klioja historinė, Efterpi mbronte poezinė lirike dhe muzikėn. Melpomeni - tragjedinė, Talia - komedinė, Tepsiora - valėn, Eratoja - poezinė erotike, Polihimnia - himnin, Urania - astronominė dhe Kaliopi - poezinė epike.


6. Nė botėkuptimin e grekėve tė lashtė, fati ishte fuqia qė qėndronte mbi gjithēka, mbi vetė hyjnitė.


7. Moirat - tri hyjnesha qė kishin nė dorė fatin e njerėzve dhe tė vetė perėndive. Nė dritėn e njė llambe ato endnin nė heshtje fillin e fatit tė njeriut. Ato krahasohen nė mitologjinė shqiptare me Fatitė, tri vashat e fatit, qė endnin pėlhurėn e jetės pėr secilin. Sipas tregimeve popullore shqiptare, Fatitė vinin te djepi i foshnjes natėn e tretė tė lindjes dhe pėrcaktonin fatin e tij.


8. Erinitė - hyjnesha tė hakmarrjes.


9. Trandet - tronditet.


10. Vini re pėrshkrimin e bukur e dramatik qė Eskili vė nė gojėn e Prometeut. C'funksion kanė kėto dukuri tė natyrės, qė ėshtė ngritur peshė, ē'ka dashur tė tregojė me kėtė pėrshkrim?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili Empty Re: Eskili

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi